Para disa ditësh shkruajtëm në këtë faqe se Shqipërisë sot i duhet Islami. Sa herë që Europa i përplas derën në fytyrë politikanëve shqiptarë, sa herë që krimet, korrupsioni, trafiqet bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Europian, politikanët shqiptarë përdorin kartën islamike. Ajo ka shërbyer si justifikim përpara publikut shqiptar se Europa nuk na pranon për shkak të Islamit në mënyrë që politikanët mos kenë nevojë të shpjegohen për korrupsionin dhe përkrahjen e krimit të organizuar. Tani kryeministri shqiptar po përdor Islamin si kartë jo vetëm përpara publikut shqiptar, por edhe si kërcënim ndaj europianëve. Në një artikull të The Financial Times, z. Edi Rama citohet të ketë thënë në lidhje me rrezikun e përhapjes së Islamit radikal:

Një i ri në Tunis ose Tobruk ndjen se ai nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Nëse Europa nuk tregohet siç pritet, atëherë do ketë një hapsirë të madhe për Islamin radikal.

Në rajonin tonë ballkanik gjenden muslimanët më pro-amerikanë dhe pro-europianë në botë,” tha ai duke ju referuar komuniteteve muslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje. “Por kjo po ndryshon, e nuk është as si 10 vjet më parë. Dhjetë vjet më parë do kish qenë e pamundur që të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria [duke luftuar në Irak dhe Siri]. Rreth 98% e njerëzve besonin tek Amerika, më pas tek Zoti, e më pas Europa. Sot nuk është më kështu.

Rama duhet të bëjë punën për të cilën paguhet nga populli shqiptar e ta çojë Shqipërinë drejt arritjes së standarteve të pranimit në BE nëpërmjet reformave, luftës kundra korrupsionit e krimit të organizuar, gjë që duhet ta fillojë në rradhët e partisë së vet e jo të bëjë kërcënime duke nxitur Islamofobinë, e duke i paraqitur muslimanët shqiptarë si rrezik potencial kundra Europës.

Muslimanët shqiptarë janë një bashkësi historike në Europë, krenarë që dëshmojnë besimin monotesit të profetëve biblikë dhe të Profetit Muhamed – paqja qoftë mbi ta – teksa edhe në kohë sundimi politik maxhoritar musliman, kanë besuar në të drejtën e të krishterëve për të praktikuar besimin e tyre – siç dëshmojnë kishat në qytetet më të mëdha osmane të Ballkanit, dhe të pranojnë krahapur hebrenjtë edhe kur në Europën përtej Adriatikut nuk kishte asnjë fe tjetër përveç Krishtërimit dhe hebrenjtë shfaroseshin në masë.

Nuk kishte shance që dhjetë vjet më parë luftëtarë shqiptar të shkonin në Siri e Irak sepse as ISIS nuk ishte formuar ende, gjë e cila, kujtojmë këtu, sipas vetë pohimit të Presidentit amerikan,Barack Obama, është rrjedhojë e pushtimit amerikan të Irakut.

Së fundmi, z. Rama të ndajë mendjen se si do e paraqesë Shqipërinë: si një vend muslimanësh pro-perendimor por që nëse Europa nuk na mer me të mirë do hidhemi në krahët e ISIS, apo si një vend që nuk është musliman, siç deklaroi vetëm pak muaj më parë?

Lëri muslimanët rehat z. Rama e nëse je i shqetësuar për yllin Europian në qiellin shqiptar, fillo pastro retë e zeza të korrupsionit qeveritar. Në këtë muaj agjërimi, ndoshta të gjithë politikanët mund të mësojnë dicka nga kontrolli ndaj grykësisë – këtij mëkati të njohur si të tillë nga të gjitha fetë.

 

E-Zani 

70 Komente

Sa mire do te ishte sikur te ishin te verteta keto qe thote autori i ketij shkrimi. Pra qe reziku i islamit radikal ne Shqiperi e ne trevat shqipfolese nuk ekziston. Ndersa une mendoj dhe perceptoj se rreziku i islamit radikal duhet te trajtohet mjaft seriozisht sepse ka filluar te jete present ne trojet tona dhe karshi indiferences se pjeses tjeter te popullsise (pavaresisht shume here me e madhe ne numer) merr permasa edhe me alarmante.

 

Edi Rama nuk ka asnje lloj skrupulli dhe morali per te mos prekur ne disa gjera qe per shqiptaret jane te shenjta

deshtimi ne qeverisje e ben te beje kapercime te tilla

 

Sa jane perhapur kto gazetat islamike bobo .  Ca jane kto interpretime banale te asaj interviste . Menyra se si e ka paraqitur shqiperine Rama ne ate interviste ishte madheshtore .  http://blogs.ft.com/the-world/2015/07/if-eu-shuns-albania-radical-islam-beckons/ . 

Nuk ka perdorur asnje karte ai , eshte nje e vertete e dhimshme qe mund te sherbeje si nje paralajmerim si per Europen e si per Shqiprine . Humbja e shpreses per te ardhmen con ne radikalizim fetar , ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe ne Kosove dhe po fillon te ndodhe edhe ne Shqiperi .

Si far hislli jan shtu. Dhe sa shpejt qe ofendoheeeeen! Direkt doren ne brez tek te drejtat e njeriut.

Imagjino qe propaganda fetare eshte aq e fuqishme sa arrin te ktheje Kosovarin ne anti-Amerikan .

sak!

nje nder gjerat me te uleta qe kam verejtur ne boten shqipfolese, eshte pikerisht kjo.

