Prokuroria e Milanos arrestoi prindërit e “Lady Xhihad” dhe të afërmit e burrit të saj shqiptar, Aldo Kobuzi si të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar- e gjithë familja po planifikonte udhëtimin drejt Shtetit Islamik.

Transformimi nder vite i Maria Guilia Sergios dhe Aldo Kobuzit, dy bashkeshorteve qe i jane bashkuar Shtetit Islamik. Foto: Policia italiane.

 

Baki Çoku ndodhej në tryezën e syfyrit, kur forcat e antiterrorit zbarkuan në shtëpinë e tij në fshatin Gërmenj i Madh i Lushnjes dhe i shtrënguan prangat. 40 vjeçari, emigrant prej fundit të viteve ’90 në Itali ishte kthyer ndoshta për herë të fundit në Shqipëri; policia italiane thotë se ai po planifikonte udhëtimin e tij drejt Sirisë.

Baki Çoku është njëri prej 5 të arrestuarve me urdhër të Prokurorisë së Milanos mëngjesin e së mërkurës për lidhjet e tij me militantët e Shtetit Islamik. Motra e tij, Arta Kacabuni dhe krushqit italianë të konvertuar në myslimanë, Sergio, Assunta dhe Mariana Sergio u arrestuan gjithashtu si pjesë e grupeve terroriste ndërkombëtare. Familja shqiptare Çoku, rezidente në Grosseto të Italisë dhe ajo italiane Sergio me banim në Inzago të Milanos lidhën krushqi në shtator të vitit 2014. Asokohe, nipi i Baki Çokut, Aldo Kobuzi u martua me Maria Giulia Sergion, e para xhihadiste italiane në luftën e Sirisë.

Në një investigim të publikuar në mars, BIRN zbuloi historinë e martesës së tyre dhe lidhjet familjare me disa prej shqiptarëve, që ndodheshin në zonën e luftës në Siri. Më 21 shtator 2014, cifti italo-shqiptar iu bashkua militantëve të Shtetit Islamik përmes itinerarit Romë-Stamboll-Gaziantep, ndërsa Prokuroria e Milanos nisi një hetim të gjerë për xhihadisten e njohur me nofkën “Lady Jihad”. Hetimi mori emrin e koduar “Martesë”.

Policia italiane tha në një deklaratë për shtyp të mërkurën se kishte arrestuar 5 nga 10 të dyshuarit për lidhjet e tyre me Lady Jihad dhe ISIS. Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 5 personat që gjenden në Sed Farouk të Sirisë: Maria Giulia, Aldo Kobuzi, nëna e tij, Donika Çoku, motra Serjola dhe një shtetase kanadeze, rezidente në Arabinë Saudite e quajtur Bushra Haik.

Prej më shumë se tetë muajsh, prokuroria e Milanos ka përgjuar komunikimet përmes rrjeteve sociale të Lady Jihad me familjen e saj dhe të bashkëshortit shqiptar, duke zbuluar se pesë të arrestuarit po bëheshin gati t’i bashkoheshin Kalifatit.

“Tre shtetasit italiane dhe dy shqiptarët ishin të vendosur për të shkuar për xhihad në Siri,” thuhet në deklaratën e Policisë italiane.

“E gjithë familja po bëhej gati t’i bashkohej Shtetit Islamik,” shtoi policia.

Në fshatin Gërmenj i Lushnjes, familjarët e Baki Çokut mohojnë lidhjen e tij me terroristët dhe presin lirimin e tij.

“Fliste vazhdimisht me nipin në Siri, por nuk ka lidhje me ta,” tha babai i Baki Çokut.

