Çfarë fshihet pas manipulimit te disa ish-pronareve kundër ligjit te ri dhe si ka mundur te kthej ish-zyrtari i lartë i pronave qindra hektarë për llogari te familjes se vet ne zonën arkeologjikë dhe ishujt ne Ksamil.

Te gjithe i kemi pare kater ishujt e vegjel te Ksamilit per te cilet ka debat nese duhen ruajtur te paprekur apo duhen bere ndertime. Kemi pare dhe nje ishull te vogel shkembor, si ai per te cilin jemi ne debat ne Greqine, nese na takon ne apo atyre. E pra per te shuar kuriozitetin, nje Komsion kthim pronash ne Shqiperi e ka konsideruar ishullin kullota dhe ja ka kthyer trashëgimtarëve Toro. Është e pakuptueshme se me se kane shkuar dhite ne ishull për te kullotur ne kohe te Zogut, dhe akoma me e pashpjegueshme se si mund te veprohet kështu me kthimin e pronave ne shtetin shqiptar.

Dosja Toro

1. Nga nje kontroll ne dosjen Nr.319, datë 11.12.1995 me objekt “Njohjen e të drejtës së pronësisë së ndodhur në Ksamil, Sarandë dhe kthimin e saj ish pronarit Bido Toro, rezulton se:

Perfaqësuesi me prokurë z.Agim Toro , ka paraqitur kërkesën pranë ish­KKKP , në bazë të dokumentit Arkivorë lëshuar nga ASHV Tiranë, i përbërë nga fletë rregjistri kadastral (Kadastra Delvinë), sipas së cilës më datë 16.09.1926 në emër të z.Bido Toro dhe 13 bashkëpronarëve të tjerë (një prej tyre edhe vetë Shteti) figuron një sipërfaqe prej 31051 strem e kufizuar nga njëra anë deti, nga ana II lumi Vivor, nga ana tjetër Liqeni Dajlan, nga ana IV kullota që kërkohet lidhje e saj në Manastirin “Shëngjergji”. Theksojme se kerkesa, objekt shqyrtimi, ne rastin konkret eshte bere vetem nga njeri pjesetar ne bashkepronesi, z. Agim Toro, nderkohe qe pjeset takuese te secilit kane qene ideale, te pandara.

Pra ne bashkpronesi ne kete siperfaqe te pretenduar si kullote eshte dhe shteti shqiptar. Referuar akteve të ndodhura në dosje dhe shqyrtimit administrativ, me Vendimin Nr.308, datë 26.04.1996, ish­KKP ish­ pronarëve ka konkluduar:

Të njohë z.Bido Toro si pronar të këtyre pronave në fshatin Ksamil një sipërfaqe prej 16690 m2
Të kthejë trashëgimtarëve ligjorë të z.Bido Toro një sipërfaqe trualli prej 10000 m2
Të kompensojë në natyrë sipërfaqen e truallit 5000 m2
Pjesa e truallit prej 1690 m2 do kompensohet në fazën e dytë nga organi kompetent.

2. Nga kontrolli i dosjes Nr.52, datë 12.12.1995 me objekt “Njohjen e të drejtës së pronësisë së ndodhur në Ksamil, Sarandë dhe kthimin e saj ish pronarit Bido Toro, rezulton se:

Referuar akteve të ndodhura në dosje (të cilat paraqitent të njëjta me ato të sipërcituara), dhe shqyrtimit administrativ, me Vendimin Nr. 01, datë 26.02.1997, ish­KKP ish­pronarëve, ka konkluduar :
Ti njohë të drejtën e kompensimit ish pronarit Bido Toro dhe trashëgimtarëve të tij ligjorë për sipërfaqen e tokës bujqësore për 22.9 ha
– Të kompensojë sipërfaqen 22.9 ha
Bashkëlidhur vendimit nuk ka Planvendosje sipas së cilës të jetë e konturuar sipërfaqja e njohur dhe e kompensuar. 

