Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar raportin e muajit qershor për numrin e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë vend.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, shqiptarët renditen në vend të dytë për këtë muaj, me 5.932 kërkesa, ndërkohë që në vend të parë janë sirianët me 7.562 kërkesa për azil. Shqiptarët e Kosovës renditen të gjashtët me 1.581 kërkesa për azil për qershorin.

Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga MPB-ja e Gjermanisë, nga janari i këtij viti dhe deri në qershor, janë 22.209 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani. Një shifër rekord në krahasim me azilkërkuesit nga vendet e tjera të Europës dhe botës, me përjashtim të sirianëve që mbeten në vend të parë.

65 Komente

Edhe nje premtim tjater I mbajtur.faleminderit rilindje.smiley

Ca do bejne! Mu me vjen keq se do harxhojne leket e veta dhe do i kthejne te shkretet, po per ate pune ti ngulin kunjat mu ne mes te Berlinit. Derisa Gjermania jep ndihma minimale ose kacidhe per shtetin shqiptar, ne krahasim me sivellaun grek, kete pune do kete robte.

Derisa Gjermania jep ndihma minimale ose kacidhe per shtetin shqiptar, ne krahasim me sivellaun grek, kete pune do kete robte.

Me sa shoh, s'te pelqen ndryshimi ty, debris. 

Per cfare ndryshimi e ke fjalen zotrote. Ndryshimin ndermjet grekut afendiko me leket e botes dhe shqiptarin bujkrob? S'do mend qe s'me pelqen.

ne vend te dyte......mbas sirise. #rilindje

sa keq per keta, se shifra e larte iu loz kundra

dmth keq per Shq. (vendin) po qe po - s'diskutohet, por keq edhe per aplikantet

smileyC'ndryshim ne dy vjet, nga vend i dyte pas gjermanise tani te dytet pas sirise.

ashtu eshte ... ndryshim i madh kur "ekonomise" i rrezohen patericat piramidale, ilegale, e c'te duash...

 ..te dhena interesante, sidomos ato mbi numrin e azilkerkuesve Kosovare

Shifrat po rriten frikshem dite mbas dite. Keto duhet te jene kembana arlami per qeverine e cila duhet te punoje shume me teper duke hapur vende te reja pune dhe te luftoj korrupsionin ne cdo fushe. 

espana, mir thua ti por pushte-taret tane nuk para ndigjojne mire nga ky krah. 

Sirianet jane ne lufte dhe jane shkateruar si vend, dhe eshte e kuptueshme qe do emigrojne ne mase, po shqiptaret qe jane ne paqe, ç'ne kaq shume. 

Si duket ky ka pare beben qe nuk po i ngjante smiley dhe e ka hedhur poshte. Kjo eshte tragjiko-komike. Ka bebe qe ditet e para jane pak si te nxira, gjersa te stabilizohen, dhe iu vjen ngjyra e tyre natyrale. Ky mavria, nuk ka pritur ca dite, ose te bente analizat, por e ka hedhur pjellen e vet pa u menduar dy here. Ne fakt ky i semuri ketu, nuk perben rrezikshmeri per shoqerine aty, per komshinjte. Ai perben rrezikshmeri vetem per familjen e vet. 

Ose bebja i ka folur "po ti s'je babai im".

Ku e sheh komiken ketu ti Pjer, qe nje foshnje ka vdekur? E njihke ti kete personin qe po e ndake me thike se per ke perben rrezikshmeri e per ke jo? Une e di qe ti merr vesh nga te gjitha fushat, perfshi dhe mjeksine profesionale, por s'e dija qe kishe arritur t'i beje diagnoze ketij personit.

Gjembi, une edhe pa e lexuar artikullin, do dilja ne kete konkluzion, pse, sepse duket qe ai ka patur nje fiksasion/fiksim te çastit, bazuar ndoshta nga ngjyra e lekures, ose fizionomia e fytyres se bebes. Persona te tille, ne pergjithesi jane e keqja e shtepise se tyre dhe jo shoqerise qe e rrethon. Lexoje edhe nje here artikullin, ku thuhet se gjate tre vjeteve ai ka qendruar urte, s'ka bere gje, gje qe tregon se shkaku i "çmendurise" se çastit, ka qene thjesht dyshimi per beben, autorsine e bebes, turpi qe do i binte. 

