“E shndritshme dhe e tmerrshme” (“Blistavo i strašno”) titullohet libri me kujtime i Bekim Fehmiut, botuar nga Samizdat B92, një libër që ka njohur mbi dhjetë ribotime dhe është pritur mjaft mirë nga kritika e lexuesit. Paradoksi është që këtë libër të aktorit të madh shqiptar, ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave, ende nuk e kemi në shqip (Bekimi e ka shkruar në serbisht), madje, për të qenë më i saktë, nuk dihet kur kemi për ta pasur në duar. Ç’është e vërteta, një paradoks ka qenë edhe vetë jeta e krijimtaria e tij për ne, shqiptarët e përkëndej kufirit, gjatë viteve të diktaturës. I afruar nga regjimi komunist i kohës, por, njëkohësisht, i mbajtur në distancë, i çmuar lart si talent botëror, por, njëkohësisht, filmat nuk i shfaqeshin në kinematë tona, Bekim Fehmiu ishte djali plangprishës i realizmit socialist që as ia përplasnin derën në fytyrë, as i thoshin “Bujrum, mirëserdhe”. Një paradoks që, i shndërruar në njëfarë mallkimi, e ka përndjekur Bekimin e tok me të edhe ne, adhuruesit e tij të heshtur. Sot e kësaj dite nuk kemi një retrospektivë të plotë të filmave të tij në të ashtuquajturin vend amë (i sjellë si njerkë), pa zënë ngoje pjesën tjetër të krijimtarisë, teatrin, krijimtari që nuk peshon më pak nga vlera e rëndësia. Vetëm vdekja tragjike ngjau për një hop sikur e theu këtë qerthull ogurzi, por, vetëm një hop, duke qenë se, paskëtaj, ra sërish sipari dhe spektatorët u ngritën e dolën nga salla si njerëz të çliruar nga hipnoza e madhështisë artistike të aktorit për t’iu kthyer halleve e brengave të tyre.

Shkruar në vetën e parë – çka është e natyrshme kur bëhet fjalë për një autobiografi – e në kohën e tashme – çka është e pagjasë për një jetëshkrim – kujtimet e Bekim Fehmiut janë një biografi e romanizuar. Por edhe këtu kemi të bëjmë me një përjashtim, më sak një veçanësi, që autori, me sa duket, e ka fort për zemër. Ndonëse një gjini e njohur letrare, biografitë e romanizuara nuk para shkruhen nga ata që duan të flasin për jetën dhe veprën e tyre, por, rëndom, nga shkrimtarë që e përdorin këtë teknikë për ta bërë sa më të gjallë dhe tërheqës narracionin në sytë e lexuesit. Ndërkohë që romancieri ynë e ka përdorur këtë teknikë jo thjesht për ta bërë për vete lexuesin me përshkrimet e shpeshta dhe detajet interesante, por, me një fije zgjuarsie, e ka shfrytëzuar për të fshehur e mbuluar atë çka në mënyrë të natyrshme mjegulla e kohës ka fshirë prej kujtesës. Ndaj ky truk i shtënë në punë me mjeshtëri vjen e shndërrohet në një gjetje befasuese.