Familja e madhe e xhihadit

Hetimi i Prokurorisë së Milanos, ndër të parët e këtij lloji në Europë është drejtuar mbi dy shina; mbajtjen nën kontroll të komunikimeve mes Maria Giulias dhe familjarëve të saj të radikalizuar në Itali dhe zbulimin e rrjetit ndërkombëtar të rekrutuesve. Të dhënat e Policisë italiane, të siguruara nga BIRN tregojnë se që pas largimit drejt Sirisë, Maria Giulia është përpjekur të bindë motrën Mariana dhe prindërit e saj që t’i bashkoheshin Shtetit Islamik. Në komunikimet e saj dallohej qartë gjuha e urrejtjes për “të pafetë” dhe propaganda radikale për të çuar deri në fund, rrugën e nisur tashmë nga familjarët e saj. Burri lushnjar, Aldo Kobuzi mbetet sërish një personazh në hije dhe zë një vend të vogël në bisedat e saj me familjarët.

“Ka marrë fund koha kur myslimani mund të qëndrojë në tokën e të pafeve. Ajo ishte koha e injorancës, tani kemi Kalifatin,” i shkruante Maria Giulia motrës së saj përmes Skype.

Hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar se Maria Giulia qëndronte në Sed Farouk, së bashku me vjehrrën Donika dhe kunatën Serjola. Bashkëshorti i saj, Aldo Kobuzi u ishte bashkuar me kohë muxhahedinëve, bënte stërvitje ushtarake në një kamp në territorin iraken dhe ishte i gatshëm të jepte jetën për Shtetin Islamik. E përditshmja italiane Il Gironale ka botuar disa prej këtyre përgjimeve, në të cilat Maria Giulia shprehet se xhihadistët bëjnë gjithçka për parajsën.

“Muxhahedinët janë të bukur, të fortë, inteligjentë, një mrekulli. Po bëjnë luftën e shenjtë dhe do të nisen drejt Allahut,” thotë ajo në një tjetër bisedë të përgjuar.

Pesë muaj pas largimit të së bijës drejt Sirisë, familjarët e saj nisën përgatitjet për ta ndjekur në këtë rrugë. Policia italiane tha në deklaratën e saj se bashkë me babanë Sergio, mamanë Assunta dhe motrën Mariana do të iknin në Siri edhe Baki Çoku me motrën e tij, Arta. Në muajin mars, familja Sergio nxjerr në shitje mobiliet dhe pasuri të tjera që zotëronte në Inzagi të Milanos. Në prill, kryefamiljari jep dorëheqjen nga puna dhe e gjithë familja priste ditën e nisjes. Në qershor, Baki Çoku niset drejt Shqipërisë, në pritje të kësaj dite. Por operacioni i nisur njëkohësisht në Inzago e Grosseto të Italisë dhe në Lushnje të Shqipërisë i preu në mes planet e tyre për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Baki Çoku, 40 vjeçari shqiptar që u arrestua në Germenj të Lushnjës për lidhjet me terrorizmin ndërkombëtar. Foto: Policia e Shtetit.

 

Rregullat për xhihadistët

Njëlloj si Maria Giulia dhe Aldo Kobuzi, edhe familjarët e tjerë do të ndiqnin të njëjtën rrugë për të mbërritur në frontin e luftës. Megjithatë, autoritetet italiane besojnë se njeriu kyç në kontrabandimin e xhihadistëve të rinj është një emir turk. Në investigimin e saj, gazeta italiane Il Giornale shkruan se Ahmed Abu Alharith është personi kyç i ISIS në Turqi, që instruktonte militantët aspirantë se si të mbërrinin në Siri. Bisedat e përgjuara tregojnë se ai komunikonte me militantë të vendeve të ndryshme të Europës apo të vendeve arabe. Ndër to kishte biseda edhe me shumë shqiptarë. Emiri Abu Alharith dyshohet gjithashtu se ishte njeriu që po orientonte familjarët Sergio dhe Çoku se si të niseshin drejt Sirisë.

“Mos merrni me vete pajisje elektronike dhe as telefona inteligjentë, se diktoheni nga shërbimet sekrete,” thotë Abu Alharith në një nga bisedat.

“Secili duhet të ketë vetëm 1 valixhe me vete,” shton më tej ai.

