Para disa ditësh u raportua në shtyp që skuadrës së Skënderbeut iu bllokuan vizat për ndeshjen e kthimit me Crusaders të Irlandës së Veriut, nga Ambasada e Britanisë në Athinë.  Titujt e gazetave shpesh fillonin me fjalën "Skandal" me gërma të mëdha.  Reagimet e lexuesve ishin nga më të ndryshmet, që nga irritimi i kuptueshëm deri tek teoritë e larmishme konspirative. Shtypi raportoi se FSHF u përfshi menjëherë dhe kërkoi po ashtu ndihmën e UEFA-s.  

Në fakt FSHF-ja mund t'ia kishte kursyer vetes dhe UEFA-s këtë angari, sikur të kishte pajisur me një hartë zyrtarin apo zyrtarët e ekipit të Skënderbeut. Zyrtarët e klubit aplikuan për viza në Republikën e Irlandës pavarësisht se Belfasti, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, është pjesë e Britanisë së Madhe.  Pajisja me hartë është një këshillë "miqësore" e një media angleze.  "E kuptojmë që marrëdhëniet anglo-irlandeze janë të ndërlikuara dhe konfuze, por me siguri që duhet të kenë harta në Shqipëri." Fatmirësisht, lojtarët do të pajisen me viza angleze në Paris, dhe ndeshja do të luhet. 

Por për të evituar "skandale" të tilla të mëvonshme, na lypset një hartë. 

59 Komente

Per mendimin tim, skandal perben fakti, qe djemve u duhet akoma vize per te shkuar ne Belfast per te luajtur futboll.

Ndoshta do te ishte mire, sikur ne kuadrin e reciprocitetit, te futej regjimi i vizave per qytetaret e Mbreterise se Bashkuar. Atehere do ta kuptojme me mire ironine dhe sensin e orientimit me harta te britanikeve. smiley

djemte s'duhet te jen kaq injorant...se sot shkun ke ambasada gabume, po neser mund te kishin ble bileta per ne qytetin e gabum...do thush ti, djemve tu hiqen biletat...

Rendesi ka mos te bojne gol ke porta e gabume. Sa per te tjerat, stafi menaxhues, te vrase veten...

vallai, you never know....

Jo une mendoj se gjeja me "stupid ever" eshte te mbash te pushtuar akoma sot nje pjese te nje vendi tjeter ne mes te Europes. E dyta pastaj vjen qe nje shtet ua heq konsullatave dhe i ben "outsource" sherbimet konsullore te vizave. E treta eshte qe ata qe tallen me ate robin ne klubin e Skenderbeut (ne fakt per tu talle eshte ai), po ne fakt jane me keq se ai dhe shkruajne "Fatmirësisht, lojtarët do të pajisen me viza angleze në Paris, dhe ndeshja do të luhet."

Se marr vesh pse nuk mund ti pajisnin me viza ne portin e mberritjes direkt po duhet te kalonin nga Parisi. Apo sa per ti lodh nje cik pas humbjes? 

Sepse nuk i jep dot polici ne kufi vizat. Duhet t'i marresh ke kompania qe manaxhon procesin. Nuk e di si i kane ndare zonat e grumbullimit te pasaportave, por per ne qenka ne Poloni. Parisi duhet te kete nje tjeter zyre te kesaj kompanie qe vendos vizat ne pasaporte. 

T'i shofesh ku i kane zyrat ne Paris (Paris i thencin se jane ne rrethina ne fakt) keta dhe car trajtimi i bejne njerzve, nuk te behet me shkel ne Britani.

distinction without a difference

- ti thuje si te dush, po ne dac ambasad angleze apo ne dac ambasada mbreterise se bashkuar....po me nje adrese te cojne

vizat behen dhe ne shqiperi...un nuk e di se ca m00t problemi kan pas djemt

Ore dinin djemkat do nese do loznin me te vertet apo ishte thashethem ..... Se helbete dhe no nje keqinformim

nashi, Gerhard Muller Takaj,  duhej te perpiqej pak me shume per pergenjeshtrimin sepse nuk eshte dhe aq i qarte...

kur thote:  eshte histori e trilluar nga nje gazete joserioze  per te rritur tirazhin, duket se aludon per gazete shqiptare, apo jo..?  -por ne fakt ky lajm eshte dhene edhe nga media britanike.

