Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia kishte publikuar në faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshendetje nga Ballkani”, me fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Më pas ata kanë udhëtuar drejt zonës së Vermoshit dhe pastaj në Dukagjin, që për fat të keq ishte dhe udhëtimi i tyre i fundit.

Nga hetimet deritanishme mësohet se dy turistët janë vrarë me plumba pas koke, çfarë përforcon dyshimet se një nga autorët kryesorë të kësaj ngjarjeje ishte personi që po udhëtonte, si shoqërues apo si pasagjer, së bashku me turistët.

Dyshimet e policisë janë se në këtë krim të shëmtuar kanë marrë pjesë dhe persona të tjerë që u kanë ngritur pritë turistëve. Aktualisht, aksionet e policisë dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vazhdojnë në gjithë zonën e thellë malore, duke bërë krehjen e gjitha vendeve të dyshimta. Deri në këto momente janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës rreth 35 persona, që dyshohet se kanë lidhje apo dijeni për ngjarjen.

Policia e Shtetit, duke ftuar qytetarët të bëhen bashkëpunëtor në zbulimin e autorëve të vrasjes së turistëve çekë, në Prekal, ka vendosur të shperblejë me 30 mijë euro informatorët. Policia garanton sigurisht ruajtjen e anonimatit dhe fton këdo që ka informacione për autorët e masakrës të njoftojë policinë. Në një dekaratë për mediat nga Shkodra, Ardian Cipa zv/drejtori i Pergjithshem i Policise ka theksuar se po bëhen gjithë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. “Referuar të dhënave të para, lindin dyshimet se autori i krimit ka qenë në brendësi të automjetit dhe ka realizuar nga brenda vrasjen e tyre”­ tha Çipa, duke ftuar banoret per te ndihmuar ne identifikimin e autoreve.

Sipas tij, policia ne bashkepunim me prokurorine po ndjekin cdo detaj te ngjarjes. “Eshtë një ngjarje shumë e rëndë që na ka tronditur të gjitheve dhe po hetohet për zbardhjen e saj, kapjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”.

 

Vrasja e dy turistëve çeke ka shkaktuar një ndjejnë revolte dhe turpi te shumë shqiptarë, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

“Me te ardh turp qe je shqiptar, prej legenash te pabese qe bejne akoma prita si ne kohet e lashta te 97’… Ça ndjenje e ndyre per ndergjegjen qe revoltohet”, shkruan këngëtari Elton Deda.

“I mori në qafë turistat e shkretë gjithë ajo literaturë mitizuese e Veriut të burrnisë dhe besës. Ambasadat kanë për detyrë t’i porosisin bashkëqyetarët e tyre të mos i planifikojnë udhëtimet e tyre në Veri të Shqipërisë të frymëzuar nga Bajroni, Edit Durhami & Co…”, shkruan ish-deputeti Gilman Bakalli.

“Pa kulturë e pa bashkjetesë nuk mund të ketë zhvillim, ASKUND në Shqipëri dhe për ASNJË nga ne. Ky turp, qoftë i fundit për ne! Autorët e kësaj tragjedie të dënohen aq sa të bëhen shembull për shumë dashakeqës që orvaten për grabitje e vrasje të këtij lloji. SHQIPERIA IME nuk është një vend që ofron tragjedi të tilla dhe asnjë nuk ka të drejtë të prishë imazhin e mirë të saj. Besa e Mikpritja janë dhe DUHET të mbeten Virtytet tona,” shkruan këngëtarja Rosela Gjylbegu

Ndërsa Dom Gjergj Meta shkruan:

“Ndihmo Zot e Ora e Shalës -Keshtu luteshin dikur Dukagjinasit! Une nuk e di se cfare jane ata qe kane vra turistat çek, por kete s’ka Zot e as Orë Shale qe e mban ne kambe! – Me vjen turp! Eshte turp e faqja e zeze!”.

407 Komente

Zakonisht keta turistet e huaj qe vine ne Shqiperi, jane tipa ekslporuesish, natyralista. Nuk   Jane pasanike. Biles flejne neper tenda. Ca dreqin paresh u kerkojne , I grabisin dhe I vrasin keto kafshet tona???! Shume turp! Dukagjinin duhet ta heqin  nga harta per turizem. Nuk ka siguri jete. 

une e kam te veshtire te besoj se ky krim mafioz, i kalkuluar dhe ekzekutuar aq gjakftohtesisht(!) , te ket qen menyra e vetme per ti grabit leket  2 Aventuriereve pa asnje mundesi per vetmbrojtje....

Nuk eshte hera e pare qe ndodh ne ate zone. E gjithe historia e shemtuar me turiste e shqiperise, vjen ne fakt vetem nga ajo zone.

Rasti i parë u shënua në vitin 2001. Tre studentë çekë, Jan Pavelka, Michail Pavelka dhe Lenka Tuçkova u zhdukën pa lënë gjurmë në zonën e Thethit. Edhe pse policia ka vendosur gjatë viteve shpërblime deri në 100 mijë dollarë, autorët e kësaj ngjarje nuk janë kapur.

Ata kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet Malit të Zi për një ekspeditë. Në Gusht kishin patur komunikimin e fundit telefonik me prindërit e tyre, ndërsa banorë të zonës së Dukagjinit kanë dëshmuar në polici se i kishin parë për herë të fundit në fshatin Mes.

 

Në korrik të vitit 2011 u shënua incidenti i radhës. Dy turistë çekë u grabiten në fshatin Radomirë në Kalanë e Dodës.

 

Në vitin 2012, tre turistë të tjerë të ardhur nga Çekia u grabitën në Kukës.

 

Qershori i 2012 shënoi një tjetër rast grabitjeje me dy turistë çekë, në Liqenin e Shkopetit. Në asnjë prej tre ngjarjeve nuk pati të lënduar.

 

Në vitin 2013, më 7 Korrik, turisti çek Pavel Prozak plagoset në Malin e Jezercës. Fatmirësisht arrin të shpëtohet në kohë.

 

Në Gusht të vitit të shkuar 26 – vjeçarja, Martina Mala, u plagos aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri me dy personave në një lokal në plazhin e Velipojës.

 

Në Maj të këtij viti, Adam Baron, 26 – vjeç humbi jetën aksidentalisht në lumit e Kirit, duke bërë Rafting.

Rasti i turisteve te zhdukur ne 2001 eshte i zbardhur, guida i vrau per ti grabitur, pastaj vrau edhe Tezen e vet ne mos gaboj e nuk tregon ku ka mcef trupat. Jane raste psikopatesh qe i kemi ne cdo komunitet dhe vrasin edhe te vetet.

Fakti qe ekspereince e ketyre viteve te fundit ka qene shume pozitive tregon numri i rritur i turisteve. Kjo zone fale investimeve te lokalve ka marre pamje tjeter e do lulezoj, kjo tragjedi eshte nje hap mbrapa shume i madh...por Lokalet duhet te hapin syte e te mbrojne turistet si familjaret e tyre...te krijojne praktiken e denoncimit te cdo individi qe duket i dyshimte....sic bohet ne vende te tjera. Ka shume resorta turistike ne vende te ndryshme qe kane siguri ushtarake diktatoriale, ndryshe nga zonat e zakonshme. 

E di ti si e kam gjetur para 20 e kusur vjetesh piken me te mire turistike ne Theth, ku reklama ishte qe shkonte Raiersoni ???? Ibret, me banjo allaturka jo-funksionale, ku ata qe e drejtoshin kishin pas gjoja eksperience te meparshme hotelerie. Sot te gjithe tregojne per ndertime te kendshme ne ate zone. Ai qe hudh leket e emigracionit e nderton resort ne ate Zone nuk qit pushke prej ferre se leket e tij shkojne per lesh. 

Nuk eshte krim mafiozesh o Qimederr . Eshte nje akt/krim qe ka buruar nga injorance e madhe dhe kafsheri. Keta qe vijne si turist ne Shqiperi, jane njerez teper te thjeshte qe nuk e kane problem terrenin e thyer malor dhe fjetjen jashte. T'u marresh jeten ketyre per hic gje eshte teper e dhimbshme. Por ne te njejten kohe te vjen keq te damkosen e gjithe ajo krahine atje, kur dihet qe jane popull mikprites dhe te vuajtur. Del ndonje psikopat dhe I damkos me kete akt kaq te shemtuar.

turistat ne shqiperi duhet te vijne te organizuar, si kudo ne bote. te zbresin me autobus ne tirane te vizitojne muzeun dhe te kthehen neper shtepite e tyre. kur marrin malin apo pyllin vete, dhe aq me teper pa paguar asnje lek (asnje perfitim nuk kane ato zonat) ata nuk jane me turiste, jane aventuriere dhe e marrin rrezikun me vetedije.

ne france edhe te duash nuk i viziton dot fushat dhe kodrat apo pyejt, se eshte toke e xanun gjithkund. eshte prone private dhe te gjujne me pushke, se i hyn ne shtepi i paftuar. edhe lulishtet publike neper qytete jane me orar, nuk jane te hapura non-stop.

nuk kane pra çfare duan turistet neper male dhe zona qe s'u perkasin as ne shqiperi. institucionet e vendit kete duhet t'ja u bejne me dije, te huajve qe ne avion apo ne kufi.

Ou, cdo gja e xanun atje? Se ketu ku jam une, ka plot kodra e pyje per njerez qe kane qef camping, hiking etc. Si ne Shqiperi. Pastaj ato plehrat qe e bene, neser sta pertojne dhe Ty qe je turist vendi. Ligji, ligji o shoku Maliq. 

ndiq Tour de France ne kete moment, dhe ke rastin ta evidentosh dhe vete. rruga nacionale vetem eshte ne sherbim te lire, tokat anash jane me tela me korrent (bile kur u rrezua njeri nga biçikleta atje i shkepi breket dhe çau kofshen). dhe lopet ne horizont bashke me barin apo lulet e diellit jane private. 

vetem asflatin ke mundesi te ndjekesh. 

can't say you don't have a point

jane zona ku edhe ne vete si shqiptare veshtire te marrim guximin te verdallosemi pa njofur mire njeri

Atje ku ikin keta ceket kemi frike ne shqiptaret te ikim. Fatkeqesisht, gjithe shqiperia tani do te demtohet prej asaj maje mali me shpellare.

Tragjedi njerezore per Ceket e familjet e tyre por tragjedi edhe per zonen e dukagjinit qe jetonte duke mirepritur vizitoret e huaj. Kjo zone vitet e fundit eshte mbushur me turiste lindor qe vizitojne te paorganizuar, bukurite e natyres Shqiptare. Zakonisht jane te varfer, vajza qe bejne hiking ose ecje malore me nja nje cante ne brez, ne grupe 2-3 vetash. Ky cift tragjik dukej me mire financiarisht.

 Tre dite me pare ishte nje shoqja jone ruse ne kete zone e sot eshte ne Vlore. Dha pershtypje te mrekullueshme per Thethin ne mediat online. Keta jane ambasadoret me te mire te Shqiptareve te atyre zonave ne rradhe te pare e fatkeqesisht martirizohen.  Popullsia lokale duhet me zbatu zakonin e mos me ja lon ne dore policise keto ceshtje e ti shkuli nga rrenjet e shtepise faren e krimineleve.

Mezi pres te shkoj per Hiking ne Theth, kam degjuar per dy rruge me veshtiresi te ndryshme ecjeje e largesi. 

Popullsia me siguri qe e di se kush e ka bere e s'tregon se ate mentalitet u ka dhene babai shpirteror keto 25 vjet, te cilin e duan aq shume. Prandaj dhe jane te varfer se s'kane kulturen e duhur. Tani dalin te pabese dhe aspak mikprites, e kunderta e asaj qe propagandojne per veten.

Double jackpot: emigrante maloke qe i ka mesuar Saluku.

Pse po te merr kaq gjate gjetja e ndonje lajmi per vrasje turistesh shqiptare ne Ceki dhe komenti shoqerues i perhershem por qe s'te pyet njeri: "nuk ndodh vec ne Shqiperi"?

Kjo zone ka qene teper e qete ndryshe nga sa propagandohet ne media sot. Pasiguria ka qene ne rruge kombetare kur zbrazej ndonje Kallash mbi Kosovaret e shkrete qe udhetonin drejt Durresit, ose kishe rastin e Malokeve te Tepelens qe vrane gocen e shkrete ne Autobuz.

Kjo zone pas zhdukjes se 3 turisteve Cek nga guida turistike para 5 e kusur vjetesh ishte normalizuar spse njerezit e zones silleshin mire dhe kujdeseshin per turistet. Turizmi ishte i pa-organizuar dhe vit pas vite Lindoret si Dallendyshet shperndanin fjalen se kishte siguri e ishte bukur dhe sillnin me shume turiste.

Kto diskutimet Besa e jo Besa jan per tu pare sepse cdo komunitet ka hajdutet e vete qe skan Bese, por do shihet reagimi i lokalve ndaj ketij makabriteti. Do i varin prej komesh kriminelet e ti perzene nga fshatrat apo do u dhimset VOCI I VET. 

 mos peshty siper kokes se t bje s surrat. shkerdhyl

Te pikon ne zemer vertet, per me teper qe jane te rinj. Nuk gjen fjale robi. Po mire qe nuk kane respekt per jeten njerezore, po a nuk e mendojne qe edhe nga ana materiale fitojne me shume duke terhequr vizitoret e duke zhvilluar turizmin, sesa duke u marre ato pak para qe kane. 

Askush nuk do vriste ne kete menyre per ca te holla. Teper e veshtire per tu kuptuar motivi i vertete i kesaj masakre. Ndoshta inati ndermjet dukagjinasve per fitimet nga turizmi mund te jete arsyeja. Per ti prishur pune ndonjerit qe ka investuar ne turizen dhe po i ecte mire.

Zona e veriut (Theth,Vermosh, Valbone) ka filluar te zhvillohet shume mire nga ana turistike. Kam pare shume.reportazhe shqiptare dhe the huaja per kete lloj turizmi alpin dhe te gjithe flisninin te mrekulluar. Eshte vertet trishtuese qe gjithe ajo pune e mrekullueshme per ta zhvilluar ate zone ekonomikisht te shkermoqet nga individe te papergjegjshem.

shpresoj qe mjekesia ligjore ti ket ber analizat viktimave jo vetm per plumbat po edhe per "ndonje substance te ndaluar me ligj"smiley

Nuk eshte fenomen i shkeputur: keshtu ndodhi dhe në plazhin e Tunizise. Keshtu ka ndodhur edhe gjetiu.

Do ti duhet kohe borgjezise (si mentalitet, si 'state of mind') të zgjedhe midis 'luftes se klasave' dhe 'luftes se rracave'.

As njeren, as tjetren, eshte e pamundur. Eshte në natyren e njeriut : o njera o tjetra. 

Stalker, a mund ta çkoqitesh pak me tej kete shpjegim?  

Per temen, ngushellime familjareve dhe shpresoj qe vrasesit te kapen sa me shpejt dhe celsat e kolibes ne ndonje humnere.  Vrasja e ketij cifti eshte vertete nje fatkeqesi, dhe pervec humbjes se jetes, fatkeqesi qe ajo zone aq mikepritese dhe bujare te damkoset nga keto makabritete individuale.  

Çfar ka per te shkoqit? S'ka asgje per te shkoqit, kjo eshte shkoqitja ne vetvete si dilema baze qe koncepton intelektualin modern evropian qe del me qarte mbas Luftes Pare Boterore si dileme: te behet nazist apo komunist?, me Hitlerin apo me Stalinin? dmth i gjendur midis dy shkoqitjesh ...

Me pas turbullohet prap, sepse teoria zotrie nuk eshte realiteti, se qasja kulturaliste eshte naziste, kurse qasja ekonomiste eshte komuniste, e te dyja bashke jane spiritualiste shkoqitese.

Dmth intelektuali si qenie e shkoqitur, gjithnje midis dy shkoqitjesh teorike te realitetit kridens kri uoter rivajvell.

 

Monda, po ja mund ta ckoqisim psh permes qasjes se meposhtme : ata horrat (maloket, të pabeset....ok, une nuk asnje problem me epitetin qe mund tu veme), a mund të shkonin për pushime në Prage (dmth në Ceki)? Nuk mund të shkonin (ky fakt nuk justifikon as edhe 0.001% të aktit të tyre, kjo as qe diskutohet !!). Por amà, po ta themi në menyre metaforike, me siguri ata i kanë thene vetes: "Ne në Prage nuk shkojme e nuk shkojme dot. Le tua marrim Pragen (dmth qejfin, vakancat, shkurt le tua marrim jeten atyre) dhe zëre se shkuam edhe ne në Prage".

Prova e kesaj qe them eshte fakti se "keta", nuk ka patur, nuk ka e nuk do kete polici tua gjeje dermanin (në kuptimin afatgjate, afatshkurter ndofta po). Ata qe mendojne se keto pune "i zgjidh policia", ose janë naive, ose janë pushtetare.

*

Kinezet, kur i pyet aktualisht se pse ka kaq police neper qytete, të pergjigjen: për të na ruajtur nga banditet. Dhe shtojne : Qe fshihen në male (biles eshte shprehje : "s'ka banditet në qytet sepse janë maleve ").

Stalker, frengjishtja ime anon pak me teper se c'do te doja nga ana e akademikes ne kurriz te slang-ut, ndaj dhe po ta them me gjuhen e memenjerkes: what the hell are you smoking dude? Qasje ad extremum. 

Dhe tangjent, ca te aferm e miq te mi kete jave jane per pushime ne Valbone, ja ashtu, neper ato male.  Pushime te mbara, dhe hic se u shko ne mendje t'i anulojne. 

Dude! Lol

Me nje "qasja jote eshte ad extremum"  e hodhe lumin ë smiley 

Ti mendon se qasjet "oh sa gjynah të gjoret" apo "faji i policise" janë të mjaftueshem?? 

Sigurisht qe në Valbone do vazhdojne të shkojne pushues. Edhe në plazhet e Tunizise. Sigurisht qe edhe në luginen e Nilit do rikthehen të apasionuarit e faraoneve.

Amà edhe "les laissés pour compte" (ata qe nuk llogariten -të kujtohet "na llogarisni edhe ne" ?), aty do ti kesh

thoja ckoqur dhe ti, te perjashtumit, kacaket plot me thanatos te maleve, megjithse jane te papergatit peshqit per qasje te tilla.

 

Shkova dhe i rashe edhe nga Kina, pa le të tjerat!! smiley

Kam nje pyetje: sipas teje, pse kur vjen puna për ngjarje në Shqiperi, tendenca e internotit shqiptar eshte ta shikoje fenomenin tmerresisht ngushte territorialisht dhe nacionalisht ?? Psh, në blogjet frankofone, nuk e konstaton nje fenomen të tille (mos me thuaj "milet i padale shqiptari" : 70% ë peshqve komentojne me flamur të huaj!!)

a million dollar question smiley

jemi shume lokalist e kulturalist si vend, gjeja e pare qe pyesin ne shqiperi e jo vetem eshte nga cili lokalitet rreth je, ose ke origjinen, per te paragjyku

dicka [pastaj shpjegon "undergroundi" i kusturices, shqiperia balkani  das ubewusste europa's, vendi ku europa projekton gjithe llumin e saj, e gjen veten si pjese te endres se keqe europiane, pra e beso dhe vete qe eshte llum, sic thote dhe zizeku i nerum, qe cito deleuzen;

Si vous etes pris dans le reve de l'autre, vous etes foutu" - if you are caught in another's dream, you are lost

 

 

 

Lokalizmi!! Bravo!

e habitshme amà : gjysme shekulli centralizem dhe prap gernetes se lokalizmit i bie shqiptari! 

me sa duket nuk ka mjaftu, ndoshta ngaqe feudalizmi ke ne ka ik shume vone.

