Ka diçka, përveç euros, që vendet e Ballkanit mund ta përdorin si një monedhë të përbashkët, qarkulluese. Kjo mund të ishte letërsia ballkanike. Duket sikur rasti i artë është shfaqur, pasi tanimë bëhet fjalë për një letërsi të tërë dhe jo për disa emra të veçantë, të cilët kanë ekzistuar gjithmonë.

Letërsia ballkanike (cilësimin e përdorimin jo për ta shkëputur atë prej vlerave të letërsisë europiane, pasi letërsia funksionon si tërësi, në rrjedha universale, kur është fjala për vlerë), falë edhe një programi përkthimesh e shkëmbimesh mbështetur nga TRADUKI, është tanimë një prani domethënëse. Kjo letërsi vlerësohet, është konfirmuar në vendet e origjinës dhe po afirmohet edhe në vendet e tjera të rajonit dhe të Europës, ku kjo letërsi po përkthehet dhe promovohet gjithmonë e më shumë. Në këtë tekst, ngulmimi për hapje dhe njohje të letërsisë ballkanike dhe drejt letërsisë ballkanike vështrohet si një shortcut për të marrë pjesë dhe për të qenë pjesë e së njëjtës vëmendje dhe të të njëjtëve kalendarë. Ndërkaq, na bëhet me dije gjithashtu se nga brenda letërsia ballkanike paraqet probleme në njohje dhe në qarkullim. Vendet e Ballkanit nuk e njohin sa ç’mendohet, letërsinë e “tjetrit”-fqinjë. Brenda saj, si një përjashtim, rri letërsia ballkanike, ajo vjen prej vendeve që dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, e cila me gjithë ndarjen politiko-etnike dhe dallimet kulturore, e ka ruajtur marrëdhënien prej një të ashtuquajturi “fat” historik. Thënë ndryshe, ka ende shumë punë si për programet shtetërore ashtu edhe për projektet alternative.

Më kujtohet, me këtë rast, një takim në Tiranë kur, duke biseduar me poetin slloven Aleš Debeljak, e pyeta nëse mund t’i lexonte tekstet e mia të përkthyera në kroatisht. “U prish Jugosllavia politike, tha, muret ranë, por ajo atë që mund të komunikonte vazhdon të komunikojë. “YU” kulturore funksionon. Falë afrisë gjuhësore, librat përkthehen më shpejt, shtëpitë botuese i dërgojnë librat e tyre nga njëri shtet në tjetrin dhe një rrjet promovues ekziston përmes festivaleve, revistave letrare, panaireve. Nga ky “fat” u përjashtuan, fatmirësisht, shqiptarët e Kosovës, ne sllovenët, ndoshta dhe Maqedonia”, përfundoi ai, me një gjest dashamirës, por dhe pak sarkastik.

A thua se diçka e ngjashme po ndodh edhe me librin shqip, me autorët shqiptarë që shkruajnë dhe botojnë në Kosovë dhe në Shqipëri? Kemi dy shtete, dy ministri për kulturën me prirje bashkëpunuese, kemi më shumë lehtësi në qarkullim, po a ka rënë muri ndarës mes nesh, apo ai thjesht është shndërruar nga mur guri në mur prej xhami, përmes të cilit shihemi, por japim e marrim? A janë zgjeruar, qoftë edhe me një raft libraritë në Tiranë apo në Prishtinë, prej “fatit historik”, prej bashkimit të pretenduar shpirtëror dhe thyerjes së murit ndarës? A kemi më shumë festivale? A kemi më shumë revista letrare? A janë shtuar suplemente dhe faqet kushtuar letërsisë? A gjejnë vend autorët e Shqipërisë në revistat kulturore të Kosovës? Po autorët kosovarë a botohen në shtëpitë botuese dhe në shtypin e Shqipërisë? A kemi më shumë emisione në radio dhe televizione mbi letërsinë dhe a marrim pjesë më dendur në ngjarjet letrare këtej dhe andej kufirit? A funksionojmë si dy gjysma të pavarura edhe në kulturë? Si përfundim, nëse do të ishte real dhe i vërtetë zgjerimi i kufijve shpirtërorë mes shqiptarëve të ndarë me kufi, a nuk do të ndihej ky zgjerim sadopak edhe te libri, te leximi dhe te përhapja e tij?

