Në ballinën e BalkanWeb-it sot, mu në krye, u shokova - ndoshta për fajin tim, pasi vetë e kam fajin nëse klikoj aty - nga makabriteti ulëritës dhe mungesa absolute e pietetit të administratorëve të faqes, të cilët, me pandjeshmërinë më subtile të mundshme, i kanë dhënë ballin e vendit videos së një gjynahqari (gjerman) që hidhet nga një vinç. Në të djathtë nekrofilisë i bën shoqëri pothuajse-pedofilia e maskuar si ekzibicionizëm: nuk i rezistojnë epshit të momentit, çifti kapet mat duke bërë seks pranë një shkolle („Infant“). Ata që nuk i rezistojnë dot epshit ( të publikimit të gjithfarë medetllëqeve) janë në fakt të zotët e kësaj pune, që hedhin në një nga faqet më të vizituara shqiptara plehra, kufoma e seksbomba e kronika të zezë stivë njëri mbi tjetri(ë)n.: 

Te gazeta „MaPo“, sa për të marrë një shembull, se vrimave të medias shqiptare nuk u gjendet fundi, është ndierë kohët e fundit një regëtimë kritiko-letrare me shkrime të Agim Baçit, Virgjil Muçit, Rudolf Markut, Arian Lekës etj., e cila veç mund të përshëndetej, por vetëm në lidhore, pasi në të djathtë e ku e ku më të pranishme janë njoftime si: Vdekje horror, i futi shishen e shampos në të pasme.

Ndonëse personalisht më pëlqen humori i zi, nuk është se më vjen të vë buzën në gaz; gjendemi tashmë në zona sterrë, ku çfarëdolloj nënqeshjeje është e tepërt.

Flitet për tallava muzikore, por ka edhe një të tillë të lajmit e kjo e fundit është ku e ku më e hidhur, pasi nuk i shpëton dot. Nëse muzikën e ke në dorë edhe ta anashkalosh, nuk do të mundeshe të fshihesh prej realitetit mediatik, pasi ai është i gjithëpranishëm.

Atëherë lind pyetja: si i bëhet?

Ka vetëm një zgjidhje e gjitha kjo: të shprehësh me forcë indinjatën tënde, të ngresh zërin kundër relativizimit të jetës së tjetrit, edhe më shumë për vdekjen e tij, pasi i ndjeri nuk mbrohet dot më; të shprehësh qartë e ku të mundesh neverinë tënde për reduktimin e identitetit vetëm në mish e gjoks e vithe të kolme femrash përndryshe pa asnjë kontribut, të denoncosh sipërfaqësinë e dyfaqësinë e medias vulgare të Mëmëdheut, e cila për dy-tre klikime më shumë është gati të shesë nënë e babë e fëmijë. Dhe a propos fëmijët: a e vret mendjen kush për edukimin normal qytetar të tyre, a e mendon kush se ky uragan fëlliqësie  përçudnon drejtpërsëdrejti, live, të ardhmen njerëzore të Shqipërisë? E bën ndokush lidhjen mes kronikës së zezë në lajmet sot e kronikës së zezë të pas ca kohëve? A nuk ngjan kjo e fundit, mënyra se si shpallet, reklamohet, prostituohet, me një profeci të errët që do të përmbushet vetiu ca vite më vonë, kur plot fëmijë e adoleshentë të sodit, lexues e teleshikues të mediave sot, do të jenë nesër protagonistët e saj, të ballinave të saj të tmerrshme e lapërdhare?

Zotërinjve pronarë të gazetave e televizioneve, shumë prej tyre pasuruar skiç e dyshimshëm, me sa duket aq u bën për shëndetin mendor kolektiv, gazetarëve po ashtu; gjithsekush ka alibinë e tij në katastrofën mediatike e vetëm kur bie rasti, e rasti bie gjithë e më shpesh, gjejnë rastin të indinjohen edhe ata për monstrat që vrasin e përdhunojnë sheshit, a thua se këta të fundit u ngjajnë rrufeve në qiell të kthjellët dhe edukimi qytetar qenkësh joshkakësor.

Si i bëhet? Është fort e vështirë dhe mjaft e lehtë nga ana tjetër që të vendoset rregull në të tilla konstelacione të ngjashme; fort e lehtë kur bëhet fjala, ta zemë, për të mbyllur Lazaratin se dërgon forcat speciale, por goxha e vështirë kur bëhet fjalë për zonat e errëta të vetëdijes kolektive, esencë e koncentruar të së cilave mediat janë.

 

75 Komente

Eshte nje lloj gjullurdie qe nuk i shpeton dot, sic edhe shume aspekte te tjera ne shoqeri shqiptare. Per mediat ne vecanti, kur te fillojne te kete faqe shqiptare pornografike ose me treg primar pornon, do fillojne edhe reklamat te profilizohen me teper tek ato faqe. Atehere nuk do jene ne nje vend edhe reklamat e kompanive serioze ngjit me cader me shalet e nje femre, apo me problemet ekzistenciale te BB. Do fillojne me kohe ndoshta kompanite qe sponsorizojne te bejne diferencimin se ku duan te reklamojne. Tani per tani tregu i reklamave dihet si eshte dhe konsumatori ky eshte. Konsumator nuk eshte nje lexues elitar. Me vjen keq mirazh, po mediat online keto jane jo vetem ne Shqiperi. 

