Nga Alma Lama, deputete e Kuvendit të Kosovës

 

Jo me kot regjimi i Milloshevicit goditi shkollat, arsimin ne Kosove. I nxori ne rruge nxenesit dhe mesuesit duke ua pamundesuar dijen. Shkollimi i shqiptareve iu kishte penguar edhe regjimeve dhe pushtuesve te meparshem. Sepse dija nuk e pranon nenshtrimin e pushtuesit i sundojne me lehte te padijshmit.

Strategjia e Milloshevicit e ka dhene efektin. Sot nje pjese e madhe e popullates ne Kosove nuk eshte shkolluar si duhet. Si pasoje ky eshte kontigjenti qe manipulohet me lehte nga lloj lloj qarqesh politike e fetare. Sidomos nje pjese e te rinjve si pasoje e padijes apo injorances se thelle i jane nenshtruar procesit te trushperlarjes. Aq shume kane rreshqit sa flasin kunder identitetit kombetar, kunder vlerave e traditave kombetare, kunder figurave kombetare, kunder perendimit, ShBA-se, Evropes.

Nje pjese duke degjuar imame radikale neper xhami, e duke mos lexuar vete asnje liber, besojne gjithe marrezite qe degjojne, madje edhe ato qe iu kushtojne me jete, sic eshte pjesemarrja ne lufterat e Sirise e Irakut. Por pervec kontigjentit te paditur e naiv, ka edhe nje kontigjent teper te djallezuar perfituesish. Keta, duke shfrytezuar problemet me te cilat perpallet shoqeria, ia kane dale qe te shperndajne helmin e ideologjive ekstreme, kuptohet ne saje te pagesave te majme. Eshte kjo kategori qe nxit sulme te paprecedent kunder meje dhe te gjitheve atyre qe kane pasur guximin te paralajmerojne rrezikun qe po na vjen nga shkretetirat arabe, e besa te nxitur edhe nga ndonje shtet fqinj, si Serbia.

Sharje, fyerje, mallkime, kercenime per vrasje, varje, hedhje ne ere, glorifikim i veprimeve te ISIS, lutje qe ta pesoj prej tyre, lincim, banalizim, kundermim, perversitet...Tmerr.

Disa here e kam pyetur veten: a jam ne Kosove apo Pakistan, Afganistan apo Arabi?! Pse gjithe kjo urrejtje? C'po ndodh me keta shqiptare te Kosoves? A thua kaq naive paskam qene se kam besuar se Kosova eshte vatra e patriotizmit shqiptar? 

Edhe pse nuk dua ta pranoj, perdite e me shume po bindem se kjo eshte toka ku po tradhetohen idealet tona kombetare, identiteti yne kombetar, ku po varroset e ardhmja jone si komb, perkatesia evropiane. Perdite e me shume po harrojme aspiratat dhe qyteterimin qe i perkasim, po iu kyhejme shpinen miqve e shtrengojme duart me armiqte. Fatkeqesisht oportunizmi qe shoh ne shoqerine kosovare eshte varrmihes per vlerat qe une besoj dhe aspiroj. Indiferenca ndaj se keqes me le pa mend. 

Nje populli kur i cenohet qenia, duhet te cohet ne kembe. Kosova po kanoset nga tjetersimi, por te pakte jane ata qe duan ta shohin kete te keqe, e me te pakte ata qe reagojne ndaj se keqes. Po te ishte ndryshe, nuk do isha duke i shkruar keto rreshta, as duke menduar se femijet e mi nuk meritojne te rriten jetima.

75 Komente

ka 25 vjet qe po luftohet kombetarizmi shqiptar.        formula eshte shume e tjeshte.  no komb-no albania!  

vendin e ndjenjes kombetare,qe garanton paqen dhe zhvillin mes shqiptareve,do ta zere radikalizmi fetar.

nacionalizmi shqiptar vret-thashte ai tunxhi pardje!     se shpejti do tju sjellin paqen  engjejt  xhihadiste dhe ktyqtare. mos u ankoni. 

Gjykata dënon vetëm me 150 euro Nol Zhitën për sulmet ndaj deputetes Alma Lama

21 Korrik 2015 • 

Në vendimin e gjyqtarit Vesel Ismajli thuhet se Nol Zhita, që është njëkohësisht zëdhënës i partisë me program islamik LISBA, dënohet në shumën 150 euro për veprën penale të ngacmimit, që ëhstë neni 186 I Kodit penal. Zhita është gjetur fajtor  për komunikatën e dërguar në mediat e Kosovës me titull “FRM denoncon fjalimi urrejtjenxitës të refugjates Alma Bashkim Lama” .

