Prokuroria dyshon se në skemën e mashtrimit me ilaçet janë të përfshira edhe farmaci të rretheve

Skandali i barnave të rimbursueshme dyshohet se është disa herë më i madh nga sa është prezantuar nga Ministria e Shëndetësië. Tv Klan raporton se nga hetimi dy mujor i prokurorisë së Tiranës ,rezulton se në këtë skemë ishin të përfshira dhe një numër i konsiderueshëm farmacish në rrethe. Si pasojë e veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e kryeqytetit ka rezultuar se farmaci në Durrës, Elbasan, Fier dhe disa qytete të tjera kanë qënë pjesë e kësaj skeme. Për këtë fakt hetuesit dyshojne se shuma e vjedhur nga buxheti i shtetit kalon shifrën e 500 mijë eurove, për të cilat u arrestua drejtori Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për Tiranën, Pjerin Xhuvani dhe pronari i katër farmacive fiktive. Hysni Roçi.

Prokuroritë e Rretheve janë porositur të shtrijnë hetimet në farmacitë e dyshuara ku janë lëshuar receta fallso të cilat më pas janë rimbursuar nga buxheti i shtetit. Veprimet në këto qytete sapo kanë filluar nga prokurorët dhe në ditët në vijim priten rezultate konkrete,për të parë se kush ka qënë i përfshirë në këtë aferë.

Deri tani i vetmi person që ndodhet pas hekurave është pronari i farmacive fiktive Hysni Roci. Gjykata e apelit disa ditë më parë ndryshoi masën e sigurisë për Pjerin Xhuvanin drejtorin e fondit të sigurimeve shëndetsore,duke e lënë në arrest shtëpie.

3 Komente

...dhe Roçi i shkrete mbeti viktime e drejtorit qe i dha liçensen per te hap farmaci per nji shokun e vet (dhe hapi 4 per vete) dhe i dha Roçit nji vend pune...

Deri tani i vetmi person që ndodhet pas hekurave është pronari i farmacive fiktive Hysni Roci.

 

po te tjeret ??

te tjeret jane me pushime ne rome

 

E leshuan Xhuvanin pra, u rrit shume Lsi keto zgjedhje. Ca prisje ti ta linte hajdun e milionave ne burg. Ai eshte per ata qe vjedhin pula. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).