 

Me siguri ndonje taksist me juridik i ka pershperitur ne vesh rames se ne Shqiperi ka rrezik per radikalizim

imagjino ne dore te kujt jane interesat kombetare shqiptare? nje personi qe thote me goje te vete qe merr opinione nga taksixhi dhe jo institucionet qe paguhen per ate pune

 

nje personi qe thote me goje te vete qe merr opinione nga taksixhi dhe jo institucionet qe paguhen per ate pune

Po institucionet nga i marrin opinionet , nga ajri, apo nga populli,?  Institucionet shqiptare jane me te pabesueshmet ne rruzullin toksor ,prandaj ai pyt popullin taksixhistin, furrpjeksin, shitsin e lulelakres,, o tych.

 

Institucionet shqiptare jane me te pabesueshmet ne rruzullin toksor

dihet ajo Rama eshte me i zgjuar se te gjithe, nuk diskutohet

pyt popullin taksixhistin, furrpjeksin, shitsin e lulelakres,, o tych.

normale, toc, vendimarrje tocash eshte kjo e kesaj qeverie prandaj del Rama me keto kercenimet tmerruese ndaj Europes, dicka di dhe populli qe keshillon Ramen naten neper taksi

 

 

 

lol. Pse mer mendo ti se Francezi, Gjermani, Belgu, Hollandezi mesatar di gjo per korrupsionin ne Shqiperi, apo di qe ne Shqiperia eshte "vend myslyman" dhe si rrjedhim vend anadollak. 

Per mu vallahi myslymanet duhet ti falen 300 here per shqiptaret me fe te tjera qe uzurpohen nga imazhi qe Shqiperia eshte vend myslyman, peshen e ksaj e mbajne dhe ata. Pse mer mendo ti se robte mendojne se Turqia paska korrupsion qe se qasin tek dera e Europes?

Dhe pasqyre e robve jane dhe politikanet e tyre. Pse mos mendo se ishte me mire Greqia kur u fut ne Komunitetin Europian?

Shqiperia eshte vend multifetar por s'perceptohet keshtu neper Europe. E mos bejme gjasme.

Rama s'ka thene asnje gje, e se ka me asnje, thjeshte po i ve gjerat ne perspektive. Shqiptari myslyman nese si zgjat doren Europa, do i falet dores se Arabit dhe Turkut shoqatat e te cileve jane ul kembkryq midis nesh. Kjo pa i heq asnje gje, asaj qe keerko ti per arritje standardesh.

S'ka asnje gje per te keqkuptu per myslyman te ilumunim si ty qe i thua deshmorit , shehid, por per rrob hallexhinj ne Peqin, qe s'kane buke te hane dhe i vejne "shoqata" i rekrutojne per mish per top.

Ashtu sic i kerko llogari Rames per standarde ( dhe mire bene ta perseris) , normal robte duhet ti kerkojne llogari Komunitetit Myslyman, cfare konkretisht po bene per te ndaluar Radikalizmin ne Shqiperi? Kjo eshte puna juaj/ Madje do ta dija per nder qe te na shkruaje nje pamflete si ky tek PPU me hapat konkrete qe Komuniteti ka marr per te mos lejuar Radikalizmin qe te perhapet ne shoqeri. Faleminderit.

Nderkohe argjerim te mbare, e Zoti ta pranofte!

ne fakt muslimanet jane shqiptaret e vertete, po te nisemi nga shkrimet e te huajve qe erdhen te paret ne vitet 1900 dhe vizituan shqiperine. (dhe qe shqiptaret i ndanin ne kater grupime, geget, tosket, labet dhe çamet, dhe jo vetem ne dy siç behet sot. per ata geget ishin shqiptaret me te vjeter dhe me te PASTER gjenetikisht dhe te vetmit qe mbartin dukurite dalluese te races)

ne fakt 50 vjet komunizem, na i sheshoi dallimet, dhe tani te gjithe dukemi njesoj, bile nga konjukturat jo muslimanet mbahen per burra me te mire, me te civilizuar, ne ditet e sotme. po ne shekullin e 18/19 nuk ishte keshtu. vetem muslimanet i thonin vetes shqiptar, qe normalisht duhet te ishte e kunderta, ata duhet te mbaheshin per turq, se kishin fene e pushtusit.

Jam gege jam mirditor dhe jam katolik. Nuk me ka pushtu turku, roma dhe askush tjeter. Kam zgjedhur vete fene time. Le te mos flasim per mirditen si krahine qe esht dalluar ne histori dhe per te cilen ka me shume shkrime ne historine e shqiperise. Na I bane ti myslimanet te vetmit shqiptare te vertete kur ne shek 18 njeri nga vellezerit nderronte emrin dhe fene qe mos ti paguante taksa osmaneve per token e tyre. Idiot shekullor dhe psikopat me kartel.

Lëri muslimanët rehat z. Rama...fillo pastro retë e zeza të korrupsionit qeveritar.

Nuk mund ta lere rehat komunitetin myslyman rehat kryeministri perderisa merr fonde nga buxheti i shtetit. Eshte nje detyrim ndaj nesh, takspaguesve, monitorimi i ketij komuniteti dhe sidomos lufta ndaj korrupsionit brenda komunitetit. Dhe korrupsion eshte: 

Te perdoresh pushtetin publik per rekrutuar terroriste, sic kane bere disa imame

Te perdoresh pushtetin publik per te ndotur mjedisin akustik urban, sic bejne gjithe imamet

Keto te beje kryeministri, se s'po i rruhet kujt ca karte po perdor 

   Artikullshkruesi jo vetem qe nuk ka te drejte por  flet kuturu ne cdo gje qe thote.Rama( per te cilin un kam shum rezerva  si qeveris) ne ato qe ka thene eshte i sakte, bile te mos ja hame hakun, eshte brilant ne intervisten.Ai nuk flet fare per rrezikun nga muslimanet shqiptare, nga Islami besim,  por  per rrezikun e islamit radikal, te atyre qe nuk e zbatojne mbarazi , nuk e pdorin si besim, por si maske mashtruese te qellimeve te tyre krejt politike, qe nuk e duan Islamin.ISIS - ve, nuk mund tu thuash ...islamike.! Artikullshkruesi eshte njeri prej tyre.Edi Rama ne sa ka thene eshte ne nje pozicion politikani shum te pergjegjshem ..per nje vend te vogel, por evropian! Duhet ta pergezojme per ato perfundime mjaft te sakta e te qarta! Kurani thote" Mos vra as edhe nje mize ne se perqafon islamin.Keta presin koka me hanxhare te prohisur ne " kovacanat e Izraelit" ! 

