Titulli i filmit - (viti) - Pse të pelqeu/ dicka mbi filmin.

Tema e filmave me nje llaf, per ndonje film qe kemi pare kohet e fundit, ne kinema apo internet, mundesisht me nje pershkrim te shkurter se pse na pelqeu apo na humbi kohen kot, pa ja qitur sekretet e fabules per ata qe s'e kane pare. Nqs duam ta zhbirilojme ne detaje permbajtjen e filmit, mund te veme nje paralajmerim ne koment tip "spoiler alert", ose perkthimin e shprehjes ne shqip "mos lexo se vdes". Mundesisht ta bashkangjitem titullin e filmit me lidhjen (link) nga faqja http://www.imdb.com ne menyre qe te tjeret te klikojne aty per te pare te dhenat e filmit dhe per te lexuar vleresimet mbi te.  

- - -

Sugjeroni nje film - tema e vjeter

265 Komente

Filmi i fundit i mire qe kam pare eshte "Stories We Tell" i vitit 2012. Eshte film tradicional ne menyren si te mban mberthyer pas historise, por eshte i fresket ne atmosfere dhe bashkekohor per sa i perket sinqeritetit dhe guximit. Ekspozimi final i natyres se historive qe tregojme, vetes, te tjereve dhe ne art, eshte po ashtu klasik por i bere me kujdes dhe paraqitur shkurt, qe te te lere edhe ty mundesi te mendosh 5 minuta. Nuk gjej per momentin gje per t'i share.

A most Wanted Man (2014) 

Nje film shume i mire mbi spiunazhin bashkekohor, film i cili le jashte shperthimet e makinave dhe vrasjet alla Mission Impossible dhe paraqet me perkushtim artistik aspektet dhe dramat e realitetit te ri pas 11 shtatorit, kryesisht pare nga syzet e agjensive te ndryshme shteterore qe spiunojne per te na mbrojtur nga terroristat, por dhe nga perspektiva e njerzve civile. 

Philip Seymour Hoffman e ka qare (edhe) kete rol, ishte i prere per keto karaktere xhanem, e sic paskesh thene dhe regjisori ne nje interviste, fatkeqsisht per aktorin--por ne perfitim te karakterit te filmit--drama e Hoffman ne jeten reale (ky eshte filmi i fundit i Hoffman) me gjase 'derdhej' here pas here dhe ne karakterin e filmit. 

U bera kurioz nese e ka vleresuar filmin dikush qe merret me keto pune aktualisht; nga nje kerkim i shpejte doli nje kritike (review) e filmit e cila thote midis te tjerash pak a shume qe do ja vlente edhe si nje kurs trajnimi per CIA: 

This film, with its realistic depictions of tradecraft and meticulous operational planning ,would be a worthy addition to CIA training courses.

Shkruar kjo gje nga dora vete...CIA. Kujt ja priste mendja qe keta benin dhe kritika filmash spiunazhi. 
 

E pashe kete para 1-2 javesh, e kishte vene Netfliksi. Shume i mire m'u duk per te dielen ne dreke. Drute i priste shkurt: Amerikanet nuk veprojne me synime afatgjata (hmm) dhe gjermanet jane lakenjte e tyre (hmm). Hofmani shkakton perhere empati te menjehershme dhe sekelldi (si majmune riprodhojme sekelldine e tij) mgjs nga ai do rekomandoja nje film me nje bankier bixhozxhi.

Epo ato shorcomings une s'e kisha hic problem tia falja, me pelqyen detajet, e punimit te filmit por dhe te drames njerezore, p.sh. 'ndotja e duarve' duke manipuluar njerzit te spiunojne-njeri tjetrin per 'qellime me te larta', dicka qe edhe pse jam 100% dakord qe duhet bere, une s'do e beja dot pavaresisht qellimeve. Nga ana tjeter presioni mbi keta njerez te spiunazhit per te prodhuar rezultate me cdo kusht, jeta e uritheve dhe majmuneve qe kalojne kohen duke pare nga vrima e celsit te tjeret, etj, gje te cilen njesoj s'do ta beja dot por ama e vleresoj shume punen e tyre, kuptohet kur s'abuzojne si NSA duke tallur trapin me mesazhet seksuale qe interceptojne kot per sport nga cdo njeri.

Faleminderit per temen sidomos se eshte (ri)hapur pa ndonje pretendim dmth. Tani, une per vete kam pare shume bardhezi keto kohe. Kanali tv qe i shfaq planifikon sistematikisht  per nje emer te caktuar te kinemase se vjeter nje jave ose edhe nje muaj te tere. Keshtu qe ke mundesi te merresh tamam me nje artist te caktuar. Dhe jo qe nuk zhgenjehesh por perkundrazi, jam habitur e me kane lene pa fjale saqe disa nga movie-t i kam siguruar t'i kem dhe t'i rishof here pas here. Disa tituj per sugjerim do ishin:

Bell, books and candle, The Queen of Africa, Magic town, A walk in the spring rain, Mr. Winkle goes to war, etj. Kam ripare disa here "It should happen to you" dhe kam qare boll para nja tre kater ditesh me  'A star is born' i cili edhe pse nja  3 ore i gjate, syri na filxhan deri nga ora 2 e nates.

 

Xhibi, e shef - masters of sex? Ka fillu season 3. Ta rekomandoj.

Moza, te paska bere shume pershtypje ky seriali se ma ka zene syri e ke permendur disa here. smiley Pjeri po kerkon qe me dy shkrime te detajuara t'ja perkthesh pak per cfare eshte e cfare tregon se ai s'di Anglisht.

E ka shpjegu Xhibi shume mire. Ulu ca me poshte, dhe e lexon. Shife dhe ti se Nuk behet qameti o gjembace. 

Meqe permende serialet televizive, ka kush ndonje rekomandim per ndonje serial komedi te viteve te fundit, meqe Seinfield, Friends, That '70s Show ia kemi gjetur fundin? Nje 20 minutsh komedi-terapi mbas buke here pas here te ben mire per shtendosjen e telave te trurit. 

E fillova Masters of Sex dhe e lashe, mbase pashe deri nga mesi i season 2. Pike se pari e nisa nga interesi per hulumtimet shkencore mbi seksin, duke ditur qe ne ate kohe ato gjera ishin lesh i pa cartisur, por mu duk sikur me kalimin e kohes seriali u reduktua rreth dashurickave, dmth sikur e humbi origjinalitetin. 

Dicka te ngjashme pata vene re dhe me serialin The Newsroom, i rekomanduar per ata qe e kane krimbin e amerike-politikes. Mbase i kthehem ndonjerit nga keta. 

True true, season 1 ishte great. Teper interesante. Nje kombinim I shkences N love.  E para me shtyu per te dyten. Hopefully season 3 vazhdon ashtu. 

Nje kombinim I shkences N love.  E para me shtyu per te dyten. 

Liar liar, komenti on fire smiley 

Ne fakt Masters and Johnson benin strikterisht studime seksuale, te ftohta (dry) pavaresisht subjektit qe studionin, dmth studime te mirfillta; ishte fushe tabu atehere per shkencetaret. Por s'kishte lidhje dashuria ne kuptimin e mirfillte, tjeter gje qe nga studimet e tyre (dhe te te tjereve me pas) pati perfitime dhe implikime me gjere, sic ndodh ne keto raste. Sikur te kishe mundesi te shikoje ndonje video aktuale te studimeve te tyre do ta kuptoje.

 

smiley ai linku I pare. Lool .  Hej Nuk ish gje e vogel qe Bill Masters ( karakteri I ftohte I tij dhe aq serioz) te ndjente per Virginia at the end of season 1. Mos prit romanca dhe ti. Mua karakteri I tij me terhoqi goxha. 

How I met your mother...eshte i kendshem

mad man dhe true detective .. newsroom eshte kot.. une akoma nuk kam mbaruar serialin e tete te Curb your enthusiasm

Oh Larry David! That brings back old memories.

Nje serial komedi i lezecem qe e pata hasur rastesisht eshte Better off Ted, gjynah qe nuk zgjati, driblim i shkelqyer humori midis aktoreve, karaktere origjinale, komedi e mirfillte (ne kuptimin jo si ato filmat qe te shiten si komedi e dalen drame) qe here pas here te ben te qeshesh sikur te ka pickuar ndonje barsolete pikante. 

Shif reruns of Two and a half man, po me Charlin jo me ate kllufin, qe llafepiste Demi Moore ...

amon mer, se thash se isha vetem! turp me thon, por per mua ia merr edhe seinfeldit. me charlie-n. sa per at tjetrin, me fal se jom Qazimi, tha. Kanalet: cw dhe fx. make sure it's not the episode with that kutscher person.

Berta s'ka te pagume ...smiley ta kisha une ne shpi e majsha ne qoshe, vetem per gallate.

nji klas me frank barone

Qemol, besoj i kam pare shumicen e 2 burra e gjysme pasivisht kur i jep TV, ndonje shoh akoma. Vertet i lezecem seriali, humori s'mungon e bile surprizon pavaresisht skeletit ne dukje te varfer te skemes qe perseritet ne cdo seri/episod.

Edhe Big Bang Theory me pelqeu, e shikoja njesoj kur dilte ne TV por pas nje fare kohe sikur i shteroi gjeja dhe dukej sikur episodet s'ishin me te reja.

