Nuk është qartësuar endè se cila do të jetë e ardhmja e intenetit, madje ky është ndoshta njëri ndër debatet më të nxehta të momentit, dhe jo vetëm kaq. Gjëra po ndodhin. Gjëra që tregojnë se jemi në një pikë përcaktuese mbi të ardhmen e komuniteteve online, qofshin këto në platforma si rrjetet sociale, portale informacioni, komunitete e gjithçka tjetër midis. Thirrjet dhe kërkesat për të frenuar abuzimet, ndalur ngacmimet e ruajtur intimitetin e personave online nuk kanë qënë kurrë më të forta, dhe dilema midis respektimit të Fjalës së lirë dhe respektimit të Dinjitetit njerëzor bëhet e pashmangshme.

Në një artikull për WIRED Davey Alba merr si shembullin më të mirë Reddit, dhe shprehet se e ardhmja e Reddit do të jetë e ardhmja e internetit. Me 164 milion përdorues në muaj, Reddit është faqja e 8 më e vizituar në ShBA. Për ata që nuk e njohin, Reddit është një komunitet gjigand online, i ndarë në forume të ndryshme të quajtura subreddits të cilat moderohen nga anëtarë të komunitetit që punojnë vullnetarisht.Përmbajtja në faqe sillet nga përdoruesit dhe pothuajse nuk censurohet, pasi Reddit është krenar në qëndrimin "Gjithçka quhet!" Ka shumë forume intresante për aspekte të jetës nga më të ndryshmit, por ka edhe forume plot urrejtje të natyrave raciste, misogjiniste, apo nga ato që propagandojnë dhunë.

Reddit është hapur si një komunitet që vetërregullohet përmes një procesi demokratik. Idea ishte se mençuria popullore do të mbizotërojë, por shpesh populli kthehet në turmë dhe ngacmimet ndaj përdoruesve të caktuar kanë qënë në disa raste, agresive deri në një nivel shumë shqetësues. Në maj Reddit ndryshoi politikat e faqes në lidhje me ngacmimet, duke i forcuar ato, dhe mbylli 5 forume ku tematika qendrore ishte gjuha e urrejtjes. Por rregullat e rinj janë pritur keq nga komuniteti që kërkon liri absolute për gjithçka, aq sa CEO Ellen Pao u detyrua të linte postin, për shkak të asaj që ajo e quajti "sulmi më i madh nga trollët në të gjithë historinë." 

Mënyra sesi Reddit do arrijë të merret me anën e vet të errët do të përcaktojë të ardhmen e internetit, thonë kritikët. A mund të arrihet kjo përmes moderimit me inteligjencë artificiale, apo do paguajnë moderatorë në Indi a Pakistan? A do të mbetet interneti një Wild West, ku liria e mendimit dhe shprehjes është e shenjtë deri në dhimbje, apo do të hyjnë në punë mekanizma shtrëngues, që si në jetën e përditshme, rregullojnë sjelljët e njerëzve përmes normash.

"Ne ndalojmë sjellje (të këqija), jo ide." është motoja e re në Reddit. Dhe CEO i ri, bashkëthemeluesi i faqes, Steve Hoffman e shpjegon kështu politikën e re. "Një forum që promovon dhunën ndaj grave do të mbyllej. Nje forum që promovon ide raciste, mund të qëndrojë. Është OK të thuash, nuk më pëlqen ky grup njerëzish, por nuk është OK të thuash, 'Unë do i vras këta njerëz'." Kjo tingëllon disi e çuditshme në mendimin tim. Kritikët janë të pakënaqur me masat e Reddit. Sipas tyre, ato nuk do të bëjnë mjaftueshëm për të ndalur fëlliqësinë që gjendet në disa forume.

