Migjeni - Zonjushes Bojka

 

Buzmramja u dridhte ndër afshet e mbramë

të diellit përndimuer

me kuqlim e tisaq purpuer,

me kaltrina të kullueta në qiellë e në sy tand…

ku në fund u pasqyronte një dashni e lume

si vegimet e fatbardhsis në lima,

mbi të cilin tërthuer fluturon një pëllumb

dhe gëzime të pamatna gugon pa pra

Zojushë, q’at buzmramje,

unë andrroj me andje

dhe me një dashni të pastër

ata dy sy tuej të kaltër

që m’u falnë letë

me një shikim diskret

 

Mitrush Kuteli - Bie shi

 

Bie shi,

Adrianë,

bie shi i qetë mbi qytet,

shi që më bluan e më vret,

dhe s’di ku të shkoj

nëpër Tiranë.

 

Të kërkoj,

Adrianë,

me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,

ku shtrydhen retë

dhe diell s’lind e s’perëndon

përmbi Tiranë.

 

O sa çudi,

Adrianë,

të duash të mos jesh njeri,

dhe gurëve t’u kesh zili,

-se gurët s’vuajnë kur bje shi

përmbi Tiranë!

 

Marrë nga Revista Saras

1 Komente

Po lëreni ore popullin të marrë frymë!

Sapo na informuat që Babai paska rrjedhur me të tëra që lëvdon Camajn e Kutelin të inflacionuar nga fryma antiparti, por që të jemi brenda, që të dimë të mbrohemi kur të na akuzojnë, që të jemi të drejtë, pse jo edhe për hatër të Babait që njihnim përpara se të rridhte, na duhet të konspektojmë edhe një herë "Gjëmën e mëkatit", "Pishtarët e natës", po edhe takëmet duhet t'i pastrojmë, Ministrisë së Kulturës t'i shkruajmë notë proteste përse nuk ndihmon që Camaj ekzistues në anglishte të ribotohet, se diasporës i duhen dhurata për miqtë (njëri nga këta thotë se po nuk pati para për përkthim ministrisë nuk i intereson çështja), të përfytyrojmë të ardhmen e internetit dhe të nderojmë rolin e Farukut shqiptar në ruajtjen e "monedhës së famshme, '1913 liberty nickel – Five cents 1913'".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).