Ndërkohë që kryeministri bavarez, Seehofer nuk përjashton ngritjen e çadrave për refugjatët nga Shqipëria e Kosova, socialdemokratët po mësohen me idenë e shpalljes së dy vendeve si vende të sigurta origjine.

Debati në Gjermani për vështirësitë e strehimit të refugjatëve në lande e komuna për shkak të numrit të tyre gjithnjë e më në rritje vazhdon. Kreu i ri i Bremenit, Carsten Sieling (SPD) ka kërkuar më shumë angazhim të federatës. "Kemi nevojë për shumë mbështetje nga federata", ka thënë ai për radion gjermane "Deutschland funk" të martën (21.07) Gjendjen në Bremen ai e përshkroi me fjalët "edhe ne jemi pranë ngritjes së çadrave". Më parë ka pasur zëra në median gjermane për ngritjen e çadrave për refugjatët, për shkak se qendrat e pranimit janë tejet të populluara.

Kthim apo mbajtje e të kualifikuarve?

Një pikë e nxehtë debati janë sidomos azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria Kosova e vende të tjera të Ballkanit. Kryeministri i qytet-shtetit të Bremenit, Carsten Sieling e refuzoi të martën një kthim të shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani duke theksuar se "jam për masa, por jo për ato të kthimit". Ndër refugjatët ka edhe forca pune mjaft të kualifikuara, thotë Sieling, dhe pikërisht këtyre u duhet lehtësuar integrimi. Për azilkërkuesit nga Shqipëria e Kosova, Bremeni nuk ka një pozicion përfundimtar, ka theksuar Sieling.

Por kundërshtimet Sieling i gjen tek radhët e partisë së vet. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil (SPD) kërkon një kthim të shpejtë të azilkërkuesve që iu refuzohet pranimi. Për "Hannoversche Allgemeine Zeitung", (21.07) ai tha se kjo do të ndikonte në lehtësimin e gjendjes në shumë komuna, që ndodhen në limitet e mundshme. Gjermania duhet të kthejë me konsekuencë ata azilantë që nuk kanë asnjë arsye për azil, tha ai. "Këta njerëz duhet të kthehen në vendlindje, kjo nuk diskutohet. Weil shprehet se ka respekt për ata njerëz që largohen nga Kosova për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike në vend.

"Por për ta ndihmuar Kosovën që kjo gjendje të ndryshojë nuk është detyrë e ligjit gjerman të azilit, por e bashkësisë europiane", ka theksuar kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme. "Kemi një grup azilkërkuesish, kërkesa e të cilëve me 99% siguri refuzohet, dhe një grup tjetër ku me 99% ajo pranohet. Kur të dyja grupet duan dy vjet për njohjen e kërkesës së tyre, atëherë është e qartë që diçka në sistem është e gabuar."

Grindje në politikën gjermane për azilkërkuesit

Për kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova angazhohet sidomos landi bavarez. Në takimin e kabinetit qeveritar bavarez të hënën (20.07) është kërkuar marrja e "masave rigoroze" ndaj refugjatëve që vijnë nga Ballkani. Të hënën kabineti qeveritar bavarez vendosi ngritjen e dy qendrave të pranimit për refugjatët nga Shqipëria e Kosova e Mali i Zi. Sipas kryeministrit bavarez, Horst Seehofer aty do të strehohen ata "që kanë shumë pak shanse" për njohjen e azilit. Seehofer është kritikuar sepse nuk ka përjashtuar që këto dy qendra që do të ngrihen sa më afër kufirit, mund të jenë çadra të përkohshme, ku do të përpunohen me shpejtësi kërkesat e azilanatëve. 

Kryetarja e fraksionit të ekologjistëve, Katrin Göring-Eckardt akuzoi Seehoferin për populizëm. "Ndërkohë që digjen qendra refugjatësh, edhe në Bavari, dy ditë më vonë, Seehofer kërkon të ndjekë një politikë kërcënimi." Kritika i vijnë Seehoferit edhe nga ministri socialdemokrat i Drejtësisë, Heiko Maas që e akuzon Seehoferin për "tone cingëritëse". Por kryeministri bavarez i ka mbrojtur planet e bavarezëve për strehimin e refuzgjatëve ndaj kritikave. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa ai i kundërpërgigjet kritikave të Mass duke u shprehur se ka përgjegjësi jo vetëm për azilkërkuesit në nevojë, por edhe për popullin e vet.