I ndërtuar sipas një rendi kronologjik ngjarjesh, autori hap krye herazi siparin e ngjarjeve të përbotshme vit pas viti për një hark kohor që zë fill më 1936, vitlindjen e tij dhe mbyllet më 1955, vitin që hyn në Akademinë e Artit. Kësodore, vit pas viti, krahas ngjarjeve të mëdha në skenën e përbotshme, Bekim Fehmiu ndërton me kujdes dhe skrupulozitet arkitekturën e jetëshkrimit të tij. E gjithë kjo i vjen në ndihmë sa shkrimtarit aq edhe lexuesit për të ndërtuar suazën në hapësirë e në kohë ku merr trajtë e formësohet jeta dhe vepra e heroit tonë. E gjithë bota e fëmijërisë së tij është e veshur me një kostum tradicional, tipik shqiptar, botë që jo vetëm nuk integrohet në detin sllav që e rrethon, por, përkundrazi, i bën qëndresë, e zmbraps, duke u ishulluar në vetvete brenda kufijve të arealit shqiptar. Ndaj nuk është rastësi që Bekim Fehmiu e mëson vonë serbokroatishten, vetëm kur hyn për të studiuar aktrim në Akademinë e Beogradit. Një nga skenat më të bukura dhe më domethënëse të librit, ndoshta edhe në Republikën e Letrave Shqipe (a nuk është ky rasti t’i japim qytetarinë e nderit Bekim Fehmiut në këtë republikë?!) është skena e varrosjes së të atit. Me një frymëzim të rrallë poetik, larg patetizmit dhe emfazës, me sytë e fantazisë së një djaloshi në mendjen e të cilit vrumbullon shpirti i artistit, ai përfytyron sikur shkaba dykrenore e flamurit me të cilin e kanë mbështjellë trupin e të atit, pas amanetit që ka lënë, ngjallet e ngrihet fluturimthi në qiell, duke e mbartur me vete. Kjo skenë danteske përshkruan rrugëtimin e të atit në banesën e fundit.

Mjaft kuptimplotë, veçmasi për kërshërinë e dashamirëve të aktorit, është episodi i “rolit të parë”, siç e quan ai vetë. Pas një zënke për hiçmosgjë me të ungjin, Mazllumin, Fehmiu shtrihet sa gjatë e gjerë dhe shtiret sikur ka humbur ndjenjat, vetëm e vetëm për ta ndëshkuar atë, duke ngritur më këmbë të madh e të vogël në shtëpi dhe përmendet e vjen në vete vetëm atëherë kur e ndjen që zullumi është trashur sa s’mban më dhe nga viktimë e dhembsur mund të kthehet në fajtor në sytë e të gjithëve. Ja pra, kjo është mizanskena e parë, e improvizuar e njërit prej aktorëve më të shquar të rodit shqiptar.

Edhe pse i shkruar në serbisht, gjuha është e pasur me turqizma aq tipike për gjuhën e folur në një familje shqiptare, një regjistër ligjërimor që mund ta hasësh në të gjitha familjet ballkanike, më së shumti ato të besimit mysliman. Proza e Bekim Fehmiut është e ngjeshur me detaje të imta të botës së fëmijërisë. Nga ana tjetër, ai rreket të depërtojë në psikologjinë e karaktereve, jo thjesht për të na përcjellë botën e tyre të brendshme, por edhe duke e përdorur, ngandonjëherë, si kontrapunkt të gjendjes së vet shpirtërore.

I botuar në të gjallë të Bekim Fehmiut, libri shoqërohet me një pasthënie të të birit, Uliksit, dashuria dhe krenaria e të cilit për të atin, gjyshin Ibrahim dhe prejardhjen e tyre, është përnjëmend diçka befasuese e prekëse. Jo pa një fije keqardhjeje të krijohet ndjesia sikur më në fund je njohur me ca të afërm që fati i pabesë t’i kish fshehur dhe mbajtur larg syve e zemrës.

8 Komente

Legjend ...

Shkruanin gazetat Italiane kur u shua ...

Nel 1987, per protesta contro le discriminazioni nei confronti della popolazione albanese, decise di non lavorare più nel cinema e nel teatro in Jugoslavia e scrisse un libro.

Sergio.C Mercoledì, 16 Giugno 2010
Ulisse

Per me, che vidi ragazzino quell'edizione senza tempo dell'Odissea, Bekim Fehmiu era veramente Ulisse e sempre lo sarà, anche se ieri ha deciso di andarsene dalle scene terrene.