Po pse ore espana pak budallenj si ky ka andej? Keta jane te paret qe ikin. Ca do beje ketu ne Shqiperi ky qe vrau foshnjen? Zere se ia ka futur per gjermani.

e paska shansin te behet ndonje deputet apo k\tar bashkie, 

Pasnesër nis grun me tre kalamajt i shoku im. Po shiko se Merkel nuk rren,i thash une,ajo tha se ska azil ekonomik. A ha,ta provojne i here,ma ktheu ai.

Mos u merzit fare Pjeter. Ti e ke pare qe Merkel e ka shume mire me Ramen. Mjafton t'i thote gruaja atyre "I LOVE YOU EDI RAMA" dhe do ja japin lejen ne vend smiley

Po me sa pare mend!!! Ku do i coj njehere? S'i dhimbsen fare te shtepise e leku qe do harxhoj? Nejse te vijne te bejne nje xhiro, po shanset jane shume te vogla qe te marrin gje.

Ca prej ketyre nuk e di ca llogarish bejne. Une njoh dy qe kane shkuar. Njeri punonte ne shtet, e hoqen e kishte nje muaj pa pune. Gruan mesuese. Dy kalamaj. Ne vend te kerkonte per pune tjeter, beri gruan te lere punen dhe u nisen. Tani humbasin shume po te kthehen ndaj rrine atje kot me kot. Pune as behet fjale te gjeje. Nuk eshte as i pastrehe, ka shtepine e tij. As pa familje, qe te thuash. Thjesht iku "per kismet". Eshte i bindur qe Gjermani do ta mbaje gjithe jeten ashtu.

Tjetri ka shtepi, dyqan te dhene me qera 400 mije leke ne muaj. Ne cdo pune qe ka qene s'ka ndenjur me shume se tre muaj. Ne cdo shtet qe ka emigruar s'ka ndenjur me shume se gjashte muaj. Jetonte me 400 mije lekshin e dyqanit, u martua, dhe me te lindur femijen, pa mbushur femija as 6 muaj, shkuan ne gjermani. Ka nje tek dhome atje, banja te perbashketa dhe ky, dhe i duket arritje e madhe qe i jep gjermani ato leke. Ta shohesh gruan ne fytyre kur e nxjerr ne foto eshte bere si e pervuajtur, si e palare.

Po versulen tamam si me ate torten e pavaresise. E njejta gje i shtyn.

Ajo ka te vllain atje tash dy vjet dhe ai e ka iniciu advençerin. Gjendja ktu mizerabel,ca me ba! smiley

Keta qe kane te aferm eshte me ndryshe po jane ca qe nisen per aventure me kalamaj nga mbrapa pz

Po normal mer Shkabe qe njerzit per aventure ikin me gjithe kalamaj; pasi kane bere rafting ne Skrapar dhe hedhje me parashute ne Sarande, duan dicka qe i ngre me shume adrenalinen, e sporti i fundit qe ka dale eshte ikja me kalamaj ne Gjermani per azil. 

 

P.S. Te ishe ne moshe madhore ti ne kohen e monizmit, mjer njerzit qe do kishe ne lagje, me kete tru kaq te partishem-pjerdhur qe ke.  

Ose, Shqiperise kurre s'i jane shterrur agjitpropsit vullnetare te Partise, gjynah qe s'e shfrytezojme kete si sektor eksporti; Greqia eksporton djathin Feta ne bote, ne agjitpropistet smiley

Ti robo as e ke idene per ca tipash po flas une. Po flas per tipa qe kane bere dy jave plazh vere per vere me te ngrena e te pira neper restorante, cdo pasdite birrat rresht neper kafe, po ik mos na hap barkun kur s'di gje se ti vetem hall saliu ke s'di muhabet tjeter.

Pi te derrit, Shqiperia e dyta ne liste pas Sirise ku njerzit vriten jo vetem nga Asadi dhe ISIS por dhe nga nje sere fraksionesh te tjera?