Që në mars të këtij viti Bavaria u përpoq për kategorizimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, por bavarezët ndeshën në kundërshtimin e socialdemokratëve në Këshillin Federal. Tani socialdemokratët duken më të hapur, siç e ka theksuar së fundmi edhe zëvendëskryetari socialdemokrat, Olaf Scholz në intervistën për "Die Welt". "Ky është një diskutim i drejtë, dhe ka kuptim, që vendet që kanë perspektivë anëtarësimi në BE nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe vende nga vijnë refugjatë." Vetëm në qershor në Gjermani u paraqitën 35.500 kërkesa për azil, një rritje prej 36%. Vendet kryesore të ardhjes së refugjatëve në këtë listë janë Siria, Shqipëria dhe Serbia.

50 Komente

Habitem se si nisen tani ne 2015, kur dihet qe vendet europiane, po kthejne mbrapsh edhe afganas, iraniane, irakeze, vende me probleme pak me te renda se Shqiperia. 

    Evropa dhe vecanerisht Gjermania, sipas meje, nuk po e merr ne analize te thelle problemin e Ballkanit Perendimor.Problemi i refugjateve nga keto teritore  nuk eshte problem " ngritje cadrash " , por problem i madh jetik i njerzimit ne kete pjese Evrope.Nervat e ngritura te qeverive evropiane gjer sot kane sjelle vec kritika, per qeverite fragile te vendeve me varferi ekstreme  dhe mjerim e vuajtje per popullsine stranike  ( gjezdisese ) ! Menyrat e trajtimit te ketij problemi teper te madh eshte e percipte, larg thelbit, injorues ndaj vuajtjeve njerezore dhe ne kundershtim te plote me aspirata e ketyre popujve ku fus shqiptaret me se pari, per Evropen e senesermes.

   Si ta spjegojme qe qeverite evropiane, vecmas ajo gjermane, qendron 24 ore per problemin grek, dhenien atij gati 100 miliarde euro dhe asnje ore per popullin shqiptar per ti dhene atij me kredi te bute 4- 5 miliard euro ...ne projekte prodhuese e zhvillimore ? Kam bindjen se me aqe miliarde sa i dhane Greqise, gjith popujve te Ballkanit me vershim refugjatesh, do te priste si me thike valen e tyre drejt Evropes.

   Zgjidhja  e problemit te refugjateve nuk vjen e nuk do te vije  nga vathat, hangaret e cadrat, por nga dhenia e fondeve per projekte  prodhues e zhvillimore te popujve te Ballkanit.As nga idiotesia e kesaj qeverie qe bllokon kuponat  dhe paisjen e njerzve me pasaportat biometrike, veprim qe po i terbon njerzit shtuar edhe nga stresi i kesaj vape perveluese.Keto qeveri servile e te papergjegjeshme duhen hedhur ...ne hale ! Nuk i duhen as dreqit ! 

   Ndryshe moj mendesia evropiane ose fillo nje lufte per ti vrare keta te mjere  ose vafsh ne hale ! Njerzve tane u ka humbur cdo fije durimi !

   Zot c'me pan syt ne Lezhe ! 

Luften per ti vrare e ka filluar por e ka me qejf ti poshteroje dhe degjeneroje njehere pastaj ti vrase.. avash avash!

Do haj njeriu njerine njehere...

vallahi, ...po vjen ajo dite ! Po provohet profecia ! Sot ne Lezhe pash me syt e mi mjerimin, hidherimin , urrejtjen njerezore ...ne shperthim ! 

Te gjitha profecite e te pareve tane jan provuar dhe vertetuar o grava, nuk ja fusnin kot ata. Ka filluar dhe do vazhdoje te haj njeriu njerine ne formen me te drejteperdrejte te imagjinueshme. Iku koha e vrasjeve masive me bomba te stermedha apo atomike, nuk duan me te te vrasin sot per sot me nje plumb apo nje bombe, ka ardhur koha te te vrasin avash avash qe vdekja te vij mbas disa qindra viteve.... AMA....E SIGURTE!

Si ta spjegojme qe qeverite evropiane, vecmas ajo gjermane, qendron 24 ore per problemin grek, dhenien atij gati 100 miliarde euro dhe asnje ore per popullin shqiptar per ti dhene atij me kredi te bute 4- 5 miliard euro ...ne projekte prodhuese e zhvillimore ?

