1 Korrik 2015

Si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor në një minierë në Fan të Mirditës të mërkurën, humbi jetën një minator. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale I.E. Trupi i pajetë i minatorit është dërguar në spitalin e Kukësit.

28 Qershor 2015

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur të dielën në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, në Martanesh. Aksidenti ndodhi në pjesën qendrore të kësaj miniere, në zonën e Theknës, e cila administrohet nga një firmë private. Sipas burimeve nga kjo minierë, mësohet se minatori i cili ka humbur jetën quhet Shaban Grrica, 45 vjeç. Policia tha se gjatë punës në nënkatin e kësaj galerie, një masiv shkëmbi është shkëputur duke e zënë poshtë minatorin.

16 Qershor 2015

Një ngjarje tragjike është shënuar që në mëngjesin e kësaj të diele në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere. Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës. Polica e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit, pasi deri më tani nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen.

Ngjarje të tilla të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës së minatorëve janë të shpeshta në Bulqizë. Shpeshherë shkaku kryesor mbeten kushtet e punës ku punojnë këta minatorë.

11 Komente

çfar te thuash per kete njoftim, te vjen keq, por ngjarje te tilla ndodhin çdo dite ne bote. 

[US]  n'guulo - 19 Shkurt 2015 - 21:58 Permalink

@ARB

Rama per sindikatat mire thote. Nuk na duhen. Ato sjellin vetem parazitizem dhe pengojne zhvillimin

Ja keshtu vete kjo puna. Kur te gjithe i qajme hallin palikareve tane grek, ne gazeta kalon heshturazi lajmi per vdekje minatoresh. Jete njeriu per jete njeriu!

jeta e minatorit nen monstrat e majta nuk ka vleren qe kishte kur ishin ne opozite

 

Qeveriu ndertoi nje shkolle ne Bulqize, hodhi fotot ne facebook per fushate, dhe me kte i lau duart. 

Rilindje .

Si, do rilindin prap keto?

Bohet...bohet...ashtu osht i muhabet smiley

Kam nje shok une...tha.

Minierat jane shteterore apo I manaxhon privati? Ne te tilla raste me pasoje vdekje kush I mban pergjegjesit? Keqardhje per minatoret! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).