I zhytur në varfëri ekstreme, në pamundësi për të siguruar bukën e gojës për dy fëmijët e mitur, A.H., duket se nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse t’i hyjë rrugës së vjedhjes. Pak ditë më parë, 32-vjeçari ka hyrë në një market në zonën e Kombinatit dhe së pari, fshehtazi ka filluar të hajë. Më pas, ai ka marrë ushqime për fëmijët dhe ka tentuar të largohet nga marketi. Njëra nga punonjëset e ka pikasur klientin vjedhës dhe i ka kërkuar të afrohet te kasa, por ai ka refuzuar.

“Më lër të iki, nga halli po e bëj. Nuk kam lekë të paguaj”, i ka thënë ai punonjëses. “Nuk të fal dot. Dy herë të tjera të kemi lënë të largohesh”, ka qenë përgjigjja e prerë e gruas, e cila ka njoftuar menaxherin. Policia, e njoftuar nga menaxheri i marketit, ka mbërritur brenda pak minutash, duke i vënë prangat babait të dy fëmijëve.

“Më erdhi keq kur e pashë. Ishte në gjendje të mjeruar. Dukej ekstremisht i varfër dhe mezi rrinte në këmbë”, i tha “GSH” një punonjës i gjykatës, teksa i rrëfeu edhe për seancën e masës së sigurisë. Me kokën të ulur, A.H. e ka pranuar vjedhjen e ushqimeve në market dhe ka shfaqur pendesë para gjykatëses së gatshme, Marinela Osmani. Me kërkesë të prokurorisë, babai i dy fëmijëve është lënë nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Ndonëse policia ka dyshime se A.H. ka kryer edhe vjedhje të tjera, prokuroria është duke kryer veprimet e nevojshme hetimore. Për rastin konkret, në kuptim të ligjit, A.H. ka konsumuar elementët e veprës penale të “vjedhjes”. Fakti është plotësuar i provuar, pasi marketi ka vënë në dispozicion të organit të hetimit pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa krimi është pranuar nga vetë i dyshuari.

Rasti i A.H., është nga ato histori të trishta dhe rrëqethëse, që duket se hasen rëndom në Shqipëri e që duhet të tërheqin vëmendjen e institucioneve. A.H., kishte hyrë për të tretën herë tek i njëjti market, duke kryer vjedhje. Dhe në të tria rastet, pasi kishte ngrënë, kishte vjedhur panine, djathtë, oriz, makarona për të ushqyer fëmijët. “Jam i papunë, pavarësisht se jam përpjekur shumë”, kishte thënë ai. A.H., ashtu sikurse çdo shkelës ligji – thekson një jurist – duhet të paguajë për krimin që ka kryer”. 

“Por, edhe institucionet duhet të reagojnë, t’u sigurojnë punë qytetarëve ose ndihmë sociale”, – thekson më tej ai. A.H. ka dy fëmijë, të cilët presin bukën e gojës, dhe babai i tyre, të paktën në këto momente është në pamundësi për t’ua siguruar. Ndonëse ai po hetohet në gjendje të lirë nga drejtësia, nuk është i lirë nga detyrimi për të ushqyer fëmijët. “Kemi plot raste të tilla. Përditë na referon policia raste të tilla, kur të moshuar hyjnë dhe vjedhin ushqime në markete. Kjo është një kambanë alarmi që tregon se varfëria është shqetësuese, ndaj është e nevojshme që institucionet përkatëse të marrin masa”, tha një zyrtar i prokurorisë. 

Në rastin në fjalë, prokuroria është duke kryer hetime për të saktësuar nëse A.H. ka kryer vjedhje të tjera. Ndërkaq, theksohet fakti se plot dosje të tilla hetimore ndodhen rëndom në tavolinat e punës së prokurorëve, ku kryesisht, vjedhësit e ushqimeve janë të moshuar, endacakë apo persona të papunë. “Një gjë e them me siguri, se në shumicën e rasteve, vjedhje të kësaj natyre vijnë si shkak i varfërisë, por sigurisht nuk mund të inkurajojmë të kryejnë krime”, përfundoi zyrtari i prokurorisë, duke lënë të nënkuptojë se mëshira nuk do të ndikojë që vjedhësit të lihen të lirë.

