Deri më 7 korrik, pushohen drejtuesit dhe stafi i tyre. Në punë mbeten: pastrimi, financa dhe gjendja civile

Bashkimi – Sipas kalendarit, më 1 shtator, nis transferimi në njësinë e re i personelit, i detyrimeve dhe i arkivave.

Apelimi – 25 korrik është data e parashikuar për përfundimin e apelimeve ligjore dhe administrative për zgjedhjet.

Konstituimi – Pas 25 korrikut, nëse ka përfunduar procesi ligjor, bëhet mbledhja e këshillit bashkiak dhe betohet kryetari.

 

Në datën 7 korrik mbyllen llogaritë e komunave që shkrihen, ndërsa krerëve u hiqet “vula” për të kryer veprime në Thesar. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka firmosur urdhrin për procedurat e mbylljes së llogarive të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen. Ndërkaq, qeveria ka përgatitur një manual se si veprohet me transferimin e stafit në këto njësi. Janë të paktën 20 mijë punonjës që shkurtohen, proces i cili do të nisë nga sot, por do të vazhdojë edhe pas konstituimit të të zgjedhurve të rinj.

Nisin shkurtimet

Një burim zyrtar nga Agjencia e Zbatimit të Reformës Territoriale i tha gazetës “Shqip” se, “Do të shkurtohen menjëherë ata drejtues ose punonjës, posti i të cilëve nuk do të jetë më funksional me ndarjen e re territoriale. Konkretisht, të parët që do të shkurtohen do të jenë kryetari, nënkryetari, sekretari, shoferi i komunës etj. Ndërsa punonjësit e shërbimeve dhe të financës do të vazhdojë punën normalisht”. Sipas agjencisë, punonjësit e pastrimit, të financës, të gjendjes civile dhe të çdolloj aktiviteti që lidhet me qytetarët do të vazhdojnë punën si më parë në këto njësi. Ndërsa, Ministria e Financave, deklaroi se gjithçka do të funksionojë si më parë, por pagesat do të bëhen nëpërmjet ministrisë. “Ministria garanton asistencën e plotë ligjore dhe profesionale për të gjithë nëpunësit autorizues dhe zbatues të njësive të qeverisjes vendore dhe siguron vijimësinë normale të veprimeve financiare dhe të mbështetjes buxhetore”, deklaron ministria. Nga reforma e administrimit të qeverisjes vendore buxheti i shtetit ka përfituar rreth 6 miliardë lekë të kursyera në shpenzimet për administratën. Këto shpenzime, sipas Ministrisë së Financave, do të ulen në rreth 40%. Edhe numri i të zgjedhurve ulet në mënyrë drastike. Këshilltarët e këshillave të njësive vendore nga 6500 që ishin gjithsej reduktohen në 1595 vetë.

Mbyllja e llogarive

Nëpunësit autorizues dhe nëpunësit zbatues të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen, sipas urdhrit të Canit, kanë të drejtën e veprimit në degën e Thesarit përkatëse për kryerjen e transaksioneve të mbylljes së llogarive vjetore deri më datë 10 korrik 2015. “Çdo rast specifik, pas datës 10 korrik 2015, do të trajtohet ‘rast pas rasti’ nga Ministria e Financave”, theksohet në këtë urdhër, duke lënë të kuptohet se të gjitha pagesat, pas kësaj date do të kalojnë për shqyrtim në ministri. Pagat e korrikut do të firmosen nga kryetarët e rinj të bashkive. Ministria e Financave sqaron se njësitë e qeverisjes vendore, që do të shkrihen, duhet të paguajnë deri në datën 7 korrik 2015 shpenzimet, dokumentacioni i të cilave përmban datën deri më 30 qershor 2015. Po ashtu, njësitë e qeverisjes vendore duhet të likuidojnë shpenzimet për paga dhe të tjera të lidhura me to (si sigurimet shoqërore etj.), të muajit qershor, brenda datës 7 korrik 2015. Urdhri i Canit përcakton se, të ardhurat e njësive vendore të shkrira të papërdorura deri në 07 korrik 2015 do t’i trashëgohen njësisë së re vendore, ndërsa të ardhurat tatimore vendore, për të cilat vepron si agjent tatimor administrata tatimore qendrore dhe institucione të tjera qendrore, do të rakordohen dhe alokohen, po ashtu, deri më 7 korrik 2015. Fondet e papërdorura do t’i kalojnë njësisë së re vendore. Sipas këtij urdhri, transferta e pakushtëzuar (tremujori III (10%) dhe tremujori IV (10%)) për njësitë e qeverisjes vendore që do të shkrihen në kuadrin e reformës territoriale, është çelur në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë më datë 1 korrik 2015. Urdhri i firmosur nga Shkëlqim Cani saktëson se deri më 20 korrik 2015, degët e thesarit duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave (Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit), në mënyrë elektronike dhe në rrugë shkresore, gjendjen e buxhetit (tepricën) nga transferta e pakushtëzuar, të ardhurat e veta dhe të tjera të ardhura për njësitë e qeverisjes vendore që do të shkrihen, si dhe detyrimet e prapambetura. Të gjitha njësitë e reja të qeverisjes vendore, brenda 5 ditëve nga konstituimi i tyre, duhet të paraqesin në Ministrinë e Financave shkresën për konfirmimin e Nëpunësve Autorizues dhe Nëpunësve Zbatues, sipas kërkesave ligjore në fuqi.