Cdo dite te qershorit 2015 (mesatarisht) 197 veta kane ikur nga Shqiperia per te kerkuar azil ne Gjermani, edhe pse e dine qe azili s'miratohet. Deshperimi e ben njeriun te beje lloj lloj gjera "anormale", ose pare nga kendveshtrimi Tirane-Bllokist, shiko ca po bejne ata majmunet. Serbia eshte e dyta ne liste por e ka popullsine 3 fish (a me shume?) te Shqiperise, keshtu qe proporcionalisht % e banoreve te Shqiperise ne ate liste eshte me diference akoma me te madhe nga rajoni. 

Nuk i ka te gjitha fajet qeveria aktuale normal, por u bene 2 vjet Rilindje ate qivja udhet, s'do ishte keq te fillojne qeverisjen, Facebook-u aty eshte, fotot atje vihen dhe me pas. Kryeministri p.sh. e filloi punen me renovimin e zyres se tij personale, e tani pas dy vjetesh po e mbyll gjysmen e mandatit me renovimin luksoz te katit te pare te Kryeministrise duke u perpjekur ta dalldise mizerjen e njerzve me ninullen "shi sa keq e kishte lene zyren Saliu". Nderkohe pas Kuksit tani dhe Mati po gjermanizohet. Keto dekorimet e Kryeministrise i bejne dhe Artanet (Lame e Shkreli), hallet e popullit kush do i qaje, apo vec Likja?

Ashtu sikurse vendet europiane perdorin sot mediat e tyre per te treguar mjerimin e ish-kolonive te tyre te dikurshme me qellim transmetimin e mesazhit subliminal "e shikoni sa mire qe jetojme ne në Perendim?", ashtu edhe Gjermania duhet te kete qene plotesisht ne te drejten e saj tek i tregoi Greqise, Europes dhe mbare botes se ai eshte vendi qe i tregon vendin cilitdo qe del nga rruga e zotit, me falni desha te them nga modeli unik dhe i persosur gjerman: "e shikoni sa mire jetojme ne?".

TE GJITHE NE GJERMANI ! TE GJITHE NE GJERMANI !

Une them jo te gjithe ne gjermani, ka edhe vende te tjera Europa.

Ashtu sikurse vendet europiane perdorin sot mediat e tyre per te treguar mjerimin e ish-kolonive te tyre te dikurshme me qellim transmetimin e mesazhit subliminal "e shikoni sa mire qe jetojme ne në Perendim?"

smiley  Vertet ai eshte mesazhi subliminal? Dmth edhe veprimtarite e medha (mban mend Live Aid?) qe behen per te mbledhur ndihma prandaj behen per te derguar mesazhin subliminal (por jo minimal), dhe jo per te ndergjegjesuar sklleverit qe jetojne ne vendet kapitaliste qe te ndihmojne ish-kolonite?

edhe veprimtarite e medha (mban mend Live Aid?) qe behen per te mbledhur ndihma prandaj behen per te derguar mesazhin subliminal ?

Fiks ! Behen edhe per... (te derguar mesazhin subliminal)

Do nje shembull te fresket fare nga UNICEF ?  : https://www.youtube.com/watch?v=kc9Kr_oGpps

Kape çik ndarjen e ekranit me dysh

papritmas m'u be lidhja mes dates, dhe flamurit ne krye te komentit: juve te fr. kishit diten tuaj sot, gezuar festen e republikes.

 

Cfare fiksi? Keq te mbledhesh ndihma keq mos te mbledhesh.

Cfare t'i kap ndarjes se ekranit?! Cila pjese po te shqeteson ty, kengetaret ne studio apo pamjet nga Afrika?

PD mbeshtet fuqishem, marreveshjen midis SHBA, 5 fuqive te medha dhe Iranit...

Kthejini tani se mbaruan zgjedhjet.

Jo, jo, Merkeli i ka premtuar Rames ti mbaje edhe per dy vjet deri ne zgjedhjet parlamentare. E deri atehere azilantet do te jene 10 fishuar!

100 000 merr gjermani 1000 000 sjell greku. Vangjel dule aleance me opoziten.
Imagjino nje trapllek i rames me greqine. Fqinjet acarohen gjasme. Kthim emigrantesh masiv. Emigrantet e nervozuar me ramen. RIP Rilindja.

Po mire sipas teje tia japim detin Greqise sic kerkoi te bente saluku?

