Dhjetëra studentë dhe pedagogë sfiduan temperaturat e nxehta dhe u mblodhën në protestë përpara godinës së Parlamentit, për të kundërshtuar ligjin e ri për arsimin e lartë, duke akuzuar të gjithë klasën politike në vend për këtë reformë, të cilën ata e cilësojnë si vdekjen e arsimit publik në Shqipëri.

“I zotohemi njëri-tjetrit dhe gjithkujt që e ka në zemër arsimin publik, se do t’i intensifikojmë përpjekjet tona për bllokimin e kalimit të reformës nga letra në realitet. Protestat, zaptimet, bllokimet dhe përplasjet e drejtpërdrejta me dhunën simbolike dhe konkrete qeveritare kanë për të qenë më të shpeshta e më të forta. O universitarët, o pushtetarët klientelistë. O ne, o qeveria”, kanë thënë studentët protestues ndër të tjera.

Studentët dhe pedagogët thanë se do të qëndrojnë deri në përfundim të seancës plenare.

Debatet në kuvend lër Ligjin për Arsimin e Lartë

OraNews

Me 30 minuta vonesë ka nisur seanca e posaçme për miratimin e ligjit për arsimin e lartë. Në fillim fjalën e ka marrë ministrja e Arsimit Lindita Likolla, e cila kërkoi nga të gjithë deputetet që të votojnë ligjin e arsimit të lartë pasi është një ligj në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, duke u bërë ligji me i papolitizuar në këto 20 vjet.

Ora 19:40 Berisha: Ky ligj mbyll dyert për të varfërit e vendit

Unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin.  Jam marrë me këtë ligj personalisht dy vite me radhë me dëshirën më të madhe që ta adaptojmë këtë sistem. Ky është sistemi që ka universitetet më të mira në Europë, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Kam pasur një këshilltar zotin Hatinson. Pse unë arrita në përfundimin se ky ligj do ishte një aventurë për shqipërinë. Gjeta një mur të pakapërcyeshëm, sepse nëse procedohej në këtë formë do të bënim një gabim të tmerrshëm të krahasonim të pakrahësueshmen. Kjo reformë mbyl dyert e universiteteve për të varfërit e vendit. Isha kundër sepse që në vitet 80 filluan të hapen dyert. Isha kundër që të mbyllim dyert për të varfërit.

Berisha për ministren Nikolla

Nuk mund të ndalem pa ju thënë dy fjalë zonjë, ndoqa nga zyra fjalën tuaj. Më zhgënjeve në një kuptim njerëzore. fole si madam urrejtje dhe kjo lloj gjejë nuk ju shkon. Unë jam i prirur të kem respekt për gratë. Të vetmin urim që i kam bërë zotërisë aty ishte kur emëroi 5 zonja.

Ora 19:22 Albana Vokshi: Ky ligj është antikombëtar

Kjo mazhorancë e ka nxjerrë parlamentin jashtë cdo shine ligjore. Sillni në mënyrë më arbitrare një ligj që në mendimin time është antikombëtar. Një ligj që kryqëzon aspiratat e rinisë meriton të jetë i tillë. Keni hartuar një ligj që ka hasur në rezistencën jo vetëm të të rinjve, por të mijëra familjeve shqiptare dhe njerëzve të dijes. Pra për këtë projekt ligj ju i keni të gjithë kundër. Ky ligj hasi në neverinë popullore. Kjo qeveri e ka ndarë mendjen që cdo ligj ta sjellin me standardin e antikushtuetshmërisë. Praktika që është ndjekur për këtë draft është antiligjore. Për të ndërmarrë një reformë të tillë duhet bërë një analizë e hollësishme.

Ora 18:48 Topalli: Reforma erdhi në kohen e zgjedhjeve lokale

“Kryeministri Rama e solli këtë ligj në kohën e zgjedhjeve lokale, që askush mos merrej me të. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të zhvillohet seanca pelenare ditën e martë. Çfarë është ky ligj që duhet kaluar me urgjencë, është reformë hiistorike? Apo historinë e bëni ju? Kryeministri ka zgjedhur të bëjë tregti milionere me diplomat dhe se ky ligj është antikushtetues dhe klientelist”

Ora 18: 05 Nikolla-Tabakut: Po gënjeni, tregoni kush janë klientelistët

Ajde përfaqësoni brezin duke folur me të vërteta, fund e krye gënjyet që nuk kanë të bëjnë me këtë ligj, por që të më sfidoni ju lutem tregojani shqiptarëve kush janë klientelistët, oligarkët dhe më mundni këtu publikisht.