Përmes kësaj logjike duket sikur u prek spektri që ka marrë dhe luan një rol publik në këtë marrëdhënie. Por do të ketë përherë më shumë pyetje sesa përgjigje sa herë që shohim se libri shqip, kaq vjet pas ribashkimit shpirtëror, ka mbetur i izoluar dhe lëviz vetëm brenda kufijve të mëparshëm. Ai qarkullon më shumë, sigurisht, sidomos gjatë panaireve, por ai lëviz mjaft ngadalë gjatë ditëve të tjera të vitit. Tirazhet janë po ato të kohës së ndarjes. Pothuajse asnjë prej botuesve nuk i ka dyfishuar tirazhet, meqenëse tani kemi të bëjmë me shtim në masën 100% të lexuesit (hipotetik) shqiptar. Faktet dëshmojnë se në të gjithë skajet ku shkruhet e flitet shqip lexohet pak dhe jo letërsi e mirë. Shumë pyetje pa përgjigje, kur vërejmë se përballë letërsisë së “tjetrit” fqinj letërsia shqipe ndihet pak e përfaqësuar. Ajo mungon apo shfaqet zbehtë në festat e librit në rajon. Nuk dëshirojnë të marrin pjesë? U shmangen apo përjashtohen shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë nga panairet ndërkombëtarë të librit? Përfaqësohen ata nga shtëpitë e tyre botuese? A shoqërohet prania e tyre me tekste dhe materiale promovuese për secilin shkrimtar? A përkthehet (sa dhe si) në gjuhë të huaja autori shqiptar? Kjo letërsi, edhe kur librat kanë kaluar në heshtje në vendet respektive edhe kur disa libra janë vlerësuar me çmime letrare edhe kur disa syresh kanë gëzuar njëfarë mirëpritje më të madhe se zakonisht (nuk e kam fjalën për mediatizmin), nuk iu propozohet botuesve dhe lexuesit ndërkombëtar. Në panairet, sallonet dhe në festivalet e librit, libri shqip nuk shfaqet as si krijimtari vetjake, as si produkt kulturor kombëtar. Përgjigjet, duke mos qenë fort optimiste, qoftë përsa u përket shtëpive botuese, si oferta private, qoftë përsa u përket institucioneve që e kanë pasur dhe e kanë detyrim promovimin e librit dhe kulturës së shkruar, të bëjnë aq realist sa pranon se deri më sot (dhe po të lësh mënjanë ato pak iniciativa vetjakë dhe përpjekjet më të fundit për përfaqësim) autorët shqiptarë kanë përjetuar postizolimin. Shkrimtarët shqiptarë dhe bashkë me ta edhe letërsia e shkruar në gjuhën shqipe janë ende jashtë komunikimit. Rastet e pakta kur ata marrin pjesë janë ende në kufijtë e përfaqësimit formal. Nuk ka jehone, pakogjë përkthehet e botohet, fare pak dëshmohet se kjo letërsi është konkurruese. A nuk është një rast ky për vëmendje nga institucionet ku hartohen politika dhe për ata me të cilët këto institucione bashkëpunojnë? ‘Mëkati fillestar’ lëshohet mbi gjuhën, mungesës së përkthyesve që, nga shqipja drejt gjuhëve të huaja, jetojnë jashtë vendit dhe jashtë marrëdhënies së gjallë me letërsinë. Po ç’vlerë ka realizmi konstatues, kur përkthimi në gjuhët europiane, njëlloj si vetë Europa mbeten larg, ndërkohë që Ballkani dhe gjuhët ballkanike me fare pak shpresë?

