Cili është emri që gjithë mediat shqiptare kanë frikë ta përmendin?

20 Komente

Politikanet tane e kane vrare kush e ka vrare ...

Nuk me kujtohet mire ,me duket u vra dhe hetusi qe ndiqte çeshtjen ...

u gjet ne makine gjoja sikur kishte vrare veten me duket ...

Ne rradhe pare ky i shkreti nuk ka qene pronar andej nga i kerkonte tokat ...

Ato toka andej nuk kan pas pronar ..diçka kan pas Toptanet por pak ...

E gjithe ajo toke andej ka qene pyll dhe Zogu ja ka pas dhene me qera nje shoqerie italiane EEIA per 99 vjet ...dmth ka qene pylle e kullota shteterore ...

Me vone kaloi ne pronesi te shtetit  te haleve te  44 ...

Po ato te 44 ne ndryshim me keta mbas 90 i mbanin dokumentat ...edhe pse mund te jetoje poshte ullirit tend ,nuk mund ta vilje se nuk ishte i yti  smiley  Te gjithe pronat e shqiptareve kane qene ne arkivin e shtetit ,kadastra etjetj ....kush ka dash i ka marre me kohe  e me vakt tapite .Ne baze te prones  paguheshin taksat shtetit ...Keta plerat filluan me 7501 te bejne lemsh ...se keshtu vidhnin sa te mundin e nuk merrej vesh ...shkateruan kadastra ,hipoteka ...i bene lemsh ..vete bythgrisurita nuk kishin gje ,dhe nuk i dhimbej gje ...po hajde flit me ta sot ...sa kane dhe sa ju dhembset t'iu falin te varferve te pastrehe  smiley si falen tokat tona ...

Gjema eshte bere me pronat ...Ka krijuar nje konflikt social shume te madh ...mbas hakmarrjes ,ze vendin e dyte ...plus nje ngerç po aq i madh per ekonomin ...

Mbasi vodhen e shqepen te dyja palet ...gabova thote shoki Sali me 7501 ...

Gabove?!! Jo nuk gabove ... e beri me qellim te zbatoje  porosin e Ramiz Alis...(Ramiz Alia ne nentor 1989 ne mbledhjen e byros politike'' do t'iu njohim pronen , do ju japim nga nje cope leter do ti sorollatim... e pronat nuk do ja japim) dhe ashtu u be ... gjithashtu i ndave qe te merrje votat o shoki Sali  ... Pastaj erdhen te babziturit e tjere ...vidh e nderto pallate ...ne qytet e ne dete ...pastaj po prap ju ...dhe jemi ketu ku jemi me ju PS e PD armike te prones se ligjshme...qe eshte themeli i shoqerise, institucioni baze i shtetit. ...Ti dhe te gjithe ata qe vazhdoni te beni ligje per paligjishmerine do pergjigjeni nje dite ...Nuk te fal njeri as 1 cm mos t'iu genjej mendja ..te gjithe te demtuarit ne gjykaten e Strasburgut do shkojme ...Falini pronat tuaja te vjedhura keto 25 vjet ...Pse u dashkemi ti falim ne qe i kemi me djerse brez pas brezi ?

 

 

 

Ore do i jepni fund budallallekut, kur shkruani "mediumet shqiptare"?

Kjo edhe ngaterrimi i perhershem mes "misherimit" dhe "meshirimit"

Me teper e kam me gazetaret shqiptare.

Analfabete funksionale, te cilet lexojne analfabete te tjere funksionale dhe krijojne nje gjuhe te perbashket analfabetesh funksionale!

Nuk me kujtohet mire ,me duket u vra dhe hetusi qe ndiqte çeshtjen ...

Futja kot se muhabet po bejme. Po pikerisht sepse kerkojme te bejme pak muhabet serioz te mos flasim kodra pas bregut. Pra le te mos behemi si politikanet tane, por te tregojme nje mimimum niveli qytetar.

O bukurosh ,ku e pe mos seriozitetin tim ti ?

Pse thash qe nuk e mbaj mend mire ?

Pse mo çuno qenkam e detyrume ,ti mbaj mend te gjithe vrasjet qe ndodhin ne Shqiperi ...?

Zote na rujt ,vapa te bo gjysmak ndonjehere ...

Hajde na flit ti seriozish se po te degjoj me vemendje smiley

 

O bukurosh ,ku e pe mos seriozitetin tim ti ?

Rrofsh se me ket "bukurosh" me kenoqe fare. Kisha nja 20 vjet pa ma thone njeri. 

E shef sa e rendesishme eshte nje fjale smiley

https://scontent-mxp1-1.xx.fbcdn.net/hph...