    Te vetemen gje qe ka nisur artikullshkruesi, per ta qelluar ne shenje( pa asnje lidhje me ca ka thene Rama) eshte konkluzioni se ISIS - u krijua fill pas pushtimit amerikan te Irakut, por " plumbi " i ka kalu per ...sorrat , se nuk eshte rrjedhoje e pushtimit irakian, por e qellimeve dhe planeve te kahershme sioniste, si nje organizem qe  synon te shpartalloje unitetin e kombit arab, shemton idealin e tyre, devijon qellimet dhe tenton te shperfytyroje besimin islam si fe e paqes dhe e harmonise mes besimeve, rracave, ngjyrave.Le ta fusim veprimtarine e kesaj organizate terroriste  te krahesuar me parimet islame, per ta sjelle ate krejt te xhveshur , sajese te shemtuar te nje grupacioni mercenar, te sionizmit botror.Jo me kot tere kombi arab i eshte kundervene..! 

   Artikullshkruesi eshte  ne gjith sa tjerr nje njorant i " persosur " ! Pikerisht ky duhet ta ...leri rehat politiken dhe muslimanet bashke me te ! Keto dy fjale ..Ja thote nje i perkatesise besimit ISLAM ..

Deklaraten e Rames e paska komentuar edhe, dora vet, Sali Berisha ne fb:

Nje deklarate sharlatani!

Rama, ne nje akt skandaloz antikombetar perdor besimin fetar te shumices se kombit per ti fyer shqiptaret dhe per te kercenuar Bashkimin Europian!

Te dashur miq, ne nje akt skandaloz dhe mirefilltas antikombetar, Edi Rama perdor besimin fetar te shumices se kombit shqiptar per ti fyer ata dhe kercenuar me kete besim Bashkimin Europian. Keshtu ne nje interviste per gazeten Financial Times Rama shprehet:
"Nese Europa na refuzon atehere ne Ballkan ka per te ardhur islami radikal" dhe "Nese BE nuk eshte ne gjendje te na tregoje rrugen qe presim atehere do kete nje hapesire te madhe per islamin radikal"
Kete deklarate deri tani nuk kam degjuar ta beje njeri apo politikan serioz pervec Edi Rames. Kjo eshte deklarate skandaloze dhe antikombetare, pasi vetem armiq te shqiptareve, me urrejtje te lindur ndaj tyre, ose njerez injorant qe nuk njohin shqiptaret apo fanatik te besimeve te tjera, mundet qe me mendjen e tyre te semure te perftyrojne apo imagjinojne Shqiperine si hapesire te mundshme te islamit radikal per shkak te besimit musliman te shumices se shqiptarve. 
Me kete rast dua ti them Edi Rames se kjo eshte nje deklarate e papergjegjshme, qe fyen rende çdo shqiptar pavaresisht nga besimi fetar dhe cilindo qe njeh kete vend dhe kombin tone. Kjo sepse:

- Se pari, Shqiperia eshte nje vend pluri-religjioz dhe shqiptaret, ne dallim nga shume e shume kombe afer dhe larg nesh, identitetin e tyre kombetar nuk e kane dhe nuk e kane patur kurre te bazuar ne besimet fetare por ne gjuhen dhe kulturen e tyre, gje qe perben njeherazi dhe kodin e tolerances fetare, aksionere ne te cilen jane ne proporcion shqiptaret e te gjitha besimeve. Shekuj me pare, kur ata kane shpallur se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, shqiptaret kane qene shume me besimtare ne besimet e tyre fetare se sa sot por nga thellesite me te medha te vetdijes se tyre kane deklaruar para botes se "jemi shqiptar aty ku flitet shqip". Ndaj dhe Hobhouse ne fillimin e viteve 1800 ne udhetimin e tij ne rajon shkruan se ketu vetem shqiptaret kane vetdije kombetare dhe flasin per identitet kombetar. Ne qofte se si pas teje ne qenkemi vend i kercenuar nga islami radikal, atehere ne pikpyetje eshte vet ekzistenca jone si komb. Kete mund ta thote vetem nje mendje e semure si e jotja.

. Shekuj me pare, kur ata kane shpallur se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, shqiptaret kane qene shume me besimtare ne besimet e tyre fetare se sa sot

Berisha si ne te gjithe karrieren e tij te llafollogjise publike, nuk shpjegon dot ato qe thote, fjala vjen nuk shpjegon dot se nuk i intereson ta shpjegoj sepse eshte kontradiktor si qenie,

Pse shqiptaret jane me pak besimtar se nje shekull me pare ? Kjo eshte pozitive.dhe Berisha e permend kete fakt si pozitive per kombin ,  fale sitemit ateist qe kaloi Shqiperia,

Ne te njeten kohe Berisha per 25 vjet me radhe ka kritikuar ate sitem per mungese te lirive fetare !  smiley

__

Shqiperia po te kishe qene 50 vjet nen rregjimin liberalokratik te Berishes sot do te kishim me shume terroriste se asnje vend tjeter te Ballkanit Ne fakt nen rregjimin e tij Shqiperia eshte bere me shume mosbesuese per Europen , prandaj edhe Edi Rama "kercenon" Europen per pak kujdes ! 