…Praktikat e mira në nxitjen e përthimeve dhe të përkthyesve që do të përkthenin nga shqipja drejt gjuhëve të huaja ekzistojnë, ndaj nuk kemi pse shpikim, thjesht bashkëpunojmë. Jo larg prej nesh, në Slloveni, në Serbi dhe në Kroaci ka projekte, programe dhe mbështetje me grante për përkthyes dhe shtëpi botuese që bëjnë të njohur letërsinë sllovene, serbe dhe kroate nëpër botë. Për këto shtete, dy prej të cilave tanimë pjesë e BE, fakti se libri përkthehet në “gjuhë të madhe” apo në një “gjuhë të vogël”, siç është edhe shqipja, nuk përbën ndryshim. Fondi ekziston edhe për iniciativa nxitëse, që vetëm sa e mbjellin emrin e autorit në kujtesën e publikut. Projektet e tilla nuk bëjnë dallim dhe as nuk shpërfillin nëse krijimtaria e autorëve të tyre përkthehet a botohet në një libër i plotë apo prej tij përkthehet veç një tregim apo disa poezi. Mjafton që autori i vendit të tyre të përkthehet. Bashkë me autorin, pengesën e mosnjohjes e të izolimit e kapërcen edhe kultura e tyre, si pjesë e një produkti kombëtar me vlerë dhe vlerësim të njëllojtë, në vend dhe jashtë tij.

Kultura, në formën e eksportit kulturor, është më shumë sesa imazh. Ajo shfaqet si pjesë e pasurisë që një komb vendos pranë pasurisë së kombeve të tjerë. Produkti kulturor kombëtar merr vlerën e një pasurie dhe zë të shfaqë ndikimin e vet, njëlloj si produkti material, jo vetëm në zhvillimin kulturor, si vlerë përfaqësimi, por edhe në zhvillimin social. Produkti kulturor kombëtar që vjen prej letërsisë mund të ndikojë gjithashtu në begatinë ekonomike të krijuesve të këtij produkti dhe të shoqërisë vetë, si një alternativë përtej kuptimit simbolik.

8 Komente

"..letërsia funksionon si tërësi, në rrjedha universale, kur është fjala për vlerë." smiley

Per cfare vlere e ke fjalen ketu? Gjithsesi, cfaredolloj vlere te jete ajo qe i ke atribuar letersise, vlerat e kesaj te fundit nuk funksionojne as si teresi, e per me teper nuk shtrihen ne rrafsh universal. Ndryshe, do kalbeshim gjithe jeten duke sheshuar perplasje pa fund mes kulturash te ndryshme..tani, nese nje lexues/kritik i zellshem i pelqen x/y veper, autor, gjinie arti, s`ka asgje te keqe ti perfshije ato ne listen e veprave/ autoreve te dashur (perpiluar ne gjuhen amtare, meqe eshte edhe gjuha qe shpreh ndjenjat me bukur ) -por, deri ketu shkon caku i shtrirjes se pelqimit ne emer te perkatesise.

Komercializmi dhe marredhia kembim-shkembim, nuk ka kurresesi lidhje me bashkesine e vlerave qe misheron arti. Prandaj,  nuk " ka kulture, ne kuptim e eksportit kulturor":, por ka komercializem, ne kuptimin e eksportit te nje vepre arti- nje praktike ekonomike e domosdoshme per promovimin e cfaredolloj arti, pertej kufijve gjeografike ku ai lind (ne s`po jetojme ne shek IV para eres sone smiley ). Ne kete kendveshtrim, kjo ceshtje eshte e pamundur te trajtohet e nderthurur me vlerat permbajtesore te artit; Por, mund te trajtohet thjesht/bukur/ftohte brenda  praktikave mirefilli ekonomike- "pjesemarrja ne panaire", "praktikat qe nxisin promovimin" etc etc si keto (shtjelluar mjafte mire ne shkrim)

Prandaj,  nuk " ka kulture, ne kuptim e eksportit kulturor":, por ka komercializem, ne kuptimin e eksportit te nje vepre arti- nje praktike ekonomike e domosdoshme per promovimin e cfaredolloj arti, pertej kufijve gjeografike ku ai lind

Ah, jo. Nuk duhet matur kultura me parametrat e tregut, jo për gjë, por nuk matet dot.

