Nëse nuk do të jetë ajo vapë e madhe dhe ngut i organizatorëve iranianë, që na ngatërrojnë shpesh me historitë e muxhahedinëve, takimet që nuk bëhen dhe mungesën e axhendës, ne mund ta shijojmë qytetin, si të tërë. Por s'është e thënë. Në Iran ka një nge kombëtare, që i ngjan asaj të shqiptarëve të viteve të para të demokracisë. Ah, përveç trafikut. Aty, iranianët janë të gjithë raketa. Nguten e nguten për në askund…


Pas një orë e gjysmë udhëtimi të lodhshëm prej Persepolisit, qytetit të njohur antik të Darit të Madh, kemi mundësi që të prehemi në Shiraz. Dhe, nëse fjala prehje mund të kishte ndonjë kuptim do të ishte realisht qenësia në këtë qytet të bekuar nga shekujt dhe nga fati. Po fati. Në njoftimet turistike thuhet se është qytet i poetëve, luleve dhe verës. Dakord me të tjerat, po çfarë lloj vere është këtu?- insistoj me më të paepurin e shoqëruesve. Paçka leximeve, kujtoj se do mund të ketë ndonjë shteg pije. “Çfarë lloj vere më thotë naivisht?” Po, pra çfarë vere prodhohet këtu?- i përgjigjem me pyetje. “Ajo është prodhuar dikur. Tani, në Iran s'ka alkool. Alkool jo”.

Në fakt, e di, por nuk kuptoj sesi kanë ngritur ose do ngrenë shpejt edhe 150 qendra për të alkoolizuarit. Ky diskutim mbyllet këtu, ndërsa futemi në një sqarim për Islamin dhe veshjet e shumta të ndryshme fetare që has ngado në vende të shenjta, si këto që kanë lidhje me poetët e ku mendojmë se do na përcjellin. Ku është ndryshimi? A do shohim ndonjë gjë?-pyesim. “Kemi se çfarë të shohim?- na thonë. Do shikojmë varrin e Hafëzit, Saadiut…”. Befas njeriu që sqaron më shumë ndalon. Ka qenë dikur në Revolucionin Islamik dhe është tipik, një punëtor partie, si më pëlqen ta identifikoj. Është krenar që më përmend titanët artistikë të vetët. “Ne kemi autorë që kanë shkruar persisht i them, për të mos thënë që ju kemi përkthyer shpesh nga origjinali…”. Më shikon dhe e shikoj. Dua ti flas për Vehxhiun dhe njerëzit si ai që i degdisëm dhe i tallnim. Por s'është vendi. Shirazi të heshton.