Se ky eshte edhe Profesor Doktor qe ka mend shume !!! smiley

- Se dyti, ne rast se e thua kete duke e lidhur me zhvillimet ne Irak dhe Siri, nga frika se ne Shqiperi per shkak te besimit te shumices se kombit do te kete nje hapesire te madhe per islamin radikal duke te krijuar pershtypjen se Kalifati do shtrihet ne territoret tona, je akoma me skandaloz. Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe liria, paprekeshmiria e saj eshte e sigurt dhe e garantuar nga aleanca ushtarake dhe politike me e fuqishme e kohrave. Por njeriu qe ka protestuar kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO kete nuk mund ta besoj!

- Se treti, eshte e vertete se individ te caktuar, qytetare shqiptar jane bashkuar me palet nder luftuese ne Siri dhe Irak si terroriste e islamik, disa prej te cileve kane vendosur me kete akt besimin para kombit duke tradhtuar kombin e tyre, te tjere kane bere te njejten gje si mercenare. Ata jane shqiptar qe se bashku me te tjere vrasin çdo dite qindra e mijera musliman qe falin pese vaktet, femije, gra, te moshuar si dhe te krishtere por nuk perfaqesojne aspak besimin fetar te moderuar dhe tolerant te shqiptarve. Nuk ka asgje me qesharake dhe idioteske se sa te mendosh se ata mund te konvertojne ne radikal, islamin europian te shqiptarve. Kete e thone vetem ata dhe armiq te tjere te shqiptareve dhe ne menyre te papergjegjshme edhe ti e ndonje papagall mjeran i yti per qellime absurde.

- Se kateri, eshte e vertet se keta individe, terrorist mercenar ose fanatik islamiste mund edhe te ndermarrin akte terroriste ne Shqiperi dhe gjetiu. Terroristet me origjine te ndryshme kane marre e do ndermarrin aktet e tyre monstuoze edhe ne vendet me te sigurta. Por Shqiperia eshte anetare e koalicionit antiterrorist boteror dhe me kontribute te caktuara e te pamohueshme ne kete lufte dhe kam besim se agjensite e zbatimit te ligjit dhe ato te sherbimeve inteligjente ne bashkepunim dhe me partneret nderkombetare do te japin pergjigjen dhe kunderpergjigjen e merituar cdo akti terrorist dhe organizatorve te tij.

 

- Se pesti, ne qofte se ti mendon se me deklarata te tilla, deri diku dhe kercenuese, ben presion mbi BE, vendet anetare, tregon se ke mendesine e eterve te tu dhe ke njohurite e Haxhi Qamilit per Europen, pra nuk njeh as Europen as dhe BE. Ti behesh qesharak dhe me shume sepse BE vertet eshte "soft", eshte ngritur mbi vlerat e lirise dhe paqes por Europa sot eshte me e forte se kurre ne historine e saj. Ajo as nuk kercenohet dhe as nuk impresionohet nga asnje lloj aventurieri mbi toke. Por ne rast se, qofte dhe vetem per nje moment, ndonje shtetar europian do ndalej ne deklaraten tende dhe ta merrte ate seriozisht, gjeja me e pare qe do thoshte me vete do te ishte, jo ti pranojme se po na i merr Kalifati por çna duhen keta, larg ketyre, madje sa me larg, se ketu paska mundesi te vije islami radikal! Por fatmiresisht deklaratat e tua idioteske vetem sa i neverisin shtetaret europian. Ato i perfillin vetem ekstremistet e spektrit politik europian.

- Se gjashti, me deklaraten tuaj te bere ne prag te vizites shume te mirepritur nga shqiptaret e te gjitha besimeve te Kancelares Gjermane ne Shqiperi duket se i thua Mirseardhe Kancelare po mos harro se per shkak te besimit musliman te shumices se shqiptarve jeni ne nje vend rrezik ne potencial per islamin radikal, hapesire e madhe per kete lloj islami. Dhe kete mund te thote vetem nje i semure psiqik qe pershkak te semundjes urren vendin e tij! Ne rast se e bere deklaraten ne prag te vizites se kancelares per te mbuluar faktin se per here te pare nga viti 1991 Shqiperia eshte bere nje problem serioz i brendshem per vendin e saj me eksodin e shqiptareve, qe konkuron dhe ate te sirianeve ne lufte, perseri ke bere nje gafe qe vetem ti do mund ta beje. Qeveria gjermane e di mire se pergjegjese per eksodin e shqiptarve eshte qeveria qe burgos 38 mije qytetare ne nje vit, qe ka sipas organizmave nderkombetare ne paraburgimet e saj ne kushtet me çnjerezore me shume te paraburgosur se sa Siria dhe Iraku, qe prishi ne kundershtim me ligjet bizneset dhe banesat e mbi 9 mije familjeve shqiptare, qe ka hequr nga ndihma sociale per motive politike mbi 20 mije familje dhe qe me korrupsionin dhe krimin ka permbysur klimen e biznesit dhe shkaterrruar dhjetera mijera vende pune.

 

Nje studim i njoftuar nga ambasada gjermane 3 vjet me pare, tregonte se 80% e investitoreve gjerman ishin te kenaqur me klimen e biznesit dhe do ti investonin te ardhurat e tyre ne Shqiperi. Kurse nje studim tjeter gjerman i botuar vitin qe kaloi tregonte se 67% e investitoreve gjerman ishin te pakenaqur me klimen e biznesit ne Shqiperi. Qeveria gjermane e di se me gjithe heqjen e vizave ne vitin 2010, ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, nga Shqiperia pati vetem 430 kerkesa per azil politik kundrejt mbi 4900 qe pati vetem muajn maj qe kaloi. Qeveria gjermane e di se shkaku i eksodave jane qeverite e keqija dhe se ti mashtron kur deklaron se shqiptaret po ikin se kane keqkuptuar nje thirrje gjermane per krah te specializuar pune. Kjo nuk ka asgje te perbashket me te verteten. Kjo praktike gjermane ka ekzistuar edhe vite me pare por kerkesat per azil nga shqiptaret ishin me te ultat e rajonit, vetem 250 ne vitin 2012. Qeveria gjermane e di se ti ke mashtruar shqiptaret duke deklaruar me zedhenesin tend se eksodi nuk kerconon rivendosjen e vizave. E kunderta eshte e vertete!