3. Nga kontrolli i dosjes Nr. 01, datë 17.12.1996 me objekt “Njohjen e të drejtës së pronësisë kulotë të ndodhur në Ksamil, Sarandë dhe kthimin e saj ish pronarit Bido Toro, rezulton se : Referuar akteve të ndodhura në dosje , të cilat paraqiten të njëjta me ato të sipërcituara me përjashtim të Vendimit Nr.794, datë 07.07.2003 të Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, sipas së cilës është vendosur: Vërtetimi i faktit juridik të njohjes së ish­pronësisë mbi kullotën e quajtur “Ksamil” në emër të ish­pronarit Bido Toro në 4/ ½ /96 pjesë në bashkëpronësi me kufizime: V­ Kullota e Manastirit të Shëngjergjit;
J­ Lumi i quajtur Vivar ose Kanali i Butrintit;
L­ Liqeni Dalan ose liqeni i Butrintit ;
P­ Deti Jon. ( nuk thote ishujt)

Ish­KKP ish­Pronarëve me anë të Vendimit Nr.167, datë 19.12.2003 ka konkluduar:

– Të njohë ish­pronarin Bido Toro (trashëgimtarët e tij për një pronësi prej 4/ e ½ /96 pjesëve të 710 ha pyll dhe kullotë të ndodhura në Ksamil
Të kompensojë trashëgimtarët e z. Bido Toro më 10000 m2
Bashkëlidhur vendimit nuk ka Planvendosje sipas së cilës të jetë e konturuar sipërfaqja e njohur dhe e kompensuar.

4. Nga kontrolli i dosjes Nr. 258, datë 10.04.2006 me objekt “Njohjen e të drejtës së pronësisë kullotë në bashkëpronësi të ndodhur në Ksamil, Sarandë dhe kthimin e saj ish pronarit Bido Toro, rezulton se: ZRKKP Vlorë, nga studimi i dosjes bazuar në vendimin e gjykatës Sarandë nr.794, datë 07.07.2003 dhe dokumentacionit arkivorë të sipërcituar me anë të Vendimit 261, datë 31.07.2006 ka vendosur:
– Ti kthejë trashëgimtarëve të Bido Torës sipërfaqen prej 8.9 hektar pyll dhe 24.375 hektarë kullotë.

5. Nga kontrolli i dosjes Nr. 259, datë 10.04.2006 me objekt “Kthimin e në natyrë të një sipërfaqe toke 4 e ½ e sipërfaqes 490 ha toke bujqësore brenda kufijve të përgjithshëm të sipërfaqes 1320 ha , rezulton se:

ZRKKP Vlorë, nga hetimi i akteve të administruara në dosje me anë të Vendimit Nr.103, datë 31.03.2008, ka vendosur:

– Kthimin në natyrë të sipërfaqes tokë bujqësore 22.9 ha subjektit të shpronësuar Bido Toro(sipërfaqe kjo për të cilën subjektit të shpronësuar i është njohur e drejta e kompensimit sipas Vendimit të KKKP ish­Pronarëve nr.1, datë 26.02.1997).

Nga verifikimi i akteve të ndodhura në dosjen nr. 261, datë31.07.2006 të KKKP Këshilli i Rrethit Vlorë na rezulton se pjesë përbërëse e tij është dhe një akt pronësie i lëshuar nga arkivi qëndror i shtetit i cili pasqyron pronësinë e 14 bashkëpronarëve për një sipërfaqe prej 31051 streme.

Sipas këtij akti pronësie (bashkangjitur Akti), subjekti i shpronësuar Bido Toro është bashkëpronar në 4 ½ /96 pjesë, shteti 12/96 pjesë dhe 12 subjekte të tjerë me pjesë të ndryshme takuese.

Në referim të akteve të ndodhura në dosje del se kërkuesi z. Agim Toro në cilësinë e trashëgimtarit të subjektit të shpronësuar Bido Toro ka paraqitur një planvendosje prone ku përfshihet e gjithë prona për të gjithë bashkëpronarët e sipërfaqes prej 1320 ha (nuk gjenden të dhëna se si janë konvertuar 35051 streme në 1320 ha).

Agim Toro në mënyrë apriori ka pozicionuar sipërfaqet të cilat ai pretendon për kthim brenda sipërfaqes së pretenduar.

