Të hapja një deriçkë të vogël për maçokun tim u bë e domosdoshme. Dikur kam kujtuar se deriçkat e vogla të hapura në dyert e jashtme për qenin a macen shtëpiake, ishin maniera britanikësh apo amerikanësh, të cilët shumëçka e bënin ndryshe, duke filluar që nga përgatitja e një rriske buke me gjalpë e deri tek mënyra se si  rrihnin fëmijët në mënyrë edukative. I shikoja në TV, pragmatikë në gjithçka, dera e qenit që hapej e mbyllej horizontalisht e vërtetonte shpirtin praktik të tyre për të njëqindtën herë, ndërsa rrahja e fëmijës duke e mbajtur përmbys në prehër për t’i qëlluar me pëllëmbë byçkat, pa nerv, e sidomos pa kërcënim, me një ritëm makine, m’i sillte më të qarta përparësitë e mekanizimit perëndimor. Më në fund vinte shprehja që i vinte kapak çdo gjëje: “janë praktikë, dihet, e ka thënë Lenini atë, komunizmi eshtë elektrifikimi plus prakticizmin amerikan”. Por që të vij prapë tek deriçka: ajo u bë e domosdoshme pasi erdhi vera. Maçoku dilte jashtë pa teklif, por dera duhej lënë hapur për të kur të kthehej, e kjo sillte brenda jo vetëm zhegun nëntropikal gjatë ditës, por edhe një mizëri të vërtetë insektesh, sidomos pasi errej. M’u kujtuan ato deriçkat që shikoja në TV në fëmini, bardh e zi, ardhur me Stan Laurel apo Buster Keaton, edhe mendova se të ishe “amerikan apo englez” na qenkej një çështje krejt tokësore dhe zgjidhje halli para së gjithash.

Pa e zgjatur shumë thirra marangozin, dua një flap door për mace, i thashë, punë që bëhet, më tha, dhe vërtet, pasi punoi disa orë, më në në fund deriçka ishte aty, në pjesën e poshtëme të derës, një kanat i tejdukshëm plastik që hapej e mbyllej vertikalisht, mjaft që ta shtyje pakëz me gisht. Maçoku e pa në fillim si i hutuar atë katror të ri drite që edhe ishte “jashtë”, por edhe s’ishte, pasi “jashtë” tani u bë diçka që mund të prekej me putër. Pasi e prekte, kanati epej pak, por menjëherë vinte prapë në vend, duke ndenjur gjithnjë në atë gjendje dyzimi, me të cilën maçoku nuk ish mësuar, pasi gjer më tani, kur shikonte jashtë do të thoshte jashtë, pra mjaftonte të ecje për atje, nuk kalohej ndonjë pengesë, pragu nuk ekzistonte, çdo gjë ishte e nënkuptuar. Ndërsa tashmë papritur çdo gjë ndryshoi, një mur i çuditshëm iu ngrit përballë, i çuditshëm pasi ishte i tejdukshëm, dhe tejdukshmëria ishte diçka jo vetëm e re, por ndyshonte gjithë regullat e lojës. Dhe, përveç kësaj, ta bënte të qartë ndarjen e komfortit me lirinë, brenda-n e ngushtë me përjashta-n praktikisht pa kufi. Ai e studjoi për një kohë të gjatë deriçkën, e nuhati me shumë kujdes, por nuk mund të them në kuptoi shumë nga ajo nuhatje. Sepse vazhdonte të ish po aq i paftilluar sa dhe më parë. M’u bë e qartë se maçoku im nuk merrte erë nga transparenca. E tejdukshmja nuk i thoshte gjë, madje e hutonte. Një derë e mbyllur, opake, ishte aq e qartë, ajo do të thoshte “ndal”, ishte një kufizim pa nëqoftëse dhe sikur i lirisë, një lloj muri që para se të ndante, të mbante brenda. Dhe atë mur maçoku e kuptonte, nuk merrej me të, nuk e nuhaste, ngase ia dinte erën, dhe kur donte të dilte jashtë thjesht mjaullinte me një zë të veçantë, që e përdorte enkas për atë kërkesë, për atë lutje, dhe liria praktikisht i jepej nga një dorë që e hapte derën. Ndërsa tani ishte ndryshe, tani dera ishte dhe nuk ishte e hapur, tani kërkesa nuk bënte më kuptim, dhe vetë të hapurit e atij drejtkëndëshi drite kishte diçka të pabesë, pasi hapja nuk ishte vendimtare, por vetëm për një hop, shansi jepej për aq shkurt, sa hap e mbyll sytë, e pastaj kishte ikur dhe e gjithë drita bëhej përsëri mashtruese, iluzore, e prekshme, atë e ndjente me hundë dhe putër përsëri, ajo ishte atje pa qenë aty, dhe e gjithë kjo gjendje e dyzuar shtillej aq kapitëse, sa që dukej si një endërr e keqe, e kësisoji ai largohej nga dera, sillej vërdallë nëpër shtëpinë e njohur, e cila kishte aromat e pangatërrueshme, territore të ditura e të shenjuara me kohë, ndarje të qendrueshme hapësirash e zotërimesh, qoshesh të parapëlqyera, të buta, vende për gërricje dhe shkrythje putrash, gjithë me shpresën e kotë që të vinte pastaj tek dera dalëse dhe ta gjente të ndryshuar atë portal për në universin tjetër, ta gjente më në fund një çarje të ndershme, ku dritë do të thoshte, natyrisht, edhe liri e dhënë si ajri, e kjo të mos ishte një fazë tjetër nga “brenda” me kufizime dhe aroma të mbyllura shtëpie. 