Se fundi, si nje sharlatan i vertete, shprehesh me akuze dhe kercenim ndaj BE duke thene se: "nese BE nuk eshte ne gjendje te na tregoje rrugen qe presim atehere do te kete nje hapesire te madhe per islamin radikal". Bashkimi Europian e ka te qarte se je i vetmi politikan qe ke bllokuar dy vite me rradhe statusin e vendit kandidat per nje megaafere korruptive.

Per Shqiperine dhe per politikanet e saj dhe per çdo vend tjeter, BE ka faktuar ne menyren me serioze se ai di dhe ofron harte te qarte rruge per procesin e Integrimit. Kjo harte rruge eshte paraqitur me hollesi ne dokumentin dhe kriteret e Kopenhagenit. Por ti me lidhjet e tua personale me krimin dhe korrupsionin, etjen e papermbajtur per pushtet dhe para, zhdukjen e pavaresise se institucioneve, shkaterrimin perfundimtar te standarteve zgjedhore i ke zevendesuar me kohe ato me kodin e mafies shteterore. sb

armir, ja vlen te biesh opinionin e nje te  semuri mendor qe i  rrezuar e shef vehten atje ku ishte dhe ku e ndyri gjithecka ? Per ca na e sjell te na mallengjeje ky qe thote gherat qe i mesuam qysh kur ky ,pikerisht  ky shkaterroi shpresen tone per ne Evrope, qe na e shtyri cerek shekulli pas sepse e shkaterroi shtetin kur ishte kryetari i shtetit? Dhe ti na sjellke modelin e shemtise te na flasi ...si ." ..musliman safi ? " 

Mbaje e piji lengun se as me qepe nuk hahet ! 

ti bie dakort me salen,njeriun me antishqiptar qe nga 1912-a e ketej??

shqiperia duhet te miratoje nje legjislacion te forte,ku te kerkohet shqiptarizimi i bashkesive fetare dhe kontroll i rrepte i veprimtarise se tyre.   sektarizmi fetar por edhe ai krahinor,jane te vetmet kercenime per destabilizimin e  shtetit shqiptar,prandaj duhet te merren shume seriozisht.

E habitshme! Myslyman te djathte, duket si kundershtim i vetvetes, kur mendo qe feja islame ka nje ideologji gati marksiste me barazine e njerezve, shperndarjen e te mirave etj etj. 

Debris, meqe ti nuk i ke qef çkoqitjet e mija rreth pareve te Sudes, shkurt them se marksizmi eshte nje ideologji gati fetare me barazine e njerezve, shperndarjen e te mirave etj etj.

Dmth ndryshimi midis tyre (feve ne pergjithsi, jo vetem Islamit) varet nga nje "gati".

Edhe zberthimi i sekretit te kuptimit te botes varet nga e njejta "gati".

 

te gjitha besimet fetare kane qene e jane " ne nje linje me marksizmin" Me kot kane kundershtuar njera tjetrin ...! 

Besimet fetare kane qene "gati" ne nje linje me marksizmin. Ndersa per "jane" ndryshon puna, sepse tani marksizmi nuk ka me tanke dhe topa si dikur, tani ka vetem Stalkera qe nuk dine ku eshte Zona ose e ngaterrojne me Brraken.

 

Jam tu prit Armirin te na shkruaj per punen e Komunitetin Myslyman ne parandalimin e radikalizmit dhe korrupsionin brenda organizates. Faleminderit paraprakisht!

asnje fe, asnje besim nuk eshte e djathte ...per tre arresye ...! 

Po urno, kush jane?

Mu me bene pershtypje djathtizmi i myslymaneve te Shqiperise, me thene te drejten. E shoh qe eshte fenomen. 

E po kur ta fusin majtas me dekada, natyrshem shkohet djathtas. Eshte ligj fizik.

 

Nuk ka bythe Rama te pranoje ate qe thote Thomas Friedman mbi c'ka radikalizon 'lulen' e djelmenise muslimane: pa lek, e pa gop, e pa Evrop

Lekun e ka ne dore vete Rama. Gopin e Evropin e ka tjeterkush. Le te fokusohet per ate qe ka ne dore te beje.

Esht me e ngaterrume puna se kujton Friedman, tani djelmuria e Evropit (dhe Friedmanit) ka edhe problemin e sumes.

 

I ke ra vrimes, pikes desha me thone

Kadosh i modh je mer cun Tirone. I dite karten turistike i dite ate islamike .

Kush vret turist do vritet ne mes te Tirones. Pytje nga salla: Ato qe vrasin shqiptare ku do iau bosh dermonin ke xhomlliku apo ke kafja Xhafes ? Ka plas lufta klasave ene per kriminelet.

Amir - Urime ne radhe te pare per muajin e rmadherishem te ramazanit dhe agjerimin sa me te lehte. Shpresoj qe fjalet e mia mos jene te renda. 

Ne rastin e fese myslymane ne shqiperi, ka me shume vlere fjala jote, sesa fjala e KM. Pse, sepse keto lloj kercenimesh i kane bere te dy krahet e politikaneve shqiptare me pare, edhe kane qene bosh. Tani gishta po me hajne me shkrujt ndryshe, po eshte muaj i madherishem, edhe po e lej. 

