“COD” shndërron hollin e Kryeministrisë në një galeri bashkëkohore arti/ Instalacioni i artistit të njohur Philipe Parreno në ballinë të Kryeministrisë, ndryshe nga ekspozimet në muze të njohura arti, pritet me keqkuptime në Tiranë

A duhet të vinte Philipe Parreno, një prej emrave më të njohur të artit bashkëkohor sot, në këtë mënyrë në Tiranë? Vendosja e një prej instalacioneve të njohura të tij, në ballinë të Kryeministrisë, si pjesë e një ekspozite që bëri bashkë artistë të rëndësishëm si Thomas Demand apo Carsten Holler (vepra e tij është kërpudha e vendosur në hapësirën e gjelbër të Kryeministrisë), i ka përfshirë artistët e kësaj gjinie në debate në rrjetet sociale. Veprat e Parrenos janë me koncepte universale, çka i bën të komunikojnë lehtë me hapësirën ku vendosen. I prirë drejt situatave që janë përtej, Parreno është konsideruar gjithnjë si një mjeshtër i estetikës dhe në kaos. I tërhequr herët pas shkrimit dhe filozofisë, ky artist ka një qasje filozofike në krijimet e tij. Për ta parë më parë këtë vepër të Parrenos, duhet të udhëtoje në Muzeun e Artit në Filadelfia, ku një instalacion i tillë është ekspozuar më 2012-n, “Guggenheim Museum”, Muzeun e Tokios, apo Paris…ndërsa tashmë lehtë mund ta shihni vetëm duke bërë një xhiro në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Por, i vendosur në hyrje të Kryeministrisë, streha plot dritëza e tij, është keqinterpretuar. Ka pasur epitete nga më të ndryshmet, që kanë shoqëruar këtë vepër, që në çdo muze në botë, do të quhej ngjarje. Këto keqkuptime lidhen dhe me historinë tonë në raport me artin, sidomos me atë bashkëkohor.

Zgjedhja e këtyre autorëve për të promovuar hapësirën e re të hapur brenda Kryeministrisë të quajtur “Kod”, e shndërron katin e parë të Kryeministrisë në një Galeri të përmasave ndërkombëtarë. Do të mjaftonte vetëm një prej këtyre emrave për të qenë e tillë, por sërish në Tiranë vepra e Parrenos është keqinterpretuar. A do të ishte ky keqinterpretim nëse Parreno nuk do të ishte vendosur në një institucion politik siç është Kryeministria, por në Galerinë Kombëtare të Arteve apo diku tjetër? Ndaj kjo ekspozitë e kuruar me stil, e përmasave ndërkombëtare shoqërohet me debate që nuk i shkojnë provokimeve estetike të këtij artisti. “Do më pëlqente të shihja një ekspozitë të një prej artistëve të mi të preferuar Parreno në Tiranë, me një katalog shoqërues dhe me një bashkëbisedim me të interesuarit, por jo! Patjetër duhej ta ‘ngulte dhunshëm veprën’ te fasada e ndërtesës më me pushtet. Për më tepër kthehet kjo vepër në një debat mediatik, pa e pasur fare idenë se çfarë është! Kjo nuk civilizon, as nuk europianizon, dhe as nuk i bën më bashkëkohorë shqiptarët. Si të thuash që futbolli shqiptar u përmirësua që nga ndeshja Real Madrid – Gramozi i Ersekës!

Me ta nxjerrë qejfit Parrenon…”, shkruan artisti Gentian Shkurti. “Me ta nxjerr qejfi jo vetëm Parrenon, po artin (bashkëkohor)! Na rroftë Center for Openess and Dialogue. Ironia është që Parreno e të tjerë i përkasin një zhanri të artit që presupozohet të përfshijë më shumë (jo domosdoshmërisht më mirë) publikun, të krijojë ambiente e atmosfera që ndjellin bashkësi e bashkëbisedim”, shkruan Eriola Pira. Vepra e Parrenos është qarkulluar dhe si foto humori nëpër rrjetet sociale, sipër së cilës janë shkruar titujt si “Hostel”, “Hotel”, apo “Bodelo”, etj. Sigurisht që ata që i kanë bërë këto kompozime as që e kanë idenë se kjo strehë është një vepër bashkëkohore, që e rrit nivelin e ekspozimit në vend. “Dje pashë disa imazhe që manipulonin punën e Parrenos në FB. Ndoshta kjo është përfshirja e publikut, që estetika e tij relacionale arrin në Tiranë, ashtu si dhe komentet tona mbi të. Pjesa tjetër e punës është ajo që e gjithë kjo i vishet godinës së Kryeministrisë dhe rrjedhimisht edhe epitetet shkojnë për të, por kjo ndodh me dëshirën e plotë të organizatoreve sepse problemi i tyre/tij është si ta mbajnë në qendër të vëmendjes këtë institucion që nuk rri dot pa bërë spektakël”, shkruan Alban Hajdini. “Kujt i beson, syve apo fjalëve të mia”, titullon Parreno një prej videove të tij të njohura, që duket sikur i shkon kësaj situate. Por përtej debateve dhe perceptimit Parreno është aty, si një shije estetike aq e domosdoshme, përtej politikës. Të mërkurën në mbrëmje, Kryeministri bëri bashkë artistët për të promovuar hapësirën e re, në katin e parë të Kryeministrisë të quajtur Kod. Në këtë hapësirë është ekspozuar dhe vepra “Sign”, e artistit të njohur gjerman Thomas Demand.