Ora 17: 55 Tabaku: Ligji për arsimin e lartë, klientelist

“Ky ligj duhet të ishtë katalizator në shërbim të komunitetit, por po bën të kundërtën, shkatërron cdo gjë. Nuk mund ti bëjë mirë një shoqërie. Nuk reflekton gjëndjen e arsimit të lartë. Duhet pranuar se ne asnjëherë nuk sollëm një ligj antikushtetues. Ky është një ligj klientelist. Kjo ministri gjykon për leksioniet, për titujt akademike…”

Nikolla: Arsimi i lartë nuk shkon me keq seç është bërë

Kam të gjitha arsyet e mendjes dhe zemrës njeherësh edhe atij grupi edhe pse i vogël që guxon dhe shantazhon parlamentin se nëse sot ky ligj nuk miratohet atëherë është fundi i arsimit të lartë dhe se vendi do të zhytet më thellë në errësirën e padjes sipas tyre. Të nderuar profesorë e pedagogë. Me keq seç ka qenë dhe seç e keni bërë arsimin e lartë në vend, nuk ka ku të shkojë. E të pranosh duke u dorëzuar dhe të quajtur si të shëndetshëm një sistem ku anarkia papërgjegjshmëria, ineficeca është tradhtia më e madhe që mund ti bësh vendit dhe kombit. Fundi i rehatisë akademike nuk është fundi i arsimit të lartë, fundi i një sistemi që prodhon diploma pa vlerë nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i punësimeve nepotike nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë apo të departamenteve që pjesën më të madhe e kalojnë jashtë Shqipërisë sigurisht  nuk është fundi i arsimit të lartë . Fundi i rektorëve të tenderave nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i doktoraturave paçavure nuk eshtë fundi i arsimit të lartë. Fundi që një pedagog të udhëheqë 41 studentë në doktoraturë kur ligji thotë jo më shumë se 5, nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i titujve akademikë për të rritur rrogën në administratën publike, po sigurisht nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i sistemit part time si një industry parash, por padijesh nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i diplomave si kartmonedha të injorancës nuk është fundi i arsimit të lartë. Ku pr/ligj edhe pse nuk është më i përsosuri është më i miri i arsimit të lartë që i jep përgjigje sistemike të gjitha problemeveve, por mbi të gjitha është produkt i njerezve që jetojnë me universitetet çdo ditë.

Ora 17: 30 Lindita Nikolla: Reformë e papolitizuar

“Kjo reformë është e para reformë jo reformë e partisë në pushtet, apo e të zgjedhurve në universiteteve. Kjo reformë është reforma me e papolitizuar në këto 20 vjet. As mazhoranca dhe as opozita nuk kanë ndërhyrë në punën e komisionit.

Është e sigurt që në sistemin e arsimti të lartë do të edukoheni me sensin e garës dhe të ndershmërisë. Në besimin tonë ka një besim të madh, qëllimi nuk është tek paratë, por ato nuk janë të nevojshme nëse ne nuk investojmë të gjithë për arsimin e lartë. Kjo sfidë është të mobilizojmë burimet. Duhet të mobilizojmë financat publike. Asnjë qindarkë nga këto para nuk duhet të shkojë dëm. Këtë reforma e bën në dy mënyra, financimi për universitetet do të bëhët në bazë të performancave. Mënyra e dytë e optimizmit është mbështetja me bursa për studentët. Fond të posacëm për studentët në nevojë dhe ata me degë prioirtare dhe studentët ekselentë. Ne do të dekurojojmë mungesën e cilësisë edhe tek studentet.

Mbështetja publik do të jetë me kushte në bazë të meritave. Nuk bëhet fjalë që dikush të përjashtohet nga sistemi, por kjo do bëhët sipas meritës, preferencës dhe nevojave që vendi ka. Ky pakt i madh me studentët është një pakt për zhvillimin e shpqërisë dhe të vendit.

Nikolla: Burimet njerëzore shpesh herë nuk kanë funksionuar

Sfida tjetër lidhet me burimet njerëzore. Këto burime nuk kanë qenë eficente, ndonjëherë nuk kanë funksionuar. në universitete tona nuk ka liri akademike. Ligji i ri krijon premisat për këtë liri, duke i dhënë autoritet senatit akademik dhe duke ja mbështetur punën me një strukturë akademike. ”

Krijohet qendra e shërbimeve arsimore

“Krijojmë qendrën e shërbimeve arsimore për nxënësit dhe studentët. Kjo do të jetë një qendër model shërbimi ndaj qytetarit, duke i dhënë fund sagave të qytetarëve për të zgjiedhur universitetet apo ekuivalentim të diplomave”

Nikolla: Pjesë e reformës, studentë, prindër dhe pedagogë

“Prindër dhe student ju do të keni një sistem arsimor të pastër.  Cilësia , transparenca dhe përgjegjshmëria janë tre elementë në favorin tuaj. Të nderuar pedagohë jesë e reformës do të jenë edhe ju. ”

Grupi parlamentar I PS-së ka vendosur votimin pro të këtij pr/ligji, ndërkohë Partia Demokratrike ka paralajmëruar votën kundër duke e quajtuar antikushtetues.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të kësaj force politike kryetari i PD-së Lulzim Basha urdhëroi deputetët e tij në mbledhjne e grupit të bëjnë oponencë teknike.