Konsumator nuk eshte nje lexues elitar. Me vjen keq mirazh, po mediat online keto jane jo vetem ne Shqiperi. 

Ne vende te tjera ka opsione per cdo kategori lexuesish.  Ne mediat shqiptare s'ka. 

Sot, duke u hedhur nje sy lajmeve, ne pothuajse secilen nga mediat me te frekuentuara online, ishte intervista me te atin e Sokol Mjacaj, autori i vrasjes se dy turisteve te huaj.  Nje njeri i keputur, nje hallexhi, me t'u dhimbs.  Me tituj therres "Po te kishte vdekur, do isha me i lumtur se kur lindi."  Majtas intervista e ketij.  Djathtas "Zhvishet Genta e BB: ne shtator do bej operacion plastik."

Ka një alternativë: fushata për bojkotimin e këtyre mediave që kinse jetokan me "klike." Fushatat e bojkotimit trondisin deri edhe shtetet.

Ideja eshte e mire, por duhet tjeter lloj fushate, jo si ne Perendim. Ne Shqiperi mediat jane zakonisht ne pronesi te njerzve qe kane biznes primar dicka tjeter, p.sh. kompani ndertimi, e mediat perdoren ne funksion te atyre bizneseve primare, p.sh. anesia politike per tendera, etj. Ndaj dhe shume gazeta p.sh. nuk jane fitimprurese me aktivitetin e tyre mediatik e kjo s'perben problem per pronarin, se gazeta i duhet per te llapur ne funksion te biznesit primar, e ka kosto biznesi si p.sh. ne Perendim kane reklamat. 

Se cfare lloj fushate mund te funksionojne ne kete rast s'e di, por ne nje vend si Shqiperia ku shoqeria civile dhe elitat jane ose thuaj-inegzistente ose gjymtyre te mafio-politikes se korruptuar, ka pak shanse per ndergjegjesime te tilla, apo dhe per gjera me serioze. 

     Shum e goditur mirazh! Ka nje katundari, po te asaj pjeses gjith bajga te katundarise, qe " lezetos" per dite faqe te tera te mediave shqiptare.Jo vec keto por arti skenik gjoja i humorit eshte kthyer i teri mekryefjale fjalen " bythe " ! Programi shemtire i atij te perfunduarit ne nje palaco , atij dale llaku ne cdo gje , Al Pazari, i Agronit dhe programi i teri i peshtire i pederastit pasiv Greko- mashkulloritit Cani , kane ndyre keqazi cipen publike edhe ashtu tere brima, te mejdanit shqiptar.

   Virulenca e kesaj epidemie dhe mungesa e leximit te librit , mungesa e edukimit ne shkolle per nje edukate qytetare, shoqerine shqiptare po e con ne shoqeri te tipit " Cigane " 

   Gje qe reflektohet shume shpesh edhe ne kete blog, ku jam bindur tashme se shumica nuk lexon asnje liber vec ca klikon ne internet dhe ca mesojne prej Llakut te ndyre e Canit te peshtire ..! Bindja ime eshte se vec libri, leximi, skedimi e nenvizimi i gjuhes se moralshme sjell qytetarine, respektin per njeriun, kursimin e te keqes, kur nuk thuhet e mira, shqiptarizmen e tradites! Keshtu sic po ecet , te na marri te keqen ciganeria , se do ja shkojme asaj ! 

Makabritet dhe lapërdhi (thanatos dhe eros) eshte pothuaj e tere kultura ngambrapamoderne, dhe ne veçanti pothuaj i tere arti ngambrapamodern. Arti eshte maja e diamantit qe çpon mineralin kohe-hapsire, dhe tere kultura pas i vjen, e s'do mend qe media pas i vjen, e mendja ta do qe te gjitha keto ngambrapa na vijne duke bere af e of. 

neqoftese deshiron te dish se si do jete bota neser, shiko artin sot (artin parrena).

                                                                                                                 h.

ose, perseri nga h.:

neqoftese kerkon te dish se perse eshte e tille dhe e atille epoka e barit, shiko shenjat ne epoken e herbariumit.

Dhe shenjat kane qene te qarta qe ne epoken e romantiçizmit, te leshimit pa kontroll te ndjenjave, qe ndodhi njekohesisht, paralel dhe nderlidhur me revolucionin industrial, leshimin pa kontroll te kapitalit (kunst=kapital).

