Ajo, një shqiptare e re, rreth të 30-tave, e papunë dhe pa arsim. Ai shtetas belg me profesion infermer pranë një azili pleqsh në Bruksel.  Pas infermierit me prindër te pasur,  marteses dhe jetes me 1 mln euro që çifti deklaroi se do ngrinte në Shqipëri prokuroria dyshon se fshihet “pastrim parash”. Ora News zbulon historine e transferimit të 1 mln eurove nga Belgjika në Shqipëri. Prokuroria kërkon konfiskimin e 850 mije eurove, Rovena tërhoqi 300 mijë.

Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens  i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të Rovena Kalemit, në Shqipëri brenda një harku kohor prej një muaji në 2014. Në këtë histori Rovena Kalemi përfshin edhe shokun e ish të dashurit të vajzës, Bledar Coraj. Nga dëshmitë në prokurori çifti është munduar t’i justifikojë të ardhurat si pasuri që Eric kishte fituar pasi kishte shitur asetet e të atit në Belgjikë, dhe me këto para do të ngrinin një biznes në Shqipëri ku dhe do të martoheshin në nëntor të 2014.

Por për Prokurorinë ky është vetëm trillim pas të cilit fshehet “pastrim parash”.

Prokuroria u ka kërkuar dokumentacionin ku të vërtetohej dhe burimi i të ardhurave por një gjë e tillë s’ka ndodhur.  Në këto kushte prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e 850 mijë eurove pasi 300 mijë euro Rovena i kishte tërhequr më parë.

Si u transferuan 1 milion euro ne Shqiperi

Sipas informacionit që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda transferimi i parë është bërë më 7 gusht 2014. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Nyssens ka dërguar drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri shumën prej 300,000 euro.

Transferta e dytë është bërë një muaj më pas  më 16.09.2014 . Nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi kaloi shuma prej 800,000 euro.

Si u zbulua?

Prokuroria për Krime të Rënda, e cila është struktura përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”, kishte marrë informacionin nga ana e Prokurorisë së Durrësit se në llogaritë e shtetasve shqiptarë Kalemi dhe Cokaj, gjatë vitit 2014, janë kryer disa transferta, të cilat shkonin mbi 1 milion euro. Ky informacion kishte mbërritur në Prokurorinë e Durrësit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Sapo është marrë ky informacion, Prokuroria e Durrësit ka marrë miratimin në gjykatë për sekuestron preventive, pasi kjo shumë parash kishte burim të dyshimtë në momentin e parë.

Infermier belg me prinder te pasur, martesa dhe jeta me 1 mln euro

Pas vendosjes së sekuestros së shumave bankare në bankë, Rovena Kalemi dhe Eric Marie Nyssens, janë paraqitur në prokurori në datën 05 nëntor 2014 dhe 06 nëntor 2014 në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës  për të shpjeguar transfertat në fjalë.

“Të dy këta shtetas kanë pohuar se janë bashkëjetues me njëri tjetrin në një banesë në Bruksel dhe se më datë 07.11.2014 do të martohen në Zyrën e Gjendjes Civile, Komuna Xhafzotaj, Shqipëri. Ata kanë shpjeguar se njihen midis tyre që prej një viti dhe arsyeja e transfertave nga Eric drejt shtetases Rovena Kalemi ka qenë pikërisht për faktin e bashkëjetesës midis tyre dhe me qëllim të blerjes nga Rovena të një shtëpie të mirë dhe hapur një biznes si restorant apo ndonjë supermarket” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Të pyetur në lidhje me faktin e sigurimit të shumave të tilla, ata kanë shpjeguar se Eriku i ka përfituar nga shitja e aksioneve që ai ka patur në disa shoqëri në Bruksel, të cilat kanë si objekt veprimtarie – telekomunikacionin, supermarket, farmaci, etj. Këto aksione shtetasi Erik i ka trashëguar nga prindërit e tij.

Si Rovena përfshiu shokun i ish të dashurit te pare te saj?  