Nuk mund të them saktësisht sa vazhdoi kjo gjendje deri sa erdhi çasti vendimtar: pashë se si maçoku uli kokën si një dem para vërsuljes kundër toreadorit, mori vrrull dhe u hodh si vetëtimë kundër deriçkës plastike, e cila u dha lehtësisht dhe ai e pa veten sakaq përjashta, në liri. Turri e kishte shpënë rreth një metër a dy matanë, të paprekur. Atij iu desh një grimë kohe të ndërgjegjësohej që ish i padëmtuar, pastaj që ish përjashta, e pasi u sigurua për të dyja këto, shikoi plot kureshtje ç’kish mbetur pas, nga ajo hedhje heroike që do të thoshte mbase edhe vdekje, dhe ajo që pa ishte me siguri e çuditshme, pasi e këqyri disa sekonda me vëmendje. Katërkëndëshi që la pas i dukej tani i errët, i ngushtë dhe mbase nuk e besonte dot se si “brenda” ishte shndërruar në një frëngji prej bunkeri. 

E njëjta skenë u përsërit kur u kthye në mbrëmje, veçse tani terri ishte jashtë dhe frengjia e errët e ditës u shndërrua në një drejtkëndësh drite, i cili po ashtu nuk jepej vetishëm, por duhej sulmuar. E pashë të gjithë vrundullin prej demi me kokën ulur, këtë radhë me kahje të kundërt, hyrjen e vetëtimtë për brenda, të siguruarit se ish ende i padëmtuar, pastaj që ish brenda, në zonën e njohur të komfortit me dritë, dhe shikimin prapa, nga dera, ku frengjia ngjante e errët dhe liria aq e ngushtë, sa të mos e besoje dot.

Nuk di nëse do të mësohet një herë ta shtyjë butësisht atë derë lëkundëse e të dalë e hyjë pa dramë përmes saj. Por me siguri ajo deriçkë e bëri ta shikojë me tjetër sy edhe lirinë, edhe komfortin. Dhe mbase është më e drejtë kështu, thashë, ndërsa shikoja deriçkën për kafshë shtëpiake blerë tek Home Depot aty afër, që në fakt ishte një membranë gjysmë e përshkueshme mes dy universesh, mes së cilës depërtonte gëzofi i zbutur i botësë sanëh

35 Komente

smiley I madh je Cimo!

ironi ?

you wish smiley

?

smiley

 shkoi shume me mengjesin, drite, hapesire, frymemarrje, thjeshtesi.

