ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë në gjendje të rëndë financiare me borxhe që arrijnë gati 400 milionë dollarë. Gjiganti i përpunimit të naftës në vend, ARMO praktikisht ka falimentuar, por ligji që e klasifikon atë si sektor strategjik pengon procesin. Një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardh planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, e cila ka aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.

Ne gusht të 2013 Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85 për qind të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënese të dy rafinerive, si pronare e tyre.

Deveron Advisor Corp zotëron shoqërinë Oil Albania. Konsiderohet se është person i lidhur me zotëruesit e aksioneve të shoqërisë ARMO. Deveron është krijuar në nëntor të 2013. Prej shkurtit të 2014 operon në rafinerinë e Ballshit me kapacitet të përpunimit të naftës bruto prej 1 milionë tonë në vit po me një përpunim real 110 mijë tonë . Arsyea qëndron se faza e investuese u mbyll në muajin korrik dhe është punuar për 5 muajt e fundit të vitit 2014.

TPD (Trading Petrol Drilling) është krijuar në qershor të vitit 2012 dhe zotërohet nga Pajtim Bracaj. Konsiderohet së është një person i lidhur juridikisht me zotëruesit e aksioneve të Taiwan Center. Në shtator të 2013 ka nënshkruar marrëveshje me ARMO dhe operon në rafinerinë e Fierit ne kapacitet përpunimi 500 mijë tonë në vit.

Këto kapacitete përpunimi të dy rafinerive kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me naftë të papërpunuar. Nisur nga kapacitet rafineruese dhe karakteristikat teknologjike të rafinerive nevojitet jo vetëm naftë bruto vendi, por edhe naftë importi. Blerjet e fundit për Deveron janë realizuar nga Bankers e cila bleu 8 muajt e fundit të 2014 181 mijë tonë.

Shoqëritë ARMO dhe Deveron gjenden me probleme financire të mëdha dhe nuk mund te dalin nga situata nëse nuk arrijnë volumet e prezantuara për 2015. Industria e përpunimit aktualisht edhe pse kombinati i Fierit është me fitim është në situatë problematike financiare në gjendje gati për faliment. Nëse bëhet një net off, duke supozuar se shoqëria me një menaxhim të efektshëm të borxhit është në gjendje të kryejë pagesat të borxheve jo më shume se 5 për qind në vit.

Në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe falimentin ekzistojnë rreziqet:

1-Ekziston një rrezik potencial për mosmbledhjen e borxhit tatimor për shak të shumës së madhe të detyrimit dhe të pamundësisë reale për shlyerjen afatshkurtër të tij.
2-Ligji për falimentin ndalon hapjen e procedurave të falimentit në sektorët strategjikë. E vetmja zgjidhje që mbetet është deklasifikimi i i industrisë së përpunimit të naftës si sektor sektor, por kjo duhet të bëhet me ligj të posaçëm të miratuar në Kuvend. Nëse kjo do të mundësohet për të shmangur një pjesë të mirë të detyrimeve mund të që shoqëria ARMO të hapë procedurat e falimentit. Duke parë se kreditë e shtetit (taksat dhe tatimet e papaguara_ kanë përparësi nga detyrimet e tjera rekomandohet që organet tatimore të regjistrojnë barrë siguruese mbi asetet e ARMO-s në mënyrë që të sigurojnë radhën e referimit, e cila në rast të falimentit do i ndihmojnë të vjelin detyrimet e papaguara përpara kreditorëve të tjerë. Kjo do të ndihmonte që çmimi i blerjes se të rafinerisë si aktiv të reduktohej në masën e detyrimit që shoqëria ka ndaj organeve fiskale.

Variantet për rrugëdaljen nga gropa financiare

Opsioni 1
Injektimi i kapitalit fillestar nga dy ortakët, i shumicës dhe pakicës që është shteti (15%). Shteti mund të kontribuojë kapital nëpërmjet faljes së borxheve shtetërore nga ortaku i shumicës mund të kontribuojë me kapital financiar. Gjithashtu mund të arrihet që kreditorët më të mëdhenj siç janë bankat të bëhet strukturimi i borxhit dhe mekanizma të tjerë financiare.