Në seancë deputetët e opozitës do të faktojnë nen pas neni pretendimte pr shkleje të kushtetës.

Por dhe protagonistë në zë të botës akdamike janë mjaft kritik edhe me projektin e shumicës, duke cilësuar ate shkatërrues për gjithë sistemin.

59 Komente

Urrrraaa, perpara gjith ngelsit...

Po flet ne Parlament Mirela Shqina, Ministre Kulture. Ajo e Sulltan Novruzit.

Po mbaj shenime se e kam te sigurte qe do beje ndonje gafe, si specialiste e ketyre.

Degjova diskutimin e kryeministrit. Ishte i qarte i kthjellet dhe me llogjike te shendoshe. Nje ore e me pare duhet miratuar ligji i ri per aresimin e larte dhe bashke me te te zhduken pergjithmone kasa e matrapazeve dhe skuthave qe kane ozurpuar kete sektor. Bravo te qofte Edi qe vazhdon tia presesh rrenjet kancerit qe ka zaptuar tere Shqiperine. 

mos shofim mo profesora me portofol ne brez....

kush mendon qarte, flet qarte, kuaz.

Aq i keq eshte ky ligj saqe i vetmi intelektual qe e e mbeshtet eshte avukat ngjela si dhe klientella e perhershme qe mezi presin tr ngulin kthetrat ne llokmen e arsimit. Jo me kot qeveriu tenton takaloje ne menyre laperdhare kur opinioni publik eshte i yopitur nga vapa. Me kete ligj univ publike tentojne ti kthejne ne as me shume as me pak se ne qendra tregtare. Gjendja e keqe aktuale nuk do te thote ti heqesh interesit publik univ duke ndermarre reforme neoliberale

more a na e sillni pak ligjin?

falemnderit POR nga gjithe ato nene per cfare konkretisht protestojne studentet? 

Neni 14/3 - Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës ... ç) për të përcaktuar tarifat e studimit në përputhje me këtë ligj

Neni 108: Shpërndarja e fondeve nga buxheti i shtetit

Fondet nga buxheti i shtetit shpërndahen në formë granti, sipas kategorive të mëposhtme

  • Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë;
  • Granti i mësimdhënies;
  • Granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese.

Neni 110: Granti i mësimdhënies

Granti i mësimdhënies përfshin:

  • fondin për institucionet publike të arsimit të lartë;
  • fondin e mbështetjes studentore.

Fondi institucional u shpërndahet institucioneve publike të arsimit të lartë sipas një formule që garanton mundësi të barabarta, drejtësi dhe transparencë.

Fondi i mbështetjes studentore përfshin tri kategori financimi:

  • bursat e studimit për studentët e shkëlqyer;
  • bursat e studimit për studentët në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar;
  • bursat e studimit për studentët që i përkasin shtresave sociale në nevojë.

Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u jepen studentëve me notë mesatare maksimale në hyrje, në rang vendi, pavarësisht programit të studimit dhe institucionit në të cilin ata kanë zgjedhur të ndjekin studimet. Studenti vazhdon të përfitojë nga ky grant nëse rezultatet e tij, gjatë gjithë viteve të studimit, vazhdojnë të jenë të shkëlqyera. [edhe arsimi privat]

Bursat e studimit për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit në institucione publike të arsimit të lartë, që përbëjnë prioritet kombëtar, u shpërndahen studentëve që studiojnë në fushat e përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

Bursat e studimit për studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë u shpërndahen studentëve që janë shpallur fitues në institucionet publike të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky grant shpërndahet nga AKFAL-i. 

Neni 112: Kreditë studentore

Ministria përgjegjëse për arsimin ndërmjetëson kreditimin e studentëve, me qëllim mbështetjen financiare për përballimin e kostos së studimeve.

Kredia studentore është e hapur për aplikim për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për studime në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.

Skema e kreditimit studentor përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Cfare nuk u pelqen specifikisht?

 mos be sikur nuk kupto.. ne angli e shba kredia studentore eshte kthyer ne nje makth ekonomik. Ne angli qeveria ka 5 vjet qe po perpiqet te shese borxhin e kredise studentore, tek bankat private, edhe me humbje, qe te mund te marre likuiditet.