E kontaktuar nga gazeta Zëri, deputetja Lama tha se është shumë e pakënaqur me vendimin e gjykatës, e cila si duket ka përtuar të shqyrtojë provat. “si pasojë e asaj deklarate të botuar në të gjitha mediat e Kosovës, unë kam marrë me mijëra kërcënime, sharje dhe fyerje. 

Kjo komunikatë dhe disa të tjera pas saj të lëshuara nga FRM me qëllim dëmtimin e reputacionit tim ka pasur ofendime të shumta dhe nxitje të urrejtjes fetare. Si pasojë e gjuhës së përdorur nga FRM është cenuar siguria ime, kam pasur dhe vazhdoj të kem me mijëra sulme nga njerëz fanatikë fetare që e kanë marrë si të mirëqenë gjuhën e ndyrë që u përdor ndaj meje.

Si palë e dëmtuar cenimin e integriteti tim dhe të familjes sime , fizik dhe moral ia besova institucioneve të drejtësisë të shteti të Kosovës, por këto institucione kanë dështuar në këtë rast të bëjnë drejtësik për mua. Unë kërkoj nga prokuroria që të dërgojë këtë vendim qesharak në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit, pasi dëmi që më është shkaruar mua, nuk kushton 150 euro. Siguria nuk matet me para pasi sot e kësaj dite ndihem e kërcënuar,  e reputacioni im dhe I familjes sime nuk është kaq I lirë, sa paska menduar zoti gjykatës,” tha Lama. 

Njëkohësisht nuk është marrë  parasysh fakti se unë jam sulmuar për shkak të detyrës, si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Lama shtoi se ky vendim tregon se prokurori dhe  gjykatësi ose janë të të korruptuar ose të paaftë, pasi nuk ka mundësi tjetër që të mos merren parasysh provat që janë më mijëra.

Sipas Kodit penal të republikës së Kosovës vepra penale e ngacmimit dënohet me gjobë deri në 3 vjet burg, ndërsa nxitja e urrejtjes deri në 10 vjet burg.

E frikshme kjo. Dhe te mendosh se Zonja eshte deputete e Parlamentit te Kosoves, jo shitese buke tek "Boro e Ramiz".

Sharje, fyerje, mallkime, kercenime per vrasje, varje, hedhje ne ere, glorifikim i veprimeve te ISIS, lutje qe ta pesoj prej tyre, lincim, banalizim, kundermim, perversitet...Tmerr.

Disa here e kam pyetur veten: a jam ne Kosove apo Pakistan, Afganistan apo Arabi?! Pse gjithe kjo urrejtje? C'po ndodh me keta shqiptare te Kosoves? A thua kaq naive paskam qene se kam besuar se Kosova eshte vatra e patriotizmit shqiptar? 

Rrezik kombetar ajo pjesa me bold. Ja ashtu pa dashje e fillojne. Ne fillim te thone  je i cuditshem, pastaj te thone pse shan mjekren e Hatibit se e kemi dhijetar islamik, pastaj te var per gjuhe e pastaj linqimi me gure.

Oj Alma, oj trimereshe e Kosoves, mos e rruj hiq nga keta plehrat me poture trecerekshe, po hiq , hiq fare !

Ate pyetje ja bej edhe une vetes, kur lexojme lajme makaber shqiptaresh talebanesh , a e meritojne keta plera te quhen shqiptare ?

c'lidhje kam une me keta shqiptare ? nuk e bej dot lidhjen 

ku po varroset e ardhmja jone si komb

Qe ta dini edhe ju konkretisht se per cfare behet fjale se ne anen tjeter te Atlantikut duket sikur po sulmohet ai myslimoni i vjeter qe pi raki e ha mish derri, ketu po behet fjale per njerez qe zhbejne traditat elementare, qe kur martohen psh, mire qe s'pine raki por edhe muzike nuk vendosin me. E kalojne dasmen ne nje heshtje varri qe nuk e di nga e kane nxjerre dhe pse e bejne nje horror te tille.

Dhe nderkohe degjohen te mencmit e demokratet e medhenj si Armiri qe live and let live, qe ku eshte problemi sesi vishet tjetra e si lahet ne det. Me nje fjale vjen arabi dhe te thote vetem koken ta kam fut, s'ta kam shtri komplet, pse shqetesohesh, mos u merzit se ja dhe Armiri ta mbeshtet me argumente demokratike.

, mire qe s'pine raki por edhe muzike nuk vendosin me

Eshte praktikuar ne malesine e Librazhdit ne fillim. Eshte rit taleban.