Sinqerisht, fjala e komunitetit myslyman shqiptar, ka me shume vlere sesa flasin politikanet. Kjo per veshet e politikaneve perendimore

Por ama, ju nuk jeni distancu zyrtarisht nga ISIS dhe nuk i keni fol njerezve drejt. Nese e kam gabim, ja e keni bere nje here, dy here, po nuk keni punu me njerezit aq sa njolla te mos na njollose. Shifrat e shqiptareve ne ISIS jane insignificant, nese krahasohen nga ato nga Tunizia, Egjypti, etj. Ne Shqiperi e Kosove, duhet te kete nje qendrim te qarte ZYRTARISHT qe ju nuk jeni me ISIS. Nuk e kam pare kete akoma nga komuniteti myslyman. Edhe s'keni pse keni turp apo frike. 

Gaia, nese nuk i ke pare deklaratat e myslimaneve kunder Isis e terrorizmit, kjo eshte sepse nuk ke dashur ti shohesh, e jo sepse ato nuk ekzistojne. Shko te faqet zyrtare te KMSh, BIK, BIM dhe Ezani dhe do i gjesh aty, te qarta, te vazhdueshme, koherente. 

Shteti sa ka mundësi tu shtrijë Mëngën mazllëmëve , qoftë edhe sikur ta Çojnë në mëndje idenë e radikalizmit Islamik , ta gjurmojë në çdo vrimë dhe tu bëjë terenin si fushë të minuar . Hipokrizi le të bëjë nga mëngjesi në darkë për "shkeljen e Lirive e të drejtave "

Ta pish në kupë Veken , hante buk me Bismilah  po u qiu nënën të gjith llojeve të maskarejve  fetare duke i kalbë në burgjesmiley.Gjithmonë e sidomos në kohët prapamoderne -të Pederastisë Politike janë Vellua Hipokrite e çdo Lëvizje Krimi e Terorrizmi pa dallim religj..

Me këtë postim të  sizofrenit me kartelë mjeksore  sali Qenefi , vërtetohet se  Populli shqiptar e kishte kuptuar që  duhej zhdukur nga skena Politike  , sepse nën zë , pregatiste një kërcënim Islamik . Këtë  tregon dhe Ligjërata e  Pampersit të LefTKopesë, kalamani / Bravekidio .  USA atashoi pranë tij një nga specialistët e  antiterrorit radik .islamik , si " këshilltar "

Të gjitha doktrinat që Lindin si rezultat i Vuajtjes dhe të Shtypurve janë  Fetare .Tek to nuk ka asgjë revolucionare për tu krahasuar qoftë me Borgjezinë  , qoftë me socializmin  .

Fetë mbështeten tek ZOTI , vetëm Zoti mund tua ndryshojë Jetën . Marksistët thonë Individi është Zot i vetes , ai mund ta ndryshojë jetën.

Pastaj Ole ka në çdo Kohë e Çdo vend që të hanë mender munë ( majtas- djathtas ) me teori ! 

Ke kohe qe te ha goja mjalte, por akoma nuk na e the sa vjet burg i jep nene Terezes?

Ngambrapa 90-tes marksistet po hane me teori majtas, edhe te nderuar ketij blogu, qe hane edhe djathtas kur mbaron bullshiti politik majtas, sepse bota (dhe konceptet) tani eshte rrethore, llobaçesvskjane, nuk eshte euklidiane vije-drejte e grekerve te vjeter, eshte jo-euklidiane e rrumbullaket e grekerve ngambrapamoderne.

Dhe mos harro kryesoret, felet, qe jane dy dhe t'rrumullakta lale, vrima osht nji.

 

Mirmëngjes smiley

Mëmë Tereza nuk ka qenë Fetare . Individualisht edhe mund të besonte në ndonjë religjion Indian .

 Ka qenë Humane e rrallë . Dhe e rrallë se kishte gjak shqiptareje .Duke përdorur një term fetar ajo Lindi nga Tokë e shënjtëruar dhe nuk mund të ishte ndryshe !

Para saj ulnin kokat njerzit e thjeshtë dhe krekoseshin dëngëlaxhijt me Pushtet për të thënë " jemi pranë zotit " Arsyet përse Vatikani apo të tjerë e " shënjtëruan " janë për përfitime Politike dhe Trafik Influence . Boll u shqyen midis tyre ku u përfshi dhe surratpafytyri ynë Berisha  Dhe më e bukura është se akoma ....Vazhdon LUFTA kush ti marrë Felën më të majme . 

Llobaçevski e xhvesh sferën nga brënda , këta tanët e Saliut e bëjnë fije fije se nuk dun të kuptojnë se çdo gjo ndërron veshje po mrenë është njësoj si e majtë dhe e djathtë .Veçse dallojnë mga llafet  

Më Rrofshi Ju nën kryesinë time ..O-ja e djathtë

Më Rrofshi Ju me mua të parë ...O-ja e majtë

mArksizma tha lerinin O-të  dhe zgjatohuni për vete ( siç e pëlqente sh.Theçer )

Mëmë Tereza nuk ka qenë Fetare, shok Enver ka qene fetar, fjala "Berisha" eshte kodi universal i zberthimit te çdo çeshtje, Fatos Nano eshte profeti i komunikimit ngambrapamodern.

U morrem vesh i nderuar!

 

Më paske folë i nderuar  Heretik . Unë xëbërthej atë që ti e lë me nënkuptime dhe patjetër  na kujtohet biseda e Ndues me Pepën  

Puan marë o Pep

Ja po mjell ca qepë

Si i ke nga shtëpia

Nuk di a mbijn a s mbijn

Hajt të pjerdhsha në veshë

fal me shnet tujve ..

E lexon  sa tolerant është Pepa . Dikush e komenton  nuk digjonte nga veshët ..Po puna është çfarë të digjonte që duhej ta kuptonte ?..Dmth punë qepësh smiley

Rama ka te drejte!

