Mijëra vetë janë mbledhur në varrezën e Bosnje Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe, me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, vendi i të cilit mbështeti serbo-boshnjakët në kryerjen e masakrës, u largua nga ceremonia pasi u sulmua nga me gurë nga një turmë. 

Këtë të shtunë janë kujtuar edhe 100 viktimat, mbetjet trupore të të cilëve u identifikuan vetëm së fundmi përmes analizave të ADN-së. Ndërsa ditën e premte, rreth 10 mijë persona morën pjesë në një marshim të heshtur, duke përshkuar rrugën e burrave dhe djemve që u përpoqën të largoheshin nga Srebrenica, kur trupat serbe morën nën kontroll qytetin.  Duke marrë pjesë në ceremoni, Bill Clinton, president i Shteteve të Bashkuara në kohën e luftës, kërkoi ndjesë që aleatëve iu desh shumë kohë për të vendosur ndërhyrjen në Bllkan. 

“Nuk dua të shoh më kurrë një masakër si kjo”, tha ai, duke vlerësuar kryeministrin Vuçiç për kurajon e treguar me ardhjen këtu. 

Nga ana e tij, Vuçiç u shpreh se, “Serbia dënon qartë dhe pa ekuivok këtë krim të tmerrshëm dhe ndjen neveri ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të, të cilët do të vazhdojë t’i nxjerrë para drejtësisë”. 

Munira Subasiç, drejtuese e shoqatës Nënat e Srebrenices, i vendosi një lule të bardhë e të gjelbër atij në xhaketë, kur kryeministri serb hodhi nënshkrimin e tij në librin e ngushëllimeve.  Megjithatë, pak më vonë ai u godit me gurë nga një turmë që bërtiste “Allahu Akbar” dhe të tjerë që klithnin “përgjegjësi” dhe “genocid”. Gjithashtu, ndaj tij u hodhën shishe me ujë dhe një këpucë. 

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” thotë se, ai u godit në kokë dhe se iu thyhen syzet. Një person u arrestua pas incidentit. 

Në korrik të vitit 1995, mijëra boshnjako-myslimanë që kërkonin strehim në atë që mendohej se ishte enklava e siguruar nga paqeruajtësit e OKB-së u vranë barbarisht. Kjo ngjarje ishte më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, më herët gjatë javës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus Vitaly Churkin vendosi veton ndaj vlerësimit të masakrës si “genocid”, me pretendimin se një gjë e tillë do të ishte kunërproduktive dhe do të rriste tensionet në Ballkan.

Zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i është lejuar që të udhëtojë për në Srebrenicë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai e ka bërë të ditur këtë fakt, duke thënë se nuk është lejuar, pasi është person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë, me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, ka shkruar Thaçi.

Megjithatë, ai thotë se “Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr”.

“Kështu sot shënojmë 20-vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë. Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin”, përfundon postimi i Thaçit në “Facebook”.

 

23 Komente

Nuk te silleshin me Vucic ashtu si u sollen me Thacin? Person i padeshirushem..sa kot!

 "Nëse vrisni një serb, ne do të vrasim 100 muslimanë"

(Aleksander Vuçiç,  20 Korrik 1995)

 

nejse, sot   me 11 Korrik 2015,  i paska shpetuar mire  linçimit  qerratai.

Clinton ka vleresuar kurajon e tij...

po e drejte, veprim kurajoz eshte!   por edhe provokativ!   sepse Vuçiç  gjate luftes,  si politikan i ri, eshte shquar per fjalime nacionaliste ,anti boshnjake e kroate,  ne Kuvendin e Serbise.

Apo s'te vret ky ere. Kte duket sikur e ka qit Panajot Kanaci nga prapanica. Dhe po deshe, me qe qeke djale trim, duku i here anej nga Siria kur te te vrasin nai qen serb dhe vrit nga 200 ISIS ne dite po pate bythe. Nuk te thote gjo njeri.

Formulim idiot i lajmit. Duket sikur lajmi retushohet kryesisht nga Tanjug dhe mediat serbe me pak fakte te pergjithshme marre aty ktu ngat Wikipedia dhe pastaj serviret si llokum per shtypin shqiptar. Kjo pa pike pergjegjsie per vertetesine, ndjeshmenine apo implikimet e kesisoj paraqitje.
Turp e faqja e zeze

Serbet jane shume te eger ne nacionalizem, gjithmon mbeshtesin dhe zgjedhin ate qe eshte me ekstremist. 

Shume e kuptueshme! Serbet te ishin zoterinj dhe c'eshte me e rendesishme te jepnin mesazhin qe kane zene mend nga masakrat qe kane bere ne Ballkan, do kerkonin falje masivisht dhe s'do aktivizonin Rusine per te vene veton kundra njohjes se Genocidit ne Srebrenice, e jo me keto gjeste alla "he BE po na sheh sa te mire jemi?". Ne Serbi sot po gelon nacionalizmi i perziere me nje sens viktimizim. Qe per mua eshte me perzierja me e rrezikshme e nacionalizmit primitiv, kur s'ke dhe uje ne mulli.

