Kancelarja gjermane inkurajoi Shqipërinë për progresin, por ajo deklaroi se hapat e mëtejshëm në integrimin e vendit do të varen nga reforma në drejtësi. Shqetësim edhe për numrin e lartë të azilantëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi nga Tirana mbështetjen për integrimin e Shqipërisë, por ajo tha se nuk ka një afat të përcaktuar për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Merkel tha se procesi i integrimit kërkon plotësimin e të gjitha kushteve, ku reforma në drejtësi konsiderohet si më e rëndësishmja për Shqipërinë.

“Është përmbushja e standardeve ajo që do të përcaktojë ritmin e anëtarësimit. Shqipëria ka bërë progres, por reforma në drejtësi nuk është përmbushur ende,” deklaroi kancelarja Merkel.

Kancelarja e cilësoi të rëndësishme këtë reformë edhe për krijimin e kushteteve ligjore për investitorët gjermanë, ndërsa bëri thirrje që Shqipëria të ndjekë shembujt më të mirë në këtë drejtim.

Kryeministri Edi Rama premtoi në fjalën e tij se reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do t’i shërbejë më së pari demokratizimit të vendit.

“Pasi ta përmbushim këtë reformë na lind e drejta të kërkojmë hapjen e negociatave. Atëherë jam i bindur se kancelarja do të jetë e para që do të na mbështesë,” tha Rama.

Numri i lartë i azilantëve ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimin Rama-Merkel, ndërkohë që kancelarja theksoi se dera e Gjermanisë është e mbyllur për azilkërkuesit shqiptarë.  Ajo shpjegoi megjithatë se Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e këtyre procedurave.

Marrëdhëniet ndër-rajonale dhe veçanërisht progresi i bërë mes Shqipërisë dhe Serbisë është vlerësuar me nota pozitive nga Merkel, e cila garantoi se nuk ka një “ngadalësim artificial” anëtarësimi për Ballkanin Perëndimor.

Të dy liderët pranuan se shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve nuk janë në nivelin më të mirë, ndërsa ekzistojnë mundësi për përmirësimin e këtij bilanci. Kancelarja Merkel tha më tej se ka ende mundësi të pashfrytëzuara në turizëm, energji apo telekomunikacione.

Gjermania është partneri i gjashtë më i madh për importet shqiptare dhe i nënti për eksportet. Databaza statistikore e Institutit të Statistikave tregon se gjatë vitit 2014, Shqipëria importoi nga Gjermania 235 milionë euro mallra ndërsa eksportoi 51 milionë euro mallra. Nga Gjermania erdhën 6 për qind e të gjitha importeve të Shqipërisë dhe drejt Gjermanisë u nisën 2.8 për qind të të gjitha eksporteve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2013, stoku i investimeve të huaja direkte nga Gjermania në Shqipëri qe 107 milionë euro, ose 3.7 për qind e totalit të investimeve të huaja direkte. Gjermania është investitori i gjashtë për nga madhësia i huaj në Shqipëri pas Greqisë, Kanadasë, Hollandës, Austrisë e Turqisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi dypalësh i Shqipërisë është 616 milionë euro dhe nga këto, 178 milionë euro ose 29 për qind janë dhënë nga Gjermania. Nga Gjermania vijnë edhe një pjesë e konsiderueshme e borxhit shumëpalësh, i cili është dhënë nga institucionet ndërkombëtare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Zhvillimit etj, fondet e të cilave furnizohen në masë të konsiderueshme nga Gjermania.

20 Komente

E kemi thene  shume here kete  te PPU, flm zonja e hekurt. kemi prblm me drejtesine, ja sa te vije shtatori. 

Sh. Zeqo ne burg, per agjitacion dhe propagande...si ka mundesi qi Sala nuk la mbrapa sistem te fort drejtsie bre...

Who is Salaj,? Blendi,,,!

Ja keni harru dhe emrin....e keni kthy pllaken mo shpejt se komunistat ne 91

C'pune ka lideri i Ballkanit me taksistin 

fakti qe ka taksiste me shkolle te larte dhe master tregohet me krenari nga piktori Rama smiley

Shokët e "se Pritshmëria "smiley duhet të jenë qetsuar me këtë Lajm . Apo do kapin verigën " thashë unë "  .  Tos tarabukosi , kokqerosi , ka për të shpërthy me materiale kritike për dobësitë e Reformës që do bëjë banditi neobllokmen Edvin kriminel kristaq Rama . Bashkë me gëlbazën lapsi .al , pale si do do na mysë Xhibolja me Linqe .

Po Lulatha i ith Bathkisë si e gjeti që do marrë pjesë smiley Do mbetemi pa karagjozët e Liri - Demokracisë të Palo...es  .Se mos na gjën ndonjë gjë nga Ndërmarja mor aman .

Në Burg ! Po po në Burg ( tm Roni )

E ka fjalen per Qin Xhonin, gjermanofili me i spikatur i drejtesise.