Natyrisht, nuk duhet bërë edhe gabimi tjetër, ai që bën Leka, duke mbetur veçse në vlerat e saj efemere, por më mirë ajo lloj qasje se sa kjo e jotja. Përndryshe do kishim Coelhio-n për kut dhe Harry Potter-in.

ke te drejte mirazh, qendron edhe ceshtja e kultit.. e verteta eshte qe sot, kulti ne letersi ka lidhje me te ngushte me pervetesimin dhe dominancen e normes sociale-Cohleo eshte shembulli me i paster i ketij fenomeni, duke perfaqesuar nje lloj te ri shkrimtaresh, te cilet i sherbejne rigorozikisht motivacionit si norme sociale; rrjedhimisht imponojne.
Filmi me metrazh te shkurter, p.sh eshte transformuar ne nje mjet funksional te kesaj qe kam shprehur me siper. Nuk e di nese te ka rene rasti te shohesh Paperman te WD- e sygjeroj.
......
keto ceshtje jane sa te gjera, aq edhe te shumellojshme- p.sh dicka tjeter qe kam ve re ne nje veper te Amitav Ghosh River of smoke... anglishtja e A.G eshte e pazakonte, hereto-semiotike ne ekstrem ( nje gje te tille, p.sh, nuk e ve re ne anglishten e shumices se novelisteve te sotem amerikane )

 - hëm, hëm, që thu ti daktor Jekllo:

Me usura kurrkush s’ngre shtëpi me gurë të fortë
Prerë saktë e lëmuar e bukur puthitur që faqet hijshëm t’i veshë,
Me usura
Askush s’gjen parajsën derdhur mbi faqen e murit të kishës së vet

................................

Usura ndryshk daltën që gdhend
E ndryshk mjeshtërinë, e vyshk dhe mjeshtrin,
Usura bren fillin në tezgjah si rodente,
Shufra floriri s’thur kush në motive cohash.
Të kaltrat i sëmur usura; purpuri s’qëndiset,
S’gjen Memling smeraldi,
Usura mbyt fëmijën në mitër,
Vret finesën tërheqëse të djaloshit,
Mpin dëshirat në shtratin martesor,
Tek futet mes nuses së re dhe dhëndrrit.
CONTRA NATURAM
Kanë sjellë prostituta për Eleusis.
Kufomat po shtrohen për banket
Nën urdhërin e zi të usuras.

- shko or mushu anej mister Hyke se mje njit si ... mas kpucës si Doppelgänger. Hik ër anej se t'kom thon që s'du me bo muhabet me ty.

- iki una iki, po mke mor kpuct e mija. ene komet mi ke mor! t'gjitha me ke mor, ene taktiken, ene strategjine, ene erosin, ene thanatosin ne fund te vjershes.

 

problemi me pak fjale: ne hitin "laje kryt si rosa" nuk mund te gjesh orkestren bashke me kengetarin per se mbari. Kur e qa klarineten, esht per ibret interpretuesi. Dhe anasjelltas. Plus, te gjitha introt jane mizerabel, nuk po merr vesh ca do vije, laje kryt si rosa, majkell xheksoni apo ndonje fifty cent. ja kshu. plus qe ka perpjekje nga Veriperendim te USA per te krijuar nje republike me vete (raciste). sa me naze kercon goca, o sa bukur kercen cika, laje laje kryt si rika... kte e ka shfrytzuar edhe uma turman kur kercen tek pulp fiction kur ben sikur e zhyt koken ne uje. natnemir.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).