Sa "credit" u japim analisteve per opinionet "e pavarura" , kur forumet online jane perplot me opinione te aksesueshem lirisht nga kushdo?

Nderkohe qe ne si blogiste anonime "bejme terapi kolektive" me debatet tona pa i dhene rendesi, ato ne njefare menyre publikohen hapur online. Me kane bere pershtypje nja dy shkrime se fundmi. Ngjashmeria e tyre me debatin ke blogu jone me shkaktoi me shume se vetem habi. Aq me teper se kompetenca ishte jashte politikes se brendshme (ku ata i pranojme me te drejte si referenca).

Per te mos kercyer ne konkluzione desha te pyes edhe ju, a ben vaki te ndodhe kjo dhe c'mendoni nese po. I really don't like it. Kemi parasysh qe gazetari vendos emrin e vet me foto ne median ku i vendoset shkrimi me autoresine e tij. 

  

 

29 Komente

nje shtyse e mire per kedo qe ka ose mendon se ka dicka te vyer per te thene, te kerkoje dhe rruge te tjera per shperndarjen e mendim ideve te tija, tej komenteve anonim ne nje blog.Blog

ps: nuk mund ti ndalohet nje shkrimtari, gazetari, o analisti te mos perpunoje ate cka degjon tek pazari i gjese se gjalle. mendoj.

 

 

 

 

 

Nuk mendon gjithashtu, se ne kete menyre gjeja e gjalle mund te shndrrohet ne gje te vdekur?

 

natyrisht

Pa u ofenduar, jo se kemi ndonje gje te vyer per te thene, por as nuk mendoj se ne jemi pazari i gjese se gjalle dhe ata jane Doktori i gjithedijshem. Po te ishte keshtu nuk do te prisnin debatet e nje blogu pastaj te dilnin me "opinionin" e vet, por do t'i paraprinin atij (debateve pra) sic edhe pritet prej tyre. Titullin dhe punen e analistit mendoj e marrin prej kesaj te fundit. Po te jete puna per perpunim dhe konkluzione te temave ne blogje, le te quhen c'te duan, por jo opinioniste te pavarur.
Nejse... sot po kemi probleme shume me te medha se ky, s'u be qameti per kaq,

mire, po heq p.gj.gjalle.po vendos si ambient berberhanen, sheshin, nje sallon mondan, para se te vazhdoj me tej, biem dot dakort qe fjala ka zero vlere jasht atij qe e thot ?

ne fjale te fundit ashtu eshte, por e gjitha eshte nje lloj veprimi tip 'I-want-to-throw-up'. 

 

hmm, isenshlli dyt se kishte fjalin e fundit

smiley

 

Ne jemi manipuluese te mendimit. Ata le te jene "state of mind", ne jemi "head of state".

Ti do thuash qe po mbajme dhe analistet me buke. smiley Hajt o pune e madhe!

Po per ca artikujsh bohet llaf? Shembuj konkret. PM nese s'do me e be publik.

 

Jane sjelle madje edhe ketu per reference, sorry s'ka pse permend shembuj, di te them qe ndjesia ishte qe nje muhabet i prodhuar ketu ish marŕe e rishkruar sigurisht bukur nga gazetari , ky kishte mbajt qendrimin e vet sipas kahut qe preferonte, dhe ne fund na u vu perpara hundes ketu (debati i yni dmth) si reference opinioni (mbeshtetur ne pushtetin e emrit te gazetarit), gjithe duke qene tema jashte specialietit te tij.

analizat qe has ne shtypin shqiptar me se shumti bazohen ne "general knowledge", prandaj eshte e veshtire t'ju vendosesh gishtin per plagjiarizem; Tjeter problem p.sh, se sa nga keto analiza/ analiste kane aftesine te indetifikojne probleme te caktuara dhe te ngrene zerin, foemulojne zgjidhje mbi probleme te vecanta..Ne kete aspekt, analistet shqiptare dhe analizat e tyre lene shume per te deshiruar; Dhe kjo ndodh jo sepse s'dine te jene objektiv ne opinione, por media shqiptare ku shumica e tyre shkruajne ( e marrin rrogen) eshte shume e polarizuar- pergjithesisht kjo media i drejtohet nje lexuesi qe eshte politikisht skllav i x/y partie politike.

Po te ishte keshtu nuk do te prisnin debatet e nje blogu pastaj te dilnin me "opinionin" e vet, por do t'i paraprinin atij (debateve pra) sic edhe pritet prej tyre.smileysmileysmiley..

Me kushtet e Internetit nuk do ishte gabim të shtonim edhe 

komenteve e komentuesve  të Blogjeve nëpër Botë ...që them se nxjerr të Plotë edhe Plagjiaturën e nivelin Banal në tërësinë e tij të Analëve tanë Dërstilistë !

