Me ne fund Erdogani duket se e kuptoi se e ka futur vendin ne nje qorrsokak politik dhe me sa duket filloi te luftoje po qorrsokakshe per te dale qe andej. Turqia megjithese vend i NATO-s, ka refuzuar haptazi deri tani te luftoje realisht kunder ISIS, dhe fshehtazi ka qene ura e kryesore e lidhjes se tij me boten, stacioni i fundit i trenit per qindra e mijra vete, para se te hynin ne ferrin e territorit nen ISIS. Qetesia me te cilen turqit pane per muaj me rradhe me dylbi nga tanket e tyre ne kufi, sesi Kobane digjej nen zjarrin e luftes dhe se si banoret e saj masakroheshin qetesisht ne kufi ishte me se paku e turpshme, me se shumti krim ndaj atyre njerezve qe kerkonin ndihme.I kenaqur qe armiqte e rinj te "Kalifatit" luftonin me armiqte e tij shekullore kurdet, Erdogani thjesht piqte geshtenja ne zjarrin e luftes pa e menduar qe nje dite ky zjarr mund te percellonte dhe Turqine.

Per here te pare janglleshi u kuptua ne zgjedhjet e fundit. Partia per drejtesi dhe Zhvillim e Erdoganit e cila kishte qe nga viti 2002 qe i fitonte zgjedhjet me maxhorance absolute, ne zgjedhjet e fundit e humbi kete maxhorance duke pasur rezultatin me te dobet elektoral ne 13 vjet. Megjithese me 258 vota ajo serish fitoi 40.9% te parlamentit, prape kjo ishte mjaft larg nga 330 votat qe i duheshin Erdoganit per t'u bere Sulltan i ri. Per here te pare ne historine e saj, grupe politike e shoqerore te vecanta si Qemalistet, Kurdet, komuniteti LGBT, Alevitet dhe kristianet e komunitetit te vjeter Greko-Armen u bashkuan ne voten e tyre kunder qeverise fetaro-konservative te Erdoganit qe adhuron akoma Perandorine e vdekur e te varrosur Otomane.

Por ajo qe u be pika qe derdhi goten e mbushur plot ishte ngjarja e Surucit me 20 Qershor ku nje terroriste femer e ISIS vret 22 te rinj ne nje tubim per te ndihmuar rindertimin e Kobanes te shkaterruar nga lufta. Ngjarja elektrizoi te gjithe Turqine qe befas e pa veten jo me si nje ure kalimi, po si nje stacion terrori. Pa u thare akoma gjaku i te vrareve ne Kobane, PKK-ja kurde hakmerret duke vrare 2 police turq qe kishin pasur lidhje me ISIS. Dhe ne kete moment qeveria turke kujtohet qe te ngrihet e te bombardoje ISIS, por pa harruar te bombardoje "ne rruge e siper" edhe bazat kurde, qe deri tani, me mbeshtjen e NATOS dhe kryesisht te Amerikes, ka qene e vetmja force serioze dhe e organizuar qe e ka luftuar dhe zbythur ISIS nga nje sere qytetesh e pozicionesh.

Ndersa sot Turqia qe nuk i behej vone per NATO-n, eshte kujtuar te therrese nje mbledhje urgjente. Nderkohe Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se kerkesa urgjente e Turqise mbeshtetej ne Artikullin 4 te traktatit te NATO-s qe i lejon anetaret te kerkojne mbledhje te tilla kur teresia e tyre territoriale eshte ne rrezik.  Nderkohe ne Stamboll njerezit po tremben se pervec konfliktit te jashtem, edhe konflikti i vjeter me Kurdet qe deri tani ka shkaktuar mbi 40.000 viktima, po kthehet perseri ne rruget e Turqise.

Miremengjes Taip. Miremengjes Turqi.

 

31 Komente

Ec aty turku, dy fronte ne nje kufi. Uroj qe kurdet te perfitojne nga kjo situate.

"ne çeshtjen e ISIS, as te mos nxitohemi por as te mos mbetemi ne vend"
(T.P)

Ky zotnia Pf na tha qe do behej nami ne Mossul para ca muajsh, do fillonte offensiva...dhe Greqia me ata ljepujt do i merrte Perùpià...ku jemi me bilancet?

Me pelqen pritshmeria jote e larte po kam idene qe po ngaterrohesh. Shkrimet nga bota qe sjell ketu zakonisht jane qemtime nga gazeta e media te ndryshme dhe ne shkrim perpiqem te qendroj neutral pasi ai eshte thjesht nje material mbi te cilin hapen tema diskutimi ndaj me vjen keq qe qenke zhgenjyer. Edhe ne kete teme, po ta shikosh me kujdes (po me kujdes ama) do e shikosh qe nuk kam bere asnje parashikim po vetem kam renditur disa fakte qe sollen kete gjendje. Natyrisht une nuk jetoj ne Shqiperi qe te marr vesh brenda dites gjithe planet sekrete te Mosadit dhe NATO-s, po perpiqem...perpiqem. Edhe ne temat qe une hapa per Greqine, ideja ishte qe njerezit te shprehnin mendimet ndaj dhe u bene nga 600 komente per teme gje qe eshte pak a shume dhe qellimi i ketij blogu. Po te dush pastaj nja dy emra ketu qe iu del  llafi 100% per ngjarjet ne bote, tregjet dhe investimet si dhe kohen sot dhe mot me thuj, vecse duhet te vish me bllok shenimesh ne dore pastaj, po shkrimet profetike dhe analizat sinoptiko-politike jane pak larg qellimit te ketij blogu cope-cope. He per he te pakten.

