Pushimet e kosovarëve në bregdet më shumë i ngjajnë haxhillëkut: në të njëjtin vend, i njëjti ritual. I dallon vetëm qëllimi: të parët kryejnë një obligim fetar për të fituar kënaqësi në botën tjetër, të dytët përpiqen ta gjejnë atë në diell, ujë e zall...

Turistët zakonisht e kanë një mision në mendje kur udhëtojnë. Të shohin sa më shumë atraksione të vendit që e vizitojnë dhe t’i përjetësojnë kujtimet në fotografi. Ata kryesisht janë pasivë dhe presin t’u ndodhin gjëra gjatë udhëtimeve. Për dallim prej tyre udhëtarët janë aktivë. Ata duan jo vetëm t’i shohin, por edhe t’i eksplorojnë vendet që i vizitojnë, të njohin njerëz, të fitojnë përvoja të reja dhe ta përjetojnë plotësisht aventurën e udhëtimit, qoftë edhe në kushte e rrethana që e rrezikojnë jetën e tyre.

Shumica e kosovarëve nuk i kanë as tiparet e turistit e lëre më të udhëtarit. Emri që u shkon më përshtati është ashtu siç i quajnë në Shqipëri – pushues.

Pushues në zall me mbeturinat te koka, që vetëm rreshket në diell si peshku në skarë, herë nga njëra anë, herë nga tjetra dhe lahet në det. “Për qet ujë e për qet zall kemi ardhë, se për çka tjetër”, i dëgjon tek i thonë njëri-tjetrit në plazhe.

Pushimet në bregdet të shumicës së kosovarëve janë aq uniforme, sa ndodh që ata me vite pushojnë në të njëjtin vend, p.sh në Ulqin ose në Durrës. Ata madje nuk duan ta ndërrojnë as apartamentin ku rrinë gjatë pushimeve. “Nuk e ndrroj kurrë banesën. Pse me ndrru? Aty jam si në shpi teme. Veq e thërras shokin tem edhe i kallxoj që po vi”, thonë ata duke u krenuar se kanë zënë miqësi me të zotin e shtëpisë në bregdet.

Ka të atillë që u mbetet hatri që miku i tyre nikoqir nuk ua ka ruajtur edhe dhomën e preferuar. Ose shkojnë edhe më larg. Qesin kajde pse ua ka ndërruar ngjyrën e dhomës?! Vërejnë imtësi të kota, ndërsa nuk ankohen për mungesa elementare që e bëjnë një pushim të dinjitetshëm. Ndjenjën e të qenit si në shtëpi të vetën e plotësojnë edhe me gjësendet e ushqimet e shumta që sjellin nga shtëpia. Thuajse për ato dhjetë ditë të pushimit në det duhet patjetër gjithçka të jetë si në shtëpi. Sa u mungon shpirti aventuresk i udhëtarit!

Një ditë e kosovarëve në plazh si në “detin e Durrësit, si në atë të Ulqinit” është e njëjtë.

Vrap i mëngjesit për të zënë një çadër, ekspozim direkt në rreze edhe kur dielli arrin zenitin, muhabete me zë të lartë, përpjekje të vazhdueshme për të hyrë në bisedë dhe për të marrë vesh prej nga vjen pushuesi që ndodhet në shezlonget afër, konsumim petullash të fërguara në “fritezën mobile” afër bregut të detit, shtalba misri apo frutash të blera nga shitësi me gomar apo me karrocë dore. Rrallëkënd e sheh duke lexuar ndonjë libër e duke shikuar punët e veta.

Në plazhet e Ulqinit ende aplikohet rituali i “varrimit” në rërë për ta nxjerrë reumën nga trupi, sepse në det shkohet edhe “për ilaç”. Mjekët i konsiderojnë të rrezikshme për shëndetin këto “varrime”, por shqiptarët vështirë të ndërrojnë zakon.

Më të perënduar dielli pushuesit si në Ulqin, ashtu edhe në Durrës nisin ritualin e “haxhillëkut” dhe freskimit të trupit nga “zharitjet” e ditës. Të ndrequr e të pispillosur bëjnë xhiro të pakuptimta në shëtitoret që dikur i njihnim si korzo, e që përgjatë plazheve të bregdetit shqiptar viteve të fundit janë ndërtuar sipas të njëjtit model. I njëjtë është edhe modeli i shëtitjes në to edhe i xhingla-minglave që shiten përgjatë tyre.