Atij iu desh një grimë kohe të ndërgjegjësohej që ish i padëmtuar, pastaj që ish përjashta, e pasi u sigurua për të dyja këto, shikoi plot kureshtje ç’kish mbetur pas, nga ajo hedhje heroike që do të thoshte mbase edhe vdekje, dhe ajo që pa ishte me siguri e çuditshme, pasi e këqyri disa sekonda me vëmendje.

sa adrenaline kane momentet kur ndermarrim me guxim nje veprim te ri, qe na ndryshon nje gjendje te vjeter.

 ... e ka thënë Lenini atë, komunizmi eshtë elektrifikimi plus prakticizmin amerikan”

kjo shprehje ndoshta eshte tek isenshelli i dyte, tek Nina Potapova e pare eshte i çik ma nryshe:

http://poetree.ru/_bl/44/05451187.jpg

Kujtesa jo vetem ben lodra, por ben lodra te interesuara.

                                                                                          heretik i dyte

 

kujt po i thu, mu apo atyre qe e thoshin? smiley

do edhe debat serioz bycka jote.

ti e do si ai latini debatin: provokacion, repression, debat. mire e ke me ate taten, po ja qe s'ka ashtu. 

kush foli? aha qeka emigranti, se un po bosha i çik muhabet me doppelgangerin tem, akoma nuk osh zgju mir perj gjumi.

Osht mistrec i modh, osht nga Schwarzwald, e kur i them qe kemi Weltanschauung te nryshem, ai me thote: jo kemi Weltbetrachtungen te nryshem. Vetem ne kete pike nuk puqemi, bejme dyele vazhdimisht, gje qe shkakton Unheimlich.

Kemi edhe ca kontradikta per llojin e formave te trupit te grave, por jane gjera pa rendesi, qe nuk prishin shume pune. Kryesorja eshte qe jemi qe te dy Dichter, dmth per çdo gje qe thu nuk kapesh dot as me gjethe fiku, se ashtu ishte i pune. Kemi vujt shume te dy, per i llaf goje 8 vjet burg.

Un po flitsha per katunaret e Çorovodes mer jau, qe kane nje Weltbetrachtungen te ndryshem per Leninin qe demaskoi Traktatin e Fshehte te Londres.

 

nc nc nc

ke ardh mir, kur mos kem njeri. grup je bo. grup. smiley

Me shume se grup, kam idene qe dikush ktu vun nga bipolar disorder. smiley Ka fillu po na duket vetja si ke Labirinti i Xhamave dikur ke Rruga Elbasanit me keto robt qe shumefishohen dhe pastaj bojne muhabet me njoni-tjetrin.

se kush foli nji tjeter, kush ò? jom un ai qe vuaj nga bipolar disorder, llak llak gjithe diten e lume per boxhin grek dhe Berishen, pranej jam artisti mi i modh i blogut, sepse nuk bohet art pa qene psikopat mer jau!

ka edhe nje menyre tjeter me rentabel per te qene artist i modh, por nuk e them, sepse eshte e sigurte qe me heq komentin Alba.

 

Nuk është bashkëbisedim për paranormalë as për autikët . Pavrësisht se e kenë të lirë mejtonj ardhjen në Blogun e Grupit të Klientelës që ushtëqehet me Gjëmbeçë .

Është një rrëfenjë që mund ta shijosh se jo .

Mu më pëlqeu për vete dhe mu zhvillu fantazia për kritikë nga dy Pompino që shoqërojnë shokun e nderuar here Tak Tik Tuk sidomos adorohem me afashinancë për njofTunitë e felltA të albërisë me zamete pas vetiu .

