Maria Sholla, 14 vjeç, bashkë me prindërit u nisën për në Greqi në mënyrë ilegale, në kulmin e vapës dhe në kulmin e krizës të vendit fqinj.  Sipas shtypit, familja kishte planifikuar të punonte ca kohë në Greqi për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të shkuar në Gjermani.  Dy fëmijët e tjerë jetojnë tek "Shtëpia Ortodokse e Shpresës" në Durrës, qendër për fëmijë jetimë apo nga familje në vështirësi ekonomike.  Gjatë rrugës për në Trikala, ndaluan diku në Grevena për t'u freskuar në lumë.  Maria u mbyt teksa lahej.  Sipas prindërve, nuk dinte not. 

Shtypi ka publikuar një ditar që mbante Maria, ku çdo ditë shkruante për udhëtimin:

Po lë shkollën për shkak të kurbetit, ndoshta rruga është e vështirë, por do ta përballoj, rruga përballohet, por malli jo. Do doja që më mirë të përballoj fukarallëkun sesa mallin. Ndoshta do ishte fundi i varfërisë. Do të më marrë malli për vëllain dhe motrën, po sikur t'i takoj pasi të jenë rritur. A ta dish sa dhimbje që kam, sepse nuk është thjeshtë të ikësh. Tani kam arritur në Greqi dhe tani që po shkruaj ndodhemi në një pyll që ka shumë dhen,është shumë lart. Nesër do nisemi përsëri, por ka shumë policë, dhe kemi tre ditë që fshihemi rrugëve nga policat. Ne udhëtuam shumë dhe në fillim ata (prindërit) gjetën punë. Tani jemi në një pallat që nuk është as i imi dhe as i prindërve të mi, por shtëpia e dy burrave të moshuar që nuk kanë gjetur nuse dhe prindërit janë punësuar këtu.

Zoti dashtë të na plotësohen lekët për shkollën dhe për Gjermani.

Zoti t'dhashte, thanë. 

 

Pa lidhje me ëndrrat e Maries, a Zoti n'dashtë le ta lidhin: dy vendime qeverie.

VENDIM Nr. 577, datë 24.6.2015 PËR NGRITJEN E RRJETIT TË NJËSIVE TË INTEGRIMIT EVROPIAN DHE RRJETIT TË NJËSIVE TË HARTIMIT TË LEGJISLACIONIT NË MINISTRITË E LINJËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 70, të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane të shteteve të tyre anëtare, ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit evropian, si strukturë e veçantë, dhe rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit, në përbërje të të gjitha ministrive, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së hartimit të legjislacionit dhe përafrimit të tij me acquis të BE-së.  

Rrjeti i njësisë së integrimit evropian do të përbëhet nga 136 nëpunës.  Mbi përgjegjësitë e rrjetit, ndër të tjerash edhe menaxhimin e fondeve të IPA II, mund të lexohen këtu (fq 82)

Fill pas vendimit 577, është vendimi 578:

VENDIM Nr. 578, datë 24.6.2015 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE.

“4/14. Nëpunësit në njësitë e integrimit evropian dhe ato të menaxhimit të fondeve IPA në ministritë e linjës, nëpunësit e ngarkuar me përafrimin e legjislacionit dhe programimin e monitorimin e asistencës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Evropian, nëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në ministritë e linjës, nëpunësit në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, drejtori i Departamentit të Legjislacionit në Kryeministri, nëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në njësinë e legjislacionit dhe akteve të Këshillit të Ministrave në Kryeministri, si dhe nëpunësit, të cilët janë të ngarkuar me integrimin dhe hartimin e akteve ligjore e nënligjore (jo më shumë se 3 nëpunës) në Departamentin e Administratës Publike, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj.

Shtesa 100 000 lekë bëhet mbi rrogën ekzistuese.  Me një llogaritje të thjeshtë bëhet fjalë për rreth 163,200,000 (të reja) në vit. Lexova diku që një nga arsyet për këtë shtesë është tërheqja e individëve të arsimuar jashtë.  Ndërkohë, do të përfitojnë nëpunësit ekzistues.  Ose thënë ndryshe, u votua për t'i rritur rrogën vetes.  

Zoti do.

Me 163,200,000 lekë në vit, sa familje si Shollajt  mund të ndihmohen financiarisht?  Zoti n'dashtë le ta llogarisë.

 

Një post-scriptum shkurt për kategorinë "Zoti u dhashtë": 

Qeveria ka vendosur dje rritjen me 1.4 për qind të pensioneve për 599 364 pensionistë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Çështjeve Sociale, Blendi Klosi. Ky indeksim i miratuar nga qeveria nuk mbulon as inflacionin dhe zhvlerësimin e lekut, duke marrë parasysh këtu luhatjen e indeksit gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014 e deri në qershor të këtij viti. 