Eh, kur mbaron “haxhillëku”, vrap te muzika. Patjetër tallava dhe patriotike. Se kosovarët edhe pushimet i bëjnë për patriotizëm. “Ma mirë i lëmë paratë te i joni”, thonë.

I lënë, sepse, e para, u kushton më lirë, dhe, e dyta, se për të bërë pushime në bregdete të tjera u duhen viza dhe pak më shumë pare e gjendja ekonomike nuk ua mundëson këtë luks shumicës.

Por nga mënyra sesi i bëjnë pushimet kosovarët nuk dalin edhe fort patriotë.

Edhe pse shkojnë me vite në një vend ata nuk kanë idenë se çfarë monumentesh apo atraksionesh kulturore dhe historike ka qyteti e rrethina ku pushojnë. E Shqipëria sidomos ka shumë të tilla.

Besoj se të paktë janë ata pushues shqiptarë që shkojnë ndoshta me dekada në Ulqin dhe e dinë për shembull se rreth 20 kilometra larg kësaj qyteze ndodhet Shasi, një lokalitet i bukur me gërmadha të lashtësisë ilire që dikur kishte 365 kisha.

Ashtu siç besoj se nuk e dinë as adhuruesit e pushimeve në Durrës, se në këtë qytet ndodhet amfiteatri i periudhës romake, ndër më të rëndësishmit në Ballkan, ku zhvilloheshin gara mes njerëzve dhe dyluftime mes kafshëve.

Edhe sikur të kenë vullnet për t’i vizituar këto antikitete këtë do të mund ta bëjnë vetëm individualisht, sepse institucionet përgjegjëse për turizmin në të dyja qytetet nuk u ofrojnë atyre vizita të organizuara me guidë.

Agjencitë e udhëtimeve nuk kanë oferta të tilla për pushuesit kosovarë, sepse nuk kanë as kërkesa. E tëra që u ofrojnë këto agjenci janë transporti me autobusë jo fort komodë në destinacione dhe shoqërimi me tingujt e muzikës së Medës apo Mentor Kurtishit.

Ofertat me guidë janë vetëm për turistët dhe udhëtarët e huaj, të cilët bëjnë pushime të planifikuara dhe duan që asnjë ditë e pushimit të tyre të mos jetë e njëjtë, por të ketë përmbajtje të ndryshme me plot aventurë e njohje të çdo atraksioni të vendit që e vizitojnë.

Pushimet e paorganizuara dhe pa agjendë që i bëjnë shumica e shqiptarëve nga të gjitha trevat etnike, ekspertët e turizmit i kanë cilësuar si mjaft primitive, të ngjashme me fillet e turizmit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Faji, sipas tyre, është i dyanshëm: edhe i institucioneve të turizmit për mungesë kontrolli dhe oferte, edhe i pushuesve për mungesë interesimi dhe kërkese për ngritjen e standardeve.

Fatmirësisht natyra u ka dhuruar shumë bukuri viseve shqiptare dhe historia e bujshme u ka lënë shumë trashëgimi.

Janë të huajt ata që në njëfarë mënyre i kanë njoftuar me to dhe i kanë vetëdijesuar shqiptarët si këndej, si andej kufirit për rëndësinë e ruajtjes, shfrytëzimit dhe promovimit të pasurive natyrore dhe të monumenteve historike dhe kulturore.

Në kuadër të fushatës “Turizmi i së nesërmes” me përkrahjen e Qeverisë gjermane para disa vjetësh ka filluar një iniciativë e përbashkët e organizatave lokale dhe turistike të tri shteteve: Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi e quajtur “The Peaks of Ballkans” (Majat e Ballkanit). Si rezultat i saj sot janë të identifikuara shtigjet që lidhin trekëndëshin e Bjeshkëve të Nemuna, gjë që u ndihmon edhe vendorëve, edhe të huajve të shijojnë sa më lehtë bukuritë e Alpeve shqiptare.

Ka edhe plot shembuj të tjerë, që me iniciativën dhe ndihmën e fondeve të huaja janë restauruar e janë promovuar vlerat tona kulturore, duke i kthyer edhe në pika të leverdishme turistike.

Por fatkeqësisht këto bukuri më shumë po i shijojnë të huajt sesa shqiptarët. Ndoshta edhe për mungesë të kulturës turistike.

