Mjalti i kushurinit Zekë

 

Mjalti i kushurinit Zekë vinte si i idhtë e i terrët

Sikur t'i kishe hedhë diçka brendë,

E t'a kishe shti mandej në ndonji poçe bojëkafe.

E po t'a ngreje kte poçe të supozueme nalt drejt qiellit

Mund të shifje përmes saj dhe diellin,

Dhe ato bulbzat e vogla ajrit të zanë brenda mjaltit

Qi vezullojn në veshtullim të trashë,

Si bulbzat e zana në qelq të papërkryem.

E po t' doje me e provue me nji lugë të vogël,

        le t'themi,

Tërhiqej ndaj vetes ky në stërhollsi pafund,

Si fije mëndafshi në ambëlsinë e shikës së idhët.

Prej buzëve t’shtypuna mbas inoksi s' donte me u shkitë

E nji lupë të mysët bante në qiellzë për inati.

Ky mjalt të ngjallë, thojshin plakat shallzeza,

E nanat e reja 'ia jepshin fëmijëve

       me njimendsinë e prindit qi njeh veç nji kah,

E kushuritë rendshin për hisen e tyne të idhtë e të terrët

       prej katër  anëve,

Përmes asaj arrës me gjethe të gjana,

Gjithkush me ate poçen e vet si dervishi

       me kokmen kalamendëse të lëmoshës,

Tue pritë qi hojet e randa t'i mbushin enët e tyne

        me premtime mëngjish e ngjallje.

E kushurini Zekë qi me duqin e cigares të dredhme

        ndër buzë u thotte:

Bletët e mija ndalen ndër lule duhani.

 

Era qi rreh me nji krah

 

Me gurët e rrumbullakë mbi shpinë përzgjatet siujdhesa,

Në andrrën e përtejshme të bregut karshi

    t' latume në krah të kundërt kah era.

Me hovin drejt detit t'rimun  

   me xhavidhe, leshterikë e çkamos

Rrakapjeket kadalë tue murmurue  

Kujtesën e krahut tjetër

T’ lanë mat'anë tash sakohë

Diku atje në cektinën e ndërmjetme.

E hollë asht kujtesa e gollë kah brenda

Kur rrehet përditë me krypë e ranë.

Ktu era njidrejtimshe ka ligjet e veta të forta;

Tragetet shkojn kadalë e kthehen ma shpejt,

E mullitë e erës janë fytyrkthyem kah Irlanda,

E pemët i përkulen nji vullneti të vetëm,

E shkurret i kanë degët gjithnji të krehuna kah toka.

Ktu natyra kryengrehet  nji trohe e atypëraty i përulet me bindje

           erës së rrebtë t' Atllantikut.

3 Komente

Me gusta mucho si poezia e pare, si ai lloj mjalti i idhet e i erret, qe mendova se mos ishte mjalte geshtenje, sepse edhe mjalti i geshtenjes eshte i tille, ka nje shije qe s'e harron dot lehte.

Mjalti i geshtenjes ka pak idhesi, por eshte kurativ.Te kemi parasysh se mjalti permban 22 lloje antibiotikesh organike .Eshte  i pazevendesushem per nga vlerat ,por vecanerisht per femijet nga 11 muaj gjer ne 16 vjec.Tek vajzat mjalti eliminon shqetesimet prej fillimit cikleve , dmth deri 14-15 vjec .Ka nje kure  me baze mjaltin e quajtur " Kura Persiane " : 

20 kokra veze fshati

  4 kg limona te perzgjedhur me leng 

  1 kg vaj ulliri kembe 

  1 kg mjalte  i nxjerre prej hojeve jo me shum se nje muaj( sepse ndodhin procese oksido reduktimi edhe ke mjalti  ne kontakt me ajrin.

   Lahen mire vezet me detergjent.Vendosen ne nje ene qelqi qe te nxere mbi tre kg .Shtrydhen limonat dhe si kullohet lengu  hidhet tek vezet .Vendosen ne frigorifer ne temperaturen 1-2 grade  ose ne nje bodrum te fresket mbuluar me kapak dhe nje beze te erret .Pas 22  - 26 ditesh vezet treten  dhe me kujdes heqim vetem cipat  qe gjenden brenda kuaskes me kalcium.Hedhim mjaltin dhe vajin e ullirit dhe i perzjejme mire per  disa sekonda.

   Njerzit (sidomos femijet anoreksike dhe te dubet, te moshuarit me probleme mushkrie dhe kockash, e kushdo qe ka probleme shendeti kronike ) nga nje luge te plote gjelle esell !  Dhe keni per ta pare ca eshte ne realitet kura Persiane ! femrat me probleme stomaku, uterusi dhe melcie e shpretke do te me kujtojne po e provuan...!

 

Fantastike. Te lumshin duret o bej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).