Nese Europa nuk pranon pasardhesit e arbnoreve ne gjirin e saj, pasardhesit e koloneve turq si puna e ketij Amir-it,do te vazhdojne te bejne ligjin sic e kane bere qe nga 1478.

Eshte koha te ndahet shapi nga sheqeri.

 

...I ke mente  por vone i mobilizon se nuk te le damari ...mercenar ! Merr shembull ! Varjua te gjitheve se te nje kungulli jane ! 

Lëri muslimanët rehat z. Rama e nëse je i shqetësuar për yllin Europian në qiellin shqiptar, fillo pastro retë e zeza të korrupsionit qeveritar. Në këtë muaj agjërimi, ndoshta të gjithë politikanët mund të mësojnë dicka nga kontrolli ndaj grykësisë – këtij mëkati të njohur si të tillë nga të gjitha fetë.

Armir ca u be me ate vrasjen e Kreut te Komunitetit Musliman Shqiptar? Akoma nuk ka dale ndonje musliman i nerçem ta defteje kush dhe pse  e vrau?

Se mund te kete qene dhe per motive grykesie - ketij mekati te njohur si te tille nga te gjithe fete. 

A nuk eshte mekat shitja e tokave vakef ?

Jatagani eshte mire te mbahet ne brez se po dul duhet te prese koka. Ja kaq beni ju muslimanet : mbani jataganin ne brez.

... " ja kete beni.. Ju, muslimanet, mbani jataganin ne brez...! "

Ore melun, ci sha ti ore? Nuk jane hic muslimane ata qe thu tina!

Mos ja vesh qe me saba! 

Ai qe u vra ishte nenkryetari, jo kryetari, dhe fatkeqesi eshte qe nuk u mor vesh a u vra pse u mor me shitje vakefesh apo u rezistoi ketyre shitjeve. Si cdo vrasje e pa zgjidhur ne Shqiperi, edhe kjo eshte nje njolle e zeze ne ndergjegjen tone kolektive, dhe nje klithme e vogel deshperimi e proteste ndaj legenllekut politik shqiptar qe ka 25 vjet qe na merr frymen

Aha, kujtova se ishe ndonje qe vertet ja di hallet Komunitetit Musliman.

Sali Tivari nen kryetar i KMSH-se?

Zgjidh para dy alternativash : o shkrun enkas budalliqe qe te nxisesh neverine tone, o je vertet budall.

Ky eshte shejtan budalla . Nuk shkruan se eshte por se do e ben. Ky eshte i rrymes ekstreme dhe eshte kunder zgjedhjes se ketij qylafit qe eshte kryetar i KMSH per momentin. Keta jane ndare ne sekte edhe brenda vete llojit te tyre per arsye grykesi e asgje tjeter. Kryetari aktual eshte i krahut Gylenist kurse ky qe debaton ketu me ju eshte i krahut Erdoganist. Same shit por me shije te ndryshme. 

Po a nenkryetar a sekretar i pergjithshem, dicka e tille ishte i ndjeri. Po ti e quajte "Kreu", kshu qe ia fute edhe me kot. E pra, nuk jam nga ata qe jam ne brendesi te ceshtjeve te KMSh, thjesht nje peshk qe komenton ketu me cka mban mend. Po me vjen keq qe paskam zhgenjyer pritshmerite tuaja...

Mos me bej dredha mu mer se ka qene Kreu i KMSH de fakto sepse Sabriu kishte kohe qe lengonte.

Une kam neveri per propaganden edhe kur eshte fetare. 

Aha, de facto. E shof qe qenke me ne brendesi te gjerave se un. Atehere cdo qe kerkon xhevap nga un?

edhe un e urrej propaganden. 

A qenke dhe gjib dmth! 

Po pra de fakto se kur tjetri ka marre rrugen per xhenet del i tjeter qe ben kryetarin de fakto se jeta vazhdon thote Nard Ndoka. E kupton dot kete, pra eshte Kreu i komanduar qe ja jep statusi kush do jete , deri ne zgjedhjet e reja. Apo nuk ndodhi keshtu? Apo eshte e veshtire ?

Une e urrej propagenden fetare. Ti ?

smiley

i kom qejf kto momentet e heshtjes.

Arsyeja pse Rama perdor karten islamike dhe pse eshte gabim

- Ne zgjerimin e 2004 BE kishte premtuar qe zgjerimi do te behej ne baze te kritereve strikte te Kopenhagenit dhe te para-aderimit. Por me kalimin e kohes u pa qe asnje vend nuk i plotesonte kriteret te gjitha dhe duke qene se po binte interesi per zgjerim ne vendet e zhgenjyera te lindjes dhe ato balltike u "shpik" nje kriter i ri, ai gjeopolitik (trazirat nga lufta e Kosoves ne Ballkan) dhe te gjithe keto vende u pranuan vetem mbi kriter politik, me kete rast duke perjashtuar Turqine qe nuk i plotesonte keto kritere. Nga ky grup Bullgari/Rumani u pranuan ne BE ne 2007.

-Ne samite te ndryshme ishte premtuar nga BE qe integrimi i vendeve te Ballkanit perendimor do te behej ne grup (si me siper). Por aktualisht per shkak te mosdeshires nga ana e BE per zgjerim ne grup (lodhja nga BE, forcat kunder zgjerimit ne BE, distanca teper e madhe Ballkan/BE etj) BE kaloi ne qasjen per integrim ne baze te merites individuale. Por edhe ne kete qasje sa i perket Ballkanit BE nuk eshte e qarte pasi nuk ka vendosur kritere te qarta ku progresi mund te matet nga secili vend nese i ploteson ose jo. Pervec kesaj, BE po ben te qarte se pa integrim te vete vendeve te Ballkanit mes njeri tjetrit (ku samiti i Berlinit pikerisht ketij integrimi i sherben) duke sheshuar problemet mes tyre (dialogu Kosove-Serbi) nuk do te kete pranim.