 

Nje shpjegim mund te jete qe qeverite evropiane zgjidhen dhe paguhen nga qytetaret e tyre dhe punojne per qytetaret e tyre.  Shkurt nuk ju kane asnje borxh shqiptareve.

ne cdo qytet madhor ne perendim ke nje mehalle greke. me ngjyra te greqise. ku shkohet per qejf dhe per te ngrene gjera te shijshme.

thuaj kallamata, dhe njerezit do te te kuptojne.

thuaj feta, po ashtu.

thuaj mikonos etj etj liste e gjate. te gjitha te shoqeruara me nje ndjenje pozitivizmi. 

a mund te mendosh kete gje per shqiptaret dhe Shqiperine?

ne dime te bejme llogje si dhe te ankohemi: pse na paragjykoni? ne i themi botes: pse s'jeni ju me te mire? (qe te na gjykoni me drejt, kupton?) ne nuk para i themi vetes: pse nuk jemi ne vete me te mire?

duket si difference e vockel kshu, por ndan nje dynja, ku e ku me efektivisht se nje mal me libra liberalesh e ultra te majtesh qe rrine e presin cdo mengjes: mos ra kapitalizmi perendimor sot? 

Per ate pune edhe grekeve Merkeli ja u ka fajin.  Po ka qelluar qe problemet greke ju sjellin ca kokecarje dhe te tjerve e duan s'duan do harxhojne 24 ore ne parlament me kete pune.  Mirpo si i behet qe pleqte e Krujes nuk jane dakord.

po, por pas 400 miliard dollareve. 

ka nje shprehje jugu: "hic po Habili". smiley

Rri aman se do fillojme me teorine.  Sa te zgjuar jana ata qe marrin borxh dhe nuk e kthejne.

ne boten e sotme, po.

borxhi eshte nje situate virtuale, borxhi edhe falet, borxhi jane ca piksela ne nje hard disk diku, nderkaq, edhe pse nje pjese e tij "eshte zgerlepur", pjesa tjeter ka mbetur si infrastrukture, breza te ushqyer mire, breza qe nuk u ka hyre varferia ne palce si igrasi. c'ka nuk paguhet dot me para, sidomos virtuale.

prandaj them qe po. per fat, temen tjeter me situate pa borxhe e kemi ne balle te faqes smiley

 

Po te kemi parasysh se mendja jone ngjan shume me mendjen e grekeve mund te pranohet argumenti se vetem keto dy zjedhje ishin.  Dhe patjeter qe "borxhi i papaguar" vlen me shume se "mbeshtetja ne forcat e veta".  Se mendje gjermane nuk kemi nga ta gjejme.

smiley levende

dicka nuk eshte ne rregull , ndjehet boterisht semundja e cmendurise te species human

 

dhe qe te mendosh qe edhe ti i "belong" kesaj specie

@Grava

Perendimi ose me mire te them hapsira gjermano folse ka dhene fonde shume me teper se sa kane dijeni qytetaret e shqiperise qe jetojne ne shqiperi. Por keto fonde jane vjedhur e vazhdojne te vidhen nga politika shqiptare e cfare dolloje rryme e drejtimi. Nderkohe qe dhe keto ikje jane pasoje e nje politike asociale te politikanve shqiptare ne cdo treve te shqiperise. Politikanet ne hapsiren gjermane (gjermani - austri) po e thojne cdo dite se kemi deshtuar ne si politike e EU karshi ketyre vendeve duke i dhene para ne dore politikanve shqiptare pa kontroll te projektve e te politikave sociale.

Personalisht besoj se dhe merkel per kete pune erdhi ne shqiperi per te paralajmeruar politikanet shqiptare se po nuk mblodhen mendjen do ti lene ne meshire te fatit bicim si gerrrrrrrrrket.

Shpresoj qe politika shqiptare te vere mend per kete gje !

Ca thu mer ca tu ti? Cfare jane keto para ne dore qe qenkan dhene shqiptareve? Kush jane keta gjerman qe paskan hapur qesen e s'paskan mbajtur shenim. E kupto qe je duke folur per nje paradoks? Por e besoj qe ka plasur rrena tani andej nga Avustriaket me populistat qe duan te ikin nga Europa, " se i hengren eurot vendet e varfera dhe i dergojne emigrant". U pika!