Shiraz

Për fat heshtja shkon me topitjen që të lë temperatura që në këtë ditë i afrohej të 400. Anipse, po afrohen orët e pasdites dhe derisa të udhëtojmë sërish natën pas në Teheran, kemi me çfarë të merremi. Shirazi, ku po bujtim, është krenaria e Iranit dhe një nga qendrat më tërëndësishme të dijes, poezisë dhe madje jurisprudencës, bashkë me florën dhe vreshtarinë, që kanë qenë vetëm si aty…Jemi në jugperëndim të Iranit, vendit gjigand aziatik, mu në mes të një zone që pjell vetëm telashe dhe ekzotikë për botën. Por, Shirazi sdo tia dijë. Ka kudo prehje, përveç trafikut. Edhe këtu të gjithë nguten. Nguten. Ndërsa imazhi, është ai i zakonshmi. Njerëz që ecin pa sens dhe ngjitur. Zezana e xhihabit dhe burrat me veshjet tipike qytetare-islame, të rrethojnë kudo. Por, qyteti është edhe një oaz i vërtetë gjelbërimi, këndshmërie dhe njerëzish të paqtë, të dhënë pas arteve dhe madhështisë së tyre. Gjen njerëzit më të mrekullueshëm që qëndisin, artizanë të gjithë gdhendjeve dhe vend ku mblidhen artistë nga i gjithë Irani popullor. Shirazi, ndër shekuj, i siguroi kombit gjeni të shumtë dhe paqtim. Por, shoqëruesit tanë enden vetëm me disa gjëra klishe. E bëjnë shoqërimin e tyre dhe më të sikletshëm me ruajtjen e ngjeshur dhe me mungesën e kulturës. E ëndërroj, të na linin me një kineast, ose një artist të çdo lloji. Me gjithë rënien shekullore, qyteti i katërt më i madh në hartën e Iranit, sa i përket popullsisë, është mrekulli për tu parë. Çfarëdo që thonë, më kap vështrimin e kuptimin shoqëruesi ynë, ata lulëzuan vetëm pas pushtimit islamik. Se di që qenka dhe kaq i kulturuar. Dhe, pastaj? Persët, si shkak i vendit, e bënë me të drejtë kryeqytet dhe është ndërtuar nga “Muhamed bin Kasim bin Ebi Aqil, robi i Haxhaxh.” EI di përmensh të gjitha këto. E megjithatë, nuk i shkon fare etimologjisë së emrit: “Shiraz” do të thotë “shpella e luanit”!!! Kaq gjumash dhe i paqtë, mund të kishte një emër tjetër, u them. Shpjegimin ma jep një djalë, me të cilin flas në Pazar, por edhe me këtë më lënë fare pak… “sepse këtu mblidheshin të gjithë plaçkat nga e gjithë bota dhe vetëm luani i mbledh si këtu”. Pazari i Shirazit është një nga mrekullitë, ku nuk kemi fatin të rrimë pak më shumë, pasi kemi parë një kështjellë, disa artizanë dhe një hamam. “Kujdes xhepat”, na thonë organizatorët, duke më treguar nga portofoli që qëndron në xhepin e pasmë…Është më e pakta gjë që kam ndërmend. Dua të shikoj e të harrohem këtu. Ata që e ndërtuan as nuk mëdyshuan për këtë vend. Kishte ujë, gjelbërim dhe mblodhi njerëz të dijshëm e mbi të gjitha, ata që e ndërtuan, e bënë Shirazin shembullin më të mirë të arkitekturës islame.

Te poetët

Hyrjen e objekteve fetare mund ta shijosh realisht si një mrekulli. Pjesa tjetër është Iran. Zymtësi, njerëz si uniformë dhe tollovi e paqtë. Ani, në pak vende si këtu mund të flasësh aq qetë dhe me aq respekt sesa me banorët e Shirazit. Flas me ushtarë, studente me xhihab, djem të rinj, që janë të gjithë miqësorë. Janë pinjollë të atyre që i dhanë aq fisnikëri këtij vendi dhe jo më kot, qyteti shekuj, u shndërrua në vend të Shkencave të Larta Islame (Ulum); truall për idetë islame dhe shkollat e ndryshme, që lulëzonin në hapësirën e pamatë islamike. Dhe, në librat turistikë ke të shënuar pa fund shkencëtarë, dijetarë, juristë dhe gjyqtarë, që më ngatërrohen në kohë dhe pushtime pa fund. Në një nga librat e shenjtë thuhet se edhe vetë Pejgamberi e ka bërë me dije se….ata do të adresoheshin nga disa njerëz të Persisë. Dhe, vërtetë, të mënçurit gjithnjë kanë dalë që këtej, sepse Shirazi ishte qendra e kulturës dhe qytetërimit islam të Iranit. Kur do shikojmë varrin e Hafëzit, pak më vonë, poezitë e tij të mbjella kudo, zogjtë e shumtë, me të cilët interpretohet poezia e tij e kupton këtë madhështi. Vetëm në Iran, ka realisht tempuj për poetët dhe dashuri, kjo më shkon ndërmend teksa bredh ngado…Kam lexuar se dikur në protestat kundër Ahmadinaxhadit, recitoheshin poezi të klasikëve iranianë. Mbase jo të Saadit të famshëm, por të shumë e shumë autorëve të kohës sonë dhe të viteve të shekullit të XX. Teksa drejtohemi për tek varri i Saadi-t, që mund të shihet vetëm si gjurmë në qytetin e Shirazit, marrim të tjera e të tjera informacione, por gjithnjë sporadike, sepse shoqëruesit tanë mbeten pedantë. Është e pamundur të hasësh një iranian të kulturuar, që të mos recitojë normal atë. Saadi u kthye në Shiraz, pas pelegrinazheve të tij të shumta dhe iu përkushtua përfundimisht shkrimit dhe mësimit. Dy veprat e tij Bostan (Kopshti), e përbërë tërësisht me ajete dhe Gjylistan (Kopshti i Trëndafilëve), në prozë dhe varg janë dhe në shqip. Por, ai është ndoshta poeti i parë pers, që janë përkthyer në gjuhët evropiane. Një version gjerman i Gjylistan u shfaq që më 1654 në Evropë.