 

ndersa kur pyetet; pse Skenderbeu aplikoi ne Athine e jo ne Ambasaden e Tiranes,  thote....

-Pse Skënderbeu aplikoi në Athinë dhe jo në Ambasadën e Irlandës së Veriut në Tiranë, që është bashkë me Ambasadën Angleze?   

– Përpara se të jap një përgjigje, dua të sqaroj se klubi Skënderbeu kurrsesi nuk mund të ngatërronte ambasadat. Pse nuk aplikuam në Tiranë? Mund t’u them se Ambasada Angleze në kryeqytetin tonë ka një procedurë prej dy javësh për pajisjen me vizë. Për ne ishte një kohë e gjatë dhe vizat na duheshin më shpejt, ndaj dhe vendosëm të aplikonim në Konsullatën e Irlandës së Veriut në Athinë.

 

well, kjo procedure vlen per qytetaret e thjeshte, por per sportistet qe marrin pjese ne aktivitete ndekombetare ka rregulla e procedura te vecanta, ne rastin e futbollit,  te garantuara nga UEFA**.!    si dhe: Skenderbeu e dinte prej kohesh, qe kur i ra shorti, qe do ti duhej te udhetonte ne Irlanden e Veriut..

dhe me poshte z. Takaj thote....

– Sot (dje) ekipi ka marrë vizat pa problem në Paris?

– (Qesh) Sigurisht që po. Pas ndërhyrjes edhe të UEFA-s, erdhëm në Paris, morëm vizat dhe udhëtuam drejt Belfastit.

 

voila, UEFA**.smiley

 

Kurves se Europes, apo siç quhet nga shum vende europiane; Prostituta e Europes, do ishte mire ti viheshin viza per ca kohe, qe ta kuptonte se koha e megallomanise ka marre fund. Ky vend pis, qe eshte mbushur me hindjane, pakistaneze, xhamajkan dhe afrikan, dhe qe eshte kundra Europes, do ishte mire ti viheshin ti viheshin viza nga ter vendet e Shengenit. 

E bukur si histori edhe nese nuk eshte e vertete. Te ishte gjalle Skenderbeu do ta kishte zgjidhur ndryshe. Dhe me kete rast do kishte shpetuar dhe Irlanden e Veriut nga pushtuesit anglez. 

...

Reciprocitet i thone. Po kush ta boj, shteti i leshit.

ishalla po i kthehen gjith lojtaret skenderbeut...se nuk i dihet smiley

Nuk ka rrezik. Thuhet qe kane marre me vete si shoqerues shkaben qe t'u beje moral.

1 me te kuqe i Korces qe ne minuten e 11. smiley

mos ka ik qy tashti nga stadiumi ay smiley

4 lojtare te kubes firun para neshjes me ameriken. probleme me vizat edhe ato smiley

andej nga ana tjeter shyqyr u eleminu ai Ludogareci bullgar qe ishte ne fazen e grupeve vjet dhe pati barazu me liverpulin ne grup duke i eleminu.

Piii te miiii me te eleminu ludogoreci, imagjino cer futbolli pensionistash lu anglia smiley

te ze gjumi kur shef serie A apo bundesligen. lene mo spanjollen apo francezen....

ti ik shif se erdhi Gerrardi me walker ene boni nomin kunder ekipit me te mire ne amerik - san hose termeti ahahahaha

0-0 pjesa e pare.

sh mire. ca i bje mas neshjes tjeter me ate ekipin moldav Milsami Orhei? del direkt ne gup apo ka prap neshje tjeter playofi?

kristi Vangjeli, hamdi Salihi, ne ekip

E hengri te parin Korca. Ka akoma 40 minuta.

1-1

2-1 per Korcen

ia ka vlejt si eksperience, ta blejn edhe nanji lojtar te Crusaders me kete rast se ka nevoje per elektircista Korca

merrini ne amerik per 1 meleon ne muaj ahahaha

erdhi gerrard pensionisti ene terrorizoi ekipin me te fort amerikon smiley

p.s. i ke pa ekipet e premier league qe vijn ne amerik per pushime ene per te lujt me indigjenet smiley

lu chelsi neser ne nju jork, do haje big mekun smiley

Heroi tjeter Lampard doli ne pension ne NY smiley Ene nai moot me bo premier leagua, juve do e paguni me flori.