Ti thuaj ca te duash po per shqiptarin e vjeter je dhe do ngelesh nje agjent i janullatosit, dhe ata si puna e tij jane shumica. Me nje fjale tu rrush trapin kur behen bashke turme.

si Armiri qe live and let live

me ler te vij ne pushtet me termat e tua, qe te mbreteroj me termat e mia

nderkohe degjohen te mencmit e demokratet e medhenj si Armiri qe live and let live, qe ku eshte problemi sesi vishet tjetra e si lahet ne det.

Dje po beja xhiro me biciklete ne qyetetin tim verior "N". 820,000 banore e 82,000 muslimane. Njeri nga keta te DaEsh-it ishte ulur para librarise kryesore, e po shperndante literature. Ishte veshur si Protestant Islamik: me mjeker, poture, shallvar-kamish. Mes literatures kishte nje 1 faqe leter te zakonshme printeri ku u thoshte njerezve "demokracia eshte haram. Ligjet e bera nga njeriu nuk pine uje. Jane te revokueshme etc etc".

Tani me sa po shoh une, ata Shqiptare qe nuk perfitojne gje nga demokracia, BE-u etc etc nuk do mend qe do gravitojne atje nga u del me shume hesapi. Se mendojne si DaEsh-i do marrin shtepi pa qera, grua pa merak, e pension pa kontribut.

Nderkohe e pane deshtimin total te Vllazerise Muslimane ne Egjypt, dhe konstatojne qe ata deshtuan pasi bene 'paqe' me demokracine qe qenkesh haram.

Tani numeri i atyre qe nuk perfitojne nga demokracia e BE-u mua me duket shume i larte. Per aq kohe sa besojne 'te ylli ne qiell' (TM Rama) do rrine urte. Ama po iu iku ai besim....Rrapo Hekali do ngrihet e do kerkoje sheriatin e benefitet qe merrte nen ate sistem.

 

Nje pjese duke degjuar imame radikale neper xhami, e duke mos lexuar vete asnje liber, besojne gjithe marrezite qe degjojne, madje edhe ato qe iu kushtojne me jete, sic eshte pjesemarrja ne lufterat e Sirise e Irakut. 

 

 

 

 

O komentues, kur ve ne dukje glorifikimin e veprimeve te isisit, ti mbase nuk e lexon faqen e Ezanit ku eshte administrator ky Armiri bashke me ca te tjere qe na jane bere vipa televizori tashme, po ne kete faqe para ca ditesh benin thirrje qe cdo mysliman shqiptar te pozonte me gishtin lart dhe ta vendoste si status facebooku apo kudo tjeter, sepse sipas tyre ky demonizim qe po i behet ngritjes se gishtit lart per te treguar allahun eshte i turpshem, dhe se gjate gjithe kohes keshtu eshte treguar allahu.

Nuk e di sesi mund te kerkohet nje gje e tille! Si mund te jene kaq te pashpirt e te indoktrinuar njerezit nderohe qe nen ate shenje jane kryer barbarizma nga me te paimagjinueshmet. Eshte njelloj sikur gjate luftes se dyte boterore te behej thirrje per mbrojtjen e pershendetjes naziste sepse ne fund te fundit ajo eshte thjesht pershendetja e vjeter romake, dhe kush e ben nuk do te thote qe te jete domosdoshmerisht nazist.

Une s'besoj te jene kaq budallenj e te leshte sa te bejne nje thirrje te tille te shtyre nga naiviteti e dashuria e sinqerte per allahun. Nuk e besoj sepse jane te artikuluar mjaftueshem sa te mos i marresh per budallenj. Dhe perderisa e bejne atehere jam i bindur qe qellimi eshte vertete dicka e tille si glorifikimi i ISISIT, ose te pakten paraqitja e shqiptareve sa me larg botes perendimore.

kur ve ne dukje glorifikimin e veprimeve te isisit, ti mbase nuk e lexon faqen e Ezanit

Po ti duket me pandeh mua o gjib o vitalist qe te lexoj ezanin! smiley 

Ezanin nuk lexon ti?

Ajo eshte faqja ku une zbuloj nje bote krejt tjeter, me duket vetja si Kolombi kur zbuloi Ameriken sa here qe shkoj atje. Bota ime psh eshte e perbere nga Shekspiri,Bokacio, Tolstoi, Cehovi e keshtu, ndersa aty te duket sikur keta lloj njerezish nuk kane ekzistuar ndonjehere por ka vetem: Ebu Al Shaqiri ka thene..., ose sic ka thene dijetari i madh Ibn kalif Ghazaaliu ne interpretmin e tij te famshem...

Behu gati edhe ti se keto do jene referencat kulturore qe cdonjeri duhet ti dije permendsh.

dijetari i madh Ibn kalif Ghazaaliu

E forta e ktij Gazalliut (nga Gaza dmth) eshte se kishte per qellim  OPUS MAGNUS nje liber (qe nuk e mbaroi dot kurre) me temen "cfare duhet te beje Muslimani ne cdo dekik te dites qe te marri me shume pike ne boten tjeter". 