Opsioni 2
Nëse ortaku i shumicës nuk është dakord për injektimin e kapitalit të ri, ortaku shtetëror (Ministria e Ekonomisë) bazuar në nenin 15 “ndihma shtetërore për ndërmarrjet në vështirësi” të ligjit për ndihmën shtetërore, ligji thekson se shteti mund të ndihmojë ndërmarrjet në vështirësi për tu ristrukturuar bazuar në plane konkrete. Me ndihmë kemi parasysh faljen e detyrimeve, përjashtim nga tatim –taksat për një periudhë të caktuar, injektim kapitali të freskët financiar etj.

Opsioni 3
Blerja nga ana e ortakut të pakicës së pjesës së ortakut të shumicës duke përdoru mekanizmin e ndihmës shtetërore. Nga të gjitha këtu duhet të përgatitët një raport fisibiliteti i plotë për të konkluduar gjithë çështjet dhe opsionet e hedhura për diskutim në të përmbledhje.

Gjendja e financiare e kompanive të rafinerisë

ARMO
Vlera totale e borxheve të naftës është 267 milionë USD, nga të cilat 209 milionë USD bankave, ndërsa 53 milionë USD është borxhi tatimor.
ARMO rezulton me humbje 3 vjeçare. Referuar ligjit të QKR dhe procedurave tatimore, Si rregull Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet ti kërkojë gjykatës hapjen e procedurës së falimentit.

Deveron
Deveron nuk e ka në pronësi kombinatin, por vetëm lëndë të parë prej 20 milionë USD për 2014. Gjendja në bankë dhe në arkë është 5.9 milionë USD. Kërkesat e arkëtueshme lekë për të marrë janë 5.9 milionë USD. Deveron ka borxhe për të paguar gjithsej 81 milionë USD. Borxhet ndaj bankave janë 68 mln USD dhe ndaj furnitorëve 9.2 mln USD. Deveron rezulton me humbje për 2013.

TPD
TPD nuk e ka në pronësi kombinatin. Ka një garanci bankare 22 milionë USD. Vlera e likuiditeteve është minus 4.2 milionë USD. Kërkesat e arkëtueshme janë 31 milionë USD. Në to përfshihen kërkesa për klientë dhe kreditorë të tjerë me USD 30 milionë nga klientët, tvsh për rimburësim 1.5 mln USD dhe 769 mijë USD akcizë për rimburësim. TPD ka borxhe për të likuiduar gjithsej, 55 2 milionë USD. Borxhet ndaj bankave janë 8.7 mln USD, borxhet ndaj furnitorëve dhe detyrimet fiskale, ku furnitorët duhet të shlyhen me 46 milionë USD dhe 1.5 mlionë USD sigurime të paguara për për punonjësit. TPD rezulton me fitim për 2014 me 5.5 milionë USD.

4 Komente

Rrofte Koqo Kokedhimi , Rezart Taqi dhe Mirela Shqina !

shteti yne qi privatizon fitimet e shtetezon humbjet.

 Unë besoj që për t’i bërë ballë problemeve tona kemi gjithnjë e më shumë nevojë për formacione të mëdha shoqërore. Ne themi që Shteti humb pushtetin, por kjo nuk është e vërtetë. Kapitalizmi i sotëm varet gjithnjë e më shumë nga derregullimet e Shtetit. Kur Hegeli thotë që shteti është ekzistenca e dukshme e Zotit, mund të ketë qenë e vërtetë! Problemi i së majtës është se ajo ëndërron në distancë, në vend që të rizotërojë Shtetin».

Gjyhna, gjyhna qe e lane ne ate gjendje mizerable ate firme. 

Epo s'do mend qe nuk arrijne planin e taksave. Vetem ARMO ka detyrime ndaj shtetit EUR 83 milione qe nuk i paguan 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).