Qin Xhoni dhe qinëirt e tjerë të Halimit të supës do jenë të parët që do thojnë " Nuk na linte Politika se do kishim bërë namin për hajdutin Basha "

Do jetë rasti i parë besoj që do vërtetohet në Shqipëri teoria e "Gurëve të Dominosë " ..Babasqapin e kanë fluturu prej Leckash . I konë dhonë i faqe Interneti si priftërijve dhe Hoxhallarve Qitapet dhe e lejnë me Leh në Honë .

Vallaj gjojna kena për të pa .Po atë Burgun sepse nuk e du , me sinqeritet nuk ja du asnjonit . Po paret e vjedhme Nji për Nji ti Pagujnë si Vilat edhe pronat e kursimet !  Pa pikë Mëshire . Nga të gjithë Krahët e çfarëdo Posti kudo që janë !

Si thotë Llakaj ke e Ëma e zeqos .." Ke bythë ? Hë ? S' ke " ... Po të kenë Mos tua kursejnë Hellin smiley

Gjermeni po hap nje fabrike te dyte makinash ne Serbi, po vizita ne Shqiperi ishte 'historike'.

Po edhe shqipot nuk mbeten prapa.deri tani psh kane arritur ne zbulimin e madh se :trajnimi profesional inkurajon ardhjen e investimeve te huaja.dhe kjo nuk eshte gje e paket.pastaj ne kemi KM sexy qe eshte lider I ballkanit ,c'na duhen investimet e huaja.

Gjermeni po hap nje fabrike te dyte makinash ne Serbi, po vizita ne Shqiperi ishte 'historike'

"Kryeministri harxhoi dite te tera duke vizatuar e projektuar edhe kryevepren e tij te rastit kepurdhen e gjate ne oborrin e kryeministrise qe e konsidron si kopshtin e shtepise se tij.

Pastaj i tregoi zyren me muret e vizatuara me insekte ,flutura xanxare qe rrethonin Ismail bej Vloren.Ne tv nuk pashe breshken, por besoj aty ne kryeministri ishte dhe ajo.

Pasi i mbylli punet e zbukurimit te shpise me me insekte, flutura, breshken , kepurdhen, strehen me tirante me xhixha qe e beri kryeministrine te dukej naten  si diskoteke per tia fituar zemren mendoi edhe ti tregonte barceleten e gezimit te shqiptareve kur nuk bene gol kundra gjermoneve  duke sjelle perjetimet e kohes se honekerit gjerman dhe honekerit tone, si studjues i thelle i historise"  tha Topalli sot ne kuvend smileysmiley

kerpudha esht element nga Liza ne boten e cudinave, po s'di gjo ti Kapo.

tashti, te kam rixha, me thuaj nje gje: ca eshte me mire, nje kerpudhe apo t'i vesh avlli? smiley

dmth ca eshte me ter men ta konsiderosh si kopshtin e shtepise se tij  

me sakt do ishte "kulle", po c'beri.

amon, shkruj ca te dush Kapo, vetem ate kohe e ate mentalitet mo na e kujto mo. se na vje turp nga vetja.

“Pasi ka përfunduar skicimin e kontureve të shtëpisë së tij të çuditshme në Surrel , kryeministri i është rikthyer Tiranës dhe Shqipërisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja e fundit që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është jo vetëm një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët”

“Edi Rama ka të njëjtat simptoma të liderëve provincialë që besojnë se nuk janë votuar për të administruar, por janë zgjedhur për të ndriçuar. Prandaj çdo kapriçio të tyren, çdo delir madhështie dhe çdo dell krijimtarie e eksperimentojnë qorrazi mbi qytetarët, të bindur se kjo është një e drejtë që u takon”..perfundon mendimin Shullaku per eksperimentet e Rames. 

Shullaku kshu smiley

Cfare eshte ky Shullaku?

shkullaku eshte nje dallkauk i pakrahesushem ! 

kapo, kur te kalosh ketej bjeri nje here rrotull kryeministrise dhe pastaj ...pime nje kafe bashke.Lere kete muhabet se eshte bere sic e kish Bozho ne mendje ! te flasim per te tjerat se na gremisen te gjitha po shame dhe te miren..! Te them keshtu se un te kam mik.

" ....Të dy liderët pranuan se shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve nuk janë në nivelin më të mirë, ndërsa ekzistojnë mundësi për përmirësimin e këtij bilanci. Kancelarja Merkel tha më tej se ka ende mundësi të pashfrytëzuara në turizëm, energji apo telekomunikacione..." 

 

Gje qe dihet, por a kane vullnet dhe veshe (te dy palet) te bejne diçka dhe te ndigjojne projektet. 

neve jemi vend dhe popull artistik. duhet me art vetem te mirremi.

makinat le t'i prodhoje serbi, se per ate ka lind, ne ballkan kur erdhi, me punu token i pranun. nga dhe emri Serb = Serv.

kush nga ju do ta pranonte ne shtepi nje mik, qe do t'i thoshte qe pllakat e dyshemese nuk i kish lare si duhet ?

na ka humb dinjiteti si popull.

enveri pranonte ne tirane, vetem ata qe e rreshtonin ne nje linje me klasiket e marksizem-leninizmit. ali pash tepelena vetem poetet dhe princat. çfare dallimi me sot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).