 

jemi shume lokalist e kulturalist si vend, gjeja e pare qe pyesin ne shqiperi e jo vetem eshte nga cili lokalitet rreth je, ose ke origjinen, per te paragjyku 

Po, por nuk jemi vetem ne, besoj ka te beje me nje tradite te gjate te jetuarit ne zona te caktuara dhe te mos perzierit shume me te tjeret, edhe per arsye te terrenit malor e kushteve. Mgjths nganjehere eshte e frikshme kur shikon se dhe lagjia me lagjen, fshati me fshatin kane stereotipe dhe paragjykime te theksuara...kjo besoj ka qene dhe dhembra e Akilit per ne, krenare si individe, e kemi ruajtur identitetin e gjuhen shpesh perkunder shanseve, por ama s'kemi qene bashkepunues si grup (shpesh kemi luftuar veten me shume sesa, ose perkrah te huajve)...bashkepunimi kerkon qe t'i hysh ne hase gjese individuale te momentit per te miren e perbashket afatgjate (shteti)...ndaj besoj dhe jemi nje nga kombet me te vjetra ne rajon i cili u be shtet vetem pardje, e prap vetem formalisht se ne shume aspekte s'eshte shtet funksional. Edhe sot sporti i dites eshte politika tip 1shi i partise tone ja futi 1shit te partise "te te tjereve". 

Ama kjo duhet te na motivoje qe te luftojme kete dobesi (dasirat) jo t'i fryjme ne tajare ne cdo rast. 

Ideja eshte shume e bukur dhe romantike: ceket nuk do te vriten me ne veri atehere kur veriu do te munde te shkoje si turist ne Ceki. Problemi eshte si do ia bejme gjer atehere. Si edhe: a futen shqiptaret qe vriten ne Shqiperi ne ekuacion?

Patjeter qe ideja eshte romantike (vetem romantizmin mos na e merrni, aman smiley).

Dhe deri atehere do "mesohemi" me të tilla ngjarje. Ky eshte vetem fillimi, ne sapo kemi filluar të behemi vend turistik, o behemi si Greqia (nga inati saj) o plasim (e sheh si lidhen gjerat)

ps: ti je dhe e fushes, metaforat nuk të thone gje? smiley

ps2: jo-metaforikisht kesaj rradhe: deri atehere do forcojme policine, pse ti ke ndonje "ide" tjeter?

Ty besoj te kujtohet qendrimi qe mbante regjimi karshi dukurive te tilla si vetevrasja, cekuilibri mendor, vrasjet per qellime te dobeta e te tjera te cilat nuk hynin ne skemen e "njeriut te ri". Nga i njejti difekt - ta quajme - vuan edhe qasja mesiperme.
Kurse Meroja eshte liberal i kulluar; metafores i merr te keqen dhe e anasjellta.

pra ti po thua se, te njejtin qendrim qe mbante regjimi karshi 'faits divers' po mbaj dhe une sot ndaj ketij akti ? Interesante! Po mire, ma kujto nje cike se ç'qendrim mbante, se te them te drejten, mua nuk me kujtohet se mbante ndonje qendrim 'te vecante'. Romantik jo e jo njehere.

Jo, jo, me keqkuptove: qendrim eshte tjeter gje dhe qasje eshte tjeter gje.

Skema e njeriut te ri s'e pranonte ekzistencen e dukurive si vetevrasja, cmendja etj etj, sepse ato nuk beheshin dot bashke me idene e sistemit te drejte, i cili medoemos nuk duhej te kishte "anormalitetet" qe prodhonte sistemi kapitalist. Ideja ne thelb eshte po aq romantike: sistemi i prodhon njerezit, ne nje sistem te lumtur s'ka arsye te kete te palumtur, ne nje sistem qe kujdeset per qytetaret s'ka pse te kete probleme... 

(do e vazhdoj...)

Po thosha pra, qe ideja e sistemit ishte romantike, zgjidhja qe ai i dha ku e ku me pak (njerezit qe vetevriteshin mbuloheshin me heshtje, te marret fshiheshin nga pamja, kriminelet e vegje shiheshin si "shoke qe kishin gabuar"...). Keshtu ndodh kur perpiqesh t'ia pershtasesh realitetin ideve te tua dhe ke plotfuqine per ta bere kete. Qasja marksiste i mohon qenies njerezore te gjitha dimensionet e tjera, me perjashtim te dimensionit materialist te marredhenieve brenda sistemit. Mbi kete besoj se u ngrit edhe deshtimi i saj si praktike ne ish-vendet socialiste. Nga ana tjeter, ai lloj deshtimi e ka katandisur te majten ne nje klub letraresh. Cka eshte po ashtu romantike, por ka po aq impakt ne shoqeri sac ka mjeksia homeopatike ne semundje.

Kjo pak a shume ishte ajo qe doja te thosha.

 

He mo vazhdo me 'metaforat' dhe pak. smiley

eh stalker, vape e madhe andej nga juve me thane. pse nuk mban nje kapele o burre, te mbrosh koken nga dielli i forte. (ose fundja futi nje dush me uje te ftohte qe te kthjellohesh)

Kapelja nuk eshte gje tjeter vec nje mjet dinak i borgjezise per te penguar klasen puntore dhe ate fshatare te shikoje e gezoje diellin!

ndonje poste policie nuk  ka ajo zone?  ndonje makine  te policise qe te kaloje rruges qe te rritet ndjenja e sigurise?

ketej,gjate veres ,shikon gjithmone mjete te policise,sidomos ne zonat e vecuara dhe malore.  kjo me shume behet per ti dhene siguri turisteve.   atje nje cope vend eshte dhe banoret njihen me emra,,

varni ore 2-3 cope se nuk u be nami!   eshte nje kategori jerezish qe vetem frika i ben njerez.   atje policia nuk eshte e fokusuar te siguria e jetes,po vetem ti heqin patenten ndonje emigranti qe ecen me 70 km/ore ne rruge kombetare!

E tmerrshmeee....sa gjynah o Zot!
po si s'kalon nje dite pa degjuar per gjera te mbrapshta nga toka meme smiley

   Sipas meje, jemi para nje situate territoriale problematike ne te gjitha drejtimet.Prishja e sistemit vjeter, solli braktisjen e gjithanshme te shtetit.Zona te thella malore, pa komunikime, pa asnje mundesi jetese, varferi ne ekstrem, rini qe rritet pa shkolle, pa kontroll te komuniteteve, merr tipare psikologjike egersie, gatishmerise per dhune, per krim sepse e ndjen vehten te mbrojtur nga hapesira, nga territori pa kontroll.Pikerisht hapesira u jep sigurine per te qene te tillet , " mbreter, te nje mbreterie te eger " ! Te tillet  mund te vrisnin edhe ..." Nene Terezen " , per nje ore dore, nje celular ...ose njeqind euro !  Ne keto territore kerkohet vendosja e dores shtetit, jo per kapjen e krimineleve sepse aty eshte vet cerdhja kriminale ne psikologji, por per nje rishikim zhvillimor  dhe emancipues.Qe ajo rini te mos egersohet si ..shpatet e honet por te qyteterohet.Ndryshe edhe e gjith Cekia te vije, ajo rini, elementet me te eger  te saj ...kane per ti vra...Ta provoje Rame te veje " naten me taxi, sic na tha se ben rrugeve re Tiranes dhe ...nuk kemi per ta degjuar me Salihun ...te merret me Ramen ! Do na shpetojne veshet prej Salihut ! 

Zona te thella malore, pa komunikime, pa asnje mundesi jetese, varferi ne ekstrem, rini qe rritet pa shkolle, pa kontroll te komuniteteve, merr tipare psikologjike egersie, gatishmerise per dhune, per krim sepse e ndjen vehten te mbrojtur nga hapesira, nga territori pa kontroll.

E para fare me rrugen e kombit qe ka disa vite qe eshte bere izolimi ka marre fund.. Sot ne cdo cm te shqiperise ka internet dhe telefona celulare kshtu qe edhe "pa komunikime" bie poshte.. Persa i perket popullsise 70%-80% kane ikur nga zonat e thella dhe kane zbritur ne qytete ose ne Tirane ku kane prona dhe legalizuar ato. Tashme ata kane me shume pasuri se vendasit edhe nese kjo eshte perfituar ne rruge te paligjshme.. Shkollat po ashtu i kane tek dera e shtepise  dhe perdorin te njejta shermbime si qyqetaret e tjere te atij vendi..  Tani ti edhe ndonje tjeter mos doni polic ne cdo shtepi qe te ruaj se mos na vrasin  turistet?  Se shteti deri tani po harxhon shume qe ti ruaj mos te vrasin njeri-tjerin nga gjakmarrja dhe femijeve te ngujuar ju dergon mesusin tek dera e shtepise.. Cfare duhet te bej shteti xhanem tu vej turistave nga cdo polic ne makine se mos ju bejne prite ose mos i gjuajn pas koke? 

 

E po mire o Liqin, ata vrasin ...per qejf ! 

Ti vete besoj e di se rruga e kombit kalon nga nje zone komplet tjeter dhe ndikon te banoret e Dukagjinit po aq sa dhe segmenti Sarande-Delvine?

Grava 5 smiley

 

Po sigurisht o pse sterio , po ca ti them une ! 

po flisnim per zonat e thella malore ne shqiperi o sterio apo nuk di te lexosh shqip ti? Ka ardhur koha  tu bejme perkthim njerezve tani pas cdo komenti... Nuk po flsinim percaktisht per Postriben ku u be vrasja shume afer Shkodres.. Sido qe ta tredhesh o sterio prape aty del qe nuk jane zona te thella malore  ( se bashku me Postriben) te izoluara. Nejse o nejse.. 

Fjale te urta, grave.

Duker sikur kodin e mikpritjes e paskan modifikuar pak ne ato ane..Turizmi eshte nje industri teper sensitive.mjafton nje akt si ky , bie numri i turisteve dhe gjithe investimet , puna e djersa e mijera njerezve shkojne dem...

Kjo  eshte pjesa  e pasojave, ndersa flitet per shkakun e aktit te tmerrshem ! Shkaku eshte mungesa  totale ....e shtetit ne nje tertitor te gjere e malor ! 

policia ka qe nga 2 korrik 1990 qe eshte zbythur e ose ka qene pale me kriminelet ose jallan shahite.Vetem shqiptaret si me te mencem nga bota e shkrijne dhe e rindertojne forcen policore cdo 4 vjet sa here behen zgjedhje.

Albánie je určitě krásná země - ale jsou tam Albánci.
Perkthimi: Shqiperia eshte vertet nje vend i bukur - por atje jetojne shqiptaret.

Eshte shprehur nje komentues cek ne faqen e nje mediaje ceke, pas lajmit te kobshem te vrasjes se dy turisteve.

Si t'ua shpjegojme tani cekeve qe s'jane shqiptaret po vetem dukagjinsit te tille, sepse 100% e sulmeve kane ndodhur atje?

Lazarati, ka c'ka, turisteve u jepte hashash falas dhe i trajtonte si mbreter. Krimet lokale nuk kane lidhje, Din Hyka. Po flasim per turiste, qe na felliqin ne gjithe boten. Krimet te vogla lokale ka kudo e s'marrin dhene.

Dukagjinsit jane shqiptare bile shqiptare safi .Shqiperia nuk eshte vetem kafeneja e lagjes ku banon ti.

Te gjitha rastet pa perjashtim kur sulmohen te huajt, ne gjithe historine e sulmeve ndaj te huajve, vijne nga dukagjini kshu qe duhet specifikuar vetem per zonen, sepse s'ka ndodhur asgjekundi tjetr.

Dukagjinsit jane katalikt safi te mesjetes.

Hasull hasull kjo trego dhe per i gjo tjeter, qe shqiptaret doc, pra ata qe nuk nderrun fene jane dhe me te trashet e me te izoluarit. Te gjithe me deficenca te theksuara mendore, fillo nga dukagjini, ne Mirdite e maro ne Laq. Para ca ditesh zdhuken nje familje ne kurbin.

Edhe ne kohe te enverit kane kryer krime makabre. Si mundet qenie te tilla me fytyre njeriu nuk e kane per gje jeten e tjetrit?

mos i humb shpresat,se nuk i dihet,po sikur te kene  qene emigrante?/

peshku është albëzuar ne menyre te frikshme. 

të merr fryka. s'e hap dot po nuk dolen komentet e shplame te kti tipit.

Zoti u dhente rrahmet shpirtrave te ketij cifti simpatik te prere ne bese kaq poshtersisht, e ua lehtesohte dhimbjen familjareve te tyre.

Sa per vrasesin(t) besoj se denimi me vdekje do ishte i merituar ne kete rast.

gjithsesi, megjithse eshte nje krim i rende dhe  i tmerrshem,  ngushellues eshte fakti qe  Ministria e jashtme Çeke e quan: rast i izoluar.

keto zonat jan ber si favellat e brazilit, varferi papunsi krim neglizhenc totale e shtetit. Nuk e kuptoj si shkojne keta turista atije. Ne ato vende as shqiptaret nuk ven. 

Ky makabritet te le pa fjale. E pabesueshme si mund ti marresh jeten gjithe atij djali si div ne lule te rinise. Motivet nuk me interesojne. Praktikisht kemi te bejme me krijesa qe nuk kane lidhje me humanizmin. Duhen asgjesuar pa nje pa dy dhe trupat tu ekspozohen kafsheve te tjera qe ta kuptojne qe edhe mund te ngordhin sic ndodhte ne kohen e Dulles.

Edhe nje gje. Duhet te heqim dore nga vetereklamimi i mikpritjes dhe bujarise dhe sidomos i beses.Nuk kemi asnje nga keto virtyte. Ngaterrojme pllaquritjen e perqafimeve dhe hipokrizine me mikpritjen. Per bese as qe behet fjale, jemi e kunderta. Vetem ata qe kane jetuaar periudhen e diktatures njohin capak besen dhe bujarine. Cka ardhur pas 90s eshte e percudnuar.

Agjencite turistike qe sjellin keta turiste duhet te punesojne bodygarde me arme. Policia e qelbur kurre nuk shkel ne ato zona. Edhe plot shqiptare qe shkojne ne veri per turizem kthehen te tromaksur nga ashpersia dhe egersia e malokeve qe duan vetem para. 

Nese ke nevoje per bodyguard te armatosur nuk quhet turizem I cili behet per tu relaksuar e Jo te rrish me frike se mund te hash ndonje plumb.

Grdaf, grduf

e bam bam bam.

Blldaq bllduq

And ham ham  ham

Per  memetsheun  ndjeva mall

smiley

 

javash herrnietik loqja se do prishesh!!!

sipas shtypit ka qene nje person i armatosur brenda ne makine me ciftin e ndjere, qe mendohet se ka qelluar mbi ta..

nejse, me keto te dhena deri tani  kjo nuk duket si grabitje.

Belul, konspiracionet flasin per serbe qe e kane bere per te demtuar imazhin tone perfekt ne syte e botes.

eee, mire mire dajosh..  dmth ti kujton se une po i futem ndonje teorie konspiracioni ketu?  jo mor jo, shqiptaret i vrane keta! 

por e theksova, me keto te dhena deri tani, nuk duket si grabitje.. -pse..? - po eshte gjetur nje automatik  ne makine.. jane gjetur krehera  fishekesh prane  vendit te ngjarjes edhe shenja gishtash jane gjetur te arma  e ne makine....

tashi  si ka mundesi qe grabitesi/t  te lere armen e kaq shume gjurme ne vendin e krimit?

Nuk e kisha per provokim. Keto i lexon neper forume. Ca flasin per serbe, ca per demokratikas te frustruar nga zgjdhjet, ca per ushtare te berishes, ca per probleme konkurence midis resorteve te dukagjinit................Motivin ta jap une. I kane vrare per sport te semure psiqike qe normalisht duhen neutralizuar ose me arme ose me injeksion.

rilindje.. ja kshu icik ka icik.

keta s'kane rilindur ende. kane 25 vjet qe nuk ndryshojne vote

S'ka lidhje Ndue. Shteti duhet te mbuloje gjithe territorin e republikes. Por kta bythqira nuk lodhen shume te sigurojne edhe zonat rurale. Nga njera ane bejne propagande per turizmin tone te hatashem nga ana tjeter nuk japin as minimumin e sigurise. Me thershin mua ne ka ndonje poste policie Dukagjini.

dukagjini ka votu majtas, jane rilindas.

Ngjarja eshte teper e rende, na turperon ne si shqiptare, na turperon Shqiperine, dhe iu jep rast sllaveve ta interpretojne Shqiperine si nje vend te rrezikshem. 
 Uroj qe vrasesit te kapen dhe ti nenshtrohen nje hetimi special te te gjitha llojeve e rangjeve, per te dale sa me i plote motivi i vrasjes.

Dukagjini eshte nje zone me natyre te bukur, shume te bukur me ujvara dh pamje piktoreske, si ne malet e Zvicres, sidomos ne kohe pranvere dhe vere Cifti ka bere disa foto ne celular,shume te bukura  bile jane dashuruar aq shume me natyren shqiptare sa qe e kane humb vigjelencen ndaj banoreve te zones duke i besuar me shume sec duhet .

Siguria ne Dukagjin qenka e njete me ate te xhungles mund te gjesh vdekjen jo nga kafshet e pyllit ose te malit, por nga njerzit e beses smiley shqiptare .

Per te ardh keq eshte  dhe s`eshte hera e pare kjo  qe ndodh me me turistet cek.

Po me ceket ckane dukagjinasit ?

  Kam pershtypjen se Dukagjini eshte shume i izoluar me pjesen tjeter te Shqiperise pershkat te terrenit, dhe njerzit nuk jane shume te sinqerte sac paraqiten, Mund te bejne jete te eger, dhe jane shume keq ekonomikisht ! 

Ky eshte mendimi im skeptik, per Dukagjinin e Lek Plepit i cili eshte me i zhvilluari ne ate zone. Media Qeveriu , nuk jepin  te dhena kush i ka vrare dhe pse i kane vrare dy turistet chek ! Duhet sqaru mire rrethanat e ketij krimi, dhe krimeve te tjera qe kane ndodh ne ate zone .qe te parandalojne krimet ne te ardhmen. 

 

Po Gilmani perse eshte distancu keshtu nga Veriu?

Qenkan vra dy ceke aty dhe u dashka anatemu gjithe zona keshtu ? 

Eshte nje krim i ndyre dhe kaq. Krim qe mund ta kete zanafillen kudo.