Cinema: Belgrado, trovato morto attore Bekim Fehmiu

15 Giugno 2010 19:18 CULTURA E SPETTACOLO

BELGRADO - E' stato trovato morto l'attore albanese kossovaro, Bekim Fehmiu, ex stella del cinema jugoslavo, noto anche in Italia per aver lavorato con Claudia Cardinale e Ava Gardner.

Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Uliksit

Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. 

Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke. 

Vajza më e madhe quhej Besa - fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa - shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim - djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim - arsimimi i popullit; Fatmir - fat i mirë për popullin; Bekim, babai im - donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita - agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta - lulja e jetës. 

Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë shkak, pushteti serbo-malazez e dënon me vdekje. 

Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij. 

Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë. Në atë kohë familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve të lindur, në botë vijnë edhe bijtë: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi. 

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në Shkodër, ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij më e vogël, Afërdita.

Pas rënies së Mbretërisë Jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanët. 

As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet. Pas daljes nga burgu në vitin 1951 ai vdes. 

 

Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur në Gjakovë më 1908, e cila e kishte përcjellë vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu. 

Gjenerata e babait tim Bekimit, është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit që shkollimin e plotë e kreu në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri në maturën e gjimnazit. Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si teatër i vetëm profesional në Kosovë. 

Akademinë Teatrore në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviç. E kalon provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate. 

Teatri i Prishtinës ia ndan bursën e studimeve, por mallkimin që i kishin bërë “zotat “ e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim. Pas dy muajve i ndërpritet bursa.

Që t’u paraqitej të ftuarve, si ylli i ri i filmit “Aventurierët” me yjet më të mirë të filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin “Pjer” të Nju Jorkut, në të cilin ishte paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, në të cilët luante kryesisht role kryesore. 

Në shenjë proteste, për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babai im më 1987-n në mënyrë demonstrative e lëshon pjesën teatrore “Madam Kolontajn”, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe përshëndetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish-Jugosllavi. 

Roli i fundit që luajti për televizionin italian ishte Shën Josifi në filmin “Fëmija i emëruar Jezu” në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. 

Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thënë: “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi në Perëndim gati njëzet vite, duke e depërtuar në perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit”. 

Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin amerikano-italian. 

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit 20. 

Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër. Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... “Ka mbetur heshtja”.

Nga gazetaexpress

Lexoje me sa dashuri flet i biri per orgjinen e te jatit e te tij ....Ai e ka lene amanet me u djeg dhe me u hedh ne Lumbardhe te Prizrenit ..nuk ka thane me leni ketu ne Serbi ..smiley

Se si i marrin  e i pervetsojne serbet dhe greket heronjt tane ...puna e tyre dhe i lumte ....duhet me marre shembull ...smiley  Jo si ne indiferente ose me keq ku te hedhim balte ..si bejne Lubonja , si bente Klosi  e  compani ..duke filluar nga Skenderbeu ,nene Tereza ,himni e te tjere e te tjere ..E mos te flasim per te palaret me mjeker qe i bejne ''harram'' smiley 

 

 

Hiri i Bekim Fehmiut u hodh në Lumbardh

Nga Express më 20.06.2010 në ora 14:38
Pesë ditë pas vetëvrasjes së aktorit të madh, Bekim Fehmiu, hiri i tij është hedhur në Lumbardhin e Prizrenit. 

Sipas një qytetari të Prizrenit, hedhja e hirit është bërë mëngjesin e sotëm, te vendi i quajtur Marash, në praninë e familjes së ngushtë të aktorit të ndjerë, raporton KTV. 

Ky edhe ka qenë amaneti i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në letrën, të cilën e kishte shkruar para se të bënte vetëvrasje në apartamentin e tij në Beograd. Mësohet se ceremonia e hedhjes së hirit është kryer në diskrecion të plotë.

Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka bërë vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre “Odiseja” dhe "Mbledhësit e puplave". 

Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.

I botuar në të gjallë të Bekim Fehmiut,

 

pa lidhje kjo 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).