Sign

“Piktura simbolizon shtrëngimin e duarve dhe partneritetin e popujve të botës përmes konsumit. Piktura nuk ka marrë ende një formë të plotë, ashtu si rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverisë i ka shprehur mirënjohjen tre artistëve që “pavarësisht kuotimit të tyre stratosferik, në Shqipëri sollën një kontribut tërësisht vullnetar”. “Kjo qendër do të jetë në dispozicion të publikut, artistëve, botuesve, njerëzve të filmit, njerëzve të muzikës dhe të protestuesve. Edhe për ata që do të protestojnë kundër qeverisë do të jetë mundësia që të rezervojnë këtë hapësirë për të dërguar përfaqësitë e tyre dhe të rezervojnë dhe ministrat përkatës dhe pse jo dhe kryeministrin, për të ballafaquar argumentet, duke shfrytëzuar kohën televizive të qeverisë”, tha Kryeministri. Veprat e tre artistëve sipas kryeministrit “janë pjesë të serive, të cilat gjenden në muze nga më të famshmit e botës, por nuk janë seri, janë pjesë unike që i janë dhuruar Shqipërisë dhe që janë pjesë e fondit tonë të artit sot e përgjithmonë”.

97 Komente

   Nuk di ca do thone arkitektet, por sipas meje, tek kjo ndertese ajo qe duhet te sjelle  shikuesit si ndjesi, nuk do duhej te ishte arti, shkelqimi, modernia , por serioziteti dhe besimi se prej asaj ndertese,  njerzit e ketij vendi te varfer, te ndihen te sigurte,  se do gjejne dhe do marrin drejtesi dhe shprese.

  Sikunder jepet, njerzit e varfer ne shumice shikojne, nje nuse shum  shum te bukur ...qe kurre nuk do kene shans ...ta puthin ! 

   Dhe pikerisht ajo " nuse " ben se u thote shikuesave : " Puthuni me...Milon ! " 

E forte kjo: puthuni me Milon!  Vertet, nuse e bukur, drita-drita, por qe nuk i shkon kesaj binaje me emrin "kryeministri". Nejse, ky arnim llampushkash mund te jete nje profeci, se shoqeria shqiptare do evoloje aq shpejt, sa nuk do kete nevoje per kryeministri, keshtu aty do shkruhet "Hoteli ..."  Dhe po te jete ndonje hotel-bordello, dritat mund te ndrohen me llampushka te kuqe. 

Si nuk na u ndanë kryeministrat palaço!

Me ta nxjerrë qejfit Parrenon…”, shkruan artisti Gentian Shkurti.

 

Groshe, mer, groshe! A ka groshe per ket popull te vujt, se me at rast i ndreqet edhe potenciali i mundshem "per te bere pordhe!"

Nuk e di ne gjuhet e tjera, ndoshta mund te me ndihmoje ndonje me njohuri me te shumta linguistike se une, nese ne gjuhet dhe kulturat e tjera, mendjemadhesia eshte e krahasueshme me leshimin e ererave te ngrohta te thellesive?

“Do më pëlqente të shihja një ekspozitë të një prej artistëve të mi të preferuar Parreno në Tiranë......

"Po beje pra, pse nuk e ben!" i thoshte njeri me bllok te zi ne dore dikujt qe po e filmonte me nje ore.

He pra je i zoti qe ta sjellesh Parrenon vete ne Tirane?

Jo?

E pra ai qe e solli, qe ty te ka ngel hatri, e beri te mundur, qe bytha jote te shikonte punimet e tij ne Tirane. Po nejse, si e tha edhe ai burri i huj: "Ne Paris blehen lulet me pare, tek ne i hane gomeret!"

smiley

Casaubon, seriozisht e ke? Në kryeministri? Jo se unë kuptoj gjë nga kjo punë e artistit, por diçka kuptoj nga bërja e kryeministrisë zemër e zhvillimit artistik-kulturor të Shqipërisë, galeri arti, bibliotekë. Spektakël për librat e historisë vërtet. Ku është ajo Leni Riefenstahl? Përtej eklipsimit të institucioneve të dedikuara këtyre punëve, ky zotëri duket sikur deklaron se ka pushtet vetëm brenda mureve të kryeministrisë, e nuk ndriçon dot drita e tij historike nga brenda kubikëve të tjerë të territorit.

nuk mund ti vesh fajin Rames, dhe as ta akuzosh per palaco, sepse hapi katin e pare te Kryeministrise per publikun. Pavaresisht se natyra jone (shqiptare, ballkanike, mesdhetare, merre si te duash) na sugjeron se ne cdo kthese na pret nje prite (edhe prita ka ardhur si fjale prej dikujt qe po na pret), nje e papritur, nje prapesi, dhe ky kryeminister na e ka me hile, kerkon te na beje per vete, maskarai, perseri eshte per tu pershendetur veprimi i tij, hapja e nje pjese te godines se pushtetit ekzekutiv per popullin.
Eshte ne vazhden e shume demokracive perendimore per ti bere institucionet ne mos transparente krejtesisht te pakten pjeserisht te shkelshme.