Gjithsesi një përfundim  i sintetizuar dhe shumë Real , ndoshta më Reali i përcaktimit të shtypit të paktën pas 97 , kur filloi të çlirohej nga patriarkalizmi dhe sukseset e fitorjet e PD-hit të krimit !

tani zj/ zonjusha qe ka bere kete pyetjen famose po thote plot sharm qe nuk di as vete pse e ka bere kete pyetje...eshte e pamundur qe te kapesh pas komenteve individuale qe behen ne blogje, sepse njerezia qe komenton aty varion: ka ca qe e kapin thelbin sepse drejtohen ne menyre analitike nga te menduarit kritik, por ka edhe te tjerr qe i marrin gjerat kallep-e zakonisht keta te fundit bien pre e ndervartesise ndaj llojit me te felliqur te propagandes dhe s'dine gje tjeter pervecse te shajne personalisht komentuesit e tjere..bota e internetit eshte larmishme!

propagande e praktikojne te gjithe kur shkruajne..ne nje fare menyre apo tjeter propaganda eshte pjese e pandashme e mendimit te njeriut; Problemi eshte cfare lloj propagande vendos te luash...nje cipe e holle e ndan perzgjedhjen e llojeve te ndryshme te propagandes ne funksion te nje opinioni. Sikunder, thelbin e permbajtes mes tyre e ndan nje lume i tere!

peshq te dashur,

sakrifikoni i çik per kete teme nga impenjimi per temen me rendesi kapitale oqinukoqi, ne menyre qe ndonje analist rrogtar te kete boll material per te bere nje artikull per kete çeshtje.

komentoni te dashur, komentoni.

 

July_21 , a ka mundesi edhe nje here ta shkruash ne shqipe te paster, se çfar ke dashur te thuash, ose zgjidh fjale te tjera, ose formoje fjaline pa kapercime. Pra gjej nje menyre te shprehuri, qe te kuptojne te gjithe dhe jo nje pjese. Provoje dhe nje here i/e dashur. 

Eshte e dashur Pjer, e dashur eshte, dmth eshte femen, dhe e ke kot qe kerkon qartesi nga fallxhore te shkolles Fatos Nano, te cilen e kane mbaruar 70% e peshqeve ne total, dhe 98% e peshqeve femra.

 

Shumë mirë dhe shumë e kuptueshme Juli .Në fakt nuk duhet të të kuptojnë disa  , por nuk është faji YT .Përkundrazi një përcaktim brilant i Juaji përfshin të gjithë plagjaitët e çdo fushe . Po ti paske dhe Perlën tjetrë fantastike ,që jo se nuk e lexova ,po më bënë ta theksoj disa komente që qenë shumë intensive për gjëndjen në D-reqi edhe disa reagime ktu

por as nuk mendoj se ne jemi pazari i gjese se gjallesmileysmiley dhe unë do shtoja në se më lejon dhe nuk të prish linjën e arsyetimit se

nuk jemi as përrua dosido që lahet Leshtë , por kemi Dërstilë dhe drejtoreshë që mba regull cilësor dhe jep vijën InteliDjente smiley

Falje per vonesen, flm per interesin.
Flm oidriso per fjalet pozitive. Edhe une, e kam thene dhe here tjeter, ju vleresoj ne vazhdimesi.

Pjer, pyetja ime eshte e tille (po mundohem): ki parasysh kur ti hera heres shkruan ne ppu per ekonomine, apo risjell momente nga libri yt i famshem. Cdo te ndodhe e si do ndiheshe sikur mendimet e tua t'i kopjonin gazetaret ose opinionistet, dhe t'i publikonin neper artikuj si mendime te tyre. Pra t'i marrin ata kreditet, quhet kjo. Ne rregull? Kete pyes.

Papirus, dhe njecike perse pyes s'eshte se nuk e dime, por akuzat nuk jane gje e vogel, pervec kesaj eshte edhe pretencioze keshtu, prandaj me te shumten e hodha si diskutim ne peshkupauje meqe ka lidhje dhe na prek. Sigurisht nese iu behet per te folur ... pershendetje smiley

me behet qefi te shoh qe qesh here pas here, heretik. Dhe ishalla jam gabim, me cfare kam supozuar, c'te te them tjeter.