Komeni i dytë dhe i fundit në lëmin e abuzimit smiley në një Blog Klientelist ku kanë fillur e dominojnë Mediokrit Pordhos - Megallos  !

e ke i hall edhe ti, o heretik. puna eshte qe une te pakten, s'te ndihmoj dot smiley

nuk me the, te pelqeu ndonjecik pjesa mo, apo edhe ti si zylyfet mat gjatesine e fjalive? S'e besoj xhanem, se ti analizat i bo me pulla poste. smiley

Gjonat n'fillim jan nji, ene Halli osht nji per t'gjithe ne origjine. Pastaj shperndahet ne kohe dhe hapsire tek çdonjoni, ilustruar nga shprehja halli hallit nuk i gja.

Psh greket tani kan hall paresh.

Kurse tani un nuk kam hall arti, kaq gje besoj se e ke kuptu. Edhe per te bere kritik arti nuk kam hall, qe para 90-tes e pushova aktivitetin, qe kur kuptova qe artistet shtiren sikur kane nevoje per kritike, por ne fakt duan vetem lavderime, sigurisht edhe pare (kunst=kapital).

Ketu ne Peshk po kam nji hall, qe nuk bohemi i dor e forte me bo i dor muhabet. Po ku te leni ju te majtet, sa krijova nje grup te djathte me xhib, papirus, ballçekiç dhe Din Hyka, hop e prishet grupin.

Megjithate siç ka thene edhe Napoleoni, nuk ka situate krejt te keqe ose krejt te mire. Qari dhe qederi shkojne bashke themi ne, pra edhe keshtu nuk ankohem, themi ndonje gje, dikush na degjon me siguri, e ndoshta i zgjidh ndonje hall dikujt, ku i dihet, ka lloj lloj artistash hallexhij.

Shiko se ca persone (sidomos kur jane te Zgjedhur), mund te ndihmojne me osmoze, dmth duke zgjidhur hallin e tyre, fillojne e zgjidhin hallin e te tjereve.

 

me shume respekt z Heretik por sic e ke thene dhe njehere vete ketu ne aquarium Nuk ka te majte e te djathe por jemi pjese e te njejtes thele e ndare me nje si tip kanali ne mes. Ata qe quan ti te majte ne mengjes ne darke jane te djathte. Njesoj si Italia fjala vjen; ne mengjes eshte Lindja anadollake dhe ne darke eshte Perndimi euroatllantik ku duam te integrohemi.

E vlersoj respektin, sidomos tendin (meqe ke mbetur i lenduar prej meje me sa kujtoj), por po flisja me ironi.

Tani seriozisht si thelb dhe duke ruajtur formen karagjoze parodi (sipas modes letrare ngambrapamoderne), sado e vertete qofte teoria heretike e feleve majtas dhe djathtas, ne praktike ka edhe diçka tjeter, qe çdonjeri, kushtezuar nga prejardhja, historia, interesi, ka nje veçori asimetrike felore. Dmth sidoqofte lind dhe perendon dielli ne epoken ngambrapamoderne, çdonjeri ka nje fele me vibruese ose me elegante ose me te madhe, si te duash quaje, ka nje karakteristike dalluese esenciale hapsinore felore qe e ben te djathte ose te majte, megjith levizjen kaotike brovniane te papercaktueshmerise hajzenbergse politike.

Per ta percaktuar kete me sakte vlen percaktimi çfare quhet e majte dhe e djathte, por ky osht muhabet qe s'bohet tu bo i dor muhabet.

Meqe te erdhi fjala per Italine, levizja e saj politike Lindje-Perendim ka disa arsye te thella, edhe historike, qe ne kohe te Marko Polos, te Mbreterise Normane Musulmane ne Sicili, futurizmit sovjetik dhe ca gjona te tjera. Po duhet nje pikveshtrim qe tejkalon politiken per t'i kuptu keto gjona, edhe gjonat e tjera.