0-0 pjesa e pare.

Forca Skenderbeu!

Pse nuk quhet F.C. Korcha ky ekipi, ca lidhje ka Korcha me Skenderbeun?

Pyet themeluesit e klubit,nese nuk e di do te ta them edhe kete punen e emrit.

Hajde mos u merzit se po mundim nje ekip britanik.

 

Ekip i mbreterise se bashkuar, jo britanise apo anglise, do thoshte dikush qe i di mire keto pune.

Sdq, kto crusaders jon amatora me sa e di un

Minuta 70 1-1.

car ndeshje e papame mor aman smiley kto kernackat e korces kan per ta fitu kupen e kampioneve smiley

p.s. a morin nai evro meqe kalun ke faza 3 apo deri ne grup cdo gje falas

2-1 per Skendrebeun!

Me 10 lojtare qe ne minuten e 11,po luan Skenderbeu dhe po fiton.

Hajde krisni bythen capacule zemerligj.

ej...ato jan ekip amator smiley

p.s. u rrafen 3 me 2 smiley

me 11 lojtare ne minuten e 10 dhe me 10 ne minuten e 11 jo po thuj qe bota s'eshte e rrumbullaket.

3-2  .   Bene 2 gola ne minuten e fundit Irlandezet .

Te fala i beni Mero Bazes,dhe thuajini te mos merzitet se keshtu e ka futbolli.

Le te pija raki qe ti kaloje dhimbja e kokes.

Bravo Skenderbeu ...i futi 300 000 Evro ne xhep ne perfundim te ketij turi, dhe behet gati per te fituar 400 000 evro me pjesmarrjen ne turin e trete...... Skenderbeu eshte ekipi qe luan me shume futboll ne Shqiperi sot per sot.

urime Skenderbeut!   me pak kujdes mund te kapin fazen e grupeve te Champions League.   vjet pershembull,  me Bate Borisov, humben shancin kot fare.

ndeshjen tejter e kane me nje ekip moldav Milsami Orsei. pastaj ka prap playof apo jane grupet?

play-off

nuk e kam te qarte ende skemen, por  mbase jo. sepse me Milsami  i bie te jete playofi i trete...  pleyofin e pare nuk luajti Skenderbeu,  ishte ne pritje..

Mbasanej eshte turi i trete, play off Skenderbeu kishte po tu skualifikote.

yeap, paska edhe nji round playoff-i, shorti hidhet me 7 gusht per playofin, neshjet luhen ne fund te gushtit. aty ne playoff  u perzikan edhe man u, leverkusen, lazio, valencia, sportingu.

Avantazhi i arritjes ne play off te Ch.L. eshte se edhe po humbe kalon direkt ne grupet e Europa League. Pra gjithsesi i kap 6 neshje ne nivel europian.

Vjet u dogjen kot me penallti e ngelen pa hy ne grupet e Europa League. Ishallah sivjet po hyne dhe te jete nje ogur i mire per futbollin shqiptar. 

Forca Korça!

Do kene mor nai shuk paresh " jasht rradhe "  dobicat se ato 2 golat ne fund fare sikur vijne icik ere .Megjithate urime . Qellimi justifiko mjetin.

Do ket qen ndonje bast ne Azi 1 me 300 qe mbaronte ndeshja 3-2

edhe qe do dali arapi i zi me te kuqe pjesn e pare

Forca Skenderbe. Pas kesaj fitore c'tjeter harte na lypset!!! smiley

E ce duan harten, s'kan per te dal dot

Pa harte e gjetem rrugen noshke, mendoje se c'do ndodhe me harte, do thuash ti, po jps?? edhe ate e kemi ...!

Ej, po kto jon ekip amator mer...you got to stop celebrating smiley

po le ta celebratim mer burre , nje here mezi fituam, ja do humbin next. e do fillojm ti shajm me ci mba pragu.smiley

Ok, deal smiley

O nosh, a te thash qe do e haj big mekun chelski ne nju jork.

shif ca hongri quadruple whopper  smiley

keto ekipet angleze ashtu si edhe komtaren angleze i hajne per mengjes keto amrikanet 

hajde nosh per grosh tashti smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).