Një ditë përpara se Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të japë vendimin për ndeshjen Serbi- Shqipëri, kuqezinjtë marrin një lajm shumë të mirë nga FIFA. Në renditjen e përmuajshme, e cila u shpall sot, Shqipëria është ngjitur për herë të parë në vendin e 36-të me 722 pikë.

Fitorja në ndeshjen për grupin eliminator e një muaji më parë me Armeninë, por edhe fitorja në miqësore Francën ka ndikuar që kuqezinjtë të fitojnë 98 pikë për një muaj dhe të ngjisin 15 vende.

Në këtë mënyrë Shqipëria ka lënë mbrapa dy vendet fqinje, Serbinë dhe Greqinë, por edhe emra të skuadra të tjera që kanë marrë pjesë në kampionatet botërore dhe europiane si Turqia, Bullgaria dhe Sllovenia.

Ndërkohë, nesër pritet që gjykata sportive e KAS-it ta mbyllë çështjen për ngjarjet në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Pas të gjitha shkallëve që ka kaluar kjo çështje, është faza e fundit nga e cila do të mësohet se cili do të jetë drejtimi që do të marrin skuadrat e Grupit I.

Është një ngjarje që ka shumë rëndësi, sidomos për Shqipërinë. Së pari janë shpenzuar të gjitha faturat e mundshme shumë të kushtueshme nga FSHF, që kjo ngjarje të ndiqet deri në fund. Së dyti, skuadra kombëtare nuk ka pësuar asnjë humbje në fushën e lojës, por e vetmja është nga shkalla e Apelit pranë UEFA-s që na ka mundur 3-0.

Ka shpresë, por edhe ndjesi neutrale pranë FSHF-së dhe opinionit sportiv shqiptar. Nën zë dhe në biseda të ndryshme miqësore, në rrethet sportive, çështja diskutohet edhe në një rrafsh të tillë: Pse duhet të zgjatej kaq shumë si çështje, nëse vendimi nuk do të ndryshojë? Një qasje pozitiviste, për këdo që mendon se goditja e Balajt në fushën e lojës me karrige nga huliganët serbë është e dënueshme.

Për këdo që mendon se thirrjet raciste “vritini shqiptarët” nuk duhet të ekzistojnë nëpër stadiume dhe UEFA, që bën thirrje për “fair play”, së pari duhet të ndëshkojë racizmin. Pse mund të fitojë Shqipëria? Kjo është një pyetje që si përgjigje merr disa argumente. Së pari, pala shqiptare u qëndron deklaratave të para të ngjarjes.

Së dyti, delegati i ndeshjes kundërshton palën serbe. Së treti, ka një ndryshim qëndrimi nga ana e Ivanoviç, që na jep disa pikë në favor për këtë çështje. Së katërti, por mund të jetë më e rëndësishmja, presidenti Duka ka deklaruar që për të parën herë është diskutuar për racizëm. Gjë që nuk është bërë në UEFA, në dy shkallët e para.

Me çështjen në favor, Shqipëria renditet e treta, por me pikë të barabarta me Danimarkën dhe bëhet e para skuadër më e mirë, mes ekipeve të treta. Rast ideal, për të na dhënë një shtysë për në Francë. Në fund të fundit, është vetëm ajo që meritojmë, nëse u referohemi pamjeve gjatë ndeshjes.

24 Komente

goxha mire

Mire qe na nderon futbolli, se zakonisht ku ka "ranking" jemi diku ndermjet fundit dhe fundit fare smiley

Bajern vs Skenderbeu 

Ndeshja e pare ne Munih se do jene ne nje grup per Champions. smiley

Do shkojme ta shofim? Bojme tifozllik per Skenderbeun smiley

Dakort, neshjen ne Gjermani e sponsorizoj une, neshjen ne Korce ti.

Po se mos me thush qe do ham lakror me hislla. smiley

Shqipëria kishte Plotësisht të drejtt në kët takim .Por bëri një Gabim të pafalshëm në mosdaljen në fushë .

Gabim përvoje .Qoftë dhe formalisht duhet të kishte dalë në fushë me një përfaqësi që do gjendej nën Britmat Histerike e të shpellarëve dhe patjetër edhe ndonjë Goditje . Me pak zgjuarsi e gjakftohtësi mund ta kishte kërkuar RIDALJEN nën mbrojtjen e Policisë . Të përshëndeste Publikun ...dhe nën breshërinë e Ulërimave dhe sendeve të hedhura të përkulej duke thënë " Ja ..a mund të vazhdohet "

E përsëris që është 100% mungesë përvoje dhe jo gjest i paramenduar .Komisioni mund ta anashkalojë në se e vë në raport me situatën ekstreme në shkallët e Stadiumit duke kërkuar( variant ) një ripërsëritje të ndeshjes pas Gjobave , me  gjobë disa herë më të rëndë Serbëve si shkaktarë të Dhunës e Çfaqjeve të Racizmit !

urime Kombëtares !

Në këtë mënyrë Shqipëria ka lënë mbrapa dy vendet fqinje, Serbinë dhe Greqinë, por edhe emra të skuadra të tjera që kanë marrë pjesë në kampionatet botërore dhe europiane si Turqia, Bullgaria dhe Sllovenia.

 

opo cudi eshte qe paskemi lene pas Meksiken,qe ka qene dhe eshte emer goxha  serioz ne futbollin boteror,  apo edhe Kosta Rika me Kamerunin...   

pa keta emrat e tjere, Turqi, Bullgari, Slloveni , Greqi etj, jane kot.  kane pasur suksese,  por jo ne vijueshmeri, me raste.

Belulo,"north irland" e lexova pernje cast "nederland" - shih! - me doli me ze. smiley

Në fund të fundit, është vetëm ajo që meritojmë, nëse u referohemi pamjeve gjatë ndeshjes.

 

that's right !!!

Si regull jo të gjithë që ushqehen me Gjëmbeçë mund të kuptojnë nga Frutat , pavarësisht se edhe Gorica nuk është Dardhë .

Policia në Lazarat bën kontroll për hasshash tjetër gjë se përkar ata që ushqehen me Gjëmb si ushqim i vlerë për kërre .. Nji koment në blogun klienteliet të Gjëmbeçëve smiley 

CAS eshte i humbur. 

keto lajmet "sipas burimeve te sigurta", nuk do besuar dhe aq shume.. te presim vendimin me durim.

+1

e morrem fitoren.smiley urime Kombetares!

He e morem?? Ku Belul? Foool/

belul, te faqja e cas jam dhe ska asnje lajm aty, kush i thote keto lajme ? fshf ? 

nga nje "burim i mireinformuar".smiley, e morra.. e shpalli edhe top-channel ne lajme para nja 5 minutash.

shyqyrzotit qi kena dy belula. ai gjermoni, fort pesimist.

Sa me erdhi mesazhi nga Tirana: I morem tre piket!!! smiley

U kry!!

smiley Lajmi me i mire eshte qe ky vendim ua uli hunden flliqsirave te korruptuar te UEFA-s dhe kryemoter*&$*µ Platini 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).