Europianët kanë nisur të jetojnë në një BE të një lloji tjetër, ku ndjekja e interesit kombëtar nga Gjermania është e destinuar të provokojë konflikt me Francën dhe Italinë.

Gjatë natës së gjatë të bisedimeve mbi Greqinë të 12-13 korrikut, diçka themelore te Bashkimi Europian u thye. Ajo që ndryshoi atë natë qe Gjermania, të cilën Europianët e kanë njohur që nga Lufta e Dytë Botërore. Në sipërfaqe, bisedimet qenë për të shmangur një dalje të Greqisë nga eurozona (ose “Grexit”) dhe pasojat shumë të rënda që do të pasonin për Greqinë dhe Bashkimin Europian. Në një nivel më të thellë, gjithsesi, ajo që qe në bixhoz qe roli në Europë i vendit me popullsinë më të madhe dhe ekonomikisht më të fuqishëm.

Ringritja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe rifitimi i besimit botëror prej saj (gjë që kulminoi me lejen për ribashkimin e Gjermanisë katër dekada e gjysmë më pas), u ndërtua mbi disa kolona të guximshme të politikës së brendshme dhe të jashtme. Në shtëpi, një demokraci e qëndrueshme e bazuar te sundimi i ligjit u shfaq shpejt. Suksesi ekonomik i shtetit gjerman të mirëqënies sociale rezultoi një model i vlefshëm për të gjithë Europën. Dhe gadishmëria e gjermanëve për t’u përballur me krimet e nazizmit pa rezerva, mbështeti një skepticizëm me rrënjë të thella për çdo gjë që ka lidhje me ushtrinë.

Në termat e politikës së jashtme, Gjermania e rindërtoi besimin duke përqafuar integrimin Perëndimor dhe Europianizimin. Fuqia në qendër të Europës nuk duhet të bëhet kurrë më një kërcënim për vetë kontinentin. Për rrjedhojë, Aleatët Perëndimor synuan pas vitit 1945 – ndryshe nga periudha pas Luftës së Parë Botërore – jo që ta izolonin Gjermaninë dhe ta dobësonin atë ekonomikisht, por që ta mbronin atë ushtarakisht dhe ta bashkangjisnin në mënyrë të pandashme politikisht me Perëndimin. Për më tepër, ripajtimi i Gjermanisë me kryearmikun e saj, Franca, mbetet themeli i Bashkimit Europian të ditëve tona, duke ndihmuar në inkorporimin e Gjermanisë në tregun e përbashkët europian me perspektivën e një bashkimi politik të Europës në të ardhmen.

Por sot në Gjermani, këto ide janë konsideruar në mënyrë të pashpresë si “Euro-romantike”; koha e tyre ka kaluar. Sa lidhet me Europën, tani e tutje Gjermania do të ndjekë më së shumti interesin e vet kombëtar, njësoj si gjithë të tjerat.

Por një të menduar i tillë bazohet në një premisë të pavërtetë. Rruga që Gjermania do të ndjekë në shekullin e njëzet e një – drejt një “Gjermani Europiane” apo një “Europe Gjermane” – ka qenë pyetja themelore historike në zemër të politikës së jashtme gjermane që prej dy shekujsh. Dhe kësaj pyetjeje iu dha përgjigje gjatë asaj nate të gjatë në Bruksel, ku Europa Gjermane mbizotëroi ndaj Gjermanisë Europiane.

Ky qe një vendim thellësisht i rëndësishëm si për Gjermaninë ashtu edhe për Europën. Dikush vret mendjen nëse kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble qenë të vetëdijshëm për atë se çfarë po bënin. Që të hedhësh poshtë kritikat e ashpra ndaj Gjermanisë dhe lojtarëve të saj kryesorë që shpërthyen pas diktatit mbi Greqinë, siç bëjnë shumë gjermanë, është si ta shohësh botën me syze me xhama rozë. Është e sigurtë se ka pasur një propagantë të pakuptimtë mbi një Rajh të Katërt dhe referenca idiotësh për Fyhrerin. Por, në thelb, kritikat artikulojnë një ndërgjegjësim akut të ndarjes së Gjermanisë nga politika e saj europiane e pasluftës së dytë botërore.

Për herë të parë, Gjermania nuk desh më më shumë Europë; deshi më pak. Qëndrimi i GJermanisë në natën mes 12 dhe 13 korrikut shpalli dëshirën e saj për të transformuar eurozonën nga një projekt Europian në një lloj sfere influence. Merkel u detyrua të zgjedhë mes Schäubles në njërën anë dhe Francës (e Italisë) në anën tjetër.