Megjithëse, nga ajo që kalojmë, më duket se Hafëz është më i nderuar. Prej një mauzoleu të mrekullueshëm dhe më shumë nga pelegrinazhi masiv i njerëzve që nuk njeh kohë. Hafez ishte një poet i cili ka bërë historinë e këtij vendi, dhe iranianët janë krenarë për këtë qënie gati të shenjtë Hafëz ishte një si lloj poeti oborri, si mund të thoshim sot, për shumë nga artistët si kompozitorët e kohës së Beethovenit etj. Ai arriti të mbledhë traditën më të mirë dhe poema lirike vendase dhe arriti majat. Mrekullia e tij është se e shijon njësoj si publiku i religjionit dhe ai jo fetar, megjithëse është tejet i vjetër. Tempulli që e rrethon sarkofagun e tij, është një nga mrekullitë arkitektonike, ku ti shikon nderimin e vendasve për të, por edhe gjithë poezinë në përgjithësi.

Letërsia perse

Vetëm se letërsia perse është shumë më tepër se kaq. Ajo është nga më të vjetrat letërsi në botë, paçka se besohet që pjesa më e madhe e kësaj letërsie ka humbur. Thuhet se burimet e saj dhe prodhimet janë në hapësirën që përmbledh Iranin, Irakun dhe Kaukazin, si dhe rajonet e Azisë Qendrore, ku gjuha persiane ka qenë historikisht gjuha kombëtare. Por, habia më e madhe është se kur Gaznavidët pushtuan territore të mëdha në Evropën Qendrore dhe Azinë Jugore e kanë miratuar Persishten si gjuhën e tyre gjyqësore!!! Fakte që njihen jo shumë. Letërsia perse nuk është shkruar vetëm nga vendasit, pasi shumë poetë të Kaukazit, turkë, por edhe shqiptarë si Naim Frashëri etj., e kanë përdorur gjuhën persiane në mjedisin e kulturave Persianate, që Gëte e ka përshkruar si një nga katër organet kryesore të letërsisë botërore. Ashtu si mandarinët për perandorinë e mongolëve, pasi Abasidët erdhën në pushtet , iranianët u bënë skribët dhe burokratët e perandorisë islame dhe, gjithnjë, edhe shkrimtarët dhe poetët e saj. Ferdousi, Saa’di, Hafëzi, Attari, Nezami, Rumi dhe Omar Khajam janë në të gjithë vendet e perëndimit. Fitzexheladi do përkthente në anglisht Omer Khajamin, qysh herët ndërsa të tjerë do sillnin vlera të tjera…

Dhe ringjallja

Por, ringjallja e vërtetë e letrave persiane erdhi në fillim të shekullit të njëzetë dhe në antologjitë iraniane ke emra pafund. Iraj Mirza, Adib, Bahar, Lahuti, Shahryar, Aref dhe poeteshës Parvin E’tesami. Kurse poetët e dekadave më të fundit përfshijnë Nima Yoshij, Ra’di, Khanlari, Islami, Gulchin, Ahmed Shamlou, Mehdi Akhavan Sales, Mesudi Farzad, Sohrab Seperi, Fereidun Moshiri dhe poeteshës Forough Farrokhzad. Disa prej këtyre poetëve kanë futur forma ajetesh të reja për letërsinë persiane dhe kanë sjellë risi. Unë kujtoj Farrokhzad, që duam ta përkthejmë në shqip, por që nuk e gjej dot, derisa një ditë në Tiranë e gjej anglisht.

…Pelegrinazhit tonë i vjen fundi, dhe në vend të përshtypjeve, futemi në një vend ku provojmë akulloren tipike vendase…Vapa ka rënë pak, por jo konfuzioni në aeroportin e Shirazit, ku në orët e vona marrim një avion dhe e kundrojmë nga sipër qytetin e poetëve me tempuj vetëm për poetët që përcaktuan zulmën artistike të Iranit…

Qershor i vitit 2015.

 

Milosao

6 Komente

Nëse nuk do të jetë ajo vapë e madhe dhe ngut i organizatorëve iranianë, që na ngatërrojnë shpesh me historitë e muxhahedinëve, takimet që nuk bëhen dhe mungesën e axhendës, ne mund ta shijojmë qytetin, si të tërë.

