Personeli i stacionit të Rojes së Financës në Aeroportit “Leonardo da Vinci” Fiumicino pas një pune të gjatë e të kujdesshme investigative kreu një aksion, kundra produkteve të falsifikuara. Gjithsej u sekuestruan 1 270 000 copë produkte të falsfikuara, që të gjitha “Made in China”.

Financierët italianë sekuestruan 500 000 hape (kokrra) vitaminash të falsifikuara me destinacion Afrikën, 150 000 copë artikujsh bizhuterie markash të njohura të gjitha të falsifikuara si edhe 20 000 kuzhineta me sfera dhe rula.

Financierët italianë për këto mallrat ë falsifikuara kanë denoncuar 20 persona, që të gjithë shtetas kinezë me dhe pa dokumente të rregullës qëndrimi në Itali.Në kuadrin e këtij aksioni u sekuestruan edhe 600 000 copë prezervativë false me destinacion Aeroportin e Rinasit.

Sasia prej 600 000 prezervativësh false të markave “Durex” dhe “Via Ananas” kishin për destinacion Tiranën, ku do të magazinoheshin dhe do të shpërndaheshin gradualisht madje edhe nëpërmjet siteve të specializuara në internet. Falsifikimi Iogove të firmave në ambalazhin e prezervativëve ishte bërë me makineri speciale dhe logot ishin mjaft të ngjashme me origjinalet.

Prezervativët e falsifikuar pas analizave rezultuan se nuk ishin të mirë sterilizuar dhe ishin prodhuar me përpunim kimik të dëmshëm për shëndetin madje ishin përdorur edhe materiale kancerogjene. Prezervativët ishin të keqlubrifikuar apo edhe të pa lubrifikuar fare, gjë që mund të shkaktojë carje tëe tyre gjatë përdorimit duke humbur pikërisht aftësitë mbrojtëse, që ofron prezervativi.

Zakonisht në Itali (kryesisht në Terminalin e kontejnerëve të Portit të Xhoja Tauros), janë kapur herë pas here sasi mallrash kineze të markave të falsifikuar si psh. veshmbathje, lodra për fëmijë, artikuj kuzhine etj me destinacion final Shqipërinë. Në rastin e produkteve të tilla klienti kryesisht mashtrohet për cilësinë e mallit që ble.

Fjala vjen rrobat e falsifikuara grisen apo u del boja shpejt. Këpucët shqyhen e hapen shpejt, apo lodrat prishen vetëm pasi janë përdorur pak ditë. Maksimumi i dëmit është bezdia në veshje, djersitje, erë e keqe në këmbë etj. Në rastin e prezervativëve të falsifikuara zarari është shumë herë më i madh. Mund të dëmtohet rëndë shëndeti i njerëzve.

Personat, që i përdorin të tillë prezervaivë të falsifikuar duke menduar se do të bëjnë seks dhe qef të sigurtë në fakt rrezikojnë të preken nga një gamë sëmundjesh të rrezikshme duke filluar nga Gonorrea deri te kanceri. Shkurt, të tillë prezervativë false janë të rrezikshëm për shëndetin e përdoruesve të tyre.

Është detyrë e organeve ligjzbatuese shqiptare si psh doganat dhe organizmat e Ministrisë së Shëndetësisë, që tua presin rrugën e hyrjes në Shqipëri të tilla mallrave të falsifikuara, që dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve.

Në rastin e prezervativëve të falsifikuar mjafton një kontakt me homologët italianë dhe problemi është i zgjidhur. Informacioni i palës italiane, zbulon vendndodhjen e kompanisë, që fut në Shqipëri të tilla mallra flase e të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Më pas mbi kompaninë në fjalë godet forca e ligjit dhe kështu mbrohet xhepi dhe shëndeti i konsumatorëve shqiptarë. Fatkeqësisht nuk ëhstë hera e parë që italianët kryejnë të tilla sekuestrime.