Kjo pervec aspektit social, ku studente qe nuk do te kategorizohen si nevojtare apo te shkelqyer, do te ngarkohen financiarisht per te paguar tarifat e larta (qe mendohen se do te rriten). Apo ceshtjes se qeveria nuk ka dhene asnje garanci se do te rrise financimin e arsimit te larte, qe per momentin eshte 0.3 deri ne 0.4% e GDP (standardi eshte minimalisht 1%) per arsimin e larte. 

Per studentet qe revoltohen ligji nuk permban garanci te nevojshme per te siguruar arsimin e larte per te gjithe. Gjithashtu, disa studente ngrejne problemin se nuk duhet te shkojne parate tek institucionet private (nepermjet bursave, kredise studentore te garantuar nga shteti dhe te financimit te doktoraturave). 

Per mua, si i njohur me sistemin, kjo ceshtja e financimit te arsimit privat eshte e tejfryre. Ne kemi ne ligjin e arsimit parauniversitar nje klauzole qe parashikon financimin e shkollave private, e megjithate asnje para nuk ka kaluar ne keta tre vjete qe nga miratimi i ligjit. E behet fjale per nje te drejte kushtetuese qe arsimi parauniversitar eshte falas. 

por sidoqofte, cdokush eshte i perligjur ne revolten e tij. sidomos studentet qe mbartin koston. P.sh. Gezim Cela eshte arsimuar falas ne Shqiperi, e ndoshta edhe ne Shba. Tani duartroket ligje te tilla qe rrisin koston e familjeve shqiptare per arsimin. 

Nderkohe ne Washington senatori Bernie Sanders dhe shume eksperte dhe pedagoge po therrasin per arsim te larte falas! Ky sistem ka deshtuar, me borxhet studentore qe i zhysin kalamajte ne gropa financiare ende pa dale ne pune.

http://www.sanders.senate.gov/newsroom/r...

Ka vite qe e ndjek kete ceshtjen e sistemit amerikan dhe eshte difektoz. Gjithnje e me shume te rinj po shkojne me opsionin e lenies se shkolles se larte menjane. Po cfare pergatit per te ardhmen nje rini e paarsimuar? Si do te forcohet shtresa e mesme, kush do t'i bleje te mirat dhe sherbimet nese njerezit perfundojne ne pune te rendomta? 

jo vetem kaq, se po ta kishe ndjekur me vemendje, ne Oregon dhe ne Tenessee kolegji komunitar do te ofrohet falas, dhe ka shume kolegje komunitare edhe ne New York apo California (deri dje ka qene edhe arsimi universitar falas) qe ofrojne edukim falas. 

Keta thone modeli anglo-saksion, po ky nuk ka lidhje fare me ate model, se SHBA ka 50 modele te arsimit te larte.  Megjithese une mendoj se cdo model duhet pershtatur me kapacitetet dhe traditen ne Shqiperi, packa emrit apo emertimit. 

Ti e di besoj qe community colleges kane reputacion shume te ulet, si te shkosh ne shkolle nate...

jo patjeter, se mbi 20% e studenteve shkojne ne universitete - per me teper eshte si arsimi profesional tek ne dhe eshte shkalla e pare e mobilitetit social ne SHBA - si mendon se emigrantet shqiptare shkojne ne universitete? nepermjet community colleges qe jane affordable per shtresat e uleta

smiley - 20% success rate eshte falimentim, apo jo?

rreth 50% perfundojne, 20%-30% vazhdojne ne 4 vjecar bachelor

si mendon se emigrantet shqiptare shkojne ne universitete?

 

Ne community college shkojne vetem ata qe nuk pranohen ne vende te tjera.

po c'keput? ne universitet paguan 500-1000$ per credit hour, ndersa rreth 100-150$ ne kolegj komunitar

Ka shume qe shkojne ne community college first dhe pastaj transferohen ne Uni. U bie me lire keshtu. 

Nuk e kuptoj perse merreni me Ameriken.  Problemi i arsimit eshte aq i komplikuar sa edhe njerzit qe rrojne ketu nuk i dine te gjitha.  Shqiptaret ama te gjithe aplikojne per finacial aid.  Problemi nuk eshte per ata qe nuk kane asgje.  Problemi eshte per ata qe quhen midlle class.

Per studentet qe revoltohen ligji nuk permban garanci te nevojshme per te siguruar arsimin e larte per te gjithe

Mesa di une, shteti siguron dhe garanton per te gjithe deri ne arsimimin e mesem. 

