Kur arrita në shtëpi, tamam në çastin kur po hapja derën, pashë veten time të dilte prej andej. Kureshtar, vendosa ta ndiqja pas. I panjohuri – e them këtë fjalë peshuar mirë-zbriti shkallët e ndërtesës dhe doli në rrugë. Desha ta arrija, mirëpo ai nxitonte hapin me po atë ritëm që e shpejtoja dhe unë timin dhe kështu largësia që na ndante mbetej përherë e pandryshuar. Kur kaloi përpara një lokali të vogël, u ndal dhe kaloi portën e tij të kuqe. Disa çaste më vonë, unë u ndodha te banaku i lokalit, në krah të tij. Kërkova një pije që më erdhi në mendje, ndërsa me bisht të syrit vështroja me vëmendje radhët e shisheve në vitrinë, pasqyrën, qilimin me vija, tavolinat e verdha, një çift që bisedonte zë ulët. Befas u ktheva dhe ia ngula sytë gjatë. Ai u skuq i turbulluar. Ndërsa e vështroja, mendoja (i sigurt se ai dëgjonte mendimet e mia). “Jo, nuk keni të drejtë. Keni mbërritur pak me vonesë. Unë qeshë para jush. Dhe kur hahet justifikimi se jemi të ngjashëm, por për zënie vendi. Po më tepër më pëlqen t’i dëgjoj gjërat nga goja juaj…”.

Ai buzëqeshte me majë të buzëve. Ngjante sikur s’merrte vesh gjë. Zuri të bisedonte me fqinjin e tij. E bëra zap tërbimin dhe, duke e prekur lehtë në sup i thashë:

-Mos bëni sikur më injoroni. Mos u hiqni si budalla.

-Ju lutem të më falni zotëri, por s’besoj se ju njoh.

Desha të përfitoja nga hutimi i tij dhe t’ia çirrja njëherë e mirë maskën:

-Bëhuni burrë, or mik. Jini përgjegjës i veprimeve tuaja. Do t’ju mësoj unë të mos i fusni hundët aty ku s’ju takon…

Me një gjest të beftë më ndërpreu:

-Gaboheni. Nuk po kuptoj se ç’doni të më thoni.

Ndërhyri një klient.

-Me siguri është një keqkuptim. Sidoqoftë, nuk është sjellje kjo. E njoh zotërinë dhe më duket se është i paaftë…

Ai buzëqeshte i kënaqur. Madje guxoi edhe të ma përplaste.

-E çuditshme, por më ngjan se ju kam parë diku. Natyrisht s’më kujtohet se ku.

Zuri të më pyeste për fëmijërinë time, për familjen si edhe vogëlsira të tjera nga jeta ime. Jo asgjë nga ato që po i rrëfeja nuk dukej se i kujtonte kush qesh unë. M’u desh të buzëqeshja. Të gjithëve u dukej simpatik. Morëm nga një gotë. Ai më vështronte gjithë mirësi.

-Ju jeni i huaj zotëri, mos e mohoni. Por tani keni mbrojtjen time. Do t’ju njoh me Meksikon, me Distriktin Federal.

Qetësia e tij më pezmatonte. Pothuaj me lot në sy, duke e shkundur nga xhaketa i bërtita.

-Me të vërtetë nuk më njeh? Nuk e di se kush jam?

Më shtyu me forcë.

-Mos më tregoni përralla! Mjaft na mërzitët e na ngritët nervat.

Të gjithë më shihnin me neveri. U ngrita dhe u thashë:

-Do t’jua shpjegoj punën. Ky zotëria këtu ju gënjen, është mashtrues…

-Ndërsa ju jeni një idiot dhe një i luajtur mendsh, bërtiti.

U sula kundër tij. Për fat të keq rrëshqita. Tek përpiqesha të çohesha duke u mbështetur në banak ai ma bëri fytyrën përshesh me grushte. Më gjuante me furi, pa folur. Ndërhyri i zoti i lokalit.

-Lëreni, mjaft është i pirë.

Na ndanë. Mua më ngritën për leckash, e më flakën në rrugë.

-Po t’ju teket të vini prapë do të thërrasim policinë.Rrobat i kisha copë, gojën të ënjtur dhe gjuhën eshkë. Mezi arrita të pështyja. Trupi më dhembte. Për një kohë ndjenja pa lëvizur, në përgjim. Kërkova ndonjë gur a ndonjë armë. S’gjeta asgjë. Brenda qeshnin e këndonin. Doli çifti: Gruaja më hodhi sytë me përbuzje dhe ia plasi gazit; u ndjeva i vetmuar, i flakur tej nga bota e njerëzve. Vendin e tërbimit e zuri turpi. Jo, më mirë të kthehesha në shtëpi, e të prisja një rast tjetër. Hodha këmbët ngadalë/. Në rrugë, më mbiu në kokë një dyshim që akoma më lë pa gjumë: Po sikur të mos qe ai, por unë…?