Gjerman qe jep lek ne dore dhe s'mbane shenim, nuk ka! Ne Shqiperi momentalisht ndihma me e madhe ka ardhur nga Italia ( ne dijeni time). Kurse gjermani ka dhene sipas deklarates publike te ministrit te Financave 379 milion euro qe nga '92./ Te kishin dalet gjermanet ta pergenjeshtronin meqe paskan dhene lek tutje t'hu. Dhe le te mos flasim per Austriakun qe vitet e fundit i ka dal nje dashuri e re me sllavet. S'po thote njeri qe s'kane vjedhur, por te pretendosh qe ne Shqiperi na qenkan dhene ndonje ndihme e madhe ( dhe kur them e madhe them Greqia), eshte qesharake.

Debris gjermont kanq qene ata qe kane dhene pare qysh ne kohen e Ramiz Alise por ato pare nuk vinin fare ne Shqiperi!

Mos u nis nga ato shifra qe publikohen ne faqet e EU apo te ndonje organizate tjeter per gjasme te drejtat e njeriut apo dicka tjeter !  Pikerisht ajo eshte dhe pika cuditse e ketij muhabeti sepse ata mbajne shenime dhe centin dhe keto fatura po ja paraqesin dhe politikanve albanezi.

Firmat austriake e gjermone po perzehen nga shqiperia sepse nuk pranojne te bejne tregti te tipit mafjoz si cbejne firma italione e greke e spanjolle  apo te tjera !  Hidrocentralin me modern Austriaket ta bone dhe fondet per ate hidrocentral i nxorren vete  ... por firmat Austriake i perzun bisznesmet e demokratve e socialistve sepse kujtun ja arriten qellimeve.

Sa per sllavet kroat e slloven i kane konsideru gjithmone te vetet nga perandoria Asutriake!

Fakt eshte qe ata nuk ta lusin shume menderen  eshte rast i vecante qe tek ne erdhen vete nderkohe qe bota po i lut menderen per investime ..Ja ku eshte ndryshimi!

Gerku eshte pune pak me komplikume sepse jane ne EU dhe aty luhen guret pak ndryshe !

Tani ketu muhabeti po behet lemsh. E kujt ja paskan dhene keto pare qe ne kohe te Ramizit qe s'paskan ardh as ne Shqiperi?

Je duke ngaterruar biznesin me shtetin. Edhe ti lejme keto teorite me lartesine morale te firmave gja perendimore, sepse nuk ekziston. Firmat suedeze qe mbahen gja si me moral-lartat kur vjen puna jane kapur me faresoj korrupsionesh e bejne faresoj pislliqesh neper Kazakistanera e Greqira, edhe punet fjoll i kane. Edhe mos u ngaterro, sepse s'po te them ne asnje vend qe Shqiperia eshte ne rregull e aty s'ekzistojne faresoj pislliqesh, po s'mund te me thote njeri qe aty pati ndonje benevolence nga Perendimi( si shtetet, si kompanite private) e ne s'ditem si ta benim. Sepse pikerisht kjo s'ka ekzistuar kurre!

Gjermanet vene vetem ne vende ku e dine qe eshte leku i sigurte. Asnje gje tjeter. Kur s'kane fitime te sigurta dalin, kaq. Po s'ka lidhje me pakenaqesite me ambjentin. Ti harro qe Austriaku ne Shqiperi u fut me nje Llotari Kombtare heeej! Llotari qe thjeshte duhet te mbledh leket nga rrobte. Kaq. Kurse Gjermani ka bere nje aeroport ne Tirane ( po me standarde etj etj) ku ka marr nje kontrate monopolistike. Po nuk e di ta them une, Aeroporti i Tiranes eshte marr me kusht qe te mos ndertohet aeroport tjeter civil ne Shqiperi. Dhe kjo eshte skandaloze! Le te mos flasim per skandalin tjeter qe sapo mora vesh ku kompania franceze qe bene kartat e identitetit paska marr nje kontrate, ku paska te drejte te mbaj shenjat e gishtrinjeve te robve qe kane bere kartat ( si detyrim ligjor) dhe s'pranon t'ja jap shteti shqiptar pa lek. S'te duket mafioze ty kjo? Dmth prokuroria shqiptare s'paska te drejte mbi shenjat e gishtrinjve te popullit te vet, por duhet t'ja blej nje kompanie private, e cila po ju tek, ja shet blersit me te pare. Te dhena keto qe shteti shqiptar i detyroj popullaten e vet t'ja jepte kesaj kompanie si detyrim ligjor.