Gjatë dëshmisë së saj në prokurori Rovena kishte deklaruar se Bledar Coraj e kishte shokun e ish të dashurit të saj që nuk jeton më”  dhe se transferta prej 465,000 euro e transferuar nga shetasi belg Eric Nyssens drejt shtetases Rovena Kalemi nëpërmjet shtetasit Bledar Coraj, ishte  bërë për shkak se Rovena nuk kishte llogari të hapur.

“Shtetasi Eric Nyssens, nëpërmjet një avokati ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës – një kopje të dokumentit që tregon transfertën e kryer më datë 07.08.2014 nga llogaria e tij në Belgjikë drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri të shumës prej 300,000 euro dhe të transfertës së kryer më datë 16.09.2014  nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi të shumës prej 800,000 euro. Nga të dy këto dokumente rezulton se transferimi është kryer nga llogaria e shtetasit Eric Nyssens në bankën…. Gjithashtu shtetasi Eric Nyssens ka sjellë edhe një kopje të disa kërkesave dhe mandateve burse të vlerave të ndryshme të datës 09.09.2014, për llogarinë në emër të shtetasit Eric Nyssens” sqarohet në informacionin e mbledhur nga prokuroria e krimeve të Rënda.

Rovena tërheq 300 mijë euro, bllokohen 850 mijë të tjera

Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se Kalemi kishte tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan.
Kerkohet konfiskimi i parave

Prokuroria kërkou nga dy shtetastit të vërtetojnë ligjshmërinë e burimit të këtyre parave. Por kjo nuk ndodhi.

Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila kërkon konfiskimin e sasisë së parave.

Në bazë të ligjit “Antimafia”, barra e provës për pasuritë e krijuara u takon personave të dyshuar për “pastrim parash”.

“Gjatë kohës që këto llogari bankare kanë qenë nën sekuestro, shtetasit Rovena Kalemi dhe Eric Nyssens nuk kanë paraqitur asnjë provë dokumentare për të provuar ligjshmërinë e burimit të këtyre parave” sqaron prokuroria.

40 Komente

E pse duhet të provoj unë që janë të ligjshme? Provo ti Prokurori që nuk janë të paligjshme. Hej bela.

Shtepia me tjegulla, shteti me rrugulla.

Per cdo transferte je i detyruar te deklarosh origjinen dhe destinacionin, pra qellimin e transfertes. Ky eshte ligji shqiptar. Puna eshte se parate jane transferuar nga jashte dhe nuk eshte detyre e atij qe i pret paret te deklaroje se kush eshte origjina e parave apo se jane apo jo para me prejardhje kriminale.

Nderthurja me ndonje hetim belg e ndryshon historine.

Kaq sa thuhet ketu i rrujne bishtin.

Tamam. Po tani origjinën e destinacionin e ke sepse e shikon se nga janë nisur paratë. Qëllimi i trasfertës është personal.

Se si i ka bërë paratë ky belgu nuk është problem që i përket drejtësisë shqiptare por asaj belge.

 

Barra e provës u përket të dyshuarve-thotë ligji! Pra, prokuroria është në rregull me ligjin. Por ajo çka mua më lë pa gojë është prania e një prokurorie të vigjiluese, e gatshme dhe korrekte, që mos o Zot, të habit e të lë pa fjalë në rastin që sjell shtypi dhe admini. Dhe ku, këtu në Arnautistan, ku lulëzuan 100 shkolla e çelën 1000 lulefirma ndërtimi, ku askush nuk kërkoi burimin pasuror të investimit, origjinën e saj dhe ku trafikantët e vrasësit u bënë deputet, me universitete private dhe një copë maloku me koeficent inteligjence sa qeni im, bëhet jo vetëm milioner, por ka dhe një vend të denjë deputeti, për të më përfaqësuar mua dhe prokurorët në Kuvendin e Shqiperisë?!