Cer eshte ky patetizem keshtu. Po habi nuk bej. Ne jemi te papam per ti bere dem vetes.

Cer demi vetes thu er daj. Kur ka qene hera e fundit qe ne nje vend te europes ekzekutohen turistet me plumb kokes. Kjo nuk eshte hera e pare per ate zone. Praktikisht ajo zone duhet te behet karantine. 

Police said fighting broke out after taxi drivers were harassed by tourists as they ate at a fast-food restaurant.

perjashto vjedhjet, per 2,5 dekada qe jam ketu *nuk ka bere vaki vrasje turistash me qellim. (Atdheu mafies, kamorres e rrangadranges) as n'napoli, palermo, bari etj

* perjashtoj periudhen 15/5-25/5-2011 qi kom qen jasht shtetit

djali, mafia nuk pret shtetin, t'fut llokumin e  dinamitit tek veni po t'vrasesh turistin.

ok, meqi njef rojterin pyte se sa turist kan hy e dal kto kater vjet ne itali e sa ne shqiperi.

Problemi eshte qe ne genjejme veten  duke e mbajt Shqiperine si nje vend europian. Nuk kemi qene e nuk jemi. Do jemi.

Une nuk kam perse habitem qe ndodh nje gje e tille sepse jo ne Prekal, por ne mes te Shkodres u vra prifti per hasmeri dhe femija 10 vjec ne dere te shkolles.

Eshte krim dhe duhet trajtu si i tille. C'hyn besa e mikpritja ketu e aq me pak Veriu ne nje ngjarje te tille.

 

ore po ti, per cfare i sjell keto ti. per te justifikuar keta kafshet?

pse nuk merr shembullin e mire ti ketej nga ne, por me te shemtuarit?

aspak. per te ulur tonin e atyre qe shajne shqiperine dhe e demtojne me shume se keta kafshet.

ik or zar, se na ke care mender bythen. U bere ti klysh muti, matane tastjere, te na besh moral e nacionalizem.

O bole, shife gjithanej, rrevolten e miletit, neper facebook, neper gazeta, neper blogje. Nuk mbajne me, jane shtu shume kokshtremtit. Jane gjithanej, i kemi komshi neper pallate, i kemi neper rruge, i kemi ne periferi, ne zona turistike e bujqesore e malore e kodrinore. Na bojne cubin gjithanej, se e kane jeten e tjetrit si jete mize.

Vetem vrasje e krim eshte titulli i lajmeve qe vin nga ky vend, e spo flasim per ndonje shtet me 100 miljone banore, po flasim per 3 miljone kokshtremsa si puna jote.

skalon nje dite pa kronike te zeze makaber e ti na rru trapin me lajme interneti. O bole po ndodh nje krim te turistet ne itali, po italine e vizitojne dhjetra miljone ne vit. Ty nga 100 cek qe te vizitojne 4 i vret, 4% te turistave cek i vret. Debil, o PF hiqeni ket hajdar paj zotin, se na osht qepe si ajo kafja mas kpuce.

Eff, qe s'e kemi qef njeri-tjetrin, dihet. Une psh te lexoj dy fjalet e para te komentit e pastaj kaloj tek tjetri. As e di ca ke shkruar me poshte te ky komenti por dy fjalet e para i lexova. pse s'ben dhe ti te njjejten gje? po ashtu dhe rolandb me poshte as e kame idene ca ka thene smiley

Huh. Kuptova !  mos fol ma rolf ndue shkaba.

nuk ka asgje qe e demton shqiperine me shume se sa nje vrasje makaber si kjo.

Pastaj, dy njerez te pafajshem, nuk jetojne me, sepse keshtu iu tek disa ndyresirave qe nuk e meritojne te popullojne kete rruzull. E kupton? Ua keputen jeten ne mes. Dy nena kane vene kujen.

Ty te ha meraku se po te shajne shqiperine. (Apo te ha meraku se po te shajne ripjerdhjen tende qe ka dy vjet dhe akoma nuk ka vendosur ligjin ne gjithe territorin e asaj republike bananesh)

Prandaj ka mbetur 200 vjet mprapa nga pjesa tjeter e Europes Shqiperia. Se ka akoma shkaba, shkrepse, ndue, e lesh me tresh,  si puna jote qe hidhen perpjete kur e kritikon dhe e shan per te keqijat qe ka. Nuk rregullohet nje vend po nuk u sha dhe nuk u kritikua per gabimet dhe sidomos per keto krime makabre.

Kujt i plasi per napolin dhe portugaline. Une dua qe te rregullohet Shqiperia.

Prandja edhe e shaj, o shkabe-shkrepse-ndue-leshi.

Raprezalje!!! Zhdukini nga faqja e dheut qelbesirat!!!

Kto pergjithesimet per besen a pabesine nuk ndryshojne gje. Edhe sharja e rraces shqiptare me kete rast eshte rapllik.

Ngjarja eshte tragjike dhe mbas humbjes se pazevendesueshme te jetes se dy te rinjve do vije edhe denimi ndaj Lokaleve. Dukagjinasit nuk kane eksperience ne turizem, si duket investuan para per te joshur te huajt me hoteleri e restorante por nuk kuptojne se duhet te bashkepunojne Lokalisht per sigurine e ketyre turisteve. Shteti u bo rrugen qe te mos te jene te izoluar dhe faktikisht viktimat jane ekzekutuar 15 km larg qytetit te Shkodres ne rruge te asfaltuar e jo ne shtigjet te mbushura me lindore me canta ne kurriz. Siguria eshte pjese e turizmit ku lokalet duhet tu flasin turisteve, tu japin uje e ti mbajne para syve. Duhet te komunikojne me njeri tjetrit po pane njerez te dyshimte ne zone se po priten policat barkderre nga Shkodra me arrit ka mor fund puna.  Duket qe e kan mor lecem punen e turizmit dhe dyndja e turisteve te huaj ne zone tregon qe jane te pazotet tu japin siguri. Po nuk vepruan lokalisht do u shkojne investimet per lesh. Ka shume raste nderkombetare kur mungesa e sigurise ka cuar ne varrosje te turizmit multimiliardar. Sdu me dhon raste se do me thoni Shkab mbasanej.

Cila mendoni se eshte arsyeja qe ku ka tema te tilla, nje pjese e madhe e komenteve jane sa te parashikueshme aq dhe patetike? 

P.sh. shkeputuni per nje moment virtualisht nga te qenit shqiptare dhe shikojeni nga larg si fenomen...nje vend nje pellembe toke brenda se ciles ca tipa te pjerdhur nga trute mundohen te ofendojne gjysmen e popullsise si barbare maloke te pacivilizuar qe s'behen njerez, apo sic thote shkabe-ndue i semuri nga trute, ata s'jane shqiptare, jane maloke. 

Nuk ka gje me te shpifur se keto majmunlleqet e dasirave shqip vs shqip! Pervec e padrejte (nuk e di si ndihen verioret kur i lexojne keto, mbase dikush mund te hapet e te na thote), eshte shume e demshme, dhe shume e ulet...eshte gjeja me e ngjashme qe kane disa shqiptare me luftrat sektare qe bejne ata majmunet ne Lindjen e Mesme te cilet besojne se sekti i tyre eshte atdheu i tyre i shenjte dhe duhet mbrojtur edhe duke shtypur sektetet e tjera. 

Aq me teper kur keto behen qe ti tregojme botes se ne te jugut jemi shqiptare te civilizuar e me gene superiore e ata te veriut jane maloke te pagdhendur qe s'behen dot njerez. Majmunllek me te cilin te huajt padyshim do tallnin bythen se ne atyre njesoj i dukemi. 

 

Tjeter...ok shume i drejte shqetesimi qe keto ngjarje i bien ne qafe turizmit dhe imazhit te vendit. Por, a nuk duhet te ishte ne radhe te pare shqetesimi per krimin dhe keto fenomene, e te diskutohej si duhet te parandalohen? 

Pse kjo ngjarje prodhon me shume shqetesime e merzitje sesa ca lajme te llahtarshme (ne te gjitha krahinat e vendit) te vrasjeve brenda familjes me sopata e lopata, te hedhurit ne puse etj? 

Duhet te synojme te behemi me te mire per veten e me njeri-tjetrin mer ne radhe te pare mer, jo vetem te fiksuar me biografine dhe me boten...po bota, c'do thote bota, thoshte Marigoja me te vjehrrin. 

ata s'jane shqiptare, jane maloke. 

Ej po ju genjeni sy per sy, s'keni turp fare. Ma cito te lutem ku e paskam thene kete? Te sfidoj. Ti qenke i pacipe qe genjen kshu haptazi. Pergjegjesine per 100% te sulmeve ndaj turisteve ne gjtihe historine e shqiperise e ka dukagjini ndaj s'kane pse ta mbajne gjithe shqiptaret ate barre, por vetem ajo zone, dhe aty duhen marre masa. Fajin e kane jo vetem kriminelet, por edhe zona qe me siguri e di se kush jane personat e perfshire e ne kaq vite nuk tregon. Ky eshte komplet rast i perqendruar 100% vetem tek nje zone, 0% i perhaupr ne zona te tjera.

Gjithe komentet e tua ate thelb kane shkabe, e kam frike se gjithe qenia jote ate thelb te semure ka...cdo njeri ka disa gjera qe e motivojne dhe katalizojne; sporti, letersia, filozofia, p1dhi, muhabeti i kafes, etj etj. Ty duket se me shume se cdo gje tjeter te motivon ky krimbi i dasirave shqip me shqip, shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi vs emigrantet, shqiptaret jug/shqiperi e mesme vs veriut, etj. 

Te permenda si egzemplar, por s'je i vetmi, ne nje shkalle me pak a me shume ka shume te tjere si ty. Fatmiresisht ama, me kalimin e viteve dhe me hapjen e kufijve (p.sh. hyrje-daljen e shqipeve nga trojet e tjera ne Shqiperi etj) gjerat po ndryshojne, shqiptaret po behen me pak paragjykues ndaj sho-shoqit e me shume bshkepunues. Shpresoj qe pas disa vitesh tipat si ty do jene vec relike, nje pakice e paperfillshme. 

Ne fakt, per te miren tende, shpresoj qe ti te ndryshosh, ta them me dashamiresine dhe sinqeritetin me te madh, ndac me beso ndaj jo. Ti apo une tek as i prishim as i ngreme pune kombit si individe, por e perfytyroj qe duhet te jete goxha ndjesi e keqe te jetosh me aq dasira (ne mos urrjetje) ne shpirt per nejrez qe i shikon perdite ne Tirane, si ti qe jeton aty dhe shikon ata te ardhurit nga veriu. 

P.S. Nje njeri me pak bonsens dhe pak tru ne koke ne radhe te pare do analizonte pse e si e qysh, para se te damkoste gjysmen e bshkekombesave. Gjerat kane shkaqe e arsye, njerzit nuk kane ADN inferiore apo superiore, dhe ato shkaqet e arsyet duhen analizuar, por dhe si te parandalohet krimi, sic p.sh. thote me te drejte dajoshi qe shteti duhet te jete prezent kudo, jo vetem ke Blloku...mgjths dhe ke Blloku u vra bankieri me plumba ne mes te dites e policet u fshehen pas pemes...apo u vra komisari i Policise ne mes te Tiranes e vrasesi tani bredh neper bote.

Une te sfidova te me citosh vendin ku kam thene ate qe thua se kam thene, fjale per fjale. Nuk e sjell dot sepse genjeve. Genjeshtra e radhes eshte qe thua per ndasite. Cdo gje qe e kam thene, e kam thene pikerisht kunder ndasise dhe paragjykimit qe i bejne shqiptaret e larguar shqiptareve qe s'jane larguar. Sa here kane permendur gjerat e keqija ketej e kane bere sikur jane vetem ketej, u kam bere te qarte qe s'jane vetem ketej ato te keqija. U kam permendur gjerat e keqija andej, pikerisht qe ta kene te qarte, me shembuj konkrete, qe s'kane as edhe nje ndryshim, sado qe i genjen mendja. Ky vesi yt per te genjyer per gjerat qe ka thene tjetri eshte shume i ndyre, shume i shpifur, shume i ulet. klm

Pergjegjesine per 100% te sulmeve ndaj turisteve ne gjtihe historine e shqiperise e ka dukagjini

Jo, shkabe, jo. thuaje tamam, sic ta do zemra.

Pergjegjesine e kane jo thjeshte ata nga dukagjini, por emigrantet nga Dukagjini. Emigrantet, shkabe, emigrantet, ata e kane fajin. Nuk ke pse e fsheh. Dielli nuk mbulohet me kullojse makaronash (apo eshte me shoshe, se nuk me kujtohet mire tani?)

me fal rolandb por dhe ty dy fjalet e para te lexoj. s'e di ca ke thene te paragrafi tjeter. mundohu ta besh dhe ti me mua kete, nese mundesh. klm

ore, ti ndac lexo dy fjalet e para, ndac lexo dy fjalet e fundit, kujt i plasi.

ky eshte forum i hapur. une nuk shkruaj per ty.

 

p.s.: Ti ke dhe nje zakon te keq qe ti thua keto gjera  tani ne darke, qe te mos na zeri gjumi gjithe naten nga meraku.

Tjeter...ok shume i drejte shqetesimi qe keto ngjarje i bien ne qafe turizmit dhe imazhit te vendit. Por, a nuk duhet te ishte ne radhe te pare shqetesimi per krimin dhe keto fenomene, e te diskutohej si duhet te parandalohen? 

Pse kjo ngjarje prodhon me shume shqetesime e merzitje sesa ca lajme te llahtarshme (ne te gjitha krahinat e vendit) te vrasjeve brenda familjes me sopata e lopata, te hedhurit ne puse etj? 

Ato vrasjet lokale do t'i kesh gjithnje, nuk mbarojne as ketu, as ne vende te tjera. nuk dalin neper lajmet e gjithe botes e nuk demtojne gjithe kombin. Ndryshimi eshte i qarte fare, qe tek reagimi qe u ka shkaktuar njerezve e deri tek reagimi qe i ka shkaktuar medias boterore.

ato shqetesimet qe ngre per mungesen e kohezionit kombetar midis shqiptareve jane te drejta,po kush e ka fajin thua ti?

nje vend teresisht i zhveshur  nga nacionalizmi si shqiperia e sotme,eshte e destinuar te shkoje heret a vone drejt libanizimit.  ca pret nga shkabat qe jane rritur nen hijen e lubonjes?

nacionalizmi ,qe ka qene e vetmja cilesi evropiane qe kishim,megjithese ne nivele minimale,u luftua qellimisht qe vendin e tij ta zinin sektarizmat krahinore dhe fetare.

Ti shqipe i vjeter ke 100% te drejte qe e thekson nacionalizmen! Por e ke pak koncept teorik dhe letrar, e shpesh kunderproduktiv (si pasoje, jo se do).

Ke te drejte pasi jo vetem qe akoma dhe sot bota qe ne synojme (Evropa e kushdo tjeter union) perbehet nga shtete-kombe, por sidomos per faktin qe pa nje mastico dhe flake kombetare asnje nga keto kombe s'eshte bere shtet funksional, dmth kjo eshte pak a shume formula qe ka funksionuar me mire se cdo gje. Plus qe sot e mot ne duhet te synojme te jemi shtet e komb i shendetshem e i forte e s'duhet ta dorezojme kete kauze me idene se Evropa do na doje me shume se vetja.

E ke teorik-letrar se me ngjan sikur ti nacionalizmen sot ne vitin 2015 e shikon me syrin e Skenderbeut qe priste koka te huajsh. Te huajt si Serbia e Greqia (e jo vetem) natyrisht qe s'na i duan te miren as sot, por nese i bejme nje grafi problemeve te shqiptareve ne Shqiperi e rajon, ato sot jane kryesisht per faj te shqiptareve, per fajin tone dmth. 

Sa per Lubonjen, e ke fiksim te pjerdhur, nese me lejon ta them sinqerisht. Natyrisht qe as une s'jam dakort me c'mitizimet e Lubonjes ne keto tema, hic fare, perkundrazi! Por s'ka pse nxitesh ta kryqezosh, jo vetem per faktin qe Lubonja e tipat si ai jane shume te paket e shume te dobishem ne luftimin e kancerit te brendshem, korrupsionit e kapjen nga oligarket mafio-politikane (e ky eshte armiku nr 1 i shqiptareve sot!) por dhe per faktin se nje nga traditat me te mira te shqiptareve, e cila duhet ruajtur e nxitur, eshte trajtimi me butesi e shpesh dashamiresi i "te tjereve" ne mes tyre, ndac hebrenjve (per te cilet sot krenohemi se historia e beri qe genocidi ndaj tyre te jete nje kauze morale e perendimore....kur ne i shpetonim, Amerika e Britania i benin sehir trenat qe i conin ne vdekje) ndac minoriteteteve ndac kujtdo. 

Ka vend Shqiperia dhe per ata qe mendojne si Lubonja ne kete pike, le te mjaftohemi t'i kritikojme e hedhim poshte artumentat e tyre (meqe s'jemi dakort me ato) por s'kemi pse i kryqezojme, as ata, as minorietet e as kedo tjeter qe nuk mendon e nuk duket e nuk flet si shumica jone. E per hir te se vertetes, argumentat cmitizuese te Lubonjes besoj se kane efektin e kundert, i bejne njerzit qe ta vleresojne me shume kombetarizmen, e Skenderbeu nuk kercenohet sot (si figure historike e vlere kombetare) as sikur te ishin 1 mije Lubonja. 

nje vend nje pellembe toke brenda se ciles ca tipa te pjerdhur nga trute mundohen te ofendojne gjysmen e popullsise si barbare maloke te pacivilizuar qe s'behen njerez, apo sic thote shkabe-ndue i semuri nga trute, ata s'jane shqiptare, jane maloke. 

Nuk ka gje me te shpifur se keto majmunlleqet e dasirave shqip vs shqip! Pervec e padrejte (nuk e di si ndihen verioret kur i lexojne keto, mbase dikush mund te hapet e te na thote), eshte shume e demshme, dhe shume e ulet...eshte gjeja me e ngjashme qe kane disa shqiptare me luftrat sektare qe bejne ata majmunet ne Lindjen e Mesme te cilet besojne se sekti i tyre eshte atdheu i tyre i shenjte dhe duhet mbrojtur edhe duke shtypur sektetet e tjera. 

Xhibi pse te bejne pershtypje sharje te tilla?  le ta shprehin hapur dashurine e tyre smiley

 

 

 

 

Per rolf-ndue-llesh-shkabistin... Katunar i modh "ne mentalitet" i ka dale persiper keto kohet e fundit atij vendi me i tregu "te tjereve" e injoranteve-emigrante ta myllin squpin se e kane me keq imazhin e vendit ku ngrysen per i cope buke, se ke komuna parisit eshte ku jeta notes eshte me e bukur se alpet apo thethi...Nje pasivitet agresiv i frikshem, e rreth vicioz mohim faji, i kopjuar me pllake - TM Pjer - nga gjuha vulgare trendy e politikes shqiptare. 

Harrohet fakti me esencial, - kur reagohet ndaj nje krimi e ne radhe te pare ne marrjen e jeteve njerezore-  mbeshtetja humane eshte me e forte se perkatesia shteterore.

