Zgjedhjet, rritet paraja në qarkullim; maj-qershor u tërhoqën mbi 90 milionë dollarë nga bankat

Zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar mund të kenë nxjerrë rreth 90 milionë dollarë jashtë bankave. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja kesh në ekonomi shënoi dy muajt e fundit një nga rritjet më të forta historike.

Më konkretisht, paraja në qarkullim, u rrit sipas Bankës së Shqipërisë me 5.4 miliardë lekë  në maj dhe 5.1 miliardë të tjera në qershor duke e çuar rritjen totale për dy muajt e fushatës në mbi 10.5 miliardë lekë. Ky tregues përbëhet nga dy komponentë, paraja jashtë sistemit bankar dhe keshi që bankat mbajnë në arkat e tyre për veprimet e përditshme. 

Meqë bankat zakonisht mbajnë të njëjtin nivel kesh në arkat e tyre, ekspertët thonë se rritja e parasë në qarkullim i dedikohet drejtëpërdrejtë keshit që qarkullon jashtë bankave.  

Në kohë normale ky tregues sinjalizon gjallërimin e aktivitetit ekonomik, pasi tregon për rritjen e kërkesës për para nga individët dhe biznesi dhe rrjedhimisht edhe shtimin e transaksioneve në treg.  

Por dy muajt e fundit më shumë se zgjerimin e aktivitetit ekonomik, ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se rritja e parasë jashtë bankave mund të jetë e lidhur me një tjetër fakt, atë të zgjedhjeve. 

Historikisht gjatë fushatave elektorale, nga sistemi bankar dalin shuma të mëdha parash, përmes të cilave partitë financojnë shpenzimet zgjedhore. 

Këtu përfshihen qoftë shpenzimet formale për postera, apo reklama, por edhe ato informale në formën e pagesave për të joshur votuesit të orientojnë votën drejt tyre, një fenomen ky gjerësisht i njohur në Shqipëri. 
 

23 Komente

fushat...punsimi

Perafersisht 56 dollare per votues.  Bereqavers.  Mund te kishte qene edhe me shume. Kush do i ndalte. 

Kush do i ndalte,  do thosh Bradi smiley

Nuk genjejne numbrat, 50 evro ka qene pazari per karte (dmth abstenim).

Ka lezet, per demokraci ne Nuk kursejme.

....U hodhen , ku ? 

me dukeet sikur eshte nje konsspiracion qe duhet me patjeter qe perligji deklaratat e PD qe zgjedhjet u vodhen u shiten, u blene e ku di une...Qe kaa te tilla fenomene kjo nuk diskutohet, por jane pjelle e te dy kraheve politike...POr humbesi sigurisht qe bertet me shume. Po e njejta gje ndodhi edhe ne 2013... kur opozita i fitoi ato dhe PD i ra borrise se shitblerjeve... Ja dhe tashti na doli edhe baza faktike e ketij perfundimi logjik... Nga bankat na paskan dale paprrittur 90 milione dollare dhe  Eureka.... jane keto para qe kane shkuarr per blerjen e votuesve... Pra sipas llogarise 56 dollare per votues.... hahahaha, i bie qe zgjedhjet te kene dale 100%....Une nuk e di se si  i bejne llogarite dhe mbi cilat teori sociale i mbeshtetin keto thagma autoret e ketyre llogjeve... Por megjithate ata qe nxxoren 90 milionshin, te pakten te na nxirrnin edhe 10 apo 20 terheqesit me te medhenj perr ti bere llogarite tamam dhe per te bere nje analize me te sakkte... se kush dhe kujt nuk i kane ecur parate....

alidems,  na mori malli ore ! Po ce vret mendjen , dihet qe i mbyturi kapet per ...leshi ...ku te gjeje ! Nxjerrja e vetpergjegjesise eshte me pasoja.Kush u marros te luaje vendi ? Ja bi llafi , ne Durres mund te bliheshin 13.500 vota ? 

o grave, kur te mblidheni, jepini drejtim me tave dheje, shoqeru me turshi patllixhoni dhe qep te kuqe. thuji alidemsit qe ideja per menun esht e imja.

pse kujto se po ftojm Bamirin ? Bifteke plot pjatat ore ! Bifteke me mish Laberie  dhe salce kacupi ( shtalpe ) ! Ato te tuat jane paderman ! 

ke harru hudhrat ...

salç shakulli. ababa. me vrave.

smiley

 

...ne mes te fushates nje doganier ne Devoll terheq 50 mije euro nga banka dhe i blen te gjitha miell per fushaten . “Aleancës së qelbësirave” i çahen thasët e miellit rruges, qelbën gjithë Shqipërinë!!smiley

Vallai albanezet kane aftesi me degjeneru cdo gjo. Parja ka kohe qe ble vota aty, po tashti ka dale moda me ta lyp si bicim neri. Amon se ashtu e kom hallin (qe zgjidhet me nje numer votash) , a voto per ...(merret me men besojsmiley). Ngjarje reale e tregume nga nji goxha rob qe s'ka nevoje ta shesi, po ca t'boj ma kerkoi per shoqni, tha. smiley

O Pjer makroekonomisti, sa petulla behen me 90 milion dollare miell dhe a do ishte ziliqar Krishti i cili vetem 4-5 mije cope ushqeu me mrekulline e tij peshk-bukore? 

Me duket me shume budallenj se ne shqiptaret jane amerikanet.

Obama dhe Romney benin gare kush e kush te harxhonte sa me shume dhe u harxhuan 1.5 miliard dollare ne fushaten e 2012,per nje vend pune qe e paguan 500 mije $ ne vit.

Apo Michael Bloomberg qe harxhoi 100 milion$ per nje vend pune qe e paguan 100 mije $ ne vit.

Eshte mbushur bota plot me "budallenj",por cuditerisht shqipot kujtojne se jane te vetmit ne bote.

Ose, budallai je ti qe edhe pse je nje shqiptar qe jeton ne Amerike e duhet te kesh njohuri per te dyja vendet, s'e ben dot dallimin midis parave te harxhuara nga fushatat ne Amerike dhe atyre ne Shqiperi. Ose mbase je shume i zgjuar por truri te eshte mbushur paraprakisht me njohurite per fushatat ne Tajlande dhe Zelanden e Re dhe s'nxe me info per fushatat e vendeve te tjera. 

Mos ACDC si guxon e shave ameriken. Atje dhurojne privatet, ketu dhurojne privatet. Ketu ka buxhet nga shteti, atje ka buxhet nga shteti. Sa gjera mund te benin me ato para fushate, si ne amerike, si ne shqiperi?

nuk eshte shifer e ulet, por ato te dhenat qe dalin nga librat e bankes nuk i morra vesh fare. Cfare jane edhe njehere keto te dhena?

kursimi eshte per losers. Bosset e vertet pysin si te fitojm, jo si te kursejm.

vetem Chapo mendon keshtu smiley dhe drejtorat e LSI

te tjeret pastaj, shumojne & kursejne

Duhet te harxhosh qe te fitosh

.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).