Nuk e di si ta gjykosh kete ngjarje. Nga njera ane I kuptoj fare mire boshnjaket qe e Kane qelluar me gure (si nje ushtar I Vogel I shovinizmit serb) ndersa nga ana tjeter fakti qe ish-armiku vjen dhe kerkon falje e vendos lule ne kujtim te te masakruarve eshte nje pike kthese qe duhej inkurajuar.

Nuk ka kerkuar falje:

Serbia dënon qartë dhe pa ekuivok këtë krim të tmerrshëm dhe ndjen neveri ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të, të cilët do të vazhdojë t’i nxjerrë para drejtësisë

Thjesht eshte distancuar nga ata qe kane bere krimin dhe ka heq pergjegjesine nga Serbia, a thua se ata qe bene masakren ishin xhepiste pa lidhje me politiken dhe nacionalizmin serb

Ke te drejte. Nuk e kisha lexuar deklaraten. Thjesht pashe titujt e lajmeve Ku flitej per incidentin.

Nuk i takon Vuqiqit te shkoj ne Srebrenicë sepse ai ne nje fare menyre ka marre pjese ne ate masaker dhe sigurisht qe boshnjaket jane ndier te ofenduar nga prania e tij, dhe gjuajtja vetem me gure ne kete rast duhet vleresuar si nje mikpritje e mire.

Në 2007 ka protestuar për ti vënë emrin Ratko Mlladic një rruge ne Beograd .

si ka protestuar: per tia vene apo jo, emrin  Ratko Mlladic rruges..?

Për tia vënë .

S'ka faj, ka dashur t'ja vej Vojslav Sheshel rrezik. 

... Vu-cici eshte i rrezikshem se sillet gjoja si pro perendimor me ate ftyren e cunit te mire

Vuçiç: Sulmi në Srebrenicë, i mirëogranizuar.

Eeee, une s'jom shume dakord. Po te qe ashtu, do ishte nai qen tjeter para mikrofonit duke te thur elegji ty, mister. Ti do ishe ke shtate kazonat.

Arrogant raportimi qe media nderkombetare i ka bere sulmit te Vuçiç. Gjithashtu, i padurueshem theksi tek 'viktima' Vuçiç dhe qe publikut i ofrohet vetem konteksti imediat: qe kryeministri i Serbise eshte sulmuar. Nuk tregohet kujdes apo nje minimum njerezilleku te permendet karriera e tij politike dhe per rrjedhoje se si mund te ndikoje opinionin boshnjak. Jo vetem qe gjenocidi nuk njihet nga Serbia, por qe klasa politike e tanishme te distancohet me nje sportivitet te paturpshem nga e kaluara ne nje kohe qe ka qene aktivisht e implikuar, eshte arrogance nga ajo me e uleta, tallje me viktimat e tallje me te afermit e tyre. Serbia duhet te nderroje te pakten dy-tre breza politikanesh qe te mund te distancohet nga gjithe ajo derdhje gjaku e mizerje e shkaktuar. 

smiley Ku lideri i ballkanit!

Asht tuj dudllu nji mendim kolor joproporcjal

Bravo boshnjakeve! Aty ka njerez qe kane humbur gjithe familjen, si te pranojne ata Vucic ne ato varre kur Vucic e Serbia akoma s'e pranojne faktin qe ata bene genocid? Pastaj Vucic ka histori personale dhe pasionante me radikalet e Serbise e kundra boshnjakeve. P.sh.: 

Maj 1995: Vucic se bashku me radikalin Vojislav Šešelj dhe presidentin aktual te Serbise Tomislav Nikolic, shkuan per te vizituar serbet qe po luftonin ne nje zone mbi Sarajeve. Tek makina e tyre eshte nje kafke me helmete siper, e cila besohej se ishte kafka e nje boshnjaku (duket nga fundi i videos): https://www.youtube.com/watch?v=K5cPfsc1...

25 korrik 1995: Dy jave pas renies se Srebenices, Aleksandar Vucic i cili atehere ishte antar i Partise Radikale te Vojislav Šešelj, thote nga podiumi i Parlamentit te Serbise qe per cdo serb qe do vritet [ne Bosnje] ne do vrasem 100 muslimane: https://www.youtube.com/watch?v=UGqv9CJb...

2007:  Vucic bente fushate per te mbrojtur "gjeneral Ratko Mladic" sic i referohej ai atehere atij, thoshte qe Parlamenti serb do ta mbroje gjithmone Mladic dhe se cdo shtepi e Vucic-ajve do strehonte dhe mbronte gjeneral Mladic: https://www.youtube.com/watch?v=ybk2D1Ut...

Foto te fushates qe beri per Mladic: 26 maj 2007, ve tabelen "Bulevardi Ratko Mladic"

Po si more Klinton, kurajo e madhe ...

Po ju s'duhet te kishet lejuar te shkonte atje ..e jo ta pergezonit halene ...

serbet quajne provokacia çdo gje ...ju merrni me vete ultranacionalistin per ti ngushelluar smiley

s'ka b...ku te rri ky muhabet ..

Tallni b...me Kosoven dhe Bosnjen ,Maqedonin 

he se mbajne kto ..

Ti kishin nxjerre ndonje sy, do i kishin bere mire ...

Lirim sa me te shpejt atij djalit qe qenka brenda ..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).