Pas takimit kokë më kokë me homologun e tij Kotzias, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka deklaruar në një konferencë për shtyp se takimi me homologun grek ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, ku u diskutuar shumë çështje, nga më të vjetrat, deri tek ato të fundit.

Bushati tha se pengesat e së shkuarës duhen lënë mënjanë, larg çdo retorike dhe nuance nacionaliste.

“Të kalojmë pengesat e trashëguara nga e kaluara, që përmbajnë ngarkesa emocionale. Në marrëdhënien mes fqinjëve, duhet të mbizotërojë besimi, prandaj është nevoja të investojmë gjithnjë të fryma e besimit, – tha Bushati. –  Edhe pse marrëdhëniet kanë pasur dritë-hije, pëpjekjet për besim nuk duhet të reshtin asnjëherë. Fqinj do të thotë të ndajmë një të ardhme të përbashkët. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë tabu mes nesh. Kemi biseduar në mënyrë të sinqertë dhe drejpërdrejt, ku kemi diskutuar të gjitha çështjet, të vjetra dhe të reja, ku tentuam të skicojmë rrugëdalje të mundshme. Së pari diskutuam çështjet e sigurisë dhe krizën greke, duke parë se nuk është një cështje që i takon vetëm Greqisë”.

Çështja e detit

I pyetur pastaj mbi çështjen e shumëpërfolur të detit, Bushati ka theksuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje e përbashkët, atëherë ajo do të zgjidhet nga ekspertët përmes mekanizmave ndërkombëtare të të drejtës.

“Çështja e detit është një ndër temat që diskutuam së bashku me ministrin Kotzias. Dihen pozicionimet në Shqipëri dhe Greqi për këtë çështje dhe opinioni publik kërkon të dijë si do kapërcehet kjo situatë për një zgjidhje të pranueshme, e cila për ne, duhet të jetë një zgjidhje që është e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedent përkundrejt rasteve të ngjashëm ose jo. Nuk është e këshillueshme të orientojmë opinionin publik me raste që nuk kanë lidhje, – theksoi Bushati, duke iu referuar një marrëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë për shelfin kontinental si dhe Greqi-Itali – Është një çështje që do të përcaktohet edhe nga grupi i ekspertëve, nuk nuk gjendet konsensus. Këto janë çështje që kërkojnë kohën dhe momentin e duhur për ta zgjidhur. Nuk e kemi menduar asnjëherë që të ketë një zgjidhje të njëanshme për këtë çështje për të respektuar parimet ndërkombëtare. Pikat tona të përbashkëta, janë më shumë se ato që na ndajnë, ku ne si favor kemi të drejtën ndërkombëtare.

Kotzias: Jemi me fat që kemi emigrantët shqiptarë në Greqi

Ndërkohë, Ministrin i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kotzias, ka falënderuar Bushatin për mikpritjen dhe ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, pavarësisht nga mosdakortësia për disa çështje.

Kotzias ka vlerësuar edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë prej dekadash në Greqi: “Ne jemi me fat që kemi bashkëqytetarë të tillë, që janë njerëz me kulturë dhe frymë bashkëpunimi. Jemi njerëzit më me fat në Europë që kemi emigrantë të tillë. Ata janë një hallkë lidhëse mes vendeve tona, janë e ardhmja mes vendeve tona, – tha Kotzias. – Kemi një politikë të integrimit dhe jo të mënjanimit me Shqipërinë. Duhet të stabilizojmë mjedisin tonë, duke shmangur këto valë paqëdnrueshmërie dhe të përcjellim qetësi. Bashkëpunimi ynë është i rëndësishëm për të gjithë Europën juglindore”.

“Kemi nënshkruar 3 marrëveshje sot dhe në të ardhmen do të jetë një memorandum i rishikuar i miqësisë, që do të përfshijë të gjitha rrjetet, nga energjia dhe telekomunikimi. Problemet ekzistojnë në mënyrë që ato të zgjidhen”, – vazhdoi ministri grek.

Ligji i luftës dhe çështja çame

I pyetur në lidhje me mosheqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë nga ana e Greqisë, Ministri i Punëve të Jashtme Kotzias deklaroi se ai nuk ekziston, por sipas tij kjo gjë duhet të konfirmohet në marrëveshjet e ardhshme që do të bëhen mes dy vendeve.

“Nuk ekziston një ligj lufte me Shqipërinë, – pranoi Kotzias. – Bashkëpunimi në NATO, jo vetëm na bën miq, por na bëjnë edhe partnerë dhe aleatë. Ne e lexojmë ndryshe nga Shqipëria këtë çështje. Nga marrëveshjet e tjera që do të bëjmë, do të konfirmojnë se nuk jemi në gjendje lufte, nuk jemi, e përsëris, por do ta konfirmojmë këtë gjë në të ardhmen”.