Problemi qe themelor: Ministri i saj i financave deshi të detyrojë një anëtar të eurozonës të largohej “vullnetarisht” duke ushtruar presion të stërmadh. Greqia duhej ose të dilte (me vetëdije të plotë të pasojave për këtë vend dhe për Europën) ose të pranonte një program që efektivisht e bën atë një protektorat Europian, pa asnjë shpresë për përmirësim ekonomik. Greqia tashmë është subjekt i një kure – masa të mëtejshme kursimi – e cila nuk ka funksionuar në të shkuarën dhe që u dha vetëm për të kënaqur nevojat e politikës së brendshme të Gjermanisë.

Por konflikti masiv me Francën dhe Italinë, ekonomitë dy dhe tre më të mëdha të Eurozonës, nuk është mbyllur, për shkak se, për Schäuble, Grexit mbetet një opsion. Duke pretenduar se lehtësimi i borxhit është “ligjërisht” i mundshëm vetëm jashtë eurozonës, ai dëshiron ta kthehë këtë çështje në një levë presioni për të sjellë një Grexit “vullnetare”.

Pozicioni i Schäuble ka nxjerrë në pah pyetjen themelore të marrëdhënies mes veriut dhe jugut të Europës, qëndrimi i tij rrezikon ta shtyjë eurozonën drejt pikës së thyerjes. Besimi se euro mund të përdoret për të sjellë “ri-edukim” ekonomik të jugut të Europës do të rezultojë një falsitet i rrezikshëm – dhe jo vetëm në Greqi. Siç e dinë mirë francezët dhe italianët, një këndvështrim i tillë vë në rrezik të gjithë projektin europian, i cili është ndërtuar mbi diversitetin dhe solidaritetin.

Gjermania ka qenë fituesi më i madh i bashkimit të Europës, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga pikëpamja politike. Thjeshtë krahaso historinë e Gjermanisë në gjysmën e parë me atë të dytë të shekullit të njëzet. Bashkimi i Gjermanisë nga Bismarku në shekullin e 19 ndodhi si pasojë e nacionalizmit Europian të kohës. Militarizmi u bë një koncept i lidhur ngushtë me fuqinë gjermane. Për më tepër, filozofia publike e Gjermanisë, ndryshe nga ajo e Francës, Britanisë së Madhe apo Shteteve të Bashkuara, nuk përqafoi kurrë ideale civilizuese për të justifikuar përdorimin e fuqisë ushtarake.

Themelimi i shtetit komb të bashkuar të Gjermanisë për herë të dytë më 1989 u bazua mbi pakthyeshmërinë e orientimit Perëndimor dhe Europianizimin e Gjermanisë, Dhe politika e Europianizimit të Gjermanisë mbushi – dhe edhe plotëson – hendekun në civilizim të trupëzuar në shtet-formimin gjerman. Që të lejosh gërryerjen e kësaj kolone – apo, më keq, ta rrëzosh atë – është një çmenduri e rendit më të lartë. Kjo është arsyeja se pse, në BE-në që u shfaq në mëngjesin e 13 korrikut, Gjermania dhe Europa që të dyja janë humbëse.

Project Syndicate - Via reporter.al
Joschka Fischer, ministri i jashtëm gjerman dhe zëvendës kancelar nga viti 1998 deri në 2005, ishte një lider i Partisë së Gjelbër Gjermane për rreth 20 vjet.

57 Komente

5*joshka

Angie, The Donald & lerme o Zot te rronj!!!

C behet me ate Trumpfin, more ju te Amerikes ? Kemi merak si do veje fati Amerikes po nuk fitoi ai  ? 

do kthehet me fitore, Grava, e atehere do bejme shume good deals me Kinen, Meksiken dhe Japonin!

emo duhet ta konceptojme ...pe tamami( thone korcaret) boten tete miliardeshe ! Dhe nje Amerike  ...qe po zbret ...ngaj mali ! 

Nga Trump e trumpfer ta ndalin gurin e varrese qe niset teposhte ! 

cikli i perandorive qenkesh 250 vjecar, ose 10 breza njeriu, o lla. kshu than, Grava, dhe epoka e fundit, qenkesh ajo e dekadences. kete po perpiqet Donaldi i Madh te beje, te ndale dekadencen. dhe te spastroje skorjet.