Precedentët me prezervativë të falsifikuar

Vetëm përsa i përket sekuestrimit të tillë prezervativëve kemi disa precedentë. Në shtator 2011 doganierët dhe financierët e Portit të Xhoja Tauros sekuestruan 3 milion copë prezervativë të markave të falsifikuara të cilat nga porti kinez i Ningbo-s po tranzitoheshin për në Durrës.

Në gusht 2012 po në Portin e Xhoja Tauros u sekuestrua një ngarkesë prej 90 000 copësh prezervativë false markës “Durex” me destinacion përsëri Portin e Durrësit.

Në janar 2015 një sasi prej 150 000 copë prezervativësh të mirëfalsifikuar u sekuestruan në Aeroportin e Fiumicinos nga doganierët e zyrës doganore Roma 2. Prezervativët u sekuestruan pak para se të ngarkoheshin në aeroplan për në Rinas.

61 Komente

Oh maj Gad! 

lol lol lol...

e vetmja menyre te ngrihet numri i popullsis ne Shqipri...

Duhet te zevendesohen emigrantet bojenxjerres.

Be safe! Don't use condoms! smiley

Kujdes! Mos e prishni shendetin per pese minuta perdorim! smiley

E tmerrshme.
U pa puna. Seks si Koli tani e tutje.

Në rastin e prezervativëve të falsifikuar mjafton një kontakt me homologët italianë dhe problemi është i zgjidhur

epo kujdes me keto fjalite de

i know, right? smiley

Sasia prej 600 000 prezervativësh false të markave “Durex” dhe “Via Ananas” kishin për destinacion Tiranën, ku do të magazinoheshin dhe do të shpërndaheshin gradualisht madje edhe nëpërmjet siteve të specializuara në internet.

Sikur kemi nje mjeshter patriot sitesh interneti ketu ne mesin tone qe merret me keto gjera.

Pse Via Ananas? Pse jo Via Palma meqe kane dale ne mode si peme ne Shqiperi?

  pse Durex ?    -mos valle  desitnacioni ishte Durrsi.?

Gjembi, mjeshtra kompjutri, kemi dy dhe jo nje, siç thua, Art-i dhe Xhibi. 

Vertet? Nuk e dija Pjer. Atehere behen 3, bashke me shkaben.

smiley e dashur , dy dhe vetem dy. 

Rrobat e falsifikuara, Nuk dmth domosdoshmerisht te grisen apo prishen shpejt. Ca krahasimi qe I kane bere e?! smiley so do caheshin me 1 perdorim. Pupu dhe kete kishin mangut populli jone sexdashes. 

Po ne xhynypet si kena bo 50 vjet pa perzevativa ? Marshin indietro e kane nigju naihere shqiptaret e rinj? Tongerllik firauni. Doni shokun Pillo ju. T'iu kapte duke u puth ne territor te Uzines, te nesmen ne zyre dhe nuk dilshit pa u feju qe anej. E kishte zgjidh partia problemin perzevativ.

Po ku benit sex ju aman. Ju 1 here n'jave laheshit. Lol

Pusho mi ti se s'merr vesh ti nga jeta mondane. C'a lidhje ka e lamja me seksin ? 

E pra jeta mondane smiley. Kete weekend fillon season 3 of Masters of Sex. U should watch it Qemolo. Great show, e ke te showtime . Lol

Ka i histori kjo jeta mondane, po ti s'ma ha menia ta kesh nigju se je zogu ri. Ka qene nji volibollist i Partizonit ,Vlash Macaj ( shume karagjoz dhe pak dede' / talleshin me te lojtaret e tjere. Osht ky qe ka shkrujt qe at'here ke Muri i Modh kinez " Shabon hunderri" . Long story short, Partizoni ne Hungari dhe ne dy te notes Bert Borova, Dash Fagu ne Yll Tomorri ishin zgju t'u pi dahon dhe shofin krevatin e Lashit bosh. I shko menia mos ishte arratis dhe fillojne me e kerku gjithanej, kur e gjejne ne banjo, ne vaske me shkume duke lexu liber ne mes te notes. Keto fillojne me tall bythen me Lashin dhe ky iau pret " Pushoni mer katunaret e mutit se s'merrni vesh nga jeta mondane ju " .