P.S. E paske pas fiksim Demi Moore me nje llaf dhe s'ia fal atij "kllufit". Te ka sjelle gje turbullime Demi me ate rolin e saj tullac? smiley

PK

... jane dy shoke / ata lozin te dy toke ... smiley

Bidai smiley

"Leviathan" (2014), film rus. Me pelqeu se kishte tematika te perbashketa me realitetin shqiptar, korrupsion, abuzim dhe dhune shteterore, cinizmi shoqeror. Goxha i lezetshem.

Meqe ma kujtove: Leviathan, film amerikan i 2012es, ia vlen plotesisht.

Zhytyr ne filma e seriale amerikane. Dje pashe "Jack Reacher" ne tv dhe po vrisja mendjen nese ka bere Tom Cruise filma me te mire se kaq. Pastaj m'u kujtuan nja dy kur ishte akoma i ri fringo.

Ca kohe u mora me Big Bang Theory, si edhe fitova kohen e humbur me Seinfeld dhe Two and a Half Man. Tashti sec ka nisur nje serial me titullin Mr. Robot. Mire gjer tek seria e dyte; seria e trete ma prishi qejfin me klishene e personazhit negativ (arrivist, homoseksual i martuar me nje grua, por edhe sado-mazo...). Pastaj ca ekranizime angleze librash te verdhe: qejfi i akcentit me teper, por edhe i cajnikut e i ndonje jake ngritur gjer ne mes te faqes.

Pjesa tjeter jane burra dhe gra me pistoleta, bam-bum, cak-cak, tuk-tuk, hip ne anije kozmike, tako ca aliene - dy te mire, dy te keqinj, dy te bardhe, dy te zinj. Pa harruar nje vene te cmendur mizorie tek-tuk ne ndonje film-komedi, qe s'merret vesh a eshte produkt budallalleku, naiviteti apo ndjeshmerie pa kufi.

TCM, si oaz duket ndonjehere, por te cmend me kembenguljen per te dhene vetem filma amerikane. Kur jep ndonje film bere jashte kufijve, zakonisht zgjedhur nga ndonje i ftuar, ftuesi (i cili po me duket gjithnje e me shume babaxhan qe duhej te kish dale ne pension) e pyet i habitur: Pse zgjodhet pikerisht kete film? (nenkupto: ne kemi plot filma amerikane me te mire se "La strada" e Fellinit, per shembull). Yep!

Edhe une e pashe dje "Jack Reacher" smiley

How i met your mother e shikon njeri? 

Outlander nuk e kam pare; si eshte?

Youth without youth, nje film pak i vleresuar, qe vendosa ta shikoj ne pamundesi per te lexuar librin, pasi ka nje plot qe me terhoqi shume. "E vleresoj shume perkushtimin tend, por nuk te mjafton nje jete per t'u marre me kete studim"-ishin fjalet e profesorit qe depertuan dhe lane gjurme thelle, me intensitetin e nje rrufeje, na (pa)vetedijen e djaloshit . Nje student i linguistikes qe kishte marre seriozisht deshiren per te zbuluar rrenjet e gjuheve, me teper seriozisht se etjen e njerezve te zakonshem per te patur nje jete sa me te gjate e te sigurt. Ndaj fati vendos "ta bekoje" me nje ironi e cila zhvillohet dhe degezohet ne cdo ngjarje te jetes se tij dhe behet qartesisht e dukshme ne fund.

Goxha emocionues per lexuesit qe jane shume te pergjegjshem ne jete dhe qe kane pengje ne zemer.

Ky eshte filmi i pare i Coppola-s, pas pothuaj 10 vjet heshtje (1997-2007). Dhe shenon 'jeten' e dyte artistike te tij (2007- deri me sot : "Tetro", "Twix"  - filma me buxhet te ulet, bere më se shumti 'per qejf' ).

Filmi ka momente qe prekin gati-gati grotesken (le pastaj qe andej nga gjysma e tutje, filmi futet derrçe në ezoterizem torollak). Por duke qene regjizor me talent, Coppola realizon disa momente fuliginous, disa shkendija artistike fort interesante.

Kur e kam pare per here te pare "Youth without youth", e kam pas bere qepazé smiley ; e kam ripare para nja dy vjetesh dhe mendoj ato qe shkruajta me lart 

Jo se dua t'i neglizhoj shkendijat e syve kritike, por per mua shkendija artistikeme interesante eshte trendafili. smiley

Groteske do thuash ti, kur i hynin e i dilnin shpirtrat Laures dhe kjo vyshkej prej njeriut te zemres.?

Nuk te ve faj nese (vetem) ke lexuar shume literature ezoterike (por edhe po te kesh lexuar pak (vetem), prape s'te ve faj).

trendafili...rhodora, its rival! smiley

po ti qenke e dashuruar pas trendafilit .. ne fakt, s` ka lule me te bukur!

Jo preferenca nuk vjen thjesht nga aparenca...une nuk e cmova ate si element dekorativ i filmit, ka shume per te folur per trendafilin, ku nder te tjera eshte i lidhur ngushte dhimbjet e thella emocionale, brerjet morale...keshtu qe papyrus te lutem mos e personalizo dialogun qe te mos dalim nga tema. smiley

personalizuar? cfare nenkupton me kete? Ma shpjego pak te lutem!
The Rhodora, aquamarine, eshte nje poezi e Emerson dhe mu kujtua rishtaz nga trendafili..e s'ka lidhje fare me historine e filmit qe ke sygjeruar. Filmin me siper nuk e kam pare, prandaj nuk di se cfare te shtoj mbi historine e ketij filmi apo simboliken e trendafilit ne kete histori

e shpjegova pra,... ne cilin kuptim thote...ne kuptimin qe po te diskutosh jam apo s'jam e dashuruar me trendafilin gjykuar nga tema ketu dhe nga nje koment rastesor per moden, i bie te dalesh nga tema e filmave. Period.

u? me trembe! smiley...do ta kerkoj filmin e po ashtu do flasim ndonje dite tjeter.. ke ndonje link te tij?

shiko se une nuk bertita pavaresisht se ashtu duket komenti. nuk disponoj linqe per fat te keq.

Per filma, s'jam interesuar keto kohet e fundit, ndersa serite me te fundit dhe ndaj te cilave kam qendruar besnike, kane qene Veep, Penny Dreadful (me fantastiken Eva Green), Girls, Supernatural dhe Rectify. Pres vjeshten per Once Upon a Time, American Dad, Two and a Half Men, ndonje seri te re komedie, sci-fi ose paranormale. Keto dy zhanret e fundit sidomos ka vite qe vuajne, por shpresa eshte e fundit qe vdes, siç thone; antenat kerkojne gjithnje nje seri te mire, plot aksion dhe karaktere te plote. 

K-PAX (2001)
Filmi im i preferuar. Mund ta kem pare rreth 10 here dhe do e shoh perseri.

Godfather 1,2

Matrix

Star Trek next generation

Seinfield

Une akoma s'e kam marre veten nga fundi i episodit te GOT! Pushim deri ne tetor, pastaj e fillojme me Walking Dead! 

Mai Wei, film korean rreth peripecive te luftes te nje kampioni maratonash ne Korene e WWII.

God Bless America, film rreth killing spree te nje te denuari nga kanceri.

Meqe jena te serialet une do sugjeroja keto, meqe I kam dhe vete te lista ime. Do I rendisja sipas preferences; 1)  The Affair. Must watch. I perjeton te gjitha ne kete show ; intrigue, dashuri, sex, tradhti, vrasje, investigim etc. breathtaking. Menyra si e kane paraqitur, narratuar - there are  more than 2 sides of a story or 4! E vecante. http://m.imdb.com/title/tt2699110/. 2) masters of sex. Linkun e ka sjelle xhibi. 3) the Missing. Dhe kjo teper tense dhe e dhimbshme. Loved it http://m.imdb.com/title/tt3877200/. 4) Outlander. Te con mbrapsht ne kohe. Interesting. http://m.imdb.com/title/tt3006802/. Kaq se jam very picky. lol. Nuk do zhgenjeheni nga keto qe permenda. Dhe se fundi kam pa GONE GIRL- Nuk me pelqeu. Mezi e shtyva.

 e paske pare ? smiley

 si t'u duk smiley

Po,gjendet kollaj ne streaming ,qualitet i mire!Mu duk i lezetshem..ja vlen! Mamma mia smiley !!

  smiley Same here. tamam si per vere! Po te duash t'a vesh re' pastaj, e me the e te thashe, tjeter gje ajo - kryesore eshte qe ia vleu  

She's funny! M'ka shkri te Bridesmaids dhe  Heat. Te Tammy predictable.  

Ç'bëri Dardenne, ç'bëri Dumont smiley, sugjeroj me këtë rast me shumë dëshirë Flandres (2006).

Ti po thua qe, me mire te kalosh nga ferri (kapitulli II i Flandres) per te arritur parajsen (dashurine -kapitulli i III i Flandres), sesa te besh nje mik ? (djali me kontrate te shkurter pune, qe ne fund nderron mendje dhe voton per Sandren tek 2 dite & 1 nate)

Aty aty jane, ne te dyja rastet nga ferri do kaluar, kudoqofte ai : "1 vit ne Irak" ose "48 ore ne Belgjike"

Piranhaconda dhe Sharktopus.