Me vendimin nr. 261, datë 31.07.2006 të KVKKP Qarku Vlorë ka vendosur ti kthejë trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Bido Toro 8.9 ha pyll dhe 24.375 ha kullotë pjesë të cilat i korespondojnë sipërfaqes totale prej 4 ½ / 96 pjesë e 710 ha pyll dhe kullotë. 

Nga kqyrja dhe pozicionimi i planvendosjes që shoqëron vendimin del se sipërfaqja e kthyer me kërkesë të kërkuesit midis të tjerave përfshin tërësisht dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, i cili nga nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore është i përfshirë në Listën e pasurive Botërore të UNESCO­s.

Referuar faktit përshkruar më sipër, sipërfaqja e pretenduar nga trashëgimtarët e Bido Toros është në bashkëpronësi me pjesë të përcaktuara, duke pasur të përcaktuar se kush janë bashkëpronarët e tjerë si dhe pjesën takuese të tyre, por të pandarë fizikisht në terren. Referuar Ligjit Nr.7850, datë29.7.1994
“Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 207, të Kodit Civil në fuqi, Pjesëtimi i sendit të përbashkët kryhet me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve. Kur sendi është i paluajtshëm marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial. Kur kjo marrëveshje nuk është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit.

Me anën e këtij vendimi KVKKP Qarku Vlorë në kundërshtim me ligjin ka marrë atributet e noterit publik dhe/ose gjykatës si të vetmit organe që kanë kompetencën ligjore për të bërë pozicionimin e pjesëve takuese të bashkëpronarëve të një prone të caktuar. Me anë të këtij veprimi, KVKKP Qarku Vlorë ka cënuar të drejtat dhe interesat e 13 bashkëpronarëve të tjerë duke përfshirë këtu dhe shtetin.

Po ashtu, bie në sy fakti që KKKP Këshilli i Rrethit Vlorë është mbledhur më datë 31.07.2006 për marrjen në trajtim të shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga kërkuesi trashëgimtar Agim Toro kurse vendimi mban nr.261 Prot., datë 02.07.2006, katërjavë përpara se të mblidhej komisioni për shqyrtim!

Për këtë arsye, vendimi i mësipërm është absolutisht i pa vlefshëm pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit nenin 116, shkronja b) të Kodit të Proçedurës Administrative në bazë të të cilit akti i nxjerrë nga organi administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore, konstatohet absolutisht i pa vlefshëm dhe si i tillë ai nuk mund të sjellë pasoja juridike për subjektin kërkues, dhe nenin 92, paragrafi parë shkronja a) të Kodit Civil i cili shprehet: “Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë pasoja juridike” Pra nga pikëpamja e fuqisë juridike dhe pasojave vendimi nr. 261, datë 02.07.2006 i KVKKP Qarku Vlorë, konsiderohet nul (inegzistent). Bazuar në ligji nr. 8485, datë12.5.1999, “Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 116, citojmë: akte administrative absolutisht të pavlefshme, në kuptim të këtij kodi:

b) kur akti është nxjerrë nga një organ administrative në kapërcim të kompetencave të tija ligjore dhe neni 117, pika 2, citojmë. “Secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrative të shpallet absolutisht i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë. Organi administrativ kompetent, me nismën e tij, mundet të deklarojë një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm në çdo kohë”.
Kjo është Harta ku me ngjyrë të verdhë është pozicionuar sipërfaqja e kthyer me vendimin nr.261, datë 31.07.2006 të KKKP Këshilli i Rrethit Vlorë ku përfshihet dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Disa përfundime mbi keto abuzime:

Parku kombëtar i Butrintit është quajtur “Pyll”

Përsa i përket sipërfaqeve të kthyera me anë të vendimeve të ZRKKP Vlorë, më konkretisht Vendimit Nr.261, datë 31.07.2006, konstatohet se brenda kësaj sipërfaqe përfshihet Parku Kombëtar i Butrintit i cilësuar “Pyll “. Në pjesën arsyetuese të këtij vendimi, ZRKKP Vlorë është mjaftuar me faktin që sipas ZVRPP Vlorë bëhet e ditur se ZK Ksamil nuk është e futur në sistem regjistrimi dhe se nga verifikimi në vend dhe azhornimi me plan­vendosjen kjo pronë është e lirë dhe nuk ka ndërmarre hapat e nevojshëm në lidhje me korrespondencat me institucionet e treta për vënien në dispozicion informacioni për statusin juridik të pronës.