Kurse per thirrjen e artisteve me emer ne artin e sotem modern boteror, si edhe pergjigjja pozitive e tyre ndaj thirrjes dhe aq me teper qyl per publikun shqiptar, kryeministrit  i them "Chapeau!"

Pikerisht per kete lloj transparence kishte nevoje Shqiperia; pasi formatoi serverin e tatimeve, e tani se fundmi rikonfirmoi ne pushtet Elvis Roshin dhe Qazim Sejdinin, fap, e hapi katin e pare te godines Kryeministri smiley

Eshte ne vazhden e shume demokracive perendimore per ti bere institucionet ne mos transparente krejtesisht te pakten pjeserisht te shkelshme. 

Nuk di ta vleresoj transparencen arkitekturore, por jam kurioz, meqe e krahasove me Perendimin modern, se sa ndertesa historike kryeministrore ne Evrope jane ndryshuar kaq shume sa e jona brenda 2 viteve, dhe me nje nisme e vule personale te 1shit, dmth Kryeministrit aktual. 

 

Nuk di ta vleresoj transparencen arkitekturore, por jam kurioz, meqe e krahasove me Perendimin modern, se sa ndertesa historike kryeministrore ne Evrope jane ndryshuar kaq shume sa e jona brenda 2 viteve, dhe me nje nisme e vule personale te 1shit, dmth Kryeministrit aktual. 

Mire bere qe pyete se dhe une jam kurioze te di sa ndertesa kryeministrore ne Europe duken keshtu: http://www.peshkupauje.com/2015/07/album...

Pyetja jote jo vetem qe s'ofron pergjigje per pyetjen time, por na con tek standardi 2leksh "bereqavers dicka me mire se Saliu", dmth Rilindje saliste. Plus qe eshte shmangje ceshtje, si p.sh. te pyesesh ti sa eshte ora e une te te them pse e ke inat vjeshten. Tip "te fala SHQUP-it" me nje llaf.

Plus qe dyqanet ne Shqiperi s'e pranokeshin monedhen "sa i keq ishte Saliu" ne vend te lekut kur mileti shkon te bleje ushqime...cudi.

Nuk lejohen foto porn ketu casau.smiley

Artistët t'i thërresë e mos t'u lerë gjë mangët, por pse në kryeministri?

Çfarë është më e rëndësishme, pushteti nuk është kurrë i hapur për popullin dhe krijimi i iluzionit për të kundërtën, pavarësisht nëse bëhet me zulmë si në këtë rast apo urtë e butë, është për mua faj i rëndë. Nëse ti mendon se e gjitha kjo bëhet në harmoni me demokratizimin e jetës politike në Shqipëri dhe me rishpërndarjen e pushtetit, do të ta ndiqja me interes argumentin.

po e ka njecike te nevojshme ai vend per te ulur pak gjakrat, per te hap edhe nje perspektive tjeter, pervec asaj te luftes sy per sy e dhemb per dhemb. Dhe arti ben mire. I terheq njerezit, ua heq ndrojtjen. Mos harrojme se 4 vjet mepare jane vrare 4 vete nga plumbat qe dilnin prej oborrit te asaj godine. Kurse tani mund te futesh serbes ne katin e pare nese ke interes ta shohesh. Kujt i prishi pune kjo?

Pse ne kryeministri?

Po jane artiste me emer, trop,  me axhende e kalendar te mbushur plot me veprimtari! Ti therrasesh per tek Galeria e Arteve, me 100% do te te thone "prit mbaj rradhen!" Kurse tjeter muhabet kryeministria, te intrigon te instalosh atje dhe artisti per ate jeton, qe te intrigohet pak, te gjeje dicka interesante ku te kete mundesine te shprehe ate qe ndjen, te transmetoje ate qe ka ne koke, qe per momentin vetem ai e ka dhe jo kush tjeter.

Nejse secili ka mendjen e vet, ajo qe mua me irritoi dhe me nevrikosi shume ishin statement te atyre ku e di une artiste apo artdashes shqiptare, qe ne vend qe te thone "Faleminderit!" qe behen pjese e dickaje (mund ta diskutosh sa te duash e bukur apo jo) intriguese dhe per kete nuk harxhojne as edhe nje qindarke, por hedhin edhe vickla se gjoja puna e atyre u zbeh se u vendosen tek kryeministria. Po ti kishin vendosur ne shtepiat e tyre?

"Uuuuuu piiika!" thoshte halle Esmaja!