Tregojne ne menyre zbavitese rreziqet e lojrave gjenetike smiley

Raise the Red Lantern - 1991 (imbd)

E kisha pare para shume viteve tek TVSH (vitet 90 besoj) dhe me kishte mbetur ne mendje. E ripashe para nje jave e per mua eshte nje nga filmat me te bukur qe jane bere ndonjehere. Kine, protagonistja eshte konkubina e katert e te zotit te shtepise. Eshte dramatik, nuk e keshilloj nese doni dicka per te qeshur apo te lehte per t'u pare.

Filmin mund ta shikoni ketu (me nentitra ne anglisht).

kam pare Aloha (2014) - e klasifikojne drama romance, une do shtoja edhe sci-fi. Me te theksuar se ngjarja, ka atmosferen - Hawaji i embel, relax & stress free, me krishlindjet e bukra neteve te veres, me misticizem kozmik po edhe tokesor, me magjine e irracionales ke marrdheniet njerezore, retron e kohes vitet '60...  e gjitha vjen si nje mbushje per skeletin kockor te stoikes, egzaktes dhe kontrollit hardline ushtarak spatial /hapesinor amerikan, e qe perben gjysmen tjeter te ambientit.  Aloha te indukton idene 'give in & go with the flow', se njeriu eshte e kote te beje rezistence ndonjehere.  Ne fund te fundit that's what Hawaii is all about. Bill Murray ekscentrik, edhe pse pjese minore, ishte ylli i kesaj cudie te madhe a te vogel. Film amerikan me shume se mesatar, sipas meje mnjfjale.

Ndersa Spy, kur e mendon, autoironia vjen ne disa plane. Skam per t'ia arrit ta them mire, po pak a shume, se pari vjen klisheja e "the spy", te CIAs, e te tilla (stereotipi inteligjentes/ces, i/te fortes, masculine vs feminine, imazhit /aparences, etj). M'u duk e sjelle ne menyre te zgjuar, te pakten ne 2/3at e para te filmit. Se pjesen qe mbeti, harroi dhe e mori seriozisht te gjithen! Gudulisja zbehet dhe do qe filmi te mbaroje. Por kur e kupton pse, ketu pastaj vjen edhe e qeshura me e madhe smiley, ajo tip 'afterfilm', ku humori me shkak gafen me/pa dashje te filmberesit, i mbivendoset humorit qe filmi synon drejtperdrejt si film.

Pervec kesaj, filmi indirekt bente ca ironi pa te keq, me nje lloj kulture ne kontinentin perballe, ate te anes tjeter te oqeanit, sikur iu thosh s'mesuat dot te mos e merrni veten me seriozisht se c'duhet.

Se fundmi, nje film normal feminist, dmth aspak i deformuar nga kjo ane, perkundrazi nje porcion goxha autoironie u prodhonte nga vete ky plan.

Cloud Atlas (2012). Pak i haperdare me gjithe ato historite paralele, por padyshim interesant, e gjithsesi film i mire edhe thjesht ne meritat e sheshta film-ike. I gjate ama, mbase duhet pare prap ndonjehere kur te jem me shume zgjuar, ose parja per se dyti mund te jete e nevojshme pavaresisht, per tu futur tamam ne ate qe kane dashur te thone autoret. Ndofta leximi paraprak i romanit do ndihmonte. 

Une nisa te lexoj librin, po me lodhi me thene te drejten.

Xhibo, kaq hakmarres qeke me peshqit qe u sugjero kete torture. Mire ua bo se ca e meritojne.smiley

Meqe ra fjala: keta prinderit e Matrixit kane bo nje te fundit, blockbuster puro, por ama jo i keq :Jupiter Ascending. E kam para para ca javesh ne shtepi (kam harru me e komentu). Film qe ne shikim te pare respekton "nje me nje" kodet e filmit hollywoodian por qe ne teresine e tij te le shije te mire, sepse ne menyre te terthorte eshte himn per natyroren dhe te thjeshten (fundja si dhe gjithe tematika e vepres se Wachovskeve: perplasja midis zemrave autentike individuale dhe zemrave artificiale te uniformizume)

Nuk e kam pa se s'me ka ngrof perslargu. S'do te thote gjo ca prindrish ka, bojn dhe dobica robtsmiley. Te isha une si ata ndrosha emer, qe te mos krahasohet prodhim tjeter me Matrix(smiley).

Je i vonum ne propozimin tat : Larry ka vite qe quhet Lana smiley

Rondsi ka idea, se ka teori qe thone qe informacioni shko edhe mrapsh ne kohe. Ai nga vlla qeka bo moter per ate pune, po dhe Lefteri te bohet, prap Matrixit s'i shpeto dot.smiley

Une filmin s'e kam pare se degjova kritika shume negative. Mund te jene edhe llafet e botes xhanem smiley

Ah, javen qe kaloi bleva Amarcord Platinium Edition plus nje liber per jeten e Felinit dhe kujtimet e tij nga Spitalit per 1 dollar ne garage sale. Do ta shof kete jave.

tip mangash, shume i shpifur mu duk

Speaking of libra te mire qe jane bere filma, me ne fund u bera mbare te filloj leximin e The Hitchhiker's Guide to the Galaxy, jam nga mesi i librit te pare, me pelqen fort sic e kisha idene se do te me pelqente, kryesisht per sensin e humorit. Kur t'i mbaroj do e shof filmin prap, ka kohe qe e kam pare ate film; filmin e rekomandoj gjithsesi edhe per ata qe s'kane ndermend te lexojne librat. Per kuriozitet, di gje njeri nqs eshte perkthyer & botuar ne shqip qy libri?  

Mbase dikush duhet te hape temen paralele "Sugjero nje liber - 1". Nese munden teknikisht, mbase admin-kompjuteristat e Peshkut (tm Pjeri) mund t'i sistemojne se bashku keto temat e filmave, kengeve e librave ne nje qoshe me vete, ndac duke perfshire aty temen e pacensures, ndac jo. Dmth keto temat argetonjese qe behen shume komente dhe hapet nje e re here pas here.

Mbase dikush duhet te hape temen paralele "Sugjero nje liber - 1". Nese munden teknikisht, mbase admin-kompjuteristat e Peshkut (tm Pjeri) mund t'i sistemojne se bashku keto temat e filmave, kengeve e librave ne nje qoshe me vete, ndac duke perfshire aty temen e pacensures, ndac jo. Dmth keto temat argetonjese qe behen shume komente dhe hapet nje e re here pas here.

+1

ps. mos harrojme ne grup edhe  "poezia, tregimi ..... etj." qe ju pelqen me shume"

Mund te hapim dhe temen vajza/djali qe iu pelqen me shume.

  smiley Te shoqeruara edhe me komentet pse ju pelqen..

Edhe me foto, pse jo?

.

Kemi nevoje edhe per nje teme  me barcaleta. Flm per mirekuptimin. smiley

20 000 days on earth

Iain Forsyth and Jane Pollard's hybrid fiction film/documentary 20,000 Days on Earth creates a fictionalized account of musician Nick Cave's 20,000th day of life in order to explore his actual creative process from writing to recording to rehearsing.

Doctor Zhivago.  

Grace of Monaco - film per cika, sepse fabula tradicionale me principata, princesha e me yje hollywoodi. Po te duash pastaj e shef fabulen, tradicionale deri ne piken qe merret me procesin 'reverse' te feminizmit: nje dikush e lire, qe vjen nga jeta liberale e artistes meson te behet pjese integrale e familjes tradicionale, me funksionet e saj, me politikat e saj, meson te zhveshe disa nga lirite personale, patjeter ne komoditetin e jeteses mbreterore, sakrifice e cila jepet me shume shume reflektim, me thene te drejten.

kam ripare nje film te vjeter "Laguna Blu", nuk e mbaja mend shume, por kisha ruajtur nje pershtypje si film koti fare, qekur isha e vogel. Do ti qe me shijoi kesaj radhe, film antistres, pa ngjarje, pa konflikt, pa lidhje, por Antistres (ndoshta e pashe nemomentin e duhur, kur isha shume e lodhur)....Eva dhe Adami ne ishull.

McFarland, USA. 

Rekomandoni dhe ndonje dokumentar shoke/qe/ni. 

In the Loop (2009) Film satiriko-politik SHBA-angli, per politiken ne pergjithesi dhe per pergatitjen e sallates propoandistike para luftes se Irakut ne vecanti. I rekomandueshem per ata qe e ndjeken sadopak politiken ketej. 

dhe po ju pelqeu "In the Loop", hidhuni tek "The thick of it", serial britanik nga i njejti regjisor i cili duhet te kete gjithsej nja 20 episode. nuk do zhgenjeheni. une vete e kam si comfort food.

Film  - Kung Fury (crowd sourced) 

Docu - hot girls wanted, por me i mire eshte the internet's own boy & citizen four 

sugjeroj patjeter Man on Wire (ka mundesi del filmi kete vere)  & free to play (per video game Dota 2) 

O Emo - e pe Hiena-n mo?

e pashe. 

se si mund te ndertosh nje shkrim bazu ne ate gjene me polica, hatibi e di.

whatever.

next week besoj. 

Spy dhe Get Hard. Sidomos i pari me Melissa McCarthy nese doni me qesh'.

TED 2, nese doni me qesh

Jo keq si sequel. Kishte plot momente. This strain is called "take me home".

All I hope now is that you watch this film and walk away feeling something you never felt before about some people you never thought you would come to know.

