Kuvendi pritet të miratojë në seancën e radhës ligjin e ri për turizmin. Ligji i ri “Për turizmin” dhe paketa mbështetëse për këtë sektor do ta bëjnë vendin tonë më konkurrues në rajon për investime.

Referuar draftit të shqyrtuar në Komisionet Parlamentare, parashikohet ngritja pranë prefekturave të komiteteve rajonale të zhvillimit të turizmit dhe shkrirja e Zyrës së Shërbimit Turistik, pasi ka rezultuar një strukturë jofunksionale, me detyra të paqarta dhe të njëjta me struktura të tjera të turizmit. Gjithashtu, parashikohet ngritja e degëve territoriale të shërbimit të turizmit, me bazë qarku, si strukturë administrative e ministrisë përgjegjëse për turizmin, me qëllim koordinimin e punës në terren. Sa i përket investimeve, ligji i ri parashikon kushte favorizuese dhe lehtësi fiskale.

Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të tjera turistike kundrejt tarifës 1 euro. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vite.

Risi në këtë projektligj është krijimi i sistemit kombëtar të klasifikimit sipas kategorive përkatëse të strukturave akomoduese. Brenda 18 muajsh, nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha strukturat akomoduese ekzistuese do të klasifikohen. Pas kësaj periudhe, asnjë strukturë akomoduese nuk do të lejohet të ushtrojë veprimtarinë pa marrë çertifikatën e klasifikimit.

Ligji i ri synon të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve në këtë sektor, si dhe standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me asistencën e një kompanie të huaj. Gjithashtu, projektligji ka si qëllim krijimin e një kuadri ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi. Turizmi në vitin 2013 solli 1.1 miliardë dollarë, në 2014 solli 1.3. Ndërsa këtë vit qeveria parashikon që nga turizmi të arduhrat të llogariten mbi 1.3 miliardë dollarët. Janë para që shkojnë për ekonominë, janë para që shkojnë në bizneset e sektorit. Promovimin, pra përmirësimi i imazhit, është konsideruar nga qeveria edhe si reforma e 6 strukturore.

 

Për herë të parë po ndryshon psikologjia e turistëve, pasi gjithnjë e më shumë po vijnë turistë elitarë, parë në këndvështrimin e shpenzimit.  Ekspertët e fushës shprehen se janë edhe turistë sfidantë, që nuk vijnë vetëm për rërën dhe detin, por vijnë për kulturën, vijnë për ushqimin bio të cilin duhet gjithashtu ta promovojmë. 

 

Marrë nga ATSH

3 Komente

E ndriti me fasonet ky i Turizmit e tani ka kalu tek keto ligjet e turizmit.

Ka nje vit qe thote cdo here qe del ne interviste qe kane punesuar 100 mije njerez. Ama qe prej nje viti kane ngelur po 100 mije te punesuar.

Po me thoni ju mua c'mund te presesh nga ortaku i Dhimiter Raftit qe vidhte impulset e Telekomit? smiley

 

" venia ne dispozicion e pasuris  palujtshme ...me 1 euro "...!  te kujt pasuri? private ? te shtetit ? ku ka shteti pasuri ne zonat turistike ? Kjo eshte tendenca Rama -Koco per shtetezim e pastaj tjetersim  te pasurise individit ! 

   Ky eshte kulmi i grabitjes diten per diell! Ca domethene tarife ? Koco tarifa ? 

Mendoj se do ishte shume me efikase sikur qeverija tu jipte jo tu mirrte 1 euro investitorve. Mendoj se kjo do te bente diferencen e vertete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).