Po e hongri BE, ka shume mundesi ta haje prej Italise, ka qene dhe osht vendi me i idhet i Evropit per te fillu ca pune (se ashtu osht nje pune).

 

"çdonjeri ka nje fele me vibruese ose me elegante ose me te madhe, si te duash quaje, ka nje karakteristike dalluese esenciale hapsinore felore qe e ben te djathte ose te majte, ..."
Ose me e pershtatur me fizionomine : ka njerez hundderr,hundshtyp, hundspate, etj etj apo buztrashe, buz'holle, buze..... e ke parasysh vete ti mo.
Jo asnjehere nuk me ke lenduar, perkundrazi I lexoj komentet e tua me qejf sikurse dhe shume te tjereve ketu pavaresisht opinioneve te ndryshme qe mund te kemi.

 Ndërsa tani ishte ndryshe, tani dera ishte dhe nuk ishte e hapur, tani kërkesa nuk bënte më kuptim, dhe vetë të hapurit e atij drejtkëndëshi drite kishte diçka të pabesë, pasi hapja nuk ishte vendimtare, por vetëm për një hop, shansi jepej për aq shkurt, sa hap e mbyll sytë, e pastaj kishte ikur dhe e gjithë drita bëhej përsëri mashtruese, iluzore, e prekshme, atë e ndjente me hundë dhe putër përsëri, ajo ishte atje pa qenë aty, dhe e gjithë kjo gjendje e dyzuar shtillej aq kapitëse, sa që dukej si një endërr e keqe, e kësisoji ai largohej nga dera, sillej vërdallë nëpër shtëpinë e njohur, e cila kishte aromat e pangatërrueshme, territore të ditura e të shenjuara me kohë, ndarje të qendrueshme hapësirash e zotërimesh, qoshesh të parapëlqyera, të buta, vende për gërricje dhe shkrythje putrash, gjithë me shpresën e kotë që të vinte pastaj tek dera dalëse dhe ta gjente të ndryshuar atë portal për në universin tjetër, ta gjente më në fund një çarje të ndershme, ku dritë do të thoshte, natyrisht, edhe liri e dhënë si ajri, e kjo të mos ishte një fazë tjetër nga “brenda” me kufizime dhe aroma të mbyllura shtëpie. 

Kjo duhet te hyje ne librin guinness si fjalia me e gjate ne bote me plot 20 pjese.

Kot me fole, se s'ka asnje peshe si diskutim, por Proust-i shquhej per te tilla.

Ndoshta, megjithese tendenca eshte me fjali te shkurtra te sakta me pak fjale te thuash shume .ne fjalite e e tregimit ne fjale  ka pjese perseritese qe thone te njejten gje.

na ke len shurdh per mongoline smiley

c'behet andej na bursa mo?

Prusti ishte rrote mer jau, nuk kuptonte qe kujtesa ben lodra te interesuara, pra dmth i kishte harru frazat e shkurtra te Bergsonit.

 

Bukur, me pelqeu smiley 

" .... Atij iu desh një grimë kohe të ndërgjegjësohej që ish i padëmtuar, pastaj që ish përjashta, e pasi u sigurua për të dyja këto, shikoi plot kureshtje ç’kish mbetur pas, nga ajo hedhje heroike që do të thoshte mbase edhe vdekje, dhe ajo që pa ishte me siguri e çuditshme, pasi e këqyri disa sekonda me vëmendje..." 

smiley

Emo fakti qe kap si subjekt situata teper anodine ne jeten e perditshme por qe I percjell ne menyre te rafinuar deri ne detaje tregon qe pervecse je nje vezhgues I holle ke dhe talentin e te treguarit. Urime.

faleminderit!!

Pikërisht për t'u ruajtur nga të tillë ekzibicionistë parqesh, që i hapin pallton gjithkujt, duhej ndërmarrë diçka.