Është cenuar statusi i zonës turistike dhe zonës se mbrojtur si trashëgimi kulturore

Gjithashtu është neglizhuar shkresa Nr. 1981 prot, datë 04.09.2007 nga Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit Pyjorë Sarandë, sipas së cilës konfirmohet se kemi të bëjmë me zonë turistike dhe në të njëjtën kohë me zonë të mbrojtur. Gjithashtu mund te konfirmojme se, pervec te tjerash, duke qene perpara nje fakti te njohur boterisht se Parku i Butrintit eshte pasuri kombetare, unikale ne llojin e vet dhe e mbrojtur nga shteti, mund te konfirmojme se ne rastin konkret nuk ka ne dosje asnje korrespondence me Institutin e Monumentave te Kultures apo Ministrise perkatese, Pse?

Jane kthyer ishujt si kullote

Në planvendosjen bashkëlidhur këtij vendimi janë konturuar edhe 4(katër) ishujt (si sipërfaqe të kthyera), me vendodhje në anën perëndimore të qytetit të Ksamilit, sipërfaqe këto të cilat nuk janë të cilësuara në asnjë dokumentacon ligjor në seksionin e përshkrimit të kufitarëve pasi në anën perëndimore të pronës së pretenduar është Deti Jon dhe nuk përmenden 4( katër) ishujt e kthyer
Ja pse nuk i intereson reforma e re Agim Toros

Nese shikon kete dosje dhe cfare eshte bere me keto prona, e kupton se shkaku qendron tek keto 5 vendime te komisioneve per kthim dhe kompensim prone per kerkuesin Agim Toro dhe trashegimtaret e Bido Toros ku eshte disponuar me kthim apo kompensim prone.

Kjo njohje e plote pronesie, dhe kthim preferencial duke pozicionuar pronen e kerkuesit Agim Toro pa realizimin e pjestimit te pasurise me bashkepronaret e tjere perfshire edhe shtetin eshte shkelje flagrante e ligjit. Bashkpronaret e tjere as jane pyetur per pozicionin e prones dhe jane sleektuar ne procesin e kthimit. Nje prej tyre eshte dhe shteti shqiptar qe duhet ta rihap kete proces.

Agim Toro si anetar i Komisionit shteteror te kthimit dhe kompensimit te prones ka realizuar me procedura te pershpejtuara dhe me nje vendim te protokolluar 4 jave perpara marrjes zyrtarisht per shqyrtim nga organi kërkesës per vendimarrje Kthimin fizik te zones park kombetar dhe zones arkeologjike te butrintit ne favor te vet. Jo vetem eshte vendosur kthimi i prones se subjektit te shpronesuar Bido Toro por, Agim Toro ka perfituar edhe ne kompensim te tokes kullote edhe 10 mije m2 toke truall ne nje zone te preferuar ne ksamil ne nje vlere qe tejkalon vleren e prones qe i duhet kompensuar.

Ne vitin 2013 merr detyren e zv/ drejtorit te pergjithshem te AKKP­se dhe drejtor Kthimi dhe kompensimi ku shperdoroi besimin e pronareve duke mos realizuar asnje hap perpara ne permiresimin e gjendjes korruptive te atij institucioni duke mos bere asgje reformuese per pronaret.

Ne vitin 2014 me zyren e tij te konsulences ne Tirane, duke shfrytezuar gjith informacionin shteteror te marre gjate punes se tij ne agjenci, siguron nje klientele te sigurt per padi ne GjEDNj ne Strazburg. Celesi i perfitimit te perqindjeve dhe shumave marramendese ndaj cdo ceshtjeje te fituar ne kete gjykate nga klientet e tij, eshte amullia e ketij sistemi dhe zvarritja e metejshme e ketij procesi nga ana e shtetit shqiptar. Kjo eshte arsyeja pse ky individ eshte i vetmi qe cirret kunder reformes dhe prin nje grup pronaresh te ndershem qe meperkemben nga ky bashkepunetor i sistemit te korruptuar qeverises qe u trashegua ne fushen e pronave.

