Ballkani është një gadishull ku çdo shtet e ka nga një projekt “për një shtet më të madh nga ai se është” dhe se kjo ide thuajse është e gabuar në të gjitha shtetet, pasi rritja në territor e një shteti bie në kurriz të shtetit tjetër

Ballkani është një gadishull ku çdo shtet e ka nga një projekt “për një shtet më të madh nga ai se është” dhe se kjo ide thuajse është e gabuar në të gjitha shtetet, pasi rritja në territor e një shteti bie në kurriz të shtetit tjetër.

Ne shqiptarët, me të drejtë, nuk e duam një politikan serb që flet për “Serbinë e Madhe”, as një politikan grek që flet për “Greqinë e Madhe”, as një të tillë që flet për “Maqedoninë e Madhe” etj.

Nuk e duam Nikoliçin kur tregon përralla serbe, nuk e duam Daçiçin, kur po ashtu tregon përralla serbe dhe as ndonjë politikan serb kur flet gjithë pasion vetëm për “Serbinë e Madhe” apo me nacionalizëm.

Nuk e duam Gruevskin kur ndjek politika antishqiptare, nuk e duam ministrin e Jashtëm grek kur ai na e ndryshon emrin, nuk e duam dhe jo pa të drejtë, askënd që do të guxonte të vinte në dyshim Kosovën dhe Shqipërinë si shtet.

Duke mos dashur të tillë politikanë, nga ata tjetër duhet të jemi kundër edhe atyre politikanëve shqiptarë, që për një apo arsye tjetër, përdorin retorika nacionaliste shqiptare për të mbajtur të karikuar elektoratin.

 

FENOMENI KOCO DANAJ

 

Koço Danaj, kryesues i të ashtëquajturës “Shqipëria Natyrale”, është ndër figurat publike shqiptare që nuk ka të ndalur me retorikën e tij të thekur nacionaliste.

Danaj ngjan ndonjëherë flet sikur të ishte viti 1912-të, kur akoma nuk ishte shteti shqiptar, duke qenë kundër fqinjëve, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Dhe, e bukura është që Danaj as nuk na jep imazh të mirë në sy të fqinjëve, pasi shfaqet në revista apo gazeta serbe, greke apo maqedonase si një nacionalist primitiv, e kjo mjafton që gazetat e vendeve fqinje të na “godasin” pikërisht për “nacionalizëm primitiv”.

 

KRESHNIK SPAHIU, CIRK ME NACIONALIZMIN

 

Thuhet se streha e fundit e maskarenjve është pikërisht nacionalizmi dhe kështu duket se ngjau edhe me Spahiun.

Lideri i AK, në fillimet e veta gati fluturonte, duke mbushur me gaz nacionalist shpirtin e rinisë, gaz ky që shumë shpejt u flak tutje.

Spahiu, në fushatën e tij, të vetmen gjë pozitive kishte faktin se së paku demonstronte sikur ishte kundër të dyja palëve kryesore në politikë.

Por, se u kthye në qesharak, teksa tregonte se me dy fletë do të bashkonte Kosovën me Shqipërinë.

Njëjtë, edhe Spahiu, u bë fytyra që gjeti vend në media greke dhe serbe, për retorikën e tij të papërmbajtshme nacionaliste.

E bukura këtu është se lideri i AK-së, i përdorte shkrimet e mediave fqinje kundër tij, sikur Spahiu “donte të mbronte Shqipërinë” dhe “ndaj po e sulmojnë”.

 

SHPËTIM IDRIZI, TË FLASËSH SI "KËNDEZI MAJË PLEHUT"

 

Shpëtim Idrizi nuk ndryshon shumë nga Kreshnik Spahiu në retorikën e ashpër që përdor, kundër grekëve sidomos dhe serbëve në disa raste.

Richard Aldington, novelist dhe poet anglez ka thënë që patriotizmi është një ndjenjë e gjallë e përgjegjësisë kolektive, ndërsa nacionalizmi është një këngë këndezi kokëbosh që ka hipur majë plehut.

Dhe, Idrizi realisht që në retorikë ngjan me këtë këndez që ka hipur majë plehut.

Idrizi shfaqet “patriot”, kur në fakt dyshohet se ka kryer korrupsion në dogana në kohën e Nanos dhe se më tepër, së paku në të kaluarën, ka shkuar pas pushtetit sesa çështjes çame.

Kur ishte çështja e detit me Greqinë, të cilën PS si opozitë e kundërshtoi, Idrizi qëndroi me Sali Berishën, edhe pse këtu ishte në lojë “armiku i tij i përjetshëm”, Greqia.

Aq më tepër, retorika e Idrizit ka qenë krejt e njëjtë, si me Kotzias si me liderin e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Sigurisht që Dule ka probleme, por se ta konsiderosh një “Napolon Zerva” i kohëve moderne, është e tejkaluar dhe se po të njëjtën akuzë Idrizi pati edhe ndaj ministrit të Jashtëm grek.

Të thuash se çdo grek që vjen në Shqipëri është një “Napolon Zerva”, më shumë nisur nga etnia sesa veprimet, është më shumë se absurd.

 

FJALA "KOMB" NË GOJË TË GABUARA

Dhe, më dramatikja është se fjalë të shenjta për një njeri si “komb”, “atdhe”, dalin nga gojët e politikanëve, që shpesh edhe punojnë kundër interesave të atdheut.

Kur flet Idrizi për “Panteon Kombëtar”, Koço Danaj se “bashkimi i trojeve do të ndodhë për pak muaj” apo Kreshnik Spahiu që me paçavure do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërisë, është e tmerrshme...shumë e tmerrshme!