Me ligjin e ri, sigurisht qe nje pjese e studenteve, pra as me te miret dhe as me te varferit, do te paguajne nje cmim tregu konkurent per te vazhduar studimet dhe kjo i rrit shkallen e pergjegjesise si familjes ashtu dhe studentit. Por kjo kosto "shtese" ne fakt nuk eshte, pasi aktualisht nuk paguajne institucionin, por paguajne pedagogun per te mare provimet e dipllomat. Pra nese deri me sot paguhej (nen dore) per tu dipllomuar pa mesuar, pra e bleje dipllomen, me ligjin e ri paguan per te mesuar . Ndryshim i madh besoj!

Arsimi universitar masiv eshte vdekje....pse u dashka une te financoj nje student qe vjedh provimet?

Amerika dhe Anglia i kan mashalla universitetet. Spo shof njeri te shkoje masivisht ne universitetet berrnut te italise.

aksesi eshte i lire ne SHBA dhe Angli, ata ngelin rrugeve, se me pak se 50% e studenteve arrijne te perfundojne shkollen.. keta duan te fusin nota mesatare duke zvogeluar numrin e studenteve, dhe te rrisin tarifat.. jane teresisht programe politike te qeverive te djathta qe besojne ne arsimin elitar dhe ne social darvinizmin klasor 

Mo po leje ti kto muhabetet komunizma vs kapitallizma. Do kete gjithmone nje nivel studimi ku nuk do hyjne te gjithe.

p.s. Na sill i cik statistika nga italia qe i ka shkollat falas

bulkth - kete konkluzion e nxorre vete apo opozita e argumentoi posacerisht me kete nen mospelqimin. 

Se kta ta q*jn shpirtin mo vlla - degjo debat sa te dush s'merr vesh asgje po keshtu edhe ne lajme.

opozita dhe nje levizje studentore "per universitetin" me arlind qorrin ne krye - ky arlindi ka nje barre mend, meqe ra llafi

88 % e deputeteve te kuvendit me shkolle te mesme bejne debat per arsimin e larte.

Po i kthejne borxhin universiteteve private qe i bene me shkolle te larte brenda dites

Fillimisht detyroni ate qe ka hedhur ne leter debatin ne Kuvend te kryeje nje kurs drejtshkrimi: te dhemb koka (dhe zemra) kur e lexon. Ne keto kushte eshte qesharak cdo debat mbi arsimin e larte.

Drejt,vetem kush ka mbaruar shkollat e kohes Enver Hoxhes, foli me mend ne koke per problemet e arsimit, sepse shkollimi ishte ne binare ...vetem ahere ! 

edhe atehere mut ka qene... sepse shqiperia nuk kishte kuadro e kishte nevoje per te arsimuar.. ne vitet 60 e 70 jane futur ne arsimin e larte pa shkolle te mesme punetore nga fabrikat, ne kuader te revolucionit kulturor ... gjysma e pedagogeve i kane marre titujt me vendim qeverie pa kurrfare kriteresh akademike.. 

Nigjo, shoket e tu e prishen dhe ate sistem arsimi. U fut masivizimi ne uni ne vitet 80...filloi pikiata.

masivizimi ka filluar qe ne 1946 or lum miku. Sa kuadro kishe ti ne shqiperi, pasi u vrane ata qe ishin? Me cfare do edukoheshin 2000 studente qe merreshin ne vit? me kastravece? i conin ne zbor dhe ne pune vullnetare 5 muaj ne vit, 7 muaj u rrokasnin koken me teori te marksizmit e prandaj nuk u prodhua njeher nje mut traktori, edhe pse kishe fabrike traktoresh. 

sidoqofte, asgje e keqe nuk ka ardhur nga masivizimi.. u edukuan dy breza me ata te fushates se analfabetizmit dhe mesuesit me 4 vjete shkolle... diku do te filloje progresi.. problemi eshte se shumekush romantizon te kaluaren, mos bjerr edhe ti ne gracke... 

lexoni kritiket ne SHBA mbi shkollimin e mbi 2 milion veteraneve te Luftes se dyte boterore me GI Bill ne vitet 50 - te njejtat mendime kishin sikur shume kritike sot te masivizimit.. 

ju mendoni se elitat e ketij vendi e ndriten... te gjithe hajdute 

Për ne nuk ka më ‘publik’ dhe ‘privat’, ky është term i gabuar. Për ne janë të gjithë publik. Kush do të qëndrojë në fushën e dhënies së arsimit të lartë, duhet t’i shërbejë arsimit si e mirë publike, duhet të garantojë konkurrencë dhe meritë. Ne nuk çojmë para tek asnjë universitet privat. Ne nuk i japim para qyl asnjë universiteti shtetëror. Paratë ne i çojmë tek studenti dhe i ndajmë mbi bazën e performancës së universiteteve. Universitetet shtetërore dhe private duhet të konkurrojnë si të barabarta, për të prodhuar një të mirë publike dhe jo për të nxjerrë fitime. Arsimi i lartë në Shqipëri do të transformohet rrënjësisht me një revolucion ”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Ne nuk i japim para qyl asnjë universiteti shtetëror. Paratë ne i çojmë tek studenti dhe i ndajmë mbi bazën e performancës së universiteteve.