 

Jeta kshu osht... mesi
Nji minut tu zgjidh hallet e amerikes, nji minut monika posht tavolines smiley

ku eshte AMA te kujdeset per laper dhite

PS. AMA është autoriteti i mediave audiovizive e cila qe nga adventi i rilindjes eshte ne rikonstruksion e siper .. per qellime madhore

 

Per saktesim, AMA nuk ka asnje fuqi ligjore mbi mediat online apo shtypin e shkruar. Vetem Radio-Televizioni (Audio-Vizive) eshte cfare kontrollohet nga AMA. Praktikisht, nuk ka asnje autoritet mbi mediat online apo te shkruara. Ka nje kod etike te mire, perpiluar nga Instituti i medias, por qe nuk ka force ligjore dhe qe injorohet gjeresisht.

E di si beni ju? Si ato vajzat shaleshtrebmra qe quajne "krva" shalebukurat qe veshin fustane te shkurtra. O po s'ju del komunizmi nga geni juve, jo. ka faqe te tjera sa te duash qe perqendrohen vetem tek gjerat qe preferoni ju "moralistet", dhe ato kane publikun e vet ashtu sic keto faqe kane publikun e vet. Ato faqe as marrin mundimin te flasin per faqe si ato qe pelqeni ju. Juve vetem u qepeni nga pas, nga inati qe s'kane aq shume klikime e nga inati qe gjithe bota s'eshte sipas midese suaj. Vetem sepse s'eshte sipas midese suaj, s'do te thote qe eshte gabim. Mesojeni kete qe bota s'eshte njesoj e s'mund te diktohet deshira juaj tek te gjithe, sepse iku komunizmi. E s'ka lidhje shqiperia ju inferiore qe thoni "rremuje shqiptare". Dy faqet me te klikuara ne boten anglishtfolese jane dailymail.com dhe BBC. DM ka politike si ajo qe ndjek BW, BBC si ajo qe ndjek ta zeme gazeta shqip. E njejta gje eshte ne cdo vend te Europes e te botes. Ju thjesht zgjidhini te shkoni tek ajo qe ju terheq. Por s'ka pse te keni smire qe keto te tjerat kane me shume sukses.

Ka paksa ndryshim me imazhet pornografike te afishuara pothuajse ne te gjitha portalet mediatike shqiptare dhe rubrikes se thashethemeve te DM dhe te tjerave te ngjashme me te. Objektivizimi i trupit femeror eshte i nje niveli edhe me te ulet se ne industrine e pornografise, pikerisht sepse ofrohet masivisht ideja e kukulles se bukur me karakteristikat e veta qe e shoqerojne. Ne te kunderten, pornografia, paradoksalisht, do te thuash, ofron material me heterogjen, jo vetem shtremberim proporcionesh sic eshte trendi ne memedhe.

Ka dhe nje problem tjeter qe eshte publiku joadult i cili ballafaqohet perditshem me faqe te tilla online. A nuk duhet mbrojtur dhe kjo pjese e shoqerise?

Nuk ka ndryshim fare, sepse copy paste qe andej i marrin. E mire e the. Andej ka dhe faqe porno. Jane vetem per ato qe duan porno. Ka faqe qe japin lajme skandalesh per ato qe duan skandale. Eshte e thjeshte. Secili gjen veten te faqja qe do. Nuk eshte si ne kohen e enverit kur ke vetem TVSH e do ta shohesh me detyrim ndaj duhet te jete patjeter e perkryer faqja. Po s'te pelqeu sot, ik gjej veten se ka te tjere. Ky eshte koncepti i lirise se mendimit, zgjedhja natyrale, jo diktati i ideve me kete lloj perdhune verbale qe lexon puritanet e qelbezuar me moralizma te shtirura.

ah! oh!

 

Secili gjen veten te faqja qe do. 

Apriori po. Por nje klikim Ballkanweb apo Lapsit dhe bum dekoltete apo te pasme supermasive. Me e keqja e te keqijave eshte qe nuk permblidhen keto imazhe me ato pak fjale qe i shoqerojne ne nje rubrike te veçante. Ne balline zakonisht duhet te afishohen lajmet me te rendesishme, jo çfaredo.

Po jo moj goce dhe ju te tjere. Nuk ka "kjo media e lire duhet te kete keto e keto mungesa lirie qe te pershtatet me karakteret qe te pelqejne ty e jo te tjereve". Nese nuk te pelqen, mos kliko. Kaq e thjeshte eshte. Pse e keni te pamundur ta kuptoni kete? Ku eshte shkruar qe duhet te lexoni patjeter balkanweb e lapsin edhe pse s'ju pelqejne? Kush jua ka vene pistoleten te koka?

Mund te flitet per median e lire gjithmone ne raport me ligjet ekzistuese dhe ato te nenkuptuara persa i perket etikes dhe moralit aktual. Nuk mund te flasim kurresesi per media te lire si koncept jashte kohes dhe hapesires. Nese marrim nje rast banal siç eshte bashkebisedimi midis dy njerezve, sot, ne krahasim me nje te kaluar jo te afert, eshte  fort i çensuruar dhe nuk eshte veçse kusht por edhe mundeson indirekt lirine e shprehjes per secilin prej nesh.