17 Komente

Cfare pret prokuroria per te vepruar? Po cfare pret thuaj nga nje idot kryeprokuror!

Gjithashtu është neglizhuar shkresa Nr. 1981 

 

me siguri as vete ata nuk e dine se cmdth kjo shkrese 

Bido Toro.... -ky qe nga emri, duket si personazh negativ.

"Po s'eshte per koken tende kjo, o Bidoo.."

What, Jim Smith was taken ?smiley

Gjithmone me ka shqetesuar ky problemi I Bido Toros mua.

smiley eh te marrte e mira te marrte smiley

Mund te thuhen shum gjera  per Toron, por zerat kadastrale nuk i shpiku Toro e as ZVKKP Vlore. Hartat kane siperfaqet, kufinjte dhe shprehin zerin kadastrsl : are, ullishte , pyll, vresht, kullote etj.

  Shkrimi, sipas meje eshte e grupit te Koco- Rames  qe jan gedhur ne sulm per te rrembyer . Shenojeni kete qe them une! 

Ore emigrantet " republikane " te peshkut, realisht hipokrite, po te ishit pa dokumenta do ta donit ate Trump trapin ?

Ca jeni keshtu ore sikur kjo jete te jete e perjeteshme! Turp ti ben " fresk" nje  thesi te verdhe mbushur me gjithfare dhjamrash

Qe kur ambasadori Lu i beri thirrje popullit Shqiptar te mos votonte te inkriminuarit i Lebetitmi i beri thirrje ambasadorit Shqiptar ne DC ti bente thirrje popullit vella Amerikan te mos votonte per Trumpin e te mos shkelte ne derrase te kalbur. Ndersa Luja bohej merak per Bencat me xhama te erret te politikaneve lokale shqiptare, Amerikanet duhet te behen merak per mbretin e falimentit ne Amerike dhe limuzinat e mbushura me vajza pune e travesitite.

 Diaspora e beri te veten por Diplomatet nga Vatani e kan mendjen per te shijuar joshjet e amerikes dhe nuk i dhimbset e ardhmja e kontinetit te ri. Nuk ja duan te miren Amerikes ndonese e respektojne sa per sy e faqe.

Ke te drejte grava.
Shkrim sponsor per reformen e rradhes se vjedhjes se pronave ne shqiperi. Edhe nga ishulli i zvernecit ka dale pronar cim selami i Lsi. Kumarxhi vajtur.

Prona tek i zoti! Zbatim i ligjit kushtetues. Prona eshte e shenjte dhe nuk mund te tjetersohet si ne albanistan!

Sulm ndaj toros, tipik.

Habitem si nuk paskan thene gje me pare ,paska qe nga 1992 qe i qenka kthyer prona.

Ky spaska dal si zeni pronar ne orikum, lol....apo ngaqe qarku i vlores eshte prone e kocos sefundmi??????
Hajde cbehet

https://www.youtube.com/watch?t=12&v=5J0...

E dine te gjithe demin qe i kane shkaktuar pronareve dhe Shqiperise ...vetem se fajin ja hedhin njeri-tjetrit ..

Po kur ishe kryetar bashkie sa leje ndertimi per pallate dhe personave qe s'iu takonte ?

Nuk je dhe ti qe po vazhdon me legalizime njesoj si shoki Sali ?

Per fjale te kenaqim ju ,lere ç'po ben ti ..njesoj si shoket e tu ..

Ta mbledh Europa ty ,se e di une sa ju plas, ju hajduteve, per pronaret e popullin .

200 leke m2 te tokes bujqesore ..dhe 1 kg domate kushton me shume ..

Jo more jo, me jep token time ...se ka toka publike shteti ,2 fishin e tokave te pronareve ...aty ku e ke ndare kompesoi ne natyre ..keshtu nuk rendon dhe buxhetin ..

Tallni menderen ,se  doni ti vidhni thuaj ..eshte radha juaj .