 

"Kujdes me fjalen" Poezi nga Dritero AGOLLI

Kujdes me fjalen,zonjez me cante 
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri 
Pushteti i fjales eshte i vecante 
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte 
Pikojne cezma me helm te zi 
Kujdes me fjalen zonjez me cante 
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate 
Stratege e mbreter me mbreteri 
Kujdes me fjalen zonjez me cante 
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte 
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi 
Kujdes me fjalen zonjez me cante 
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte 
Dhe brenda syve se c'eshte e di... 
Kujdes me fjalen zonjez me cante 
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nuk u morr vesh kush e vrau. Per pronat ndoshta?
Po ai deputeti i patosit? E gjeten vrasesin e tij?

Dulja kish thene o Sula o Xhevdeti e ka bere kete pune.

eshte absurde qe pronaret e ligjshem nuk kan marr pronat e tyre. pronarve ose tu jepet prona ose te kompensohen nese nuk eshte e mundur kthimi per arsye te ndryshme. duhet ber dicka sepse eshte nje situat qe mund te coj ne luft civile mes ish pronarve dhe atyre qe i kan zaptuar pronat

Pune dreqi kjo pune: te gjithe e dine emrin e tij, te gjithe e perserisin nen ze, ne kafene, ne lagje, por askush nuk flet. Halli yne eshte i madh vertete: nuk eshte vetem se eshte vrare nje gjyqtar, nje bankier, nje deputet, nje komisar policie, nje biznesmen, nje avokat pronash: ne fakt keta jane bere me qindra...

Halli yne eshte se keta tipat, ose ky típi vrases dhe kryetar partie e ku di une se cfare kryetari tjeter eshte, ka vrare edhe te tjere, ka urdheruar per vrasjen e disa vetave, dmth ka vrare edhe njerez "te thjeshte", sepse ashtu ka patur ca pune, ca probleme. Keta "te thjeshtet" kane qene ne biznes me kete tipin kryetar, kane dashur te largohen prej tij, ose tia fusin, por ky tipi kryetar e ka veshin te madh dhe doren e gjate, i gjen ku te jene ose te mos jene, dhe i vret, sepse ky kryetari ka pare te madhe, per qamet, nuk u di fundin...

Dhe halli yne me i madh eshte se ky tipi, kryetar partie dhe ku di une se cfare kryetari tjeter eshte, u ka futur friken ne kocka te gjitheve, te madhi dhe te vogli, te gjati dhe te shkurteri, gazetave dhe televizioneve, burrave dhe grave, trimave dhe frikacakeve, pozites dhe opozites, sa u dridhen leqet e kembeve vetem kur e shohin ne televizor, i degjojne emrin ose i shohin surratin. Kaq e madhe eshte frika, sa tani po largohen me te madhe nga shqiperia, sepse thone ata, shqiperia nuk eshte vend i jetueshem, nuk eshte vend i sigurte, nuk eshte vend ku mund te hash buken tende, nuk ke liri, nuk mund te gezosh pronen tende, nuk ka pune, nuk ka dinjitet, nuk ka asgje per te cilen ia vlen te jetosh dhe te luftosh.

Se di se kush ka te drejte, por mund te them se me vjen per te vjell kur me kujtohet thenia e madhe "Me qetesi dhe dashuri"!

Po thuje mer, mos ki frike, thuje - cili eshte ai qe ka thene "Me qetesi e dashuri"???

Thuje vet po deshe, sepse une nuk e di kush eshte ky, dhe i kujt eshte ky citati i famshem!

thuje vet po deshe, pasi je ne amerik dhe nuk ke emrin tat ketu!

 

Kaq frike paske e? Edhe aty ne Suedi?

Nuk jam supermen shoku... frika eshte pjese e jetes. Me sa kam mesuar, te gjithe trimat jane vrare....

 

Kur s'e tha dhe Sali Berisha,mos prit me e than tjeterkush. smiley

Policia ka harritur ne perfundimin se ata qe e vrane e kane pasur viktimen inat.

Pyesni ne prokurori, ka ndonje deklarate publike? Ka dyshime prokuroria apo jo? Se edhe krimet me te mistershme te historise e kan nje dyshim, opo ishin alienet fjala vjen....! Kjo prokuroria jone a ka ndonje dyshim? Keshtu zyrtarisht te themi?

Une kete tipin e qete dhe te dashur s'e kisha nigju naihere si porosites te kesaj vrasje. Nuk po ve ne dyshim qe edhe mund te jete, por thjesht po du me thone qe ndoshta nuk eshte aq e ditur per te gjithe. Sikur s'me pelqeka fare kjo mania me e bo te paprekshem dhe te fuqishem sa t'i fusi tmerrin te gjithe shqiptarve.

xhindi i pazbardhur akoma. 

Lart, poshte dhe anash flitet per nji biznesmen, qe me tipin e qete dhe te dashur eshte afru se fundmi. Nuk eshte kryetar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).