Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e parlamentit shqiptar, Ilir Meta në ambientet  e Kuvendit. Pas takimit, dy zyrtarët e lartë kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij kryeparlamentari Ilir Meta shprehu kënaqësinë që vizita e Schultz përkon me një ditë të rëndësishme për Europën, por edhe Shqipërinë, që është arritja e një marrëveshje për kapërcimin e krizës në Greqi, ku meta vlerësoi veçanërisht rolin konstruktiv të kreut të Parlamentit Europian, Schultz.

Meta e cilësoi këtë vizitë si tregues të vëmendjes dhe mbështetjes se PE dhe BE për Shqipërinë dhe perspektivën evropiane për vendin, ndërsa u shpreh se e kishte garantuar presidentit e PE për vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushje të 5 prioriteteve kyçe, ku pas përfundimit me sukses të reformës territoriale-administrative dhe zgjedhjet lokale, fokusi është tek reforma në drejtësi.

“Kjo vizitë është tregues i vëmendjes dhe mbështetjes së BE dhe PE për Shqipërinë dhe perspektivën evropiane për Shqipërinë. PE ka qenë një hap përpara në mbajtjen gjallë të perspektivës evropiane të rajonit.

I shpreha Presidentit Schultz gatishmërinë në përmbushje të 5 prioriteteve kyçe. Pas përfundimit të reformës territoriale-administrative dhe zgjedhjeve lokale, fokusi ynë është reforma në drejtësi. Përmes planit të veprimit, Kuvendi do ta rrisë rolin mbikëqyrës ndaj plotësimit të prioriteteve dhe rritjes së transparencës. Kemi biseduar edhe për marrëdhëniet në rajon. Shpreh mirënjohjen për mbështetjen që PE jep në Kosovë, në kuadër të progresit të saj dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që Shqipëria e mbështet plotësisht”, tha Meta.

Nga ana e tij, Presidenti PE ka vlerësuar arritjen e bërë nga qeveria shqiptare dhe veçanërisht parlamenti në kuadër të bashkëpunimit rajonal ka një rëndësi shumë të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Schultz i bëri apel klasës politike shqiptare që debatet e brendshme të mos i çojë në Parlamentin Europian, ashtu siç sipas tij, ka ndodhur rëndom, por t’i zgjidhin konfliktet përmes konsensusit.

“Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, në shumë raste debatet në parlamentin shqiptar transporton në Strasburg, ndërkohë që debatet e brendshme duhet të mbeten këtu. Megjithatë, mbetemi ende optimist se marrëdhëniet ndërparlamentare mes PE dhe parlamentit shqiptar do të intensifikohen”, tha Schultz, i cili gjithashtu vlerësoi rëndësinë e madhe që ka për qëndrueshmërinë e një vendi reforma në gjyqësor, që sipas tij duhet të jetë prioritet edhe për Shqipërinë.

12 Komente

Po ky mer ej? Ne kujtojme se po merret me Greqine, ky i fut nga i deklarate dhe niset per eskursion. Picke te mizes, edhe thojne masnej qe gjermanet s'jane dembela smiley

smiley

Eh pike e zeze. Secili per tajare te vet mer, na i shpifen. PE-ja pararoje per zgjerimin, thote ky rob. Per cilen PE e ke fjalen mer zoteri, ata qe thoshin idiotlliqe kur por merrej vendimi per Kandidimin e Shqiperise. Hajde mendje hajde! 

Nejse mirese na erdhe e mirupafshim!

Dashur pa dashur djema smiley Shqiperia po merr nje rendesi nga Motorri i Europes, ku nje ndikim kan patur edhe perçarjet ne gjirin e EU, dhe nje lepirbythje e Frances dhe disa vendeve ndaj femijes se perkethelur, Greqise. Do Zoti shtohen investimet gjermane aty ne Shqiperi.  

Dashur pa dashur djema  [smiley]  Shqiperia po merr nje rendesi nga Motorri i Europes

Faleminderit, Rilindje.

Thuje, se me fjal te mira nuk te lodhet goja. 

Emigranto, nuk eshte merite e Rivdekjes , me fal Rilindjes, por merite e rrethanave qe u krijuan keto muajt e fundit, ku Greqia u be nje dhimbje koke per Europen. Femija i perkedhelur i Europes, Greqia, i habiti europianet me sjelljet e saja, gje qe i beri europianoverioret te shihnin edhe sjelljet e femijes tjeter te paperkedhelur e te vuajtur, Shqiperise. 

Shiko se pa sjelljet evropianka te Edit (dhe natyrisht, Ilirit), nuk te vinte ketu as Merkel, as Shulc!!!

Pierro, ndryshe nga Greqia qe nuk mban premtimet, por vazhdon akoma te llastohet e perdridhet, qeveria shqipetare ne keto dy vjet ka treguar se eshte e gateshme dhe e afte te beje reforma qofte edhe duke humbur potencialisht pike ne elektoratin e saj. Dhe keto gjera vleresohen nga perendimoret. Nuk ka nevoje te jape shembuj sepse ato duken dhe njihen prej jush,

Ilir meta duket sikur eshte 70 vjec .E mplaken hallet e popullit.smiley

Ej,po kush e ka nje pergjigje per faktin qe z Merkel dhe ajo n/sekretarja amerikane, s'e begenisen hiq ket Ilir Meten?

Si i thote hetusi Brahushit ke filmi;mos valle s'paten kohe,apo ketu kemi dicka me te thelle?

smiley

"Media alternative" me shkrime "ne kuader te vizites zyrtare" eshte nonsens.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).