Mundohet shume, i lothmi. Se nuk e lene, i vene shkopinj ne rrota.

Jemi ne tension deri ne nentor 2016. Ishalla ven mire punet, qe ta festojme rehat edhe 29 nentorin pastaj!

Sa qenka plakur ky, kisha vite pa e pare.

ashtù, i çik bullshit fetar se ka lezet kur perzihet me politike te epokes se aluminit:

As we forgive our debtors

ene i çik real-politik nga epoka e plastikes:

How Luther and Calvin caused the Eurozone crisis

He tells us that there are some Germans calling for a “northern Euro,” consisting of the Germans, Dutch, Finns and perhaps some Catholic countries like Poland and Austria, close enough to Germany to behave like proper ‘fiscal Protestants.”smiley

    Sigurisht qe ky do te ishte perfundimi i tere asaj tevature ku plot elefimatrake, si dhe ministri gjerman  i ekonomise( i cili duhet te shkoje... asistent i ministrit grex Warufakis) qe e konsideronte te  lete, kete  problem thelbesor politik, ceshtje te euros ne zone ! Dhe zgjidhjen " nje shkelm ne prapanice grexit ! " 

    Sipas meje, gjermanet nuk duhet te harrojne, per asnje minute se jane raja te Amerikes! dhe u duhet re lexojne mire ca pat profetizuar Lenini ne vitin 1919 " Per Shtetet e Bashkuara  te Evropes" ! Ta kendojne dhe ronxhoponxhot qe japin mend kur jane bosh fare ! Nuk do te jete e larget dita kur pas Grexit ore burkrati gjerman i ekonomise, te tjera shtete do kene te njejtin fat!Pastaj edhe Ghermania! 

   Tregu iku ...ne Azi ! Kolloset aziatike plus Rusi  e kane bere me dhimbje koke Ameriken Kush po pyt me per jermanin ! 

Sipas meje, gjermanet nuk duhet te harrojne, per asnje minute se jane raja te Amerikes!

Aman o grave sa i pashpirt qe je karshi sivellezerve te krishtere!

Nuk mund te gjeje nje fjale qe te evokonte me pak dhimbje, padrejtesi, dhe abuzim per shqiptaret e krishtere. 

Po vec nje fjale u thane nga Amerika " kujdes me Greqine " dhe  24 ore xhungule jermanet ...as uje nuk pine ! 

Rinxirrni bre Roni tere ato opinionet me te cilat qat per segjalli tere greket qe ...do perjashoheshin nga Evropa ..gjermane ! Mblidhini se duhen stivosur ne vendin ..,qe u takon ...! 

Dhe shtrengojuni doren Levendeve ballkanas !

Dekolete nacionaliste smiley

Sorry per postimin qe bera si replike, emgrant. ishte refleks i shpejte imi. E kuptoj bezdine, as vete s'me vjen mire kur me ndodh e njejta gje.

I had no complaints smiley

You wouldn't regardless. Thx for not minding smiley

more jo vetem mes ca shqiponjave te zeza e allosua ta  vendosesh, por edhe mes gjith skiftereve te botes , Evropa jermane te ka lene shendene ! Me vjen keq qe nuk e patem fatin te ishim ca kohe bashke me ta ! 

O Rono! kape ene ket bullshit prej bibiçiçi:

http://www.bbc.com/news/magazine-18789154

Talk of thrift and responsible budgeting comes instinctively to Angela Merkel, daughter of a Protestant pastor.

smiley

The new German president, Joachim Gauck, who might play an important role in constitutional arguments about the single currency, is also from the Protestant fold - he is a former Lutheran pastor.

smiley

 

Ej jena duke interesuar per IMAZHIN ne ketej eeeej! Na u prish imazhi i gjermanve, po bota c'do thote?!

Nderkohe qe ne Shqiperi hidhemi perpjet kur dikush perpiqet ta nxjerr minimalisht si nje vend normal ( se per imazh te mire s'behet fjale), apo na duket krejt normale sterotipizim tejet negativ qe behet ne filma fqinjesh, europian apo hollivudi shqiptareve te vobekte qe i futen karuzeleve te krimeve, sepse s'kane asnje gje per te humbur!! Ashtu cdo gjerman tmerrohet( por ja gjate) kurre dikush thote nje fjale te keq per ta. Seriozisht kjo.