 Nuk eshte drejtperdrejt e nenkuptueshme per median dhe materialin e perzgjedhur, si dhe eshte praktikisht pothuajse e pamundur qe nje x gazete te detyrohet te mos publikoje x dekolte apo x prapanice ne balline. Por mund t'i kerkojme ose t'i bejme presion nje x gazete apo disa gazetave qe te ushtrojne bon sens ne perzgjedhjen e materialit sepse si konsumatore kemi te drejte te gjykojme kur dhe nese eshte ofensiv, shkeles i te drejtave te njeriut, te femijes, e me radhe. Jo vetem qe mund t'i kerkojme ne, por dhe gazetat, portalet mediatike, etj., apriori duhet te konsultojne nje autoritet rregullator, i cili ne Shqiperi me sa duket injorohet totalisht. Nuk jam aspak kunder medias se degezuar sipas grupeve te shijeve, por e shoh te papranueshme tendencen aktuale te afishimit te imazheve pornografike apo materialeve te tjera ofensive ne balline pa paralajmeruar publikun, qofte adult apo jo.

Per Ballkanweb e per Lapsin, ishin thjesht dy shembuj nga mediasfera shqiptare, por mungesa e standardeve dhe mosperfillja e normave shoqerore dhe etike, jane tendence e gjere, jo eksluzivitet i dy-te-permendurave.

Jo vetem qe mund t'i kerkojme ne, por dhe gazetat, portalet mediatike, etj., apriori duhet te konsultojne nje autoritet rregullator, i cili ne Shqiperi me sa duket injorohet totalisht.

1. Nuk kane shkelur asnje ligj. Teknikisht, ne ligjin e medias, abuzimi nis vetem me shfaqjen e organeve gjenitale. Nuk kane nxjerre asnje foto qe vete drejtoreshat e autoritetit rregullator apo ankesaxhiet nuk do ta nxirrnin ne Facebook publik, te bere ne plazh a ne ndonje dasme me fustan me dekolte. Kundershtoni veten sepse here beni sikur femra duhet te jete e lire e trupi s'eshte skandal, here thoni qe gjiri mund te zbulohet njesoj si per burrat, here per te ushqyer femijen. Gjeni argumente me statujat romaket e greke me gji zbuluar, me pikturat mesjetare, fiset afrikane. Dhe po ju perdorni fyerjet me te dhunshme, me makabre e me diskriminuese ndaj femrave qe e bejne sot, keto "Malena" moderne, e perpiqeni te censuroni trupin femeror me kembengulje islamike. 

Por mund t'i kerkojme ose t'i bejme presion nje x gazete apo disa gazetave qe te ushtrojne bon sens ne perzgjedhjen e materialit sepse si konsumatore kemi te drejte te gjykojme kur dhe nese eshte ofensiv, shkeles i te drejtave te njeriut, te femijes, e me radhe.

Pikerisht konsumatori e ka bere presionin hapur. Ne demokraci fiton shumica. Gazeta x nuk jep dekoltene. Shumica e konsumatorit shkon tek gazeta y qe ka dekoltene. Ju nuk po kerkoni t'i beni presion gazetes, por si pakice e zemeruar kerkoni t'i diktoni shijet tuaja shumices, me ashpersi ekstremizmi fetar. Fjalori i hapeses se temes per ata qe nuk skandalizohen nga bukurite e pacensuruara te natyres, mendesia juaj, eshte dhune ekstreme verbale. Eshte thirrje per diktature autoritare qe jane vertetuar prej kohesh se i shkaterron dhe i degjeneron shoqerite shume me keq se dekoltete e bikinit. Shoqerite qe kerkoni ju kane perdhunime e keqtrajtime te femres me shume se shoqerite qe e respektojne trupin femeror dhe e admirojne pa paragjykime, pa ua bere femijeve "gogol". 

https://www.youtube.com/watch?v=TV-SbPN2JYM

Jo, nuk shkrova gjekundi qe thyhet ligji me imazhet (belfies, etj.). Besoj te jete thyer ne raste te tjera, p.sh. me nje video para disa javesh te nje çifti qe kryenin aktin seksual ne det, me publikimin e fotove te dy vajzave 12-13 vjeçare nga Korça te cilat ishin arratisur nga shtepia, apo me rastin me te fundit te vetvrasjes se nje vajze ndaj te ciles media nuk tregoi me te voglen meshire duke ia publikuar identitetin.

Persa i perket ekspozimit te trupit, ne kemi shqisa te mjaftueshme per te bere dallimin midis normales dhe ofensives. Diferenca mes tyre qendron tek seksualizimi i trupit, postures: shprehja seksuale. Gjej rastin te marr shembullin tend kur flet per gjinjte, dhe te te pyes : ka apo s'ka diference ne nje gjoks te ekspozuar krejtesisht, dhe nje gjoksi ne nje sutien push-up dy-tre masa me te vogla, mundesisht qe pronarja e tyre pozon ne nje menyre te tille qe provokon deshire te tjetri ? Per mua ka dhe dua ta theksoj mire, nuk eshte çeshtje nuditeti, por seksualiteti me funksionin e vetem te ndjelljes se deshires seksuale. Ajo qe ekspozohet nuk eshte vetfuqizim apo celebrim i trupit femeror, por seksualitet i reduktuar ne sherbim te tjetrit. Nuk kam hasur akoma elemente qe vertetojne te kunderten.