Edhe sivjet në pikat turistike të rivierës jugore të Shqipërisë, nëpër kala e gërmadha antike, më shumë shiheshin turistë të huaj sesa shqiptarë.

Qeveria shqiptare u ka bërë thirrje kosovarëve që të përpiqen të bëjnë pushime sa më aktive në bregdetin shqiptar, duke kombinuar të shijuarit e plazhit me vizita në zona arkeologjike dhe malore.

Do të ishte mirë që sa më shpejt të fillojnë me praktika të tilla. Kjo jo vetëm për të kënaqur sytë, por edhe për të njohur sa më mirë historinë dhe kulturën e bashkëkombësve, nga njohja e të cilave kanë qenë të privuar me dekada.

Nëse jo udhëtarë, pushuesit shqiptarë do të duhej të bënin përpjekje të bëhen bile turistë. Të provojnë të ndryshojnë rutinën e pushimit, duke vizituar vende të reja dhe të eksplorojnë më shumë pasuritë natyrore dhe arkeologjike si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës. Kështu jo vetëm se do të pasuronin shpirtin dhe mendjen e tyre, por do ta njihnin më mirë edhe botën e mrekullueshme që i rrethon. Këto nuk mund t’ua ofrojë dielli, uji e zalli…

56 Komente

Faji ketu nuk eshte i pushuesve kosovare por i bashkive e komunave qe nuk nxjerrin broshura me atraksionet e tyre (reklama) dhe ti shperndajne gratis neper autobuza, fugona, lokale e dyqane, te vendosen neper xhama, ku pushuesit ti bjere ne sy. 

Po ja ti Pierro psh kur vjen me pushu ne atdhe mendjen tek qoftet e tek birat e ke. A ke bere ndonjehere plan te shikosh vendet historike? Nje mut!

Ke i far te drejte Kuazo, por po te kishte noi broshure me vende kulturore interesante, edhe do i kisha vizituar. I ke pare ato reklamat e vogla per teleferikun apo per restorantet tek mali i Dajtit, keshtu duhet ti boj edhe bashkia reklamat/broshurat per vendet atraktive, interesante. 

Po haxhi_turistet_pushuest prej shqipnie cfare bejne me ndryshe nga kosovaret? Psh, cfare bejne me ndryshe kur shkojne me cartera neper resortet e Antalyias ne Turqi? Asnje gje me ndryshe: thjesht shullohen ne diell buze detit apo pishinave, pallohen duke ngrene nga 5 vakte ne dite dhe gezojne epersite e infrastruktures hoteliere te Turqise. Po te njejten gje bojne edhe ne vendin e tyre por me nje kosto me te ulet dhe me pak kenaqesira te llojit qe i permenda me larte. Prandaj mos i bi kot me qafe vetem kosovareve. 

Po shpia Haxhi Qomilit..osht bo shpi-muze, apo akoma? smiley

Shqp tani per tani vetem turizmin stinor ka te zhvilluar disi. Keshtu qe me kohe do vije dhe momenti kur pushuesit ose turistet do te kerkojne tjeter gje pervec plazhit. Mgjse kam pershtypjen se turizmi stinor ka per te mbizotruar akoma per shume kohe.

Shkrim koti qe nuk percjell asnje mesazh per lexuesin perpos paragjykimeve te autores se shkrimit ndaj kosovareve.

ndoshta nga padija, por autorja duhet ta dije se ne te gjithe boten turistet e nje vendi e kane nje nje reputacion te caktuar. Psh: amerikanet njihen si te zhurmshem, francezet tekanjoz gjermanet te luksit çeket si aventuriste (ne shqiper) apo anglezet qe para detit primare kane seksin dhe alkoholin.

autorja mosmirenjohese ja fut kot edhe kur thote qe kosovaret vijne ne shqiperi se skane mundesi te shkojne tjeter kund! E verteta eshte se jane me dhjetera mijera emigrante nga Evropa te cilet i kane mundesite edhe pasaportat per te kalu pushimet kudo qe kane qef mirepo vijne ne shqiperi se aty ndjehen n vend te vet.

