Dhe ndërsa priste, po bisedonte me udhëtarin. Ai po i tregonte se ku po shkon, me se merret, gjëra të parëndësishme në përgjithësi. Hajduti po dëgjonte me vëmendje. Nuk po shtirej, në fakt, ashtu siç mund të mendosh ti, duke qenë se ai është një hajdut dhe po pret kohën e duhur për të grabitur udhëtarin. Ai po dëgjonte me vëmendje, siç po thoja, sepse ishte shumë kurioz dhe sepse, tek e fundit, deri sa të vinte koha e duhur nuk kishte pse të mos bisedonte. Tani, para se të pyesësh, po të tregoj vetë që, këta po bënin udhën bashkë, ishin nisur që në mëngjes nga hani ku kishin kaluar natën dhe po afroheshin afër një hani tjetër, në një fshat që s’ia dinin emrin. Bëhet fjalë për shumë kohë më herët, kur njerëzit udhëtonin me ditë dhe flinin nëpër hane. Nejse, po të thoja, kur filluan të lehnin qentë e fshatit, hajduti ngadalësoi pak hapin, e goditi udhëtarin në kokë nga mbrapa dhe e grabiti. Kaq ishte e gjitha.
– Po pse po ma tregon?
– Shiko, një ditë kur po bisedoja me tim atë mbi politikën dhe pse njerëzin nuk ishin rebeluar e nuk e kishin ndryshuar sistemin më herët, ai
më tha: “Merr një shkop tani dhe shko e shkund gjethet e arrës.I këput dot të gjitha? Prit të vijë vjeshta dhe gjethet do të këputen vetë, sepse i kardhur koha.”
– Në rregull e ka yt atë, po pse po ma tregon?
– Po ja, m’u kujtua dhe thashë të shtynim rrugën.

 

perkushtim.wordpress.com

facebook.com/perkushtim

4 Komente

letersi e papare!

perfundimisht,  grabiti udhetarin e duhur  ky grabitqari ?

Po ajo është e bukura e letërsisë, gjithsekush nxjerr përfundimet e veta.

Beluli nuk merr vesh nga keto gjera. Letersia i doli 6 me mik, dhe hartimet ja shkruante komshiu per pese lek...

smiley smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).