P.S. Showtime = $ 9.99 , pornhub = $ 0.00. You make the call. smiley

Uaaaaa Po Nuk eshte Porn kjo qe them une. smiley

Shiko c'paskan qene keta Holandezet qysh pare shume viteve. Kujdes, mos ju afro shume Belulit dhe effkey (vec ata me duket jane me flamur Holandez).

lol

Moza mos u merr me brezin e kaluar se sipas studimeve edhe sot bejn me shum seks se brezi i ri.

Mbase Edison, se kane dificitet e rinise, lol

Forcat e erreta antishqiptare sabotojne kete aksion kombetar.

Ueee ! Nje tregtar ksugjonash eshte bere Kryetar Bashkie dhe u rizgjodh per here te trete.

 

 

Kushedi si do ket then gjat fushates
Ai qe sme voton mua i raft kanceri mu ne bile

llogjikisht kapotat  perdoren ose per one night stand   ose per ndonjerin qe ka qejf te zezatsmiley.  ai qe ka nje marredhenie te qendrueshme dhe perdor kapotat ka ndonje problem,,me siguri.

sidoqofte kurajo vellezersmiley derisa te vije vaporri tjeter nga kina mjaftohuni me ngaprapamodernensmiley

smiley

nuk e keni idene (perveç krijuesit gjenial Oidriz qe e ka idene) çfar kenaqsie dhe krenarie autoriale eshte kur shpik nje term dhe ai gjen perdorim publik.

aq me teper qe ne kete rast eshte edhe pubik.

 

ose per ndonjerin qe ka qejf te zezat

Te bejne pis zezaket keshtu, nxjerrin boje si kepucet falso qe permenden ne shkrim?

po jo moj gjemb jo smiley,se po me ben te behem si shkaba|!  nuk eshte pune racizmi!  si ta them,,, ai kalimi nga e zeza ne te kuqe te erret eshte pak ,, a e gjetasmiley,si te pish birre te ngrohte!

do thuash ti ka zgjidhje,   ja ,,, mbyll syte dhe u krysmiley       po mos valle kjo na con drejt inferendizmit??

nga nji per kok

po ci doni me prezervativet, ku ka me mire se bio 

Jan shtu semundjet seksualisht te transmetueshme. Vin emigrantet me pushime dhe i len ketu si dhurat. smiley

po pra edhe pastaj dalin te _shihemi ne gjyq te Eni Cobani , edhe thone kena ardh ne vend tonin se kena ZAN MEND!

Pse vitaminat ne Afrike dhe jo ne Tirane, atje duhej te dergohesh malli yne. 

  Jepini forca! Ala nuk ka dale ai opinioni me i plote...prej mendjeve te mergimtareve tane per kete problem " madhor" te kombit ! 

Beje mire, beje vet. 

Prezervativët u sekuestruan pak para se të ngarkoheshin në aeroplan për në Rinas.

e po shume mire- 600 mijë probleme me pak!

