Presidenti i Parlamentit Evropian nënvizoi gjatë takimeve në Tirannë rëndësinë që kanë shpejtësia dhe vendosmëria e reformave në procesin e integrimit evropian të vendit.

Atmosferën e diskutimeve, hezitimeve, mospajtimeve dhe dyzimit në Bruksel për dosjen “Greqia”, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, e përcolli pa shumë diplomaci tek mikpritësit e tij në Tiranë, kur tregoi se ishte nisur disa herë të vizitonte Shqipërinë por nuk ja kishte dalë nga angazhimet. Madje dhe këtë të hënë në mëngjes e kishte marrë avionin nga Mynihu për të përmbushur vizitën rajonale, Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë vetëm në minutat e fundit, atëherë kur ishte arritur akordi i shumëpritur me Greqinë.

Presidenti i Parlamentit Evropian mbajti vetëm një temë kryesore në kontaktet me autoritetet më të larta në Tiranë: rëndësia e realizimit të reformave për ta shtyrë përpara procesin e integrimit evropian. Schulz ishte i kujdesshëm për të artikuluar afate për hapjen e negociatave.

Ai la të nënkuptohet se brenda këtij viti koha ishte e pamjaftueshme, por gjithësesi për të kanë rëndësi shpejtësia dhe vendosmëria e reformave, sidomos ajo në drejtësi, siç tha ai “në vendosjen e një kulture evropiane të dialogut politik. Në kontekstin rajonal Shqipëria vazhdon të luajë një rol shumë pozitiv për ndërtimin e një dialogu konstruktiv e ripajtues. Këto dy elemente do të rrisin besueshmërinë dhe rolin e Shqipërisë si në rajon ashtu edhe në raport me Bashkimin Evropian, dhe Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer për ta arritur këtë”. Sipas Schulz dy ishin mesazhet që donte të përcillte përmes kësaj vizite: “Ndërtimi i demokracisë dhe ripajtimi”.

Sfida më e madhe mbetet reformimi i pushtetit gjyqësor

Për ish-ministrin e Integrimit, Marko Bello, ndalesa në Tiranë e Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, vetëm pak ditë pas vizitës së Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, para së gjithash synoi të nxisë klasën politike shqiptare që të kryejë me më shumë guxim dhe shpejtësi reformat e domosdoshme për anëtarësim të plotë në strukturat e Bashkimit Europian. Sipas Bellos, Shqipëria sapo ka përfunduar zgjedhjet për pushtetin vendor, një tjetër test ky që mori notë pozitive nga Brukseli, ndonëse raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR nuk është bërë ende publik. Në këto 20 vjet, zgjedhjet kanë qënë një problem delikat, sakohë partitë politike ishin mësuar ta ashpërsonin përtej limiteve luftën politike, thotë Marko Bello për Deutsche Welle-n.

“E keni parasysh se si në shumë raste ditën e zgjedhjeve e kanë kthyer në një ‘shesh beteje' për realizimin me çdo mjet të ambicjeve të tyre, duke dhënë prova të një politike aguridhe dhe larg standarteve perëndimore. Një reformë e rëndësishme ka qënë edhe ajo e ndarjes së re administrative, ndonëse është ende herët të flasim për dobitë dhe avantazhet që ajo pritet të sjellë për qytetarin, por edhe për mirëmenaxhimin e financave publike, politikat fiskale, investimet, decentralizimin etj. Tashmë, sfida më e madhe mbetet reformimi i pushtetit gjyqësor, i cili kërkon ndërhyrje urgjente për t'u kthyer në një sistem funksional, me një trupë gjyqtarësh dhe prokurorësh të devotshëm, të aftë, të vendosur dhe me integritet të lartë moral, jo vetëm për të bërë drejtësi, por edhe për të spastruar me forcën e ligjit administratën publike nga të korrupturit dhe abuzuesit me funksionin dhe taksat e shqiptarëve. 