Imagjino ti tani, qe keta kane dorezuar komplet agjencine e tyre virtuale, ne ate pike sa ne Kosove edhe per buletinin meteorologjik pyesin hoxhen vehabist.

Po he pra cfare ti thuash kesaj? Shikon nje tip si ky Armiri qe vjen ketu dhe hiqet si intelektuali me perparimtar i shqetesuar per gjendjen e demokracise ne vend, dhe nderkohe te njejtin tip e sheh diku tjeter ne internet duke propaganduar AL Ghazaliun.

Ca ti thuash tjeter ketij pervecse xhihadist qe puna ia kerkon te shperndaje ca fjale te embla si ata pedofilat ne park qe shperndajne karamele per femijet.

Haris Ternava: “Çdo ditë e më shumë po më shtohet vullneti me shku në Shaaaamm për hir të Allaht. A jeni edhe ju me mu vllazni të vdesim për Allahun”

A ka mundesi ndokush t'na ndihmoje me karakterizimet?

Ky Harisi, psh, a karakterizohet si musliman nominal?

Faleminderit! 

Po ca ke mer? Pse pergjithso??!!!?? Po ky eshte individ mer, a merr vesht... individ!!!

Po si individ mor zoteri e kisha dhe une!

 

Ate qe nuk e beri dot Serbia per 200 vjet,e beri VV dhe BIK ne 4-5 vjet.

Ne keto 4-5 vjet Kosova nga nje vend europian eshte shendrruar ne nje vend, ku ne Prishtine islamiku i VV,Shpend Ahmeti ndalon festimet e Vitit te Ri.

Ne keto 4-5 vjet Kosova eshte shendruar nga nje vend ku NATO pritej me lule,ne nje vend rekrutimi dhe eksportimi luftataresh xhihadiste per te luftuar ne Siri,bile zgjedh edhe funderrina xhihadiste ne Parlament.

Ne keto 4-5 vjet,fale VV dhe BIK  kosovaret jane shendrruar nga pro perendimore dhe pro amerikane, ne anti perendimore dhe anti amerikane.

Ne keto 4-5 vjet Skenderbeu,Nene Tereza dhe figura te tjera jomuslimane qe respektohen kudo ne Perendim,bile edhe ju kane ngritur statuja,ne Kosove shahen haptazi dhe pergojohen.

Ne keto 4-5 vjet fale BIK,kosovaret shqiptare vetdeklarohen si kolone te ardhur nga vellau osman pas fitores se betejes se Fush-Kosoves,packa se atje shqiptaret luftuan kunder osmaneve.

Urime VV dhe BIK,per sherbimin me te cmuar qe po ju bejne Serbise dhe serbeve.

 

cfar mendon drejtori i komunales?

Po te kishit njëckë pikë patriotizmi ne gjak juve do t'i kishit sulmuar me raki dhe gërnetë keta muslimanet anadollake qe s'martohen sipas tradites. Dmth pergjegjsine per otomanizmin e kombit e keni dhe juve qe vetem i beni sehir!

ketu po behet fjale per njerez qe zhbejne traditat elementare, qe kur martohen psh, mire qe s'pine raki por edhe muzike nuk vendosin me

E ma men ate sfilaten e modes qi u bo ke studio Bill Maher... 6 apo 7 nuse me hijab. 7 thesa te zinj ne pasarel.... Kshu i do nuset ne ti mo, nji thes i zi ne mes te vakise

Per mua degradimi i shoqerise kosovare eshte vete degradimi i bashkesise evropiane, e cila mbikqyr dhe qeverris Kosoven... Lufta mes tyre (vendeve evropiane) se kush perkrah me shume  kê, eshte nje tregues i degradimit te qellimit te tyre per te perkrahur nje shoqeri te hapur. Vete fakti qe Kosova qe qeverriset nga EULEX-i, eshte i vetmi vend evropian qe nuk ka liri levizje ne Evrope e shprehh me se miri kete. Evropianet ne vend qe te merrreshin me krijimin e nje shoqeri perendimore, te nje vendi me prosperitet, filluan te merrren dhe po vazhdoojne te merrren me te ashtuquajtura gjykata speciale apo krime lufte te njeaneshme, thjeshte e vetem per ti bere qefin Rusise...dhe per te degraduar luften e popullit shqiptar... E pra vend bosh nuk mbetet ne trurin e njeriut... mungesen e ideologjise europeiste, do ta zinte ideologjia vehabiste... dhe ja ku jemi para faktit... Dhe po ta shohesh me vemendje, ekstremizmi islam shtrihet me se shumti ne Maqedoni dhe tani ne Kosove, ne ato vende ku beteja sllavo-shqiptare eshte mese evidente...