Zhvillime të tjera janë edhe ato që ndodhën tek Gawker, një platformë midis publikimeve gossip dhe komunitetit që e ndjek dhe komenton. Gawker është shquar për natyrën kontroversiale, dhe botimin e çdo lloj skandali, sido që njerëz mund të lëndohen. Nëse një ngjarje është interesante dhe e vëetetë, Gawker e boton, paçka se mund të cenojë dikë. Postimi i një videoje seksuale private të ish kampionit të keçit, Hulk Hogan, e ka çuar Gawker Media-n në gjykatë. Të harruar ngjajnë në këto platforma rregullat që zbatonte gazetaria klasike, ku përveç vërtetësisë, një ngjarje duhej të përmbante dhe interes publik, dhe të përmbushte kërkesat etike. Tani materiali, sado ofendues qoftë, konsiderohet i pranueshëm, madje në disa raste, preferohet i tillë.

Por botimi i historisë së një personi gay, (orientim që personi në fjalë kishte zgjedhur ta mbante sekret) shkaktoi një tërmet për biznesin që gjeneron mbi 40 milionë dollarë në vit. Shkrimi zbulonte jetën intime të një personi privat, dhe shkaktoi shumë pakënaqësi, por kur pronari i kompanisë Nick Denton vendosi ta fshijë artikullin, bëri që Tommy Craggs dhe Max Read, dy shefat editorialë, të jepnin menjëherë dorëheqje për shkak të mbivendosjes së pushtetit të menaxherëve mbi redaktorët. Shumë nga editorët e tjerë te Gawker shprehën mbështetje për shefat e larguar, edhe pse ishin kundër botimit të artikullit. Por Nick Denton nuk do vetëm të shokojë, por edhe të bëjë para. Gawker, sikundër dhe Reddit, është një biznes. Ai thotë se ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi atë që ka krijuar vetë, dhe se e mira e së ardhmes së Gawker-it e kërkon që të ushtrohet një nivel kontrolli për të mos ofenduar publikun.

Të tilla shtrohen përpara nesh dilemat për të ardhmen e internetit. A do të ketë më shumë kontroll? A duhet? A mund të vetërregullohen komunitetet apo është e kotë? Vegla të reja teknologjike mund ta bëjnë më të lehtë moderimin në të ardhmen, për të ruajtur një hapësirë ku mund të bisedohet e të ndahen ide pa rënë pre e anës së keqe që njerëzit shpesh e shprehin shumë më fortë në rrjet sesa në jetën e përditshme. Liria e fjalës, demokracia e mendimeve, kritikat e shëndetshme shpesh përzihen pazgjithshmërisht me presionin (bullying), ngacmimet torturuese, dhe turpërimet publike të personave të ndryshëm. Ndoshta duhet të mësohemi me këtë dikotomi paradoksale që shoqëron komunikimin në shekullin e 21-të, pasi duket qartë se ndryshimi i mjeteve që përdorim për të komunikuar ka ndryshuar edhe përmbajtjen e asaj që themi, dëgjojmë, lexojmë.

27 Komente

Nuk e dime si do jete e ardhmja e internetit, por dime qe drejtuesit e kane bere peshkun pjese te se shkuares se internetit.

E ardhmja e internetit je ti vete or Shkabe!

Trinity thuaj: e shkuara, e tanishmja dhe e ardhmja.

Amon mer keto expertet, s'po i kerkojm nei numer llotarie, po te pakten se mos e shofin gjo ate qenin tim qe me ka hum.

Ku jane kompjuteristet specialiste te Peshkut smiley

ca kompjuterista? Pse s'i njohim ne kush jane, qe na dergojne Linqe mengjes/dreke/darke...pse merhumër jemi neve qe s'marrim vesh na Pentiumi??

Reddit është një komunitet gjigand online, i ndarë në forume të ndryshme të quajtura subreddits 

Reddit s'eshte nje komunitet por nje platforme me shume komunitete. Eshte e vertete qe ne Reddit ka llum, por mediat e qisin nga proporcioni; eshte vetem dicka tek 1% thote ky tipi, i cili si zgjidhje rekomandon etiketikimin e nofkave qe marren pjese ne ato forume me hate speech. Pra shumica derrmuese e Reddit eshte e mjaft mire e vete rregulluar. Edhe per keta 1% fajin e ka vete Reddit qe i lejoi qe ne fillim pa i vene fre. Revolta e moderatoreve--e me pas dhe shume perdoruesve--te Reddit erdhi nga fakti qe kompania/administrata e Reddit ja ka varur prej kohesh ketyre moderatoreve vullnetare te cilet mirembajne per bukuri ate 99% te Reddit. 