Është për të ardhur keq - se shkrimi është goxha i mirë - që të përmjerret kësisoj nga tipa të tillë butakë, që ngjiten ku të munden si rodhe. U duhet pakësuar sipërfaqja e sulmit.

Të ish për mua unë këtë onanistin e kisha përzënë me kohë: ku ma gjen Hurbinekun; ai të paktën kishte një linjë, kurse ky i hardallosuri është fare anarkik, është si ky këtu.

Natyrisht mund të bëhej diçka për të përmirësuar gjendjen e blogut, mirëpo kjo kërkon edhe një lloj përpjekjeje nga të zotët e punës dhe adminat, se vetë ne nuk është se kemi gjë në dorë.

Mund edhe t'i rrish larg kësaj faqeje, por kjo është për të ardhur keq, jo për gjë, po nuk ka asnjë faqe tjetër në blogosferën shqiptare ku të mund të publikosh njerëzisht; paria po mësyn ku të mundet çdo vlerë që nuk është cicë a mollaqe a grexit.

Problemi bëhet i rëndë kur edhe të tjerët, që shohin se bëhet deti kos, ia mëshojnë me cinizëm e kinse gallatë ku të munden.

Mund të bëhej diçka, mund të ndërmerrej diçka, por me sa duket për këtë nuk është i interesuar askush.

Gjynah për gjithë atë punë e mund të investuar këtu, gjynah që tipa të tillë trembin edhe të tjerë seriozë që do të kishin diçka për të thënë.

Ato pikët që mund të viheshin për komentet nuk janë ndonjë punë e madhe; ata çunat që merren me mirëmbajtjen e faqes i matarojnë për një orë, por ja që edhe kjo qenkësh e pamundur.

Të paktën të krijohej mundësia që gjithsekush të moderonte vetë temat që hap e të mund të vendoste se cilët komente do të lerë e të heqë q'aty.

Gjynah vërtet!

 

Une jam mpire. Nuk me dhemb me.

Eshte e vertete qe nuk ke ku publikon ne menyre te njerezishme. Dikur komentet ishin nje pjese jetesore e prurjes. Sot jane uzurpuar. Ne dallim nga ty, une nuk pres gje. Ndoshta se e di qe kjo qe ngjet ketu eshte rendi natyror i gjerave (ta pa mbikqyrura me prudencen e duhur). E ka zbuluar ky xhaxhi nje shekull e kacafiu me pare. E vetmja gje qe me mban me nje fare shprese eshte se ata qe nuk bertasin e nuk komentojne jane akoma te interesuar pa qene te angazhuar. Ftohtesisht, te padukshem dhe se largu. Me kete rast po perfitoj qe te them se prurja jote per 2 korrikun ishte goxha dinjitoze.

ne fakt, ata qe nuk bertasin e nuk komentojne por jane akoma te interesuar (pa qene te angazhuar), duhet te behen te gjalle. Jane te paret qe e kane kete detyre, nese duan qe gjerat te ndryshojne.

Ashtu sic u bete ju te dy tani.

Sa do të vepronin masat hipotetike që do të merreshin, kjo është diçka që mbetet për t'u parë, por, mendoj, se do të qe mirë të tregohej vullnet nga ana e të zotëve të blogut dhe adminave për të ndryshuar diçka për mirë.

Nëse në tema të tjera mundet robi edhe të lëshohet, për shkrime të tilla letrare ky lloj komentimi, që veç i tillë nuk është, është vdekjeprurës pasi operon me qëndrimin "kur u bone ne ti shkrimtar mër jahu...", pas sjellë as më të voglin argument se pse shkrimi i ka apo nuk i ka pëlqyer, madje duke i dalë atij skiç fare.

Të paktën, siç shkruaja, mund të bëhej fare mirë që autori i shkrimit të mund ta moderonte vetë atë e të fshinte komentet që nuk ka lidhje me temën.