Ekziston edhe mundësia që kryeministri të mos jetë palaço por një artist i vërtetë, që në krye të shtetit shqiptar ka ardhur me synimin për të bërë një gjest artistik nga ata të vërtetët, dmth për të na hapur me marifet sytë dhe mendjen, ndaj natyrës së gjërave dhe mbi të gjitha gjërat vetë pushtetit. Prandaj edhe dritat e forta dhe hyrja e kinemasë: Rama na tregon se Kryeministri është një aktor i madh, kryeministria është kinemaja e tij dhe qeverisja/filmi është si imazhi i pafundëm mes pasqyrave një reflektim i qeverisjes/filmit. Por siç të thashë edhe më lart, nuk e kuptova mirë veprën, nuk e dija që bëhej fjalë për hyrje kinemaje (tani sapo lexova këtë interpretim), sepse kështu janë edhe hyrjet e hoteleve dhe godinave të banimit në qytete të mëdha, prej nga Rama na del bujtës i përkohshëm, a banor i thjeshtë.

Këtë sens të lartë vërtetësie dhe autoironie therrëse me popullin tonë, autoironi sepse ai na kryeson por edhe sepse është një nga ne, Rama e ka shprehur edhe një herë tjetër, për aq sa e kam ndjekur unë, në lidhje me mungesën e sindikatave në Shqipëri. Një vend pa struktura shoqërore sigurisht që do të lutet ta shkelin me këmbë, në mënyrë që t'i dhembë, e t'i ndërtojë më së fundi ato struktura. E ka thënë edhe Marksi po disi ndryshe, për më tepër mund të flasin shokët e partisë. 

poplli do silazh...kto sjellin ushqim per trurin...

poshte kryeministri!!

Keqkuptimet e tirones smiley

laker foragjere te lutmi

ke parasysh kur i thu popllit qi ke ble nai gjo speciale/gourmet... se shpejti kupton qi duhet me kerku falje se poplli fyhet.

Edi Rama kur ishte piktor shquhej per lojen e basketbollit, tani qe u be Kryeminister shquhet per piktura. Jepi o zot deshiren per tu bere basketbollist profesionist qe te sillet si Kryeminister! 

P.S. Jarebi te mos i kene ndryshuar ambientin breshkave tani pas renovimeve, do tronditeshin emocionalisht me keq se Noshka me poshte.

Breshkat i ka bërë kurban për popullin në variantin "le të hanë kek" (shiko mjekësinë popullore japoneze për më shumë mbi supën e breshkës). Kur e akuzuan për kafshëri me kafshët, tha që breshkat dolën vullnetare.

o, paska bo koment xhibi. shpejt ta lexojm smiley

Na ka mor malli me pa breshkat, kush e di sa do jene rrit.smiley

Për ta parë më parë këtë vepër të Parrenos, duhet të udhëtoje në Muzeun e Artit në Filadelfia, ku një instalacion i tillë është ekspozuar më 2012-n, “Guggenheim Museum”, Muzeun e Tokios, apo Paris…ndërsa tashmë lehtë mund ta shihni vetëm duke bërë një xhiro në bulevardin kryesor të kryeqytetit. 

Faleminderit Edi, faleminderit rilindje! 

Hudh një budalla një gur në lumë ...

Ke te drejte Komentues, urno ne shife kete foto e kupto qe punet e mira fillojne nga stomaku.

Ja kliko ketu 

Dhe urno shif ketu kete punen e Hudh një i menqur një gur në lumë ...

...Muq Nano nuk ka pranuar te marre pjese ne iftar dhe kete na e beri te ditur vete kryeministri qe e di celebrimin e Nates se Kadrit  si konkurs barcaletash e batutash me Filip Qakullin.

Po Mirele Shqina qfare mendimi ka per kete pune i here?

 

S'morem vesh kush ishte autori i "elegjise se strehes me LED"?

Arti s'eshte gjithmone estitik, mund te jete dhe provokativ. S'shoh gje te keqe. Te pakten ti kthehet vemendja robve nga Kryeministria, se te gjithe kalojne tangent ne Bulevard. smiley

Me interes per publikun do ishte: ku i gjeten financimet per keto zbukurime? a jane vepra te falura apo te blera? a ka shperdorim te fondeve publike? Kaq.

Shpejto PD-ja per Konference ta sqaroj/akuzoj kete pune fet e fet. Mos me falenderoni per pyetjet.

Ky e do plumin ballit per zotin! 

Shpejt nji karikature me Ed Rame zoti Kapexhiu, sa per t'i kthyer buzeqeshjen ketij populli te poshteruar "si lis i rrxuem" nga pederat Edvin Kristaq Rama e kompani! 

P.s. 

e kompani! smiley

@swed, ti s'lexoke as titullin, pa mire reston smiley

@ Debris, po e ke per "strehen pa elegji" mbase ka miresine KM-ja te pakten t'i lere dritat ndezur e jo si peme vitriu, edhe bejme sikur harrojme qe kryeministria nuk eshte muze. Ndersa brenda e ka-ne qa dhe shume mire kane bere.

Pa qe e kemi artist provokativ km-ne ajo dihet. E priti kryetarin e PE-se sot me xhinse.