Ps: te sjell dikush nje reportazh per gjithe ato grupe te rinjsh kosovare qe ngjiten maleve e shkrepave te shqiperise cdo fundjave?!!

 gjermanet te luksit

smiley  

ç'nuk na lexojne syte ne peshk ! Po a ka më trash (jerk) se turisti mesatar gjermon ne kete bote ???

gjermanet te luksit 

Lol bre burre lol. smiley

gjermanet s'e qisin lekun nga xhepi sikur ca t'bohet....

mgjth, gjermoni ka nivel dhe cfare i duket atij si minimum komforti ... shqipeve i duket luks. Nuk i kundershton dot bre..

    Valbona, ben mire qe provon te shkruash. Shkruaj edhe keshtu , koti fare .Po perse tjeter vihet buzdetit moj vec atyre tre gherave qe ke permendur.Ca lidhje ka haxhilleku me pushuesit buzdeti per jod, rreze e qetesi ? 

    Nuk jane keto problemet jooo, por menyrat e organizimit te familjeve, cifteve, individeve per pushime sa me efektive .Gye qe eshte detyre paresore e qeverisjeve qe e shofin se pari si burim te ardhurash por edhe per te miren e pushuesave ..

Po mire, eshte normale qe ata qe vijne nga vende jo-bregdetare, jo te gjithe jane te mesuar me plazhin, plus kane te bejne edhe nivelet soc-ekonomike ne ate ca kerkojne dhe presin prej vendeve ku pushojne, ku qendron faji i turisteve s'po arrij ta kuptoj?
Shifni plazhet qe i keni lene ne gjendje skandaloze dhe matrapazllekun qe kurre s'e lini pas dore kur vjen puna per "t'ia hedhur" sojit tend. ("He mo se kosovare,-thone,-s'marrin vesh, i thashe paketa e cigares ben 2 mije lek, me dha 20 mije leksh se nuk e mori vesh qe po flisja me te vjetrat, e une s'i ktheva kusur.") Ja kete ben nje shqiptar qe qahet nga turistet pa kyltyre.
Pastaj meqe s'dikan te bekan plazh kosovaret, kush i ploteson standardet, kontigjenti i bllokut qe me te ardhur vera zhvendosen ne Dhermi, dhe ia nisin te njejtes jete blloku aty, dmth qellimi i te dalurit si ne plazh si ne kafe eshte thjesht ekspozimi, shkon gjithe dita me telefon ne dore duke bere selfie dhe check in, njerezia duhet te jete sa me e palestruar se ndryshe eshte jashte standardi, madje jashte standardi kane dale dhe bikinit normale, nuk gjen me femer pa braziliane, behet tualet edhe per te shkuar ne plazh, muzika-muzike ne kupe te qiellit, plus, e do robi dhe nje shkuma party se s'ka kuptim plazhi pa te, ca nuk zhysin as koken ne uje se prishen floket, si dhe...para se te shkosh ne Dhermi a ne Jale, te jesh nxire paraprakisht ne ndonje pishine te Tiranes.
Ne rregull deri ketu do thosha une, secili e ben plazhin si te doje, secili ka qejfin e vet, por mos gjykoni pushuesit nga Kosova, thjesht se nuk perputhen me standardin tuaj te "civilizimit"

thane qe kosovaret po e lejne durrsin per arsye .........

   Jo, Elba, po te them nga dje, Golemi eshte plot e perplot me pushues , kryesisht tanet prej Kosove e Maqedonie.Dua te them nje fakt  te kryer prej qeverisjes, qe duhet pershendetur .Te gjith kanalet e ujrave te zeza te Golemit, Nuk derdhen me ne det, por ne vendin e dekantimit , sipas projektit Gjermante perfunduar tashme.

   Por mbetet nje turizem masiv, dhe nuk bej gabim ta them qe mentaliteti i familjeve kosovare eshte ai i banimit ne bashkesi ( edhe tet nente vete ne nje apartament) Dhe i bejne muret ibret ! Kam sot aty( ne fshatin tim )  28 familje prej Kosove .Sivjet shpresoj te lene gjurme me pak ...mureve ! Un marr ne konsiderate mentalitetin fshatar dhe kushtet nden pushtim te tyre , por zgjatja e kohes per ndryshim ...me duket e pajustifikuar.

Sigurisht, kultura do kohe te ngjizet ..! 

ehe , po mire pra pushime te mbara , sepse ne 2012 ne spille mbasdite nuk dilje dot para hotelit te pije kafe se te mbyste era e kenetes se qelbur ......

detyroheshim ta pinim kafen vetem buze detit neper shezllona !

