Përfundojnë në polici tetë inspektorë dhe shefja e tyre e Tatim-Taksave në Shkodër. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar disa subjekte private në zonën e Velipojës dhe Shkodrës, duke i shmangur nga detyrimet monetare. Arrestimet erdhën pas hetimeve prej dy muajsh nga ana e Prokurorisë dhe Krimit Ekonomik.

 

Pothuaj të gjithë nëpunësit e lartë të degës së Tatim-Taksave të Shkodrës përfundojnë në pranga. Bëhet fjalë për nëntë specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër të cilët u arrestuan në zyrat e tyre ditën e djeshme. Janë dashur tre furgonë të policisë për t’i transportuar teksa i janë shtrënguar prangat në duar për akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, në pranga ranë Uarda Albunesa, 29 vjeç, me detyrë përgjegjëse e sektorit të verifikimit në terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër, si dhe specialistët e këtij sektori: Genti Bilali, 47 vjeç, Fatjon Dibra, 29 vjeç, Erxhan Meta, 41 vjeç, Nikolin Arra, 24 vjeç, Eris Llukacej, 29 vjeç, Rrok Lorja, 58 vjeç, Gjon Prronaj, 56 vjeç, dhe Kreshnik Dibra, 30 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar disa subjekte që ushtrojnë aktivitet privat në plazhin e Velipojës, që t’u shmangen detyrimeve tatimore. Sipas prokurorisë ka dyshime se këto favore për subjektet private janë kryer kundrejt pagesave të ndryshme në formë ryshfeti.

Burime pranë Prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se zyrtarët e arrestuar ishin nën hetim prej muajsh. Gjithsesi, pas marrjes në pyetje nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri të lihet i lirë, por mësohet se pjesa më e madhe e personave të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës të qëndrojnë pas hekurave deri në vendosjen e masës së sigurisë. Të arrestuarit akuzohen se nuk kanë inspektuar shumë subjekte tregtare në plazhin e Velipojës, duke i favorizuar në mënyrë të paligjshme.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se punonjësit e sipërcituar, dyshohet që, në mospërmbushje të detyrimeve ligjore të legjislacionit tatimor, duke mos marrë masat e duhura administrative ndaj subjekteve tregtare, të cilët ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore, kanë shkaktuar dëm financiar”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Po në kuadër të këtyre hetimeve në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë kryer kontrolle në disa subjekte tregtare në Velipojë dhe Shkodër, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme në fushën tatimore, të dokumentuara me sekuestrim të printerave jofiskalë, dokumentacion jotatimor etj., që përdoreshin nga këto subjekte për ushtrimin e aktivitetit të tyre tregtar, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “moskryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal. Subjektet tregtare, duke përfituar si nga moskontrolli, ashtu edhe nga përkrahja e zyrtarëve të Tatim-Taksave, i janë shmangur detyrimeve.

Mirëpo, pavarësisht shpërdorimit të detyrës dhe “paaftësisë” për t’i kontrolluar, policia dhe prokuroria dyshojnë se mes të ndaluarve mund të ketë punonjës të Tatim-Taksave që kanë favorizuar subjekte të ndryshme private duke iu kërkuar atyre ryshfet. Për shkak të nisjes së sezonit turistik, shumë subjekte, kryesisht bare të vogla dhe shërbime të tjera ambulatore ushtrojnë prej disa kohësh aktivitet privat, por në shumicën e rasteve u janë shmangur detyrimeve tatimore. Kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësinë e subjekteve të tjera të rregullta, të cilat panë se si këto subjekte u shmangeshin detyrimeve dhe inspektorët nuk merrnin masat përkatëse.

Tashmë pritet që hetimet të shtrihen edhe te persona të tjerë, pasi dyshohet se rrjeti i nëpunësve të Tatim-Taksave i përfshirë në favorizimin e bizneseve të ndryshme të jetë edhe më i madh. Gjithsesi, shoqërimi i tetë inspektorëve dhe i shefes së tyre është ndjekur me shumë interes edhe nga qytetarët, të cilët panë sesi disa furgonë policie mbërritën pranë institucionit shtetëror dhe shoqëruan një numër të madh punonjësish.

18 Komente

era shtet

smiley

ps, prap m'cudit qe s'je me Trumpin. Trumpi do i kish plas mrena kta qe para nji viti e gjys.

Ti vertete je me Trump apo e ke me sarkazem? Te me ndjesh per pyetjen naive.

te gjithe ne pranga?? babezi!

Me pelqen kur vjen era shtet, kur njesi/organe shteterore kontrollohen dhe hetohen per punen qe bejne. 

Te gjithe te emeruar pas Shtatorit 2014 .

Toma?

me LSI -ne .

E kisha fjalen mos jane te Tomes dhe po i kapin per hakmarrje ndaj tij.

Jo jo jane te LSI - se .

Ah s'e dija. flm

  Mire por ne .... kemi mekanizem qe ...i plas njerzit ne burg fet e fet, por na mungon mekanizmi i sistemit, qe parandalon fenomenin , qe edhe te mos ndjehemi " te lehtesuar " se i plasem  njerzit ne burg.E dini shifren e njerzve te " plasur a rrasur"  brenda ne burgje ? Eshte e frikshme ! Cdo i burgosur ka koston ditore , vetem ushqim  e roje 50 euro / dit ! 

Cudi se kto shkodranet nuk e kane pas kurre kete vesin e te vjedhmes. smiley 

ua futen vesin komunistat, qe kur vodhen ato pianofortet... smiley

Përse po arrestohen vetëm hajdutët e Metës?

Endrra e Ramës ka qenë burgosja e Metës dhe gurët e shahut politikë nuk i japin shumë alternativa kreut të LSI.
Meta nuk i duhet më Ramës. Tani Ramës i duhet vetëm dominimi i plotë i së majtës pa patur më nëpër këmbë Metën, sepse në të kundërt ai e kupton se do të rrezikojë pushtetin e vet brenda të njëjtit gardh. Është fundi i mbretërimit me dy mbretër brenda së majtës. smiley

Mire ia bojn, ku osht pa hajduter qe humin zgjedhjet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).