Balkanweb

77 Komente

“Një gjë e them me siguri, se në shumicën e rasteve, vjedhje të kësaj natyre vijnë si shkak i varfërisë, por sigurisht nuk mund të inkurajojmë të kryejnë krime”

Vreni punen.  Zbatoni ligjin.  Ashtu, verberisht se drejtesia ...  Jo, prit:

KLSH: Evazion i frikshëm i kompanive të naftës. Dëmi, 5% e PBB-së

“Gjatë kësaj kohe, dëmi ekonomik i zbuluar është 27 miliardë lekë, nga të cilat 11 miliardë vetëm për 2014-n dhe 16 miliardë për 6-mujorin e parë të këtij viti”, saktësoi Leskaj.

Kreu i KLSH-së listoi një sërë rekomandimesh për qeverinë dhe Parlamentin, duke e vënë theksin veçanërisht tek mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë që gjenden në shkelje, por edhe te disa ndryshime ligjore për sektorin e hidrokarbureve.

Me 5% e PBB-se mund te kishte pak me teper asistence sociale.  Mund te hapeshin vende pune.  Policia s'do rekomandonte te juristi dosje dosido me pensionista e pabuksa, por dosje te majme zyrtaresh te larte.  Mund dhe halles t'i thuhet xhaje.   

Demi ekonomik nuk eshte firuar, eshte ricikluar.

ckoment prisni?! 

shoqeri langaraqe qe kalon orgazem nga pushimet e iva ticos ne jamaica

shkova e kontrollova kush ishte kjo. gjeta kte. smiley

gjith kohen me kujtohej "kshu te ket katandisur edhe shabani yne"?

policia ka bere detyren, prokuroria ka bere detyren, gjykata ka bere detyren

i ngelet dhe popullit shqiptar te beje detyren dhe te ndihmoje shtresat e varfra.

Nuk I gjeten ndonje pune ketij ne vend ti vinin prangat?!

Ne mos nje pune do ishte njerezore ti ofronin nje ndihme ushqimore. Ma do mendja qe kane plot produkte qe u shkojne dem.

waw - mimoza nga planeti kato

wtf - ku ke pa ti - s'i gjeti shteti pun ktij. osht kapitallizem, shteti s'te gje pun. gjeje vet.

Po mire, ndonje ndihme ti japin, se gjynah. Buke vodhi, nga halli. Dhe ato plerat nga ato buket e skadume ti jepnin. 

pranej them, te ndihmoj popoli shqiptar - te kete nje food bank.se un dyshoj fort se bizneset shqiptare hedhin mall ne plehra...ato e shesin dhe te skadum mallin, jo per gjo.

po thot: poplli te popllit; policia te policis; gjykata te gjykates.

si bibla pak a shum.

ps. un s'di c'e ka gjet miletin. meqe s'denohet lir meta, s'duhet te denohet asnjoni gjall ne bot. pse, argument esht ky? pyt o lla, pse s'denohet iliri, jo pse denohet ky. 

Shyqyr qe gjykatesi s'pat disiplinen tende luterano-merkeliane smiley, dhe e "denoi" vetem me detyrim paraqitjeje.  Ceshtja, te pakten per mua, nuk eshte pse u denua ky, por:

plot dosje të tilla hetimore ndodhen rëndom në tavolinat e punës së prokurorëve, ku kryesisht, vjedhësit e ushqimeve janë të moshuar, endacakë apo persona të papunë

Pa pune, pa asistence sociale, me femije per te ushqyer, sot "vjedh" nje cope buke, e neser del me maske te Rruga e Kombit, meqe u permend, a te rruga e hallit.  Nderkohe qe "white collar crime" ben kerdine.  As shtet social, as shtet ligjor, cfare dreq shteti eshte.

me kta duhen ndertu koloni utpike dhe self-sustainable. toka te papunume ka plot. gjith verzhezha djerr, me thane. te prodhojn ushqime dhe raki biologjike.

Edhe pensionistet ne Verzhezhe a ne kampe pune-koloni utopike?  Tangjent hape edhe muhabetin e 7501 po sherri sherr sot per kete ceshtje, keshtu qe mbase e diskutojme kur te ulen gjakrat.

*Ku i bie Verzhezha?  