Shume njerez jane dyndur nga Voloreka thone prej vapes se madhe ...ata te mite atje kan ikur dhe kan rene rehat

Elba , kam qene zhurmuesi kryesor qe ky proces te perfundonte sepse kam patur se pari interesin timPo erdhe provohe dhe do me japish te drejte ! 

Patjeter qe do vi, por jo kete vit , vitin tjeter smiley

une shkoj edhe ne durres edhe ne pogradec , po do te te lajmeroj para se te vi

Mire dhe dije se do te pres me shum kenaqesi ! 

flm grava smiley gjithashtu !

Me qelloi te vizitoja Rugoven para disa javeve dhe te ngjisja nje pjese te Peak of the Balkans Trail, dhe eshte vertet magjepsese. Ua rekomandoj. Nje grup bjeshkataresh italiane po e benin gjithe itinerarin ne kembe, qe shkon dicka si: Peje-Rugove-Plave-Shkoder-Valbone-Peje ne mos u gabofsha, dhe merrte 5-6 dite me e kry. 

armir , ke t e drejte por eshte nje turizem specifik, jo masiv ! 

o peshku po hiqeni kete shkrim handikapat. ka dale bona e po gjykon turizmin. gjithsecili i ben pushimet si i do trapi...

ne kemi akoma qejf te lozim peskac si shoqeri... kemi dhe nje cader kosovaresh afer e jemi bere miq.

U varrosen ne rere, thote...na ramatizma!!

po rrini o lumedhenj, ngelet duke mbajt ne goje njerezit. Me c'na shikojne neve syte ketej, "varrimi ne rere" eshte lule, ku ta gjesh...

ketu ne plazh, u mblodhen para ca ditesh nja 200-300 veta, kishin vene para nje tas me permasa gjigante mbushur plot me mozzarella e kur shpertheu gara kush ha me shume pa perdorur duart. E kish shpikur ne facebook nje fox terrier me emrin Charlie. Per ta zbritur poshte ne ezofag, hidhen perpjete per nja gjys ore me kembet ngjitur.

ka dale dhe nje mode e re. Kush shpeton nga te ngrenit, sfidon autostraden, naten ne kembe, i veshur me te zeza. Ka dhe nga ata qe, ne te kundert te atyre te movides, brith lokaleve, bejne fermiden.

duhet te rrish pa levizur, ne mes te rruges me nje gote ne dore. Fiton kush rri me shume, deri ne te aguar, kur te spostojne ata te pastrimit. Vetem se po s'pate karakter pak introvers dhe këllqe, me mire mos ju fut fare.

sje varur akoma poshte? se belulin e shoh me flamur te kuq...

Ka harruar te thote qe per turp keta kosovaret hane 3 here ne dite dhe nuk degjojne fare muzike simfonike, apo serioze, ne plazh. 

Ke harru te thuash qe kjo goca ka harru me thone se sa here shko ne banjo pushuesi kosovar. Jo per gjo po me qe e lame muhabetin te 1-1 te premten.

O...pse Belulua qe ai??

“Ngreu, o Smahil beu, ngreu!/ Si rri shtrir’ e të mba’ dheu?!/

Belulua ja bëri forra/ M’u këtu, brënda te Vlora./ Pa shikoe si kalon/ Flamujt e kuq valon/ Edhe zhgaba me dy krerë/ Në të dy anët vështron.

Në Shashicë sapo vajti/ I dha urdhër komandanti./ Në Jonufër vet’ i gjashtë/ Me lëkur’ si barkë vajti/ Atje, ku ish motoskafi./ Italianët i pataksi./ Kur futej në prapavijë/ Si në tokë, edhe në det,/ Italanët dot s’e zinë,/ Ai zhdukej posi retë/ Si në det e në sterre,/ Beluli çan si rrufe.