Kurse ndryshimi i politikave ndaj sllaveve s'eshte per kroat e sllovene, por per serb e rus, te cilet gja mbaheshin si armiq te perbotshem. Po nejse.. se ky muhabet po behet me partizanizma.

 

Nuk po ngatarroj asgje por po i them gjerat sic jane ....

Po te lexosh me vemendje 'kujtimet' e dipolmatve ne kohen e alise del fare qarte se i vetmi vend qe po na afrohej shqiptarve kur klani dullist e pa qe se kishte me te gjate ishte gjermania e kjo jo ashtu rastesisht ....sepse nga mbrapa ishte urata e USA.

Pra ndihmat kane filluar qysh athre jo vetem ne rrafshin diplomatik e zyrtar ku po na fusnin neper listat e EU e organizatave te tjera por dhe duke hudh leke ne kontot e ramiz alive te asaj kohe por fatkeqsisht ato leke u zhduken si pa lene gjurm ne kontot speciale te partise se punes sic quhej athere ....sepse familja dulliste nuk kishte ndermendt te jepte leke nga 'xhepi vet'  flitet qe kane 25 - 30 miliar euro.

Mos ngaterro firma serioze gjermane me firma dubioze juridke te perfaqesuara nga gjermane po te shikosh firmat kryesore te gjasme bosave ne Tirane asnjeri nuk del neper dokumenta si i tille sepse firmat jane ose dubioze ose me perfaqesues te huaj qe nuk i hyn asnje gjem ne shqiperi .....

Rinasi eshte nje nga pazaret me dubiose qe shkon ne konton e barkderrit pianec qe do te behet president tani ! Pra nuk eshte tiefbau por alabaket shqiptare qe bejne kontrata te tilla sa per info tiefbau nuk eshte firme gjarmane por vetem ka emrin ne gjermanisht !!!

Jane pazare te qellimshme per bllokimin e zhvillimit shqiptar

tiebau ka dhe disa flughäfen ne greqi e ne balkan nen kontroll dhe me sa di une ata e kane kontraten per 20 vjet te shohim se cdo ndodhe tani ....

Sa per rusi e gjetke ne lindje jane thjeshte firma per profit sepse ruset vetem cilesin gjerman besojne dhe kane qef  ...

jovetem prokuroria e tiranes por asnje prokurori ne bote nuk ka te drejte te fuse hundet ne firma private por vetem me nje vendim gjygjesor pra fajin mos e kerko tek te huajit por tek  politikani albanezi qe per ca leke nukd duan tja dine as per familje e din e iman smiley

E ke kap kot me gjerman e austriak se ata aty ku shkojne vetem zhvillim sjellin

Fajin na e kane kete rilindase barkderre e asnje tjeter

Ma muar mendja qe do perfundonim tek partizanizma pa pike thelbi. Nga koha e Ramizit (1988) deri sot jane dhene 1 miliard euro nga Gjermanet. Sipas burimeve zyrtare te ministrise se Financave te pa kontestuara nga asnje institucion gjerman, qofte dhe Ambasada.

S'e di cfare je duke fol per urata e USA e me the te thashe. Ne kohe te Ramizit na ka ndihmuar Gjermania Lindore, per arsye ideologjike, pa lidhje me USA. Kurse ajo Perendimore ishte shume e zene duke u marr me Komunitetin Europian. Nejse... se iku muhabeti sa po shoh.

p.s. mos u bej merak se nuk e le njeri Nanon t'behet president.

Debris qeke shume mbrapa  me fal qe po ta them smiley

Pa merak, do bej si do bej.smiley Shendetin pa te tjetrat rregullohen. smiley

sepse familja dulliste nuk kishte ndermendt te jepte leke nga 'xhepi vet'  flitet qe kane 25 - 30 miliar euro.

Ndoshta. Prandaj po prodhonte e tregtonte droge nipi?