Ti japim detin dhe ti marrim emigrantet.

si ishte gjendja andej nga Greqia? Me duket tema e 10 me nga 400 komente dhe still running

smiley

Per mua shifra eshte jasht mase e vogel ! Kemi nje vend shum te varer dhe kjo eshte pasoje e qeverisjeve krejtesisht kusare te ketij cerek shekulli.Nuk ka asnje lidhje dhe mundesi per tu trajtuar si mangesi qeverisjehe e ketyre dy viteve.

Mund ta besoje si version se eshte psdoje e kesaj qeverisjeje m  vec ndonje debil i lindur 

Por Evropa qe leshon lumin e eurove ne vendet prag falimenti, per cilen arresye nuk jep edhe per vendet kandidate si yni ? Per mendimin tim ky eshte i gjith problemi i vershimit te refugjateve drejt Evropes.Investimi  zhvillimor duhet bere urgjent ne vendorigjinen e refugjateve , Ndryshe problemi mbetet pa zgjidhje 

Vizionet zhvillimore jane, seshte se sjane.

merret vesh ku " rref cekani" ! Po ky me siper qesh... si saci ! 

 per cilen arresye nuk jep edhe per vendet kandidate si yni ?

Sepse I bejne rrush e kumbulla. Kur bota te thote hiq te inkriminuarit nga poste drejtuese, kerkon edhe pare!!!!

Xhamadani vija vija!!- osht bagetia andej. Kur dalin per lesh, nuk te lejne ti qethish

Njerzit ikin se kane humbur shpresen, se ne shqiperi nuk ka shendetesi po ka shtet qe eshte ne sherbim te privatit (sot te tre skanerat nuk punojne ne qsut se jane te prishur) nderkohe qe privatit si prishet kurre. Po keshtu dhe ne arsim ( nuk mund te shkosh te besh doktorateren ne shtet se ka 3 vite qe eshte bllokuar, nderko qe Naim Cili po ben kerdine ne UET). Spo flas per administrate ku mjafton te kesh diplome Kristali dhe te jesh hajdut dhe  e ke te sigurte punen drejtor. Ja pra pse ikin njerzit se jetojne keq dhe po u vdes shpresa dite pas dite. 

Ku di une s'i humb kjo shprese. Shqiperia ka kaluar me keq. Robte kane qene me keq. Them une. Por po shoh qe ka nje gjendje depresioni masiv i indiktuar dhe nga media, politika apo tek e fundit dhe nga analiste e bome ne shtepi. Nuk e di.

Do jene duke ikur nga ianti qe t'i hapin namin Rames, se ata qe ikin e dine sic e di dhe ti qe gjendja e tyre s'eshte aq e pashrese sic ka qene me pare. 

P.S. Shtypeni pak pedalin e frenave te militantizmit  mer kur beni kesi komentesh se dalen gjerat qesharake. Kjo s'eshte teme e tille subjektive tip "eshte rilindase apo apo jo streha e re e Kryeministrise" qe te themi se ata qe s'e pelqejne s'maren vesh nga arti smiley

Xhibo s'jena pasqyre mer qe te shohesh veten ti! Ku e pe ti militantizmin? Per mua duhet te kuptohet fenomeni i cili per mendimin tim s'ka lidhje me gjendjen reale por me psikologji alla Sude. Shkoni ne Gjermani, se do harxhoni dy lek po do merrni dyfishin. smiley​ S'punojne skanerat thote komentuesja me lart, por dikur as e dinin cfare ishte skaneri. Si i iku shpresa ketyre njerezve, ku vajti njehere? Kur dihet qe kane qene me keq. Apo ti thua kane qene me mire. Mbase me mbase e se paskemi pare.

Shpresa nuk i vdiq as gjermaneve pas Lufte, si vdiska shpresa keshtu?! Po te them pra, ka nje depresion masiv ne ate vend, i indiktuar dhe i ushqyer ne kurriz te gjitheve ku perfituesit si gjithmone jane mashtruesit.

Debris, lexoje prap komentin tend duke u perpjekur ta lexosh sikur e ka shkruar dikush tjeter e jo ti, e sikur ngjarja eshte per nje tjeter shtet, e jo Shqiperine: Po argumenton qe keta njerez qe po paguajne nga 400 euro vetem per te ikur pa pike drejtimi ne Gjermani nuk e bejne kete gje nga deshperimi, apo nuk duhet ta bejne kete gje, se bota ka pare shume njerez me te deshperuar se ata, qe nga koha e Hitlerit e deri tek ajo e Saliut. 