15 Komente

Kush eshte ky admin qe poston keshtu budalliqesh mer? Ca ju kemi bere qe te meritojme kete qelbersillik pa pike vlere? Ju qofshi!

e ke thare Debris, por e pash vone se nuk do shkruaja fare ! 

Llogjika e ketij Dionis-it duket e shendoshe por vlen me ZERO ne rastin e Shqiperise. E di historine ky apo jo ?

Ne shqiptaret jemi kombi me i shqyer ne Ballkan sa i perket trojeve shqiptare aktualisht nen shtetet e tjera (por dhe nga keqtrajtimi i popullise gjate dekadave te fundit s'jemi larg, mbase pas boshnjakeve?). Njeheresh jemi ata qe akuzohemi me shume--si nga fqinjet dhe nga Evropa--per tendenca armiqesore toke-grabitese me planet e "Shqiperise se madhe". Shih per ilustrim retoriken evropiane pas nje gjesti amator te nje personi qe me inisiativen e tij ngriti nje pelhure artizanale me dron...ne fakt ne ate kohe as qe dihej nese personi qe e ngriti ishte shqiptar apo jo.

Tabloja e kokepermbysjes pastaj plotesohet nga shqiptaret qe i bien te njejtes vrime, dmth qe i hedhin nje sy Ballkanit aktual dhe problemin me te madh ne te shikojne ambicjet shqiptare per "Shqiperi te madhe". 

Ky "parimori" argumentforte qe ka bere artikullin p.sh. thote qe Shpetim Idrizi ka bere korrupsion ne Shqiperi, keshtu qe s'ka kuptim qe PDIU t'e kritikoje Greqine per ceshtjen çame. smiley

me e tmerrshme ishte te lexoje nje klon te lubonjes si puna jote o xhafe.        me kete pacavure qe ke shkruajtur ngelesh ne klase.

ti,si shumica e kolegeve te ty ,kur perpiqeni te shruani per ceshtje te tilla, dukeni si grupi ballabokssmileyqe sapo ka dale nga floktorja sorros e much nanos!

shtetet fqinje nacionaliste  duhet te marrin shembull nga  shteti internacionalist shqiptar nese duan te arrijne nivelin tone te larte ekonomik,organizativ,kulturor,sportiv,e me the  e te thashe,,

sado qe vras mendjen se ci shtyn keta rober  te jene te dashuruar me inferioritetin,e vetmja  arsye bindese me duket se jane ushqimet e skaduarasmiley

Dull, Xhaf, na iku...

  27.8 KB

Ah sikur te ishte keshtu sic thote Dionisi, gjysma e te keqes. Por ne fakt duhet bere moral ne kahun e kundert....na ka vrare gjithe jeten dhe vazhdon te na vrase mungesa e patriotizmit. Fatkeqesisht shqiptari eshte ekzemplar per te perbuzur llojin e vet.

    E ama Kocua dhe brilantina qenkan te nacionalizmit shqiptar? Mos or cun ! Meso i here mire ca eshte nacionalizmi, si definicion dhe mandej ulu shkruaj ! Nuk eshte fare nacionalizem te kerkosh ate qe eshte e jotja, por kur ate taten qe e ke ja u kunderve me pretendim te tjereve  dhe pikerisht ky ndryshim perben ate qe sa ke shkruar ja ke futur katundit.Nuk ka asnje shqiptar nga   e shkuara e sotmja dhe e ardhmja, asnje nuk e ka vene shqiptarizmin komb, mbi cdo komb tjeter, kufitar ose dhe me tej.Ky do ishte nacionalizem  more shoku ! 

    

Ka nje kontradikte  midis qeverise,  njerzeve me autoritet dhe atyre pa autorite qe nacionalizmi shqiptar behet qesharak.pranda nuk vret nacionalizmi yne ! smiley  

ilir, nuk ka patur nuk ka e nuk do kete nacionalizem shqiptar.Vec duhet te ruajme shendetin  se mos ngatrojme  pa dashur, patriotizmin si koncept me nacionalizmin....! 

Nacionalizem pozitiv dhe internacionalizem unik Shqiperia ka patur ne kohen e shtetit te diktatures smiley Nuk e besoj se do te kete me . ndersa patriotizem po . 

po lere ate kohe ti, se s'vjen me. hanje nje simite, po c'te hanje, te kenaqte shpirtin. i shisnin aty te sheshi avni rustemi, ka qene nje furre, pa vajtur te mish-peshku. bente edhe qahije. ca me tej, perballe muzeut, ka qene edhe nje embeltore, qe shiste amareta. pale ai furri i Mehdiut te gjollogjikja, nje tave speca te mbushura a imam bajalldi... iken, mbaruan, sikur s'qene. nuk i gjen me sikur te ngac kemben. pa lere domatet e alidemit, e fiqt, e manat, filmat tek qendra e edukimit, gjume ne 10 e gjysem te darkes, me terbiet, veres ndonje shalqi i mire ne darke kur ia nisnin gjinkallat... la kaq mundohen tani, me dyqane bio, e ku di une, s'i lene dot kalamajt perjashta mos vjen balozi i ha, kurse ne na merrnin me shufer ne dore baballaret pasi errej dhe akoma donim te loznim futboll me topa 50c te durresit qe i shponim pak mos kercenin shum tek "fush e Spiros", kshu quhej... ehu, o ilirjan.

Pse nuk vret pa thonjeza, ndoshta, ka dashur te thote autori.

Shpetim Idrizi , Koco Danaj dhe Kreshnik Spahiu keta te bajne me e shurrue Shqipnine prej ne aeroplan . Pa prite per te u ule ne toke .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).