Gjithashtu feel free te sjellesh parashikimet e tua me komente per gjendjen nderkombetare ose jo, dhe po te duash mund t'i mbeshtetesh edhe me perditesime se sa perqind e tyre eshte realizuar ne perqindje kohe, meqe ky mbase eshte qellimi yt.

une kshu!!

e kush jam une o Pf  te mbledh perqindje mbi gjendjen nderkombetare?

Jane pak te cuditshme keto prurje qe jane edhe reportazh "neutral" i fakteve e ngjarjeve, edhe opinione te pruresit e nuk di si ti marresh e tu pergjigjesh. Po te ishte reportazh tamam, do duhej minimumi te kontrolloheshin faktet (32 te vrare ne Suruc, jo 22), te ruhej neutraliteti ("PKK kurde hakmerret duke vrare 2 police turq qe kishin pasur lidhje me ISIS" do duhej te thoshte "qe pretendohet se kishin pasur lidhje me ISIS"), e te evitohej gjuhe e tille e ngarkuar emocionalisht "qe adhuron akoma Perandorine e vdekur e te varrosur Otomane." 

Nese rreket te jete opinion, na e jep pra nje opinion tendin te ri e interesant per ceshtjen , se lajmet i lexojme edhe vete ne burime me serioze...

Te gjitha te quditeshme i ben ti more mik po u lidhen me minarete dhe ISIS-in.

Dhe vertet qe ka ja fut autori per perandorine otomane, duhej per perandorine osmane.

Allahu Ekber ! Qe mos na futesh te lista e atyre qe duhen ndeshku se u shame profetin.

Na ngaterron gjithmone anglishtja e mallkuar ku quhet otoman empire dhe jo Osman ose Asmon sic i thoshim ne lagje. Sa per 32 qe e kam shkrujt gabim, e pranoj qe ketu rendohet kandari...

Armir te keqen mos e pre abonimin nga gabime te tilla te vogla, se na le zbulut.

Keshtu sic e ke nis do hush ne gjak me keta trecerekshit ti. U ke sha poturet me nenkuptim. smiley

Ishalla e ma presionin.

Komentueso. Someone has to stand up for his opinion, pavaresisht rrezikut te lincimit si armik i klases dikur apo jo-tolerant, sot. Jemi brez i poshter ne qe i beme rezistence komunizmit, se mesum ca taktika qendrese qe ky brezi i ri nuk i koncepton dot.

Cer te bezdis ty me "qe adhuron akoma Perandorine e vdekur e te varrosur Otomane."; aludimi me "adhuron", apo "te varrosur"?

shif Bame - ajo gjuhe eshte e ngarkuar emocionalisht sepse ringjall tek lexuesi shqiptar inate te vjetra te kohes se perandorise osmane. Ne sot duhet ti harrojme keto gjera dhe ti afrohemi me teper shoqerise turke pasi kemi avantazhe te ndryshme. Do ishte mire qe edhe historia te rishikohej me nje sy me objektiv qe nuk i pasqyron turqit si pushtues. 

Varet se sa e si ja shto koqet kandarit.

Jo nuk me bezdisi gje, por thjesht nuk po di si ta marr shkrimin, si reportazh lajmi, si permbledhje lajmesh, si opinion, apo si status i ekzaltuar fejsbuku?

Nese nuk te bezdisi gje, perse u ngarkove emocionalisht?

Ti merre si te dush - kush te ndalo?

Ps: Pytje, e naihere retorike, boj dhe une. Mos u ndje fort ne siklet me u pergjigj. 

Ku e shikon ekzaltimin?  Po fejsbukun?

o byrazer Bamja te pyeti pse e ngarkume emocionalisht ... tani jepi pergjigje ... pse mendon se eshte "ngarkim emocional"

mire ja u kane bere policeve nese eshte e vertete qe kan pas lidhje me isis-in. Edhe ne shqiperi nese ka ndonje idiot qe ka lidhje urgjentisht te varet per gjuhe

Mëse objektivë ky përshkrim. Erdogani ishte në djeni të gjithçkaje që kalonte nga Turqia, biles u ngritën edhe kampe për stërvitje të vullnetarëve xhihadist dhe u bë armatosja e tyre. Erdogani nxitoj të akuzonte kurdët për bombën që vrau të rinjtë dhe fabrikoj prova se gjoja ishin vetë drejtuesit kurd që e organizuan këtë sulm. Sulltan Erdogani do ta lërë me turp fronin e tij.