Jo, nuk e shoh veten te pakica e zemeruar dhe as nuk kerkoj te imponoj shijet e mia, apo qe keto te fundit te merren parasysh (jo se nuk eshte ne te drejten time). Kerkoj qe te mos ofendohem sistematikisht çdo dite qe hap faqet e lajmeve online dhe qe ne balline te me serviren lajme, jo material pornografik qe do te duhej me se pakti te permblidhej ne nje rubrike me vehte. Nuk eshte çeshtje shije.  

Si mund te jete nje trup pa shprehje seksuale? C'te keqe ka theksimi i formave femerore tek nje trup femeror perderisa ato forma e bejne trupin... femeror? Duket tamam si ajo qe thashe me ato qe i shajne nga zilia e pastaj perhapet moda.

Ajo e te berit publike eshte gje qe ndodh rendom ne media te cdo vendi te botes. Plot me foto prekese te femijeve te vrave apo edhe me keq, te perdhunuar. Nese te duket problem, eshte problem mbareboteror jo shqiptar. Tani po t'i hapesh faqet e huaja ke plot raste te tilla.

 

 

Nuk e di nese mund te jete dhe shpresoj te kuptosh, edhe pse isha e qarte, qe s'po e sugjeroja. Ideja e feminilitetit eshte e gjere dhe secili prej nesh ka mendimin e vet se çfare e ben femeror nje person, jo vetem nje trup. Per t'iu pergjigjur pyetjes tende, jo s'ka asgje te keqe. Por, une flisja per tjeter gje, qe s'ka te beje aspak me shprehjen e feminilitetit, por me te seksit, sepse pikesepari, vajzat e numerta me te cilat ballafaqohemi ne portalet online, ofrojne trupin e tyre per seks, apo iluzionin e seksit.

Tani, para se te me akuzosh dhe mua per plake smiley, problemi me hiperseksualitetin e gjinise femerore ne mediasferen shqiptare, nuk eshte hiperseksualiteti, apo siperfaqesorja rrjedhimore, por qe ne raport me gjinine mashkullore si dhe ne raport me aspektet e tjera te te qenurit njeri, ka abuzim te larte, ka diskriminim. 

Jam dakord me kete qe thua ne fund, eshte problem mbareboteror kjo e mosmbrojtjes se femijes online dhe groteskerise ne pergjithesi, por ne Shqiperi ama, gazetaria ka rene e tera ne nivel trolli. Perseris, nuk eshte çeshtje shije. Trollizmi nuk eshte shije. smiley 

Ajo qe harroni te merrni parasysh ju kur krahasoni mediat shqiptare me te huajat, eshte qe mediat ne Shqiperi s'kane si te mos jene ne nivel lokal. Gabimi juaj eshte qe i krahasoni me media nderkombetare, si CNN, BBC, apo Monde, te cilat jane si te shohesh TVSH e ATSH, pasi kane financime nga tjeter burim e kane luksin te japin edhe gjera qe nuk klikohen... dhe ne fakt, nuk i klikon njeri. Por ju jeni mesuar ta kritikoni e ta shani kete vend, ndaj nuk krahasoni CNN me ATSH, dailymail me Balkanweb, sic duhet bere. Media si TVSH e ATSH nuk i perfill njeri. Andej eshte popullsia me e madhe, me te njejtin staf si ketu punojne per dhjetera miliona klikues me shume plus ata nga vendet e tjera neper bote. Por ketu tek ne perfundimi eshte gjithe ato para te taksapaguesit te cuara dem. Ndersa mediat lokale ne cdo vend japin lajme te njejta, dhe megjithese jane lokale, flasim per nga 5-6 milione banore. Me shume se shqiperia. Keshtu qe me mire te drejtohen nga liria, deshira e publikut, se sa nga parime qe shumica e popullsise nuk i ndjek

Edhe po... nese te duket imorale e pa kuptim cdo gje e re qe eshte bere mode dhe ndiqet nga masa, i vetmi shpjegim eshte qe po plakesh. Jo me doemos nga trupi.

Ah jo, une kundershtoj menyren si portretizohet femra ne media pikerisht sepse eshte e vjeter. Relik nga televizioni italian i viteve 70. Femra si sherbetore seksi ne nje kontekst pornografik nuk them qe nuk ka vlerat e veta, por si ide e inkurajuar perditshem ne mediat shqiptare, siç thashe me siper, eshte ofensive, seksizem nga me i shemtuari. 