** ngjit me malin e Tomorrit. Lol

supermarkati a ka ndonje program bamiresie

mund t'ia kishin akorduar ketij nje llogari mujore ne ndihma nga fitimi, psh. meqe e kane pare me syte e tyre disa here.

se s'besoj qe ky lloj biznesi te perdor fletoret me lista per borxhlinjte.

Biznes mendjeshkurter!!

supermarkati a ka ndonje program bamiresie

Po smiley

 ishalla t'i hyjne gjithe hajdutat e tiranes e t'i vjedhin supermarkete si keta

pu pu pu ne vetem nji vit e gjysem rilindje robt tu vujt per buken e gojes.

Turp e faqja e zeze!

"pse vodhi buke.?! -te vidhte biskota", do thosh M.A

gjera qe ndodhin..... pastaj, nuk do jemi ne te gjitha frontet mire, e pamundur! -ja psh, ne art dhe kulture shkelqejme!! "shtepia e gjetheve", "shtepia e diktatorit", "bunkeri i diktatorit".smiley, "haleja e a hamami i Krujes", "Philipe Parreno"..etj etj.
"tashi, se populli nuk di ti vleresoje keto, ça faji ka qeverria..?!"

pse nuk ha rrugen e kombit ay i shkreti?

aaa, rrugen e kombit mos e nga, se kryen goxha pune per ata qe e perdorin..
pastaj rruga e kombit ka edhe funksion simbolik, por shume domethenes. KM-ja kalon andej pari sa here qe takon Hashim Thacin, merr edhe kamerat ti deftoj Ballkanit se kush eshte lideri i rajonit.

qeka bo trim tashti, nuk kalo mo mçeftas siç kalote tunelin e elbasanit smiley

thon qe ne rrugen e kombit jan bo vjedhje astronomike.

ju merreni me c'keni kurdisur ne tunelin e trete.

zaten prandaj shkojn punet corap atje...

sa te vij sala ne pushtet, te gjith mrapc i ke smiley

mos bjer pre e propagandes smiley

smiley Tmerr!!Ca te thush mo... smiley

Nuk esht aspak tmerr. Supermarketi eshte treguar disa here tolerant. Shteti gjithashtu ne denimin qe ka dhene. Un shoh mjerim dhe dashuri.

Tmerr me duket mu Cone. Nuk komentova me te mush ty menjen.
Vazhdo tani shoku qytetar...

Thuj mer qe je me LSI dhe me rregell treshi te kane bo video te montume.

 Amanni more gazetare laneti ca shkruani keshtu ! Nuk duhet thene " Vodhi buke" , por pse mori  buke per femijet e uritur ...e arrestuan ...injorantet ! 

  Qysh u arrestuaka nje prind, .....

qe mori buken " pa pyetur, e pa paguar , per femijet rene zali per buke ! Gjasme lexoni ju librat e shenjte ! Eh more i madhi i te medhenjve, Hygo, qe i dhe botes Zhan Van Zhanin, por qe ne boten e internetit ..dhe t madheshtia jote ...pak u duket ! 

Jazik ketij  opinioni shoqeror ! 

Vetem ndonje I paformuar vjedh sepse sipas zylyfeve te qeverise :edi rama e ka bere shqiperine xhenet .ne vetem 2 vjet.

Heren e funit ne atdhe, u futem me nonen ne nji nga keto "super" market anej nga shkolla baletit (nga ona Ali Demit). Loss prevention guy i thote plakes : Iu lutem zonje lereni canten tek dera. Po ti ke kamera mer trung , i thashe, pse duhet ta leje nji plake 70 vjec conten, apo jane kamera fallco. Keshtu jane rregullat . Fuck you, your rules and fuck Salen too, while you are at it ( ishte Sali qenef Berisha ne fuqi).Dhe per dere perjasht. Kshu osht gjithenej me tha nona ... shtet ne bote.

jo, anglezet s'jan te rrept. jan burokrat. po s'i pase mbush formularet ne menyren e duhur.....

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

e mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

mjerimi s'ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.

 

Lagja e Varfun

...

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme
në punën e ditës së kalueme,
shërohen trutë e helmueme
në gjumin e natës s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve të lanun
me të rektunt prralla rrfejnë:
mbi barrat e jetës së namun
që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça
barkjashtë e me hundë të ndyta,
që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë
e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme
me faqe e me buzë të thithna.
Prralla mbi djelm, me të thyeme
shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit
për delikt do të përgjegjin, -
vetëm dreqit e hyllit
të gjith fajet tash ua mbshtesin.