- Masahiro Sugano per dokumentarin e tij Cambodian Son (2014). E hasa rastesisht ne ritransmetim ne PBS kete dokumentarin dhe sic thote regjisori nga pamja e pare rrezik s'do ta kisha ndjekur. Teksa po pluskoja neper kanalet e TV e kapa pak para nje momenti ku Kosal Khiev, personazhi kryesor, do ngjitej ne nje skene per te recituar nje poezi. Nje tip ky qe ne pamje te pare te duket me shume si burgaxhi sesa si poet. Jo me kot; ka kaluar rreth gjysmen e jetes se tij ne burg. Nja dy minuta mu duk pak si uneven (rruge me gropa) pastaj dokumentari me mbajti te mberthyer deri ne fund, e me pas me beri te kerkoj ne Google per t'i gjetur keto emra te pazakonte (per ne shqipet) e per ti sjelle ketu. Dokumentar i shkelqyer! Mjafton te kesh pakez zemer dhe ne fund te ben te ndjesh per keta njerez te cilet sic thote autori s'ta priste mendja t'i hasje apo ta vrisje mendjen per ta. Me kryesorja, te ben te ndiesh ne pergjithesi, te prek telat e njerezimit. Padyshim ja vlen pavaresisht telave, dmth sikur edhe vetem per anen artistike. 

Dokumentarin mund ta shikoni te plote ketu. Trailer i tij eshte ketu

pash ate galapagos, satan in eden.. interesant, rrofsh per sugjerimin .. sot pash edhe kete True Story, ishte i mire sikur te mos ishte ai aktori idiot qe ma shpif ne ato gjasme-komedi

Filmat jan boz....serite. televizive jan te kompletume

ky eshte me duket ai qe ka bere Frances Ha para ndonje viti. nese po, hap mbrapa me duket.

The Humbling (2014), e kisha me dy mendje, e pashe per hir te Al Pacino, i cili luan bukur, sidomos konsideruar konturet e filmit. Por filmi ishte shume i trishte (kshu qe mos e shikoni po s'patet oreks per te tilla gjera). Ne fund me erdhi keq per Pacino dhe aktoret e gjeneratave e stilit te tij, te cilet pak a shume si karakteri qe ai portretizon ne kete film, jane spostuar tashme qosheve te kinematografise dhe shpesh pranojne role koti ngaqe ca nga mosha e ca nga moda, s'behen me filma per stilin dhe staturen e tyre. 

E te mendosh qe para se te dorezohesha tek ky film po shikoja ne Netflix mos gjeja ndonje film te ngjashem me K-PAX.

glass chin .. 

The age of Adaline - fillimi ish i mire, po me pas ... frustrating.

e lashe ne mes.

po lexoj kete librine Kurzweil, how to create a mind, dhe eshte pak a shume ideja qe qendron pas ex machina, besoj se eshte filmi me i mire i 2015

The Fog of War (2003) Dokumentar fantastik, must see per te gjithe ata qe jane te interesuar per IR (politikat nderkombetare) ne pergjithsi e ceshtjet e luftes ne vecanti, sa i perket Amerikes. 

Debris, pasi ta shofesh kete dokumentarin mbase do ta kuptosh me mire Ameriken...e ki parasysh qe edhe pse McNamara flet me sinqeritet ne te shume here, jo cdo gje e thote dhe e pranon, dmth gjeja eshte akoma me ashtu.  

Si tha McNamara ? "Ne jo vetem s'kishim vene kurre kemben ne Indokine, po s'kishim as me te voglen ide per historine, gjuhen, kulturen dhe vlerat e atij vendi, rrajoni. Dhe pretendonim te percaktonim fatin e tij, gjithe duke mos ja patur fare haberin"

smiley

Kam pa AGT. Ishte njoni kapercente domate, brisqe, coins. I fuste ne bark I nxirrte prape, biles domaten ( cherry tomato) te prere ne mes. Na shastisi. Lol. E une Nuk kapercej dot nje Advil!! Sa turp. Lol

Comet (2014) 

This is so irrational. Why am I so hell-bent on getting you back? You fucking hate Pixar movies for crying out loud! You still have an AOL account, I...I don't want to be with a person like that. 

You get the idea, film romantik, nuk notonte ne ujera teresisht te fresketa (ku ka me ujera te virgjera per Hollivudin) por ishte padyshim risi, ja vlen te shikohet kur je ne mood per keto filma, tip romance uber-idealiste. 

'Peggy Sue got married'

ne tv

fading gigolo, i zakonshmi woodi allen me ironine e stilin e tij, i pademshem gjithsesi.

sot e dje pash: 

Sword of the stranger - 8* imdb nga une 

terminator genisys - 6* me shume per mundin, ne nje dite tjeter do ti kisha dhene 4 

Heavenly sword  - 6* meqe shte ok dhe kishte disa karaktere interesante

The Runner -  S'me kujtohet pse u vura ta shoh, N. Cage was a gross repellent factor. Film amerikan qe perpiqet te kete gjera ndryshe (per nga intriga), e qe te marra ne vecanti, mund te jene vertet ashtu. Po si perfundim, me nje common sense te te berit biznes iu heq vizen cdo gjeje qe guxon te jete 'outlier', dhe e "rregulloi pjesen me shefat". Sdq., i rekomandueshem.

Sa mire qe bete me kete temen.

Per ata qe shohin serite do te keshilloja edhe Fargo, Vikings apo Better Call Saul. 

Per filmat: 2 Star Treket e fundit ose The Grand Budapest Hotel

U ka marre malli per luften e kllasave ????? shikoni Child 44, me Tom Hardy , Gary Oldman etc etc, trajton luften e klasave/staliniste ne vitet 50 ne BRSS .
anglishtja me theks rus e ben me origjinal filmin....

Flight (2012)

Moralizues ne thelb, por realizim i shkelqyer nga Robert Zemeckis (respekte!). Film i mire.

Performanca e Denzel Washington si gjithmone nuk zhgenjen -- aktor i forte.

 

 

Rekomandimet e komedive s'jane asnjehere pa vend, sidoq*fte. 

Per shikime online te filmave, pervec Netflix dhe Putlocker (www.watchfree.to) ku tjeter kullosni? Amazon Prime e ka koleksionin e varfer pergjithesisht...Kickass s'eshte keq, pervec qe duhen shkarkuar me pare.

Keto dite nga tv, 'On the waterfront'- elia kazan, dhe 'Strangelove or how I learned to love the bomb'-stanley kubrick. I pari luan Brando i ri (1954), nuk e di gjinine e filmit si quhet, por i rende. I bukur, mbi mafian, tip noir m'u duk.
i dyti, mbi luften e ftohte, s'e kujtoj vitin, ngjarjet jane vendosur rreth 1960 e ca. I shkelqyer, politik, humori dhe parodia e holle, bisedat mes dy presidenteve klas fare, clodhes sesi filmon avionin ne fluturim, zgjidhja crazy dhe mbyllja perfekte si nje ballet.

Filmi Dr Stangelove qenka falas ne Youtube, do ta shikoj, flm per kujtesen, e pata patur ndermend ka kohe.

 nice smiley. jutubi eshte akoma vend i mire per klasiket. Ndonjehere me fat, ka te periudhave me te vona, sic hodhen vjet disa nga A. Kiarostami. Ne pergjigje te pyetjes tende (mgjse pa kullosje) te them ne radhe te pare se e ke shtruar here te tjera kete pyetje, dhe te kane dhene goxha referenca aty. Se dyti, ka nje problem me berjen njohur te siteve ketu. Me c'kam pare eshte qe ato bllokohen right away, per disa dite, ose dhe me gjate. Mendoj ndodh sepse ka fluks te menjehershem klikimi, dhe streamlining duke pas kufizimet e veta, influencohet. Te bej te ditur kete psh: ffilms.org i cili ish nje site i qete fillimisht, e me kohe eshte mbush me ads. & pop ups, disa tituj nuk gjenden me, etjera si kto. Hulu.com lejon access te kufizuar pa pagese me c'mbaj mend, s'di c'behet tani. Sitet stable kane database te kufizuar dhe cfare kane jane pak a shume 'common knowledge', hapur nga ndonje kinofil. Ketu ke disa shorts, psh.

Tomorrowland dukesh film i lezetshem, s'e cova deri ne fund ose ngaqe isha i lodhur ose ngaqe s'ishte aq mberthyes.

The Overnight duket (nga trailer) nje nga ato filmat e vecante qe del interesant ose humbje kohe...s'e kam pare akoma.

Filmi Vacation (2015) ishte ok, dmth i shiqushem, per kategorine e vet slapstick-komediore. U perpoq pak a shume te ribeje ato filmat e Chevy Chase, i cili gjynaf sa qenke shendoshur, dukej si njeri tjeter (ka nje pjesez te vogel ne film). 

Chissà, chissà
se davvero vai a vedere la tua squadra
o se invece tu mi lasci con la scusa
del pallone
chissà, chissà
se mi dici una bugia o la verità.

Ka nevoje njeriu te shikoje filma te vjeter, se e shkuara gjithmone na duket me semplice dhe na shkund per pak minuta nga ngarkesa vanitoze e sotshme.
Si dhe, reflektoni mi goca, mos u beni thatuqe muskuloze, sic jua kerkon standardi anti-sensual 2015.
Ju pershendes me "Ieri, oggi e domani" btw
https://www.youtube.com/watch?v=-zaSTehWRZ0

Eshte ky filmi Salo me theks te o-ja qe nuk e di a ta shoh sepse ka dy lloj opinionesh. Edhe ndonje gje shume te shpifur nuk dua te shoh se eshte kohe e humbur.