Nuk me duket sherbetore seksi kur ajo thjesht valevit vlerat e saj fiziko-femerore dhe te tjeret ia admirojne. Perkundrazi, eshte ne pozicion pronareje, jo sherbyeseje. Njesoj si nje mashkull ma muskuj barku ne nje reklame parfumi. Nuk ka gje per sherbetore te nxjerresh me krenari bukurine ne foto e te ta klikojne me mijera... shumica femra. Femrat jane klikueset me te rregullta te kim kardashianeve, qe ta dish. Ke ndonje shembull specifik ku femra del si sherbetore seksi nga media, qe ta permendesh? Sepse une nuk shoh? Edhe tek fiksi ku balerinat rrine si orendi, drejtuesen tani e ke femer. Po qe per te pyetur, asgje s'u ka dhene femrave me shume fuqi e pavaresi se mediat. I kane bere me te suksesshme se kedo, me gazetare te arrira e drejtuese te njohura. Media i ka bere me karriere, me pasuri, pavaresi e me pozicione te forta ne shoqeri. Buzi ka arritur te kete faqen e trete me te ndjekur ne facebook ne shqiperi psh.

Shume dakord me shkrimin mirazh. Zbrazeti, babezi dhe idiokraci. 

Plotesisht te drejte Mirazh. Dje kishin vene dhe videon e nje te riu qe kryente vetvrasje me hedhje nga vinci. Video e vene pa asnje paralajmerim, per ti pare nga te gjithe moshat! Skandaloze!!! S'di si i behet halli per median qe kemi dhe cfare i servrir aty njerezve ashtu. Pastaj njerzit thonte pse humb shprese, kur ushqehen cdo dite me ndryresira nga me te shpifurat.

..

 

Ore mua te me falni se mbase nuk i njof te gjitha fjalet e fjalorit shqip, por qfare dmth Makabritet ?

Po ekzibicionizëm ?

Zotërinjve pronarë të gazetave e televizioneve, shumë prej tyre pasuruar skiç e dyshimshëm, me sa duket aq u bën për shëndetin mendor kolektiv, gazetarëve po ashtu; gjithsekush ka alibinë e tij në katastrofën mediatike e vetëm kur bie rasti,

E ke fjalen keshtu ne pergjithesi apo ke ndonje emer konkret? Edhe Blendi eshte dakort me kete  pjesen e cituar? smiley

Kete pyetjen e fundit e bej duke marre shkas nga nje pretendim i autorit qe prurjet ne PPU shpesh behen ose nga shkaqe banale, ose per shkaqe banale. Se keshtu mbrapa llogoreje te gjithe te marrim gjak ne vetull, por kur vje puna me thane ka i llaf prej verteti pastaj pyesim ca ere vje gjaku.

Prurje shume e dobet, po e dobet fare bile. Se gjerat qe te kuptohem me mire duhen thene troq.

Kete pyetjen e fundit e bej duke marre shkas nga nje pretendim i autorit qe prurjet ne PPU shpesh behen ose nga shkaqe banale, ose per shkaqe banale.

Këtë nuk e kam pretenduar kurrë. Shpifja dhe agresiviteti nuk janë mënyra më e mirë për të zëvëndësuar injorancën; ka metoda më efikase, siç shfletimi p.sh. Këtu ndoshta.

Jam dakort me cfare thua. E konsultova fjalorin dhe nuk e doli gje. Me ndihmon dot me njeren nga fjalet qe te plotesoj boshllukun e injorances? Se per agresivitetin dhe me agresivitetin do merremi ne nje rast te dyte.

Në ballinën e BalkanWeb-it sot, mu në krye, u shokova - ndoshta për fajin tim, pasi vetë e kam fajin nëse klikoj aty - nga makabriteti ulëritës dhe mungesa absolute e pietetit të administratorëve të faqes, të cilët, me pandjeshmërinë më subtile të mundshme ...

Mire eshte qe leksionet te jepen ne shqip, them une.

Ky shkrim vjen era hipokrizi.

Na vajti prapa duke fol per turline e lajmit te perzier me shale, cica e .... Rroft anilbashizmi i medias dixhitale.

Si vendi dhe kuvendi.

mirazh, shkruan "mungesa absolute e pietetit të administratorëve të faqes, të cilët, me pandjeshmërinë më subtile të mundshme". Kurioz cdmth pietet dhe subtile. Gjermanisht?!

E vertete. Rrofsh.

Qemotit kur lexonim ndonje roman ne gjermanisht, mbanim edhe nje fjalor gjermanisht - shqip me vete per te na ndihmuar ne perkthim.

tani, per te lexuar nje forum shqip kemi Vikin.

Nuk shoh ndonje te keqe ketu.

Duhet ecur me hapin e kohes, dajosh.

I saw the news today, oh boy

Nje proteste moralizuese me efekt po ashtu mediatik! Si MAPO, si Ballkan, si TEMA ,etj., mbahen me para qe nuk vijne nga shitja e gazetaave te tyre. Keshtu jane te detyruara ti pershtaten asaj politike qe dikto(j)n donator(et)i. Lexuesi dhe klikuesi kane lirine te lexojne dhe klikojne ku te duan. Pra, ne kete proces shtypi, ruhen disa norma kontraktezimi qe nuk shkelin te drejtat e njeriut. Eshte koha dhe pervoja e sejcilit, ajo qe ben perzgjedhjen e duhur. 