Po si keshtu ? Pra shteti do i qoje paret tek Universiteti i Artan Notarit, atij presidentit per 10 ore, meqe shkon studenti atje ? Po pse mer studenti e percakton cilesine apo ka kritere te tjera. Pese me hic kjo pune.

Lere se kjo pune ha debat, e kam fjalen per fondet se per pune e cilesise e ndriti Rama me fushaten e mbylljeve e qeljeve te universiteteve.

Po nje pyetje  kam une : perse Lindita Nikolli u ul dje ne seance parlamentare prane Berishes, atij bastardit te Vucidolit, per disa minuta, nderkohe qe Bushati bente fertele Berishen per politikat qe kishte ndjek me universitetet private?

Shteti do parashikoje fonde per bursa ekselente per studente dhe keta te fundit vendosin vete se ne cilin institucion te akredituar te shkojne dhe nga ana tjeter shteti do fincoje direkt edhe universitetet mbi disa kritere te performances. pra nese dje shteti kishte 100 leke dhe keto leke ja jepte teresisht vetem universiteteve shteterore pavaresisht nga cilesia e mesimdhenjes, sot shteti do ti jape 50 leke universiteteve qe plotesojne treguesit cilesor dhe 50 leke nxenesve te dalluar qe keta te fundit te zgjedhin vete universitetin qe duan te paguajne. tani me thuaj me mire si ishim apo si do jemi?

Tip bursash dmth. Pra nese studenti kerkon te shkoje tek Artan Notari atehere shteti i jep paret se do studenti.

Nuk shkon per ate zot, nuk shkon.

Nuk di ta them kush eshte varianti me i mire se nuk kam haber, por t'i japesh paret nje universiteti ku jep mesim Grida Shqina eshte makabritet do thonte njana. smiley

Lindita mer Lindita , perse u ul me Berishen keshtu hapur ne parlament? Ishte duke u thene kolegeve qe e kritikonin politiken e tij qe : hani moot hani.

Vetem nese Artan Notari eshte akredituar ne nivelin e duhur nga shteti

ne SHBA sistemet e financimit nepermjet vleresimit performances jane zbatuar nga fundi i viteve 80 dhe fillimi i 90. Nga 26 shtete qe kishin sisteme te tilla, vetem dy kane ngelur. Pse? sepse ky lloj financimi kerkon mbeshtetje te vazhdueshme financiare te universiteteve dhe bazohet ne kritere te rritjes se numrit te te diplomuareve. Nese te gjitha universitetet i kapin standardet, atehere me c'para do te paguhen? pra premisa eshte se disa nuk do te mundin, qe te kalojne fondet tek te tjeret. 

Ne shqiperi shteti yne nuk ka bythe te perdore comangen nese nuk arrihen rezultatet, as kapacitete teknike te bej vleresimin e plotesimit te standardeve, dhe as kapacitete financiare te shperbleje, dmth. te perdore kulacin, sepse kasat po vidhen perditazi nga tenderet per privatizimin e cdo sherbimi publik.. 

Nuk e di si funksionon sistemi arsimit ne USA.Ndoshta ka disa modele dhe sistemi diversifikuar sipas burimit te financimit (publik/privat) dhe performances (Universitete prestigjioze dhe shkolla te larta radhiko ) u jep mundesi te gjitheve, sipas aftesive dhe xhepit te marrin nje diplome. Ne nje emison qe kam ndjekur posacerisht per pasojat e politikave reganiste neoliberale, tregohej  me te dhena barra e rende e kredive (150-200 mije usd ) mbi supet e nje  te sapo diplomuari.Dhe ishanlla te gjente pune per te shlyer kredine.

PS: admin , mire do ishte te kishe sjelle dhe pasazhe nga fjalimi KM, plot ereza dhe fakte qe zbulonin derexhene ku eshte katandisur  arsimi larte ne Shqiperi. Lista e doktoraturave ishte nje miniere humori te zi. Nje shef departamenti , nje supermam udheheq 40 doktoratura!! Nuk mbeti katundar pa u bere doktor .E kerkon me qiri ndonje qe ka mbaruar ar.larte keto vite dhe nuk eshte master. 

Degjo, barra e rende eshte prej njerezve qe jane budallenj... jane zgjedhjet idiote te tyre qe cojne ne kete derexhe.