Shpresoj të mos kesh shkuar për ta pare. Salo eshte edhe film, edhe eksperience, edhe... , edhe, por nuk  i qasesh dot me 'i shpifur'. Drejt Pasolinit shkohet me dashuri. C'est comme ça, thote frengu. Eshte keshtu, sepse siç paska komentuar njeri ketu :

Pasolini eshte nje prej shkrimtareve te mij te preferuar dhe fale Atij kam mesuar dicka me shume per dashurine, arsyen dhe lirine. Nje dite kushtuar Pasolinit eshte nje fillim i mbare nqs kjo eksperience do te ndiqet edhe nga eksperienca te tjera, te ngjashme. Ne rast te kundert, te tilla perpjekje marrin trajtat e nje pike ne oqean, megjithate organizatoret meritojne nje “BRAVO” per kete organizim dhe prej zemres uroj qe te jete fillimi i nje eksperience te re, sepse vetem kultura, ajo e verteta, mund te na liroje nga ky banalitet mizor.

The Man from U.N.C.L.E. (2015) 

Regjia nga Guy Ritchie. Film shume i lezecem, shartim tip aksion, komedi dhe pak noir. E gjeni falas n'internet gjithashtu. 

Ngjarjet zhvillohen pas L2B ne Evrope, kane bere pune fantastike me fotografine per ta bere te besueshem (edhe ne detaje) periudhen e atehereshme, nderkohe qe kamera vete nuk xhiron e pozicionohet ngadale si filmat e qemotshem.

Mbyllja e filmit e ben te qarte qe do kete filma (sequels) te tjere ne te ardhmen me kete titull. 

Dimensions (2011) 

Film anglez me fabul tipike udhetim kohe-romantike, por me buxhet goxha me te vogel, gje e cila bie ne sy here pas here ne film, jo gjithmone per mire. Pervec kesaj, eshte me tempo goxha me te ngadalte per nje film kontemporan. Kishte mjaftueshem per tu pare nga ata qe preferojne keta lloj filmash (nqs gjendesh ne predispoziten e caktuar dmth) perfshi nje perpjekje per nje qasje tjeter ndaj time travel-fabules. Ama i duhen falur goxha gjera, perfshi mbylljen.  

a l'aventure, pak erotike nga Brissaue i secret things

Ps. e keni me titra shqip

 

gjithnje ne tv, rastesisht dy filma te ketij Emer i padegjuar, por tani do t'ia mbaj mend.  Filmat "I walk the line" eshte njeri, soundtrack me kenge nga Johnny Cash. I jashtezakonshem dhe nuk para gjendet gjekundi, me sa kerkova. Viti 1970. (help, if anyone finds it)

"The horsemen" ish i dyti - i pabesueshem pozitiviteti qe shikon nje popull si afganistani. Dallohet qe eshte pune e mire qysh ne hapje. Viti 1971.

hehe, ketij du me i pa seconds, per skenarin me shume

S'ka pas ndonje gje te vecante Frankenheimer, me perjashtim te dy filmave 3 yllshe (meqe filmat e vjeter, mund te klasifikohen si hotelet smiley) :  "The Manchurian Candidate" (1962) dhe "Seconds" (1966) me te cilet regjizori fitoi dhe reputacionin e babait te politik-fiksion. Pastaj ka bere pothuaj vetem blockbuster, pra filma me buxhet ariu (ku detyrimisht, regjizori e ka rralle, ne mos asnjehere, fjalen e fundit - se te paren jo e jo).

Jo, mua me pelqyen shume keta te dy, si amerikane qe jane. Patjeter qe jane konform hollywoodit, por jane edhe shume ndryshe. "I walk the line" e kam pare dy here, dhe me te ruajtur programin e tv ... thx.

Ricki and the Flash (2015) 

Skenari nuk eshte dhe aq impresionues, por fale interpretimit te shkelqyer te Maryl Streep del nje film i kendshem, me doza humori edhe drame. 

Ant-Man (2015) 

Film i lezecem aksion/ sci-fi me disa elemente novatore per kete lloj zhanri. 

Defendor me ka pelqy nga keta.

une e kam pas te veshtire me kete. Nuk besoj mora dot ndonjegje te madhe prej tij.

pse,  marrdhenia babe bije linje e rendesishme e filmit, tensioni, fjala e dhene, kostandini doruntines, muzika

me kujtohet qe me pat ngerthyer per 3 ore ky film, nuk eshte pak.

patjeter qe filmi eshte i vleresuar dhe nuk e diskutoj. Po une e pashe si te komplikuar dhe sikur kish ca gjemba qe s'te linte t'i afroheshe.  s'i mora dot shume, aq sa as per cfare permende mezi mund te flas. E pata te veshtire dmth. Po s'prish pune, ja nje persh. https://www.youtube.com/watch?v=vtkhJ1xqw2o

super film, per mesazhe mund te lexosh ndonje liber smiley

Criminal Activities (2015) 

Film i lezecem aksion-krim me doza te mira humori dhe nje surprize (twist) intrigues. 

Bonus, argument i forte kunder nderhyrjeve drastike plastike-kirurgjikale kur shikon fytyren e John Travolta ne film. 

E pashe, ishte interesant. Kisha lexuar dicka per keta po s'e dija qe shkonte kaq felle foleja e leprit. Interesant (nga ana psikologjike) ai themeluesi, nje kombinim cmendurirash, egosh, psikozash dhe talentesh, si shume te ngjashem para tij. 

John Travolten e ri e kishim dje per Saturday night -> Saturday Night Fever (1977)

Meqe thanksgiving afrohet, Big Night (1996) - tipik hollywoodian, v. good. A family movie. Plain e pa komplikime & reflektime afterfilmi.

Filma te pare kto ditet e fundit qe ja vlen me i sugjeru: Gandhi i 1981me Ben Kinsley dhe Being John Malkovich eshte super smiley

ndersa une rastesisht sapo "lexova" nje film me metrazh te shkurter (ne kuptimin figurativ dhe real te fjales)
smiley

Kam marrë pjesë në tre kongrese të Rinisë. Kongresi i 5-të u bë në Tiranë, i 6-i, në Durrës, ndërsa i 7-i, në Elbasan, në një nga sallat e Kombinatit Metalurgjik. Ishte viti 1977. Isha diku në rreshtin e 15 në sallë. Dy rreshta përpara meje ishte një djalë bukurosh me një vajzë të re. Vajza kishte hedhur këmba mbi këmbë dhe ishte zbuluar deri lart. Një nga delegatet e Pukës, e irrituar nga një sjellje e tillë, i bën shenjë duke i thënë “ule këmbën”. Vëmendja tërhiqet, dhe djali që ishte pranë vajzës e këshillon ta ulë këmbën. Në atë çast e njoha dhe i them delegates nga Puka: “Është Marjeta, nusja e djalit të Mehmet Shehut”. “Aq më keq” , u irritua dhe më tepër delegatja nga Puka.

 

 

shkrime-kujtimet nga ushtaraket e kohes se shkuar kam rastisur te lexoj edhe une. Ato jane dicka me vete. Jane krejtesisht off nga koha dhe media sot, ne menyren me pozitive te thuash. Jane si nata me diten me cfare lexohet nga media e perditshme. Jane te padiskutueshem dhe po aq origjinale.

Kujtimet e tyre si me qene ampula ku koha eshte vulosur per t'u konservuar, dhe kur i lexojme, sikur e thyjme qelqin e njeres per t'u injektuar me nje doze te paster te vertete, nga ajo  e painfektuara me virusin shoqeror te kohes.

Magic in the Moonlight (2014) 

Nje komedi romantike e lezecme (megjithese tipike) nga Woody Allen, tip old fashioned skenografi e dialog. A mbase m'u duk e tille ngaqe isha in the right mood. 

I am proud of what I did. I'm an american and we know when we fight for what we believe in...

 

Love is life, love is light, it makes people bright....

 

If you fall in love, really, you are the loser.

 

What's the meaning of life? Love...

Show me how far filmat franceze can go....me muziken lovely te Eric Satie

c'est de la merde, ce n'est pas du cinéma

d:

me ne fund nje film porno me buxhet, mizanskene dhe skenar.

Frengu s'e kishte lene titullin te premtonte romanticitet se na i preu krahet qe ne skenen e pare. Lol
Pse kaq porno haptazi? C'reputacion ka? Kshu i ka dhe filmat e tjere ky Noe?

patjeter qe kshu i ka ka pas (e do i kete)

ps: hataja eshte se ky kujto se provoko!! magariiiiiiiiiii smiley

Un s'kam pa as njerin e as tjetrin, e as kam per t'i pare keto filma dhe filmat qe ne pergjithsi trajton dhe pelqe ti, sepse nuk ka asnje dallim esencial (perveç etimologjik) midis mutit dhe kakes.

