Gërmimet e para kanë nisur tashmë nga Çorovoda, me ndërtimin e rrugëve të aksesit dhe urave. Përgjatë të gjithë gjurmës së gazsjellësit do të ndërtohen dhe përmirësohen rreth 100 kilometra rrugë, është parashikuar rehabilitimi i 42 urave ekzistuese dhe ndërtimi i 3 urave të reja.

Vlera e përafërt e investimit në fazën e parë do të jetë rreth 60 milionë euro. Të gjitha këto me efekt jo vetëm në punësim, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës së të gjithë këtyre zonave.

Drejtori Menaxhues i TAP, Ian Bradshow thotë se përfshirja e kompanive shqiptare si nënkontraktore ka nisur që në këtë fazë të parë të punimeve ku 95% e stafit është shqiptar dhe numri i të punësuarve në këtë fazë të parë do të jetë mbi 500 vetë.

“Sic e shihni këtu, sot kompanitë shqiptare janë tashmë të përfshira në kontratat kryesore për këto rrugë aksesi dhe ura që po rehabilitohen dhe ndërtohen në Shqipëri. Kjo është një joint-venture mes një kompanie shqiptare dhe italiane dhe kompania shqiptare është në drejtim të saj, thuajse 95% e stafit në këtë pjesë të punimeve janë shqiptarë”, thekson Bradshow.

Faza e dytë është ndërtimi i tubacionit të gazit në territorin shqiptar që pas përfundimit të plotë të punimeve dhe transportit të gazit të parë nga fushat e Azerbaxhanit drejt Europës perëndimore pritet të përfitojë një pjesë të tij për nevojat e brendshme. Përfituesit e parë, sipas Ministrisë së Energjisë që po harton paralelisht një masterplan dhe studim fizibiliteti për gazifikimin e vendit, janë TEC-i i Vlorës, një investim që prej vitesh nuk funksionin, si dhe industria.

“Po krijojmë një pikë daljeje në Shqipëri, pra po lehtësojmë marrjen e gazit me shpresën që kjo do të lejojë masterplanin shqiptar të gazit të krijojë gjurmë në industrinë e gazit në vend”, vijon Bradshow.

Zoti Bradshow u ndal edhe tek pozicioni gjeostrategjik i gazsjellësit. A mundet gazsjellësi Turkish Stream të konkurojë projektin TAP?

“Jo. TAP është pjesa europiane e korridorit jugor të gazit. Korridori Jugor i Gazit transporton gazin nga Kaspiku, Azerbaxhani, Gjeorgjia, Turqia më pas kalon tek TAP në kufirin turko-grek dhe në e çojmë këtë gaz përmes Greqisë, Shqipërisë, Adriatikut dhe Italisë dhe është totalisht e ndarë nga Turk Stream’, tha Bradshow.

13 Komente

Faleminderit qeverise Berisha per kete veper te rendesishme strategjike!

smiley

ke bo mungesa...

te ajo tema tjeter po e bojn dukagjinin me te madh se Iliria. nuk te shqeteson ky fakt?

sa per ktu, lene tani, Rames i njeli kjo. jon me fat ca gjona smiley

Kjo është arsyeja përse Berishajt Ulërijnë për Fitorje dhe " na vodhën votat shokëni " smiley

Një psikopat kalibri si Berisha që mendonte të ishte AI thithësi i këtyre Fondeve dhe hapjeve të vendeve të Punës ,nuk mund të tundëte ndryshe Zilen e Kecit Basha .Gjynah Berishistët .U iku nga Goja një " thelë e majme " për Familjene  tij Biologjike dh Politike .

Ky është dhe një risk i MADH shumë që do ketë ndikime në Popullsia që nuk duan të mendojnëe jo më të digjojnë Parti aq më tepër PD-hin e Krimit dhe Grabitjes.

Harro mushkë valarenë ...është sinjali për Berishajt !

Do jetë me të vërtetë një gjë e shkëlqyer në se ky grupim që është sot në krye , të dijë ta trajtojë mirë këtë shans . Si gjatë Kohës së hapje , shtrirje, montimit ashtu edh për degëzime e Lidhje në Jetën e Punët " se bixnesi zotrie " e shqiptarëve . Jo siç bënë Hajdutët e RR.Kombit që e vranë mëndjen si të rritnin Kostot e si të Vidhnin. smiley

Kam besim të Plotë që Ky Grupim e kanë dhe do ta bëjnë .