Po ca degjo dhe ti, 25-30 miliard Evro ( kur ska ekzistu as Euroja mqrf) thote. smiley ncncnc

Ti kishte dhene aq Shqiperise e ti ishin zhduk ato lek neper dur robsh, e kishin henger Gjermanet me gjithe kocka ato ciko vend.smiley

Vdes per keto muhabet qe fillojne me 'thuhet, ja dhane atij por s'di car u be, s'kishin ndermend...'  pff nejse nejse..  se une jam mbrapa duhet te catch up me robte. Ika.

More Rrap i Treshit ! Po kete qe me thoni kam parasysh kur them fonde " Per projekte zhvillimore" Po ty te lumte ajo dore qe shkrove ato siper dhe tani shenome dhe mua " partizan me ty,"  qe tu biem ketyre borive se ca te tjere... I bien vrangalles .. Sa per venie men keta, kete hena,  haroje, sepse gjyshi me thoshte : Ujkun po e qethnin ...qe ti vinin mente. Ai po u thosh: shpejtoni ... Se me iken dhente!

Keta jane gati Njesoj si burokratet jermane te cadrave . 

Te gjitha respektet e mia 

Po mire o ja bejne qe i kthejne. Kane ca Lande ku mosha mesatare e popullsise eshte 53 vjec, ndersa ne total si Gjermani moshen mesatare e kane nja 46 vjec me duket. Mbas nja 25 vjetesh kur t'ju shkoje mosha mesatare 67 vjec mos te vijne te na luten ne e Kosoves te dergojme rini atje, le te vazhdojne te punojne vete ne fabrika me syze +8 sa t'ju pellcasin

dmth, kot u munduam gjer ne Allemanie, ne swedo..smiley

Kot Belul, komplet kot me duket smiley Po mire ti qe ike nga Hollanda per nje jete me te mire, po une qe lashe parajsen e Komunes se Parisit dhe erdha te kerkoja mendte ketu thuaj smiley

Te pakten e paske kuptuar gabimin, megjithese me vonese. Nuk i besove shokeve qe te duan te miren qe u perpoqen te te mbushin mendjen te mos ikje. Ti e di me mire po une them qe duhet t'i kerkosh falje publike.

Qe te kerkosh falje duhet te jesh burre i urte e trim, veti te cilat nuk i kam, dhe ngaqe nuk i kam vazhdoj te kembengul me kokefortesi deri ne fund, megjithese te gjitha faktet i kam kunder, pra te kembengul kot qe Gjermania eshte me mire se Komuna e Parisit. Le te dukem kontrapedal, po falje nuk kerkoj dot, s'kam c'te bej

me deportoi dushmani, swedo.smiley

Para 1 jave pashe nje program per ndihmat e EU ndaj romeve/ciganeve te Rumanise, ku per çudi komuna qe duhej ti merrte (me shumice rome) nuk kish marre asnje ndihme. Keshtu thosh te pakten kryetari i asaj komune. E vetmja ndihme ishte qe ishte hapur nje kurs per administrator ne qytet ku keta kishin derguar 1 rom, i cili ishte kthyer pas kursit por nuk kish filluar akoma pune ne komune se nuk kish fonde per pagesen e tij. 

Persa i perket gjermaneve, ata kane bere disa projekte aty ne Shqiperi, siç ishte rregullimi i rrugeve dhe trotuarve ne Kukes para ca viteve, te cilat i bene shum bukur, kuptohet me puntore shqiptar dhe parate e tyre. Ne fakt sot shum nga rruget dhe trotuaret aty jane prishur per shkak se firmat e internetit, telekomit, ujsjellsit etj, kane hapur kanale per kabllot dhe tubat e tyre.   Ne mos gaboj gjermanet kane rregulluar edhe qytete te tjera, apo ujsjellsa te ndonje qyteti aty. 

ujesjellsi i korces me sa di u be nga gjermanet

Pogradec me duket

Te dy, dhe shume te tjere pervec tyre

Shqipëria duhet të futet në listën e vendeve të sigurta, dhe në rastin që një shqiptar kërkon strehim (azil), të kapet, të flaket në avion e të kthehet fishek e këtej nga ka ardhur. Nëse shkon si turist, apo si aplikant për punë, është i mirëpritur. 

Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka diktaturë gjakatare e as ndonjë vullkan që po vret me miliona. Është turpi i botës që në një Shqipëri vend kandidat për në BE, vend i NATO-s, me stabiliteti e paqe, të lëshohen turma shqiptarët që kërkojnë mbrojtje nga shteti Gjerman, gjoja se në Shqipëri u rrezikohet jeta. E nga ana tjetër në Ukrainë bëhet luftë si ajo në Stalingrad, me mijëra vriten, por nuk ke as disa qindra ukrainas që kërkojnë mbrojtje nga shtete të tjera në BE. 