Ti per vete kujto se provoko, gjithçka qe thu ti ka baze provokimin, s'ka baze tjeter. E s'mund te kihet baze tjeter perderisa per intelektualin e shquar ngambrapamodern, çdo baze  me perkufizim eshte fashiste (ose komuniste per kategorine tjeter intelektuale qe ben dallim midis mutit dhe kakes). E mos te te rreje mendja se je origjinal, sepse kjo eshte pothuaj gjendje universale e artit t'modh ngambrapamodern dhe e intelektualit t'modh ngambrapamodern.

patjeter qe kshu i ka ka pas(link is external) (e do i kete)

Jo vetem kshu i ka pas dhe do t'i kete, por si t'i kete ndryshe perderisa i behet yzmet vetem erosit dhe thanatosit, ose si e thote Traileri: brutalitetit dhe seksit? Çfar ka tjeter? Çdo gje tjeter eshte fashiste!

E gjithe kjo mani per te provokuar dhe per tu heq origjinal eshte bere banale dhe e merzitshme, te gjithe duan te jene origjinale dhe moderne, e asnjeri nuk do te jete i vertete (fashist i vertete).

                                                                                                                          i Modhismiley

 

Star Wars do e shiqoni a jo? 

Une jam duke pare 3 te paret, sipas kronologjise kur kane dale ne kinema, dmth episodet 4, 5 dhe 6, para se te shikoj kete te riun, qe eshte nr 7. 

 

L.A. Story (1991), nje komedi-limonate pakez e vjeter te cilen e pata filluar para ca kohesh e mu duk humbje kohe dhe e lashe, me vone me pelqeu mjaftueshem. 

Star Wars Episode VII e pashe une sot. ne 3D.

Disney! I want my money back!

Jo se eshte filmi me i keq nder Star Wars e te tjere, por nuk i permbushi aspak pritshmerite mbas gjithe atij tam-tami te madh, sikur do na servirnin filmin me te mire te shekullit.

Se ku lexova, qe Disney pretendonte te fitonte 5 miliarde dollare nga ky film. Edhe i ben ndoshta. Por nuk do te thote qe vlen aq.

Thank you George Lucas! For selling the soul and The Force to Mickey Mouse!

si doje të ishte? (cilat ishin pritshmerite e tua qe nuk u permbushen)

Reklamimi i madh me bezdis(i) dhe mua si princip. S'e di andej ne Evrope, po ketu ne SHBA ka disa muaj qe na i kishin bere star wars si ushqimi me force i gjelave te detit, perfshi neper tabela dhe reklama te tjera pa fund neper supermarkato. Kapitalisti e di qe funksionon kjo metode, sado qe na bezdis (disa prej) ne, ndaj e ben. Keta rrezik do bejne nje qerre pare vetem nga gjerat dytesore (lojera, themed things, etc) te filmit. 

Une kam ne pergjithesi nje alergji nga filmat e Disney, por shpresoj qe ky film te beje perjashtim.

Sikur vetem per ate varrin e Shekspirit qe kishte jetuar ne L.A. ia ka vlejtur ai film. E kam pare long ago dhe e kujtoj me kete detaj. smiley

Amy- dokumentari me imazhe autentike rreth jetes se shkurter te kengetares jazz.

e madhe pjesa kur  tallet gjate grammy me titullin e kenges se timberlake; what goes around comes aroundsmiley

Me duket se u shfaq edhe atje ke ty, ne kinema (e vura re kur rà fjala per filmin e fundit te Spielbergut).

*

Eshte e habitshme se sa pune te dobet (biles per te mos thene ZERO PUNË !) ka bere regjizori per te filmuar vendet (places) ku Amy u frymezua : Londra pershfaqet me disa plane filmike te marra nga lart me dron dhe kaq, ndersa lagjja ku Amy kalonte pothuaj treçerekun e kohes, CAMDEN TOWN i famshem (ku ajo, siç e thote dhe vete ne nje sekuence, u frymezua jo pak per muziken e saj jazz/soul !!), as qe eshte filmuar fare !
E megjithate, ne teresine e tij, dokumentari ja del. Pa dyshim fale perdorimit te imazheve autentike te cilat, ne princip, jane 'thike-me-dy-presa' (pra qe mund te keqperdoren po aq sa dhe mund te mirperdoren). Per fat ndodh kjo e dyta, sepse regjizori ka patur nje ide te mire ne koke : ta shohe personazhin e tij te lidhur vetem e vetem me nje Ngjarje (ne rastin konkret: nje histori dashurie). Dhe mire ka bere sepse, edhe po ta shikosh ne prizmin e krijimtarise, Amy Winehouse, me perjashtim te "Frank", albumit (jo fort te njohur) te saj te pare ne 2002, i dyti (Back to black) eshte jo vetem ai qe e beri hatashmerisht te njohur, eshte jo vetem ai qe permban nje fuqi artistike te hatashme (dhe qe fiton cilesi sa me shume ta degjosh), por eshte edhe i fundit i saj! Pra "i pari" dhe i fundit ! Sikurse dhe Dashuria e saj ("e para" dhe e fundit). Sikurse fama e saj artistike (2006-2011) : "e para" dhe e fundit. Sikurs edhe vete jeta e saj artistike (e para dhe e fundit). Dhe fundja si dhe vete jeta e saj.
Shkurt: tek jeta e Amy W. ka ndodhur diçka intensive, diçka prej të Vërtete ne nje hark kohor shume limited, por nje vertetesi te cilen per fat, regjizori ka patur idene e mire ta pershfaqe thjesht permes imazheve te marra me iphone, dhe po aq 'thjesht' perreth nje ngjarjeje : a love

po cinneplexx, me sallat e reja cilesore e shfaq ende, por pa ndonje fluks te madh.

rregjia nuk eshte kushedi cfare, e fokusuar te amy personalitet, ja arrin deri diku me zerat e personazheve te ndryshem qe rrethojne amy'n dhe shfaqjen e figures se saj ne te gjitha tonalitetet.

Camden eshte shmangur ndoshta per tu fokusuar me teper te jeta dashurore, drama dhe rolin qe kane ato ne krijimtarine e saj. Por ajo qe del ne fund eshte se sekreti i kesaj vajze te re eshte vertet lagjia , ambjenti.

mua si jo fans me beri tia pelqej muziken. interesante kembengulja e saj per mos tu identifikuar me grupet alla spice girls, si dhe deshtimi spektakolar i koncertit ne beograd.

me falni per nderhyrjen, por kete vit ka pasur 2 filma dokumentare te te njejtit stil dhe thuajse identik ne trajtim; njeri eshte Amy dhe tjetri eshte Montage of Heck i cili na paraqet jeten personale te Kurt Kobain (para dhe gjate karrieres). Per mendimin tim, Montage of Heck eshte superior dhe ne teresi nje film dokumentar i shkelqyer.

Nuk e kam parë kete për Kobain   smiley

Regjizori nuk i eshte futur Camden-it sepse si duket ka qene koshient qe, nese do bente nje gje të tille, do i duhej të angazhohej gjere gjate e thelle me ata me të cilet rrinte artistja. Nje gje e tille, qe ti shkosh në thelb gjese, kerkon kohe, mund, angazhim, imenjim, dashuri, kohe (dhe jo intervista 5 minutshe, nga ato qe edhe ka bere për filmin në fjale, por qe nuk janë ato qe mbajne në kembe filmin - filmin e mbajne videot autentike). Keshtu qe ai i ka rene "shkurt" me perdorimin e videove amatore dhe paradoksalisht, ja ka dale mbane (nja dy-tre arsye pse ka ka dale permes nje zgjedhjeje të tille i permenda tek postimi i melartem). Por arsyeja kryesore mbetet fakti qe edhe vete jeta e Amy-t (me sakt, harku kohor prej 6 vjetesh, 2005-2011) qe e shkurter, radikale, pasionuese dhe e vertete njesoj si vertetesia, pasioni, radikaliteti dhe jeteshkurtesia e nje videoja bere me celular. Kjo ndodh sepse qe prej Liberty Valence (të verteten e të cilit asokohe nuk mund ta regjistronte askush) kemi nderruar epoke : tashme gjithshka mund të filmohet, regjistrohet, dokumentohet. Tashme, realiteti (video me celular) e tejkalon legjenden keshtu qe nuk na mbetet vecse të regjistrojme realitetin 

ps: në frengjisht në kete rast do të flitej për 'régime d'image' por nuk di nese në shqip do perkthehej 'regjimi i imazheve' apo 'sistem imazhesh'

po rregjizori i ka rene pak shkurt, pragmatizem timpik inglezsmiley.

Ps. e gjeta nga kush eshte frymezuar amy per modelin e flokeve

ky me kurtin u gjeka online, meqe je dhe dashamir i filmit te gus van sant Last days

The Ronettes kane qene nje nga influencat per Ejmin. I permend edhe tek ky dokumentar/koncert-akustik (pra vetem me kitare - konsiderohet si me i miri qe ka dhene artisja sa qé gjalle!) pra i permend midis emrash te tjere (Sarah Vaughan, Mahalia Jackson, Minnie Riperton, Dinah Washington etj etj).

liked v. much deri ke Chapter IV ... pas tij sikur ndryshoi smiley

Sapo mbarova sezonin e dyte te The Leftovers me protagonist Justin Theroux. E rekomandoj te tere serialin, veçanerisht sezonin ii.

per sa i perket serialeve me duket njeri interesant (pak e kam pare) me regji te soderbergh; The knick

 

The Man in the High Castle (2015– ) Nje serial origjinal nga Amazon, ku premisa kryesore eshte historia alternative ne te cilen pas L2B Amerika jeton e pushtuar kryesisht nga Gjermania, por edhe nga Japonia ne pjesen perendimore te Amerikes. 