Një pasqyrë të shkurtër të pronësisë deri më 1945, ku duket qartë se pronari më i madh ka qenë shteti. Nga gjithë sipërfaqja totale, shteti ka gëzuar këto pasuri në raport me të: tokë e mbjellëshme 158 mijë ha (5.75%); livadhe e kullota 856 mijë ha (31.8%); kultura drusore 144 mijë ha (5.32%); pyje e shkurre 992 mijë ha (35.98%); toka të pambjellura 302 mijë ha (11%). Këto të dhëna janë marrë nga studimi i autorit Pier Françesko Nistri më 1941. Ai thekson faktin se “latifondisti” më i madh në vend nuk ka më shumë se 10 mijë ha tokë bujqësore dhe gjithsej të tillë janë 6-7 familje. Në fakt, objekti gogol i indoktrinimit dhe demagogjisë barazimtariste komuniste — “latifondistët” - nuk zotëronin më tepër se 15 mijë ha të gjithë së bashku. Zogu bëri reformën në këtë mënyrë: kush zotëronte më tepër se 40 ha (plus 5 ha për çdo fëmijë) i shpronësohej vetëm 1/3 e pjesës së mbetur mbi këtë kufi bazë. Nga të dhënat dihen faktet se në Shqipëri 86% e popullsisë në fshat ka qenë pronare. Pa tokë ishin vetëm 13.8% e familjeve ose 21.500 familje, kur familjet e tjera ndaheshin në këtë mënyrë: 5356 familje ishin të pasura (3.45%); 128318 familje ishin të mesme (82.67%).

Totali i familjeve të lidhur me tokën bujqësore ka qenë 155.225 familje. Ndërsa këto kategori familjesh zotëronin respektivisht në hektarë këto sipërfaqe (në raport me totalin e tokës bujqësore): “latifondistët” 14.450 ose 3.67%; familjet e pasura 87970 ose 22.37%; familjet e mesme 237.668 ose 60.44%; entet fetare 3163 ose 0.8% dhe shteti 50 mijë ha ose 12.71% si latifondisti më i madh. 
 

 

ueeeee ueeeeee hunda e Bido Beçkës per besë. smiley
Bidua po i ka te rregullta kartat ta gezoje pronen dhe mos te leshoj pe. Eshte shume e ndyre kur individe me pushtet tentojne te zhvasin pronen e te tjereve. Zgjebsit morracak dhe te pangire!

Edhe Bido ma vute emrin ? Mbas Zanes e Ruzhdijes smiley

Po ku e njoh Bidon une o vlla ...Bidoja duhet te kete shkuar me te shumtit ...o Vlora jane trashigimtaret e Bidos ...lexoje mire shkrimin ...

Po ka marre gje ka marre nipi ...Ne fakt nuk eshte mire qe ca pronare ti marrin e ca jo ..

Si psh Xhozefina ,Godo etjetj 

Me çfare po lexoj ketu ,ka  marre goxha ..edhe pse i ka te vetat ..

Por jam dakort ti marri pronari ,pronat e tij ,se sa hajdutet e rinj ..Koçoja me shoke ...smiley

E solla per te thene ...qe abuzojne me titujt ...artikulli na  u soll sikur kishte marre ishujt e Ksamilit ...

gje qe nuk eshte e vertete ...

Ja keshtu ore zoteri ...D

po jo moj goce se nuk te thashe ty bido une jo. ka qene nje skec i korces ne vitet 90 dhe ka pas kete batuten hunda e bido beckes.
Tani per sa ke sjell ketu dhe per ato qe ke thene ndaj te njejtin mendim me ty.
Eshte poshtersi qe mbas 45 vjetesh zhvatje dhe shperfytirimi te vazhdoje akoma vjedhja dhe grabitja e prones nga kelyshet e atyre qe varferuan kete popull.
nqs ky kompetenti ka bere mashtrime apo abuzime as nuk kam shprese se keta mashtrusat kane per te bere drejtesi.

Moj dasara rrofsh per informacionin. Te lutem mos u merr me halene mero baze. Eshte ligesi e shpifesi totalisht

Duket nga surrati se kush eshte ...

Sa here eshte shitur poshte e lart ...

Jane specialista per te manipuluar ..

Mashtrimin, qe nga 44 e ketej e kane kthyer ne shkence ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).