Në kuadër të operacionit të koduar “EPILOG”, Policia e Shtetit ka zbuluar dhe arrestuar anëtarë të tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, që drejtohej nga qelia nga Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas policisë, rezulton se Tafili ka urdhëruar katër vrasje.

Në kuadër të këtij procedimi penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar me 9 persona të arrestuar dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

Në një deklaratë pë mediet, Policia e Shtetit ka zbardhur emrat e padeklaruar më parë të vrasësve me pagesë, si Fatos Koka, i arrestuar pak ditë më parë dhe Dritan Peskani, i shpallur në kërkim.

Grupi i strukturuar kriminal kishte si tendencë të kryente vrasje me paramendim dhe një sërë veprash të tjera penale, si dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, trafikim të narkotikëve, armëve dhe municionit.

 

Hetimet e kryera të Policisë së Tiranës ndaj grupit të vrasësve me pagesë

Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) – i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kristi Jovan Pine – (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015
Alfred Shefqet Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015
Alksander Ridvan Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.
Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015
Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015
Adrian Emaz Uzuni (anëtar – porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015
Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015
Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë.

Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.

 

Vrasjet e kryera me porosi të Admir Tafilit nga burgu

Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:

Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.

Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.

Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

 

Gjatë hetimeve paraprake janë arrestuar shtetasit:

Kristi Jovan Pine, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Alfred Shefqet Qefalia, lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”
Aleksander Ridvan Gora, lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.
Dhimitër Bujar Zito, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë.

 

Në përfundim të hetimeve është bërë e mundur ndalimi i shtetasve:

Admir Tafilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Elson Merdani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuar më parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”
Adrian (Isuf) Uzuni, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë,   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të Procedimit Penal, viti 2011, i rifilluar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit:

Albano Beqiraj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative.
Më datë 11.07.2015 në kuadër të këtij procedimi, u ndalua shtetasi Fatos M. Koka.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:

Dritan Peksani, 25 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër i padënuar më parë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Vazhdon puna në bashkëpunim dhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, për kapjen e tre anëtarëve të tjerë të dyshuar të këtij grupi kriminal.

Ata janë shtetasit me inicialet J.G., K.XH. dhe F.G.

Grupi kriminal ka pasur tendencë për kryerjen e veprave penale si: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

1 Komente

Sic thoshte dhe Sander Prosi,ndoshta gabohem dhe i shoh gjerat me syrin e nje militanti fanatik,por kam perhtypjen se performanca e punes se policise eshte permirsuar ndjeshem,me ardhejen ne krye te saj te drejtorit te ri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).