Shumë e drejtë pjesa e dytë. Kam ca dyshime për pjesën e parë ama, kur thua që barra e provës është e të dyshuarit. Pse? Ku janë provat që prejardhja është kriminale? E pse duhet të provoj unë që nuk janë kriminale, je ti si prokurori që më akuzon.

Minimumi 1 milion euro shtetasi belg i ka pasur ne llogari personale ne nje banke (besoj ne Belgjike). Keto para mi dergon mua se me dashuron. Prokurori me kerkon origjinen dhe une i them dashnori belg. Ne kete moment, nese dyshohet per ndonje pastrim parash apo ku di une, duhet prokuroria belge te investikoje sesi i ka siguruar parate shtetasi belg. Por, mesa po kuptoj, keta tanet bejne lojra te pista per te rembyer ndonje 100 mijeshe. Prokurore zgjebsa dhe gjykates te felliqur kane institucionet e drejtesise shqipetare. 

Zanafilla e hetimit nuk eshte prokuroria por tjeter institucion i cili merr raportime te vazhdueshme, ligjerisht, nga bankat.

Mesa di une, ka nje drejtori ne Ministrine e Financave qe merret me ceshtjet e pastrimit te parave. Kjo drejtori mban lidhje te ngushta me banken e shqiperise dhe kur konstaton transferta me shume te medha dhe jo mire te justifikuara nga ana e pritesit ja dergon per kopetence prokurorise. Dhe keta te fundit ferkojne duart kur i vjen nje rast i tille, sepse mendojne se mund te zhvatin ndonje shume te majme, thjesht duke i kercenuar me burg apo konsfiksim. Jane maskarenj dhe te felliqur!

Po, por mos i mendo se keta te asaj drejtorise nuk ferkojne duart kur gjejne ndonje gje qe i ben "te rendesishem". Nuk ka ndryshuar asgje. Jane gjobvenesit e Saliut nga Tropoja qe tani jane bere nga Dibra. Mos me bej ta hap gojen! smiley

Minimumi qe mund te besh ti apo une eshte te hapesh gojen dhe te demaskosh mizerjet dhe funderinat. Ne fund te fundit goja per tu hapur eshte apo jo? 

Lere se me vure ne seder. smiley

Pikerisht, ose derguesi belg eshte ne rregull ne gjithe kete histori, ose ka patur ndonje njeri te fuqishem (banke) per te transferuar ate shume. Perserisa belget s'kane hetuar deri sot duket normale, derisa te vije nje kontroll i pavarur( normalisht per te gjitha bankat) e nese gjen parregullsi i jep nje gjobe te "mire" bankes.

Kendej, bankat pyesin pse do t'i transferosh/terheqesh 1.000 euro e jo me aq para.

 

 

Neni 82 - Barra e provës

1. Barra e provës për faktet e pretenduara bie mbi palët e interesuara pavarësisht nga detyrimi i administratës i parashikuar në paragrafin 1 të nenit 81.

2. Palët e interesuara mund të bashkëngjisin dokumente ose mendime apo të kërkojnë nga administrata marrjen e masave për të siguruar provat që nevojiten për marrjen e vendimit përfundimtar.

 

Neni 83 - Detyrimi i palëve të interesuara për të paraqitur prova

1. Organi që zhvillon procedurën hetimore mund t’i kërkojë palëve të interesuara paraqitjen e informacioneve, dokumenteve ose objekteve të cilat i nënshtrohen inspektimit, si dhe çdo formë tjetër hetimi për të provuar pretendimet.

(Nga Kodi i procedurës)

Atehere le  te hetohen te gjithe, jo vetem ndonje "fakir". Pse te mos hetohen edhe ato dollaret (~300 milion dollare) qe i dergon X nga Argjentina te vellait, Y nga Kolumbia Z etj. etj. Pa hyre  ne parane e Medias, meqe vetem Becketi lakohet.

 Perndryshe te behet nje Amnisti  (1990- 2015) e  ku " pastrohen" te gjithe.