Keshtu mallrash fallco dhe pa standarte, kapen dhe ketu ne Belgjike dhe vende te tjera. Per çudi shumica e tyre jane nga Kina. 

nji prezervat i skadum, nji shkab mo shum smiley

shkaba asht cun i mir

Me kenë si Shkaba kisha me thanë  ..Për të mirën Tuej asht . smiley

Mirpo ai është nevrik dhe ka rrezik përsërit " e vutë re shokëni . Prapë po ofenojnë pas gjith asaj teme të të fandaksurve e fantastëve me Strategji PPU -je  , ku foli e shtjelloi smileypikpamje e ide vetë  sh Xhibole " smiley

Mësohet se z.Berisha paska thanë se

Njaj Basha dështoi me bixinesin e kllufave .Po mirë Ju ba . Unë i vetëm mbuloja gjithë PD-hin dhe as frymë nuk merrnin po mos me i lirue llastikët smileyDhe kjo më ka habitë pse donte aq shumë smiley. I kam dhanë porosi Left me ....iiiiiii në fund  me e kontrollue se mos asht i çpuem e plot vrima "

Euu sa te holle jeni bo...jo fallco,jo kshtu,jo ashtu.Kur ishim studente,aq tepronte nga buxheti modest sa per te blere nje Durex te vetem.Pastaj te njejtin laj e thaj smiley 

Biles,kur shperthehej,me vrap tek gomisti per ta riparuar smiley

Hajde besoi po deshe smiley

me corape leshi o zorre derri, bio

Qi aj ven esht plot me kllufa e dijshim. Po qi qekan edhe fallco.. smiley

gje e cila ndikoi ne blerjen e prezervativave tek Gabi. Me mire te perdorur po mall sakllam sesa me nje tjeter si ky - tha Paloma qe po conte cunin per te blere cante shkolle.

Pa kapote rezikohesh te infektohesh nga sifilizi e me keq akoma SIDA, me kapote nga kanceri apo lindja e nje femije te padeshiruar, atehere cila eshte zgjidhja? Hiqni dore nga seksi. Ashtu sic lihet duhani, alkoli, droga, lereni dhe te berit seks dhe e keni te sigurte jeten e shendeteshme. Une do ta provoj njehere, mbase mesohem ashtu sic kam bere me duhanin dhe alkolin. Ne fund te fundit e per cfare duhet seksi? Kenaqesite njeriu mund ti kerkoje e ti gjeje tek ushqimi, muhabeti, muzika dhe nuk ka pse te behet viktime e instikteve. 

Qe sot une i them seksit - JO!

Kerko ne google per "lucid dreaming". Meso si ta realizosh. Dmth te jesh koshient gjate enderrave. Bej seks aty. Nese se ke me ironi them.
Gjithsesi seksi me nje te dashur stabel nuk ka rrezikshmeri per semundje dhe shtatzania parandalohet dhe pa prezervativ.

Berberi provon seks me lucid dreaming: naten e pare enderron nje fushe si kjo por me lesh ne vend te grurit, naten e dyte enderron sikur po i rruan mjekren Rames para nje takimi te rendesishem dhe i thyhet brisku. Te nesermen blen brisqe te reja dhe i ve tek komodina prane krevatit.

Edison, pse jep sugjerime te papergjegjshme?

Nje te forte me keto prezervat: kunati im punonte te gjeodezia detare (qe asnjehere s'e kam marre vesh cfare domethene), nejse, dhe nje dite me jep nje pako te vogel  te mbeshtjelle me leter varaku. E  hap dhe gjej nja 10 a 15 preservative. Merri, tha, neve kemi plot ne ndermarrje. Po si ka mundesi, i thashe une, ti nuk punon ne farmaci. Ku i gjete? dhe ishin goxha te mira dhe fine. Vijne nga hollanda tha, dhe ne i perdorim per te lidhur (apo ndoshta me tha izoluar) kabllot detare.  Mbajne shume mire dhe jane te sigurta. Qysh atehere me sillte cdo muaj nga nje dore. Epo kjo pune thashe, punon tjetri me prezervativa qe perdoren per te lidhur kabllo ujore. Sa te rrosh te degjosh. Dhe kjo duhet te kete qene nga vitet '80

Me te forten sna e ke thon akoma....ti car boje me prezervatet ne vitet 80...tullumbace?

p.s. Po ne pse i themi prezervativ...ca prezervo kllufi? Ndershmerine?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).