Një miks veror

Për të lehtësuar sadopak peshën e krizës greke :d

Dëgjojeni online apo shkarkojeni (mp3 | ~65 Mb).

Bëfshi qejf!

Lista e plotë:

  1. Electric Feel - MGMT
  2. All Around and Away We Go - Twin Sister    
  3. Still Sound - Toro Y Moi    
  4. Sleep Sound - Jamie xx    
  5. I Only Have Eyes For You - The Flamingos    
  6. People In The City - Air
  7. BTSTU - Jai Paul
  8. Everything Is Embarrassing - Sky Ferreira
  9. It - Prince
  10. Alberto Balsalm - Aphex Twin
  11. Chan Chan - Buena Vista Social Club (Feat. Compay Segundo)    
  12. I Belong In Your Arms - Chairlift
  13. Deadbeat Summer - Neon Indian
  14. Thinkin'Bout You - Frank Ocean    
  15. County Line - Cass McCombs

17 Komente

rrofsh sp

Thanks square.

smiley Flm. 

Ja nje strategji (nder te tjera) per shpetimin e peshkut: skuerpusheri qe poston me shpesh mikse kengesh. I kendshem per t'u degjuar naten ky i fundit. 

Nice! Efkaristo poli! smiley

Squpu, danke schoen*!

*jo per inat te Teutes po per fjale dite.  

Skuer, muzika nuk arriti të më entuziazmojë. Ndoshta ka qenë dita. Më pëlqeu County Line. Sdq rrofsh për punën dhe na kujto me lista.

PS: Të kam vënë ca këngë tek tema e zakonshme.

kuptoj tropi, gjera qe ndodhin.

rrofsh per PS-ne. pershendetjen po ta kthej te vendi.

 

Po i degjoja pa e pasur mendjen tek titujt e kengetret, gjersa me detyroi People in the city te drejtoja vemendjen nga autori. Kur pashe grupin Air, cdo gje ishte e qarte. Une sevdallisem gjithnje me te njejtet edhe kur hutimi dhe shkeputja e gjate ma bejne te veshtire t'ia recognise "fytyren/doren" per nje cast dhe kujtoj se po lind nje dashuri e re.
Aphex Twin, e mire shume, por c'e do qe kenge me te tille natyre jane si te thuash "1 perdorimshe", jo ne kuptimin qe s'i degjon dot me shume se njehere, perkundrazi te impresionojne goxha kur vijne per here te pare ne kohen e vet, 7-8 vjet perpara, atehere kur shpirti i njerezimit i kerkonte, qe t'i konsumonte ashtu tranzit.
Jam kurioze te lexoj nje mendim pse eshte perzgjedhur Everything embarrasing.
Flm per listen ne total. smiley

nuk di te te them pse e kam perzgjedhur pikerisht ate kenge te Sky Ferreira, pasi ne te shumten e rasteve keto listat fillojne me nje spunto e me pas ecin me asosiacione. kenge pop shume e pelqyeshme me duket.

per ATwin, nuk jam dakord me cfare shkruan. 

ah ok e kam parasysh per Sky Ferreira.

Meqe per kengen e Aphex twin nuk preferon ta shprehesh ne koment pse s'je dakord, po shtoj dicka me shume: kur nje artist (sado i vleresuar te jete dhe sado reputacion te mire e lavderime nga shoket muzikante te kete) perzgjedh nje motiv te caktuar muzikor, per te percjelle ide dhe ndjesi te cila jane shprehur me pare me menyra te tjera, duhet t'i kushtoje pak me shume vemendje kompleksitetit te pjeses qe po krijon, ne menyre qe te mos duket si dicka e konsumuar apo te mos konsumohet me 2 here degjim. Sikur thjesht te kishte zgjedhur nje tjeter timber/tingull elektronik per melodine kryesore, do kishte ndryshim per mire. Perkusioni shoqerues ishte i vetmi qe me pelqeu, pasi e shpetoi pjesen nga monotonia e krijuar prej motivit kryesor perserites qe ngre pikepyetje te vaketa ne nje monolog te perhumbur. Po pse te ishte pak me e perfillur fraza, s'po them ta elaboronte shume, po sikur 2 nota plus do ta benin diferencen dhe per mua do ishte e perzgjedhura e 2015. Gjithsesi, opinion personal eshte ky, nuk po gjykoj me kompetenca peshkore, ben apo s'ben kenga.

me duket se ka nje moskeqkuptim smiley

vetem njera prej kengeve te ketij miksi eshte e 2015-es. te tjerat jane me te hershme. konkretisht Alberto balsalm eshte e 96-es. si puna e interit qe eshte skuader italiane po qe ka a s'ka nja 2 lojtare italiane.

kompleksitet, per shijet e mia Alberto Balsalm ka boll. Beji nje kerkim ne youtube "alberto balsalm guitar cover" dhe me thuaj.

smiley rrofsh per vemendjen e kushtuar miksit. shpresoj te te pelqejne dhe ne te ardhmen.

hahah uaaa per at Zot une e mora per te mireqene qe kenget ishin prodhim i 2015, as mora mundimin fare te gugelloja dhe m'u duk edhe dore e mire Aphexi por edhe me cuditi, tashe cne sjell fryme te vjeter te stilizuar ketu e 10 vjet para, te pakten te kish punuar me kompleksitetin qe te kishim risi. Ky paska qene pionier, si kenge e 96 ia vlen shume, kudos!!
Une ne pergjithesi degjoj muzike here pas here, por jam shume e pavemendshme per titujt dhe kengetaret (edhe shazamin pertoj ta perdor kur me pelqen ndonje), dhe shpesh harroj te interesohem per autoret, por perqenrohem me shume tek muzika.
Tek muzika elektronike pergjithesisht ve re qe kur transkriptohet per instrument solo si kitare apo piano (me ca modulime e harmonizime sipas fantazise se ekzekutuesit, por edhe copy paste ndonjehere) i thyhet "akullsia" dhe vjen si dicka me e embel dhe me e pranueshme per veshet e pamesuar me tingujt elektronike. Kjo vjen sepse ne shume instrumenta elektronike, tingujt e regjistrave te ulet, por edhe atyre te larte ne skaj, kane frekuenca goxha te uleta ose shume te larta qe e bejne te veshtire perceptimin e linjave melodike qe luhen ne ato nivele, sic ishin ne rastin konkret instrumentat shoqerues te motivit kryesor te kenges. Me pershtatjen e pjeses per kitare, behet dhe pershtatja me frekuencat (tonet) qe mund te pranoje kitara dhe keshtu dalin ne drite shume elemente te turbullta e te thata, e kenga vjen me ngrohte dhe me embel tek degjuesi.

smiley eshte n'cik faji im pewr konfuzionin.

Aphex Twin eshte nder muzikantet e rralle qe sjell koha nje here ne 100 vjet. vjet nxori nje album te ri, hidhi nje sy, a nje vesh po te duash. katalogun e ka shume te gjere dhe premton se do prodhoje muzike te re ne vazhdim.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).