Ne totalin e vet interneti s'perben ndonje univers paralel, ata qe komentojne aty thjesht thone mendimet e tyre, shpesh me lirshem ngaqe ne anonimat, por pra eshte vetem nje pasqyre e realietit. Ndaj eshte argument i paqene ta paraqesesh gjithe Reddit--aq me shume gjithe internetin social--si nje realitet.  

Per kontrast me Reddit p.sh., ky blogu ku komentojme ne eshte si perqindje shume me shume lllum sesa Reddit; eshte shpesh jo shkembim mendimesh por paragjykimesh. Arsyeja e ndryshimit? Shumica derrmuese e botes anglisht-folese i ka kaluar me kohe keto etapat e llumit ne mase dhe as me nofka nuk eshte OK per shumicen e asaj bote te shpalosesh llum, dmth hate speech; nuk eshte cool aty, te margjinalizon vete komuniteti, po padyshim dhe moderatoret. Forumi me i madh i gjirizeve te Reddit i supremacisteve te bardhe, po aty te pakten, sic thote ky qe e analizon, perdoruesit jane te deklaruar si te tille, dmth e kane nje fare burrerie/koherence te thone po jam racist, jo si llumi i Peshkut qe pretendon se eshte pararoja e civilizimit dhe Perendimit. Keta p.sh. i drejtohen arimirit (muslimanit te vetem te deklaruar te Peshkut) me premisen e po s'the ne cdo teme "poshte ISIS dhe rrofte Skenderbeu" ti je filo-terrorist, bile dhe ne te tjereve qe guxojme t'i kritikojme. Kur dikush i kritikon, te thone "ec ma gjej ku e kam thene une shprehimisht ate gje" lol. 

E ardhmja e internetit s'eshte aspak e erret, as shume e ndryshme nga e ardhmja e realitetit. Bota Perendimore te pakten sa vjen e behet me njerezore, shih p.sh. reagimin ne SHBA pas vrasjeve nga supremacisti ne kishe. 

Per kontrast me Reddit p.sh., ky blogu ku komentojme ne eshte si perqindje shume me shume lllum sesa Reddit; eshte shpesh jo shkembim mendimesh por paragjykimesh.

A ti je ftof

Xhibo me ta thone troc edhe ty, ti je nga te paktet pjesetare te atij llumi ketu qe rri gjithe diten dhe klasifikon, emeron, zbirilon, mbledh, qemton, shan, qorton, konkludon e te tjera don-don nga mengjesi ne darke jo vetem anetare te vecante te klubit tek e tek, por edhe grupime te ndryshme njerezish te te njejtit mendim apo thjesht afrimiteti. Ndaj para se tu kerkosh te tjereve te presin thonjte ben mire te pastrosh llumin nga thonjte e tua, pastaj pse jo edhe ti presesh.

Meqe te pelqen troci ke te tjeret se per vete je nga ato skutha qe megjithese ke mbi dhjet vjet ne kete pellg askush nuk ka arritur te mesoje asgje as kush je as cfare ben, as afersisht cfare moshe ke, ose minimalisht cfare pozite sociale apo familjare ke. Gje qe per mua ne vetvete gjithashtu flet shume.

Rarher than that ky blog eshte still ok, i sherben qellimit per te cilit eshte krijuar dhe pavaresisht problemeve te ndryshme vazhdon te jete nje pike e kndeshme takimi ne internet. A ka me mire? Padyshim. Ne nga ju presim...

Tung.