Reforma ka nevojë për konsensusin e të gjitha partive politike, por edhe për ndihmën e partnerëve tanë perëndimore. Falë përpjekje të BE-se dhe SHBA, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin e nevojshëm dhe shpresojmë që në vjeshtën e këtij viti të kemi një pakete të plotë për të reformuar drejtësinë shqiptare dhe për ta ngritur atë në standardet europiane”.

Për ish ministrin e Integrimit, dialogu politik pa oshilacione, me konsensus për reformat e medha, për të cilat ka nevojë vendi, lufta pa kompromis dhe me rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit, krahas një politike rajonale konstruktive - janë disa nga pikat e forta që do ta bindin edhe Brukselin të çelë me Shqipërinë negociatat për aderim. “Objektivi është që brenda 5 - 6 viteve, Shqipëria të arrijë të bëhet anëtare e BE”, parashikon ai.

Shqipëria nuk është e gatshme të çelë negociatat me Brukselin 

Lidhje mes vizitës javën e kaluar të Kancelares Merkel me atë të fillimit të kësaj jave të Martin Schulz bën dhe kryeredaktori i të përditshmes Shekulli, Elton Metaj. Sipas tij, një mesazh i lidhi të dy këto vizita të rëndësishme: realizoni reformat, që t'ju hapim derën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për Metajn realizimi i reformave të shumëkërkuara nga ndërkombëtarët është sfida kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit. 

“Në plan të parë të këtyre reformave tashmë është vendosur drejtësia, pasi gjendja ka vajtur, siç thotë populli, ‘aty ku nuk mban më'. Kjo iu kërkua qartësisht politikës shqiptare nga zonja Merkel dhe u nënvizua edhe nga zoti Schulz, pozicioni i të cilit mbetet më i shkëputur nga negociatat direkte mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në gjendjen aktuale, Shqipëria nuk është e gatshme të çelë negociatat me Brukselin, për sa kohë ajo nuk ka realizuar reformat që i kërkohen. Vetëm sot shumica dhe pakica parlamentare gjetën konsensus për përbërjen e Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi. Edhe këtu u përfshinë ndërkombëtarët, të cilëve nga njëra anë u kërkojmë hapje negociatash, pra partneritet, në anën tjetër, i ftojmë në tryezë si ‘pajtues gjaqesh', pra si ndërmjetës për hallet tona. Pikërisht këtë moment, politika shqiptare po ndjen vështirësi ta kuptojë, duke e interpretuar momentin e negociatave apo anëtarësimit në BE si një vendim politik, për të cilin mjafton ta mbash mirë me Europën e vjetër dhe radha jote do të vijë”.

Kryeredaktori i gazetës Shekulli thotë për Deutsche Welle-n se negociatat apo anëtarësimi do të ndodhin kur Shqipëria të funksionojë si një shtet i BE-së apo të paktën të japim shenja serioze se po i afrohemi standardeve kryesore të këtij Bashkimi. Dhe që drejtësia është kryesore dhe thelbësore në këtë drejtim, nuk ka as dyshimin më të vogël”.

15 Komente

Me vjen mire qe EU dhe PE po i hedhin syte seriozisht drejt Shqiperise. 

PO si te mos i hedhin syte o Pierre, kafshet jane strukur ne strofken e tyre dhe kane frike te dalin. Presin te ngordhin te ngunjuar!

Artikulli i dytë "në kuadrin e vizitës" o Blendi, po sidoqoftë unë u futa kryesisht për të pyetur: "çfarë është ripajtimi?".

do bejme c'eshte e mundur, zoti Shulc!

Mire mer mire, po ndonje evro te hidhni andej nga Shqiperia a keni z. Schulc? Se e ngopet ate popull me llafe shabllon. S'i ha me populli keto, se ju mbush barku. Faleminderit!