Ne rastin konkret, ka dy alegori: bukuria e natyres se virger dhe mungesa e saj ke shpirti i njeriut, vrasesi me origjine shqiptare. Pastaj ke shtetin, qe eshte ke cepi murit me dur ne xhepa, qe as nuk i behet vone hic. Lere per strategjite mijera faqesh per zhvillim te turizmit malor. Komen e policit nuk gjen ke qendra e cdo fshati me kqyr ca bohet i here ketej nga nahia jone. Kjo ne strategjite e mireshprehuara quhet "preventive strategy on security", po nejse ke blloku, e perball tij, nuk kane kohe taksistat me dhone shume njohur atyre qe i perdorin per burim informacioni te besueshem. 

gaia let me put it this way:qeveria shqiptare ka nen kontroll vetem zonen e bullevardit rreth ministrive.pjesa tjater e vendit eshte si Far West i kohes se kaubojsave.

Dhe nuk eshte hera e pare qe vriten shtetas çeke smiley

R.I.P sa gjynaf dhe sa  turp...

I qofte dheu i lehte ..

Imagjino te na e bej njeri neve, te shkojme me pushime diku e te gjejme vdekje smiley

Fatkeqsisht krime ka ne çdo vend te botes ..por ka dhe komunitete qe nuk i degjohet zeri i gojes ...

Ne Itali psh shqiptaret ,rumunet ,marokinet ,tunizinet ,i ke neper faqe gazetash smiley

 

Kto lloj krimesh Jane te njashme me ato qe ndodhin  ne Thailand  duket e pa besueshme  por eshte e vertet .   populli tajlandes eshte populli mikeprites. Bujar si AI  shqiptar smiley     po shkojme drejt tajlandes, si popull  te varver por mikeprites te medhenje . me ndonje vrasje tek tuk.

jane probleme me te thella, nuk zgjidhen sa hap e mbyll syte, duhen programe te detajuara per te sjelle rendin dhe qetesine ne kete vend. ky krim ndodhi ne dukagjin, por ka ndodhur dhe ne vlore e mund te ndodhe kudo.
ligji nuk duhet te fali ne rast armembajtje pa leje dhe kontrolle te organizuara ne vendet e dyshimta, jo te mbajne njerezit e rregull 2 ore per nje rrip te pa vene a nje drite te fikur...

Pa arsim dhe kulture kesi rastesh do kemi perhere.

Me vjen keq ta them po veriu i Shqiperise, per shume arsye eshte sot shume me i prapambetur se pjesa tjeter e vendit. Tradita dhe historia e pasur e treves jane argumenta 'gjethe fiku' per ta mbuluar kete te vertete.

Zgjidhja afatshkurter eshte policimi i forte i zones, sidomos ne sezon.

Afatgjate arsimi, kultura... .

Padyshim, po s'eshte vetem ajo, jane te gjitha aspektet e neglizhuara (disa krejt jofunksionale) te shtetit te cilat kane peshen e tyre, dhe nuk behen ne nje dite, por qe fatkeqsisht as kane filluar te behen ketu e 25 vjet se mileti eshte i fokusuar me Edi vs Sala dhe "me ka premtuar njoni nje pune". 

P.sh. kur tjetri vret komisarin e Policise ne mes te Tiranes dhe tani bredh ne bote i lire, apo vret bankierin ne mes te dites tek Blloku e s'kapet e s'denohen, apo hedh tritolin, etj etj dhe drejtesia nuk vendoset, keto ne vend qe ta parandalojne e nxisin krimin. 

Apo, kur shteti s'ka asnje politike te mirfillte per trecerekun e vendit (fshatrat dhe qyetetet e vogla) dhe shkon aty vetem 1 here ne 2 vjet per zgjedhje, normal qe kjo do sjelle si migrimin ne mase nga periferia ne qender dhe degradimin e treguesve te tjere, shkollimi, punesimi, etj etj, dhe sic eshte ajo shprehja, fukarallek > maskarrallek. 

Tani keto jo se s'i mendojne dot trushkabat, por eshte shume kollaj argumenti i te damkosurve te "malokeve" si qenie inferiore, bile hidhi dhe nje salce politike "ashtu i ka mesuar Saliu" dhe ja u zgjidh edhe analiza edhe problemi, plus krimbi i brendshem u ushqye. 

Patetizma por dhe mjerim, per faktin qe ngjarje si kjo nuk nxisin analiza si pse qysh por shpesh perbejne per t'i gjuajtur njer-tjetrit...p.sh. kur vritet polici apo turisti apo bankieri pa teklif nje banor i Shqiperise normal duhet te mendonte qe dhe jeta e tij eshte e kercenuar dhe te fokusohej se si duhet ndryshuar kjo, ku calon gomari. 

Tek mjerimi e kam edhe une, nuk mendoj se prapambetja eshte 'gjenetike'! Po ja qe ashtu eshte! Ne veri me shume se tjeterkund ne Shqiperi ka mjerim dhe prapambetje... . Hajde diskutojme per shkaqet...

Natyra e krimit eshte e tille qe pak besoj te kete korrelacion me nivelin e arsimit apo kultures se atyre qe e kane kryer. Eshte krim i ftohte, jo rast flagrant grabitjeje ( krimi me  i shpeshte ne zona dhe lagje te paprivilegjuara) perderisa motivi nuk qe bazuar te pasuria, objektet e çmueshme mbi te ndjeret, etj. Gjasat jane qe keto te fundit te kene qene deshmitare te ndonje aktiviteti ilegal perreth asaj zone.

Per zgjidhjen afatshkurter, kalon ne ekstrem, ose mbase reagon emocionalisht, ama ne diçka ke te drejte pjeserisht: qe siguria per turistet duhet rritur. Shoqeruar kjo e fundit me paralajmerime te qarta nga ministria e turizmit per turiste qe vizitojne keto pjese te Shqiperise. 

Gjendja e mjere dhe kriminaliteti i larte (supozoj pasi eshte kthyer ne legjende urbane kriminaliteti ne Veri, jo detyrimisht bazuar ne statistika) e ka fillesen te mosprezenca e shtetit ne ato zona. 

 

Gjendja e mjere dhe kriminaliteti i larte (supozoj pasi eshte kthyer ne legjende urbane kriminaliteti ne Veri, jo detyrimisht bazuar ne statistika) e ka fillesen te mosprezenca e shtetit ne ato zona. 

Sjellja individ-polici ne ca zona qe pashe une andej, o jardin. dukej njesoj sic ka qene ketej ne vitin 1996. Qdmth, edhe po te ishte prezent polici, nuk e pyeste njeri dhe polici e kishte shume te qarte qe s'do ta pyesnin qe kur afrohej. Nese ne zonat e tjera njerezit perpiqen t'ia hedhin shtetit kur bejne nje shkelje dhe e mbulojne krimin me ndonje maskim a ndonje gje, atje as mundoheshin fare. Rasti konkret qe pashe une isht nje pompe uji e shtetit qe fikej sepse bezdiste pronarin e nje lokali dhe demtohej gjithe zona, dhe polici i lutej pronarit te lokalit ta ndizte dhe pronari i thoshte qe as qe behej fjale. Jo se ne zonat e tjera eshte shume me mire, por keto jane gjera te pamendueshme sot. Shqyenin syte te gjithe kur ua tregoja. Keshtu qe zgjidhja atje eshte tamam ajo qe thote Obi Wan, vetem arsimi dhe kultura ne plan afatgjate dhe dajaku (ok, policim i forte) ne plan afatshkurter me njerez si ky pronari.

Mua s'me pelqejne hipotezat e hedhura ne ajer, ndaj te me falesh qe s'pergjigjem mbi to. Diçka tjeter ama qe verej eshte qe nje vrasje e tille sjell reagime te tilla mbi kulturen dhe arsimin e banoreve te zones veriore te Shqiperise. E me keq akoma, argumente me dajak e polici te forte  per te disiplinuar nen-njerezit qe jetojne ne ato ane. Klishe e vjeter qe e ka kaluar daten e skadences. 

Po, Veriu ka probleme te theksuara, kryesisht me varferine, papunesine, krimin, arsimin, etj., etj. Dhe po, per çdo krim te kryer duhet se s'ben te permenden keto probleme. 

ok, por kjo s'do te thote qe duhet te mohojme prapambetjen. nuk jane nen-njerez se kur vijne ketej ose andej e futen mes robve te tjere, jane si gjithe te tjeret. kur rrine atje ku jane, te izoluar e pa rend ligjor, te cilen ua ofron sistemi qe kane mbeshtetur ne keto 25 vjet; ose kur vijne ketu ne tufe e shoqerohen vetem me njeri-tjetrin e ruajne traditat, atehere ngecin tek ajo prapambetja tradicionale qe sigurisht u eshte krijuar nga gjeografia e historia, jo nga gjenetika. por problemi eshte, dhe s'ka zgjidhje tjeter vec dores se forte, arsimit e kultures. vete nuk dalin dot sepse s'kane dale dot

Rajoni eshte i njohur ne Shqiperi qe ne krye te heres per kultivimet ilegale te kanabisit, deri vone kane qene deri perbri rruges kryesore, nuk e cante koken njeri. Per kete arsye nuk mendoj se i kane vrare ashtu, barbarisht, per pune 'zbulimi' te ndonje 'sekreti'. Po ku ka sekrete tek ne more aman, nje pellembe vend jemi gjithesej!

Ngjarje sa tronditese aq edhe e neveriteshme. Na ben me turp te gjithe ne shqipove. E nese duhet bere dicka per ta mbuluar kete turp, i takon parlamentit te mbidhet ne nje seance te jashtezakonshme dhe te rivendose denimin me vdekje. Rast me te mire se ky nuk ka, per te marre kete vendim qe e meritojme tash e 20 vjet. Nje shoqeri barbare si e jona nuk e ka lluksin te mos kete denimin me vdekje. Biles, duhet ne shoqeria civile te ngrihemi e ti bejme presion ketyre muterve deputet qe kemi per ti detyruar te marin kete vendim.

o kuazo, nuk e zgjidh as denimi me vdekje as internimi si fis. me cilin sistem gjyqesor garanton qe do aplikohet me korrektese, me cilet laboratore do i nxjerrrsh rezultatet te pakundershturshme, qe mos te rrezikosh te denosh te pafajshem. fillimisht te fillojne me 20vjet per armembajtje pa leje.
.

me turp na ben nqse nuk ka asnje reaksion sic duhet. reaksioni duhet te jete shteteror pikesepari. ato banderolat me shume ngjyra qe ia kemi marre doren, ndihmojne aq sa ndihmojne. ja, le te bejne ndonje xhiro me biciklete edhe per kte, po iu kput nga shpirti... Ky eshte test madhor per qeverine. Nje lider i mire e ngre popullin ne kembe, po i desh bytha. me rregull treshi them, kur e ngriti sazan guri e mos mbette gjytyrym pa bere berihaj...

Bravo shkodra

po them shume me shume se aq. nqse ka nje gje ku ne kemi eksperience, eshte "qetesimi" i zonave problematike. Jemi Harvardi i asaj gjeje. Biles presim pasuniversitare te marrin mesim. Kjo eshte strikt ceshtje vullneti. Ne kohen e Zogut, po te donte kryeplaku, po te donte, e perseris, e gjente te nesermen kush e kishte vjedhur dhine ne stanin e larget X te ilirise se eperme...

Mund te jete thike me dy presa ajo. I jep me vemendje nje ngjarjeje qe na leverdis te harrohet sa me shpejt. Dhe nje gje eshte e sigurt. Do te harrohet.

jo. impakti eshte i thelle. nje mikja ime, guide turistike e cekeve, zonje grua c'eshte e drejta, iu shkruante miqve te saj ne ceki qe kishin vizituar shqiperine. per t'i sqaruar. nuk kishte asnje lloj mirkuptimi nga ana e tyre. kjo eshte shume e rende, shkabe. nuk mund te minimizohet. puna varet tani e gjithe nga ne. ca kishin shtazet ne dore e bene. ne te tjeret nuk kemi bere asgje, ose shume pak.

Tahiti duhet te kish dal n konf . shtypi. Te sqaroj miletin .kshu bojn te gjithe bile edhe tajlanda

Rast i izoluar quhet kur vritet nji turist ne miliona qe shkojn atje.

Qofsha gabim, po me duket se 3% e turistave ne dukagjin perfundojne kthehen me arkivol ne shpi. Kjo nuk mund te quhet, nga ana statistikore flas, rast i izoluar. Me logjik shqiptari masnej...kto kan bo vetvrasje me plumb mbas koke.

p.s. E bom fertele greqin, po ne mes te krizes dhe vetvrasjeve...s'u ka vra gje turist kto 5 vite krize

Very bad timing. Ne sapo marum duke sqaru tradhtarin Pirro Dhima : Kush mer ne, e. Ik mer longaraq muti, ku i njef ti shqiptaret . Se pse na vje keq kur nigjojme te tjeret kur na shajn po ato gjona qe shajm njoni tjetrin dhe popullin tone besnik e punetor 24/7. Ballkani osht i gjithi i grope halje e modhe qe s'ka per te bo hajer naihere. Te gjithe rrijme t'u gjujt me topa muti dhe e majme veten se ne majme ere icik me pak se ju. 

If it sound like I'm pissed, well that's because I am. 

Besa e shqiptarit si purteka e ___________________ * arit !!! 

Qemolo, prit tashi kur ndonje biznesmene me sens praktik qe lexon Peshkun pa harxhuar kohen me komente si puna jone te hape ndonje sex shop apo ndonje male escort service ne Tirane me kete sloganin tend:

Besa e shqiptarit si purteka e ___________________ * arit !!! 

P.S. Ben vaki qe je nxituar pak them une. Nuk kemi pse te kemi kaq pritshmeri te larta e ideale mer, jemi njerez si gjithe te tjeret te cilet ndikohemi nga rrethana e ngjarje (jo vetem 500 vjet otomanizem por dhe 50 vjet monizem p.sh. nuk jane pa pasoja, simodos kur behet si lojat e gladiatoreve, spiuno e futja tjetrit qe te shpetosh), s'jemi te perzgjedhurit e Perendise. 

ja kjo psh eshte si e shikon, mund te jete per mire ose per keq. 

Ti e ke fjalen ngaqe purtekat mund te jene te holla e te brishta qe thyhen lehte?

Nqs e ke vetem hamendje kete lloj interpretimi, mos e fut shpirtin ne gjynah duke hapur name te tilla tip shqiptaret e kane *arin e holle dhe delikat. Jo per gje po ndikonte keq dhe per turzimin ne Shqiperi. Femrat turiste vrasjen mund ta maren parasysh por jo nje gjeme te tille ! 

P.S. Admina, shume te holla qenkan pikcuditjet tek kjo tema...po bie ere konspiraci smiley

Një shtetas shqiptar arrestohet SOT , pasi ishte dënuar 12 vjet për vrasje në Çeki ..shkruan tema kështu ! Kush na sqaron mo . Çekia në Ballkan hyn ? Sh .Gjëmbi mund të ketë ndonjë mejtim të vjerë mejtonj për këto gjëra .

E tmerrshme per ata qe vdiqen , e turpshme dhe e sikletshme per ne , spo na lene me ngrit koke .

Pse e fshive o të fshiftë Xhibi ishalla . Kaq frikë ke nga mejtimet e vjera të saj që hapin Horizont Partisë dhe Kuadrove ..smiley

Apo nuk jeni në atë nivel sa të dalloni xëbërthime si ato të "Vendit  dhe Atdheut tonë  i duhet të jetë iFortë dhe iShëndetshëm.... HallallXhib . Le të pëlcasë nga cmira sh.Gjëmbi që nuk është në nivele të bëjë këto përcaktime.

Frika Ju ka hyrë në Palcë nga komente e Xhiboles. kur ato Shtjellohen smiley edhe nga ne të fshirët  . Jepini Liri Fjalës , nuk u gjen gjë e keqe përveçse JU xhvesh nga Injoranca , Megallomania dhe të shiturit Pordhë " sa mirë i kuptojmë problemet mer jahu "smiley

Në qofshi të zotët Kundërshtoini !

Siç duket u shijojnë më shumë smiley Purtekat e ______________ *arit smiley

Po Sajmja ka thone noj llaf per ket muhabet , apo ai ka hallin e vet se e kane kercenu .

Kjo puna e paragjykimeve ne Shqiperi eshte aq e theksuar sa njerezit, mire kane frike ta tregojne se nga vijne, por ka raste qe tjetersojne dhe dialektin. Eshte ok te flasesh gjuhe standarde neper institucione ashtu sic na kerkohet te gjitheve, por do t'iu beja nje thirrje shume dashamirese, shqiptareve nga cdo cep i vendit, te mos te ndryshojne dialektin e tyre, te mos e shesin pasurine e femijerise per nje te folme mainstream tironse qe ca fanatike e quajne superiore. Nuk ka gje me te bukur se diversiteti dhe ruajtja e dinjitetit ne perfaqesimin e krahines nga vjen, se vetem keshtu mund te shprehesh totalisht dhe mbi te gjitha lirisht vetveten e te kesh admirimin e cdokujt, kersherine per te njohur dhe per te mesuar sa me shume nga ty. Prandaj do ishte shume me vlere t'i ruani perlat nga te cilat keni prejardhjen, aty ku eshte qendra e identitetit tuaj, pa rene pre e presionit shoqeror qe ju imponon edhe te folmen...se eshte pak a shume si shqiptaret qe emigrojne jashte dhe i vendosin kryq gjuhes se tyre, vetem se nuk eshte gjuha e fuqive te medha. Mos mendoni se gjuha/dialekti i tjetrit jane superiore, shprehni vetveten pa frike, ate qe realisht ju ben te BUKUR.

Ke hapur nje shteg interesant, me kete tenden per tu tironcu duke ndryshuar dialektin. 

