Për atë hanë e për atë diell 

Një minierë ari ndodhet në qiell

Dhe është më e madhja minierë

E zbuluar ndonjëherë

Një përrallë me zot e çel

T’cilën feja e ka n’themel

E me të fruta rrit

Që i lulzojnë ku s’ka dritë.

Ku s’ka dritë ka shumë vrerë

Vreri është farë për terr

E këtë feja mirë e di

Dhe nuk është aspak çudi

Që vrerin jep me dashuri

Që errësira të mbijë

E njeriu t’mos e dijë

Që ky zot ka pronarë

Me tapi librin fetar

Dhe në radhë të parë

Për ta punon.

 

Siq edhe ka punuar 

Eh.. sa kohë ka kaluar

Edhe mashtruesi është mashtruar

Nuk është si mashtruesi i parë

Q’u zgërdhi kur vdiq një besimtar

Që sa gjëra i kish premtuar

Dhe parajsën i kish ofruar

(Kush s’e mori dol i fituar)

Për shërbime në këtë botë

Asgjë s’i dha e mori plotë.

 

Dhe sot klerikët po t'shikohen 

Dhe prapësitë t'i numërohen

Mund t'bëjë be për sytë e ballit

Që në thelb i shërbejnë djallit

Madje n'u zhduktë e keqja e s'i gjendet farë 

Mjafton të hidhet një libër fetar

Dhe ca priftrinjë a hogjallarë

Dhe një profet që s'di t'lexoj

Edhe pse zoti si fjalë të parë

Lexo i tha

Dhe e keqja vjen

Krah për krah me këta

 

Por...cili është ky zot vallë?

Që edhe ktu me pushtuesin ka ardhë

Dhe kudo kanë shkuar

Kanë prerë e kanë vrarë

Edhe plaçkën bashkë e kanë ndarë.

Se dhe Krishti e Muhameti

Janë të zgjedhur nga pushteti

Që të marrin diplomë profeti

Si  leje për t'na prirë

Andej kah t'fortit i bjen mirë.

 

Andej prinë feja

Pas i vjen edhe preja

E mashtruar sa herë

Me dije që s’ka vlerë

Por shërbehet ende në pjatë

Si ushqimi pa afat

I bërë helm qysh moti

Sipas ligjit të nxjerrë nga zoti

Që gjithçka lëviz e ndryshohet

Dhe ushqimi në helm shëndrrohet.

16 Komente

Sikur kjo të ishte varur tek këndi "Të zgjedhura" në ndonjë qendër pune, uzinë a fabrikë, me siguri sekretari i partisë do të kishte ndërhyrë që frymëzimi i duhur tematik të mos kishte ardhur në këtë farë shqipeje. Xhanëm edhe punëtori i dalluar do ta kishte shkruar shqipen më mirë.

Po pse ti mendon qe e di shqipen me mire se une more gomar, dhe te qenit shqiptar i Shqiperise te bene ty automatikisht kompetent per te folur per gjuhen shqipe karshi nje tjetri qe rron jashte ketyre kufinjeve. Mos u mundo te me luash ketu rolin e pronarit te gjuhes se kjo gje te bene me qesharak seq mund te jesh ne te vertet.

 

eshte e gjinise femen.

dhe nuk ke kuptu qe e ka me teper me permbajtjen se me formen.

 

h75, ndaj femrave, nuk para thuhet keshtu si ti. Me i qete biri im. 

Eh Pjer, ti me shtin ndermen dom Palin,po ba me t'u dhan rasti,kishe me i diftu Rudines per dashnine e paster. smiley

Une e dija per mashkull por meqenese qenka femer une e terheq ate fjale ofenduese. Ishte nje reagim me shume emoional se komuikimi kesisoji dhe perdorimi i kesaj fjale nuk me pelqen. Madje kete fjale nuk do ta perdorja as per ty .

Asgje per aromat? 

Nejse, si e do adeti, dhjet me ydh per mesazhin!!!

po vajrat? Une ato kom pas qejf!!! 

Lexo dhe lexo mirë: një i rritur nuk spërdridhet e as derdhet kështu nga sikleti që tha diku një gomarllëk dhe dikush e korrigjoi.

Jam shume dakort me ty!!!!

mire, per kenge festivali tradicional folklorik

Kur une postoj ketu i marr me mend edhe reagimet e disa lokalisteve te mjere qe jane inferior ndaj te gjithe pjeses tjeter te botes ndersa e shesin veten si superior vetem ndaj shqiptareve qe rrojne ne shtete te tjera te hapsires shqiptare. Megjithate te qenit pjestar i nje vendi a nje vendi tjeter nuk te bene as inferior as superior dhe mua me vjen keq qe disa shqiptare te mi te asaj ane e kane kete semundje mendore.

Shkabe, ti jo mo bir?

permbajtja eshte e mrekullueshme.

falemnderit qe e ndave me ne, h75.

sa me shume shqiptar te mendojne keshtu, aq me mbroth do shkojn punet. 

Mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit eshte LSIja.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).