Më mirë akoma do të qe, siç sugjeronte njëri tek tema tjetër, që të mundësohej opsioni për të bllokuar anëtarë të ndryshëm që tjetri nuk i honeps dot. Personalisht nuk do të doja të lexoja ofshamat e shumë anëtarëve, nuk dua fare të kem të bëj me to dhe kjo jo vetëm për arsye kohe.

Tani, nuk është se po na e kërkon njeri të shkruajmë, por, nga ana tjetër, është e drejta jonë themeltare të mundemi të kërrejmë ndonjë vjershë a ndonjë prozë. Nëse dikujt nuk i pëlqen, ose të klikojë tutje, ose të komentojë me argumenta se pse shkrimi nuk bën. Por jo kështu, kur vjen tjetri e të përmjerr mundin, pa bërë kujdes aspak se ti ke harxhuar goxha kohë e energji për ta shkruar.

E që të jemi realistë, nuk duhet fort punë për të ndërmarrë ca ndryshime efikase këtu; tjetër gjë se sa janë të gatshëm njerëzit për të ndryshuar diçka për mirë.

 

Well, nuk i ve ne dyshim ato qe thua, me perjashtim te njeres: asaj permjerjes smiley

edhe ne qofte permjerje, eshte kunder eres.

ka shume gjera, mirazh, nuk eshte thjesht per te risjelle ne terezi nje faqe. une kam dyshime thelbesore tek demokracia sic zbatohet aktualisht, kam po ashtu rezervat e mia mbi natyren elitiste te Artit, kam dyshimet e mia ne modelin konsumerist (qe per ketu perkthehet ne numer vizitoresh). Nuk di a e ke pare, por se kush tha se nje faqe me emer "jeta eshte qejf" ia ka marre ne kthese Peshkut pa uje (o llah)  smiley

personalisht nuk mund ta lejoj veten te ndikohem (me aq sa kjo eshte e mundur) nga gjithfare tipash qe mbijne ketu. eshte luks i paperballueshem. nuk do ia keshilloja askujt. dhe po ashtu, as do t'u jepja privilegjin e debatit serioz (i cili eshte dicka qe duhet merituar). sepse, si ne nje ene komunikuese, sa me serioz debati me ta, aq me qesharak behesh vete.

e fundit, si kafe e hidhet, eshte se ne gjithe medyshjet e mesiperme, une nuk kam asnje zgjidhje me te mire ne tavoline, nuk kam gje me te mire se demokracia dhe konsumerizmi, pervec utopias.

Sidoqoftë, duhet të jemi në një mendje që: nuk është për t'u lakmuar gjendja kësisoj. As vetë nuk do të qeshë i sigurt për suksesin e nismave që mëtojnë përmirësim, por, siç thonë budistët, shtegu është qëllimi. Edhe nëqoftëse qëllimi nuk arrihet, duhet bërë diçka, nëse dikush është i interesuar që faqja të mos degjenerojë edhe më.

As vetë nuk jam elitist - ndryshe nuk do publikoja këtu - por edhe në batak me derra të pakënaqum nuk më pëlqen të zhgërryhem.

Shiko, nuk është ndonjë gjë e madhe ajo që duhej bërë; energjia që po harxhohet për të diskutuar atë është ku e ku më e madhe se ajo që do të duhej për të bërë vërtet ca ndryshime të vockla. Ndoshta nuk do ndihnin edhe ato masa, por atëherë mund të thuhej vërtet: ne e bëmë tonën.