S'ka te keqe te ruajne zakonet e te vecantat e tyre, cdo krahine, ama edhe gjuha letrare s'eshte keq, nganjehere eshte e nevojshme...me kujtove eksperiencat e para ne Tirane me dialektin e theksuar te veriut...s'e kuptoja njerin qe me thoshte "mshile deren", me bere te buzeqesh me vete tani duke e kujtuar...me kujtohet atehere u mundova ta interpretoj si mshile=cile, dmth hape deren smiley Mgjths teme kontraversale kjo e gjuhes letrare vs jo, ama tjeter pune letersia tjeter pune gjerat e tjera, desha te them nuk shikoj te keqe nje pershtatje drejt gjuhes letrare per tu marre vesh, se kjo sjell dhe unifikim. P.sh. Me ca shqipe qe kam takuar ketej qe jane nga zonat e thella te veriut dhe kane ardhur prej vitesh, e kam goxha te veshtire te merrem vesh shqip; anglisht ama e shpartallojme mirekuptimin lol

Mshile deren s'esht gjo fare. Po "Gjuje berllokun" a di kujt i thone? 

jo une e kisha fjalen per tjetersimin e dialektit, pra nje tip qe kompleksohet dhe fillon e flet nje dialekt krejt ndryshe nga i tiji, vetem se i vjen turp per origjinen (psh nje verior qe flet dialektin e Shqiperise se Mesme vetem nga presioni qe ndjen per t'u pershtatur, ai s'do ndiehej as rehat, nuk do dukej as bukur). Jam shume ok me perdorimin e letrares si menyra me e mire per t'u marre vesh, sidomos kur je ne marredhenie pune, eshte e domosdoshme qe secili te jape shembullin e tij te zgjedhjes se 'te mesmes se arte' duke folur vetem gjuhen standarde. Sec i hipen nje nur njerezve kur flasin "gjuhen e femijerise". smiley Une mendoj se ngado qe te shkoje njeriu, nuk i shpeton dot gjuhes se nenes dhe kujtimeve te femijerise- ato te percaktojne identitetin, e rrjedhimisht fatin.

tironsat me te flakte jane te ardhurit inferiore. tironsat e vertete as nuk dine si behet "tironsi". po te shohesh nje e nga nje tifozat e tirones, ata ultrasit qe jane gati te zihen per tironen e qe shajne te tjeret "jabanxhinj", jane te gjithe me prinder te ardhur ne tr. vetem ne lagje si tek komuna e parisit/liqeni/kombinat/yzberisht/fresk nuk eshte ky problem. atje robt perpiqen te flasin gjuhen letrare ose dialektin e ngaqe s'kane kontakt me keta tironsat ultras apo tironsat e vjeter, s'para e qethin shume. Dhe ende s'e dine, por ne total, ne numer, jane me shume se keta te tjeret.

psikot ne vend te kerkojne fajin te policia dhe ministri i brendshem qe paguhen per te garantuar sigurine ne cdo cep te vendit kerkojne ndershmeri dhe bese nga vrasesit. Cfare llogjike turme

 

 

qe te shifet pak me thelle, sic e paska thone meroja, por dhe sic nuk e ka thone, zgjidhja ndaj fenomeneve te tilla(nuk eshte rasti i pare) nuk duhet te vije vetem nga shtimi i forcave policore apo ndeshkimi ekstrem ndaj vrasesv;

keto zona te thella e te varfra duhen integruar me alternativa zhvillimi e punesimi, jo vetem te qenit pjese e nje vitrine turizmi ekzotik varferie. Nese po behen hapa prapa te kacaklleqet, kjo tregon shenje per nje prapambetje me te thelle gjithnje e ne rritje te ketyre vendeve.

Harroje! vetem me polici do jete pergjigja. E thame tek tema tjeter : eshte e pamundur sot ne Europe (ne bote, po e po !!) per nje qeveri te aplikoje politika te majta ! Do s'do ajo (per me teper qe s'do, sepse NUK i ka bindjet politike te tilla!!).

Franca aktuale eshte shembulli perfekt ne kete rast : vetë PS-ja franceze ne pushtet, ka ne gjirin e saj nje tufe te mire 'frondeurs' (rebelash), te gjithe ne parlament, rreth 60 veta, qe nuk miratojne politiken aktuale te qeverise (politike liberale ke zoti !!).
Maksimalja qe kane bere deri tani eshte :
1. nuk shkojne ne parlament te votojne ligjet qe paraqet qeveria e te njejtes parti ku dhe bejne pjese
2. dorezojne postet (psh te ministrit) kur u be riformatimi i qeverise (shembull)

Nuk ikin fare nga partia, vetem se e dine se perndryshe bie qeveria brenda dites dhe vjen e djathta (opozita) ne pushtet brenda minutit !

Bej hesap se ku eshte katandisur puna !! 

Zanafilla e kacakeve dhe ajo e bllokimit te rrugeve, grabitjeve, vjedhjeve te dyqaneve, sulmet ndaj personit , marrje peng, ect ka qene e hershme qysh prej vitit 1997, ka qene metode pune, per te arrit qellime te caktuar politikedhe biznesi  ne favor te nje grupi kunder nje grupi tjeter, Demokracia ne Shqiperi eshte rrit shtrember nga "bababallaret e kombit " qe  jane ende ne politik..prandaj ekzistojne keto pasoja..

ueee, kapi edhe lajmet ne TV kryesore te Hollandes, kjo vrasja e turisteve çek ne Shqiperi.

Fuck!

po, fuck!  inat me erdhi.

varja mer, a thu se kane per te ardh naiher hollandezet ne shipri, edhe me tardh keta jane me keq se maqedonet, te vine me buke me vete, s shpenzojne nje centez.

me aq sa ka brtit rolf ndue shkaba tuj i qit nomin n'gjith boten, hollandes, greqis, italis, portugalis, ameriks, kanadas, etj, etj,.......

jo se thote xhibi cne qe shkruan robt kaq shume, vrasje si gjithe te tjerat eshte

malsia e madhe voton majtas, rilindje. 

anglia djathtas, dukagjini rilindas majtas.

Kam besim se 30 grand si shperblim, ka me nxjerr n'drite- cka ndodhi, pse ndodhi, kush e beri dhe pse e bene. Vec durim. 

Nuk ma merr mendja , mua me duket ndryshe kjo ngjarje , ka mundesi qe vrasesi nuk ka fare lidhje me Malesine , mbase dhe nuk eshte Shqiptar , sherbimet e huaja , ktu me shkon mendja , mbase dhe e egzagjeroj , po derdhja e vajit ne Dhermi ne det nga Greket , vrasja e ketyre dy Turisteve , Sherbimet tona te Inteligjences qe vetem Inteligjente nuk kane ne rradhet e tyre , cope...cope....gjithe diten Bilardo lozin e neper kafe si derra .....ca me thone .

jo or jo, sherbimet tone punojne per zyren e ABA center. Edhe fuksat sa per dijeni nuk jane barkderra fare, jane ca vemje qe sta mbushin syrin fare, si puna e Vishos, ati robqirit Gazidedes ose e ketij qe kemi ne ketu qe i varen para e mbrapa.

Mbase nuk I dihet. Keta vetem te dy fare kane qene? Mbase kane pas ndonje shok tjater. Pastaj ndonje guide kane pasur. Pyetur. Per te ngrene do kene ndaluar. Komunikim me njerez kane pasur. Shume do I kene pare verdalle. Prit se do flasi ndonje. 30 grand. Do tundohen se sben. 

te jete ndonje plan makaber i sales thua, o bradland? mos e ben gjithe kete per ca statistika ne favor?vetem ai ka qene i afte deri me sot t'i vere flaken vendit kur humbet e te vrase gjithe rivalet neper "aksidente". 

Sala , nuk vret te huaj shkabe , Sala vret Shqiptare dhe i vret ne mes te Bulevardit , ne mes te dites , me kamera , dhe ju thote dite per dite : Me rruni trapin .

e pra po s'i eci me shqiptaret, e dogjen keq ne zgjedhje e nxoren ne pension. dhe keta te huajt e kane refuzuar te gjithe. mos po kapet me keta tani? i nderuari lambrenedeto e kishte kete dyshim.

E pra , qe shume i merzit qe i humbi zgjedhjet pas 8 vjetesh , u be dhe pishman qe pas tete vjet qeverisje nuk vodhi asnje kokerr leku , gjynof i shkreti .

8 apo 16 !!

u be dhe pishman qe pas tete vjet qeverisje nuk vodhi asnje kokerr leku , gjynof i shkreti .

smiley

sali

well, i thot me mrapa kto. Kur mori vesh kameren. Kur s'e dinte kameren, tha i vrau PS-ja. Ca kopuku. smiley

kshu kemi pas i jevg ne qe rrente gjithnji. e kishte vdekje me thon te verteten. edhe kur nuk kishte asnji leverdi smiley

 

jevgun edhe me thone t'verteten nuk e beso njeri smiley Ose me mire, hajde merre vesh kur genjen jevgu B)

Ne me nje breg 200 km qenkemi kercenim e rivale turizmi per greqine me mijera km bregdet e ishuj sa ata te vijne e te na sabotojne ?

Por ata qe kane biznse ne korfuz nuk jane pronare te gjithe greqise e shume prej klienteve te tyre vijne vetem per nje kafe ne al, qe nga korfuzi, e heren tjeter vijne vete ose udhezojne te njohurit te vijne ne al sepse eshte e njejta cilesi e shume me lire. Sidomos italianet qe ketu u flasin italisht.

Kualitet si i yti....nuk eshte e thene te llomotisesh si bythe turtulli ore e min se do e mos do pellasesh pordha

Dukagjini ka vite qe shteti nuk ekziston por lazarati me nje poste policie me police neper kembe e nje bande adoleshentesh te armatosur bente ligjin ...kush ka netflix te shikoje serialin e pablo escobarit si filloi nga nje street thug ne deputet te parlamentit te kolumbise ..

Ka vite ? Pse kur ka pasur shtet ne Dukagjin ? Demokracia ska pasur , Enveri ... meh , Turku jo e jo , mbase Balša II e kishte nen kontroll po as ate s'e dime .

grabitje, vrasje, serbet. Dhe Isis ka mbetur pa u permendur

policia i nderron versionet sipas qejfit. Normalisht profesionistet dhe oficeret qe njihnin komunitetin dhe zonat i nxoren me shqelma jashte si armiq te pushtetit popullor

policia paguhet  per te ruajtur Saimirin nga banda rivale

 

Mos lexo vetem Lapsin. E gjeti Nul Moka ate Malokun qe vrau kater veta ne plazhin e vlores? Apo e ndihmoi qe te ikte pa i nodh gjo hic, se ishte grupi ciftelia e tropozhes?

Nul Moka

Malokun

grupi ciftelia

tropozhes

vemje komuniste

prapanica i djeg Saimirit ti vuan . Hajde dashni hajde smiley dashni social komuniste

kot nuk e dha alarmin ambasadori yne i nderuar, qe atje po kandidohen kriminele. ja ku te con kriminaliteti. por kur instancat tona te larta informihen nga taksixhinjte sdo mend qe ne ke derexhe do perfundoje rendi.

ke shume te drejte agron. ja se do rilindin tani qe e mori PS. nuk shtyhet me ne kete gjendje qe e ka katandisur PD. faleminderit per veretjen e sakte

ia blen voten me leke dhe i ben te  mendojne se leku eshte gjithcka, alla alla 

nodhi ne jug para nji jave thane jo se ne nuk e kontrollojme dot jugun, tashti nodh ne veri, jo po as veriun se kontrollojme dot thone, po kaq te paafte keto si me qene shushka... hajt mo te pakten ben blushin e majne nen kontroll smiley

Blog që jepen mejtime . Edhe Xhibi kur shtrëngohet  nxjerr nga barku një effkey smileypa vështirësu fare si çdo rob i kësj Toke !

Shyqyr e shyqyriu u ndihtë , që së paku duhet menduar në shumë variante pa përmendur zona të tëra që " nuk bëhen njerëz " smiley

Me thënë të drejtën Shpellari Sali u mundua nëpërmjert Shtetit të të Fortit .. që të zhbënte Ligjshmërinë , duke lëshuar xhahilët e InteliDjencës me " se Kanuni zotrie " Nuk ka Krim më të Madh se sa ti kthesh në kohën e Kanuneve hipotetitke këto zona. Saliu e harriti dhe nuk është çudi që herë pas here të dalin në sipërfaqe effkey ( sinonimi i M..) në çdo kohë .

Koha e Enverit i ngriti dhe këngë " Dukagjin o zbriti nga Mali " dhe jo se nuk kishte ngjarje por menjëherë gjendeshin e ndëshkoheshin sepse Tokën ta fali , sot e bardha ty Parti smiley...për ta punuar e jo mbjellë me Drogë për të pasuruar Salijtë e për të zhvilluar Krimin nën Petkun e kanunit. Gjithsesi ngjarje e rëndomtë që duhet adrsuar kur të plotësohet Info dhe jo siç bëjnë mediat e M...ose effkey që e plasën si krim në zona turistike .

Holanda doemos do e japi si lajm , se kot nuk ka depozitu paret keci Lulthim Batha atje ..raporton agjencia lefti .kalem  

Nje gje t'ben pershtypje- lajmet thoshin se jane godit ne levizje nga personi mbrapa ne makine. Pse duhet ti qellonte ne levizje ( while driving ) kur rrezikshmeria dhe per te ishte me e madhe ashtu. Sh mire mund ti kish qelluar dhe ashtu ne vend ndaluar. Fundja armen ai e kish ne kontroll. Nje zot e di ckane pas ne mend ato persona qe kryen kete akt kaq te shemtuar. Shpresoj te kapen sa me shpejt!

Jane dy kategori qe te bajn pershtypje ketu :

vrasesit qe me shume gjasa jane "maloke" te veriut qe e kryen vrasjen per MOTIVE krejtesisht te PAQARTA deri me tani ....

Dhe policet "katunare" prej jugut qe skemen e ngjarjes e spjegojn si ne skenat me tommy&jerry ...! Ama motivin askerrkush nuk duket se e ka te qarte .

populli shqiptar eshte  ne pike te hallit , por mos me thane noj gja tjeter...

 

Dukagjinas te prapambetur, jetojne akoma ne epoken e kallashit kur ne zonat e zhvillume te shkyptarise ka hy sniperi me kohe. Na flliqen edhe ne syte e botes, se ok kur i hedh nga skafi te huajt po nga humnera eshte shume. Do i duhet shume pune ambasadoreve tona ne kryqezimet e Europes ti shpjegojne klientave se nuk jane si maloket e ducajinit

Ehu, lojera fjalesh pa lidhje. Eshte shume e qarte qe ky lajm ka demtuar ne cdo media boterore.

smiley per Ulqinakun

dhe kur te japin leksione ca vemje injorante qe ju duket vetja zeri i se vertetes te vjen tia fusesh vetes..

llumi kudo ku te hedhesh syte

Nje fakt eshte i padiskutueshem qe publikut ne shqiperi i ka ardhe ne maje te hundes me krimin mizore nga ajo krahine. Vrasja e turisteve nuk duhet trajtuar si nje krim i thjeshte dhe nuk duhet krahasuar me vendet e tjera. Mediat e huaja nuk bejne dallim midis Veriut dhe Jugut ne Shqiperi por do demtojne imazhin si ne Veri dhe ne Jug.

Ndersa ne Shqiptaret kemi gjithe te drejten e zotit te drejtojme gishtin aty ku na dhemb dhe justifikimet e tilla me varferine e prapambetjen ne vitin 2015 nuk pine me uje per shqiptaret. Ndersa kete propaganden e beses e te kanunit qe na i kane futur ne fyt keto 25 vjet ka ardhur koha qe te ndahet njeher e mire dhe kjo ngjarje ka shperthyher opinionin e njerezve ne shqiperi. Vriten gra e pleq duke punuar token pas kraheve, femije te ngujuar, prita ku vriten dasmore e shume te tjera dhe publiku sapo ngre shqetsime per ate zone i kujtohet besa dhe tradite te cilat jane vetem ne koken e injoranteve dhe sharlataneve. Jane bere vrasje edhe me makabre ne zona te tjera por askund dhe askush nuk gjen justifikime te tilla bazuar ne shekujt e kaluar.. derrit i thuhet derr dhe i jepet plumbi.

Po sigurisht qe nuk jane kriminela te gjithe dhe sigurisht qe jane miqesore e te dashur por nuk jane as me pak e as me shume se shqiptaret e tjere duke filluar qe nga Saranda e deri ne Tropoje. Njerezit jane ngopur me justifikime e propagande mesjetare dhe kane shume por shume te drejte qe jane te indinjuar. Vertet shteti nuk mund te vej nga nje polic ne cdo stan ne male por ka ardhur koha qe ajo zone ta shoh te verteten e hidhur ne sy.. kane probleme te thella me krimin dhe me paligjshmerine. 

Dhe me minimalja qe mund te beje ky shtet dhe qe nuk i kushton asnje gje, eshte te rifuse deninim me vdekje!

Liqen, duhet te jesh antishqiptar qe fajet e nje krahine te vetme (per shkak te gjeografise se ashper, jo genit) t'ia mbeshtjellesh gjithe shqiptareve. Jane bere filma "Taken" per fajet e kesaj krahine e na kane damkosur te gjitheve, kur 95% e shqitpareve dine po aq sa te huajt per Kanunin, kane pasur kontakt po aq sa te huajt. Nuk je antishqiptar te distancosh 95% te shqiptareve nga nje krahine e vetme. Perkundrazi, je antishqiptar po te perpiqesh t'ia veshesh gjtihe shqiptareve fajet e kesaj krahine. Serbet rremojne ne historine tone detaje te vogla qe na demtojne dhe perpiqen t'i valevisin gjithandej, njesoj si kjo Alba e forumit. E njejta gje eshte dhe me keto.

per shkak te gjeografise dhe jo geneve

nje idiot dhe injorant i jep leksion nje idioti dhe injoranti tjeter

PS. Rrofte partia smiley

Nje fakt eshte i padiskutueshem qe publikut ne shqiperi i ka ardhe ne maje te hundes me krimin mizore nga ajo krahine.

dhe liqeni eshte zeri i publikut smiley

deshtim total i dyshes Rama Meta me sigurine dhe ne gjithcka pasi nuk jane ne gjendje te qeverisin por vetem te vjedhin. Por s'ka problem per tu shqetesuar nga ana e tyre se sapo te ndodhe ndonje deshtim total si kjo vrasje dhe mungese e kontrollit te territorit nga policia jane vemjet si puna e liqenit qe i dalin ne mbrotje normalisht duke share nje krahine te tere si Dukagjini

thoni faleminderit qe veriu nuk ju merr ju vemje asnjehere seriozisht dhe kohen kur t'ju marre, do te jete teper vone per ju, fakt i padiskutueshemsmiley

Ti kujton se e merr njeri mundimin te te lexoje qe kur e nis komentin me "dyshja rama meta". s'e kuptuat qe kjo sjellje beri qe te shkaperdheheshit ne zgjedhje si kurre me pare ne historine e shqiperise? jua perplasen shqiptaret gelbazen surratit e ju nxoren me shqelma per kete sjellje sic nuk kishin bere as me baballaret tuaj komuniste

Liqen, mbaj mend para ca vjetesh nje vrasje te rende qe ka ndodhur andej nga Fieri/ Mallakastra (nuk po me kujtohet ekzaktesisht ngjarja tani)

nejse, me eshte fiksuar  nje koment i joti per vrasesin  dhe lidhja me krahinen e tij  ne ate  teme, disi i ngjashem me kete koment qe ke bere ketu... 

te ai koment  ke folur per  ''cilesite  e ashpra kriminale, psikopate,   te banoreve  te krahines se Mallakastres... madje  duke  e plotesuar me  disa tipare te tyre te vecanta antropologjike, si forma e kokes etj,  te cilat sipas teje,  i benin te dallueshem   nga shqiptaret e tjere''

tashi na bere kurioz,  keto  perfundime te qarta  jane strikt te tuat, apo  i  ke marre nga  ndonje burim studimor..?

Kam thene per zonen e Memaliajt, Ballshit dhe Patosit. Keto jane zone shume te thella se Veriu ne Postrige dhe shume me te izoluara. E mban mende vrasjen qe ndodhi ne autobuzin qe vinte nga kakavija para dy vjeteve? Por nuk thote njeri "keta jane te beses" apo jane "trima" apo kshu e ka tradita e tundin koken me cepa demek "rri o djale se nuk i di keto pune ti"... 