degradimi ... nje deputet shqiptar i futur ne parlament nga "rilindesi" trafikant i qenieve njerzore

te mos flasim per betonizimin e kalase se Tiranes pak metra nga ministrite kryesore dhe Tahirit qe ka burgosur me dhjetra ne mos qindra persona per nje nderhyrje ne shtepite e tyre apo ka shembur pa asnje dokument ligjor me qindra banesa

 

Ske gjet akoma peme? 

flm per sugjerimin. On a sidenote,look what US is saying about bamutat qe na qeverisin:

e turpshme

Kjo eshte situata qe na krijuat e na late mbrapa o qelbesira. Te ish per mu, rrugeve duhet te ishin var, qe nga ai llumi, qe te ushqen ty shpirterisht, e gjer te trafikanti i fundit. 

Shko gjej peme tani.

uu sa me nerva. Sikur dhe te vdesesh nuk do ta pranosh qe vetem RAMA futi ne parlament kriminela dhe jo ndonje tjeter si psh gjendja smiley

tani po iki te gjej nje peme, hasta la vista, rrofte Rama me gjytyrymet emigrante qe i bejne fresk smiley

 

Ti o gjytyrym as gjytyrym nuk di ta shkruash. Kokrra analfabete si ti ka mbledhur Sala

Me kape mat! Ik gjej pemen tani. 

aty me rreh mua te kap mat ty smiley

pemen e gjeta, i bera te fala nga ana jote smiley

Tallesh ti apo bene vet? 

Dmth ne kohe te Sales s'paska pas kriminel kshtu? U pika!

Me qe ra fjala, keta te Wikit e paskan bere ku therret qameti faqen per Kosoven. Me shume mundesi i shkrujte nga Serb dhe Grek qe e kane kenaq Wikin. S'do cuditem kur ta lexoj ate teorine e njerzve me bisht per shqiptaret ndonje dite.

Kosova ka me shume njohje se Qipro e Veriut dhe kur vjen puna Kosoves ja kane bere hyrjen si me qene bahce toke ku s'merret vesh nga kush ane e gardhit ka ra pjergulla e rrushit. Skandal!

Kur në rubrikën “Të zgjedhura” u hodh një tregim i E. Hatibit, reagimit tim disa anëtarë të peshkut ju gjegjën me nervozizëm. Pikërisht, tek kjo prurje e alidemsit më duket më e përshtatshme të jap një përgjegje, jo për debat, por se është e duhur të shpjegoj se nuk kam gjë personale me Habibin poet e krijues, se nuk e kam vënë kurrë në dyshim talentin e tij krijues, por se përdorimi i talentit të tij është i motivuar kundër një Shqipërie e kombi sekularist, pra kundër vëndit tim të bukur e të dashur, të cilin  e dua evropian, perëndimor, liberal e të hapur; mik deri në vdekje të vëndeve që i dhanë lirinë Kosovës.

 Që Kosova është në udhëkryq, mes lindjes e perëndimit, shihet açik, jo sepse e thotë gazetarja dhe deputetja e nderuar, znj. Alma Lama, por sepse kanë kohë që e thonë intelektualë të shquar të saj. Është momenti që duhet të jemi vërtet të trembur për të ardhmen e saj. Fshatarët që përbëjnë shumicë e të paarsimuar ose të arsimuar keq të krahinës shqiptare të Kosovës, që janë çrrënjosur nga zakonet e tyre kombëtare, nga traditat, që s’janë më ata të parët dhe që tashmë janë hedhur një pjesë në kazanin anonim të qyteteve, që kanë kaluar nga një kohë e rregulluar nga dielli te një kohë e rregulluar nga sahati, mbërrijnë bashkë me familjen e tyre e gjejnë strehë te kthimi në hapësirën e fesë muslimane, si mundesi për të dalë nga izolimi rural dhe pamundësia që të përfshihen nga vorbulla e jetës sociale. Një popullatë si e Kosovës, që është hedhur pa ndërprerje në vorbullën e historisë, nga pushtime në sëmundje e krime, në vuajtje e luftëra dhe në fund, në “qytetarizim” dhe “modernizim”, pikërisht në këtë çast fenë muslimane filloi ta rigjejnë me ndihmën e investimeve të mbretërive feudale arabe, zgjodhi funksionin e saj social e publik të zhveshur nga kombi, në fillim si plotësuese dhe pastaj shtesë në krahasim me burimet gjithnjë të mangëta të shteteve në vështirësi, siç është Kosova dhe Shqipëria.

