Sipas raportit të vitit 2015 për rreziqet në botë, Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore.

Në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, “Global Risks” ka realizuar një hartë ku ngjyrat flasin për rrezikshmërinë. Sa më e theksuar të jetë nuanca aq më i lartë është edhe risku që 173 vendet e botës të përfshihen në katastrofa natyrore, të tilla si përmbytje, thatësira, rrëshqitje dheu, apo rritje të nivelit të detit.

Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.01, më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Shteti pastaj ndiqet nga Holanda me indeksin 8.76, duke i lënë radhën Serbisë me 7.53.

Ndërkohë, sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin.

Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive, si përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati, apo rrëshqitje dherash.

14 Komente

E kane heq ate binomin natyror Berisha-Mediu nga kalkulimi?

"sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin."

Atehere keta nuk kane matur Natyren, na kane matur neve
dhe perfundim i sakte

Po normale që matin ndikimin te popullata njerëzore e atij vendi dhe aftësia që ka ajo popullatë për t'i bërë ballë katastrofave.

Ne Shqipëni te len çyryk murtaja e kuqe smiley

Po pse me perpara nuk kishte kaq rrezikshmeri ne Shqiperi. Dhe pse ka tani kaq shume rrezikshmeri. 

A ka njeri tu pergjigjet ketyre pyetjeve. 

Perpara punonte poplli skllav qe te mos rreshkiste dheu dhe te mos dilte lumi prej shtrati, por ka nja 25 vjet o Pjer qe eshte bere shkapardhitje nga tera anet, çfare te presim, bekimin e te Hyjnishmit?

Qe do te thote qe iu duhet kthyer punes dhe metodave qe perdornin athere. 

Pjero, po ne presim pergjigjet prej teje ndersa ti ben pyetje? Po me zhgenjen! E une qe i beja reklame VQ-se sepse na ke thene qe aty gjenden te gjitha pergjigjet e botes.

Me kujtove nje barcalete qe na e tregonin ne femijeri:

Nje fshatar me gomarin e tij shkon ne qytet. Fshatari hyn ne nje kafene dhe kur del shikon qe gomari i kishte ikur. E kerkon gjithe diten e dites rrugeve te qytetit dhe ne darke i lodhur shkon ne nje hotel per te fjetur disa ore. Hotelxhiu i jep nje dhome dhe fshatari shtrihet jo siper krevatit, por poshte tij pasi ishte mesuar te flinte pertoke. Mbas disa oresh gjume zgjohet pasi degjon disa pasthirma dhe nje ze mashkulli qe vinte nga siper krevatit - zemra ime kur te shoh ty keshtu lakuriq me duket sikur shoh te gjithe boten. - Ou - u hodh nga poshte fshatari- po gamorin tim a e ke pa?

 

Ne fakt ka qene "ne syte e tu shoh tere boten" po s'ka gje, ideja percohet.

tani qe dul nje planet tjeter si toka, mos e vrisni mendjen per niperit e mbesat - bjerini, shkoni vidhni edhe nje cope toke sot e det mot

prralla, shif Italine me rreshqitje dhe permbytje katastrofike si asnjeher vit per vit , dhe nuk qenka fare ne harte ???????

ma va 

rraciZEM SI uEFA smiley

Albanistan / Afganistan

nji ngjyr

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).