Nuk eshte puna tek forma e kokes qe eshte vecse nje vecanti, por kane probleme me shtetin ligjor. Nuk i nxjerr une perfundimet i nxjerr policia. Krimet me te medha nga keto zona vine por vrasja e turistave i ve vulen sepse nese populli nuk reagon apo edhe vete shteti kush tjeter mund te jete i sigurte ne ate vende? Duhet tu djeg veshet mire e ta dine qe krimineli nuk ka as bese dhe as nder, e krimenele ka dhe aty ne mesin e tyre. Nuk ka te bej as me traditen , as me genin e robeve dhe as me varferine apo izolimin. Kemi problem me shtetin ligjor ne disa zona te shqiperise jo ne planin organizativ por ne mentalitet dhe duhet ta pranojme. 

sa i zgjuar ky keneta sa arrin te komentoje dhe formen e kokes te krahinave te caktuar. Pervec se kriminalist, duhet te jete dhe antropolog, nga universiteti i kenetes

me shume krime ne Dukagjin dhe Mallakaster smiley

te keshilloj te merresh me ate qe ben me mire, ass licker, puthje prapanice ne kete rast te Rames dhe Metes, ke shume pune per te bere

 

Kam thene per zonen e Memaliajt, Ballshit dhe Patosit. Keto jane zone shume te thella se Veriu ne Postrige dhe shume me te izoluara. 

Liqeni, kujde cfare ke thene ketu e para 7-8 vjeteve ..smiley nuk te fal Beluli ti numuron te gjitha Eshte elfant. 

 

Liqen, atribuimi i vrasjes nje krahine te tere le per te deshiruar si argument. Po te te kujtoj qe para nja dy vitesh u vra nje shqiptare(emigrante ne Gjermani) nga nje plumb qorr ne nje plazh te Vlores. Nje shembull nder shume shembuj, por qe te ndodhe ne nje vend publik e te ekspozuar si plazhi, demton direkt turizmin dhe imazhin.

Dhe s'doli ne asnje vend te botes lajmi, sepse ishte krim i brendshem e gje e rendomte. Ndersa ky lajm ka marre dhene moj moter, te pelqen a s'te pelqen ty.E  kane lajm kryesor mediat me seli qindra kilometra larg shqiperise. Mos beni sikur s'e kuptoni kaq.

Jo, jo, e kuptoj shume mire qe Shqiperia ka problem me imazhin e me sigurine. Vrasja e dy turisteve te huaj normalisht qe do kete me teper ekspozim mediatik se vrasja e nje shqiptareje. 

Zhardin, ti e di shume mire qe tjeter gje eshte kronika e zeze qe s'kalon mediat lokale e qe jepet ne mediat kombetare vetem po s'pat lajme mjaftueshem per politiken. Kujt i rruhet se sa veta u vrane kete muaj ne paris apo marseje. Tjeter gje vrasjet e turisteve qe dalin ne gjithe boten. Dhe turistet ne gjithe historine e shqeiperise jane vrare vetem ne dukagjin, 100% e rasteve. Te perpiqesh t'ua rrasesh gjithe shqiptareve kete statistike lokale eshte poshtersi

per ty vlejne me shume dy çeke te panjohur sesa gjithe dukagjini, keshtu ? 

Te vdekurit vlejne njesoj. por ka krime qe te bejne te tundesh koken me keqardhje kur i lexon ne nje cep te gaztes lokale, e ka krime qe dalin ne gjithe mediat e botes e qe perdoren si reference per shume gjera te tjera. Ndryshimi eshte i qarte.

po dhjete pseudonime ne dite, pse i nderron ti ? 

kush te paguan te besh prapagande ne internet ? apo prej jetes te MBYLLUR qe ben ne shqiperi ?

zhardin pse nuk e thua te gjithe te verteten ti? Pse nuk thua qe ai qe vrau ne vlore ata kater plazhistat  per dava kurvash ishte nga Tropoja?  Nga Tropoja dhe sot nuk dihet as ku eshte sepse "burrat" nuk e thyhejne "besen".. 

po kto te hujt ka e din qe tropozha qit vec kriminela.... me ta thon te hujt, se ne nuk e dishim vallai smiley

ai qe kputi 3 veta, zoti Hajdari, isht nga tropozha, dhe u zhduk pa lon xhurme!

Ah ç'genjeshter e ç'poshtersi qe s'kam theksuar origjinen e vrasesit. Poshte tropojanet!

lol jardin po ti per origjinen e solle shembullin. pavaresisht se te doli bumerang

Une solla shembullin e qytetit te Vlores te cilit i mungon gjithashtu rendi. Argumentin e argumentet ne baze te origjines i sulmoj detyrimisht sepse jane te neveritshem.

pikerisht pra, te doli huq shembulli

Mire, shkabe. Te me falesh, s'kam  nge. smiley

Kulmi i inferioritetit neper komente.

Duken qe ne fytyre qe jane njerez shume te mire e shume naive. Si dreqin kane pare nje bari rruges neper male dhe e kane marre ne makine?

Pergjigjet ky: Memet Dauti Po ku ka njerez te keqin te huaj...të gjith te huajt ashtu Jan pa djallëzi... Sa pis cobani i ka ngatërruar me delet
 

Ishalla vene mend ceket e nuk ikin me per turizem ne ate vend qe vete shqiptaret e quajne "malet e mallkuara", qe te shpetoje dhe imazhi yne. Po te mos kishin shkuar ceket atje as qe do te ishte permendur ndonjehere shqiperia per keqtrajtim turistesh ne gjithe keto 25 vjet.

ahhhh, shiko ti. e paskan fajin ceket qe po na prishin imazhin e Shqiperise sone te dashur. ata e kane fajin qe shkojne ne ato vend ku i hane te gjalle egersirat . jo egersirat nuk kane faj. ato jane ne territorin e tyre. ne microsistemin e tyre. c'u duhesh cekeve te shkonin atje. ja, tani me vdekjen e tyre po na prishin imazhin.

Miniere floriri ka brenda ajo kafka jote.

dy fjalet e para te lexova, rolandb. dy te parat lexome, po munde. s'mundesh? hehehe

nuk mundem vallahi, ti je gallata e forumit.

pa shkabe-shkrepse-rfle-leshin ky blog do ishte i merzitshem. ti je kripa e peshkut. literally....smiley

Kjo eshte perle. Propozoj te vihet si shprehja e muajit e pellgut.

Me sa duket ra pista e grabitjes pasi autori nuk ka prekur portofolin me qindra euro te viktimave. Nje nga arsyet mund te jete dhe shkrepje arme pa dashje dhe pastaj vrasja e te dyve nga frika e burgun. Gjithnje nese eshte banor i zones.

E thua "shkrepja e armes padashje" sikur mbajtja e nej arme te mbushur ne nej makine me dy turiste eshte dicka normale qe e bejne te gjithe. lol ne paste rene ajo e grabitjes, kjo as nuk qendron dot ne kembe.

Ne veri esht normale qe te udhetohet me arme. Sidomos kur e di qe do te zej nata rruges. Psh ne nje fshat te pukes per te shkuar ne nje fshat tjeter ke vetem dy rruge. Dhe si quhen rruget? Njera rruga e gjarperinjve tjetra e arushave. Zgjidh e merr.

Jo, nuk eshte fare normale ne vitin 2015. E ke shume gabim. E sigurisht qe jo ne ate rruge ku jane vrare keta. Fakti qe s'u kane marre qindra euro shpjegohet sepse ata kane dashur te vjedhin makinen e s'u hynin ne sy pak euro.

Pse ca ka ndryshe viti 2015? Kane rilindur arinjte dhe ujqerit? Arma mbahet per mbrojtje nga kafshet. Ka raste kur nuk shohin dot dmth nate pa hene, dhe flejne ne mal per pritur driten qe te rinisin udhetimin. Si do flesh pa arme me vete? Zakonisht marrin kallash. Ky mund te kete qene me kallash dhe turistet e kane marre ne makine. Nuk ka qene grabitje perderisa portofoli nuk eshte marre por eshte gjetur me euro ne te.

Ca makine thua more? Ku do e qoje makinen ne dukagjin?

Behet fjale per zona me rruge te shtruara prej ku zbret per pak minuta ne Shkoder. Dikur dhe razma ishte larg, tani eshte dy hapa.

E si behet grabitja e makines? Hyn me kallash ne dore nga dera pas?

Me c'po thuhet deri tani, ky ka qene brenda dhe shoket e ketij kane dale para qe t'i ndalojne. Keta jane perpjekur t'i japin gaz e te ikin, t'ia perplasin shoket, por ky i ka sulmuar qe nga brenda makines qe te ndalojne, mirepo makina eshte perplasur e ka dale jashte rruge, s'e merrnin dot me, s'e fusnin dot ne rruge, ndaj nga inati dhe ngaqe s'kane dashur t'i kallezojne, i kane ekzekutuar ne vend.

Pra keta jane tmerruar nga dy persona qe u dolen perpara dhe se kishin problem te merrnin nje kalimtar me kallash ne dore?
Ai argumenti me inatin ishte pa lidhje fare.

c'kalimtar, ishte shoqerues po thone. behet fjale per te njejtet derra qe qelluan helikopterin e policise vjet e qe u shkuli RENEA gjithe ato ara me hashash.

Si shoqerues? Tip guide po thua qe ju tregon rruget dhe vendet per te vizituar?

Thuhet qe ata kane pyetur se si shkohet ne filan vend e ky u ka thene "hajt se jua tregoj une se kam rrugen andej" e ka njoftuar shoket e vet per t'u zene pusi.

A kishte kallash me vete ky?
Pastaj shoket me ca i njoftoi? Me piskam malesh? smiley

ne c'vit e ne cfare shpelle jeton ti robo qe nuk njeh celularet?

Ngaqe jam IT dhe e kuptoj qe po te kishte ndodh kjo do ishin kapur direkt autoret. Apo kan perdor redphone?

IT qe kujton se rruget andej jane me dy net udhetim me pushke? Beji cik update vetes. E para kjo. E dyta, direkt kapen vetem po te kene numrat dhe telefonat e personave te perfshire.

Rruget i di se jam vet nga andej. Dhe qenke cop cop nga teknologjia.

ca t'i besh, s'te vijne te gjitha njeheresh

Ska gje. Thjesht mos bej ironikun se del bllof si doli ai tjetri kur beri ekspertin e gjuhes greke me oqi soqi greqia

ja, qe te mos dal bllof, do shkoj ne prekal per dy net rresht, me pushke ne dore, duke pushuar neteve nen gerxhe. lol update, shoku. update

kjo u kuptu ka tre ore qe po kembengul qe eshte e gjitha nji keqkuptim... 

dmth ky banori me kallash ne xhep, paska ngrit gishtin per te njoftuar makinat se do i xhiro...

smiley

Mendoj se policia duhet te lokalizoje telefonatat qe mund te jene bere ne ato momente, para vrasjes dhe pas vrasjes. Nje interesim tek firmat celulare, mund te nxjerri ne drite diçka ne kete drejtim. 

policia s'ka nevoje per mend tona, se ka eksperience me te madhe. lereni te beje punen e saj. 

ate qe duhet te beje policia duhet te INFORMOJE me shpejt se gazetat. qe mos t'u leje mundesi atyre qe shqiperine se duan, apo ato krahinat atje, te perfitojne nga nje krim, qe mund te ndodhe per 100 mije arsye te ndryshme nga me seriozet deri tek me banalet.

 

Policia esht cop cop perderisa spo gjen nje autor qe ka lene gezhoja armen shenja gishterinsh gjak te vetin ne makine. Ta leje ekspertin e te shkoj te pyesi ne ndonje hoxhe a dietar se kush esht autori

po pse, kush puno ne dukagjin? CSI? smiley

E pe nosh. Nuk fola per telefonaten mes autoreve ne provat qe thashe.

nuk i ka ndoshta TE GJITHE njerzit te fishuar (me grup gjaku, shenja gishtash, adn, etj) , siç jane ne perendim. 

policia duhet ta jepte informacionin qe ne fillim qe paska gezhoja dhe gjak dhe shenja gishtash dhe kuleta nuk u eshte prekur. pra qellimi nuk ka qene me i vjedh. bile as makina nuk u dogj me humb gjurmet (qe nje "profesionist" do ishte gjeja pare qe do bente, mjafton dy filma te kish pare).

apo krimin duan t'ja veshin islamistave te shumte qe veprojne hapur ne shqiperi sipas Rames. 

kuleten qe s'ish vjedh e kane pare qe ne fillim, pse u desh ta thone me vonese, dhe jo qe ne artikullin e pare.

Me ju heq stresin deshtakeve. U eksituan neper komente duke share dukagjinasit se si i vrane turistet per tu vjedhur 100€. Tani qe shfryne mllefin e tyre jepet informacioni. Si nuk pret kush te kapet autori i her, te sqarohen motivet dhe pastaj te japin opinionet.

ate duhet t'ja thush GAZETES apo atij qe dha lajmin i pari.

gazetaria (jo vetem shqiptare) me informacion shokues paguhet me mire. s'ka gale e verteta per ta, s'eshte problem themelor, po te shkruhet e zhurmohet sa me shume. pranej dhe gazetaret jane njerez te vegjel, te shitur, par définition. do ishin shkrimtare po te kishin talent per gje me te madhe.

Mos. E paske then. Sa erdha ta shkruaja kete. Qe behet per te hapur nje debat te tille qe te kete sa me shume shikime ne faqet e tyre. Ej po nuk i fajesojme dot. Tek e fundit keto lloj debatesh ngjallin interesin te shqiptaret. Ata thjeshte i pershtaten audiences.

edison. autori i krimit eshte provuar shkencerisht nga gjurmet e shumta qe ka lene ne makine.

nuk ka nevoje per motiv. 

fakti qe i ka vrare dhe nuk u ka marre as 100 eurot e bene ate egersire akoma edhe me te eger. paska vrare per qef. me keq se egersirat normale qe godasin per ushqim ose per territor.

Vrasje ndodhin kudo. Motivi na intereson per debat.

jo jo. motivet mund te jene te shumta dhe ato le te debatohen  Vrasjet na interesojne qe te mos ndodhin askund.

Ta leje ekspertin e te shkoj te pyesi ne ndonje hoxhe a dietar se kush esht autori

smiley  pse ka ndryshu fene Dukagjini ?

E clidhje ka dukagjini me policine e shtetit? Apo mendon qe hoxha duhet te jete i zones qe ka ndodh ngjarja per ta dit te verteten? smiley

C`ne Hoxha ne Dukagjin? , per ket e kisha smiley 

Hoxha mund te jet dhe ne turqi dhe prap e gjen se kush esht autori. Snjohin limite ata. smiley

Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës. “Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij”, - thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Rofli

Ke te drejte kur thua se kjo vrasje i prish imazhin shqiperise, por kjo ndodh per faktin se ne kaluam nga nje vend i panjohur ne nje vend me nam te keq. Pse? Per prostitutat per skafet, per 97-en. Nuk eshte dukagjini krahina qe ka dhene "kontributin" me te madh per ket nam, por zonat e "civilizuara" qe distancohen sot nga maloket.

E kam thene edhe nji here tjeter, kur shajne shqiptaret ktej nuk permendin kanunin se nuk e njeh kush por te thone "skafist", "trafikant", "protektor". Nuk eshte filmi taken por Jane videot ne youtube si ajo me skafistin qe merr nje femije pak muajsh ne duar dhe kercenon guardia di finanza-n qe do da hidhte ne dete po te vazhdonte ta ndiqte.

Boll se krahines me te "paster" i vjen era mut ne Shqipni. N'dac ne jug n'dac ne veri.

Me te matur jane ceket ne mesazhet e tyre ne net se shqiptaret. 

Kosovaret u tutperuan nga shqiptaret e shqipnis, jugoret nga maloket, shkodranet shajne dukagjinstit se po i flliqin qytetin.... Deri ne ndeshjen e rradhes se komtares ku si patriote te vertete do brohorasim o sa mire me qene shqiptar, e rrofte shqiperia e madhe

qe jan te egjer...jan, pa e egzagjeruar. qe ka te egjer ne shume vende ne shqiperi, ka, pa dyshim.

qe tropozha eshte kryeqyteti i krimit ne bote, eshte e vertetuar tashme nga shume filma..smiley

Te jesh krenar qe nje katunar tropoje mund nje veteran te cia-s. Ishte ber liam nelson si chuck norris. Spo e rrifte kerkush. E kush je ti i tha ne telefon. Jam chuck norris. Mpjasi .ari i tha. Un jam xhelosh nikaj prej lekbibaj.

Tropozha kryeqyteti krimit ne evrop...nuk mund te mburremi me kete.

Me kto faktet e Hollywood-it mund te bejm humor.

Hollywoodi e kap gjithmon esencen e fakteve....ne e dinim qendren e krimit, po ato ka e moren vesh???

Na ka spiunu nej shqipo me flamur usa

lekbiba asht pulcake, katalik.

E kuptoj pikepamjen tende lokale nga Italia. Italianet na njohin prej shqiperise se jugut e te mesme. Mbase prandaj i kemi ne xhep italianet. Gati 20 mije jane ketej e komuniteti yne andej eshte me i integruar se kudo, sado qe neperkembet nga vendasit si cdo komunitet emigrantesh. Italianet nuk jane problemi. As na ngroh e as na ftoh opinioni i tyre. Kam 5 shtepi te banuara nga italiane ne lagje. Njeri eshte student per mjekesi nga napoli, sheh cdo ndeshje te lokali me cunat e lagjes. Tjetra eshte plake pensioniste qe del gjithe diten me qenin qe nga viti 2000, blen fruta perime te fresketa e jeton me 800 euro pension per bukuri. Iken ne itali sa per t'ia bere "ta" me kalamajt e mezi pret te kthehet. Ka "punesuar" nje cun te ri per t'i shetitur qenin e per t'i mesuar shqipen. smiley Kemi nje cift qe ka hapur nje dyqan krepash e po ia marrin doren shqipes dita dites, pak e nga pak. Eshte nje cift fetaresh te jehovait qe e kane mesuar shqipen shume mire, rri gruaja dy ore duke bere llogje me shitesen te ushqimorja e lgajes. Eshte dhe nje tjeter pastaj, beqar, qe po plaket ketu. Mburret e thote qe ka ardhur qe ne vitin 1996, s'ka ikur as ne 1997-en, dhe e flet shqipen shume mire. Italianet nuk jane problemi.