Atikulli me pelqeu, veç duhen saktesuar nja dy gjera. Dy ushtaret turq qe u vrane, u vrane nga sherbimi i fsheht kurd, per shkak se ishin ata qe lejuan personin terrorist. Se dyti, Turqia filloi vertet ofensiven ndaj IS-it, por sipas fakteve qe me sjellin keta emigrantet ketu, Turqia ka bombarduar me shume kurdet, dhe pak IS-in. Biles tani sapo po shoh lajmet dhe po shoh se trupat turke po leshojne raketa ndaj kurdeve dhe po ushtrojne kontrroll te rrepte. 

Me kete gje Erdogani humbi pike, dhe pyetja eshte; A e kupton ai kete gje. 

Turqia kujtoj se me indiferencen ndaj gjendjes ne Siri e Irak (ku shum emigrante mendojne se Turqia i ndihmoi grupet terroriste te IS-it) do dobesonte pozicionet gjeo-politike te kurdeve, mirpo gaboi ketu. Kurdet fituan simpatine e opinionit perendimor dhe lindor, gjate ketyre muajve. 

Mendoj se pa u krijuar shteti kurd, aty do kete gjithmon trazira. A eshte i gatshem Uashingtoni, Parisi, Londra, Berlini dhe Moska per kete gje, kjo nuk dihet seç po vendosin dipllomacia e ketyre fuqive. Eshte akoma here per nje konkluzion, persa kohe keto fuqi kane kontradikta te siperfaqeshme (te dukshme)  dhe te nendheshme (te padukshme).  

duke pare foton.... dikur ne Turqine sekulariste, ishte e ndalluar qe ne ushtri te kryheshin ritet fetare e aq me pak te shprehej besimi... Ishte nje ushtri ateiste, dhe bile ushtarakeve  (nese gaboj te me korigjoje ndokush) u ndalohej te mbanin mustaqe, pasi ato ishin shprehje e besimit fetar. Ja ku e shpuri Erdogani i madherishem nje nga ushtrite me te forta dhe me te fuqishme te botes.....

Eh dikur thu ti. Ne kohen e Kemal Ataturkut qe ishte i shitur tek Greku dhe Amerika.

pra, le te bejme nje ekuacion, Isisi vs kurd, pastaj turqia vs isis & kurd, si del ekuacioni, kurd & isis aleate vs turqise!! mirepo kemi edhe nje element tjeter sipas disave qe thone te mbajme shenim, qe eshte zionismi me ameriken dhe perendimin ne kete mersele.

hahahhaha, te dhifsha ekuacionin thuaj. U be si ushtrimi 7 bataliona ne 4 kamiona.

Shume te nyte keta te CNN!!! Po si guxojne e aludojne se Turqia nuk e ka te sinqerte ket luften me ISIS??? 

Me ne fund Erdogani duket se e kuptoi...

PF, Erdogani ka kuptuar vetem nje gje : qe partia e tij, pas zgjedhjeve te fundit legjislative, nuk krijon dot qeveri. Pra: eshte ne interes te tij te shpalle zgjedhje te reja legjislative, te cilat edhe do i shpalle se shpejti (do rrojme e do shikojme !) me te vetmin objektiv qe, permes luftes qe u ka shpallur kurdeve, te forcoje rradhet e elektoratit konservator (dhe keshtu kesaj here te mund te marre 330 votat e nevojshme : 50.1%).  

Te gjitha ç'ka ndermarre deri tani, jane vetem dhe vetem ne funskion te kesaj me lart. 

As nuk e diskutoj dhe cdokush e kupton qe Isis eshte thjesht karremi qe ai sakrfikon qe te bombardoje kurdet. Personalisht mendoj se do jete gabimi me I madh I Amerikes nese I leshon pe turqve qe te bombardoje kurdet qe Jane te vetmit aleate te sinqerte te Saj per momentin. Gabim qe Obama Barrakja me duket se ollredi e ka bere. Shame. 

per arsye elektoraliste jane bere leshime me te medha se kaq ! smiley

 

ps: kurrsesi per ta marre ne mbrojtje, por per hir te se vertetes: Obama nuk eshte per ndonje gje ne kete mes...

Sot, gjat mbledhjes se NATO- sipas kerkeses Turqise, Amerikanet i zhgenjyen totalisht shpresat e kurdeve sepse i dhane mbeshtetjen e plote  Turqise ne aksionet e saj te deri tanishme,  vetem kunder forcave kurde.

 Erdogani , armiku me i madh  kunder krijimit te nje shteti kurd ne veri te Sirise dhe Irakut,  arriti ate  sukses qe e humbi ne kutite e zghedhjeve.

  Amerikanet i lane ne balte shpresat kurde.Dihej ky qendrim i kahershen , pragmatist i amerikaneve ..ISIS  vazhdo  lojen i pashqetesuar  sepse Turqia nuk eshte as miku as armiku i tyre...Izraeli e furnizon dhe e ushqen ate ....! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).