Buxheti

Ministria e Financave konfirmon se është i garantuar buxheti për pjesën e mbetur të vitit 2015 dhe një tjetër fond, prej rreth 20 milionë dollarë, është gati për të mbështetur ide, mendime, projekte, vizione të fituesve në zgjedhjet vendore. Sikurse është bërë e ditur, pas zgjedhjeve vendore, po hidhet një hap drejt procesit të projektbuxheteve afatmesme. Ministritë kanë buxhete afatmesme 3-vjeçare, bashkitë nuk i kanë ato dhe Ministria e Financave synon që edhe bashkitë të kenë buxhete afatmesme 3-vjeçare.

5 Komente

Gazetar qe pi vital ose ri afer ndonjerit qe pi vital, se vitalizmi eshte bere sport popullor tani. smiley

Trangull, nese mbyllen llogarite rrjedhimisht nuk behen veprime me thesarin e rrjedhimisht nuk ka paga por edhe asnje lloj tjeter marredhenie qe ka lidhje me llogarite.

Per momentin te gjithe te punesuarit shkojne tek njesia meme e cila mbas organizimit do pushoje ata qe nuk i duhen e do marre ne pune ata qe i duhen. Pra nuk ka te pushuar por riorganizim sipas formules se re. 

Ai zyrtari ta ka spjegu mire po ti si vitalist ashtu e ke kuptu. Pra ka zyra finance po nuk ka llogari ja keshtu thu ti. Kur nuk eshte keshtu hic.

Komentuesi; " ....nese mbyllen llogarite rrjedhimisht nuk behen veprime me thesarin e rrjedhimisht nuk ka paga por edhe asnje lloj tjeter marredhenie qe ka lidhje me llogarite..." 

 

Kush e thote kete. Praktika ketu ne perendim tregon te kunderten, se kur mbyllen llogarite, bilancet çohen tek Thesari i Shtetit dhe tek ministria e Finances, dhe jane keto qe levrojne, rakordojne, akomoditojn, akolojn, transferojne fondin/fondet tek te interesuarit, apo ish punonjesit, apo ne ndonje organ financiar qe drejton asetet e ketyre komunave, organe/persona qe kane lidhje me tregun e kapitaleve/aseteve dhe qe bejne shperndarjen tek te ter pjesmarresit sipas kontributit te secilit. 

Këtu duheshin të gjithë sholokët antikomunistë , të shpjegojnë Hatanë që e ka gjet Shqipërinë me Reformën Teritoriale . Mos harrojmë se e gjithë Lufta e PD-hit me zilkat e kecit Basha , tringëlliu deri sa zgjoi SQAPIN e Kopesë sali Qenef berishën , i cili me Meeee-të e tij e cilësoi Reformën si Prishje Fatale e traditave Shqiptare dhe parashikonte tjetërsim kullotash për dhitë e sqepërit e Kullotës tij . Siç do thoshte LefTKopeja me ndonjë Pampers të vërvitur nga SHQU-pi

.dyshja Ra-Meta filloi grabitjen e Popullit në përmasa të papara smiley

Kjo po që është prurje për shqiptarë se i njeh Kullotat , më mirë se sa ngatrrohen me BanKat e Botës sa para kanë gjëndje . Dhe është një "Revolucion " gati i barabartë me të vetmin "revolucion " të shtetit demokratik "Reformën Agrare" që përcaktoi edhe bazën ekonomike e shoqërore të Shqipërisë e Shqipëtarëve .

E Saadiu i ndjerë

Kur s'di se çfarë ke në shtëpi
Se çfarë ka në qiej ku e di ti !

gangrene e trasheguar! Ta bejne reformen agrare, s'ka asgje te keqe.. ai vend agrikulturen ka burimin kryesor te ekonomise;
ai fshatari I dhermiut p.sh, qe te tundin tapite ne surrat, djerre do ti leje tokat po nuk u fut shteti qe t'ju kriposi koken me taksa..e te shohim se sa do fluturojne me tapetin magjik te saadit dhermiqotet-
E ke ne pronesi shume mire, por po s'ke takat ta punosh e ta mirembash, atehere dhjaksu bashke me milionat e hamendesuara qe ti kane falur tapite e Zogut 150 vjet e kusur me pare. Ne nje udhetim qe me ka rastisur te bej ne Berat shume vite me pare, te kenaqnin syrin parcela e tokes-te qendisura si me dore!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).