Mua me vjen keq qe te ta ve ne dukje prap se sa cope-cope e ke kete argumentin. Tani mbase bera gabim qe ia atribuova kete militantizmit, por u nisa nga fakti se duke te pasur lexuar ty nje sere komentesh per te tjera ceshtje, s'gjeja dot arsye tjeter qe te ben te shkruash te tilla gjera. 

Ate te skanerit qe tha espana me siper e keqperdor ne argumentin tend, ose se vertet je aq i ceket dhe s'e kupton se cfare po thote ai, ose se je aq militant; zgjidhe ti arsyen...a mbase ka tjeter arsye qe s'me vjen ndermend?  Ai po te jep nje detaj nga jeta e tij (jo nga jeta e atyre qe iken ne Gjermani) nje fakt ordiner qe te ilustron shume mire se si ne Shqiperi cdo gje eshte e kapur e shpesh s'ka hapesire as per ndryshim as per ankim. Ti p.sh. mund ta coje me tej kete shembull e te flisje per plot raste kur i njejti person qe e ka skanerin funksional tek klinika private merr rroge te dyfishte si profesor universiteti dhe/ose si mjek i spitalit publik. Ndekrohe qe ka plot mjeke te diplomuar rrishtazi qe jane te papaune. Por jo, ti duhet ta keqperdorje shembullin, sikur ai tha qe ata qe iken ne Gjermani per azil e bejne kete ngaqe s'i punon skaneri ne fshat apo ne Bulqize, e perpos kesaj i solle krahasimin me vitin 1937, kohen kur Shqiperia s'kishte fare skanera te tille.  

Per mua eshte vertet e habitshme se si te njejtit njerez mund te flasen normalisht per nje teme te caktuar e se si po keta njerez flasen tek temat shqip-politike sikur sapo kane dale nga electroshock therapy smiley 

P.S. Per Peshkontekst militant...ti mbase je i ri ne kete blog por po te ishe ketu ne kohen kur ne pushtet ishte Berisha do shikoje qe edhe pse Peshku ka pasur gjithmone me shume ramiste, kishte boll berishiste ketu qe benin te njejtat argumenta justifikuese dhe diversioniste ndaj pushtetit te asaj kohe, si fjala vjen kjo nofka NeoBllokmeni ne tema si kjo

Kur te behen 200 mije mendoj se do filloje Gjermani te behet pak merak , po i sistemojne te tere .

Faleminderit Frau Merkel .

Pse vetem frau Merkel!! dhe asnje falenderim rilindjes!!!?

Rilindja ne kete rast eshte e mjere kurse Merkel me zemer te madhe qe e njeh realitetin komunist sepse eshte rritur vete ne DDR .

Nderkohe po te citoj nje Mendimtar te madh qe per kete problem u shpreh :

" Zonja Merkel eshte nje njohese e shkelqyer e kultures dhe tradites Shqiptare , qe miku kur te vjen ne shtepi rrespektohet "

Prof.Doc .SALI BERISHA .

eh, mer Ed Rama, ia hongre zemren me eleganc gjermones. nji popull i gjith te falendero!

Edhe komunistat?

Thjesht karshillik artistik me ate Parrenon e kryeministrise, keto 22mijt s'dune me i nigju emrin.

Nje miku im ka 2 muaj atje , nga tirana eshte, me i llaf tirons, le e rrit te moskatet. Mori grun 2 kalamojt , e i dha kembeve. Aktualisht ne köln. Po e provoj nji here tha, me mire se ne shqiperi eshte. Nji kusho ia therri ne angli.
Habitem pse skan ik me shume me thon tverteten

Edhe me shum te ikin se kemi dendesine me te larte ne Ballkan ( pas kosoves)  , skemi c'i bejme gjith kta. Wake me up  kur te ngelemi 2Milion .

Kom nji shok Sirian (jo refugjat i luftes) e me thote se ka llafe qe ne Gjermani Shqiptaret po i blejne pasaportat sirianeve per EUR6000. Bo vaki qe edhe ata Siriane ne rrjesht te pare te jene Shqiptare 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).