Prej muajsh, autoritetet italiane ndjekin me shqetësim kërcënimet që vijnë nga militantët e ISIS dhe zhvillojnë hetime aktive për të minimizuar rrezikun terrorist që i kanoset vendit. Për këtë arsye, ata kanë shpeshtuar komunikimet me policinë shqiptare dhe vende të tjera të Ballkanit. Prokurori Maurizo Romanelli shpjegoi në një konferencë për shtyp në Milano se të arrestuarit ishin të vendosur për të shkuar me çdo kusht në Siri. Megjithatë, ai mohoi dyshimet se ata përbënin rrezik afatshkurtër për Italinë.

“Ata nuk po planifikonin sulme në Itali,” shpjegoi ai.

15 Komente

                                          turp

Gjyhna qe i arrestuan, do ishte me mire ti linin te lire e te gjenin parajsen ne Irak e Siri. Me kete rast pastrohej edhe Italia nga hajvanet. 

“Muxhahedinët janë të bukur, të fortë, inteligjentë, një mrekulli.

Dhe fotografia e shkrimit e perforcon kete! smiley

u kalon deshira ne prokurorine italiane tani, ti thone derrit dajo, kujtojne se eshte loje a shaka

Arta Kacabuni ... 'nough said ...

Kane qene ca Kobuz ne Tirone po ishin ortodoks. Bile Bul Grekun e kishim shok. Ishallah nuk e ka te boj ket plehren.

ketu sikur ngordhi roza per kocka mer ti

 

eshte per tu habit qe shteti italian e mbajti frymen drejt e te keta shqipetaret 

 

KUJDES se dicka po gatuhet per ne ne perendim!

 

 

imam te rrjdhur me mjeker te kuqe ka plot ketej por duket sikur shqipetaret po bejne namin

nuk po flas per propogande stil le pen apo lega nord apo amerikont me kapuc te bardhe. behet fjale per orientim shteteror.

Varjuni nga nje gure ne qafe dhe hidhini ne Otranto

asgje nuk do i bejne ketyre se i thone itali ketej e jo brss

 

puna eshte se cfare i ka kapur me shqiptaret per kete ceshtje.

Nuk ka degju gje as lajme ,as emisione ...

Por òa do bej italiani nuk duhet ta thote nga vjen ky ?

Ai po thote per te veten , pse per tonin duhet ta fshehi kombesin ...

Mire andej nga Kosova dhe Maqedonia nuk kan pas shtet dhe per mos tu asimilo jan kap ke feje (qe dhe kjo s'duhet te qendroj )

Po kto tonet kur u bene kaq fetar kto ...

Po kshu eshte kur shteti ka heq breket dhe ka hap komet perpjete 

gjithe shoqat fetare qe ka bota jane ne Shqiperi ...

As nje kontroll ...vijne arabet me 20 dollar e dy pako hurma te bejne fetar ...

greket 300 euro e bibel .te tjere me pako ushqimesh etjetj ...

Kjo pune eshte ne Shqiperi ka 25 vjet 

E mbushen vendin me xhami e kisha 

fetar te medhenj shqipet smiley

Po per pak qyl nga varferia, e ha kshu ...

e ke krimbin mbrena per gjithe jeten ...

Te paret e shqiptareve pasurit e tyre e bene shkronja e shkolla 

jo xhamija dhe kisha 

Nuk kam asgje me besimtaret ,po me ekstremistet po ,,,

Shteti duhet te jete shume i ashper me to .

Bota permbys: Terrorist Lushnjar!!!

dhe me e bukra fare 

 

aveva rotto col primo marito marocchino: troppo moderato)

I jan rritur djemte labeve smiley

 

E di atë barsaletën që fjaloseshin një mëngjes lalët me njëri tjetrin?

Del Llazi në mëngjez dhe pyet Kiun
-Are Kiu doli labi mbrëm nga ju apo jo ëre?
-Doli ë doli
-Bëri ndonjë dëm të madht ëre?
-Joooo jo, theri një viç, shtypi nusen e Petit dhe iku e theu qafën ëre smiley

 

Plera njerez ...

Sfigato qe te prishin pune me imazhin per ne ...

terrorist pe lushnje  , cudi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).