Provoje dhe nje here o sherifo duke folur troc, se s'ke thene gje hic deri tani.  

 ti je nga te paktet pjesetare te atij llumi ketu

Ku e shef llumin ke ato qe them une? Dmth s'po them aspak se jam i pagabueshem apo qe flas vetem me fjale engjellore, as po dua te me sjellesh citate fiks, thjesht thuaje me fjalet e tua se cfare llumi hedh une ne kete blog? Ose po deshe permend dhe shembuj; une p.sh. link-ova disa tema me lart per te ilustruar nepermjet komenteve tona ato per cka flas, sic dhe tek kjo tema e diteve te fundit.  

ta them une kush eshte Xhibi- gazetar nga kosova , flet shkelqyeshem gjuhen e shqipnise, jeton  upstate new york, agjent per interesat kombetare , kete e ka mos ja mohoj.

per me gjate ska lezet.

kaq

Ja nje lajm i rendsishem, kosovar qe flet shkelqyeshem gjuhen shqipe.

shume i rendesishem , pavarsisht si e shikon ti, zakonisht duhet perkthyes ti kuptosh

po xhibi ta lehteson punen prandaj tja dish per nder

E di qe mund te kesh te drejte me kete punen e Kosoves. Se kaq vjet robi ketu do kishte gjetur dike qe te ndante kujtimet gjeografikisht si 90 e ca % e peshqve ketu. 

U bo Xhibi si "Cili jeni ju Z. Sorge?" smiley

Qeka koqevar xhibolja!!!

Ncnc cfare muhabeti idiot!!!!

Reddit nuk mumd te jete e ardhmja e internetit pasi sado i decentralizuar te jete ne administrim postuesit jane me nicke te rregjistruar dhe kjo ndikon ne gjykimin e lexuesve. Tjetra ane negative e tij eshte renditja e postimeve ne baze te pelqimeve. Kjo detyron ne nje fare menyre lexuesin se cilat tema te lexoje.
.
Nga ana tjeter 4chan nuk ka rregjistrim me nick te postuesve apo komentuesve. Cdokush eshte anonim dhe ne kete menyre fokusi eshte vetem tek tema dhe nuk ka ndikim fama e postuesit. Gjithashtu postimet nuk marrin like pra nuk renditen ne baze te pelqyeshmerise por ne baze te aktivitetit ne to. Fama e postuesit dhe pelqimet e marra ne nje postim jane kanceri i faqeve te internetit.

Do kete po aq platforma ne internet sa dhe mode gjerash te tjera, e brenda tyre dhe komunitete pa mase; ne nje fare mase i gjithe interneti eshte nje platforme gjigande, nje fare planeti Toke virtual ku per te jetuar e ndertuar te duhet vetem nje aparature dhe nje lidhje interneti (por dhe mungese censure te centralizuar, se ne Kine apo ne Turqi p.sh. s'akseson dot cdo gje gjithmone...nejse, pike me vete kjo). 

Reagimet e qendrimet ndaj internetit shpesh nuk jane te ndryshme nga reagimet e qemotshme kur lindi indrustria e me pas platforma e gazetave e librave, me ca kam degjuar...teme interesante dhe kjo per t'i krahasuar per nga impakti e reagimet e establishmentit dhe masave. 

Sa per platformat specifike aktuale qe permend, 4chan vs reddit, hasa kete karikaturen, s'kam fare eksperience me 4chan dhe shume pak me reddit keshtu qe nuk e di sa qendron. Por, different strokes for different folks, dmth eshte qasje e gabuar te presem qe nje platforme apo nje qasje ndaj internetit te jete patjeter e vetmja qe dominoje; per nga natyra e vet demokratike (interneti vs shtypi) padyshim qe do kete platforma e menyra te ndryshme. 

Xhibi po flas me teper se cila filozofi do dominoje sesa cili website.

Nga  prurje me vlerë tek PPU , që mund të ftojnë të thuhet diçka shqip .

Po ku të lë Llumi Yp Xhibi .. edhe këtu e gjeti rastin të përgjithësojë vetveten me membërit e tjerë.  .Një currubabe e rëndomtë llafazane ,si Xhibolja ,mundësohet  në se ka ndonjë lidhje me shkollën e kryer me ndonjë admin dhe në bazë të pëlqimeve paraprake mbijeton si Elitë smiley , dmth jo e barabartë por me rrol mamau - babau , përfshirë atyre që përcakton Pf !