Problemi jane vendet e tjera europiane qe kerkojne ne internet se ca pervoje kane pasur turistet ne shqiperi, dhe do te lexojne qe jane vrare e jane prere. Por s'do t'i kushtojne rendesi faktit qe 100% e tyre jane vrare e plagosur vetem ne Dukagjin. Informacionin tjeter do ta marrin nga filmat, si "Taken", qe bazohet ne probleme te krijuara nga Kanuni i Leke Dukagjini  e zona e Dukagjinit. Prostitutat, skafet dhe 1997-en as e mban mend njeri. Shohin 2015-en, si njerezit normale. Keshtu qe i beni dem gjithe vendit duke u perpjekur qe te metat kafsherore te Dukagjinit t'ia veshni gjithe vendit. Eshte antishqiptarizem,. Ta pranojme qe ajo krahine shqiptare do ndihmen tone, te shtetit, sepse po na turperon kombin per gjera qe i kane vetem ata. Ashtu si danezet nxitojne te thone qe balenat i vret prej tradites vetem nje ishull danez me nje tradite qe s'ka lidhje me pjesen tjeter te Danimarkes. Ashtu si kinezet kembengulin qe qente ne Kine hahen vetem nga nje komunitet i vogel ne Yulin. Edhe ne, ta ndajme shapin nga sheqeri per hir te patriotizmit. 

Ke ndonje link per ate videon me skafistin  ?

Nga fytyra i dyshuari duket nje i ri normal, i edukuar e gati i ndrojtur. Kush nuk do kishte marr ne makine?!

Autori i lirum nga Gjykata thone media. Kancer eshte Gjyqesori shqiptar. Po nuk u sherua ky kancer zor se behet gje ne ate vend.

Para nje muaji paska dal nga burgu pasi ishte denu per vnedhje me pasoje vdekje. smiley

Po te them, aty gjyqesori, i cili Zot ka vetem lekun dhe partite perkatese, duhet ti vihet flaka i teri. Ne hala s'kemi bere nje debat te hajrit, gjitheperfshires, per nje kancer qe rri ndermjet nesh : gjyqesori shqiptar. Duhet te behen pa ndalim nja 5000 emision te shpallet java per "analizen e gjyqesorit" ku robte te flasin e diskutojne per kete kancer te paprekshem. Asgje s'vihet ne vije, por nuk u rregullu gjyqesori, i cili eshte baza ne shoqerit europiane.

po pse ti çfare zoti ke ? 

pse ke shku jeton ne gjermani apo jo per lek ?

Ne fakt nqs. kjo del e vertete, duhet denuar gjithashtu gjykatesi qe e ka liruar (per vrasjen e nje femije, lexoj).

Se mos esht i njejti gjykates i xhuvanit e frrokajt

+1

Eshte shume pozitive qe gjithe opinioni shqiptar denon kete akt barbar, biles ne shume forume kerkohet denimi ekzemplar. sikur bashkeatdhetaret tane te vrare, te gjymtuar, te perdhunuar per nje cope buke, te ngelur maleve me debore a ne fund te detit te kishin patur kete solidarizim nga bashkemoshataret tane evropiane, mbase do ishim nje hap para si shtet...

ky eshte nje krim si cdo krim qe mund te ndodhe ne evrope dhe policia po punon per ta kapur autorin. nuk duhet inkriminuar as qytetaret e ketij as katundaret e dukagjinit.

te kapet autori dhe pike.

+1

nga e di ti natyren e krimit ? apo parashikon fallin ?

sta morra vesh pyetjen

ku e di arsyen e krimit. se per çfare u vrane ata te dy ?

nuk e kam permendur gjekundi arsyen. them qe eshte krim dhe policia po punon. e mos ta bejme terkuze sikur ndodh vetem ne kete vend vrasja

qe e quan akt barbar ? 

plumb pas koke nje cifti te ri...

per çfare arsye i vrau ?

me plumb pas koke behen edhe ekzekutimet shteterore. bile te prisnin koken me gijotine ne mes te sheshit, pa u quajtur gje akt barbar.

arsyen se di. gijotina nuk i perket kohes tone keshtu qe ska vend per krahasim, po gjithsesi nuk mund te krahasosh vrasjen qe ben shteti si rezultat i nje procesi gjyqesor dhe me prova te certifkuara me kete ekzekutim.

e pse mos ta krahasoj ? pse te njejtin veprim mos ta quaj me te njejten fjale, barbar, ne te dyja rastet ?

 

ka dy raste
1) shteti vret nje kriminel, pedofil dhe opinioni thote mire ja beri se e meritonte, nuk gjykon menyren e perdorur perkundrazi sa me e ashper aq me mire qe te vene mend e te tjere.

2) shteti merr e torturon apo vret persona qe nuk bejne politiken e tij, sic vriten gazetare apo gjyqtare apo police qe nuk jane komod per te dhe ketu opinioni i quan akte barbare.

pra paditur ARSYEN (motivin) nuk quhet, as vlersohet dot akt barbar nje krim, vetem prej te shtenave pas kokes, ose menyres se ekzekutimit te tij. apo je kundra ?

po i qarte kendveshtrimi yt.

O lungo nuk eshte e vertet qe opinioni nuk ndikohet kur viktima jane vendasit. Kur ndodhi vrasja ne Vlore i gjithe qyteti u shokua dhe keq biles por kokcepat e Tiranes ( se nuk ka vetem neper pronvica kokcepa) ne media e lyhen me ngjyre "bandash" apo sherr banal midis ca djemve dhe askush nuk u interesua me shume. Sepse aty gjithmone sa ndodh nje vrasje makabre jane justifikime jo gjakmarrje, jo po kishin sherr, jo droga e jo paraja.. i fute dhe nje doze te forte deklarate politizmi dhe mbaron kjo pune. Ndersa kesaj rradhe nuk ka justifikim prandaj nuk dine se me cfare te manipulojne opinionin. 

Ne cilin vende te evropes ke degjuar ti qe policia tu bej thirrje banoreve mos te fshehin kriminelin e kesaj vrasje? Personalisht me pelqen qe kesaj ngjarje i jepet shume rendesi dhe ka kthyher opinionin publik dhe e ka bere me te ndergjegjshem per nevojen e shtetit ligjor. Duam apo nuk duam aty eshte thelbi dhe burimi i gjith ketyre tek mosfunksionimi i shtetit ligjor ne disa zona te vendit. 

nuk e di ne angli, se sme ka lidhur shume puna, po te pakten me italine apo greqine kur jane vrare apo keqtrajtuat njerezit tane, spara lexoj solidarizime kaq te medhaja neper forume, perkundrazi.

ideja eshte, kemi te bejme me krim, te zgjidhet nga policia, pa paragjykuar gjithe shqiptaret apo zonen ne vecanti

Vete fakti qe jane turista cek dhe jo amerikane apo gjerman apo te ndonje kombesie tjeter qe shqiptaret i shohin me naivitet si shtete te forte qe jua kemi nevojen flet vet... Ata jane nga nje shtet qe shqiptaret nuk kane asnje lloj interesi dhe asnje lloj nevoje kombetare qe te solidarizohen.. E verteta eshte se shume njerez pane djemte dhe vajzat e tyre ne fytyrat e turistave dhe thjesht e dine shume mire qe mund tu ndodhte edhe femijve te tyre ate nate.

Ne nje bisede dje permenda mundesine qe autori 99% do jete me precedent penal. (Jo bisede peshkore, se me Stalker ngeci muhabeti kur theshte qe autori zere se shkoi ne Prage per vakance me kete akt, ndaj i vrau.) smiley

Mjacaj ishte 15 vjet kur u perfshi ne nje vrasje te nje 13-vjecari.  Sipas deshmise se tij qe e ndryshoi nja 7 here, ky vete s'mori pjese ne vrasje, vecse coi 13 vjecarin tekstualisht si cjapi te kasapet.  U denua me 10 vjet burg, por u la lire pas 5 vjetesh.  

@ Tropozhadashesit, pse sterio dje shpjegoi qe "rruga e kombit kalon nga nje zone komplet tjeter dhe ndikon te banoret e Dukagjinit po aq sa dhe segmenti Sarande-Delvine".  Paralelisht, Tropozhen me Postriben i ndan po aq sa c'ndan Tepelenen me Korcen, bie llafi. 

Me kthjelltesisht, aq kthjelltesisht sa uji i Valbones, o sa mire me bo gallate me Malesine.  Jeni qe jeni, cojini nje leter Liam Chuck Needjalit te vije t'i bej zap malesite e Shqiperise (veri-jug) se na koriten. 

ku di ti gjerat sesi e qysh, pa qene fare prezente ? lerjani more punet atyre qe paguhen per to. 

si more doni te denoni njerez PA PASUR ASNJE PROVE kundra tyre. vetem duke u nisur nga çfare ju servir shtypi ?

Ku me lexove qe denova personin, qe po e marim te mireqene idene qe diskutimi ketu qenkerka denim. Permenda vetem precendetin e te dyshuarit.  Eshte apo s'eshte ky autori, precedenti i ketij personi eshte fakt. 

po precedentin e tij nga e di ? apo ishe prezente te krimi i tij i pare ?

Qe ta kuptoj drejt, ti po arsyeton qe pa qene prezent cdo individ ne nje skene krimi, nuk ka krim?  Ose qe regjistrimeve, dosjeve te gjykatave duhet t'u vihet flaka se nuk hyjne ne pune?  

Nga raportimi ne shtyp, 2012

Gjatë seancave në shkallën e parë Sokol Mjacaj ka qenë personi që ka dëshmuar në lidhje me vendndodhjen e trupit te pajetë të 13 vjeçarit në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit. 

Mjacaj gjithashtu ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër, duke torturuar dhe keqtrajtuar 13 vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen. Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrën më çnjerëzore. 

 

Ndërkohë, gjatë gjithë seancave gjyqësore Besnik dhe Edmond Kodra kanë mohuar akuzën e vrasjes, duke deklaruar se i mituri Mjacaj është duke i implikuar padrejtësisht në këtë krim të rëndë. Nga ana tjetër Sokol Mjacaj gjatë seancave gjyqësore ka ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me ngjarjen e rëndë. 

ik shiko filmin amerikan 12 Angry Men. per te pasur ide me te qarta mbi ku dua te dal une.

Sa keq na vjen kur vriten te huajt !!! Kaq keq dhe ky reagim duhet te jete edhe per vendasit qe vriten cdo dite!! Vendosja e denimit me vdekje do te ishte zgjidhja.

lulezon droga nga jugu ne veri, parcela parcela. eshte turp! prandaj turizmin elitar e bejne lopet ne bregdet.

lulezonte, gono. imagjino sa lirshem rrinin me berishen, tani po u mblidhet laku ne fyt krimineleve

ca slexon ketu lloj lloj xhevairesh, pastaj hap televizorin dhe nigjo vetem parcela hashashi ne kater anet aq sa nga pamundesia per ta luftuar tani thone ne parlament qe ta legalizojme.

kokshtremsia, fizionomia dhe anatomia e kokes tregon shume per ate qe kafka ma mrena.

Ky koshtremsi, ashtu si gjithe kokshtremsat e tjre qe shofim neper kroniken e zeze kane te gjithe karakteristika te perbashketa, qe i klasifikojne le te themi ne kategorine e "Kokshtremsave". Nuk ka nevoje per ndonje algoritem te sofistikuar te klasifikosh keta gjitare.

 

E kapen !

e kapen! po mesa po lexoja lajmet, te rinjte cek paskan rene ne kuvli te nje karteli droge...cfare fatkeqesie! gjynaf! i shpejgueshem edhe brutaliteti qe eshte ushtruar ndaj tyre!

nuk mund te kalohej lehte kjo vrasje, te shohim cdo thote mbi motivet qe ka pasur

E kalon Koqo Kokedhimi duke legalizuar hashashin.

motive?.. ku kane motive ky lloj; keta vrasin dhe pike! bajraktaret te droges, u duket vetja se jane edhe bajraktare te vendit!

thua te jete pa motiv? ne te gjitha vendet ku kultivohet droge duan te heqin me cdo kusht vemendjen e policise, kurse keta me kete qe bene do kene RENEAN neper kembe.

po pse gje e re kjo per RENEAN? ata kane goditur helikopterin e tyre, po shkruan gazeta, nje vit me pare

U arrestua me ne fund. Tani presim te marrim vesh pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Per hajdutllik .

Naivitet të mendosh se dy turistët çekë i vranë për t’i grabitur. E para se grabitësi nuk është vrasës përgjithësisht, e dyta se vrasësi përpiqet mos leri gjurmë, e treta se çfarë ka për të vjedhur të dy turistë të shkretë. E katërta sepse zona është e interesuar mos ketë të tilla ngjarje. Pra unë mendoj se nuk është motivi grabitja, por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme, viktimë e së cilës ranë dy të rinjtë çekë. Pika mikpritjes sonë hipokrite dhe e gënjeshtër

Dr.Prof. Artan Fuga.

A nuk ju kam thene qe vitalizmi eshte bere sport popullor? Urno profesori i komunikimit, pra ai qe prodhon gazetare per media. Se pastaj habiteni perse nuk gjejme nje te saket ne media.

sna i bere nje koment te sakte mbi motivet, se e ke ndonje info po sdo ta thuash...

Ti thu te flas para profesorit une? Profesori pi VITAL.

20 vjec mer i sapo dale nga burgu. Cer lesh motivi ka ky ?

Mjere ata te dy qe iken per lesh.

E solli sot, por nuk me duhet ma se u prish koha keshtu qe o Mirela o Fuga.

Ky eshte ai qe i ka shkruar Hyrjen librit të Eleonores, asaj fallxhores qe vrau veten !

smiley

nuk e ka nis keq analizen, por nuk e çon larg, nuk e çon deri ne fund ate. (eshte kollaj me analizu, po veshtire me e çu analizen deri ne fund, ka thene filozofi)

nuk hyn mikpritja ne loje, kur behet fjale per turiste, njeri me i pasur se vendaliu. mikpritja shfaqet kur ti pret dike qe s'ka ku te fute koken. kur pret turiste quhet TREGTI marredhenia midis paleve. 

dhe vendi yne eshte shume i vogel, te presi turiste nga e gjithe bota. aq me shume pa pasur infrastrukturat perkatese. per te mos thene, qe te sillte turizmi pare, nuk do kish falimentuar greku, nga vendet me turistike te botes.

@ Monda,

nga fotot, ky djale nuk duket as 'lopcar' e as 'i mangut', por nje i ri qe do ti ngjaje të gjithe të rinjve europiane, pra edhe atyre çekë. Kjo padyshim qe nuk justifikon as edhe 0.001% të aktit të tij, por ja qe nga ana tjeter, askush nuk mund tja ndalonte (le qe vetem endrrat nuk ndalohensmiley ) endrren e tij për të patur nje 4x4 të tille! 

smiley

E o Gjëmb e...me keqardhje po them se Ti dhe XhiBolja me këtë çfaqje Hapur të Megallomanisë e " Lules mos më Prek "smiley asnjëherë nuk keni për tu ngritë në nivelin e

Një Korçari para pasqyrës me.... Lëvdomë Gojë se të çava

Gjimnazisti Of aF që..... bën hartime kur duhen mendime .

Kam merak se mos dhe PF ka rënë në këtë Gropë Injorance të pëlqim - mospëlqimit . Utopi kjo jo mejtim . Ndërsa po qe dhe ky rondokopi buçko "kalamoni " afër të nderuarit admin smiley  Do thoja ....Gjynof Blogu , jo  "po shko për Lesh " si thotë LefTKopeja e të tjerë me xhibolen në krye , por pse .............e pashpjegueshme në 2015 smiley

Megjithse shoqja Gjëmb mund të ketë mejtim nrysh .

urime Policisë që e arrestoi të dyshuarin dhe sa në shpejt Info për Publikun të njohim Motivet që dhe PPU të shpëtoi nga Dërstilistët !

idrizi qe i varen para e mbrapa, godet serisht.

Kam merak se mos dhe PF ka rënë në këtë Gropë Injorance të pëlqim - mospëlqimit . 

e deklasoi dhe PF.

vazhdo Idriz Ferra, lart e me lart flamujt e kongreseve.

Le ta mbyllim dhe kete teme. U zgjidh ceshtja: fajin e kane turistet Ceke qe shkojne ne Theth dhe dalin vullnetare te flijohen posacerisht per t'i nxjerre bojen Shqiperise e Shqiptareve. Une i propozoj qeverise te mos lejoje as dhe nje qytetar a qytetare Ceke te hyje ne Shqiperi!

Nderkohe Italjanet qe jane me te zgjuar se Ceket nuk shkojne ne Veri per turizem. Italjanet jane si shpirt dhe te zgjuar. Kot jetojne ata ne lagjen me te mire te Shqiperise?

normal qe faji eshte i tyre. dil dhe ti andej nga pyjet e amerikes, jashte rrjeteve turistike, dhe ta shohesh ku perfundon. 

Problemi me shqiptaret eshte i thjeshte, nuk dine te mbajne radhe !! E kjo jo per nevoje apo hall si i thone,por per kokfortesi e injorance Jane si ajo kopeja e bagetise pa bari. E une e di saktesisht momentin kur filloi e gjitha kjo e qe nuk do te mbaroj kurre,mund te limitohet por nuk ka per te mbaruar kurre,keshtu qe leket mbajini poshte dyshekut e blini nga nje arme per shpi per te mbrojtur veten !! Se mos mendon kush se shpeton po ti qendroj larg dukagjint..lesh !!p.s. momenti kur filloi ishte momenti kur Ramiz Alia u hoqi pushtetin mbrojtse te rendit nga frika e revoltes demokratike,pushtet qe nuk u rikthye kurre me!! 

Poshte shoku Ramiz Alia!

Rrofte revolta "demokratike" !!!

Poshte shoku Ramiz Alia qe lejoi revolten "demokratike" dhe s'degjoi shoket e birose qe ta shtypte me gjak.

me gjak, do e kishin gjakos. siç ja bene çausheskut. 

ramirezi ka faj qe pas vdekjes se enverit vazhdoi VAZHDIMESINE dhe nuk e hapi vendin edhe pse vete gjermani e luti, per hapje. do te ishim sot vendi me i pasur i ballkanit pa dyshim. edhe do te ishin akoma komunistet ne fuqi, si ne kine.

por FJALA E DHENE, siduket eshte gje e madhe per shqiptaret. i kish dhene fjalen enverit te shtrati vdekjes. gojet e liga thone dhe qe ishte dashnori i Nexhit. dashuria gje e madhe, nuk thone kot.

Leket poshte dyshekut , e mbaj armen gjithmon ne gadishmeri ate bej...p.s. mendoj se e di shume mire ti qe shoket e byrose nuk ekzistonin me ose ishin pjese e revoltes "demokratike" ne ate moment, boll ben sikur nuk kupton se nuk shtyhet me!

Fajin e ka sh Enver që shkonte dhe bënte Pushimet në Resortet Malore , në Çeki. Pse nuk i pëlqente Dukagjini atij ? Dhe ja pasojat e një edukate 50 vjeçare të edukimit komunist mbi bërjen e Pushimeve si Turistë !

Është dhënë dhe Lajmi se Ambasadori Gjerman kishte marrë pjesë me rastin e ndezjes së Zjarrit Olimpik në Borovë nga Turistët Gjermanë dhe kishte kërkuar falje për ndezje të "gabuar "

Xhibole , ndonjë lajmërim për orarin e Dërstilës ?

Tani qe policia e kapi kete ne kohe rekord qer mejtimi ka per pilicine grupi Tahiri ka dashnore?