Se me kujtove:

PD-ja te mbaj shenim: ku i gjeni leket per te paguar dritat e abazhurit Zoti KM? ( keshillohet pyetja me vetulle te ngritur lart)

p.s. faleminderit Monda. smiley

Po po, aty mbahu se po e rru shume PD-ja per dritat, 240 mil € e vjedhura nga rruga e kombit ( sipas PS-istave ) mjaftojne pa e vra menjen per nja shtat breza smiley

Titujt nuk i lexoj se shpesh here gazetat i nderrojne titujt qe vene autoret duke tentuar te shtojne lexuesit, por duke harruar qe largojne lexuesit e kualifikuar si puna ime smiley 

Nderkohe ne Bulqize... Paging Spiropali, tha.

 

Eshte ne vazhden e shume demokracive perendimore per ti bere institucionet ne mos transparente krejtesisht te pakten pjeserisht te shkelshme. 

Ja dhe transparenca:

E pyetur nga “Panorama” për koston e këtij projekti, Fshazi thotë se ende nuk ka një faturë përfundimtare. 

smiley

 

Kush ja ka lene Kryeministrin ketij Neta apo Taqi qe e ben si syte e vet ...

Ka vende te tjera ku ta vendoste Philipe Parreno ...

Njerzit nuk kane buke te hane ,ky ka hall si ta shderroj kryeministrin ne akademi arti ..

Se te rregullojne ndonje shkolle qe i bie çatia, femijeve ne koke ,mazalla ...

Po kujt i plasi per te pare kryeministrin e Philipen ...

Ata 2% qe duan ta shohin  se i mungon shume smiley  e kane mundesine dhe te shkojne ta shohin ne vend tjeter ...

Kesaj i thone '' huna ne qill e bytha m'dill ''.

Aty e ka hallin populli se i nderruan perdet dhe kolltuqet ne kryeministri a jo ...

Maskarenj talleni me popullin ,me familjet e permbytura ,me invalidet ,me pronaret ,me te persekutuarit ,me pensionistet ,me te papunet etjetj lista eshte shume e gjate smiley

E mos mallko me thote Idrisi ..me 7 breza i mallkoj Idrizo ..i dalshin prej hunesh ..te gjithe plerava qe jane tall dhe tallen me popullin .

Te kishe majt Dullen .... kapitallizma nuk i ushqen dot te gjithe.

More kapitallizma i ushqe te gjithe.... Dulla dhe bijt e Dulles nuk i ushqejne te gjithe ...

Po te pakten ai  nuk i denonte per vjedhje ,si kto ...

del nxonsi ma i zoti se msusi ortaj smiley

Une ne terezi e kam pas gjithmone dhe e kom ,po me plas zemra kur lexoj kshu ...

 

http://bit.ly/1LhixzN

Nuk besoj se ka patur ndonje debat real me Parrenone, ose rreth tij. Problemi ishte qe ne fillim publiku as qe e dinte qe streha ishte instalacion, e kujtuan nderhyrje permanente ne fasaden e Kryeministrise. Kjo mbase edhe sepse askush s'e mori mundimin te informonte mes atyre qe u takonte te informonin. Me ne fund, kur u kuptua c'kish ngjare, nje pjese u ndjene te sikletosur per shqetesimin qe kishin shprehur me pare (disa edhe "te fushes"), dhe iu kthyen Kryeministrit, i cili jo se s'meriton t'i kthehesh keshtu ne pergjithesi, por qe ne vecanti pastaj kush e di sa do jete zbavitur me "keqkuptimin" e radhes.

Me kujtohet nje ndodhi, qe ma pat rrefyer nje mik dikur ne Itali. Kish vdekur nje perkthyes dhe poet i rendesishem dhe nder karterat, pas vdekjes, iu gjeten nje tufe me poezi shume te bukura. U formua posacerisht nje komision kolegesh te te ndjerit, te njohur e te nderuar edhe ata, dhe nisen te merren me poezite: Jo po sa te bukura, jo po si do t'ua veme titullin, jo po kur i paska shkruar... Kur mes tyre, u ngrit dikush me ne fund dhe tha: Ore, po keto s'jane poezite e te ndjerit, por poezite e perkthyera ne italisht te x poeti francez. E natyrisht dikush u turperua aty mes te nderuarve, po c'pune prishi? Nje here dikush e di nje gje me mire, nje here dikush e di nje tjeter.

helm u bon forcat e errta. helm.

s'e treksim dot mir suksesin e tjetrit ne.

kshu si popull them.

Mire qe s'u nxitu Fevzo qerosi te bote nje Opinion shpejt e shpejt smiley
Popullit i bohet zemra mal, jane te tjere qe u vje verrdalle miza nen kesule. Jane ata qe gati ja kalun Merkelit me rritje dyshifrore. Gjibi me shoke.

Kshu te ka thene populli ty smiley

zedhendesi popullit ti ?smiley

Aty e ka mendjen populli te doktori e te piktori 

e kane knaq te dy, bashke me ata te tjeret ...