Sa i takon çështjes çame dhe kthimit të pronave të shqiptarëve që kanë jetuar më parë në trojet e tyre, Kotzias u shpreh shkurt: “Duhet të mësojmë nga historia dhe ne duhet të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen. Çdo shqiptar duhet t’u drejtohet gjykatave greke nëse pretendon të drejtën e tij. Nuk duam të bëhen çështjet e individëve dhe të pronësisë, elementë të errët që minojnë miqësinë tonë”, – u shpreh Kotzias.

27 Komente

“Nuk ekziston një ligj lufte me Shqipërinë, – pranoi Kotzias. – "Bashkëpunimi në NATO, jo vetëm na bën miq, por na bëjnë edhe partnerë dhe aleatë".

ehe, aleate...NATO..partnere... pirdh te çfryesh me nje llaf!
se po te ishte keshtu, ne te njeten menyre do vleresonte edhe Turqine, Greqia; si aleate e partnere ne NATO. por justifikimi kryesor i Greqise kur BE i thote te shkurtoj buxhetin dhe shpenzimet ne ushtri eshte: "nuk e bejme sepse perndryshe diten e neserme do na pushtoj Turqia!"

+1 belul.greku po grek ngelet.

I lumte trapi grekut, nuk ekziston ligji lufte, thote, pastaj camet s'i le prej ligjit te luftes. Sidoqofte, ishte mahnitur nga Parreno dhe ky.

Pa-rrena - do thoje ti si tirons i vjeter smiley

Pare-no, thone tironsit e vjeter po edhe ata jo dhe aq, me i menje me Merkelin. Nrofuni m'art. smiley

pikerisht Tirona...  ''ligji i luftes'' , qe ka ''shpallur'' Greqia  nuk ka asnje vlere apo pasoje per Shqiperine si vend. madje ate ligj, aso kohe, e ka miratuar kuvendi i Greqise por presidenti i Greqise nuk e ka firmosur.

.....por ai ligj eshte shenuar  ne qitapet e kushtetutes greke dhe  funskionon pikerisht  per te  penguar  shtetasit shqiptare, (jo vetem çamet,ceshta e te cileve ne fakt nuk mund dhe nuk duhet te zgjidhet ne gjykatat greke),  te cilet duan te marrin pronat e tyre familjare, te hershme, ne Greqi.

Po kur ke dhidera qe nga Ramizi (ketij ia futen te parit) e ketej. 

     Ky diplomat i regjur, eshte nder me te rafinuarit e politikes jashtme.Eshte , si te thuash , me grek se greku hileqar .Ky pizeveng nuk mun ta kaloje ceshtjen e nje komuniteti shqiptar te vrare e persekutuar, si nje ceshtje plackash a pasurishe te cilat po tu drejtohen gjykatave greke, individe qe u paskan humbur udhes, eshte nje vogelsire per drejresine greke.

     Kjo nuk eshte nje ceshtje e thjeshte me ngarkese emocionale por nje problem i madh kombetar i shqiptareve.Eshte nje kerkese per vendosje drejtesie ne vend, per nje komunitet te terin te perzene prej trojeve te tyre.Nuk mundet te jete e qete shqiperia, politika e saj e jashtme,  kur nje goxha komunitet i kombit shqiptar  varret e te pareve dhe pasurine e trojet e tyre  te shkelen e perdhunohen nga shteti grek.Ky tip miqesie qe ofroka Kotzias dhe qe na i ardhka me kudulisje verdhacukut Bushati, eshte miqesi alla greke ..me gishtin ne by...! Greket kerkojne e grumbullojne varre me eshtra shqiptaresh ne token tone dhe shqiptaret nuk paskane te drejte te vene me nje lule prane varreve ...ne  tokat e pasurite e tyre !Cfare bisede qeka bere mes tynit dhe te  atyre  grekeve me breke ne fund te kembeve ? Qeki prejtur muhabet, nuk thua ore karabushi minister ! 

   Une e pata imagjinuar ca do kishte trasta plot e Kotzias ! Problemin e detit dhe shuarjen e ceshjes came, ne shkembim te fqinjesise mire( ku dreqin eshte e mira xhanem)  heqjes ligjit te luftes ne te cilin u pati ndyre Enver Hoxha, dhe premtimit te njohjes Kosoves .

Shkurt vizite sa per nje sikterr- kafe ! 

grava, po na ben lemsh. Deri para 3 ditesh kjo qeveri e Greqise ishte levende. Tani jane pizevenga hileqare e karabushe?