P.S. keto qe udheheqin nga 50 doktoratura njehereshi duhen pushuar per abuzim detyre. Profesori s'mund te udheheqe me shume se nje nr i vogel doktoraturash, ndoahta me pak se 5

Po duan te shkollohen ne nje universitet elitar , diploma e te cilit te siguron nje avantazh ne tregun e punes. Se ndryshe futesh ne  ushtrine  e te papuneve me diplome ne xhep . Kjo ndodh ne Usa por di qe ka plot familje shqiptare te cilat financojne shkollimin e femijeve jashte me idene se kapja e vendit te punes do te justifikoje investimin e bere.

Mesa di une, normativa eshte deri ne 5 doktoratura.

Edhe dicka, rreth 60 % e studenteve ne shkollat amerikane , skarcoheshin dhe nuk arrinin te diplomoheshin. Portat jane kanat  me kanat te hapura por me tej kalon ne brime te gjilperes.Kshu i bie? 

E verteta eshte qe ka inflacion te tarifave. Por, borxhe 200000 apo 300000 krijohen ne universitete private elitare, e kur jeton ne qytete si NY apo SF... Por mos u qaj hallin sepse kur fillon me rrogen 80,90 apo dhe 120000 ne vit... Psh, interns (kto qi bojn stazh ne pushimet e veres) ke neve paguhen nga njezet apo tridhjet dollare ne ore..pa e mbaruar universitetin.

Nderkohe, robt duhet te jene te kujdesshem me zgjedhjet e tyre. Nuk duhet te shkojne te paguajn 50000 ne vit kur rroga mesatare ne fushen e zgjedhur do jet 15 dollar ne ore....

Hahaha, s'rrine dot te PD pa futur hundet mes bashkeshorteve, nenave, motrave e femijeve. Po keta te PS e paskan demokracine dhe tolerancen te lindur ne familje. Bravo u qofte qe bashkejetojne dhe pse me mendime te ndryshme. Kjo eshte demokracia qe na kerkon Europa dhe keta te PS paskn lindur ne te, e kane ne shtrat. Ndersa PD eshte ende disa shkalle mbrapa ne evolucion, tek armiqesia, gjaku e mungesa e tolerances.

bo bo bo e kane ne gjak spiunllikun edhe prape as robve te shpise se vet s'ia mbushin dot mendjen. i bej thirrje, tha, grave demokrate qe tu mbushin mendjen burrave te votojne per drejtimin e duhur. po boji thirrje asaj qe ke nen vete mer shok qe ti mbushi menjen burrit te vet per ligjin smiley

Dërstila në Pik. Duket që drejtoresha Xhibole është me pushime ose pret ti vijë rradha e orientimeve si ka thënë ai , si  thotë ajo , si ka shkruar ky e si do thonte ai-ajo , të shoqëruara patjetër me " se linqet zotrie " smiley , me ç rast japin edhe Orientimet përkatëse për Sistemin arsimor ndër Peshqërit  , pa qenë nevoja të Vlerësohet shqetësimi Bazë për prurjet si Lumë e Përrua nga Mediokrit .

Ore çfarë kërkon ky sistem arsimor i ri për kuptimin e thjeshtë , pastaj " se Usa zotrie , se anglo-sakasonët zotrie " ?

Dhe doemos bagëlat e mejtimeve do përmbysin edhe sistemin arsimor ish me  një Universitet në Shqipëri në krahasim me 59 Sot dhe nga më të ndriturit ..në Vuçidol " për qethjen e cicëve dhe rruajtjen nga pjesa e pasme e dhive "

Dekan sali vër - vër rapadam dipi dopa .

Për mua i vetmi përfundim i drejtë i të nderuarit Spirtus që mund të ftoj në debat pa qenë nevoja për nenin nji të kapitullit xix të Ligjit . Si Ligj mjaftohemi me "shkatërrimin e sistemit ding -dong , rapadam rapadam dipi dopa në çdo fushë" nga Strategu sali vroma .

 Po (të ) duan ( le ) te shkollohen ne nje universitet elitar , diploma e te cilit te siguron nje avantazh ne tregun e punes .

Shkollim firifiu pa Treg Pune është faliment ose Piramidë e Sudeve të arsimit . Patjetër problemi del më i qartë në se edhe sh.Gjëmbi jep Mejtim !