Djema shum zjarr keni marr sot smiley biles edhe une sapo mbarrova artikullin morra zjarr; - ç'a bohet kshu me jahu, pse duhet ti bllokojne parate e nje te huaji, ç'm... kerkojne, apo duan te zhvasin noi euro nga qytetaret. Mirpo i ula pak emocionet dhe vura ne levizje llogjiken. 

Ne fakt, prokuroria, ka te drejte  ( te drejte qe ia jep ligji )  te hetoje kudo ku ajo sheh shkelje ligji apo dyshon se po shkelet ligji. Atje ku ben muu, ku shihet shkelja e ligjit, prokuroria vepron menjehere, te pret mandat-arrestin dhe shkon ne qeli direkt.  Ndersa atje ku ajo dyshon, nuk i ka provat, faktet, ajo fillon e heton, nga larg (nepermjet strukturave te saja apo te policise) ose nga afer (nepermjet pyetje-pergjigjeve, thirjes qe ajo te ben, apo shkuarja e prokurorit tek subjekti ose vendi i ngjarjes, etj).

E ne kete rast prokuroria i ka thirrur per shpjegime rreth kesaj shume. Mos marrja e nje pergjigje te sakte, apo me sakte e dokumentuar, e ka çuar prokurorine ne nje vendim drastik por edhe te diskutueshem,  persa kohe ne nuk dime se deri ku i ka shtrire hetimet kjo prokurori. A i ka shrire deri ne Belgjike. Dhe çfar pergjigje ka dhene prokuroria belge. Nese edhe prokuroria belge ka nisur hetimet, athere sekuestro eshte e ligjeshme, deri ne nje pergjigje definitive te saj. Nese prokuroria shqiptare nuk eshte lidhur me palen belge, athere sekuestro eshte e njeanshme dhe e paligjeshme. 

Personi ne fjale, belgu/derguesi, mundet qe parate ti kete shumuar/fituar edhe nga noi spekullim ne burse, por kjo nuk eshte e ndaluar ligjerisht. Dhe ai nuk eshte i detyruar ti pergjigjet prokurorise, gjykates apo policise se si i ka fituar/nxjerre ato para. Ai e shumta i pergjigjet rojeve financiare te Burses ne Bruksel, nese ata e therasin.  

Po Bledari c'hyn ketu? Smthng fishy going on. Eriku qenka trap. Me 1 vit bashkejetese I dergoka 1 million euro. Wtf. Lol. Ose me gjithe mend Jane pare te pista.

Moza mos u nxito ne gjykim, ketu ne Belgjike ka me qindra milionere qe investojne me miliona ne vende si Shqiperia, ne vende me taksa te ulura. 

E pra Pjero. Me nje vit njohje ky. Bam 1 million euro. 

E dashur, po 1 milionçi, mund te kete qene nje qime smiley floku per te, bo vaki ai ka patur 100 milion, e çfar eshte 1 milion per te. 

100 millions? Po c'ben akoma infermier ai o Pjer?! smiley . Edhe mendoi, kjo pa pune e shkolle, do jete goxha investim atje. 

loaded question. mos prit qe Pjeri te te pergjigjet. nuk ka pse t'bi pre e provokimeve.

smileyU pergjigj e ma mblodhi mire. Me beri te reflektoj. 

Jo po ta dish me ke komunikon!!

Moza, me duket se nuk e njeh akoma perendimin, me siguri qe jeton e punon ne noi lagje e fabrike me shum latino, ose zezak, ose lindore, ose aziatike, se vetem tek ata, ndodh qe, kush ka dy lek menjane, nuk punon, nderkoh qe perendimori i vertete, edhe milioner te jete e sheh 8-12 ore ne pune. Ti nuk e di qe une kam punuar me milionere belg krah per krah, duke pastruar e sherbyer ne dyqan. Perendimoret kanje nje gje qe i kompeson ter debidlleqet e tyre; Kulturen e Punes. 

Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens  i ka transferuar këto para në llogarinë bankare 

qe ketu duket ose traplleku i prokurorise ose i gazetarit te lajmit.... Nese nje person ka ne nje banke, e sidomos evropiane disa milion euro, qe aty atij i kane bere skanerin dhe nuk e kane lene qe t'ja bojme ne shqipot e shkerdhym... ne nje kohe kur ky i ka transferu 1 milion euro nga banka e vet ne Belgjike, per ne Albanie, nuk ka burre none qe ti kerkoj llogari se ç'bon ky me paret e veta deri sa vete ky nuk ka bo nai ankese... Prandaj ose keta te prokurorise jane legena dhe dun nai lek, ose gazetari qe ka bo lajmin nuk ka haber fare nga keto pune...

Alidemso, mos u nxito ne gjykim. Eshte e vertete ajo qe thua, qe; kur transferon nje shume te tille te bojne skanerin ne perendim. Kjo dihet, eshte e qarte, edhe per vete faktin se çdo banke nuk ka deshire qe te heqi nga thesari/buxheti i vet nje shume te tille. Mirpo prokuroria ka rregullat e veta, eshte organ qe i jepetr e drejta nga ligji te hetoje çdo veprimtari, çdo transaksion qe i duket e dyshimte, kuptohet pa i cenuar te drejtat e te hetuarit, deri ne momentin qe e kap ne shkelje te ligjit, apo ne momentin e zbardhjes se fakteve, dyshimeve, etj. Kur prokuroria nuk gjen shkelje ligji pas nje pune hetimore, e mbyll dosjen dhe çdo gje qe ia ka bllokuar te dyshuarit/pandehurit, ia kthen mbrapsht atij/asaj. 

transfertat e medhaja bankare jane gjithmon nen kontroll...

po sikur ky belgu te financoje isis ne shqiperi????

Transfertat 1 milion euro e siper, automatikisht kalojne nga BQ ne organet e sherbimit te fshehte te sektorit ekonomik, te cilat hetojne personin, firmen, prejardhjen e parave, por qe nuk kane te drejte te bllokojne parate pa zbardhjen e ter te dhenave.  Ne bote kryhen çdo dite me qindra transferta mbi milionçin , por kjo s'do te thote qe te bllokohen keto para. 

Ehhhh cfare hipotezash qe ngrini mer .....po po po 

Po mire me po SI se ngriti njeri hipotezen qe eshte me e besueshme dhe me reale ?

Skenari i mundeshem eshte : Nje rob qe punon ne banke apo diku tjeter thote qe nese merr 20%te shumes mund apo njef njeri te nxjerrim X leke ne Albania. Po merr ja se njof Ladin qe njef Xonin qe ka motren ke Raifaiseni. Dhe hop ikin shifrat . Po muhabeti osht qe ky 20% do ndahet ne shume pjese gje qe Motra e Xonit e flet diku tjeter qe ajo Xhuli njef Gonin qe puno ke Shqiptarja dhe cefesht e ha llokumin belgu i shkret qe do me bo noj lek

Jo per gjo po ne nje kafé ne Molenbeck(ai qe e njef brukselin )bohej nje muhabet i tille me nje ish punonjes ambasade tonin. Dhe bohej fjale per 40 meleone dollaro . Viti ishte 1998. 

Ehhhhh sa mire me qene infermier dhe Belg pale

Sipas informacionit që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda transferimi i parë është bërë më 7 gusht 2014. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Nyssens ka dërguar drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri shumën prej 300,000 euro.

Ku shqiptarja?.... Cuditem si vazhdojne dhe  i meshojne keta gazetaret tane (me shkolle bujqesore) nje teorie absurde qe edhe nje person me IQ20 nuk mund ta besonte....Kjo histori ja ben mu qe eshte pastrim leku pa lerini perrallat me te dashura analfabete. Nje testim e sqaron gjithe situaten : "A di kjo katundarka te flase allafrenga?"