Shiko mo xhan se lemshi eshte ke ty!Pse do thuash: Se per shtetin e tyre greket qeverises jane treguar Levende e shkuar Levendeve. Edhe ne kete takim te cilin un e kam pat paralajmeruar dhe do beje mire ta lexoje. Une e kam enderr te shof te vendit tim ne te tilla pozicione, dmth levendr per vendin e poullin shqiptar. Po ku mi ke more ? Ky greku thote me nje llaf " ska ceshtje came " ! Nuk te vjen t'ja  besh bamp kur ky yni zgerdhihet ? Ca e pengon ti thoshte Zotri, popullsine came nuk e perzune vendimet gjyqesore por pogromi shteror grek! Ju more  zotni jeni me ate politike ?Beji nje here qytetare greke sic ishin dhe vetem ahere ti drejtohen gjykates duke hedhur shtetin grek ne gjyq. Me ke gjeti te talle prapanicen kocogreku !

 

Dhe dicka tjeter : ne raport me te evropes un jam me greket se jam me te mite ore! Nuk jam si ca tru thartum ketu qe thone temen grekut ... Bashke me tanet ! 

Besoj se lemshit ja gjen fillin ... Po te duash

 

Ua Grave na habite.smiley Po ti sikur the do vij me gjithe te mirat per Shqiperine?

prisni prisni se do ta shikoni..

 Çdo shqiptar duhet t’u drejtohet gjykatave greke nëse pretendon të drejtën e tij. Nuk duam të bëhen çështjet e individëve dhe të pronësisë, elementë të errët që minojnë miqësinë tonë

Cfare ka dashur te thote Kotzias ne kete fragment?? Po ka ndonje qe mer vesh nga keto ceshtje- do i lutesha te hidhte pak drite mbi keto te thena...

 

Ka dashur te thote qe ... Me ke llafosem dhe une ! 

 

 

 

ne retoriken e tyre nuk po dalloj ndonje qendrim te ri te pales greke qe te me befasoje ne kuptim e nje takimi frytedhenes dhe pozitiv. Ndoshta, ju ne Shqiperi I shifni gjerat me thelle sepse tv, e gazetat e tjera mund ta kene trajtuar me gjere kete vizite.
.......
"Jemi me fat, - vazhdon MJ greek, qe kemi emigrantet shqiptare"..sigurisht qe jane me fat per arsyet qe ka rreshtuar dhe nje qe s'e ka permendu; Mes ndihmave qe kane marre nga Europa kane qene edhe fondet per rregullimin e politikave te emigracionit ne vend; Atehere per cfare i kane bere fshesat, apo ne emer te elementeve te erret??? Cuditerisht pala greke keto elementet e erret i gjen gjithmone me kollajsi nder shqiptare. Nejse, kot po zgjatem se me sa po lexoj me poshte Kotsiaz paska dale ne pension me kete vizite smiley

me fjale te tjera ky ka refuzuar kerkesat e camve ashtu si ka bere shteti greke qe me ane ne gjykatave te tij i ka deligjitimuar kerkesat came ... me nje fjale .. na opingat, nuk ju a japim. 

Une se di pse erdhi ky dhe pse e priten keta ... jepi nje shkelm bythesh aty dhe GTFO

smiley...faleminderit jps!

wow, 

na lane pa fjale

smiley 

O Dhimitri, i kishte thone atij "let's go dutch-istit" tone.

wtf, u bo me tall levendja menderen smiley

i paska shkuar rruga  kot  Nikolaqit.  ky ka mundesi nga neser te mos  jet me minister i jashtem...

me mire po ec, se ky ishte minister kot ashtu sic kishte edhe emrin Kotsira. hyni doli si karafil, as i gjys llafi as per kerpudhen as per katin e pare.

te paten per dhomen e flutrave duhet te kishte then ndonje fjal, po thuj at llafin ku me rref mu e ku te ha ty, e paska punen pisk andej ka shpia e vet.

Po iki se po me therrasin, tha.

Paska ndryshuar tonin ministria e jashtme Greke. Dhe ne ua paskemi kthyer me po aq politese te rreme. Shohim vazhdimin...

fjala, e kane adet?Ashtu sillen kur dun te rrupatin dicka.Dhe kjo dickaja  nuk eshte e vogel por det me nafte ...! kemi per te pa si do hidhen po nuk e moren ! 

Zeqo, asnji hall nuk kan ke shpia e tyre greket ! sa here tu duhen miliardat i morrin ! Neve edhe dy milione evro te japin vin me vrap mi da me ta !  

po ca me thone o grave, s'kemi qeveri, ose qeveri pe leshi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).