I nder. Pf për të kuptuar kush është Yp Xhibi kujto  atë të famshmin Dosjer të Agj Bernshtajner , me gjashtë të zëna dhe akoma koka e "pakapshëm " smiley , atje  Xhibolja dhe Gjëmbi nuk figurojnë të "shëmtuar "smiley Përcaktimi tuaj shumë i saktë Mbi dhjet Vjet që 10 në Blog e bën shurrën në të , me fshesaxhi nga mbrapa , e redukton si zakonisht duke u Viktimizuar ..O oooo O brinja .

Pa ju referuar shembujve të Bloqeve të tjerë ku gjithsejcili ka veçoritë e tij , edhe ky Blogu jonë është i përfshirë në Botën e Internetit . Në kuptimin shqip një ndërlidhës i mrekullueshëm i takimit të mendimit shqiptar me dëshirë dhe pa kufizim bindjesh apo niveli Elitarë smiley, përveç Megallomanëve që parashikojnë Strategji jerarqike për Blogun dhe ku përfshihen në këtë marrëzi dërstiliste edhe mejtimtarë të Çquar

Gjithsesi me komentet e sh.Gjëmbi problemi mund të zgjerohet dhe Plotësohet .

Shhhhh se foli Idrizi

 

smileysmileysmiley

eee keshtu vane keto pune ... pa keta xhevahire me se do qeshnim ne. 
Edhe sic thote pastaj "une s'kam shume pervoje me keto" ama 5 llafe do ti zbraz ketu si elita e bythtundurve qe jam ... smiley 

Sa per shkrimin as Blendi se ka te qarte pse e solli e se cfare do te thote. Duan sikur te nxjerrin probleme e ceshtje aty ku s'ka. E bukura e ketij mediumi eshte se nuk je i detyruar te rrish asgjekundi aty ku te shajne apo ofendojne ose thjesht e qelbin vendin me bajga, je i lire te lundrosh ku te duash dhe po nuk gjete e krijon dhe administron si te duash. 

Po ky hapi nje teme te vaket tamam ku lulezojne mejtimet e mendjes

Sa te jete gjalle Xhibolja nuk vdes interneti.

 

Xhibolja eshte gjenerator linqesh si bit.ly

E kam ndjekur me interes ç'po ndodh me Reddit dhe kam pershtypjen qe vendimet e reja nuk do te transformojne dhe aq komunikimin e idese dhe dialogun. Fraksioni i materialit ekstremist eshte shume i vogel ne krahasim me gjuhen banale te urrejtjes dhe te diskriminimit qe shpesh lejohet nen petken e lirise se fjales dhe te mendimit. Vendimi per te mos fshire komentet e llojit "nuk me pelqen ky grup njerezish" eshte ekzekutiv i Reddit apo te çfaredo platforme tjeter qe merr nje vendim te ngjashem. Eshte shqetesues, ama, krijimi i nje precedenti moral qe vetem moral nuk eshte. 

Personalisht, preferoj aplikimin e bon sens-it, jo doemos rregullatores se hekurt, ne çensurimin e materialit ofendues. Tre, ose pese, ose shtate moderatore do te dine te kuptojne diferencen, le te themi ne nje teme mbi afro-amerikanet*, midis nje komenti ne thelb ofensiv, qe ne logjike te ftohte raciste do te ishte konstatues, dhe nje tjetri konstruktiv, parashtrues te problemeve dhe sfidave reale qe i perkasin ketij komuniteti.  Por ne pamundesine teknike dhe organizative per te ndjekur filozofine e bon sens-it, nje sistem rregullator i rrepte (e i shumemjetshem) ka gjasat te jete opsioni me i mire. Te pakten nuk do te kishte kompromentim te normave etike, te cilat, ne rrethana jovirtuale, mbrohen nga ligji.

Kostoja e statusit te veçante dhe paralel nga mediat tradicionale, nuk duhet te jete, dhe me siguri nuk eshte, lejimi i hapesires per trollet dhe pesedhjete hijet e trollizmit.

 

*Meqe jemi, ne kete blog p.sh., anetaret e nderuar te Peshkut veçse ushtrojne lirine e tyre natyrale per t' ju referuar sa e sa here me "jevgj, arixhinj," etj., etj..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).