Pas krizes greke, ne Gjermani jane ngritur koka te medha ( po po te medha fare!! Habermas and shit) dhe qahen ne TV- na prishi pune Greqia, se na mori erzin ( me pak fjale). Turp i madh, do na kene inat gjithe bota,- kthehet tjetri. Dhe e gjitha kjo seriozisht, pa ju dredhur qerpiku fare. 

Robi per erz rron, kane thene te mocmit. Ndonese s'e ka kuptuar njeri thellesine bashkekohore te kesaj shprehje qe ka kaluar te gjitha shoshat e shekujve.  

Fischer ( sa qejf e kane propaganden keta komunistet mer) e pranon dhe vete qe masat dhe reformat qe EU i kerkoi Gr nuk funksionuan. Tani para se te kaloj matane nga bregu tjeter dhe ti bej moral Gjermanise te na shpjegoj te pakten se pse nuk funksionuan keto masa. Cilat ishin
arsyet ? Ishte problem kapaciteti apo vullneti dhe demagogjie? Por çfare te presesh nga anarkist marksit specialist i bombave molotov ne vitet 68? Vetem moral dhe llafe pa bereqet.

Problemi thelbesor i demokracise eshte qe po mblodhe vota si Nard Ndoka behesh dhe minister si Nard Ndoka

Kohe te keqija: pasi Gjermania 'regrets' qenien e Greqise ne projektin Europian, i vjen rradha te tjereve te pendohen per perkrahjen qe i dhane Gjermanise vete, kur kjo kish nevoje.

"Themelimi i shtetit komb të bashkuar të Gjermanisë për herë të dytë më 1989 u bazua mbi pakthyeshmërinë e orientimit Perëndimor dhe Europianizimin e Gjermanisë... "

Po amon mor ktheje Gjermonin e shemtut se na hongri permrena spanjoli bukur smiley

A erdhi ujti ne Tirane mer di gjo njeri?

O admin, ketij Nard Ndokes tone verja komentet me kornize te lutem smiley

Mesa duket shoqja Merkel do leje leshte tek ishulli i Ciklopit. "Olimpi" kekon kurban. Akoma s'paska dale gje nga pergjimet, hajt se me vullnet gjendet cdo gje.

Po ca lesh pergjimesh amon. Kur doli ne fillim fare historia e pergjimit te telefonit te saj ajo u terbua, dhe e di pse? Une e di tha qe me pergjohet telefoni nga ruset dhe kinezet, po nuk e prisja te me pergjonin dhe aleatet smiley Tani merre vesh vet ti ca mund ti kapin asaj me pergjime 

Dmth ti thu i ka qendru besnike burrit. Se mos ka bo nei gili vili m'Tirone. Aleatet zakonisht "gjejne" cfare kerkojne.smiley

O Xhibo, meqe tek tema "Lind andej ku ja ka qefi e ku t'i teket me Lind" me pyete e me kape mat se dikotimia Oksident-Orient eshte e stisur nga komunistet dhe fashistet, e ku ma ke dikotomine Jug-Veri?, qe ku i ke te dyja bashke:

As Lucio Caracciolo cleverly wrote on the Italian magazine Limes: "After decades of meridian geostrategy, pitting Western and Eastern Europe one against the other in the name of the USA-USSR clash -- the so- called "lungs" of Wojtyla -- the continental limes (translator's note: latin word for dividing line) now seems to follow the North-South parallel, again pitting one against the other." With national character taking the place of the Iron Curtain. And the spread-infected Euro becoming the trigger of a new continental partition.

http://www.huffingtonpost.com/massimo-fr...

 

 

O Heretik, ja te te qeras dhe une me nje karamele te hidhur shqiptare, sa per variacion shijesh: 

Jemi një vend ku jehona e akademizmit të sotëm nuk e tejkalon mitin e akademikëve të diktaturës.

Dmth s'eshte as tranzitokraci thote qy me kete artikullin qe e paska bere enkas per dhembet kulture-te-mprehte te internetosferes shqiptare. Kuptuhet ama qe autori--si te gjithe ne shqiptaret e tjere--zgjidhjen e pret nga shqiptaret e tjere...ne rastin e tij nga shqiptaret e jashtem, se te brendshmit jane pak te zene me sezonin e plazhit keto 6 muajt e beharit. 

Hahaha tirona e bukur kjo.

Perjete me ty partizon

Ishalla e vret ndergjegjja gjermanine e na nderton dhe neve nje metropolitan ne tirane.