 ...sot janë të identifikuara shtigjet që lidhin trekëndëshin e Bjeshkëve të Nemuna, gjë që u ndihmon edhe vendorëve, edhe të huajve të shijojnë sa më lehtë bukuritë e Alpeve shqiptare.

zoti i bekofte alpet shqiptare sepse oshte i  vertmi destinacion qe mund te ofrohet me krenari kudo ne bote.Natyre e virgjer,e paster dhe mahnitese.Fale ashpersise, klimes  dhe bukurive ajo zone do mbete akoma per shume kohe e pa pushtuar nga dyndjet e fusharakeve te myzeqese.smiley

pranej i vrate ata dy ceket, se po ju pushtonin? smiley

Nqs e ke llafin per ata para kater vjetesh, kane qene 4 jo 2 smiley

kto ja plasin me kallash per dasma, le mo per te mbrojt bjeshket, a per te vjedh makinen apo vareset e armikut... humba i her rrugen ne anen e malit te zi, tu kalu afer i shpie gjith gzim e hare..kur ka plas kallashi ne ajer. Nje te zhyt komen ke gazi un...gtfo sa me shpejt.

bene per albania smiley

"Pushimet" e kosovarëve në bregdet........"

pra pushimet, jo "aktivitetet", "ekskursionet", etj....

ka dhe me "keq". ke degjuar per pushimet "all inclusive" qe bejne britaniket, gjermanet, hollandezet, nordiket etj ne Greqi, Spanje e Turqi..? nga aeroporti i con autobuzi direkt ne hotel. dhe aty rrine derisa mbarojne pushimet pas 8 apo 11 ditesh e i con autobuzi perseri ne aeroport...
aty e bejne "plazhin" te pishina e hotelit, megjithse deti mund te jet 100 m larg, (mirepo ska "happy hour" ne det sic ka te pishina.smiley... aty ne hotel hane mengjes-drek-darke, meqe eshte "bufe" dhe mund te kalojne me takt ti mbushin pjatat 3-4 here. po aty ne hotel argetojne edhe femijet e tyre, ndersa ti thua kulture, arkeologji,muzeume etj.. e mire o mire...

happy hour haha smiley

Edhe pse shkojnë me vite në një vend ata nuk kanë idenë se çfarë monumentesh apo atraksionesh kulturore dhe historike ka qyteti e rrethina ku pushojnë. E Shqipëria sidomos ka shumë të tilla.

 

smiley

dhe shan kosovaret kjo smiley

Epo qe te ishin dhe pushimet e gjykueshme! Jo po te flasim dhe per faktin qe s'behet not uniforme...pse te mos dine te gjithe not delfin? Po pluskojne njerezit ne uje kot me kot dhe na prishin pamjen e detit!

E mire u thote. Nderroni vendin. Boring people! Lol

Gazetarja nga Kosova qenka perdoruese  e GIA Vital.

Diell dhe vitamine D oj qike !

Dhe ju te Kosoves te qudisni kur i beni krahasimet vetem me ezan, Kurban Bajram, Hagjilluk, minare e gjami.

Shkurt fare : pordhi kali ne der' t'hanit.

po pra, kto belulat qenzuroni po ja u majti. shkojn nga venet e lluksit kush n'albanie, kush n'italie e menjen ke peshki nrsa ju abuzoni mbi xha idrizin qi lu tavll atje n'maj t'nevads a arizons me qingapokun e kur do me shnrue dy llafe me bashkomsat ja perplasni ftyrs: xha idriz e tejkalut normen per sot. 

Budallice! smiley

Po, Po!

ish beluli, ish ai, ne Vloren me histori

beluli me thelen ne gji

Ish ergjënd e ish flori, i ra gjylja ne kërcì

Jemi pak majmuna ne shqiptaret e civilizuar*, na vjen turp nga prinderit, shoket dhe familja jone anadollake...keshtu e shikon dhe autorja familjen e saj shqip-kosovare. Na duken sikur ata na turperojne (para kujt?) keshtu qe preferojme t'i mbajme ne thes, e kur s'mundemi i shajme se ata s'e pijne kokteilin me cader dhe kallam ne gote.

*Nenkupto shqiptaret e kompleksuar.  

Mire qe na vijne dhe ata se me keto cmime fantastike qe po i rrjepin perdite, as ata sdi vijne. 120 euro oferta per tre dite ne Korfuz. Me mire shkoj atje sa te paguaj vetem dhomen ne Foli Marine ose Drymadhes Inn ose ne Himare. 

Nje shkrim mese normal ishte qe i bente thirrje njerezve dhe qeverive te investonin ne vendet arkeologjike qe te mos mbeteshin injorante tere jeten shqiptaret.

Le te shikojne me syte e tyre rrenojat antike se mire do u behet. Ku eshte problemi? Ca halli keni? apo i doni anadollake si haxhinjte e Mekes shqiptaret.

http://www.balkanweb.com/site/reportazhp...

Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pushuesit vendas janë të paktë. Disa prej hoteleve në zonë, janë të zënë në kapacitet 100% me turistë polakë, hungarezë, serbë dhe boshnjakë, që vijnë në grupe të organizuar, nëpërmjet agjensive turistike. Hotelierët thonë se 15 deri në 20% janë pushues nga Kosova, që jetojnë në vendet e Europës, ndërsa 80% të huaj. Një pushues cek thotë, se ka ardhur me prindërit dhe familjen. “ Jemi këtu për 10 ditë. Është një vend si parajsë. Me dy prindërit dhe vëllain jemi argëtuar shumë, sepse plazhi, dielli ushqimi dhe argëtimi janë të rëndësishëm për ne. jemi shumë të kënaqur edhe me hotelin”.

Kristina është një pushuese që ka mbërritur nga Vjena. Ajo ka shijuar gjithçka në pushimet 10 ditore në plazh. “Kam marrë rreze dielli, jod dhe kripë, që në orët e para të mëngjesit. Jam shumë e kënaqur me kushtet në hotel, me çmimet që për ne janë të ulëta. Me 30 Euro në natë e kemi prenotuar hotelin. Ushqimi juaj na ka shijuar shumë. Keni një kuzhinë të shkëlqyer. Në mbrëmje kemi dëgjuar muzikë shqiptare. Mendoj që do të vijmë prapë”.

Të rinjtë në plazh kanë shumë mënyra për tu argëtuar, që prej xhirove me varka, motorë uji, dhe balona. Këtu pushuesit në grup mund të aplikojnë joga dhe sporte të tjerë, ndërsa marrin rreze dielli. Për hotelierët dhe menaxherët e njësive akomoduese, duhet më shumë kontroll në drejtim të çmimeve. Shteti me strukturat e tij, duhet të ndërhyjë, që të mos ndodhin abuzime me faturat në restorante, por njëkohësisht duhet të parandalojë edhe propogandën e keqe që po i bëhet plazheve të zonës së Durrësit. Ka qarqe të caktuar që po propagandojnë largimin e pushuesve të Kosovës dhe Maqedonisë nga Shqipëria deklarojë hotelierët. Edhe për shoqatën shqiptare të Turizmit, nga Velipoja në Shëngjin Durrës e më tej, është vënë re një numër më i ulët peshuesish, në bregdet, përkundrejt pritshmërive. Kriza ka ndikuar ashtu si në Shqipëri edhe në vendet e rajonit, dhe kjo pa diskutim që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm, përpos edhe disa problemeve të tjera është opinioni i shoqatës.

(ed.me/BalkanWeb)

 

Pas Haxhi Pishmanit ne folklorin tone dolli edhe Haxhi Turisti.smiley

Si eshte historia e Haxhi Pishmanit? 

Duhet te kete qene ndonje me emrin Haxhi I cili behej pishman lol.

Po tani ne Shqiperi lluksi madh e pasterti e madhe dhe turistat kosovar e dhjesin muhabetin smiley

Po nuk ngeli debil e debile pa u be gazetare ,te na falin ata dy koqe te sakte qe kemi smiley

Kesaj i thone pordhe me rigon...me therçin mua po ka pare ndonje gje vete nga keto kjo çupa smiley

Po kjo i ka mbajtur pishen te gjithe pushuesve prej Kosove nga kane vajtur ? Sa mire qe paska pasur kohe ...smiley

Heres tjeter do shkojne dhe ne disko ..mos e rruaj hiç ..mbas shkrimit tend do reflektojne smiley

Ua pike e zeze do i marrin leje kesaj dhe si do e shtrinjne menderen ..

Faleminderit qe vijne dhe shyqyr qe erdhi kjo dite te vine lirshem ne vendin e tyre ...

se turturoheshin per nje vize me pare, si nga ambasada jone ne Beograd e si nga ata te huajt qe kishin mbi koke andej ...

Trape femer ...

O po koqe fëmër thuaj e je ne rregull!

pushimet aktive i bon vetem ai qe ka pune luksi gjate vitit, kush rropatet gjithe vitin do vetem me pushue.
ka pas kene qujt nji sallam turist dikur..

Ja dhe Haxhi-turistja Merkel, ka 7 vjet qe bene pushimet ne Tirol te Italise, me te njejtin hotel, me te njejten dhome, me te njejten periudhe dhe me te njejtin burre. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).