Një ndër përkthyesit më të rëndësishëm në Shqipëri është z. Afrim Koçi, fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë dhe shqipëruesi i shumë kryeveprave të autorëve të mëdhenj. Kjo është intervista ime me të, gjatë së cilës ai rrëfen për fillimet e tij në këtë profesion që tanimë e ushtron prej mbi 40 vjetësh. Tregon për pasionin, sfidat dhe vështirësitë ekonomike që hasin përkthyesit letrarë sot. Zoti Koçi tani në të 70-at punon çdo ditë në bibliotekën kombëtare ku shkon me autobuzin urban të kinostudios, bashkë me kompjuterin portativ ku e shoqërojnë veprat e Böllit, Mannit, Tolstoit e shumë të tjerë. Mu desh ta bind me kujdes për intervistën pasi z. Koçi as nuk do të ankohet, as ndjen nevojën për të dalë në televizion, ku figura si ai shihen rrallë e më rrallë.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=aF98yO4EkCM

4 Komente

Intervistë shumë interesante për të kuptuar se si funksiononin ca gjëre njëherë e një kohë.

Unë jam si Maksim Gorkij. smiley Idhull.

Eshte mire kur ia heq ato 47 minutat kakofonise se zakonshme boshe ne shqipe dhe ia dhuron nje zeri te vlefshem. E degjova deri ne fund. Faleminderit per intevisten dhe prurjen.

Ps. Tha se ishte si puna e Gorkit sa i takon arsimimit. 

Nje perkthyes me kaq emer , prisja  prej tij nje te folur elokuent, edhe pse jam koshient se jo gjithmone nje perkthyes i shkelqyer eshte edhe nje orator i shkelqyer.Ndoshta mosha por me shume virtyti perunjesise, kaq i rralle sot. Kundrimi te shkuares, pa britmat se diktatura zotrie, vleresimi i asaj cfare ishte pozitive ne ate sistem, tingellon si bindje e njeriut te ditur dhe te pergjegjshem se pertej  fatalitetit dhe kushtezimeve te cdo kohe, ka gjithmone hapsire per te bere vepra te mira.

flm. per prezantimin. raportet e pagesave tona me te europes fatkeqesisht mbeten funksion i nje nr. te madh variablesh e konstantesh te pafavorshme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).