 

Përktheu Mira Meksi

15 Komente

                                                                                          5*

smiley..artiste eshte M. Meksi! bukur!

Nga paragrafi i pare:

tamam

e them këtë fjalë peshuar mirë

u ndal dhe kaloi portën e tij

Kërkova një pije që më erdhi në mendje

Dhe kur hahet justifikimi se jemi të ngjashëm, por për zënie vendi. 

eh, jo, nuk perkthehet kshu.

buono per albanezi, e di, por meqe e lexova. 

Der Doppelgänger

                                                      Heinrich Heine

The night is calm, the avenues are quiet, 
My sweet one lived in this house; 
She has already left the city long ago, 
The house certainly still stands, in the same place
And powerfully wringing his hands in torment. 
It horrifies me, when I see his countenance, 
The moon shows me my own form.
You my fearful double, you pale partner! 
Why do you ape the pain of my love, 
That has tortured me here in this spot 
So many a night, in times long ago?

https://www.youtube.com/watch?v=dDuvJmY00cY

 

Lezecem, dinobuzzatist smiley

Latinet per kete teme jane vetem te lezeçem (ne fakt rreth kesaj teme eshte edhe libri i Italo Kalvino Viskonti i shkly n'dysh), nuk jane per kete pune, se ashtu osht i pune, me bullshit fetar dhe politik. Perveç librit klasik te protestantit Stevenson, me i lezeçmi nga te gjithe eshte ortodoksi Dostojevski me librin Sozia.

Ne fakt nga pikpamja psikologjike (dhe jo vetem) kjo eshte tema rreth te ciles vertitet letersia moderne. Ne fakt eshte tema e jetes se personit, dmth edhe e jetes se shkrimtarit qe ka nje doppio qe eshte kundeshtari i vet, te cilit i referohet vazhdimisht, por ne fakt eshte turini i vet i shemtut qe ka inot. Sipas psikopatise se secilit person (dhe artist) kjo merr permasa edhe providenciale, fetare (se Islami zotrie), politike (se greku serbi zotrie), gjeopolitike, (kush mer gjermoni osht piçke dhie, ja fut amerikonit po desh, po nuk do, pranej atij ja fut rusi zotrie), seksuale (njeri ben of e tjetri af, e te dy bejne of-af) etj. Biles edhe borxhi grek shpjegohet me kete teme, edhe i çik me ate te futmes gjeopolitike dopelganger gunger xhungen.

Kurse me i lezetshmi nga te gjithe, osht ky filmi (kartushi dhe dartanjani), qe mu m'pelqe shume edhe artistikisht, megjithse e di qe Stalkeri do i gjeje ndonje kleçke me imazheri montim fluide kopim kubrik kompozicional hollivud inoksidabel moskvafilm:

https://www.youtube.com/watch?v=TvVyyH2m...

Ne fakt edhe beteja ndermjet tënë xhanger xhunger ne Peshk shpjegohet me te njejtin koncept kozmik dopelgangen xhunger gunger.

 

Paskam harru pa permend shkrimtarin dekadent Adrian Gunga qe ne nentor 1944 te nje kryeqyteti kishte per Doppelganger komandantin e Divizionit Pare Sulmues xhanger xhunger.

 

Masanej kam harru qe kemi arrit ne epoken e doppelganger virtual, epokes se llagapit, ku çdonjeri qe ka internet mund te krijoje nje identitet alternativ, artificialisht te pastruar, deontologjik qe jeton paralelisht me identitetin e jetes se perditshme dava legeni, pjesa erresire e shpirtit qe mbahet fshehur, nytsia reale etj.

Kam bo nje tregim me kete teme, dmth nje duel dopelganger midis avatarit dhe personit kompjuteristsmiley, por nuk e them titullin sepse e di qe do me heqin komentin.

 

Ne nje fare menyre njeriu operon me avatare dhe jashte internetit, sipas teorise se "looking glass self" e cila thote qe vetja jone, dmth imazhi qe kemi per veten, nuk eshte dicka solide dhe objektive sic mund te na duket ne pamje te pare, eshte dicka qe ngjizet pjeserisht nga si mendojme ne se perceptohemi dhe vleresohemi nga te tjeret. Biles sipas kesaj teorie i bie qe te kemi avatarin kryesor e keta nen/avataret e tjere ne varesi te personit(ave) me te cilin jemi duke ndervepruar. Kshu qe ti p.sh. ke nje avatar per tek Peshku (i cili auto-komandon sjelljen tende ketu) e nje tjeter avatar per punen qe ben e nje tjeter per te dashuren/gruan, i cili shpresoj te jete ndryshe nga avatari i Peshkut smiley

P.S. Cfare tregime te tjera dinobuzzatiste rekomandon per te lexuar ndonjeri prej avatareve te tu?