Duke pare se ke kemi Kryeminister mendoj se zgjidhja eshte mese optimale , mund ta kishte bere dhe berberhone dhe tja jepte me qera Gazhelit . smiley

Nga ana arkitektonike:

nuk është aspak e udhës të vendosësh nën një ballkon ekzistues një strehë për hyrjen, pasi vetë ballkoni mëton të luajë atë funksion, aq më tepër kur ballkoni është projektuar enkas për këtë qëllim, pasi ky i Kryeministrisë ka një funksion veç hapësinor (vëllimor) e nuk ka shërbyer kurrë për gjë tjetër.

Një zgjidhje do të kish qenë, nëse duhej ndërhyrë medoemos aty, do të kish qenë integrimi i punës së Parrenos në ballkonin ekzistues, ndonëse personalisht nuk kam as më të voglën konsideratë për streha të tilla, që më së shumti u shkojnë supermarketeve të shtresës së mesme. 

Ndriçimi më ngjan po aq qesharak. Shteti më i mirë, sipas Lao Tse-së, është ai që nuk bie në sy.

I provokuar fort nga hoxha prej nje muaji ne 3 te nates, Olsi provokon Peshkun me moton "gjeja per te cilen ka nevoje Shqiperia eshte arti provokues". Flm o hoxhe i Olsit qe na provokove dhe ne te tjereve nepermjet Olsit, feja jote s'qenka vetem paqe, qenka dhe art-domino.

Kamarier, beji nga nje teke hoxhë te gjithe lagjeve ne Shqiperi.

A osht ngrit ndonje komision parlamentar per ket ceshtje?Si guxo Edvini me vu Vepra arti pa aprovimin e Fatosit e Shullakut?????Po bojen si guxo me e ndryshu? Ai nje cop KM eshte ndryshe nga Ardhetaret e Peshkut????

 poplli nuk ka para te mjaftueshme me u bashku ne Nje Foam Party ne Jale...me pjeshkat.....kurse KM paska para me  vu Poca Tek Dera???? Ky KM a e ka pa sa ka Shkue cmimi i dhomave ne Rivière? shume shtrenjti Riviera..ene per Kol Pallen mendo per Velain Grek ne veshtiresi Merkeliane.

Bukur e ka bo qerratai. Jua ka plas ne fytyre injorancen e thelle paezanvet. 

Edhe un gjithmon kam dash ti vinin nji (dy) palë patina kembeve te kalit te Skenderbeut. 

Ose ne pamundesi dhe po qe per pak lek, ti vishshin nji bluzë poloje me numer dhe dungjyresh diagonal. Them se do u lidhte me hapesiren e re. Me pak modifikim edhe shpata mund tu kthente ne shkop polo.

 

Hajt mer burra, mos u merzitni. Vjen PD prap ne pushtet dhe e heq strehen dhe ve prap kangjellat. Fshat e zanat eshte kjo pune.

Kto te PD-hit jan bo si Drakula qe ja vriste syte drita. 

Jo mer, kto me shume nxefen se cdo gjo e marrin per ofendim. Me nje llaf "Pse, ca kujton ti se jemi ne" Hajde mushi menjen ti, qe ti as nuk po e menojshe fare ate, kur po menojshe kete.

me ka habit ndjeshmeria e sterhollume dhe shijet kaq eksuizite te tyre. u tund peshku. smiley

Po pse shqetesimi financiar,jo? Ja p.sh ajo siperfaqja e katit te pare, nese nuk i duhej kryeministrise, fare mire mund te rentohej per tregetaret e fruta-perimeve qe i larguan nga stadiumi ose te jepej per te burgosurit politike qe kane mbetur pa strehe. Nuk bohet art me barkun bosh, ka thone Marksi. Po dhe populli jone trim punetor dhe artdashes, leket e para qe kurseu ne fillim te viteve 90 nuk i harxhoi per librat e Sartrit, po investoi fillimisht tek halja qe te dhiste rahat. Kshu.

Djema (tm).  Qellova qe e pashe ne video kete strehen.  Videoja ishte e filmuar naten dhe dritat fikeshin e ndizeshin. S'e mbaj veten per me shije ekskuizite, por ajo gjeja m'u duk qamet.  Pavaresisht se e dija kush ishte autori, nuk ndryshon gje per mua personalisht.  Per dere e brenda cfare eshte bere konceptualisht dhe artistikisht "chapeau".  Per mbi-dere e jashte, jo dhe aq.  

Jane provokacione, mor qafira...koncepti Shtese Kati keshtu fillon...ne fillim ve nje strehe, nje tavoline e dy karrige e pastaj i fut nje te rrethuar...ja u kry! 

Nje legalizim e je ok!

Kot me ju pyte, nuk i bo pershtypje njeriu qe shkrimi eshte pa autor te Shqip? Jo per gjo po per mu vje era shkrim nga Fendri Gunga. 

Nje BRAVO te madhe per Gentin, Eriolen dhe Albanin per guximin dhe shpirtin kritik.