Mos u habitni nëse nesër do shikoni një Kosovë thellësisht të islamizuar. Ndarja ka filluar me mohimin e heroit kombëtar dhe zgjedhjen “Vëlla”, së pari myslimanin e jo atë biologjik. Mos vini kujen po deshët!

Nga 192 shtete te OKB Kosoven e kane njohur 108. Greaat! smiley

Ne fakt, eshte edhe me e ngaterruar se "kaq" : nuk mjafton te te njohin 3/5 e vendeve anetare te OKB (shembull: rasti i Palestines qe e njohin 135 vende anetare te OKB). Eshte kusht i nevojshem, por jo i mjaftueshem. Duhet qe Keshilli i Sigurimit te votoje unanimisht njohjen. Gje qe, per shembull, USA nuk e ben per Palestinen

Shikoni se sa tronditës është përshkrimi që bën  Ali Allawi, ish-ministër i Irakut post-2003. Ai jep profilin e situatës të disa qyteteve të mëdha të vendeve myslimane në gjysmë të Nëntëqindës, kur “islami nuk ishte i perceptueshëm në jetën e përditshme”; në Bagdad, të agjëroje gjatë Ramazanit konsiderohej ekstravagancë; gratë nuk e mbanin më velin, alkooli shitej lirisht, kishte kinema, teatro, lokale nate etj. “Moderniteti po përhapej ngado”; dhe e njëjta gjë ndodhte në “Kazablankë, Kajro, Damask, Stamboll, Teheran, Karaçi dhe Xhakartë”. Tarik Ali, nga ana e tij, kujton se, gjithnjë në vitet Pesëdhjetë, në qytetin e tij të lindjes, Lahore (Pakistan), jo më shumë se një çerek e popullsisë e respektonte Ramazanin; dhe kujton gjithashtu se, gjatë një vizite në kampet e refugjatëve palestinezë pas luftës së 1967-s, askush nuk fliste për fe dhe asnjë grua nuk ishte e mbuluar. Më 2010-n, Mohamad Qayoumi kujtonte se, “një gjysmëshekulli më parë, gratë afgane mund të bëheshin mjeke; burrat dhe gratë i frekuentonin së bashku kinematë dhe kampuset e Universitetit të Kabulit”. Një artikull i “New York Times”-it mbi kryeqytetin afgan në vitet Shtatëdhjetë e plotësonte tablonë: “Femrat afgane jo vetëm shkonin në Universitetin e Kabulit, por shkonin me minifund”.

Ne këtë rrugë është dhe Kosova. Pse jo, dhe Shqipëria nëse ne e lëmë në pasiguri?!

Disa here e kam pyetur veten: a jam ne Kosove apo Pakistan, Afganistan apo Arabi?! 

Eh... ç'injorance.

Në 1963-shin, shahu Reza Pahlavi i apostrofoi kështu ajatollahët që kishin organizuar një manifestim kundër programit të tij të reformave: “një tufë reaksionarësh budallenj truri i të cilëve nuk ka lëvizur që prej një mijë vjetësh, reaksioni i zi që ngriti në këmbë një grumbull të vogël dhe qesharak të një grushti mjekërgjatësh, tregtarë budallenj dhe të zhurmshëm të pazarit”.

Nëvleftësoini, nënvleftësoini, se kështu do përfundoni, siç përfundoi regjimi i shahut, ndonëse përcaktimi i tij ishte më se i vërtetë.

 një tufë reaksionarësh budallenj

Ne fakt, shahu ka qene më reaksionar se ajatollahet. Me te voglin ndryshim se ishte me pak budalla se ata (psh: nuk do e hante kokrren e ullirit te konfliktit me Irakun).

Ti,- te drehjtohej mesuesi qe ishte njekohesisht dhe sekretare partie,- c'i ke ato leshra qe te kane dal siper vesheve, me je bere si gagarel.Dil nga msimi dhe urgjent te berberi te m'i shkurtosh dhe te vish ne shkolle si njeri, edhe nuk do lejohesh ne asnje ore mesimi pa u qethur. smiley

Tani,ca te bejme me keto myslimanet tane,t'i cojme me polic te berberi dhe t'u rruajme mjekren,apo tu grisim pantallonat e modes se tyre? Ja qe feja e tyre kete orientim po u jep dhe feja s'eshte si marksizmi - qe t'a zbatojme ne menyre krijuese - mysliman apo katolik po ishe,je sipas ligjeve qe kane ata. smiley

Atentati me i madh kunder ketij kombi eshte bere me shkaterrimin e arsimit,vlera me e madhe qe krijoi sitemi i kaluar. Vetm nje njeri i ditur eshte ne gjendje te dyshoje, e si rjedhoje te perpiqet te kuptoj dhe te dalloje, ca eshte mire,ca mund te behet me mire, ca eshte keq dhe cfare eshte perdreq.(thene kjo nga nje analfabet si puna ime,nuk merr shume peshe,po une keshtu e pleqnoj ket pune) smiley

Shpend Ahmetit në profilin e tij Facebook:

Kosova duhet me lëviz prej komplekseve të imazhit. Edhe sot, më shumë po diskutohet për faktin se si na “bani me u duk” presidentja se sa për problemin real të largimit të rinisë, temë për të cilën është ftuar.