Mire ata qe i vene, po dhe ju syte filxhan tek shalet e cicat. Jazek ju qofte.smiley

po c'te keqe ka te shikosh shale e cica, njehere.

shiko, keta qe ankohen kane njefare te drejte, thone qe duhet rujt nje raport i caktum midis shqisave, syve e durve dmth.

s'permbahen dot, thua ti?

 

Mbase ankohen duret se mbahen me hater syte. Dhe ato te parat kane mo shume lidhje pune me tastieren.

Tamam si Era me Thanasin. smiley

Humans struggle between two opposing drives:

Eros, which produces creativity, harmony, sexual connection, reproduction, and self-preservation; and

Thanatos, which brings destruction, repetition, aggression, compulsion, and self-destruction.

" ..... Në të djathtë nekrofilisë i bën shoqëri pothuajse-pedofilia e maskuar si ekzibicionizëm: nuk i rezistojnë epshit të momentit, çifti kapet mat duke bërë seks pranë një shkolle („Infant“).(link is external)...."

 

 Mirazhi i shkrete, nuk di nje gje, nje fenomen shum i perhapur ne perendim; Berja sikur. Ky eshte nje fenomen shum-shume i perhapur. Njerzit bejne sikur. Ekzistojne me miliona njerez qe jane impotent, apo njerez qe nuk kane patur sukses ne lidhje si çifti ne vidio, dhe qe vene/vendosin nje njeriun e tyre ti filmoje, thjesht te behen populer (siç quhen kendej; me pak fame). 

Mirazhi i jep nje rendesi apo i merr seriozisht keta qe bejne sikur, nderkoh qe te tjeret e dine dhe vene buzen ne gaz per skenat qesharake.

Nje here (para ca vitesh) me kalamajt e mij, qe i çova tek lodrat, vura re se tek hyrja e rrotullames se madhe, ndodheshin dy vajza qe mu duken 14-15-16 vjeçe qe putheshin me njera-tjetren. Ne fillim u indinjova, duke menduar se si i lene keto skena ne sy te femijve. Mirpo duke i studiuar nga larg vura re se ato putheshin sapo ne hyrje afroheshin prinderit me femijet e tyre. Dukeshin qe ishin aty me porosi, ndoshta nga ndonje organizate simotra me organizaten e Kristit smiley

nderkoh qe te tjeret e dine dhe vene buzen ne gaz 

"te tjeret" kane sensore, Pjer. sic e ke shpjegu nji paragraf me posht. asgje nuk ndodh ashtu kot, qe thua ti.

Mirpo duke i studiuar nga larg

Sa ore zgjati studimi yt, Pjer? Apo vec 30 sekonda kishe nevoje? Si dhe, kot per kurjozitet, sa larg ishte ferra pas se ciles po beje studimin?

Ne nje park me lodra e dashur gjembi  nuk ka ferra, veç kioska qe shesin akullore e gjera te tjera per femije. 

lajmet online si te hash akullore me hot dog at the same time 

Why so serious? - Joker

 

http://www.telegrafi.com/lajme/shqiperia...

Hartuesit e raportit e shpjegojnë rënien e nivelit të lumturisë me ndikimin që ka media sociale në jetën e njerëzve, të cilët bombardohen me lajme nga më të ndryshmet e që kanë ndikim tek të gjithë. 
 

Mirazh mendoj qe mediat nuk jane shkaktare te shthurjes se shoqerise por po i pershtaten shijeve te saj. Eshte shum e thjeshte te bllokosh mediat online, mjafton nje grupim aktivist i hackerave shqiptare pak a shume si anonimous por problemi eshte me i thelle sesa ne titujt e mediave dhe lejimi i trendit te komenteve katastrofe. Un mendoj qe kjo shthurje, kotesi dhe mungese disipline vjen nga menyra e jeteses ne shqiperi. Nje jete stresante, pa mundesi te besh dicka qe ke pasion ta besh dhe per ate qe ben mos te shperblehesh kenaqshem, krijon njeriun me personalitet te tille si ata qe shkruajne komentet te cilat jane me makabre sesa vete tema.

Burimi i ketij makabriteti mendoj qe eshte shume me i thelle.

Shikoni komentet.
http://www.gazetatema.net/web/2015/07/14...

un jom tu pa komentet ktu prej vitesh, 50% jan komente onaniste, gjysma tjeter makabriste, dhe tek tu ka ndonje af of te preokupuar per çeshtjen.

 

Nje person pa pune pa te ardhura te masturbimi dhe kmentet onaniste do e gjeje kenaqesine e jetes. Cfare mundesishe te tjera ka?

Dmth "onanist" me perkufizim eshte njeri pa pune?

Se po te jete kaq i lire zanati i perkufizimeve per mu "onanist" eshte nje antikomunist qe ka shume pune dhe shpjegon laperdhine dhe makabritetin me mungesen e punes si komunist.