I imagine your mind, and especially what your mind thinks about my mind, and what your mind thinks about what my mind thinks about your mind.

smiley

Tani, ne epoken e barit, eshte pa fund kjo lloj literature, plus interpretimi i literatures sipas ketij kodi qe e nxjerr tere letersine dopelganger. Pese me hiç dmth, ke te rekomandosh me pare? Ja lexo Peshkun, s'ke nevoje per tjeter, mjafton.

Jane ca raste shume interesante jo-letrare, reale, psh Gete e ka pa realisht dopelganger e tij:

Amid all this pressure and confusion I could not forego seeing Frederica once more. Those were painful days, the memory of which has not remained with me. When I reached her my hand from my horse, the tears stood in her eyes; and I felt very uneasy. I now rode along the foot-path toward Drusenheim, and here one of the most singular forebodings took possession of me. I saw, not with the eyes of the body, but with those of the mind, my own figure coming toward me, on horseback, and on the same road, attired in a dress which I had never worn, — it was pike-gray [hecht-grau], with somewhat of gold. As soon as I shook myself out of this dream, the figure had entirely disappeared. It is strange, however, that, eight years afterward, I found myself on the very road, to pay one more visit to Frederica, in the dress of which I had dreamed, and which I wore, not from choice, but by accident. However, it may be with matters of this kind generally, this strange illusion in some measure calmed me at the moment of parting. The pain of quitting for ever nobleAlsace, with all I had gained in it, was softened; and, having at last escaped the excitement of a farewell, I, on a peaceful and quiet journey, pretty well regained my self-possession.

 

Po ajo s'eshte letersi o heretik, eshte soc-psikologji, ne rastin konkret nje paradigme qe shpjegon se si njeriu krijon sensin e vetvetes. Dmth eshte ok te mos jesh dakort a mos e kuptosh, por kjo perqeshja e cdo gjeje qe ne shqipot e kemi ne maje te gjuhes/gishtave eshte pakez majnulllik (m'fal per shprehjen)... ne rastin tend tip "kujt do me i tregue keto gjepura ky Cooley mer, mua?". 

Perqeshja nuk eshte vetem e shqipove ne kete rast, por edhe shkrimtarit te modh mer jau Nabokov (e di vete ti, ai qe ka shkrujte Lolita) qe e ka thene psh se Doppelganger osht duke na ça trapin ne letersi (frazen e sakte ta gjej me vone, se ashtu eshte nje pune).

Ashtu per sa i perket letersise, persa i perket soc-psikologjise, ka rrezik te quhet soc-psikopati, sepse problemi i sensit te vetvetes, dmth identitetit, perfshin edhe vete doktorin, veçse ne mos qofte doktori i Derguari.

Ky Cooley te shkoje e ti tregoje keto gjepura soc-psikopatike shkrimtareve t'mdhej Kadare e Qose qe diskutojne per identitetin Qose-Kadare, jo mua qe diskutoj vetem me dopelgangerin.

 

Qe ku e ke intervisten e Nabokov (VN):

AA.   The Doppelgänger motif figures prominently throughout your fiction; in Pale Fire one is tempted to call it a Tripling (at least). Would you say that Laughter in the Dark is your earliest Double fiction?

VN.    I do not see any Doubles in Laughter in the Dark. A lover can be viewed as the betrayed party's Double but that is pointless.

AA.   Would you care to comment on bow the Doppelgänger motif has been both used and abused from Poe, Hoffmann, Andersen, Dostoevski, Gogol, Stevenson, and Melville, down to Conrad and Mann? Which Doppelgänger fictions would you single out for praise?

 VN.   The Doppelgänger subject is a frightful bore.

 

Per te kuptu qe eshte sintome sociopatike ndarja demokratike midis letersise soc-psikiatrise (edhe çdo disipline tjeter, biles edhe butterfly-logjise, ku Nabokov ishte ekspert i vertete), eshte vete Nabokovi qe ka trajtuar ne gjithe vepren e vet temen e dopelgangerit, megjithse duhet me thene qe ne te vertete e ka perdor si parodi, dmth e gjithe vepra e tij eshte parodi. Dhe per kete arsye eshte i modh mer jau, sepse siç ka thene heretiku qe vepra ngambrapamoderne, eshte jo vetem parodi, por eshte karikature.

Keshtu rivlersohet ene ky socio-psikiatri qe ti ke sjelle, e te mbeti hatri qe nuk e vlersova:

I imagine your mind, and especially what your mind thinks about my mind, and what your mind thinks about what my mind thinks about your mind.

Ene ky osht i modh mer jau, nuk e diskutoj, por un preferoj qe ne vend t'i ble librin dhe ta lexoj me isenshellin e dyte ne dor (qe ja kom vjedh D.H., kot e kerkon), blej nje bilete per Karikaturland, e futem tek mirror maze dopelganger, gallate e modhe, nuk e gje dot rrugen e daljes. I fus edhe nje akullore, knoqesh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).