16 Komente

Do ishte mire qe kjo qeveri budallaqe, te rriste pensionet e vogla me 2% dhe pensionet e larta (qe jane kryesisht ato te pas 2003 ne mos gaboj) me 1% . 

Se shpejti tek kryeministria do te hapet nje pishine ku femijet do te mesojne notin falas.

                                            edhe nji sinagogë

Paguni taksat, greke muti....
Se smahet shteti me postime ke peshku.

Po ti o derman ktu te peshku e gjete ti tregosh si behet shteti smiley

Po i kan lon pra 2 (dy) femije ne jetimore smiley

Te video-lajmi mund te shihet shtepia ku jeton familja.  Per keta e ke qe duhet te paguajne taksat?  Diku lexova qe kishin edhe ca muaj pa drita, por meqe e hasa tek vetem nje nga mediat, m'u duk detaj i pakonfirmuar.  

Nderkohe asistenca sociale eshte ulur.  Fondi eshte shkurtuar rreth 20%.  Po ashtu, edhe pse eshte rritur numri i papunesise, edhe fondi per pagesen e papunesise eshte ulur.  Shuma e shkurtuar nen skemen e re i shkon nje fondi qe nxit punesimin, ose thene ndryshe direkt tek punedhenesit.  Meqe papunesia s'eshte ulur, atehere le te pyetet Ministria e Mireqenies Sociale, ose punedhenesit se c'eshte bere me ato leke. 

Por le te mbetemi pozitive, patjeter qe nepunesit e rinje me nje rritje rroge 1 milione leke te vjetra do i paguajne taksat. 

Mua nuk me duket qe u jan rrit rrogat, me ca ke vu ti ktu duket qi rrogat do i ken 800 euro ne muaj.

Mua s'me duket shum se msusat marrin ka 400 apo 500 ne muaj.

Por ti s'mund te thush qe administrata s'duhet paguar. Asistenca Sociale dhe Pensionet duhen paguar gjithashtu. Po i kujt esht faji kur s'paguhen taksat e detyrimet ndaj shtetit?

Vertet eshte tragjedi, po ku eshte elita shqiptare te beje nje fondacion transparent per ndihmen e njerzve. Pse s'perdoren menyrat e reja te financimit per te ndihmuar njerezit ne nevoje nga dhiaspora?

Pse ti nga amerika i kerkon qeverise llogari ne vend qe te paguash 100 dollare ne muaj te ndihmosh atdheun

+1

ai vend e do nje junte ushtarake per ca vite. ti marri me rradhe nga gjykatesit, ministra e ish ministra, kryeministra, polici, arsim, hipoteka le qe cfarw them dhe une! atje do nderruar cdo gje.

   Nuk ka nevoje vendi per junte udhtarake por sistemit i duhet revolucioni.Ky sistem eshte tmerrsisht shkaterrues per shumicen e njerzimit.Eshte sistem vrastar.Maria e mjere duhej te ishte ne shkolle me shoqet ! 

   Eshte qindra here me mire " te gjithe afersisht te barabarte se sa 55 horra miliardere, 1200 milionere  dhe 10 perqin te kamur, ndersa 90 perqind e popullit ....rrugeve si familja e Marise! 

   Po ku do ndalet  varferia, kur nuk i futemi tokes ? E keqja nuk ka fund ! E keqja eshte varferia.Nuk ndalet me dekrete e ligje sepse ate nuk e ndalin as " Dekretet e Perendise"  as lutjet.Ate e ndal vetem.... puna ! Prodhimi ! Taksimi , ne nje vend pa prodhim eshte  rrjepje me ligj ! 

Tragjedia e Marise po kalon si nje tregim i zakonshem, kur do te duhej te tundej tere shoqeria shqiptare  e tredhur ne tere qenien! 

rrenqethese

Me falni per injorancen po Emulacion c'do te thote?

p.s. i forte je Staker dhe beje tifo per Greqine anti-imperialiste, edhe sha te vetmin vend anti-imperialist ne Bote pas Korese se Veriut. Bra!

po Emulacion c'do te thote?

 

ne ditet tona, 'emulacion' do te thote : manipulim mediatik

Hej thuj, fati i kurbetlinjeve te shkrete. Gjysma e shqipetareve kane ikur ne kurbet ! Cave ju ecen por cave jo. Po sikur Maria te ishte mbytur duke u lare tek proi i fshatit te saj a do na dhimbsej aq shume? 

Mua mu dhimbs Maria kur lexova ditarin, mu dhimbs jeta e saj Migjeniane. Ndersa fakti qe u mbyt eshte thjesht nje aksident fatekeq.

Kur histori si te Maries fillojne e behen te shpeshta ka ardh koha qe mos me thene "po keta pse ikin..." ose "jane llumi qe nuk duan te punojne dhe shkojne per socialin" dhe me e pa realitetin ne sy. Duke qene se shkruan nga Shqiperia po te them qe jeni ngurtesuar, te pakten kjo pershtypje me eshte krijuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).