Emigrant . Me fat qe Sala që i mbeti Shqipëri e Virgjër dhe u përpoq  e arriti aq sa arriti ta  shndrroi në Putanë !

te gzojme se bashku, Ziko. Me Rilindjen fitojne te gjithe. Me mire do jete edhe per oponentet. Ja sa ta kuptojne ngadale-ngadale.

Gerrmimet e para kane filluar tashme nga Corovoda

Bravo o i nderuari Ritvan Bode, me respekt te permendet emri ne cdo familje prej Corovode.

Tubi esht nje pergjegjesi e madhe.

Prandaj dhe Arti u ngjir duke thene qe s'vjen tubi ne Shqiperi.

Si orar gjumi ...thone !

  ..Nga Tubi i madh, hic - hic   po do dalin ca tubeto, sa per ngrohje e gatim dhe per na te varferit e Evropes.

Dite me te mira vine pasketaj ! Paska ndru emrin Iliri ..ne Ridvan .! 

Tani artikulli mire boni qi na informoi per fillimin e punimeve, po une kam edhe ca pyetje te tjera.
Gas sjellesi (GS) ka te ngjare te jete 48" ose 52" ne diameter me kapacitet mijera e mijera m3 ne dite. Ai do kaloje neper qindra kilometra ne territorin shqiptar (tokesor dhe ujor)
Per perfitimin ekonomik:
A do arketoje shteti shqiptar ndonji takse transporti dhe si do jete?
Sa gaz mund te marri Shqiperia dhe me cfare cmimi?
Siguria teknike - transporti i gazit paraqet reziqe te medha (me te medha se ato armet e Asadit):
A ka ndonji plan nga qeveria shqiptare per kontrollin e specifikave te gazit qe do transportohet?
Si do mbrohet traseja e GS nga germimet/ndertimet/punimet bujqesore? Po ne vendet ku tubacioni del ne siperfaqe? Po ne det?
A do njoftohet qeveria shqiptare per rrjedhje te vogla dhe si do diktohen keto?
Po per carje te pakontrolluara/katastrofale, a ka ndonji plan gadishmerije? Kush i pagon kostot?.
Jo per gjo, po paret i dume te gjithe, po edhe detyrat e shpise duhet me i bo. Se nqs ndodh nonji gjo, dalin tipat si lubo &Co dhe fillojne e te majne leksione per sigurine e drurit dhe qymyrit.

Patriot jane pyetje qe me lindin dhe mua ato te tuat dhe jam munduar tja bej edhe miqve te peshkut. une do te shtoja dhe nje tjeter, jo me pak te rendesishme: - a ja leverdis qe gazsjellesi te kaloje ne nje nga zonat me te bukura bregdetare te shqiperise dhe c'dem sjell ne kete zone?

Te gjitha pyetje me vend.

Duke menduar se ne jemi idiote , qeveriu njoftoi se per 20 vitet e ardhshme do perfitojme 1 miliard euro nga TAP.

Pra, 50 milione euro ne vit.

Nga keqadministrimi i financave tona ne pergjithesi Kontrolli i Larte i Shtetit gjen afro 100 milione euro shperdorime ne vit, pra per 20 vjet 2 miliard. Rrjedhimisht duhen ndertuar dy tranzite TAP per te mbulu shperdorimet.

Ja po te jap nje detaj se si eshte kjo pune : shpronesimet andej nga zona turistike e Skraparit po behen me qmimin : 0.09 euro per m2. Dhe mos te duket sikur kam mllef se kam tokat e mija atje e po uleras per shkak te qmimit. smiley

500 vende pune per 60 mln euro me duken pak por te pakten po kenaqem qe politika shqiptare e ka kuptuar qe po nuk u kontraktuan kompanite shqiptare nuk punesohen shqiptaret si me rastin e kompanise turko-amerikane ku na sollen doren punetore turke per rrugen e kombit dhe neper hidrocentrale. 95% shqiptare te punesuar esht shifer e mire shpresojm qe investimet te vazhdojne me ket perspektive dhe jo si ca muhabete zdrale ne ket rrjet, jo e meriton pd jo ps. Njerez te prapambetur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).