 

 

Une kam dy femije ne US, nje djale dhe nje vajze. Djali mbaroi mjekesine dhe tani po ben nje specializim 4 vjecar. Nje dite me tha se borxhi total i tij eshte 240 mije dollare, si rezultat i shkollimit, qe filloi me community college dhe po mbaron me nje specializim. Por shpreson qe me fillimin e punes te kete rroge te mire dhe te laje borxhet. Vajza ka nje borxh prej 200 mije dollaresh, mbasi mbaroi nje MBA ne UCLA, por sapo ka filluar nje pune te mire ne nje kompani me emer dhe shpreson ta laje borxhin per nja dy vjet ose me pak. Nese vertete arrijne ti lajne borxhet ashtu sic thone, kjo do jete mire sepse me vone do jene ne gjendje te mire ekonomike. Ajo qe me ka bere pershtypje eshte se as djali dhe as vajza nuk paten probleme per te gjetur pune. Djali tani thjesht diskuton se ku deshiron te vendoset mbasi te mbaroje specializimin dhe nuk e kam pare te merakoset nese do gjeje pune apo jo, me shume ka merak te vendoset ne nje shtet qe ka klime te bute dhe mundesisht prane oqeanit, qe te beje plazh. Per vajzen ishte edhe me kollaj. Qysh ne vit te pare te MBA erdhen ne fakultet disa perfaqesues kompanish te medha dhe u bene ofertat studenteve. Vajza zgjodhi ate kompani qe i pelqeu dhe beri edhe internship dhe tani sapo filloi pune. Nuk me duket se eshte e merakosur per borxhin, perkundrazi po mendon se ku dhe kur do ta blere shtepine bashke me shokun e saj. Nuk e di si fit kjo me diskutimin qe po behet ketu ne peshk per ligjin e arsimit te larte, por meqenese nuk e njoh realitetin ne Shqiperi dhe aq me pak arsimin e larte tani, nuk po hyj ne diskutime. Faleminderit

rrofsh per predispoziten qe ndihmon me situaten personale. Situata per fresh graduates eshte e favorshme thuajse gjithmone per punesim te mire, krahasuar me te tjere (seasoned graduates) edhe nese shkolla nuk eshte patjeter nga ato te liges. Por ne pergjithesi underemployment si dhe unemployment eshte problem i konsiderueshem edhe ketu, sidomos qe prej krizes. As une s'e di sesi ky diskutim mund te hyje ne kete teme te ligjit per arsimin Shq., por nje gje qe eshte fakt, qe nje nga motorret e fuqishem per avancimin e shkollave, e rrjedhimisht kerkesave per to, sic e permende ne shembullin tend, mbeten bizneset. Pervec tyre ka dhe faktore te tjere, per fat te mire, fale shendetit qe gezon zhvillimi ne pergjithesi ketej. Ne Shq. situata eshte disi artificiale, dhe kerkesa per shkolle, ne vetvete eshte kthyer ne fundin e endrres.

E vetmja gje qe ben ky ligj eshte 4 agjenci te reja per LSI-ne qe te vjedhi ca. Pjesa tjeter kane per te mbetur ne leter se jane tallje b... Aq antisocial jane bere keta rilindasit sa te vjen per te vjelle.

Kush jane ata bq qe kane formuluar kete ligj bq?
Dmth tani duhet te pagujme edhe bursat e atyre trungjeve qe "mbajne" mesatare te larte te kristali?

keta bojne dhe sikur kane rishpik rroten, mer yahoo kjo ministria e arsimit komplet palle, si kale karroce as majtas as djathtas. ne dum me shku ne evropi dhe adoptojme modelin anglosakson qe dun me dale prej evrope. jo thote ministria ne do nxjerrim korifej shkence per ngritje qendrash tregtare, qe pastaj te na i marri ameriqia per tru. paaftesine e tyre per te permirsu arsimin publik e kompesojne me kete reforme bythemenjanese

Dum reform, sa me shpejt!!!

Ligji kaloi. Leke do beje naimi, irfani, ca me pak adriatiku e noi tjeter ama arsim universitar, diplome kartoni pa vlere do marrin shumica e shqiptareve . universitetet do prodhojne kuadro per shtetin. Punesimi tek privati do jete problematik. Shqiptareve tek arsimi ishte rrugedalja, tani ia ligjeruan fundosjen dhe skllaverimin modern.
Rilindje leshi, vdis pa te dua i thone kesaj.
Jane te pangopur fare.
Tiu them nje rast , 2 djem mbarojne universitetin tek uni x, bachelor. e moren kot kartonin .Shkojne te naimi per master. Marrin nje detyre elementare per bachelor lere me per master, i thone pedagogut te bachelorit, te lutem si behet kjo.
Normal, qe nuk e dini se e keni marre kot. As detyren qe jua bera gati nuk e keni ruajtur. Dhe ja beri forward pedagogu
Sot te dy jane punesuar ne shtet nga rilindja kane filluar aplikimin per doktorature tek naimi.

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).