 

... mendoj qe mediat nuk jane shkaktare te shthurjes se shoqerise por po i pershtaten shijeve te saj... Eshte shum e thjeshte te bllokosh mediat online...

Nuk shkruaj që mediat janë shkaktare të thurjes; as që duhen bllokuar.

Raporti i medias me shoqërinë është ndërveprues e, mbi të gjitha, mediat kanë, apo duhej të kishin, edhe një funksion edukues, të cilin, me sa duket, ato jo vetëm nuk po e luajnë, por po bëjnë të kundërtën, duke hallakatur jo vetëm shijen e publikut, por edhe etikën, moralin e këtij të fundit.

Ke te drejte. Kan fajin e vet dhe mediat.
Gjithsesi situata eshte alarmante. Shthurja e shoqerise eshte ne fazen trendi. Kjo faze eshte qe kopjojne njeri tjetrin per tu dukur cool dhe nuk e bejne ngaqe realisht jane jane ashtu. Faza tjeter eshte shnderrimi i kesaj sjellje ne VES. Aty ska me shprese per ndalje te kesaj shthurje. Flas ne menyre demokratike. Ne ate moment dhe une do therrisja zgjohu enver apo allahu akbar pasi vetem nje forme diktature apo tiranie do ishte zgjidhja.

nese te duket se shoqeria po shthuret per ato arsye qe thua, tregon qe thjesht po plakesh. pleqte keshtu si ti kane folur ne cdo dekade pa perjashtim, qe ne vitet 1920.

Spo them qe po shthuren ngaqe bejne seks party alkol hashash etj. Po flas per dicka tjeter. Shiko komentet te linku siper dhe me trego cfare ka pozitive apo progresiste ne ate lloj sjellje.

Mjafton te shohesh filmat ose et lexosh librat e bere per te rinjte ne dekadat e meparshme. Qe ne vitet 30-40 e deri ne vitet 90-2000, personazhet pleq trapcares flasin po njesoj. "U shtur dynjaja se hoqen shallvaret, u shthur dynjaja se po shkojne grate te mjeku, u shthur dynjaja se po kercen balerina me brecka, u shthur dynjaja se po i jep femra makines. U shthur dynjaja se po vishen cuditshem, do marre fund njerezimi. Nderkohe, njerezii cdo dekade eshte me mire se me pare ne plan te pergjithshem.

Clidhje ka kjo qe po thua ti me ate per te cilen po flas une? Me thuaj pra, ku e shikon permiresimin e shoqerise te ajo lloj sjelleje? Un po them qe nuk po bejne asgje as seks nder te tjera dhe ajo lloj sjelleje eshte si shfryrje inati. E di ti qe statistikisht me shume seks ben babi yt se ti?

As neper filma e libra s'u mbushej mendja, njesoj si ty smiley

Shkabe prezervativa shife se mos shoqeria qe nga viti 1920 eshte laperdhosur dhe makabrosur dekade mbas dekade dhe te te rijte e bere pleq kane gjithnje te drejte ne kontest historik, si do kesh te drejte ti si plak kur ne vitin 2020 do te shklyejne prezervativen te rinjte avangardiste. 

Pse i referohesh vitit 1920, çfar ka te veçante ky vit? Apo shpikjen e lendeve sintetike, plastikes, dmth prezervatives?

 

Kush kane qene me mire? Ata qe bene luften e pare boterore ne vitet 1910? Ata qe rripnin varfanjaket en vitet 20 e s'linin grate as per te votuar? Ata qe donin ende skllaveri e qe po e ndanin boten sipas racave ne vitet 30? Ata qe vrane me shume nejres se kurre ne vitet 40? lol

p.s

ik tani hyr me nicket e tjere e shaj robt me vrerin mjeran e te pashprese qe ke perbrenda

Majtas: Ka dy dite qe media heton vetevrasjen e nje 20 vjecareje. U flijua per dashuri heteroseksuale apo lezbike.  Foto, emer, mbiemer.  Se ku moren leje qe publikojne te dhenat e viktimes, ata e dine. Djathtas: vazhdon avazi.

si Mulholl.dr varianti shqiptar, media nuk i rezisto tundimit

po te duash, shtjello pak edhe per ne

Al Bano as mos te marr guximin! Mulholland Dr eshte nje nga filmat e preferuar te Stalker, e ka pare nja 20 here (tekstualisht.) Kshu qe i takon atij smiley.

@ Al Bano, tundim kriminel ai i medias. 

e jashtezakonshme, nga shume ane, kjo ngjarje. Flm qe e permende Monda.

Si vjen turp! Nje vajze e re vret veten ne Shqiperi, dhe media jone pervec mos te paturit te decencen per te fshehur fytyren e vajzes qe jepej e plote, spekullonin mbi arsyet e vetvrasjes se saj. Duke traumatizuar familjen. Ne cfare vendi te botes ndodh kjo? Ku e keni pare ju qe e para te jepen te gjitha lajmet e vetvrasjeve sic jepen ne Shqiperi, me ze dhe me figure, por dhe viktimave ti nxirret letra ne publik. TURP! Turp i Zotit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).