Kazono qafshaperzotin je bo per gjynof me kete mbrojtjen patetike per Ramen. Personalisht nuk kam pas naihere dyshim qe eshte i deshtuar edhe si artist, po prisja qe ta kuptoje edhe ti. Shko beje nje xhiro te pavioni shqiptar ne Expo qe eshte per turp dhe ndoshta do fillosh te kesh ca dyshime per gustot idioteske te Rames qe eshte i vetmi qe e pelqen dhe refuzon qe te behet dicka per ta permiresu. 

Edhe Sao Tome and Principe e kishte 100 here me interesant pavijonin.

Guçe, nuk i boj fare mbrojtje patetike, po ka gjona te tjera ku ke ku me e kap Ramen, e jo tek veprat dhe ekspozitat e artit.

Pjesa e asaj qe Rama eshte i deshtuar si artist, nuk eshte se e ka von njeri m kanar, per me e peshu se si osht. Se fundja Rama si artist osht ceshtje e nje rrethi relativisht te vogel vezhguesish, kurse Rama politikan osht ceshtje e gjith popllit smiley

Genti, Eriola dhe Albani, per mendimin tim, ja fusin kot smiley

O plako po nuk shko pra qe ti nga nje ane thu mos e gjyko si artist se nuk je i fushes, e nga ana tjeter i jep vetes te drejten te thuash qe artistet qe jane shpreh kunder, ja fusin kot. 

Po nuk eshte puna te diskutojme aftesite e Rames si artist, po te diskutojme se ku e gje te drejten Rama te sillet me institucionet publike si me shpine  e tij. Me thuaj nje vend te Europes ku Kryeministria perdoret per ekspozite arti kontemporan! Artistet ne fjale kane shpreh vetem mosdakortesine e tyre per menyren dhe vendin e ekspozimit. Dhe pergjigjia patetike e stafit apo "stafit" te kryeministrise eshte "Ti guxon me sha Parreno-n, qe ka ekspozu ketu e aty." Sinqerisht ky eshte kulmi i delirit te madhseshtise dhe paaftesise per te pranu kritiken.

Sa inate e ke bre,pra, asht dhe tifoz i Juves. smiley T'a kthesh ni abjent nga depo mbeturinash ne nje sallon arti nuk ashte pune per t'u sha.Ai s'ka marr orendite e institucionit dhe i ka cu ne shpi, qe te akuzohet se po sillet si me shpine e tij. Qe ta lyeje sipas shijes se tij dhe t'i veje ambentet e institucionit qe ishin jashte cdo funksioni ne sherbim te publikut po sipas shijes se tij,asht bash e drejta e tij,persa kohe e drejton ate institucion Nuk e bajne kryeministrat e tjere neper bote,pune e madhe,ata s'jane artist si ky toni.Nilloj sikur me shajt se ky budalli vesh xhakete me t-shirt, kur asni kryeminister ne bote nuk e ban i gja te tille. smiley

Pjetro ketu nuk jemi fare dakort. Rama, me preteksin se drejtoka kryeministrine, nuk mund te beje eksperimente artistike me institucionet. Te veshesh zyren e shtetit me leter muri ku jane printu vizatimet e tua, eshte per nivelin e "Diktatorit" te Ali G. 

Te besh skifo ne nje event, si Expo e Milanos, qe mund te perdorej si reklame e shkelqyer per Shqiperine, thjesht sepse adhuron ne budallallik Edi Hilen, ky eshte krim. Si mund t'i lejosh nje artisti te imponoje qe ne nje event, qe ka fokusin te ushqimi, te mos ekspozohet asnje produkt shqiptar? Po mer po jane refuzu te gjitha kerkesat e kompanive shqiptare se zoteria nuk pranon qe ne krah te punes se tij te kete shishe apo kavanoza. Dhe tekat e tij jane ligj sepse jep urdher krye... qe do behet si thote artisti. Jane shpenzu shume para per te marre pjese ne Expo. Nuk mund te tallen ne kete menyre me ne. 

 

e bone cop kryeministrin smiley

me kujtove at filmin marrezia e madheshtis. dhe nga ai "njeriu me tatuazh". se filmi sjell filmin. pastaj m'u kujtu tortura e dhise  smiley

L.S., meqe artit nuk ia paske idene, perse nuk lundron andej nga tema e Greqise? Aty mund ta gjesh veten ekonomist, analist, keshilltar financiar, perse jo, edhe bankjer. Mbase na jep ndonje mendim, me preference ne linje me darvinizmin kulturor (i preferuari nder peshqit): verioret v. jugorve, punetoret v. dembeleve, etj., etj., etj.

Nejse, e trishte si ka ardhur dita, qe kritiku i artit te merret me vogelsira si: "a eshte e pranueshme qe nje kryeminister te personalizoje hapesirat institucionale?"... smiley

Personalisht nuk kam pas naihere dyshim qe eshte i deshtuar edhe si artist...

Lizander Saraci (kritik arti) 

ajo "edhe" flet volume te tera.

Shiko, populli yne i ve re shume ca vogelsina. Maj men qe edhe Enverit nuk ia falen kurre qe nuk arriti ta maronte ate dreq universiteti ne France. Kurse Sales anglishten cope-cope. Edhe Edit s'kane per t'ia fal kurre mediokritetin artistik.