 

Cfare sjellje classy ceket, sa njerez te kulturuar e te qyteteruar, cfare dinjiteti dhe paqeje, qe nga ambasada e deri tek prinderit e viktimave. Respekt per kete popull.

u pre turizmi hashashit, dhe te ben cudi fakti qe turistet ceke, qe kane male pa fund ne vendin  e tyre vijne per te pare majen e jezerces.

Maje men kur te kete renie te nr te turistave te gjitha vendeve kete vit. 

zhvilloje cik kete punen e "turizmit te hashashit"

dukagjini eshte zone ku mbillet hashash, dhe po aludoja rreth ngjarjes qe mund te kish lidhje me blerje hashashi derisa dhe ky djali qenkerkesh roje plantacionesh pa zot te hashashit, sipas mediave. Me kujtoi the beach di caprion.

Por jo, lajmet thone qe paska qene qejfli makinash 4x4, sic e ke gjete dhe vete me siper

kur ke vete 4x4 (siç ka Monda smiley), e si mund te mendosh qe nje "kokecepesh" te enderroje te kete nje te tille ??

tobenestrafkullah

Duhet me gjetë ndonjë e shkruar ng Gëlbaza Lapsi.al , si mundësi për të zhbiriluar edhe dërstilistët në labirintet e dashnoreve të Tahirit ..

Ja ku goditi prap Tahiri
Nga kabineti më i miri ..
smiley

Kam besim tek  ndërhyrjet tuaja i nderuar Komentues. Por mujsh me më shpjegu Përse UTURAKU Fevziu e ka bërë pjesë të Haleve të tij kaq shpesh Bushatin ,  që u çfaq disi  i prirë drejt penës së arsyes dhe të vlerësueshme në hapat e parë , dhe po përfundon në të pëgërat e Gazetës 55 .

Çfarë ka ndodhur që edhe Analja jonë XhiBole ja kalon në mejtime kur troket gishtat në tastierë smiley

Dukagjin's fatality is very bad for business. It makes our brand name worse that it already is. The point is we cannot change the brand name and start fresh. So we need to show some massive indignation, which we are ready to do zealously for all kind of possible bullshit. Where are the manifestations? Where are our numerous fucking al sharptons?

Today at 20 at Piramida.

Thx, Ols.

Po more pjese, ndonje pershtypje do ishte e mirepritur.

Yep. Ja pas pak do dal.

smiley !! Nuk dine te rine ne radhe,si ta bejne? Kush ta bej? Shpesh eshte perdorur rendom,mos bej politike me vdekjen.Ky eshte nje nga ato momentet kur ti jo vetem ja ben hallall dikujt,por shpreson qe kjo te ndodh e te nxjerr tym e flake sa ti luaj fene!! Opozita e leshit..fatkeqesi kombetare!!

Në fakt unë kështu mendoja . Jo si Xhibole . Një rritje të Lulath dash Kurbanit të bathkisë jo nëpër Labirintet e qarje ..*irjeve të kulisave të babasqapit nëpër Europë me MuTsteqe tendera .

Ishte një Rasti i mirë të organizonte një Marshim proteste kundër Krimit kudo që ndodh . Dhe do qe e arrirrë sikur ta bënte në Shkodër me Jozefinën në ballë . Këto janë shënja Qytetarie të asaj partie që po tenton të shkëputet nga Partia e Krimit të PD-hit të sali Vromës e gjyzepin Dylqinjës.

Po qe për O Ju Q N sali Qenef berisha dhe dëngëlat e Xhiboles me qytetarë e shtresa të mesme , as mos prit gjë .Me këtë rast demostronte edhe një mirësi të Kontigjenteve që i japin Votën si në Dukagjin . Por jo si në Protestat kundër Drogës ku zgjodhi të Protestonte në Krah të Alikove të Lazaratit smiley

Hile apo realitet ky aksion do argumentohej si shenjë e kundërt me shtetin Barbar të Berishës.

Këto protesta do tentojnë ti shndrrojnë si " kurora qytetarie " dava të barazTundurish që nuk është gjë tjetër veçse një kurvëri mediatike e afishimit të karieristëve nga të gjitha Vrimat e pakënaqsive në Partitë ku aderonin fizikisht apo të trafikut Infliencës .

Kjo duhet theksuar MIRË që të paktën të kuptohet qartë , se çfarë janë në të vërtetë kjo kategori e re karieristësh .

U kap plera smiley

Prandaj duhet denimi me varje. shoket e ktij qe mendojne se eshte kollaj te vrasesh , se del pas 5 vjetesh , kur ta shohin te varur mes Shkodres nuk do ta kishin ate kurajo me

 

goca priftit brohoret varjen. po u jep gurin atyre qe thone qe tet ate eshte prift koti, kur s'ka mund dot as gocen e vet ta edukoje me mesimet e krishtit.

siguria per jeten e qytetarit, bankierit, policit, turistit eshte katastrofike. rendi pertoke, turistet nentoke. 

Varje djegie per se gjalli rrjepje lekure pjekje ne hell etj etj. Cer ateistash mer. Musliman qe edhe isis do i kishte zili. Ska faj rama. Esht gati te shperthej...

eshte llogjike turme. si te dobet, duan hakmarrje, ndaj çdo rreziku te mundshem. nje vrasje ordinere u prish imazhin, prej qytetaresh te mire, kur nen lekure jane shumica shkerdhata dhe vetem çeshtje kohe eshte kur ata vete te behen kriminele, qe vrasin çdokush per vetem dy lek.

krishtin e varen po njesoj, dhe pastaj u bene te krishtere te gjithe, po nga dobesia.

smiley

valvitet flamuri freng, valvitet ... 

megjithate Stalkerit nuk ja kalon dot, as Kopshtit, sado te perpiqesh.

effkeyt po, ja kalon.

 

ata s'ma ha mendja te jetojne ne france, se s'dine frengjisht. duhet te punojne te ambasada se atje jetohet edhe pa dit gjuhen.

I frikshem ndryshimi mes kultures se lashte puro shqiptare dhe asaj se kohes se sotme.

Dikur nese do ndodhte kjo ngjarje nuk do vritej e as piqej ne hell askush por merreshin masa per permiresimin e njerezise. Kjo familje largohej nga fshati, i priteshin pemer dhe i digjej shtepia. Ne cdo vend qe te shkonte askush nuk jepte e merrte vajza me kete familje. Pra paqesisht e benin te dilte fare dhe te shuhej. Dhe gjeje pak cila ishte zgjidhja per mbijetese. Familja nderronte fe, kthehej ne muslimane dhe vazhdonte trasgegimine duke bere krushqi me familje te tjera muslimane.

Ndersa sot shiko ca mentaliteti ka pas gjith atyre shekujve civilizim e arsim e me the te thashe. Piqeni ne hell per se gjalli. Po te mos ishte synimi per ne be aty aty do ishte denimi.

jane te rrepte se ai u prish imazhin, u qit nam te keq. me mire syri se nami, nuk thote kot proverbi.

dhe perpara atje zbatohej kanuni, nje te vrare do ta paguaje me nje te vrare. nuk te falte gje njeri. ndersa turista nuk kish po veç udhetare te rradhe qe nuk i prekte njeri me dore. bile i vinin te flinin me gocat e reja, ne ca zona. 

tani turistet po i merzisin siç duket. jane shtuar shume. 

E kapen miun e gjirizit. Pune e mire policia por mbas pilafit si ne Lazarat. Zero fuqia parandaluese. Dhe kjo mund te ishte parandaluar (ne opinionin tim) me nje prezence minimale te ligjit ne ato zona. Cfare pabesie?! E tmerrshme? Te marresh tjetrin ne makine dhe nga pas kurrizit te te ekzekutoje me nje arme ofensive. Asnjelloj mallkimin nuk mjafton per ket bastard.

Kapja dhe ndëshkimi janë çeshite më vete .Balli vraponte të hiqte Patkonjtë pasi ngordhte kali .Sh Gjëmbi mund të thotë se "Qëllimi u harrit .Problemet dolën.Shokët të mobilizohen për diskure të tjera "

E kapen apo thjesht e kane identifiku kush eshte ? Se shume komente ketu dhe eshte me kollaj me pyet me mire. Lol

Qe do kapej nuk diskutohej, po pse I vrau ndryresira??! Cfare do qellimi te kish, duhet ti linte te jetonin. Thanks Belulo per linkun smiley

po ti perpuno njeher pergjigjen  per pyetjen e pare.smiley   pastaj  do shohim  ti pergjigjemi  edhe pyetjes tjeter, se perse e beri...smiley

Kam shoqeruar vet nje grupe turistesh hungareze ne ate zone. Sa ndaluam buze valbones na erdhi dikush qe na tha qe toka ishte e tija dhe cdo turistit duhet te paguante ate per parkimin e autobuzit, plus morri ne cel gjithe burrat e fshatit te vinin te shihnin turistet me roba banje. Situata po precipitonte nga sjellja e atyre qe benin sikur skishin pare ndonje here femra me sy. Mora policine ne tel qe te them te drejten erdhi dhe na ndihmoj shume. Me ne fjeti ate nate inspektori i zones. Ne mengjes ikem me vrape, po njerez me te trashe e shpellare nuk kam pare. Ketij pleres qe vrau dy njerez dhe zhyti turizmin e vendit e ka pak burgun perjete. 

espana, rrofsh qe ndave ket eksperience ketu. Keto krijesa jane me prane kafshes se njeriut. Arsyeja pse lindin shume femije eshte sepse nuk dijne si funksionon shumimi njerezor. Nuk besoj se do pranonin do arsimoheshin edhe po tu sjellesh universitetin tek dera. Edhe ne usa jetojne ne te njejtat kondita si ne bjeshke, e njejta veshje, e njejta rutine, i njejti ushqim, thjesht jetojne ne beton ne vend qe te jetonin ne pyll.

po labet si jetojne ne usa ? me fustanelle apo pa fustanelle ? po delen kujt ja vjedhin ?

Me gjithe respektin, po ca muhabetesh ju te dy! Se na late pa fjale! Pashe Perendin, jane rob te varfer te padale, e te izoluar. Ku e vetmja mjet mbijetese ka qene ashpersia. 

Me kujto kur emigrantet e pare me ngjyre hyne ne Suedi, robte e izolum te nje fshati e vrane njerin me ciftet. Dhe flasim ketu nga vitet 80 per nje vend qe e mban veten si vend Paqesor.

Lerini mer keto, jo po andej jo per ketej. Shume te mire jane, e mos trajtojme kete krim te rendomte nje individi si dukuri te krahine te tere.

Ta varrin ne mes te Shkodres ,kush vret te varet qe te zejne mend halet e tjera ...

Ku ka aty ne burg, pastaj del  per nje thes mbushur me euro prokurorit ,gjygjtareve ,per sjellje te mire ,e ndonje amnisti e presidenteve tane koqe .

e hatashme : ne pak vite, shqiptaret kaluan nga kokepalaret tek... kokecepshit !!

nuk i kishte dale ndonjehere emri per kesi turpesh neper gazeta nderkombetare Shqiperise, tani qe rendi eshte per toke cfar nuk lexon. ku u katandis ai vend i lakmueshem

nga ministrat me i miri

emri tij Saimir Tahiri.

kshu zgjidhen krimet, fet e fet, jo si Nul Moka me parardhsit e vet qe rronin me moton: Çudia me e madhe 3 dite zgjat.

Ne vrime te miut, vjen te gjen Tahiri e te qet si laskar.

Per mua policia kurre ska qene e dobet ne shqiperi, perkundrazi ajo punon shume mire. Ketu per te ibret jane gjykata dhe prokuroria. Duhet te ndodhin vetem ngjare te tilla per ta kuptuar se kush del nga burgu. Ky eshte 1 nga ata mija raste ku lloje lloje kriminel qe sot bredhin rrugeve dhe e kane bere burgun si hotel. Sa te kete te tille sistem gjygjesor vendi ne vetm hapa mbrapa do te bejme.

postime si ky tendi bejne edhe francezet, ne faqet e tyre. fajet per krimet ja vene gjyqesorit qe nuk tregohet i rrepte sa duhet. por per ty s'besoj se franca ka bere hapa prapa, apo jo ?

enveri i vriste apo fuste ne burg edhe per nje fjale goje njerzit. kerkon te kthehet prap ajo kohe ? vetem se duhet te denosh idrizin per kete qe ne koment te tij te pare, se vetem çpif sistematikisht ne çdo fjale qe leshon. 

Sikur Enveri te kishte denuar kriminelet e hajdutet ku te ma gjeje ...

Enveri me shume denoi kundershtaret e tij ,intelektualet ,pronaret,ata qe nuk ishin komuniste ,familjaret qe e kishin mbajtur me buke e strehim ,shoket e luftes ( kishte luftuar shume i ziu smiley)

 

ngaqe ata ishin me te rrezikshem per sistemin. 

nje hajdut vetem sa ndihmon, eshte si miza e mutit, qe nuk le te qelbet kufoma dhe te behet me keq, duke perhapur semundje. 

nuk di sa kupton ti nga ça po t'them.

vrasja qe ai beri ndoshta per motif te ulet, do te ndihmoje te kete me pak turiste ne ato male qe kurre nuk jane shkelur prej asnje pushtuesi dhe qe jane burim I VETEM i races shqiptare nder shekuj. turisti eshte pushtues paqesor. vjen dhe te qelb vendin, duke qesh dhe bere foto. 

turizmi, eshte "aventure seksuale" per shkrimtarin me te madh francez te kohes. asigjo te mire nuk ka nje vend prej turistave. bile as lek nuk fiton. vendet turistike te mesdheut dhe botes jane te gjithe ne krize ekonomike. sepse popujt flejne ne hije te fikut, duke mendur se do t'u sjellin vizitoret e huaj pare qe te jetojne, dhe nuk perpiqen me vete te krijojne vlera te tjera, origjinale. 

e gjithe greqia dhe vendet si ajo, prodhon vetem produkte FALLCO per turistat. as nje vlere nuk kane produktet qe bejne, se qe ne baze jane me rrejt turistat. etj, etj.

Jo une nuk te kuptoj deri sa thu  ''ata ishin te rrezikshem per pushtetin''

Po kjo nuk ka rendesi ...deri sa ti kuptohesh me veten smiley

fakti qe sa ra muri berlinit, ra dhe komunizmi, tregoi qarte se ata ishin rreziku i pushtetit te kohes. apo ti mendon se renia komunizmit i erdhi nga hajdutet ?

Pushkatim, Internim!! Vetem se, ku ti internosh dukagjinasit per ndeshkim?

Me mire isha ne spac ne internim sesa mesues ne dukagjin. Pjeter Arbnori. Aq e veshtire eshte natyra atje. Dhe te imagjinosh qe spaci gjithashtu mbahet per vend i veshtire. Vet nga fjaja. Skam skam duke u ankuar ngaqe nuk prodhonte toka. Kurr mos'pac i tha vllai nga oroshi dhe i mori pleqerine. Spac.

Ishte kollaj me mbyll shkollat para nji viti....mungesa e vizionit sdo mend qe do krijonte shteg per situata te tilla. 

 

Turistët e huaj kur vijnë për të njohur dhe eksploruar një vend shoqërohen nga një guidë, pjestarët e së cilës i njohin të huajt me vendet, historitë e domethëniet e të veçanta e çdo qyteti. Ata i shoqërojnë turistët në të gjitha ditët e qëndrimit të tyre në vend, i njohin me ushqimet, tradicionale, zakonet, virtytet dhe vlerat e një populli. Pronarja e një agjensie ka publikuar në faqen e saj në facebook, e-mail-in që i ka dërguar një turist çek pas ngjarjes në Dukagjin.

Pronarja e Agjensisë, të cilën turistët çek e quanin Mat, ka qenë udhëheqësja e gudis së turistëve çek nëpër shqipëri, kur ata kishin ardhur për të njohur vendin tone.

Ajo i kishte dërguar atyre një mesazh ngushëllimi, por mesazhi me të cilin i ishte përgjigjur njëri prej turistëve çek  e kishte bërë për qartë.  Zhgënjimi dhe keqardhja ndaj shqipërisë dhe gjithë polpullit shqiptarë duket mjaft qartë në mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë në Facebook i pronares së agjensisë

U nisa nje email ngushellimi miqve te mi çek, te cilet i kam njohur gjate guidave qe kemi bere.
Miq, te cilet na kane promovuar me mire se shteti jone! Zak, njeri prej tyre, me ktheu kete email i cili me me beri te qaj e ndjehem shume keq per vendin tim..

“Pershendetje Mati, Guida jone shqiptare ne Sarande dhe Gjirokaster! Te te them faleminderit per ngushellimin? Joooo, se pranoj kurre nje gje te tille.
Shqiperine permes syve dhe fjaleve te tua e pame ndryshe.. Na genjevee? Te lumte! Ne te besuam dhe ua rekomanduam dhe miqve tane. Sot ndihem fajtor Matild se fjalet e mia dhe te gjithe atyre qe rekomandojne vendin tuaj, sollen aty dhe kete cift. Po, ndihem fajtor se te besova ty… Matild te mbaj mend shum qarte: “Miresevini ne vendin tone”.
Une jam guida juaj… Shqiptari shquhet per mikpritje dhe bese prandaj ndihuni rehat. Keni BESEN time… Fundi udhetimit tone dhe perseri fjalet e tua: “ishte kenaqesi per mua te isha guida juaj. Ju uroj udhetim te mbare dhe ftojini miqt tuaj te vijne e ta shijojne Shqiperine..” Ti e mbajte fjalen tende se udhetimi jone shkoi shkelqyeshem. Dhe une e mbajta fjalen time, i rekomandova miqt e mi, çeket e mbajne fjalen. Ju vizitojne dhe promovojne. Shqiptaret e tu cfare bene? Na prene ne bese..”

Kur tha dhe ai tipi qe i varen ato para e prapa, ai OidrisO qe nuk merr kurre njerzit neper goje, se ai djali ju duk trup muskuloz si ata te narkotrafikut. Ai qe flet per perrenjte psiqike smiley

Gjithe ata qe folen per histori konspirative, i firmosen vetes kartelen psiqike. Te gjithe te habitur sikur probalitieti i nje ngjarje te tille ne shqiperi te ishte zero dhe dy zero pas presjes dhjetore. LMAOsmiley

Pasi kanë dalë të dhëna të pjesëshme por deri diku të arsyeshme për një gjykim Ftoj Drejtoreshën të mbyllë Dërstilën . E uroj që të bëjë klizmë se paska akoma effkey në bark smiley

Po ndahemi nga kjo prurje me një prëshëndetje të vjetër duke Ju lënë të zgjidhni sipas dëshirës kush do jetë "kokqerosi " . Frymëzim që përshin një tufë të rrumbullakosurish përjashtuar atij që mba çdo njeri në Bark , dmth efkey

Se çkam nën vete që më loz
dy të rrumbullakta një si Lloz
dy me lesh një kokqeros ............
smiley

Ok, thjesht shock!

Dmth sipas seances se pyetjeve me vrasesin>

-pse i vrave?

-i vrava se ceku bente sikur s'kuptonte.

-po ti e dije qe ishin te huaj?

- po e dija po mendoja se mos dinin pak shqip

Oh man oh man!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).