Kosova ështê pranuesja më e madhe e ndihmave evropiane për kokë banori, pra nuk ka shtet tjetër që ka pranuar më shumë. Mirëpo, fakt më i madh është që pjesa më e madhe e këtyre parave është kthyer prapa sepse ka qenë asistencë teknike. Pra nga ato tre miliardë, nje pjesë e vogël ka shkuar në qeraja, restorante e staf lokal, e pjesa më e madhe në rroga të konsulentëve.

Edhe sot, EULEX kushton 1 milion euro në ditë, e ajo numërohet si ndihmë për Kosovën, por pjesa më e madhe e milionshit shkon për gjykatësit ndërkombëtarë. E tash, prej vitit 2008 i bjen gati 8 vite EULEX, ose rreth 2 MILIARDË euro “ndihmë” për Kosovën. Në fakt pjesa më e madhe për gjykatêsit e huaj.

Pyetja e gazetarit është shumë e saktë. Vetëm për EULEXin, 2 miliardë euro në tetë vitet e fundit edhe rinia e Kosovës ende po ik për Gjërmani. A thua pse?

Por këtë pyetje, ZDF duhet me ja shtru qeverisë së Gjërmanisë. Pse qeveria gjërmane pas gjithë këtyre parave nuk e pranon që duhet qasje tjetër në Kosovë. Jo më me EULEXa por me fuqizim të gjyqësorit vendor, jo më me asistencë teknike por me investime ne industri e prodhim, jo më me përkrahje të politikanëve servil por të atyre që do të luftojnë korrupcionin.

Duke menduar për imazhin se si ështe duk presidentja, po vazhdojme me korrupcion, papunësi e varfëri.

"Disa here e kam pyetur veten: a jam ne Kosove apo Pakistan, Afganistan apo Arabi?!"

meqe ra fjala: kete pyetje i bera vetes para ca ditesh kur kalova kufirin Serbi-Kosove: "jam ketu akoma ne Serbi apo ne Kosove..?!"
..sepse edhe nja 20 km te mira pasi kishe kaluar kufirin ne thellesi te Kosoves, per ne drejtim te Mitrovices, rruga ishte e mbushur nga te dy krahet me flamure serbe (beme edhe fotot perkatese), qe ishin vendosur demonstrativisht mbi te gjitha shtyllat elektrike te mundshme... madje ne nje vend qe quhej Leposevac (mos gaboj), kishin vendosur nje tabele te stermadhe me flamurin serb ku ne anglisht shkruhej: "this is Serbia"!

kjo duhet te ket qene, komuna e Leposaviq.. emertimi Albanik nuk ekzistonte kerkund!
madje ne dogane hyrese ne kufi ne Kosove nuk kishte asnje flamur.. presupozohet duhej te ishte flamuri i Kosoves.. kur hyra shume kilometra ne thellesi dhe pashe gjithandej flamuj serbe, dyshova seriozisht derisa pyeta nja dy police, nje shqiptar nje serb, qe me ndaluan kshu kot, per te pare dokumentat... "ore jam ne Kosove ketu apo jo..?" -po thane ata, ne Kosove je ketu.

ah po, te gjitha makinat atje kishin targa serbe qe fillonin me SRB-.... por pashe edhe makina tek- tuk pa targa fare.. tani e kuptoj qe keta kane qene shqiptare.

po,po ashtu mendoj edhe une,por ja qe shqiptaret e Kosoves i kane qef keto.

Ja urdhero si i mblidhnin burrat si Lisa serbet ne1912 nen syte e meme Europes!!!!!

https://www.youtube.com/watch?v=TDOVQb7b1TI

Ca tmerri i eshte bere ai popull, gjynah qe te kete kaq qafelesha driteshkurter.

p.s. cfare ecje, cfare stature, s'di s'di...tmerr

Clidhje kane ngjarjet e 1912 me islamizimin arabik te shqiptareve te Kosoves sot?

Kembanat e alarmit po bien,kush ka veshe le ti degjoje.

Islami arabik eshte ulur kembekryq ne Kosove dhe do te ulet kembekryq ne Shqiperi,nese ne do te vazhdojme ta trajtojme kete problem me indiferentizem.