Po e mbyll me një farë Julius Fuçik (nëse të kujtohet): "Njerëz, ju kam dashur, jini vigjilentë!"... smiley

Sado te ngrefoseni si qenie superiore me fatin e keq te te qenurit midis derrave, ju te dy, qe keni bere me tamam grup (gje per te cilen nuk jam kunder ne parim), nuk e beni dot persmari Peshkun, jo siç ka qene ne epoken e herbariumit, por si duhet te jete. Siç ja kam thene njerit poet, nuk eshte zanat per ju administrimi, nuk eshte zanat per poete moderne qe normalisht nuk permbahen dot, biles duhet te mos permbahen qe te jene poete, te jene kontradiktor edhe me veten, siç eshte edhe tjetri poet, qe ketu qahet per derrat, e ne temat e tjera zgrryhet bashke me qenie zoologjike O Rono!, O Vlero, bullshit fetar ha ha ha, 70 virgjeresha ha ha ha O Qemolo! (Peshku eshte qenie organike, eshte nje e tere, aq me teper qe eshte blog politik, dhe jo artistik). Nuk mund te lavderosh  poetin modern Rilke qe eshte kunder onanizmit, njekohesisht me Vleren qe nuk i ka lene llaf pa i thene Rilkes. Ose njerin ose tjetrin, ose te dy bashke dhe zgrryhu! Njekohesisht kur ju vijne mestruacionet aristokratike elitare, duhet t'ja dini per nder derrave qe ju japin mundesine te ndiheni superiore.

Edhe ne kete rast e tregoni veten qe nuk permbaheni dot, nuk jeni ne gjendje te kuptoni veten dhe te tjeret. Edhe akoma me keq, i fusni te tere ne thes, dhe me qellim skuth.

Konkretisht un asnjehere nuk kam sulmuar vepren tuaj, dhe as lavderuar (sa i modh je çimo!, ah sa bukur Shkelqim!). E pranoj qe kam sulmuar statusin e poetit si anormal nga çdo pikpamje, gjithashtu kam treguar me fakte (thene nga vete poete t'mdhej mer jau) qe sot ne Evrope nuk ka me poete, poeti eshte akoma fenomen i botes trete. Gjithashtu kam treguar njesoj karakterin antiartistik te artit modern. E kuptoj gjithashtu se pikerisht per kete arsye gjithe inotin e keni me mu, jo me Alba e kompani, ku kerkoni te me njesoni me skuthllik poetik, sepse jam i sigurte edhe nga menyra e reagimit, qe prurjet e mia te vazhdushme aristokratike per gjendjen aristokratike te artit post-modern as nuk i dinit, e as nuk ju kishin shkuar ne mend, e as doni t'ju shkojne neper mend, sepse ndryshe te pakten kuptoni qe jeni 100 vjet ngambrapa, ne shoqni me Rilken, Pound, Majakovskin. 

 

Them te pakten, sepse te shumten duhet te kuptoni se kete qe doni te beni me Peshkun, nisni ta beni me veten tuaj me pare. Po nuk e beni dot, dhe thelle thelle nuk doni, edhe sepse llumin e Peshkut e perdorni per te çorodit ndjenjat, si zhytje ne ferr, siç perdoret bari dhe perversioni ne ambjentet artistike si teknika qe dizintegrojne karakterin, e per pasoje dizintegrojne Formen, qellimi kryesor i artit modern.

Ju e perdorni Peshkun per nevoja personale, per tu duk si poete (gje qe nuk ka asgje te keqe), per te bere aleanca hipokrite te ulta politike (gje e nyte grup me persona qe ne fakt nuk ke stime), e per tu zhyt ne balte siç zhyten rendom poetet qe nga koha e romantiçizmit lord aristokratik Bajron.

Ju nuk keni leverdi te ndryshoje Peshku, ju leverdis keshtu siç eshte, me sakte keshtu si e keni katandis!

Po njesoj edhe veten!

 

Tiku i ngjan Benit qe gjun me kumllballa dritaren e shpise vet. smiley Ndërkohe qe meriton shoqërin tuj pa ni pa dy,ka zgjedh t'a refuzoj, bile edhe ta perbuze ne njëfarë menyre.

yeah, meazalla se e do shoqnin "ton".

nuk komento kurr. smiley 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).