Filma - Sicario (8) , the martian (me i mire si audiobook, 7), The good dinosaur (histori e kendshme, na kish marre malli per nje pixar), the lobster (8 - dic ndermjet Greenaway dhe Wes Anderson), Monster Hunt (7, kinez, i kendshem)

Docu - Our brand in crisis (2005), tani ka dale nje film me sandra bullock 

Ku e pe The Lobster, nqs e ke pare online? Duket i lezecem. 

Flm per sugjerimet. 

katz ose kickasstorrent, extratorrent cc

shih edhe keta te dan eberle, aktor-regjizor

The Lobster eshte fllucke sapuni : regjizorit t Dogtooth i ka hypur vetja në qejf : punesimi në filmin e tij të yjeve hollywoodiane si C. Farrell apo J Reilly eshte prova më konkrete e natyres eurobuding (regjizor grek+gjuhe angleze+star internacional) i nje produkti festivalesk (Kanë), nje filmi pseudo-metafizik qe thyen turinjt sa më teper qe vazhdon filmi (sidomos gjysma e dyte).

Sport i rende metafizika vella, nuk zgjidhet më metafora e satira moralizuese (mjerimi sentimental i shoqerive të konsumit). 

Stalker, po ndiqja keto dite nje dokumentar per Roger Elbert-madheshtor! Kam pare 10.000 filma tha dhe kam shkruar per 6000 prej tyre. Fundi i tij mu duk si nje mallkim per golorene e tij pa fund..

+ 100 per diskutimet dhe komentet ne temat e ketyre diteve

per tu kuptuar sesa e rende eshte stigma, eshte mire te cohet ne ekstremin e vete.. kete ben ky, sahere stigmatizohen beqaret nder ata te martuar e me femije, i sheh tek gjykohen "gjynah i/e shkreti/a, nuk ja var njeri, nuk u martua etj." .. regjizori tallet me kete, besoj une, sikurse tallet me ata qe stigmatizojne familjaret si rob te njeri-tjetrit.. filmi nuk eshte per kedo, perben material bisede nder borgjeze me nje gote vere .. une jam me i thjeshte ne shije, nuk i shoqeroj filmat me vere, por as me kokoshka.. nje got caj me mjafton

une me asgje, por nejse.

Shih nese mundesh "dogtooth", filmin e tij te pare, dhe pastaj hajde flasim

ky The Tribe, ukrainas, ishte i papare.. kam pare shume filma te heshtur, por ky kishte me shume ze nga te gjithe

The tribe eshte i te njejtes vene me The Lobster (cinik, meskin, ...). Biles mund te thuhet se eshte film fashist. Dhe nuk po flas per faktin qe filmi eshte enkas pa titra (a thua se gjuha e shurdh-memeceve nuk mund te konsiderohet gjuhe !!)

Ne fakt, te gjithe keta regjizore (greku, ky ukrahinasi, por edhe francezi i "Love" ) pretendojne se kane per model radikalitetin e "Salo"-s se Pasolinit (e thone shpesh ne Dosjet e shtypit (press pack) te filmave te tyre, ose ne konferencat perkatese te shtypit).
Gje qe konfirmon se sa i keqkuptuar eshte filmi i Pasolinit 

Ose thene ndryshe: filmat e permendur (ai i grekut, ukrainasit, francezit...) jane: ne rastin me te mire fllucka sapuni (poza formaliste komplet bosh), ne rastin me te keq, filma fashiste

Keqkuptimi me i modh dhe me tragjik n'bote, osht keqkuptimi midis komunistave dhe fashistave, te cilet kur kuptohen midis tyre behen demokrate te keqkuptuar!

                                                                                                      i Modhismiley

 

tashti, varet si e sheh, mund te jete fashiste ne estetike, por jo ne ide... perndryshe une keshtu filmash cinike i shoh me kenaqesi, se jane me te afert me natyren e robit, universale sikur gjuha e trupit dhe e epshit, mbijeteses etj.

.. pastaj varet sesi deshiron te te komunikohet nje ide e tille mbi natyren e robit.. mua me pelqen keshtu e thate, si cracker, tulle me te ra kokes.. the lobster nuk ishte aq cinik, por ja te mbaroj keto Come and See (Kravchenko, 1985) dhe Crulic the Path to Beyond (Ivanov, 2011), e pastaj do te shoh Dogteeth.. 

 

Meqe ra fjala, se fundmi kam pare The revenant - nuk ishte keq (7.5), Carol (6), Exodus: Gods and Kings ishte mere me leng (4.5) 

jo jo, ne princip s'kam asgje kunder  "e thate, si cracker, tulle me te ra kokes". Problemi eshte qe mua s'me bie hiç kokes, me duken filma hilacake e te shtirur. Ose: fiks ate qe "Saw" propozon ne kinemane mainstream, keta karafilat-intelektyale ja propozojne kinemase autoriale (ose indipendente). Same proposition 

"Carol" po, po e pres me qef, del pas pak javesh ketu; jane thene fjale me teper se te mira kur u shfaq ne fest e Kanes ne maj.
 
The revenant -e sigurte qe s'do e shoh sepse po konstatoj se e ka bere Inarritu (i cili kete vit kapi rekordin me filmin me te keq (me bosh, me zero...) te ketyre viteve te fundit: Birdman

Ndersa "Come and See" (Kravchenko, 1985) do e vija ne nje TOP3 te filmave me te mire me temen e luftes, ever!

steve jobs

ecen shpejt e mire, film me nerv dhe mjaft aktual.

i pari mu duk kot.. ndoshta per gra

TRUMBO. vertet shume interesant per ata qe e dine cka qene komunizmi ose kane jetuar copeza te disa sistemeve politike.

no remakes

E pashe kete fundjave. Shume mbreselenes. Dhe nuk e dija qe i njejti luante te dy vellezerit. Tom Hardy duhet ta marri Oscar-in kete vit.  

Spotlight.

film mbi nje investigim gazetaresk me permasa dramatike. Dramatikja ama mbetet tek subjekti dhe jo tek filmi ne vetvete gje qe mu duk mjaft pozitive. "old school but refreshing" do e percaktonte ndikimin e ketij e filmi ne panoramen e kinematografise se diteve te sotme.

-Una messa da morte? Vinceremo con l'amore non con il fuoco.
-Riesci a dire questo con i nazisti fuori dalla porta?
-Il nazismo finira, il male divora se stesso. Ma...
-Ma, se l'amore non triumfa?

-Il nazismo tornera, magari con un altro nome. Questo volevi dire?
-Esatto.

 

-Dovrei prendere il fucile ma non posso ucidere un essere umano.

-Te l'ho detto, non devi mai perdere la speranza. Non devi mai perdere quel meraviglioso senso della vita e del amore.

 

Per giungere dove vuoi essere, devi passare dove non sei.
Per giungere a posedere tutto, non voler posedere niente
Per giungere ad essere tutto, non voler essere niente.*

Karol, un uomo diventato Papa, per mua nje must see. (lot nga fillimi ne fund)

*Ndihmon filmi per te mos shkare ne interpretime te thata

Mund ta shikoni ketu:
https://gloria.tv/media/k1v791LFhJJ  --- Pjesa 1
https://gloria.tv/media/3ZpTf65SQJ4 --- Pjesa 2

 

Per keto dite festash, kam pare Bridge of Spies me titanin aktor Tom Hanks. Film i bazuar mbi personazhe te vertete te kohes se luftes se ftohte: espionazh, diplomaci, caste kinematografike, fokusime karakteri; mjaft i kendshem.

Nje tjeter qe me pelqeu qe The Assasin dhe me mbreselenese per mua qene motivet ne film, simbolet e natyres, psh era, sa here qe merret nje jete fryen ere. smiley Atmosfera poetike, muzika harmonike. Nje krijim i bukur estetikisht.

Se fundmi, kam pare disa episode te Rectify, sezoni iii, dhe megjiithese me pelqyen shume, eshte prodhim i tille (temat kryesore: problemet ekzistenciale, si te jetosh me jeten qe ke, si te jetosh me veten) qe nuk mund te binge watch-esh sic bera une.

Ku ta shohim the revenant per free? Lol 

Tek shtepia e bulkthi-t, se e ka lene bosh tani qe ka ikur ne Shqiperi. Ose ketu.

ah shtepia eshte subleased... smiley

Immmigration done right, jep shtepine me qera ne Amerike dhe merr nje apartament me qira tek Komuna e Parisit, me kosto qiraje del drejt-e-drejt ama nga ana kulturore je superior smiley 

Kur te kesh nge na bej ndonje tip reportazh me pershtypjet e tua tani qe je ri-atdhesuar ne memedhe, ndac ketu ndac tek PTF smiley

Filmi kosovar nominohet për Oskar 

 

Filmi “Shok”, i cili tregon se si lufta e vitit 1990 ndikon në jetët e dy djemve të rinj, ka bërë histori në kinematografinë e Kosovës pasi është nominuar për një çmim Oskar. [Birn] [faqja zyrtare]

E ka pare njeri? Ku mund ta shohim online? 

dy saktesime: regjizori per nga emri nuk tingellon so shqiptar dhe filmi eshte me metrazh te shkurter.

Anatomy of a murderer (1959) - 160 min, 8/10.