Islamiku i VV Shpend Ahmeti e filloi luften,ndaloi festimet e Vitit te Ri ne Prishtine dhe do te vazhdoje kete lufte ne emer te mikut te tij Shefqet Krasniqi,deri sa dikush ti thote NDAL.

Dikush para disa kohesh me tha qe VV eshte per te drejtat e njeriut dhe lejimin e shamise islame e shikon ne kete prizem dhe po te ndalohej kryqi katolik ata te VV do te protestonin per ta lejuar ate.

Para disa ditesh ne nje fshat te Kosoves, banoret muslimane ndaluan banoret katolike te ndertonin varrezat e tyre!!!!
Degjuat ndonje klithme nga VV juve per kete gje?Jo!
 

Nese nuk i thuhet NDAL ketij kanceri,neser do te jete teper vone kur metastazat e tij te kene hedhur rrenje ne cdo vend te tokes te ish -arbnoreve.

Deri ku jemi sot me shpetimin e Kosoves nga Vetevendosja? Mosreagimi eshte aprovim i ISIS, keshtu qe mosmosreagoni!

Para disa ditesh ne nje fshat te Kosoves, banoret muslimane ndaluan banoret katolike te ndertonin varrezat e tyre!!!!

Normale te duket ty kjo?

Aspak. Nga ana tjeter me duket krejt normale* fakti qe ti me Ronin p.sh. jeni gati edhe te shaheni me rob shpie kur vjen puna per muhabete Berisha vs Rama, ama tek "kauza e rrezikut musliman" jeni jo vetem ne nje skuader, por pararoja. 

Ec e mos i beso po deshe faktit qe Meta soll bashkim kombetar me mantren "me qetesi e dashuri" smiley 

P.S. Mos me pyet pse me duket normale, the answer aint pretty.

Per ke e ke fjalen ti mo? Per kete http://botasot.info/lajme/433845/ndertim...

Po e ke fjalen per kete, shume jangllec na i bere sintezen.

Rri mer aty rehat, se shqiptaret jane lule kur vjen puna per keshtu punesh. Shko nderto nje xhami ne Athine e flasim. 

E pata thene qysh ne krye te heres... qe VV eshte nje maskarallek nacionalisst.... por ma hodhen poshte...

+100

shokt e komunales e paskan marr ne dore situaten 

.. por pashe edhe makina tek- tuk pa targa fare.. tani e kuptoj qe keta kane qene shqiptare

hahaha! smiley

Nje poet shqiptar, s'e mbaj mend cili, ka pasur nje varg te tille per Shqiperine e komunizmit smiley

Ne nje vend pa shenja trafiku dhe tabela, 

e di egzakt ku jam! smiley

merr vesht...

jo, per keta me makina pa targa mendoj se jane shqiptare sepse meqe serbet ne kete komune mbajne demonstrativisht targa serbe SRB, nderkoh qe Kosova ka targat e veta qe fillojne KS, atehere edhe shqiptaret e kesaj komune demonstrativisht nuk mbajne targa fare.smiley

O Peshku, a do na boni ndonje Peshku pa Uje Hallall ku ne myslymonet dhe ish myslymonet  smiley te vijme te lexojme ndonje gje per qejf pa pas nevoje t'distancohemi nga njeri, te denojme njeri dhe te kerkojme falje per veprimet e myslimonve te tjere qe as i kemi gjo, po kshu ne parim meqe heshtja ime, fjala  vjen, ketu ne Peshku i Kaureve interpretohet si perkrahje dhe mbase edhe si bashkepunim dhe miratim ne heshtje? 

Ej Vallah! 

 

jo mer jahu as ke nevoje te besh gje fare - ne e dime kush je - ti je dora jone smiley 

Jalla! 

E diki "ju" kush jam une? smiley

ho i here, po me marifet, jo kshu cope me emer mbiemer ssn etj! 

 

 

e dum peshkun ateist!!

e dum laik... smiley 

une du me dal peshku nga akuariumi e te thot, jom ateist

po dhe ti ke te drejt smiley

Ja si ka qene Afganistani islam, perpara talebanizimit islam... Tani ju qe mbroni islamizimin sot, ku e kerkoni ndryshimin? A eshte rregres apo progres i shoqerise, edhe i vete fese  islame?

Une do te doja qe ky debat te vazhdonte, se ky eshte sot problemi me themelor i vendeve shqipfolese. Feja eshte njesoj si droga, ne fillim e ben per hobi, pastaj te lezeton dhe ne fund shkon "vullnetar" per xhihad, per te takuar 40 virgjereshat...

Ja dhe nje opinion i Kadarese:

"Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!” , ka shkruar Kadare.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).