....

Një Natë Pa Gjumë

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Urime per librin poet smiley

faleminderit art,  smiley

roland, te tuat keto poezi ? Migjeniane ! 

po c'te miat o grave. ne brezi i mesem i mesonim permendsh me detyrim poezite e migjenit. keshtu qe besoj se te gjithe e dine te kujt jane, prandaj nuk e vura autorin, se do dukej si patronizing (me fal se nuk po me kujtohet ndonje fjale ne shqip tani).

keta me te rinjte pastaj kane goglen. smiley

Ja qe ka dhe qe nuk e dine i dashur.

smiley

 

Makabritet do shkrute njana.

Mjerim, siç duken bathet, varferia po shtohet nga dita ne dite. Duket qe edhe prokuroris iu ka ardhur keq, gjersa e ka lene te paraqitet ne gjendje te lire. Ne fakt, prokurori dhe gjykatesi, ndodhen ne veshtersi ne kete rast, se nga njera ane, vjedhja denohet nga ligji, mirpo duke qene se ai ka qene ne skain me ekstrem te varferise, me keq se Greqia smiley vete drejtesia e ka te veshtire te vendosi per fatin e tij.  

Ne te tilla raste kendej ne perendim, veprojne keshtu; Te pandehurit i japin nje denim me pune te detyruar ne pune publike, pune 3-4-5 dite, nje jave qameti, dhe letrat/dosjen e tij e percjellin ne lagje, tek sherbimi social, i cili me letrat e 1) policise, 2) prokurorise, 3) gjykates, (nje nga keto organe) i lidh automatikisht socialin dhe i cakton seç pune do beje gjate asaj jave apo muaji. Sociali jepet ne para ose bono ushqimi ose miks. 

smiley pa koment!

opo erdh dita qe te djathtve* t'iu vije keq e te leftojne per te varfrit, pa qeni qepen te haje

 te djathtve* smileysmiley

po mire, po ti vet je i djathte apo i majte..?.smiley

shum pytje e bukur. dhe meqe po e ben ti, po te pergjigjem.

aktualisht jam i djathte. ne kundershtim me c'besojne ca e ca, bota (dhe sidomos amerika) ka shkuar shume majtas.

kur them aktualisht, dua te them qe ne situata te tjera mund te jem per te majten. nqse bota shkon shume djathtas. te dyja, edhe e majta, edhe e djathta, jane te domosdoshme. Kete gjithnje e kam krahasuar me te ngaret e nje biciklete, kur trupit duhet t'i japesh nje here majtas, nje here djathtas, varet nga po merr ana.

te jesh ne menyre te pakushtezuar, ngurtesisht i majte ose i djathte, eshte nje debil-llek i llojit te vet, tregon qe nuk ke kuptuar asgje nga librat qe ke lexuar. ketu bejn perjashtim ata pak kokrra qe politiken e kane zanat ose kane interesa imediate te lidhura me anesite.

po te interesoi te dish me shume, te shpjegohem edhe me hollesisht po deshe.

pa fjale, ky koment nuk eshte shaka. smiley

 dakord.. ishte pyetje e sinqerte.  dhe faleminderit per pergjigjen e sinqerte!

vet jam i tille, dmth nuk e kushtezoj dot veten ne i djathte, a i majte.. mund te kem ndonje parapelqim, por nuk jam aspak fanatik.  dhe nese do te pershkruaja  bindjen time perafersisht me dy fjale: jam demokrat liberal.smiley 

mendoj qe ne nje vend, per  te pasur nje rend shoqeror te drejte dhe stabil, duhen ruajtur  disa balanca  ndershoqerore.  dhe me duket e pamundur kjo te realizohet vetem nga politika te majta apo vetem nga politika te djathta.  kuptohet, flasim  per nje rend shoqeror ku sundon demokracia.

Kundra debil-llekut dhe pro Donald Trump eshte e pamundur .Oxymoron ! Osht si me thone: Sot pashe nji nga rraca kineze me makine Chevrolet !!! Not in my life time, not.

donald trump esht e ardhmja. i rrept, por i drejt!