Une e kam thene ka kohe. Keta merren pse banka belge e kaluan investigimin, keta tonet duan pare. smiley

Ehh more djale .... Te thashe njehere qe mos rri tek fika e fshatit se del ndonje pundare dhe te thote "tjena Lena " Shif se Stefani sdo me ardhe ne Pride festival.

une jam i sigurte, qe per 300,000 euro Bledar Coraj i gjen kti mikut 30 nuse qe te bjere ne dashuri 30 here smiley

ky belgu osht investitor i modh - invests in love! Big Love! Bigger Love! Mr. Lova Lova smiley

Qe parate jane te pista kjo as diskutohet. 

Per juve djema qe pyesni c'm** ka prokuroria me paret e mia qe mi dergoi dashnori belg, qetesohuni. Transfertat e shumave te medha neper llogari personale kqyren nga vllai i madh ne c'do kohe dhe kudo. Shqiperise i eshte kerkuar te beje te njejten gje. Amerikan te jesh dhe po te gjeten mbi 10 mije dollare ne xhep kur udheton ti konfiskojne dhe ti leshojne vetem kur ti te kesh provuar origjinen. E njejta gje ndodh kur ble shtepi ketu ne US per porcionin e lekeve qe do i paguash cash, duhet te jene te pastra dhe nese ka ndonje dyshim 'homelandi' ti bllokon derisa te sqarohesh. 

Keshtu qe ky don zhuani belg qe na u dashurua me kete kopilen dhe do me i cu 1 milion euro keshtu tak fak o do jete fare fare fare trap ose keto jane tamam pare te pista. 

Por qe mos kete telashe le te nxjerri kopjet e shitjeve dhe transfertave nga kompania e burses dhe jemi me rregull. 

Ne Itali, i kontrollon policia financiare ...te gjitha veprimet....veprimet  mbi 1 mije euro ,kryhen me assegno (check)

S'ka blerje me lek ne dore smiley

Kur kalon kufirin me shume se 10 mije euro nuk mund te nxjerresh ...dhe po nuk i ke deklaruar tek policia financiare ,kane te drejte ti sekuestrojne ...Po keshtu dhe ne Zvicer sa kalon doganen, e ke te shkrujtme dhe kur futesh nga  Italia ,po ashtu edhe nga Gjermania ,qe vetem 10 mije euro mund te kalosh dhe duhet ti deklarosh ...

Nuk e di sa eshte limite per transferta te tilla ...

Dmth qe te nxjerresh jashte vendit ...me ane te bankes ...

Kane te drejte qe ç'ke me te qe te ti bejne hesapet nga i ke gjet keto pare po dyshuan ...

Qe  eshte muhabet qe bjen ere , nuk do shume men e kalem ..

U gjeti infermierin milioner kjo prej Xhavzotjaj smiley 

Me aq pare, belgu shko i gje atje ke veni si mi do ,per gjithe jeten ..

kujt po ja hudh kjo ...

u bome nje jete ne perendim nuk na doli ndonje milardier per te na kerku doren smiley

po ,po nuk e kisha lene plakun, mos me thojshin Dasara smiley

Kshu mi Rovi (si emer e mbiemer si nga ajo raca me ngjyre kjo smiley e ? smiley

 

Ezmerke moj 

zyzeze moj 

sa shume 

te dathuroj smiley

U me rrente nje pike mua ,qe po dal ne pension dhe su gjet , e su gjet nje milardier smiley

 

 

He pra Dino hudhu smiley

Do te blej nje makine ,ne vend te tradicionit me kepuc smiley lol

I paska dhomet per merak smiley

"Gjatë dëshmisë së saj në prokurori Rovena kishte deklaruar se Bledar Coraj e kishte shokun e ish të dashurit të saj që nuk jeton më..."

 

Belgu nuk te fal as gripin e lere me transferimin e 1mil. eurove ne xhirollogarine e shokut te ish te dashurit te dashnores smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).