Baby, the rain must fall (1965) - 8.7/10

e perbashketa, Lee Remick

I pari ka qene në listen e 5 filmave te preferuar, ever, te birit (S.Daney) te Atit (A. Bazin) te shenjte te Kritikes se Kinemase. Per arsyen e thjeshte se, subjekti i filmit sigurisht qe nuk eshte drejtesia, aq me pak shoqeria amerikane, por fuqia e kinemase per te pershfaqur realitetin. Dmth per te pershfaqur te padukshmen. Dmth mizaskena

edhe nese do behej fjale per Vertigo, ta zeme (per paralel), nuk do kisha dit t'i beja decent rating...

Koincidenca per akoren ish rastesi

Vertigo do ishte fiks filmi me te cilin mund te hiqet nje paralel (sigurisht, jo per nga intriga, por per nga "pershfaqja e se padukshmes" )

ke shume te drejte !

kuptoj.  Exactly!

sa me shume rikujtoj cfare pashe, aq me bindese qasja me Vertigo. Nese perseritet ne program nuk ka per te ikur pa u ripare. Takimi i pare me filmin ne tv ne pergjithesi eshte nje rastesi.

hateful eight, nje film nga tarantino paksa ndryshe kesaj rradhe, pak thriller suspence ne dialogje nga filmat e tjere te tij, i mbushur me dhune arme dhe sadomazokizem.

Me pelqeu mizanskena, megjithse tarantino nuk para zhgenjen ne kete aspekt, e mbushur me ngjyra te ndezura si zemerimi i i personazheve, te gjithe rracista, hakmarres e the keqij, e ndertuar si nje skene opere, mund te merret dhe si nje homazh per westernat amerikan te viteve  50, 60 te.

, ku ndeshkimi o kryefjala.

sicario

The Ladykillers (2004) Premisa e filmit ishte me premtuese, sic dhe trailer-i, megjithate ishte i kendshem gjithsesi. Brenda mundesive qe ofron skenari dhe roli, Tom Hanks e ngre vazhdimisht filmin.

e verteta eshte si poezia

shumica e urrejne

nji nga citimet ne the big short, filmi mbi subprime e krizen financiare te 2008

shume ritem dhe intense. Mbyllja te le pa fjale.  Do e shoh prape.

Film interesant, por perkthimi dhe titrimi te bejne nervoz, shume mizerabel.

Mund te shkarkosh titrat ne gjermanisht ne PC, dhe me vone I ngarkon, e ka si opsion.

Thanks Gjibi, smiley. Po shkova e pashe javen e kaluar ne sinema. Leo ishte great. Si film me pelqeu, por jo ndonje wow. Hopefully he gets that Oscar he deserves this time !!  Meqe bie bore shume sot, do shoh filma gjithe diten. Po mendoj me pa ate shown me Netflix qe filtet kaq shume sa na cane bidonat lol. Making a murder. E shef njeri ketu ?? 

Hud-1963, Martin Ritt me Paul Newman.  Very impressive actually. Ketij i kisha pare me pare "The spy who came in from the cold"-1965, me kish terheq vemendjen por jo me i mire se Hud, dhe pse me i vone, them une. Tjeter, A special day/Una giornata particolare - one of the best ever seen.

Scola i "Una giornata particolare" ka vdekur para dy javesh.

nje top4 Scola, periudha e arte e te cilit eshte ajo e viteve 70:

1. Brutti sporchi e cattivi
2. Une giornata particolare
3. C'eravamo tanto amati
4. I nuovi mostri
 

 

ka vdekur para dy javesh

smiley

thx for the rest

Mississippi Grind (2015) Film melankolik por ja vlen te shikohet, ben pune te shkelqyer ne paraqitjen e 'human condition'...ne dukje eshte a movie about gambling por jo, eshte about people.

Aferim!, film rumun nga radu jude

rrofsh. neser pershtypja.

per sot kishim "Mr Smith goes to Washington", pare kushedi sa here, dhe prape ia hedh syte me deshire kur rastis.

Pas tij, "Lost Horizons" & "You can't take it with you" te dy per utopine mbi shoqerine njerezore. Ky i dyti (se te parin e kisha pare), wow... 5☆. Dhe prape, wow...

 

Pashe Homeland sezonin e peste. Kosova ishte cerdhe e sirianeve. Imazhi. 

Si edhe Sisters me Tina Fey ishte hilarious. 

Aferim - mire. Flm albano. Rumunet iu ka dale emri per kinemane e mire dhe ky ish i shkelqyer per formen. Nuk jam e sigurte ku deshi te dale me motivet qe ish marre. Se nuk i gjeta vlera me shume ta zeme se 'perralle nga e kaluara' e jona, gjithnji per narrativen flas. Po sigurisht qe ky i yni nuk i afrohet aspak.

E vertete qe thua pse nuk e ka bere nje shqiptar kete: a nuk mbahemi te kemi qene policet e botes ne, sic edhe personazhi qendror? Nje tjeter prove, ishte fakti qe momene te shpeshta te sillnin ndermend filmin e A. Kiarostamit, psh The Wind Will Carry Us, ta zeme. Sidoqofte, nuk e gjeta me te mire se Bridge of Spies, sa per vizore relative.

edhe mua me pelqeu, mgjeithse do doja ti kish titrat pak me te medha. pershkron me humor mentalitetin e kohes kru zhvillohen ngjarjet, qe nuk eshte mjaft larg realitetit te sotem, vetem ne dukje modern, mbushur me paragjykime e rracizma budallaqe.

Stalker i pat bere nje review te mire.

Ka pas nje vale te mire autoresh kinemaja rumune ne vitet e fundit, me histori te thjeshta por te sjella mire ne imazhe kinematografike e me realizem, nja dy prej te cileve u kam pare dicka.

ky Kristi Puiu mjaft i dalluar, prej te cilit te keshilloj the death of mr.Lazarescu, shembull si behet kinema e mire me pak gjera.

gjithashtu 4 months, 3 weeks and two days i Mungiu, proceed to video

qenke pergjigjur shpejt. Kam pas kuriozitet per keta por gjithe c'kisha gjetur - pa titra! Kshu qe per Aferim, shyqyr dhe aq per mua. Rrofsh per cdo info.

Imazhet filmike sh. sh. te mira, sic thua, sidomos sepse vijne te thjeshta, te panakatosura smiley Ato prodhojne gjithe pozitivitetin e filmit. Sepse narrativa, te kuptova, po per mua ajo s'mjaftoi.

meqe ra fjala ke imazhet filmike radu jude per to ka bashkepu dhe te dy filmat e meposhtem, me duket.

Jam tu shkarku Filmin tjeter te Puiu, Auroren, si dhe everybody in our family, online nuk gjenden

Lazaresku - surprizues, hipnotizues, very nice smiley

albano: si ka mundesi qe Lazarescu te jete ne youtube ??? smiley

duhet ta kene ndalu disa here, por perseri e vene, pastaj u be ca i vjeter si film

Ajo qe eshte karakteristikë e filmave te Puiu (qe per mua eshte me i miri nga regjizoret e vendeve te Lindjes, ne keto 20 vitet e fundit!) eshte fakti qe, si regjizor jo-manierist qe eshte, filmat e tij ne shikim te pare duken vizualisht te rendomte. Kur hop, veçse kur ja keput me nje plan filmik te hateshem fare-fare, si ky tek review e filmit en fjale
smiley

flm, I owe you! Do marre pak kohe ky. U perpoqa per tjetrin me lart po s'kam mund ende. (ashtu si edhe per ket koment,  qe s'u bera dot mbare qepare)

Deadpool (2016) ishte i lezecem per zhanrin e vet. 

War Dogs (2016) del ne kinema ne gusht. Filmi flet per ata kalamajte qe paten marre nje kontrate $300 milion me Pentagonin e qe bene (midis te tjerash) pazaret me bananerepubliken shqiptare gjate periudhes gerdecezuese. 

U don't eat no meat???! Ok I make u lamb! Lol. My big Greek fat wedding 2 kam pa. smiley

Star Wars: Episode VII - The Force Awakens (2015) ishte nje tjeter argument i forte per mosterkuze-osjen e filmave me vazhdimesira (sequels) pa fund. Jo se qe aq i keq si sequel, po s'kishte ndonje gje te re, riciklim fabulash. Dmth hiq anen komerciale te Disney & Co (a thua se na plasi per parate qe bejne ata), s'kishte arsye te qenesishme artistike as per tu bere si film, as per tu pare.

Llastice, ti mire bere qe e pe po shtyp dhe ndonje germe mbi pershtypjet per filmin. Dmth jo se ne vetvete njoftimi qe ti pe X film s'perben vlere per blogun, po gjithsesi tregohu bujare dhe me ndonje pershtypje smiley

MovieTubeNow is the best site for free full Movies and TV shows. Lots of new and old movies and it is free.
Use the search button to find your specific movie or browse the categories.
With years from 1935 to 2016, all genres you could imagine and a-z lists it has never been more easy to find your favorite movie.
Or simply browse top movies for something new and exciting to watch.* 77 *
 

MovieTubeNowInHD is the best site for free full Movies and TV shows. Lots of new and old movies and it is free.
Use the search button to find your specific movie or browse the categories.
With years from 1935 to 2016, all genres you could imagine and a-z lists it has never been more easy to find your favorite movie.
Or simply browse top movies for something new and exciting to watch.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).