Per te miren tende dhe te atdheut, please, bohu me nai tjeter sa nuk eshte vone. Do filloni ta shani si Saren. Pse me parruke dhe kllouna cirku behet nje shtet ?

smiley

sa i zi qe je ahahahahaa

...bektashizmi, pergjithesisht Islami, besimet , konsiderohen perceptime te majta.Perkatesi qe si rregull jane reagime emocionale , karshi fenomeneve me ndikime mbi masat milionshe qe shpresen, per nje jete me te mire e  shofin vertikalisht.

 Te djathtet e shofin progresin ...ke tregu ! 

smiley 

edhe mos leni nom. jane te ndame gjonat. vodhe - denohesh. je i varfer, duhet te ndihmohesh. ama je i varfer, prandaj vidh se s'ka gjo, kjo eshte pisllik me vete. ngjan me ata qe i benin tifo birbove te baltimorit, fergusonit, apo edhe me te majtet e kenduar shqipfoles, qe iu behet zemra mal sa here plackitet ndonje supermarket, se kshu "kapitalizmi po bie".

Ligjet e zotit (ose natyres si te duash) qendrojne mbi ligjet e njeriut smiley

Njehere e nje kohe "hajduteve" te tille u prisnin doren, derisa "hajdutet" vendosen tu prisnin kokat.

Me siguri zoteria s'do te jete king, prandaj s'ka gjetur dot pune.

fukarrallek, maskarrallek...pa koment! histori e dhimbshme!

Ne kohen tone vjedhja me ordinere ishte ajo e Shalqinjve , si e katandisi Rilindja kete vend , me vjedh buke me majt kalamojt , sa turp !

smiley

Drejtesia e Saliut do te diskretitoje Rilindjen.

PS. Me thone te drejten rilindja premtoi shume gjera falas, si shendetesia etj., por buka nuk qe nje prej tyre.

..." Drejtesia e Salihut ..!" 

fjale te huaja, dmth te paqendrushme realisht ,  ne shqip bejne vetem dem! 

ka edhe me keq... njerez te rene ne depresion smiley

cfare tmerri rasti i trete brenda dy ditesh, dhe sa e sa te tjere ne muajt e kaluar.

 

Po mire mer vlla, c'e kane kete mani qe hidhen nga pallatet!! po fantaksin miletin ne rruge.. pi mer fotoksinee jepi fund vetes ne shpi brenda.. ncnc.

mbase luan rol edhe moti Zeqo.. po ben vape e madhe,tropikale, ne Albanie keto dite..

nejse, eshte e çuditshme,  por cdo vend ka karakteristikat e veta persa i perket  zgjedhjes se menyres te vetvrasjes.. psh ne Hollande kan nje rrjet te hatashem hekurudhor. thuajse ne cdo fshat, se qytetet nuk diskutohen, kalon treni. deri ketu Ok...

..mirepo  kjo ka edhe disavantazhin e vet,sepse mbi 90% e njerzve qe kryjne vetvrasje ketu, shfrytezojne hekurudhat,  hidhen  para trenit.

mbase mbase Belulo, Gono ne mos skane uje me qumesht ose vere.smiley

Si perfundim a kane buke femijet per te ngrene?!  A e vuri njeri doren ne zemer apo ne xhep per varferine ekstreme te kesaj familje? 

Edhe Zhan Valzhani vodhi nje buke, pastaj Zhaveri nuk iu nda gjithe jeten...

Njeriu i shkret mbetet pa fjale ne kete rast, sepse per fat te keq raste si ky jane me mijera, anekend memedheut tone te dashur, ne jug dhe veri, ne Tirane, ne Vlore dhe ne Shkoder, ne Puke e Gjirokaster, Kukes e Tropoje...

Te vjen ndoht, sepse ky shteti privat i PD-PS-LSI, i Sales, Rames dhe Metes, vazhdon te tallet keqas me njeriun shqiptar, e trajton si qenie pa vlere, qe mund te poshterohet, te degradohet, te percudnohet, te vidhet, te rrifet, te vritet, te lihet te vdes per nje cop buke, dhe pastaj edhe ta procedoj penalisht per vjedhjen e nje buke, ose te hyj ne burg sepse nuk mund te paguaj dritat!!!!!

Per nje cope buk, per femije te uritur!!!

O tmerr!!!

Hapu dhe te hyjme thelle e me thelle! O mortje, ku je??? Pse nuk vjen ta hash te gjalle Ilir Floririn???!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).