Duhej: Nëse nuk do të qe ... ne do të mund të shijonim qytetin.

Gabime të njëjta gjenden me okë në gjithë tekstin, që përndryshe do të qe i mirë, nëse nuk do e koklaviste kjo sallata gjuhësore e shkruesit.

Ky djali, B. A., ngjan i zellshëm, i ndershëm e serioz, por duhej të bënte urgjentisht diçka për të përmirësuar shqipen e tij, qoftë edhe duke punësuar ndonjë redaktor.

Mirëpo problemi është se ky vetë është redaktor.

Kjo çështja e gjarprit Oroboro që gëlltit e gëlltit bishtin e vet duket pothuajse e pashpresë në Mëmëdhe, ku ky i fundit ngjan i pafundmë.

Beno, normal qe u bejne tempuj, se ne islam nuk lejohet berja e monumenteve me shembellese njerezore neper lulishte apo qendra qytetesh si ne Perendim. Perset pastaj ne boten e sotme jane nje legjende urbane. Eshte njesoj si Jorgoja sot ne Greqi te thote qe une nuk jam grek, po Spartan. 

 

Dariusi i Madh, sikur. Ose Dario.

Kurse per shqipen, ndaj shqetesimin e Mirazhit. Mund te shquhen dy prirje ne shtypin dhe shkrimet artistike ne shqipe: njera eshte perdorimi i shqipes se ceket ideologjike (e sakte, por krejt pa shije, minimale ne kuptimin e keq te fjales); tjetra, perdorimi i nje shqipeje post-ideologjike qe lekundet mes kalkeve nga gjuhet e tjera, cenimit te sintakses, papergjegjesise ne fjaleformim, guximit dhe injorances. Nuk e di, me thene te verteten, c'mund te na shpetonte nga nje situate e ketille, por 80% e gjithe c'lexon ne gjuhen tene eshte e pakualifikueshme.

Ndoshta duhet sqaruar, po ashtu, qe problemi nuk qendron me tek te qenet pak ose shume qibare, por tek ajo qe po veshtiresohet komunikimi mes folesve dhe kalimi i informacionit.

Nuk e di, me thene te verteten, c'mund te na shpetonte nga nje situate e ketille, por 80% e gjithe c'lexon ne gjuhen tene eshte e pakualifikueshme.

Fatkeqesia jone eshte fakti qe jemi rritur duke lexuar libra me cilesi te diskutueshme letrare por me nje gjuhe te latuar mire dhe te redaktuar me kujdes. Po keshtu edhe gazetat e kulshedres se kuqe. Permbajtje mizerabel, por gjuhe e sakte dhe e mireperdorur. 

Une personalisht sa here filloj ndonje liber te tanihit nuk mund ta shtyj dot pikerisht nga gjuha e varfer, me gabime, dhe me nje liri te pabesueshme fjaleformuese. 

Me vjen keq qe po e them, por e vetmja letersi shqip, jo domosdoshmerisht shqiptare, qe me sjell akoma kenaqesi kur e lexoj, eshte ajo qe e gjeja per 1000 leke tek ura e madhe. 

Të gjithë këta poetë të shquar, që i përkasin jo vetëm Persisë por trashëgimisë botërore dhe që Beni na i ndermend kaq bukur, i kanë kënduar më mirë se gjithçkaje verës (si pije, jo si stinë), gruas dhe dashurisë. Kanë qenë pamëdyshje pijetarë e dashnorë të mëdhenj cilesi këto që ata që u kanë ngritur tempujt, ua kanë mohuar. Për të tilla mëkate poetët blasfemues Irani i sotëm do i kish dorëzuar t'i shqyenin në turmën fanatike shite.

Dashnorët janë një sekt,

I veçantë në jetë,

Ata kanë një fe,

Që se ka askush tjetër.

A ka rëndësi kur rubini,

Ska etiketë?

Dashuria qendron e patrembur,

Dhe nga frika vetë.

(Rumi, "Feja e dashurisë")

 

Gjuha me la pak te habitur sepse Beni ka vite qe shkruan....paska evoluar gjuha, kemi mbetur prapa, mendova. Nuk e dija qe fjala heshtje mund te behet edhe folje: heshtoj. (Shirazi të heshton) e ca kuturisje te tjera. Mbase...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).