Lenini mori 9 ne lenden e fese. sepse e thoshte me ngadale pergjigjen ne provim. nuk ishte dakord me fene, prandaj. po c'te bente, te ngelte ne klase? kjo i kushtoi medaljen e arit te simbirskut at vit.

Njesoj si Cipras ziu. S'doja kishte thone ne Parlament, po ma futen.

Kjo do jet ajo drita e bardhe qi shohfin robt qi sa kan vdek taze.

smileyThone qe bohet UFO, noten. Thone...

Ma do mendja duhet te jete ideale per tanning

Misioni i YNE mbaroi.

Ja dhame Edin Popullit.

Servirur ne pjaten e Kryeministrise.

 Shijoeni !

I hidhur,

I embel,

I athet,

I Kripur

I Helmet

Shyqyr Zotit

Filluan te shijojne,

te urrejne

te shajne

te peshtyjne

te kritikojne.

per ART.

Me ne fund pak nerv

ne drejtimin e duhur.

"Art change the world"

 

Po Kritik Tiku c'mendon per kete veper? Apo na ka ngel sahati ke avuanguardia ruse?

Misioni i Ed Rames, mhallaliu i Mrroklles, nuk ka per t'mbaruar pa u rraf njerezit rrugeve se kush eshte me i madh, Pikaso apo Matise! smiley

 a thu do rrojme qe ta shikojme/diskutojme ketu ne peshk.smiley

Jam i sigurte! smiley

Kete te t'rrafmit! 

Dita kur drejtori i Galerise se Arteve do marre letra kercenuese per jeten per pune ekspozitash, me duket pak larg! smiley

smiley

 

Luften e filluan ata te Matise, por keta Pikasqotet duallen me te forte dhe i vune perpara... Por ua kane bere bene.

do mbushet kronika e zeze me tituj te tipit:

Konflikti per kubizmin shkakton viktima ne Lezhe 

Rikthehet krimi ne familje. Ne Elbasan babai qellon me hanxhar te birin: shkaktonte fyerje sistematike kundrejt Modiglianit, nuk mund te duroja me! 

deshen me vu dore edhe n'Rembrandtin tat...

fituesja e cmimit "Andy Warhol 2018" eshte piktorja Mrike Prelocaj nga rrethi i Kurbinit. 

Dmth ne te Dalit, me forcat tona, si LSI-ja? 

Reforma ne drejtesi do filloje ne shtator me shnderrimin e e katit te pare te Kuvendit ne klub pinpongu. Ne kuader te nismes "Transparence institucionale" kjo simbolike e topave te pinpongut eshte ne harmoni me debatin ne katin e dyte - tha zedhenesi i Tony Blair i cili shquhet per shije sqimatare. 

se ku e shikojne difektin keta debatues, nje zot e merr vesh?!

..dmth KM danez na ikerka me biciklete ne pune, apo charles prince of wales na u merrka me mbjellje bostani, po Km jone s'duhet te merret me art??

tobestrakfurullah!

 

Ky po, qe eshte lajm! Kerpudha le te behet simbol politik kombetar. Parreno paska gjithe kete biografi dhe neve na genjeu me streha! A do ta keqkuptonim strehen sikur te ishte vendosur diku tjeter (?), thote....lol

vetem tre drita ndez, asnji ne pune...

10Billion$ Trump-i, ky me dasht e ble Parrenon me gjithe lecka me punu vecmas per kazabianken

ene un revoltohem. Kryeministria duhet me u shnderru ne tempullin e farave. Nga nji burr shteti ne cdo qoshe, tu honger fara e tu bo shtet!!! smiley

Km po instaloje nje strehe nga ky maestro, do jete i modh!

Mua streha me pelqen, po ashtu edhe ndricimi. Gjallerojne pamjen e jashteme te godines, pasi mbas heqjes se rrethimit shpellar salukian, godina dukej e zymte! Me nje investim teper modest krijohet nje ngrohtesi e munguar. PO nejse, duhet te jesh pak artist nga shpirti per ti kuptuar keto gjera. 

Me nje investim teper modest

Sa eshte investimi teper modest?

PO nejse, duhet te jesh pak artist nga shpirti per ti kuptuar keto gjera. 

Shume e vertete! Oksidenti i thote piano - do te thonte Beluli.

Kjo sikur eshte ndertese historike .a nuk duhej qe Streha te behej prej te njejti material apo ne frimen e kohes qe eshte ndertuar?

Katunarija ne display

c'jane kto karabina amorfe me smiley

"Një prej skulpturave të famshme të Höller-it, “Kërpudha gjigande e trefishtë”, është një kolazh 3D i tre kërpudhave të ndryshme: njëra është e ngrënshme, tjera helmuese, e treta halucinogjene."
.
Ajo halucinogjene dihet qe eshte PS-ja.
Cila te jete helmuesja valle? LSI-ja apo PD-ja?

Ka edhe keshtu ne Shqiperi

Jo per gje, por ne kemi artistet tane smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).