PPUja eshte faqja me e madhe virtuale shqiptare dhe si e tille eshte burim informacioni dhe opinionesh te ndryshme; shume anetare te ketij blogu kane sjelle tema interesante- krijime/perkthime te mirefillta letrare, analiza historike & politike etj etj..permend ketu village-bej, mirazh,emigrant,  heretik, grava, stalker,  etj etj  (lista fatmiresisht eshte e gjate); Te tille anetare aktive jane per tu lavderuar per dy arsye;

-botojne pa perfitime

-percjellin punen e tyre intelktuale dhe mendore me modesti & si anonime

pyetja qe ke shtruar per dikutim eshte shume e drejte dhe ka vend plot per diskutime. Ne komentin e 1re i  kam rene pak gjate e anash, por me pak fjale fenomeni qe ti ke vene re eshte nje fakt dhe ndodh rendom!

...........

pretencioze? smiley

komentin e 1re ia kam dedikuar teresisht diskutimit qe ke hapur; ndersa komentet 2 & 3 jane pergjigje te ca shqetesimeve qe ka ngritur oidriso, mes rreshtash

te pershendes, gjithashtu smiley

rrofsh. 

ps. c'ka thosha per akuzat dhe pretenciozen, s'kishin te benin me ty, jo. Por me pyetjen qe kam hedhur.

naten.

E he, e kuptova e dashur. Qe gazetaret marrin mendime ketu, kjo as qe diskutohet, biles edhe opinioniste te tv çoku e lexojne Peshkun apo noi blog tjeter dhe marrin apo ndikohen nga opinioni i komentatorve ketu, dhe kjo gje nuk eshte noi gjo e re. Tani qe disa gazetare apo opinioniste, marrin edhe kredite nga keto mendime/kopime, te vjen pakez inat por kete gje ne nuk e ndryshojme dot, se ata kane median dhe shtypin, ndersa neve, kemi vetem keto bloge. 

Besoj me shume siguri qe punime origjinale nuk tjetersohen prej ketej. Shumica jane mendime, analiza, fakte ndonjehere. S'ka gje te keqe ne kete, nese autori e ka shkruar pa copyright per sa me shume njerez qe ta lexojne smiley

andri, faleminderit.
Nuk bej fjale per ne, ne kuptimin e personave te vecante, sesa per ata.
Le qe e pergjithshmja ketu eshte qe nuk mund te pretendohet qe nje teme e caktuar t'ia mberrije qellimit te saj kryesor - kur ndodh kjo nuk eshte rregulli, por perjashtimi. Per kete jemi te vetedijshem dhe kjo gje eshte thene edhe me siper - nuk se eshte gjithmone qe ka cfare te marri dikush, edhe po te kerkoje.
Megjithate kur ndodh qe ka, dhe media i referohet, qofte opinion i nje pjesemarresi te vecuar, apo i disave kur rrahin nje ceshtje dhe arrijne nje perfundim, e drejte do ish te permendej kjo reference, edhe pse sot kjo mund te mos jete ende nje praktike. Ka te beje me korrektesen dhe profesionalizmin.

Por sic e kam thene edhe vete, sot po kemi shqetesime sa e sa me te medha, kjo he per he eshte nje vogelsi ( ose edhe s'eshte fare, sic po thoka shumica ).

Te lexosh mendimet apo shkrimet e tjetrit e pastaj mbasi ti perpunosh duke shtuar edhe mendimet e tua ti ekspozosh nuk ka asgje te keqe. Edhe ne ketu qe diskiutojme apo formulojme mendime, propozime apo konkluzione, sigurisht qe kemi lexuar apo degjuar te tjere qe kane folur apo referuar ne ceshtje te vecanta. Pra, eshte e veshtire te thuash qe mendimet apo thenjet tona jane te virgjera/origjinale. 

Por ajo qe mua me duket se po ndodh avash avash, eshte largimi i njerezve nga te qenit vecse degjues te ketyre amalisteve dhe kalimi i tyre ne protagoniste (qofte edhe anionime) neper rjetet sociale. Une psh, ka kohe qe nuk i ndjek me debatet e analisteve neper sacionet televizive, pasi e mbush nevojen time per debat dhe njohuri per ceshtje te caktuara ne rjetet sociale sic eshte psh PPU-ja. Ndoshta mbas 5 apo 10 vjetesh anal-istet e sotem te tv-ve do te jene kthyer ne nje relike. 

Nuk ka asgje te keqe perderisa debatojme se e ndjejme si detyre te kohes te jemi pararoje e nevojes qe ndjen sot shoqeria jone. E keqja eshte se debati publik ne Shqiperi eshte i kontrolluar dhe kondicionuar. Si ne gjith boten xhanem...

Sa per analistet nuk e thene te jene jashtetokesore, njerez jan edhe ata, e megjithate niveli i tyre ne pergjithesi nuk eshte aq i dobet sa niveli i personazheve publik ne evropen perendimore fjala vjen, kur shikon neper debate televizive injorance te paimagjinueshme dita dites.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).