Kjo ikje na prish shumë punë neve, por siç duket po lejohet që të na poshtërojë si komb e të paraqesë shqiptarët si popull që nuk di të ndërtojë asnjë komunitet e që e meriton të pushtohet pasi qytetarët shqiptarë nuk duan të rrinë me shqiptarë e kërkojnë mbrojtjen nga shteti gjerman. 

Gjysmen e pare e ke mire, te gjysma e dyte ja ke fut ca kot. Te gjithe ne Gjermani e dine (te gjithe e kam fjalen dhe per miletin e thjeshte) qe shqiptaret shkojne atje nga varferia, dhe nese nuk e klasifikojne Shqiperine ne vendet e sigurta te origjines nuk e bejne as per ta turperuar as per ta paraqit ashtu e keshtu, por pikerisht sepse sado te rrine ne Gjermani ata qe shkojne te pakten per ato muaj nuk do kene probleme ushqimi e veshje etj, pra eshte puro per qellime humanitare mos-futja ne listen e mesiperme. Please mos ja fusni pordhes kot

S'e kam idene cfare po flisni, sepse Shqiperia eshte me kohe ne listen e vendeve te sigurta te origjines. Ndryshe s'do ishte bere liberalizimi i vizave.

E lexova. Por ka nje gap procedurial nga e cila po perfitohet. Shqiperia konsiderohet nje vend i sigurte i origjines. Mesa mbaj mend une jane bere dhe marreveshjet, por sa te ratifikohet nga landet . Sdq parimisht cdo vend qe i eshte bere liberalizimi eshte vend i sigurte i origjines. Por po ndodh kontradikta tipike, BE, Federal, Lande..

Mqrf ke te drejte. Kam pare nje raport te BE per qe thoshte qe ishte vend i sigurte per Gjermanine,sdq sic te thashe eshte ajo power struggle ndermjet shtresave. Normalishte BE-ja duhet te jete si fuqi normative, po hajt mo..

Kam pershtypjen se kur llogarisni ndihmat qe i jane dhene Greqise apo Serbise dhe pastaj i krahasoni me c'na jane dhene neve, harroni te fusni brenda ndihmen e pacmueshme qe i eshte dhene Shqiperise per clirimin e Kosoves.

Praktikisht nga Amerika dhe Perendimi Shqiperise i eshte dyfishuar territori dhe po ta llogarisni vleren ekonomike te atij territori, sikur qofte edhe vetem prodhimin vjetor te trajtuar sipas formulave ekonomike, do shikoni qe 400-500 miliardet dhene Greqise jane nje zero e paperfillshme me c'na u dha neve.

Te mos llogarisesh pastaj kursimin qe patem ne humbjet njerezore apo tragjedite e pashmangshme te luftes te cilat nuk mund te shprehen gjithesesi ne vlera monetare, i bie qe ne shqiptareve duhet te na bjeri nga nje rrufe ne koke sa here qe na shkon neper mend qe Amerika apo Europa s'na kane ndihmuar.

Te parit qe duhet t'i ndodhte kjo eshte Grava i cili jeton e gezon tani pikerisht prej asaj amerike qe nderhyri ne vend te tij. Perndryshe nese eshte burre do i ishte dashur te shkonte vete te luftonte e te binte deshmor per clirimin e Kosoves.

100 here ne dite duhet t'i falesh amerikes e gjermanise o grava se te kane shpetuar koken.

Une them te vemi te gjithe si popull ne gjermani. Keshtu shpetojme nga keta legena politikane e hajdute, keshtu ata mund te bejne cte duan pastaj me shqiperine. Ne, ishalla na pranojne

Po sikur te shperndaheni ne drejtime te ndryshme? Se te gjithe me nje vend nuk shkon.

Po qe je i zgjuar . edhe pse nuk e the , zere se e the. Edhe une ate hall kisha mos na ndjekin nga pas politikanet ne gjermani.
Keta 1.4milion ( 1nder ta dhe ti) qe kan ik, keshtu jane shperndare qe te mos i ndjekin dot

dhe kur te shkojme matane te themi: na fal se te genjyem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).