Harroji leket, tani e mesuan stilin keta dhe s'duan ti lene njolla brezit tjeter, njolla te tipit "e dinin shume mire ata ne c'derexhe ishte Shqiperia kur i dhane leket, po vazhdonin ti jepnin" Me mire s'japin fare dhe te pakten nuk i vret ndergjegja neser qe kane abuzuar me ne smiley

S'ka problem mer. Gje qe rregullohet eshte dhe ajo. S'dun me dhone lek, le mos te japin. Veten ne qafe do marrin. Ja shqiptaret po vijne t'ja marrin leket Shulcit tek shtepia.smiley

Sa po thote Klani "Kancelarja Merkel tha ne Tirane qe nuk mund te kete integrim ne BE persa kohe shqiptaret vazhdojne kerkojne azil". Dmth as leke, as integrim. smiley

Si tha ne nterviste ky, "i njof mire politikanet albaneze" smiley Osht i krokodillos qy.

E di cfare me vjen keq, se vejne ata legenat qe kemi per politikane e shkojne e qurraviten ne menyre te paturpshme ne Bruksel. Kur Brukseli as ju rrujt a ka te drejte PS e PD-ja the thone shyqyr qe jane tu u zone keta, qe mos ti japin asnje lek, po ti japim llafe se i kemi falas. E te gjithe ate maskarallek qurrash qe vejne e nxjerrin bojen neper Bruksel e hane populli shqiptar.

Hallall. S'dine me u sjell as si Bullgaret qe kur ishin per BE , ndonese ishin kokrrat e kriminelve e donin te vrisnin njeri-tjetrin rane ne heshtje e u bashkuan derisa i futen kembet e mbyllen deren prapa.

...ashtu si ne Srebenice edhe ne shqiperi...nuk mund te kete pajtim me komunistet z.Martin pa u denuar dhe  kerkuar falje shqiptareve per krimet e komunizmit dhe kriminelit Enver Hoxha .

  Ne fakt, historia e cerek shekullit tregoi se disa gjera themelore duhen vene ne vend.Nuk mundet te kete monument tradhetari e dallkauku Ahmet  Zogu dhe ti mohohet Atij qe beri luften dhe radhiti Shqiperine me aleatet ! Duke i peshuar cdo gje ne veprimtarine e tij 50 vjecare ! 

  Ky besoj se do jete nje imperativ i historise ardheshme ! Ndryshe gjithenje do te kemi nje shumice perballe nje pjese ne pakice, te papajtushme ..jo " Baba Shulci  " te thote  por gjith shulcet e evropes ! 

Historia na tregon dhe dekorimin  si hero i demokracise dhe i lirise Z.Stalin,vetem sepse eleminoj fizikisht liderin nazist,qe konsiderohet si personazhi me negativ i historise moderne boterore.Pa harruarr qe dhe etaloni Demokracise ne planetin tone eshte shteti i cili rrafshoj km katrore me bomben berthamore.Miku im duhet te besh kompromis me jeten dhe te shikosh qe lideri i socialisteve progresist eshte nje individ i cili vjen djathtas,per te mos kaluar tek liderri i demokracise ne kete vend se dihet sesi ka lindur ka jetuar dhe do vdesi.Ahmet Zogu i eshte bere percundimi me i madh me ate fare busti qe sinjifikon te gjithe pluhurat,shirat dhe sekrecionet nazale pavaresisht qendrimit stoik.

 

KALA E ZEZË

nga Xhavit Gasa

Mjegulla e lagësht e zezë,
qëndroj gjatë shumë gjatë,
ja kalbi krejt muret kalasë..

Kalaja fantazëm ngritur mbi mëkate,
mure të veshur me rrjeta merimangash,
në hatlla ndërtonin fole lakuriqët e natës..

Rrënojave gërmadhë të kalasë mëkatare,
sillen korbat e zinj dhe laraskat laramane,
sa e trishtë kënga e korbave dhe laraskave...

 

ka nje dallim  goxha mes asaj qe perben kengen, dmth melodine, avazet sic ja thone bilbilat, zogjte  dhe atyre qe u mungon melodia ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).