-Rama duke qene se nuk ka ne horizont asnje shprese progresi ne drejtim te plotesimit te kritereve vendosur Shqiperise (qeveri e orientuar drejt paligjshmerise) dhe duke pare qe sidoqofte keto kritere do te mbesin ne fuqi me modifikime sa per zvarritur procesin, perdor nje ligjerim te ndryshem kur i referohet BE ne menyre qe te "shpike" nje justifikim te ri qe BE ta perdore per ti integruar keto vende, duke perfshire Shqiperine me shpejt. Ne fillim tha qe rajoni eshte i destabilizuar (ngjarjet ne Kumanove) ndersa tani thote qe shqiptaret ne Ballkan do te radikalizohen nese nuk ka perspektive te qarte integrimi.

-Pse eshte gabim? Pasi ne vend qe te sherbeje per te krijuar kete justifikim qe do ti shtynte vendet e BE te ishin ne favor te nje integrimi me te shpejte pa plotesuar kushtet, ne situaten kur BE nuk ka ndermend ta beje ate (si me siper) paralajmerimi i Rames sherben per te kunderten, per te shpikur nje problem dhe jo justifikim, duke forcuar stereotipin e muslimanit radikal shqiptar

Po pra mo

Po pra, por.. nga ana tjeter, radikalizimi si fenomen mes te rinjve muslimane shqiptare ekziston dhe komuniteti musliman nuk eshte ne kontroll te situates. Ti ndoshta si pjesetar i ketij komuniteti ke mendim tjeter sespe e di situaten nga brenda

Fiks dhe une ate mendimin tjeter du te degjoj. Tu prit qe Armiri te bej sevap e te me thote c'po bene KM per ndalimin e radikalizmit dhe si eshte situata per kete teme aty/ Ne pritje...

c'ti besh qe nuk jam ne brendesi te puneve te KMSh pa s'e kisha lene pa e bere kete sevap. 

Po te adresoj tek faqja e KMSH, shih c'mund te gjesh aty.

http://www.kmsh.al/al/

shum e ashper. me e ashper edhe se vetvendosja, qe theshte se eshte kondra cdo lloj terrorizmi, te krishter apo budist qofte.

S'po e bej budallallekun ta lexoj po besoj se eshte si gjithnje, si historia me pleshtin. Kur njeriu s'di me shume se te shaje dike, s'do te beje me shume.

Nderkohe ne Kosove:

Sulmohen katolikët në Llapushnik – u digjet prona

 

Në mëngjesin e ditës së sotme, është djegur prona e Gjon Sopit, banor i Llapushnikut, i përkatësisë fetare katolike

Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Njësitet e policisë dhe të zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetimet e nevojshme.

Në Llapushnik kohëve të fundit ka pasur probleme ndërmjet banorëve të përkatësisë katolike dhe muslimane, shkruan Gazeta Express.

Banorët dyshojnë që zjarrëvënia ka të bëjë me motive fetare.

http://www.infoplus-al.com/?p=30366

U përgënjeshtrua lajmi, policia ka thënë se ishte nga shkëndij elektrike shkrirje kablli. Ndoshta edhe është bërë për të mos rënduar situatën deklarata e policis. Por versioni zyrtar është dhënë si aksident dhe jo dashakeq.

Gaia, nese nuk i ke pare deklaratat e myslimaneve kunder Isis e terrorizmit, kjo eshte sepse nuk ke dashur ti shohesh, e jo sepse ato nuk ekzistojne. Shko te faqet zyrtare te KMSh, BIK, BIM dhe Ezani dhe do i gjesh aty, te qarta, te vazhdueshme, koherente. 

Armir, nese publiku nuk ka rene ne kontakt me deklaratat e komunitetit mysliman, kjo mund te jete thjesht sepse eshte pak vokal ne denoncimin e islamit radikal dhe terrorizmit. Me se shumti nga E-zani (i vetmi qe lexoj here pas here) kam vene re pozicionin e te mbrojturit qe eshte absolutisht e drejta e autoreve ne nje kontekst mediatik tejet antagonist ndaj myslimaneve. Ama, duhet shpenzuar me teper energji duke u angazhuar ne rrjete sociale, ne parada pro harmonise nderfetare, etj. 

Ja me e fundit: http://www.kmsh.al/al/2015/06/kmsh-denon...

 

Tani se sa aktive jane keta te KMSh ne perhapjen gjere e gjate te ketyre deklaratave ne media e internet kjo eshte puna e departamentit te tyre te mediave e un s'kam kurrfare influence aty. Po si qytetare te interesuar qe jini, pse nuk i coni nje email ketyre te KMSH e ua beni keto kerkesa, ndoshta degjojne e binden se duhet te bejne me shume per ta justifikuar rrogen qe marrin. Une vete plasa duke u thene

email: info@kmsh.al

Politika e jashtme e Rames: Po s'na futet ne Evrope do prodhojme terroriste ISIS-ste. 

BE: I keni vec fjale goje, na bindni me nje studim fizibiliteti se sa terroriste mund te prodhoni ne vit. 

Ketu marren fund dhe kritikat e mia sa i perket faktit qe Shqiperia s'ka pasur nje politike te jashtme keto 25 vjet...me ne fund lindi. Flm Rilindje & ISIS !

Jo tamam keshtu, po dicka e tille 

Po her mer cer prisni, i paraprini kta qafira me nje Guantanamo Kamp me konita, se kta si fusni dot ne burgje me individe qe thyejne ligjet e trafikut se na i kthejne ene burgjet ne cerdhe Islamikesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).