Legjende urbane e Evropes eshte. Qe nga ftyra e dallon qe ka qene garipe ne moshe te vet. Ta kishim pas dhe at Zojen e Hekurt akoma...

bravo joshka me origjine pe korce, evropa gjermone duhet te kuptoje se nje devijim i tille hegjemon eshte piramidal dhe cenon benefitet e projektit evropian.

Keywords :

projektin europian, i cili është ndërtuar mbi diversitetin dhe solidaritetin.

"Ce qui nous menace, ce n'est pas l'excès d'Europe, mais son insuffisance."

F.H.

Kur të kalojne vite, historianet do rrefejne se, roli i i disa figurave politike të fillim shekullit të XXI (si ky ketu ose si ai atje), edhe pse pamjaftueshem, të pakten arriti të ndaloje perkohesisht marrezine politike. 

Plus kjo ana tjeter e fytyres gjermo-evropiane e cila po rritet paralelisht me retorikat "ata jane evgjitet e Evropes", dmth ne vs ata...ne kete rast s'ka shume rendesi kush jane "ata", rendesi ka qe jane me te keqinj se "ne" dhe duhen luftuar: 

Is the Ugly German Back? Flames of Hate Haunt a Nation  

 

During the first six months of this year, right-wing extremists in Germany committed attacks against places housing asylum-seekers on an almost daily basis. Many refugees living in the country fear for their lives.

 

- Artikulli nga Der Spiegel

Bravo Der Spiegel qe i bie kembanes se alarmit, kuptohet per interes te vendit te vet, jo per interes te te huajve, sepse e shikon llumin qe po rritet aty. Simotrat amerikane te saj, si fjala vjen New York Times, jane inferiore krahasuar me The Guardian, por dhe Der Spiegel, kur vjen puna per te bere rolin e pushtetit te katert. NYT p.sh. akoma s'i ka kerkuar falje popullit amerikan per faktin qe u be instrument ne propoganden e luftes se Irakut, pavaresisht se jo qellimisht. 

po ja qit lakrat shaubles, me duket smiley

Stalker, e gezofshi "Aktin Patriotik" ne France. Na behet qejfi qe ecni ne gjurme te Amerikes. smiley

edhe kanadezve? smiley

Kanadezeve i merr te keqen se e kemi kryeministrin si fajkua!

koken me aerodinamike e ka whatafaki per ate pune...

Ashtu vertet. Si pjeper veden e ka. Jeshil nga mrena.

ore, e di ti qe kete lajm e lexova para pak minutash tek respublica.al ?? Dhe nuk po gjej nje medie te vetme franceze te flase per kete "akt" !! (duke lene menjane faktin qe s'kam pare asgje te tille ne tv keto dite !!)

smiley

 

ti ku e lexove ???

atje e lexova dhe une smiley

Gardiani mo Gardiani e kishte. Ja dhe Liberacioni. Po juve ua fusin ne heshtje me duket. 

oh, ligji per pergjimet ! ka qe ne qershor. kane modifiku disa procedura per perndjekjen e akteve terroriste.

Eeeeeeee mire o mire, "patriot act" detyronte nderrmarrjet (biles dhe ato jo amerikane !!) ti jepnin informacione autoriteteve federale ! Nje Xhorxh Bush beri nena, ku ka bythe franca per te tilla xhevahire ?!! Turp te kete biles kongresi amerikan qe po e zbut nje cike ligjin (pas mrekullirave qe na degjuan veshet per veshet e NSA-se smiley )

Bravo. Ja keshtu me sportivitet duhet ti merrni keto gjera, jo pernjehere e ne demostrata. smiley

Udheheqesit europiane mund te jene krenare qe kane mbajtur te bashkuar Unionin, por cmimi per shpetimin ekonomik te Greqise, duke e humbur ate politikisht, eshte transformimi i projektit, nga nje i ngritur mbi shpresa dhe aspirata, ne nje projekt qe mbijeton fale frikes dhe konfuzionit.

shkrim sh. i mire

   Shum interesante situata evropiane ! Sot amerikanet( analiste serioze te ekonomise botrore) thane se qe te munden vendet e Evropes jugore, Greqi, Itali, Spanje e Portugali,  te dalin nga situata, jo me qe nuk behet fjale te dali grexi, sipas ministrit gjerman te ekonomise por duhet te dali Gjermania ...! Me ironizonin disa " opinionista " te blogut  kur thosha se Levendet ...nisen historine e Evropes se Re ! 

   Levendeve greke, nje monument historik ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).